Pas Stambollit, kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar kryeqytetin grek, Athinën ku është takuar me kryeministrin Antonios Samaras.Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, Rama është shprehur se me homologun e tij grek është diskutuar për nisjen e një kaputulli të ri mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Athinë. Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdheniet mes dy vendeve” ka shkruar Rama.
Gjatë vizitës së tij në Athinë pritet që kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë të diskutojë me autoritetet greke në lidhje me çështjen e shumë diskutuar të kufijve detarë.
Në lidhje me këtë çështje, Rama është shprehur më herët se duhet të gjendet një zgjidhje e duhur për shkrirjen e marrëveshjes në respekt të plotë të pikëpamjeve të njëri-tjetrit.