Pershendetje Z. Greca, /
Pashe artikullin e Z. A. Grishaj ne “Dielli Online”. Per hire te vertetes, kerkoj qe ju te bajni nji verifikim te fakteve ne lidhje me Kuvendin e vitit 2014. Po ju dergoj nji e-mail qe i kam pase nise Dr. Buçajt me 23 qershor 2014 qe ka te baje me kete teme.
Z. Grishaj nuk mban mend se kush e drejtoi Kuvendin ne vitin 2014, dhe tregon vete qe refuzoi te marre pjese ne shoshitjen e mendimeve per caktimin e objektivave vjetor te Vatres. Ju mund ta nxjerrni ne gazete pjesen e poshtme krahas artikullit te Z. Grishaj.
Me kete rast, ju lutem pranoni urimet ma te mira per vitin e ri 2020. Shendet dhe mbaresi per ju dhe familjen tuej.
Mithati
***
PJESA E SHKRIMIT TE Z. GRISHAJ : “Ne pregatitëm terrenin për Dritanin, kur, papritmas pak kohë para Kuvendit na doli dhe kandidatura e Mithat Gashit, një burrë i qëndrueshëm, që jetonte midis dy botëve. Këtë përshypje ma konsolidoi në Kuvendin që u bë NY , ku ai si kryesues i punimeve u dha të gjithëve nga një laps e letër, duke i testuar burrat si të ishin në fillore. Unë dhe Dalip Greca nuk e morëm letrën, kur të gjithë e kishin marrë seriozisht “shakanë” e tij… Ai e vërejti këtë… dhe m’u afrua me buzë në gaz: “Alfons, ti nuk po shkruan asgjë?!” Unë iu përgjigja se kisha vite që kisha harruar Shkollën Fillore. Ai buzëqeshi me çiltërsi.”’
***
Ballafaqim Faktesh mbi Kuvendin e Vitit 2014 -“për hir të Vërtetës”
1. Z. Grishaj thote qe Mithat Gashi ka drejtuar punimet e Kuvendit ne 2014. Jo e vertete. Z. Gashi ka drejtuar nje pjese nga ora 15:00 – 16:00, nji workshop me qellim qe te merrnin pjese te gjithe delegatet ne caktimin e objektivave te Vatres per 2014-2015.
2. Z. Grishaj deklaron qe Dalip Greca dhe ai (Grishaj) nuk moren pjese ne kete Workshop ku delegatet punonin ne menyre kolektive per te caktue objektivat vjetor te Vatres. (Nuk me kujtohet a u angazhuet ju ne kete pjese te Kuvendit). Z. Grishaj nuk mori pjese; bisedonte me antarin e ri Z. Mishto në nje qoshe afer mikrofonit.
Më poshte eshte nje permbledhje e mendimeve te delegateve per objektivat e Vatres per vitin 2014-2015 qe Z. Gashi i ka permbledhur ne letren qe ai i dergoi Dr. Gjon Buçajt me 23 qershor 2014. Bashkangjitur jane edhe dokumentat origjinale te skanuara nga puna e delegateve.
Besoj qe lexusesit e “Dielli Online” do te ken interes per te ballafaquar faktet.
****
Emaili qe z. Gashi i pat derguar Kryetarit Bucaj, te Henen, qershor 2014, ora 2:34
Subjekti i Emailit: Mbledhja sonte…
I dashun Dr. Bucaj:
Ngjitun me ket e mail, po te dergoj objektivat e grupeve gjate “workshop-it” qi u ba ne Kuvend. Disa prej prezantueseve nuk i kane ndjeke udhezimet; nuk e kane vu emnin e vet dhe nuk i kane shkrue objektivat ne pjesen e dyte; i kane vu ne pjesen e pare, dhe disa prej objektivave nuk jane te kthjellta.
Ma poshte, kam nxjerre mendimet qe jane shpreh prej 6 grupeve. Nqs nji objektiv asht perserite, nuk e kam radhite dy here. Disa i kam permbledhe me pak fjale. Shihi origjinalet, dhe po munde, redukto keto qe kam shkrue une. Te japin opinion per mendimin e pergjithshem te delegateve.
Mithati
MENDIME PER CAKTIMIN E OBJEKTIVAVE TE VATRES PER 2014-2015
1. Te mbahen “workshops” neper gjithe deget Vatres cdo gjashte muej qe te riedukohet Komuniteti per Vatren dhe historine e saj.
2. Organizimi i deges # 29 ne New York mbrenda nji viti
3. Te shtohet numri i antareve (randesi t’u jepen studenteve) dhe te ngarkohen nenkryetaret me kete detyre.
4. Te organizohen programe kulturore si seminare, etj.
5. Te shtohet numri i nxanseve ne shkollen shqipe ne Orlando rreth 30-40 mbrenda vitit.
6. Te shtohet numri i grave ne degen e Vatres ne Orlando –te jene 10 antare gra.
7. Te perfundohet dhe aprovohet Kanunorja me 15 nandor 2014.
8. Te krijohen shkolla shqipe ne cdo dege mbrenda vitit 2015
9. Te kerkohet nga qeveria shqiptare per ngritjen e nji muzeu te krimeve te komunizmit
10. Mobilimi i zyres se Vatres mbrenda 3 muejve.
11. Rritja e degeve me antare –deri me 2000 antare per nji vit.
12. Mbrenda nji viti, botimi i punimeve te seminarit me rastin e 100-vjetorit te Vatres.
13. Mbrenda nji viti, botimi i albumit historik te Vatres.
14. Krijimi i nji bibloteke te pasun ne Seline e Vatres.
15. 3 (tre) takime me drejtues te intitucioneve amerikane per internacionalizimin e cashtje shqiptare.
Sqarim i Editorit:
Punimet e Kuvendit të Qershorit 2014 i ka drejtuar një ekip i përbërë prej: Z. Nevruz Nazarko, kryetar, Nazo Veliu dhe Bashkim Musabelliu,ishin ndihmësit e tij. Z. Gashi ka drejtuar workshop-in për të ardhmen e Vatrës. Editori gjatë kësaj seance është marrë me punën e tij, duke bërë fotografi dhe kronikën e gazetës rreth Kuvendit.
Në Fotografinë shoqëruse paraqitet z. Mithat Gashi duke drejtuar punimet e Kuvendit të Vatrës të vitit 2015 organizuar në Jacksonville.