• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Grupe kriminale, droga dhe dhuna në familje

September 25, 2017 by dgreca

….PD e LSI debate të ashpra me Qaton në Komisionin e Sigurisë/1 Droga siguria

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka nisur me debate për shqetësimin e madh që është krijuar për fenomenin e dhunës në familje, por edhe grupet kriminale, nisur nga rastet e fundit ku të paktën në 5 raste është sulmuar policia.

Është drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato ai i cili po raporton në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

Deputeti i PD, Flamur Noka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë së shtetit, ndërsa sipas tij, Shqipëria është vend transit për drogën. “Një Shqipëri që është vend transit i drogave të forta, nuk mund të ketë polici të besueshme.

Drejtues të lartë të policisë janë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Ndërsa drejtues policie janë të larguar me kërkesë të ambasadës amerikane.

Nëse do vazhdoni ta mbani policinë në lidhje me krimin, do ta degradoni dhe kalbeni. Në 4 vitet që shkuan nuk u fol gjë tjetër vetëm për drogën.

Ato që thashë nuk bazohen në hamendje. Deklaratat e prokurorisë dhe informacionet e shërbimit sekret flasin për përfshirjen e zyrtarëve të policisë së shtetit janë të lidhur me drogën.

Partnerët ndërkombëtarë sidomos ata amerikane e kanë evidentuar këtë” deklaroi Noka.

Nga ana e tij, deputeti i LSI, Endrit Brahimllari ka ngritur pyetjen se çfarë masash po merren nga policia për dhunën në familje.

Ndërsa Qato ka deklaruar se “po analizojmë rastet dhe po studiojmë ndërhyrjen. Nuk mjafton policia. Duhet dhe partneritet mes aktoreve të tjerë”.

Deputeti i djathtë Ervin Salianji ka kërkuar informacion nëse është zbardhur ndonjë grup i strukturuar kriminal.

Filed Under: Politike Tagged With: Dato ne Komision, Droga, PD-LSI, rendi e sigarai

Dita e 13-të e Protestës: Basha kërkon dorëheqjen e Ilir Metës

March 2, 2017 by dgreca

*Republika e Re, Basha për herë të parë kërkon edhe dorëheqjen e Ilir Metës /

*Berisha: Shqiptarë, mendoni për votën tuaj të lirë. Karteli i drogës është në qeveri/

2 Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka kërkuar për herë të parë edhe dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës, aleatit të Kryeministrit Edi Rama, me të cilin kanë krijuar qeverinë e koalicionit.Basha e ka artikuluar qartë në një intervistë dhënë Report TV: “Skenari i vetëm është largimi i kësaj qeverie.  Rama dhe Meta dhe kushdo tjetër të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë qeverisë teknike. Unë u them në emër të qytetarëve: Reflektoni dhe hapini rrugë qeverisë teknike; rrugë tjetër nuk ka.” Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e 13.

Berisha: Shqiptarë, mendoni për votën tuaj të lirë. Karteli i drogës është në qeveri /

Ish-Kryeministri Sali Berisha iu ka drejtuar një thirrje qytetarëve shqiptarë sot nga “çadra e lirisë” përpara kryeministrisë.Ai ka bërë thirrje që shqiptarët të mendojnë për votën e tyre që është e rëndësishme. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se qeveria është kthyer në një bandë kriminale, e nuk është më qeveri.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Berisha:Thirrjen nëse i besoni apo votës së lirë, nëse duhet apo jo që ne të përcaktojmë votën e lirë si rrugën për të garantuar të ardhmen që meritojmë. Vetëm një moment ju ftoj të dashur shqiptarë, të mendoni për votën tuaj.Unë e di që qindra mijëra nga ju kur dëgjojnë këto fjalë thonë: “Ne s’kemi kafshatën për të ngrënë”. Unë jam me ju se kafshata është jeta, është më e rëndësishme se vota, por unë ju them ju të tjerëve që a ka një rrugë tjetër që këta njerëz të mos numërojnë kafshatën, të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre, përveç votës së lirë?Të votojnë përmes votës së lirë edhe për ata që lotët e mjerimit ua kanë shuar sensin, kuptimin e votës.Problemin e kafshatës mund ta zgjidhim duke votuar të lirë.Këtu para tre ditësh këtu ishte një personalitet shumë i shquar i politikës ndërkombëtare, zonja Betancurt që karteli i drogës e grabiti kur bënte garën për President.Ajo tha këtu se Shqipëria nuk më duket si Kolumbia. Për zonjën ishte e drejtë sepse qeveria e drogës kishte angazhuar ushtrinë për të luftuar kartelin e drogës, kurse këtu karteli i drogës është qeveria. Në dallim nga Kolumbia, drogën e mbjell qeveria, që I ka shndërruar strukturat e saj në struktura kanabiste.

Sa drogë ka shkuar në vitin 2016 deri tani? 150 tonelata me statistika. Por italianët kanë kapur 10-15% se pjesën tjetër nuk e kapin drogë.

Pse u mbush vendi me drogë: u mbush vetëm për një qëllim, që të helmojë votën, që vota të kapet me çdo kusht, që kanabisi të përcaktojë vullnetin e shqiptarëve.

A mund të votohet në një vend ku në të katër anëtar sundojnë bandat e armatosura të kanabisit? Ky kriminel që rri në zyrën e Kryeministrit bërtet si i çmendur se po bën shtet!

Çfarë shteti po bën ti që ke bandat në çdo metër katror të këtij vendi, kur e ke mbushur vendin me banda kanabisi. Po ndërton shtetin e drogës, po ndërton banditokraci!

Filed Under: Komente Tagged With: Basha, Berisha, doreheqje, Droga, Ilir Meta, qeveria

2016- Viti i kanabisit: Varfëria josh shqiptarët për drogën

December 17, 2016 by dgreca

Viti 2016 u përmbyt me lajme për shkatërrrim të parcelave të kanabisit apo gjetjen e drogës. Sa më shumë shkatërrohej, aq më shumë mbillej. Disa e shohin madje si mundësi punësimi.Po e humb Shqipëria luftën me drogën?

1-droga-shqipNe Foto: Rreshen, ish pularia kthehet ne magazine droge/

Një rrugë e pashtruar, ende e mbushur me pellgje nga shiu i fundit të çon drejt ca barakave në afërsi të qytetit Rrëshen. Po bie muzgu. Errësira është mbuloja e duhur që ish-punëtoret e kanabisit të flasin. Ato duket se ende kanë frikë, pas aksionit të fundit policor të para pak javëve, kur policia me një aksion të befasishëm e paralizoi të ashtuquajturin laboratorin e drogës në afërsi të qytetit Rrëshen. 4,2 tonë drogë pastrohej, thahej dhe paketohej në pularinë e dikurshme, fare pak kilometra larg qendrës së qytetit Rrëshen.

Mira und Rita (emrat e ndryshuar) ishin të papuna, para se të fillonin punën tek kjo magazinë për pak më shumë se 10 euro në ditë. „Më besoni ose jo, ne e bëmë për bukën e gojës për fëmijët”, ankohet Mira, një grua rreth të 50-ve me flokë të prera shumë shkurt. Ajo është e zemëruar: Për ata atje lart, që nuk e çajnë kokën për të varfrit, për policët, „që fitojnë më shumë se ne”, për bosët e drogës. „Na u tha që ishte sherebelë”, betohet ajo, duke shtuar se nuk e dinte, që po thante kanabis.

Të punësohesh në industrinë e kanabisit?

Ndërsa Rita një bjonde e re, rrëfen se ishte gëzuar shumë fillimisht që kishte gjetur më në fund punë. Ajo përkëdhel vajzën 5-vjeçare. „Nuk dija gjë, të betohem, deri sa pashë policinë brenda”, shton ajo. Mund të kesh ndoshta dyshime për atë, se këto dy gra nuk dinin gjë se punonin në një magazinë kanabisi, por jo për gëzimin për punën e gjetur. Mjafton një vështrim në shtëpinë e tyre për ta kuptuar këtë: Brenda çatia pikon, ngrohje nuk ka, jashtë radhiten kapulët me plehra.

Albanien Cannabisanbau (DW/L. Arapi)Varfëria nxit të papunët të punojnë në magazina kanabisi/

Megjithë premtimet patetike, qeveria shqiptare nuk i ka dalë të zbusë varfërinë e shtresave të thjeshta në Shqipëri në këto vite. Papunësia është e lartë, ndërsa ndihma ekonomike për familjet në nevojë shumë e ulët: 75 Euro për familje në muaj. A është kjo një ndër arsyet pse fermerë në vështirësi dhe të papunë vendosin të kthehen në kultivues të kanabisit?

Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha shikon tek përhapja e mbjelljes së kanabisit ndër të tjera edhe një problem social. „E vërteta është se mijëra shqiptarë nuk kanë alternativë tjetër, sepse mungojnë masat ekonomike dhe sociale të qeverisë, sidomos për zonat rurale. Njerëzit janë para alternativës, bukë për fëmijët ose drogën. Për fat të keq, shumë kanë zgjedhur alternativën e dytë.”

Më shumë se 2,5 milionë rrënjë të shkatërruara në 2016-n

Duket një pazar i lehtë për bosët e drogës të gjejnë punëtorë për tharje, paketim apo për mbjelljen e kanabisit. Në magazinën e drogës pranë Rrëshenit punonin të ardhur edhe nga qytete të tjera. Sipas burimeve të Deutsche Welles, nëse një kultivues kanabisi arrin ta shpëtojë parcelën nga kontrollet e policisë, e shet kilogramin për rreth 200 Euro. Në Europë pastaj çmimet rriten. Shpesh droga mbillet në zona malore, disa kultivues madje kanë zhvilluar sisteme ujitjeje, e i ruajnë parcelat me armë.

Berlin, Bundestag Lulzim Basha (DW/Auron Dodi)Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Droga nuk është një fenomen i ri. Edhe më parë, Shqipëria njihte Lazaratin, apo zonën e Malësisë së Shkodrës si zona ku mbillej drogë, por viti 2016 mund të quhet viti i kanabisit në Shqipëri për shkak të masivizimit në të gjithë vendin. Sipas Policisë së Shtetit janë shkatërruar më shumë se 2,5 milionë rrënjë, 5204 parcela janë identifikuar me ndihmën e palës italiane. Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, e kundërshton perceptimin se situata ka dalë jashtë kontrollit. „Ky është një numër më i madh se viti i kaluar, kjo ka krijuar një kontekst, sikur situata mund të ketë dalë jashtë kontrollit. Ne e argumentojmë këtë me një organizim më të mirë të policisë për kontrollin e territorit, duke rritur numrin e forcave të policisë, të aktivizuar për të goditur këtë aktivitet, kemi rritur bashkëpunimin me partnerë të tjerë ndërkombëtarë, sidomos me qeverinë italiane.”

Albanien | Generaldirektor für die öffentliche Sicherheit Altin Qato (Policia e Shtetit)Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato

Por opozita e akuzon qeverinë se kanabisi lulëzoi këtë vit edhe për një arsye tjetër. Sipas saj ekziston një aleancë e disa segmenteve shtetërorë me kriminalitetin e organizuar. „Nuk ka shqiptar që të besojë se kjo mund të ndodhte pa implikimin e segmentëve të politikës, policisë. Ka pasur investigime të medias, që tregojnë se si segmente të policisë janë të domosdoshëm për të garantuar kultivimin, e trafikimin e kanabisit e se kjo ndodh me mbështetje e mbrojtje politike nga lart”, thotë kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Hije mbi segmentë të policisë

Gazetari Elvis Nabolli, kryeredaktor i televizonit „Rozafa” në Shkodër, i saponderuar me Çmimin e Ekcelencës për Gazetari Investigative nga platforma BIRN ka hulumtuar gjatë mbi fenomenin e kanabisit në Shëipëri. Sipas të dhënave të tij, mbjellja e kanabisit është një lojë e rrezikshme për fermerët e thjeshtë, por jo për bosët e saj.”Kam pasur biseda me persona të lidhur me këtë industri, duhet të theksohet se kjo industri kontrollohet nga njerëz të fuqishëm, me lidhje të konsiderueshme me përfaqësues të shtetit, duke nisur nga policë të thjeshtë, deri tek shefa që kanë lidhje me hallka në shtet.”

Por drejtori në Policinë e Shtetit, Altin Qato nuk i pranon hijet që hidhen mbi policinë, që sipas tij ka punuar këtë vit më shumë se kurdoherë tjetër. „Kemi hasur edhe raste, kur elementë të veçantë kanë bashkëpunim, por ky nuk është fenomen. Ne nuk e shmangim përgjegjësinë e punonjësve të policisë, ka punonjës të veçantë, të implikuar në këtë aktivitet por ne kundërshtojmë se nuk është si fenomen.”

Elvis Nabolli Journalist (privat)Gazetari investigativ, Elvis Nabolli

Sa raste të identifikuara ka për implikim të policëve? Drejtori Altin Qato thotë për Deutsche Wellen se „për momentin që flasim kemi rreth 40 procedime penale të punonjësve të policisë, 8 prej tyre janë të arrestuar, janë rreth 43 procedime displinore që sipas informacioneve tona, ata nuk kanë vepruar.”

Ndërkohë dimri ka mbërritur edhe në Shqipëri. Kjo do të thotë, se nuk raportohet më për shkatërrim të parcelave të kanabisit, por më shumë për konfiskimin e drogës. „Të vjelat” kërkojnë rrugëdaljen përmes Adriatikut drejt Italisë, e shtigjeve tokësore drejt Malit të Zi e Serbisë për të kaluar pastaj në Europë. Shqipëria po kthehet në një „Kolumbi” të Europës, akuzon opozita. Por lajme të tilla nuk u interesojnë edhe aq shumë dy punëtoreve të kanabisit, Ritës dhe Mirës. Ato duan të sigurojnë bukën e fëmijëve. „Po qe se do të kishim prapë një shans të tillë, ne prapë do të shkonim”, thonë  ato. Në Shqipëri luftohet për mbijetesë.(DW)

Filed Under: Opinion Tagged With: Droga, shqiperia, Varfëria, Viti 2016

Kur e përqafon drogën, në dorë të ngelet skeleti i asaj që ke ëndërruar

September 21, 2015 by dgreca

Shkruan:Saranda R.Shala/

Shoqëria jonë krahas shumë dukurive negative që janë përciellë me vite, në ditët e sotme  përveç krizës ekonomike,ballafaqohet me një luftë të rëndë, përdorimin e substancave abuzive legale dhe jolegale. Mosha e cila atakohet me këtë dukuri padyshim janë të rinjët,por nuk përjashtohen as të rriturit,madje një “trendy” të tillë e ndjekin dhe shumë femra.Droga është një substancë toksike e cila mund të ndryshoj gjendjen e vetëdijes.Drogat janë substancë psikoaktive, të cilat pas futjes në organizëm shkaktojnë ndryshime në planin e sjelljes.Këto  mundë   të jenë çrregullime afatshkurtëra dhe  afatgjata.

Varësisht prej llojit të drogave disa prej tyre shkaktojnë varshmëri shumë më shpejt e më të rëndë. duke filluar nga humbja e të perceptuarit , lodhje të organizmit , humbje të oreksit , rënie në peshë , dhembje të shpeshta koke , sëmundje të organeve të frymëmarrjes , rënie të koncentrimit , sëmundje të lukthit , vjellje , zbehje , sëmundje të gjakut , mundësi e rritur për kancer, çrregullime të ritmit të zemrës , pagjumësi , halucinacione , ethe, të dridhura të shpeshta , temperatura të ulta trupore , varësi psiqike etj.

Zakonishtë,drogat më të njohura dhe ato që përdoren më së shpeshti janë: marihuana, hashashi, kokaina,heroina,LSD etj. Ato, merren kryesishtë duke e thithur atë përmes vrimave të hundës,e cila depërdon  deri në gjak.Përdoruesi  provon një efekt stimulus dhe gjendje shpirtërore të ngritur.  Në fillim nga lumturia mundë të shohin ëndërra me syhapur,por më vonë dukshëm vërehen pasojat. Marrja e dozave të mëdha të tyre mundë të nxisë paranojën,panikun dhe komplekse depresioni të thellë që mund të përfundojnë dhe me vdekje.

Përdoruesit nuk është  fare e lehtë ti dallosh,zakonishtë ata fokusohen ne grupe të vogla, të fshehur nëpër zgafellat e boshatisura.

Në mesin e tyre shpeshëherë përfshihen kontrabanduese femra të cilat bëjnë dhe transportimin,deri në vendin e parapërgatitur. Ndonjëherë këto grupe përdorin dhe  lidhjet familjare apo fisnore për të lehtësuar trafikimin e tyre.

Derisa një pjesë e njerëzve nuk kan bukë për të ngrëne, barrën më të rëndë padyshim e bartin prindërit,pasi xhepi i vogël nuk i përballon dot shumën e lartë. Kështu që shumë përdorues të lëndëve narkotive  me sjelljet e tyre,kanë problem të  rënda si financiare,shoqërore e familjare.

Prandaj puna më e mirë që do të duhet bërë, pikërishtë është parandalimi i kësaj dukurie vrastare sociale.Kjo mund të bëhet me ndihmën e gjithë atyre që kanë mundësi të ndikojnë në mënyra të ndryshme në ngritjen e vetëdijës tek të rinjtë duke filluar që nga familja , komuniteti, institucionet,media, pasi këo përfaqesojnë faktorë të fuqishëm në mbrojtjen dhe parandalimin e sjelljes delekuente,për të patur një rini dhe jetë më të shëndetshme.

.

Filed Under: Opinion Tagged With: Droga, perqafimi, Saranda R. Shala, skeleti

DROGA- Kurveleshi pret me armë policinë, Tahiri has rezistencë në vendlindje

May 31, 2014 by dgreca

Tepelene- Në luftën për asgjësimin e parcelave me kanabis të ndërmarrë nga Ministria e Brendshme, ministri Saimir Tahiri ka hasur rezistencë pikërisht në Tepelenë, vendi i tij i i origjinës.
Por, jo vetëm, sipas denoncimeve të bëra nga PD në seancën parlamentare të 29 nëntorit 2013 shumë drejtues të lartë të policisë që u emëruan nga ministri Tahiri janë nga Tepelena, madje dhe nga Kurveleshi ku mesnatën e 29 majit banorët kanë qëlluar me armë, kanë bllokuar rrugën me inerte madje kanë thyer xhamat makinave të policisë për të mos i lejuar të hyjnë.
Sulmuan policinë në hyrje të fshatit
Policia e Gjirokastrës bën publike detajet e ngjarjes së ndodhur mesnatën e së enjtes 29 maj në komunën e Kurveleshit kur disa persona ndaluan policinë të hyjë në fshat për të kryer operacionin për identifikimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.
Në hyrje të fshatit Lekdush një grup personash kanë kundërshtuar me dhunë policinë duke thyer me mjete të forta xhamat e makinës së policisë. Më pas kanë bllokuar me inerte rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri për të penguar forcat e policisë për të mos vazhduar operacionin.
Policia është tërhequr për t’u kthyer disa orë më vonë me dhjetra forca të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, RENEA, FNSH, e Delta Forcë. Kur rruga u hap janë kryer kontrolle banesash. Janë sekuestruar 3 automjetet me të cilat kanë lëvizur personat e armatosur si dhe janë kryer kontrolle massive të territorit.
8 të arrestuar 2 në kërkim
Tetë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim si autorë të sulmit me armë ndaj policisë por dhe bllokimit të rrugës në hyrje të fshatit Lekdush të komunës Kurvelesh.
“Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i dyshuarve si autorë të sulmit me armë ndaj policisë dhe bllokimit të rrugëve. Janë arrestuar M.Kurra, S.Mema, për akuzën e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentativë.
Si dhe u arestuan D.Qendro, E.Lusha, K.Sulmataj, D.Majko, G.Nerguti, N.Muca. për organizim i grumbullimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur. Gjithashtu për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë.
Ky operacion i policisë ishte ndërmarrë në kuadër të operacionit të koduar “Derveni” dhe u shkatërruan 3500 fidanë kanabis
Në zonën e ish minierës së fosforit në komunën Kurvelesh dhe forcat e policsië së Tepelenës kanë vijuar operaconin për krehjen e gjithë zonës.
NJOFTIM PËR SHTYP.
Vijon puna për parandalimin e kultivimit të Canabisit.
Në vijim të Operacionit të koduar “Derveni”, në zonën e Ish minierës së Fosforit në Fshatin Gusmar të Komunës Kurvelesh të rrethit Tepelenë, arrestohen 8 persona.
Sekuestrohen tre automjete.
Në vijim të operacionit të Koduar Derveni të zhvilluar nga Efektivat e Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë, në zonën e ish minierës së Fosforit në fshatin Gusmar të Komunës Kurvelesh të rrrethit Tepelenë, ku u shkatërrua një Serrë me 3500 fidanë canabis sativa në gota plastike, të cilat do kultivoheshin në këtë zonë , dhe ishin hapur 3500 gropa, opreacioni ka vijuar për kontrollin e plotë të gjithë zonës në komunën Kurvelesh.
Një grup personash të ardhur nga zona të tjera me lidhje farefisnore në këtë komunë, dhe disa persona nga fsharat e komunës Kurvelesh , kanë kundërshtuar me dhunë policinë e Tepelenës që po vijonte operacionin për kontrollin e teritorit , ku kanë thyer me mjete të forta xhamat e njërës nga makinat e policisë.
Më pas këta persona kanë bllokuar rrugën për në hyrje të fshatit Lekdush me inerte dhe kanë qëlluar me armë efektivat e policisë që po shkonin për të hapur rrugën.
Në ndihmë të efektivave të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë shkuar dhjetra forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirtokastër, e më pas edhe Reparti Special Renena , grupet të FNSH, e Delta Forcë.
Si rezultat është bërë hapja e rrugës , janë kryer dhjetra kontrolle banesash, është kryer kontroll masiv i teritorit që mbulon Komuna Kurvelesh , janë sekuestruar 3 automjete që kanë lëvizuar personat e armatosur , por më pas i kanë braktisur pasi të gjitha hyrje – daljet ishin të bllokuara nga Policia, si dhe janë arrestuar tetë persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë dhe konkretisht:
M.Kurra, i datëlindjes 1992, lindur dhe banues në Progonat.
S.Mema, i datëlindjes 1991, lindur dhe banues në Progonat.
Dyshohet se keta dy shtetas në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë që janë shpallur në kërkim nga ana jonë dhe persona të tjerë që vijon puna për identifikimin e tyre , kanë goditur me mjete të forta makinën e policisë dhe më pas kanë bërë bllokimin e rrugës me inerte , si dhe kanë sulmuar me armë efektivat e policisë.
Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Vrasje në rrethana të cilësuara mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim:, si dhe “Organizimi i grumbullimeve dhe manifestimeve të paligjshëshme me pjesmarrje të personave të armatosur”.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë:
1. D.Qëndro, i datëlndjes 1987, banues në Progonat.
2. E.Lusha , i datëlindjes 1984, nga Dibra banues në Tiranë.
3. K.Sulmataj, i datëlindjes 1968, lindur në Kukës e banues në Tiranë.
4. D.Majko, i datëlindjes 1993, banues në Progonat Tepelenë.
5. G.Nerguti, i datëlindjes 1986, banues në Kukës.
6. N.Muca , i datëlindjes 1995, banues në Librazhd .
Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasëve është bërë pasi dyshohet se janë autorë të ngjarjes së Progonat ku kanë bllokuar rrugën , kanë goditur me mjete te forta makinën e policisë dhe kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë që ishisn duke kryer detyrën.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.(Kortezi TV Ora News)

Filed Under: Kronike Tagged With: Droga, Kurvelesh, Minsitri Tahiri, policia pritet me arme

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT