• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Histori komunistesh- Vasfi Baruti: Nexhmija dhe Enveri vrane Qemal Stafen

July 27, 2013 by dgreca

Nga Fatmira Nikolli/

Vasfi Baruti e konsideron një “dekorim” të mbuluar me mister vdekjes e Qemal Stafës. Sipas tij, në studimin “Ever Hoxha në optikë të re” vjen një riparje disi ndryshe sepse krimi misterioz ndonjë gjurmë e la… “Atë po e sjellim, sido që e mbuluar me tisin e gati 70 viteve të shkuara. Shkrimtari Nasho Jorgaqi, në librin Qemal Stafa, ka një rrëfim të Nexhmije Hoxhës për natën duke u gdhirë 5 maj, kur u vra Qemali”.

RRËFIMI I NEXHMIJES 
Nexhmija e ka rrëfyer në dy mënyra natën e fundit të jetës së heroit. Sipas rrëfimit të parë, atë natë të fundit ajo ka qenë me të, dhe sipas rrëfimit të dytë, ajo ka qenë me të, jo më 4 maj, por në fillim të majit… Rrëfimi i parë:”Në mbrëmjen e 4 majit Qemal Stafa shkoi në shtëpinë nr. 66, në rrugën e Shën Gjergjit. Atë natë bëhej mbledhja e zakonshme e KQ të Rinisë dhe e Komitetit Qendror të Rinisë së Tiranës”. Sipas saj, gjatë orëve të territ, kalonin si shumë shpesh patrullat dhe mbledhja zgjati deri në mëngjes. Ishte 5 maj, dita që do të shkonte për në Vlorë Stafa”. Por, në ribotimin e tretë të librit “Qemal Stafa”, i përmirësuar, shkrimtari Nasho Jorgaqi vjen me tjetër rrëfim të Nexhmije H., e cila nuk është më me Qemalin bashkë natën e 4 majit duke u gdhirë 5 maj, ndryshe nga rrëfimi në botimet e mëparshme që natën e 5 majit deri në mëngjes e kaluan bashkë dhe në këtë rrëfim ndryshe është dyshimi.

“Aty nga fillimi i majit, Qemali bëri mbledhjen e zakonshme të Komitetit Qendror të Rinisë dhe të Komitetit Qarkor të Rinisë për Tiranën. Kishin ardhur të gjithë dhe ishin mbledhur në një dhomë të bazës ilegale…. Para se të fillonte nga puna Qemali, siç e kishte zakon, bisedoi e bëri shakara duke treguar ndonjë anekdotë që vinte në lojë fashizmin. [..j Atë natë, – tregon për këtë Nexhmije Hoxha, – kalonin si shumë shpesh patrullat dhe mbase nga zhurma e çizmeve të tyre të rënda, të shqetësuar lehnin qentë e mëhallës”….Sipas këtij rrëfimi, Stafa në mëngjes mësohet të ketë thënë se “kjo ditë s’është akoma e jona. E dini, – tha duke qeshur me entuziazëm, – kur të vijë dita jonë, ja kështu siç jemi do të dalim në bulevard e do të këndojmë e do të thërrasim deri në mëngjes”. Dhe më tej shkrimtari vazhdon: Mbledhja zgjati deri në mëngjes. Qemali atë natë nuk fjeti fare dhe kjo ishte e zakonshme në jetën e tij prej ilegali [ … ] Ditën e fundit, më 4 maj, ai u kthye në shtëpinë e patriotit Hysen Dashi, baza nr. 66 në Rrugën e Shëngjergjit. Këtu Qemali u takua me shokun Enver…

RRËFIMI I ENVERIT
Një tjetër version vjen nga bashkëshorti i Nexhmijes sipas Barutit. Studiuesi shkruan në librin e tij se Enver H. Në botimin “Kur lindi Partia”, dhjetë vjet nga botimi i librit “Qemal Stafa”, sjell për herë të parë kujtimet e natës së fundit, duke aguar dita e 5 majit, me përfundimin se ishte ai vetë me Qemalin natën duke u gdhirë 5 maji, kur do të vritej Qemali: “Dita e fundit e pjekjes time me Qemalin ishte më 4 maj. U poqëm në bazën nr.66, në rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Unë po përgatitja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se te nesërmen, në mëngjes, duke gdhirë 5 maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije. Në mëngjes u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokë…”

Hoxha vazhdon duke u shprehur se si mund të mendonte se e puthi dhe e shtrëngoi për herë të fundit në kraharor shokun, nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin e tij të dashur Qemal Stafën?! “Në bazën ku isha erdhi një shok, dhe duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën. Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë, i thashë. Në Tiranë, më tha shoku, – në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S’duhet të jetë e vërtetë. Qemali që në mëngjes u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurt, mos e besoni se armiku hap parulla. Mjerisht, – më tha shoku, – kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar, ra heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan…”, shkruante Enveri.

E VËRTETA SIPAS BARUTIT
Studiuesi, pas krahasimit të këtyre versioneve, shkruan se kujtimet e Nexhmije H. për kalimin e natës së fundit me Qemal Stafën e që ishin bashkë deri mëngjes herët të datës 5 maj, janë po ato, por me një dallim në lëvizje në kohë. Në ribotimin e ri të Qemal Stafës (1983) Nexhmija s’është më me Qemalin natën e 4-5 majit, siç shkruhet në dy botimet para të Qemalit, por me Qemalin ka qenë bashkë katër-pesë ditë më parë se nata e 4-5 majit!

PYETJET 
Baruti vëren se në këtë ndërrim kohe ka një mister, Pse Enveri bën protagonistin e takimit me Qemal Stafën natën e fundit të jetës kur protagoniste e vërtetë atë natë 5 maji ishte Nexhmije H?! “Kjo është një nyje në historinë e krimit ndaj Qemal Stafës”,shkruan Baruti. Sa i takon shtëpisë ku Stafa kaloi natën e fundit të jetës, sipas vetë Hoxhës, ajo ka qenë shtëpi e vogël përdhese, me dy dhoma të ndara në mes nga një korridor i ngushtë. Ai ka rrëfyer se s’kishte as 5-6 ditë që ajo shërbente si bazë për shokët ilegalë. “Ishte një nga bazat e reja që qenë marrë pas zbulimit të bazave të vjetra. Po si bazë e re ishte akoma e pa provuar mirë. […} Qemali vinte për herë të parë në këtë bazë”, tregonte Enveri. Pas kësaj, Baruti shkruan se përgjegjësinë për sigurinë e bazave ilegale të Tiranës e kishte vetë Enveri, i njohur sekretar politik i Qarkorit të Tiranës dhe siguria e bazës ilegale ku do të ishte Qemal Stafa, nga e cila do të nisej për në Vlorë, pritej të ishte merak i madh i Enverit, por ja që gjendej një bazë e “pa provuar mirë” dhe kjo bazë assesi s’duhej zgjedhur për Qemal Stafën. “Gishti drejtohet tek Tarasi sepse vrasja e Qemalit ndodhi pikërisht në këtë bazë të paprovuar mirë ndaj dhe pyetja që rri gjithnjë pezull është: Pse Qemalit i caktohej kjo bazë e paprovuar mirë! Përse? Dhe përse-ja është për Enver H. po edhe për Nexhmije H.”, -shënon studiuesi në librin e tij “Enver Hoxha në optikë të re”.

Sipas Barutit, baza ilegale e zgjedhur për Qemal Stafën s’kishte asnjë element sigurie, ishte e pasigurtë për nga pozicioni ku ishte vendosur dhe mjedisi që e rrethonte atë. “… Por si bazë e re [ilegale] ishte akoma e paprovuar mirë. Për më tepër shtëpia ndodhej përballë kazermave italiane dhe në një vend të zhveshur”, thuhet në librin “Qemal Stafa”. Shtëpia e gjetur për bazë ilegale është në një vend të zhveshur, për rreth saj s’kishte asnjë kaçube, asnjë pemë, asnjë mur, asnjë shtëpi, që të mund të ishin si ndihmë. Nga pozicioni i bazës ilegale në rast rreziku gjendeshe në vend të hapur që kapej nga breshëria e parë e plumbave dhe vërtetë kështu ndodhi me Qemalin. “Me këtë pakujdesi zgjidhej baza ilegale e Qemalit – nga shokët më kryesorë të Partisë, Enveri vetë! Dhe vrasja e Qemalit erdhi pikërisht në këtë bazë ilegale të pasigurtë, “në një vend të zhveshur dhe përballë kazermave italiane, ndaj sërish pyetja: Përse bazë ilegale e Qemalit zgjidhej një bazë kaq e pasigurtë? Dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për këtë e ka Tarasi!”, konstaton Baruti. Sipas tij, me Qemalin në bazë ilegale ishte dhe Kristo Themelko dhe disa shoqe të tjera dhe të gjithë shpëtuan por Qemalin e rrëmbyeri plumbat. Shoqet u kapën nga karabinierët e Themelko mundi t’u shpëtonte plumbave dhe është shumë e dyshimtë si mund të shpëtonte në atë mjedis të hapur pa asnjë mbrojtje! Sigurisht që s’mund të shpëtonte!

TË DYSHUAR
Baruti shënon se Enveri dhe Themelko janë dy të dyshuar të mëdhenj! Ai ka vënë në libër edhe një dëshmi të Kiço Ngjelës, rrëfyer pak kohë para vrasjes. Sipas Ngjelës, Hoxha ishte gjithmonë i fshehtë dhe se në ato kohëra të vështira në Tiranë, ai (Enver H) asnjëherë nuk të shihte në sy, ose edhe po të shihte të këqyrte për të parë nëse mund të besonte ose jo, ndonëse ai kurrë … nuk besonte njeri. “Kishte një ngërç në të folur dhe bisedën e bënte me hope, por gjithmonë ishte shumë i vëmendshëm… I pari që ia kapi këtë natyrë ishte Qemal Stafa. Ai e kuptoi e muajt e fundit donte ti shmangej gjithmonë”, ka treguar Ngjela. Madje ai shprehej se “ka tepër mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të ashpër me njëri-tjetrin (Hoxha-Stafa), sepse në këtë kohë, ndoshta një muaj para se të vritej, Qemali më tha: Kiço, unë jam i vetmuar dhe të gjithë jemi të rrezikuar […] Nuk e kuptova dot asnjëherë këtë bisedë të fundit me Qemal Stafën dhe, pas vrasjes së tij asnjë herë nuk e largova nga mendja”. Ndërkaq, sipas Barutit, për Stafën ka edhe një prurje tjetër nga Kastriot Myftaraj. Në librin e tij shumë vëllimësh ai vjen me burime arkivore se Qemal Stafa duket kishte rënë në kthetrat e OVRA-s sekrete fashiste dhe autori Enverin e trajton si protagonist në vrasjen e Qemalit. Familjarë të Qemal Stafës janë shprehur se Enver H. nuk vajti asnjëherë në ditën e dëshmorëve apo në kohë tjetër në shtëpinë e Qemal S. dhe kjo shpjegohet vetëm me një arsye të fortë.

PËRFUNDIMET
Ka disa pyetje që shtron në fund Baruti. Përse Nexhmija dhe Enveri ndërrojnë vend e kohë natën e 4-5 majit? Përse Qemalit i rezervohet një bazë ilegale e paprovuar mirë më parë? Përse Qemalin e dërgojnë në një bazë ilegale të pasigurtë për nga pozicioni? Përse Qemali nuk qëndroi në bazën e sigurt nr. 66, ku ishte Enveri? Përse e si shpëtoi Kristo Themelko, që as zogu s’mund ti shpëtonte plumbit të fashistëve në atë bazë të zbuluar? Përse Enveri s’shkeli asnjëherë në shtëpinë e familjarëve të Qemal Stafës, siç e kishte zakon që shkonte në familjet e dëshmorëve ditët e festave kombëtare? Dhe rastësi është që Enveri qe i fundit që ishte me Vojo Kushin në bazën ilegale të tij dhe fare pak kohë pas largimit të tij Vojo rrethohet e vritet me tre shokët e tij? Nga pyetjet e përgjigjet e tyre Enveri s’shpresohet të marrë certifikatë ndershmërie për vrasjen e Qemal Stafës.
(Kortezi: Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Filed Under: Komente Tagged With: dhe nexhmija, Enver Hoxha, Fatmira Nikolli, Qemal Stafen, Vasfi Baruti, vrane

Enver Hoxha, anëtar i Partisë Fashiste?

July 25, 2013 by dgreca

Nga fondi personal “Nr.10. Enver Hoxha” në AQSH, Vasfi Baruti sjell edhe një foto interesante. Mes informacioneve është edhe një e ashtuquajtur ‘triskë’ për të marrë ushqime, që Hoxha e kishte përfituar si anëtar i Partisë Fashiste me emrin Thanas Pano Josif, e lëshuar nga Federata Fashiste e Tiranës në vitin 1942. Por studiuesi vëren se pas hulumtimeve ka kuptuar se dokumenti nuk është triskë për të marrë ushqime (se ajo kishte tjetër emërtesë), por është tesera e anëtarit të Partisë Fashiste e Enver Hoxhës, që identifikohet në të me foton e tij, ndërsa përdor emrin Thanas Pano Josif, që mesa shihet është pseudonim i Hoxhës. Me sa kuptohet, tesera e Partisë Fashiste nga Enveri përdorej për siguri ilegaliteti, por tesera fashiste mund të merrej vetëm individualisht me paraqitjen e tij në zyrat e larta të Partisë Fashiste nga dhe dalin shumë pikëpyetje serioze sipas Barutit, për marrëdhënien e Enverit dhe lidhjet e tij me instanca të larta fashiste. Enveri dhe Nexhmija kanë shkruar se fotografia e Enverit ishte shpërndarë kudo nga organet fashiste dhe identifikohej me Enver Hoxha, por duket se ku është bërë kjo teserë s’e kanë njohur…(Burimi:Gazeta Shqiptare)

Filed Under: Histori Tagged With: anetar, Enver Hoxha, i Partise fashiste, Vasfi Baruti

ARTET MA TË VJETRA … “NË DORËN E JEVGUT”…!

July 19, 2013 by dgreca

Në vitin 1967 ky “jevg” ka shkri të gjitha këmbanat e Kishave …

Shkruan: Nga Fritz RADOVANI/ Melburne/ Australi/

Në vitin 1956 isha maturant në shkollën Pedagogjike të Shkodres. Barometri i asaj kohë në Shqipni matej me mardhanjet që kishim me Bashkimin e “lavdishëm” Sovjetik dhe vendet sllave fqinjë. Jugosllavia nuk ishte “kryefjala” e fjalive të Enver Hoxhës, ndërsa Greqia, pothuej ishte harrue gjoja me “gjendjen të luftës” …Ardhja e Hrushovit në krye të udhëheqjes sovjetike tregonte edhe njëfarë zbutje të klimës stalinjane, nëse do të themi të vërtetën. “Kulti” i Stalinit dhe dënimi i tij u pritën mirë nga të gjitha vendet e quejtuna “demokraci popullore”, sigurisht, as nuk diskutohej reagimi pozitiv i sovjetikëve. Edhe tekstet shkollore të marksizëm-leninizmit pësuen ndryshimet e tyne. Në dukje kishte ndryshime edhe nga ana ekonomike, mbasi disa fabrika me “hekurishta të ndryshkuna” që na “dhuroi” Bashkimi Sovjetik, krijuen disa fronte të reja pune. Këta kombinate dhe fabrika ishin kudo në qendrat e qyteteve ndër harta të mëdha në gjithë RPShqipnisë. Ndonse komitetët e rinisë në shkolla të mesme vazhdonin punën e tyne si gjithmonë “me disa agjentat e vet”, po edhe “lufta e kllasave” pësoi zbutjen e vet bashkë me luftën kundër “kultit” të Stalinit, sidomos kur një ditë me shkronja të forta edhe gazeta “Zëri i Popullit” njoftoi se edhe kufoma e Stalinit u hoq nga qendra e Moskës, prej maozoleut…

Haje dreq askush nuk pyeti ku e çuen atë qelbësinë?!

Edhe Populli Shqiptar me mend e me gojë tha: “Na pastë marrë të keqen..e dreqi ia pastë marrë shpirtin!”. Por nga sheshet qendrore të qytetëve shqiptare ai nuk zhgulej!

Pranë fjalës “zbutje” qendronte përkufizimi i “vigjilencës”…tipari themelor i atij sistemi përbindsh. Edhe organet e diktaturës dukeshin disi ndryshej…nga vetë koha që nuk “dilte drita” në mengjez me të shtimet e automatikëve të Zallit Kirit. Një fakt i njohun nga shkodranët mund të rikujtohet sot që kryetari i degës së mbrendëshme gjeneral Hilmi Seiti, që njihej si kriminel, filloj me u njoh edhe si imoral…mbasi koha ma e madhe i kalonte në teatrin “Migjeni”. Pra, kryente një rrugë e dy punë! E ky imoralitet ishte i pranishëm në të gjitha institucionet shtetnore, ku përfshiheshin edhe sekretarët e parë të komitetëve të partisë, rinisë e deri tek “levat e partisë”, agjentat e sigurimit nder organizatat profesionale… Kishte raste që kapeshin djelmë të rinjë tue u arratisë në kufi, por gjenerali, me “zemergjansinë” e tij, i çonte në degë dhe mbasi i “këshillonte” (tue i detyrue me nënshkrue “deklaratë bashkpunimi me sigurimin e shtetit”)…i “lironte”, dhe ka pasë edhe raste kur iu gjente edhe vend pune me të ardhuna ma shumë, e edhe ata shkonin atje e kryenin “një rrugë e dy ose tri punë”. Ka ndonjë që vazhdon atë detyrë edhe sot!

Nga fundi i vitit 1956, në fund të shtatorit ndryshoi gjithshka shumë shpejtë. Revolucioni  Hungarez në një kohë rekord na rikthej edhe njëherë ku ishim. Arrestimi i grupit të “Liceut Artistik” në Tiranë, me Nik Pavacin, Ndrekë Bazhdarin dhe Karlo Çefën, sillte në familjet e tyne në Shkoder edhe njëherë psikozën që na dukëj se filloi me “u harrue”, por jo!.. Ujku nuk kishte ndrrue as qimen, as vesin…Nik Pavaci e pagoi shtrejtë atë hetuesi, tue humbë shndetin e vet nder zhytjet deri në bel n’ ujë të ftohët nga vetë krimineli Hilmi Seiti. Edhe pse ndonjë klerik plotësonte dënimin dhe lirohej, hynte tjetri mbas një muej, e madje, edhe pushkatohej…si: Don Ejëll Kovaçi (1958), apo Don Dedë Malaj (1959), me datën 10 Maji, pothuej as dy javë para se të vinte Hrushovi në Shqipni. Hetuesit e Tyne ishin dy terroristë: Hilmi Seiti e Xheudet Miloti.

Nuk besoj se ndokush asht marrë me studimin e ngritjeve dhe zbritjeve të ashpërsisë së kësaj “lufte kllasash” që ka pushtue miljona njerëz në kampin komunist të Lindjës. Mbesin të panjohuna zhdukjet e qindra mija njerëzve aso kohe në Gjermani, Hungari, Çekosllovaki, Poloni, që gjatë atyne vitëve, kur Popujt e Tyne të robnueme u ngritën kundër rregjimeve të tyne terroriste komuniste për me fitue Lirinë… dhe pikërisht, mu në zemër të Europës në Berlin, Hrushovi, që dogji Stalinin, ngriti disa kilometër “Murin e Berlinit”, një “turp i vërtetë i komunizmit” dhe i Shekullit XX …në zemren e Europës dhe në gjithë Botën.

Se mos ishte turpi i parë i komunizmit ky!?

Ndersa Xhon Kenedi kur ishte aty tha: “Unë sot jam qytetar Berlinez!”

Aso kohe në Shqipni ka pasë edhe një lëvizje ma të madhe turistësh…

Mbas vitit 1961, Shqipnia “socialiste” pësoi frakturën e saj nga vendët komuniste të Lindjes Europjane të “demokracive popullore”. Ikëm nga “Traktati i Varshavës” drejt Pekinit.

Nisem udhtimin për Lindjen e Largët…prej nga endé nuk duket se jemi kthye, mbasi për rrugë kemi pasë fat e u ndeshem me “miqtë e vjeter robnues” që na janë vue me forcë, janë “vëllaznit e gjakut” që edhe sot po na luten: “A po na rrini sonte..?”

Asht proverb i yni: “Iriqi në ferr se në ferr!”

***

Një studjues gjerman i kulturës Europjane erdhi në Shqipni nga viti 1956…

Më tregonte perkthyesi i tij që kishte shetitë ndër qytetet kryesore tue perfshi edhe Shkodren bashkë me té. Ai studjues kishte pasion edhe muziken popullore. Kur po vinte tue iu afrue koha e largimit nga Shqipnia, Ai e kishte pyet perkthyesin: “Vrejta një dishka që nuk e kishe pa në asnjë nga vendet tjera komuniste që kam vizitue… Punimin e hekurit dhe muziken që janë artet ma të vjetra ju, ua keni lanë me i trashigue jevgjit… Asht dishka që nuk mujta me e kuptue pse keni veprue kështu me artet ma të vjetra? … Nuk po të kerkoj përgjegje,.. po edhe “artin” e drejtimit të Shtetit ua keni ‘lanë’ në dorë atyne?…”

Sigurisht, atëherë, biseda e tyne asht mbyllë me këte pyetje…” pa pergjegje!”.

Në fakt atyne u takon me i trashigue, askush para tyne nuk asht kenë “vëlla gjaku” me turq, arabë, libanez…dhe, këte, e ka provue viti 1967, kur “jevku’ i Gjinokastres, pat shkri të gjitha këmbanat e Kishave të Shqipnisë…per me derdhë monumentin e vet…që disa gabelë janë çue peshë me e vue prap ngjitë me xhaminë e re me kater minare që do të ndertohet në Tiranë.

Jevgjit e gabelt e Azisë e kanë mendjen vetem “harrllek e aheng”…

Në kjoftë se sot do të më drejtonte dikush këte pyetje, ai nuk do të largohej prej meje pa marrë pergjegje, e ajo, do t’ ishte:

– “Jo, kam njoh jevgjë që sot do t’u vinte keq me u thanë “qeveritarë demokratë”

Madje, edhe do të fyheshin!!”

Melbourne, 2013.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Hoxha, Fritz radovani, jevgu, kembanoret, qe shkriu

E vërteta e masakrës greke të korrikut 1914- Si Enver Hoxha tradhtoi Panaritin për Haxhi Qamilin

July 8, 2013 by dgreca

*E vërteta e masakrës greke tëkorrikut 1914- Si Enver Hoxha tradhtoi Panaritin për Haxhi Qamilin/

 * Historia genocidit grek për shfarosjen e një fshati me 375 banorënë 2-10 korrik 1914 nga Greqia, dhe heshtja e historiografisë shqiptare 

 Nga Rafael Floqi */

“Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen dhe kush kontrollon të sotmen, kontrollon të kaluarën”, kështu shkruante George Orwell, i cili i pat bërë zbërthimin sarkastik të vetë sistemit komunist në librin e tij alegorik ‘Ferma e kafshëve’.

Por le të ndalemi tek një ngjarje që për vite është kujtuar nga banorët e një fshati malor të Korçës, i cili pati fatin ta strehonte edhe vetë Enver Hoxhën në ditët më të vështira tëOperacionit te Dimrit 43 -44 dhe t’i shpëtonte jetën e atij që më vonë do të bëhej diktatori shqiptar. Por ka një paradoks, që nuk shpjegohet vetëm me mosmirënjohjen karakteristike të Enver Hoxhës për ata që e patën ndihmuar në jetë, por mendojmë se ka një arsye tjetër, veç së parës, që është sa politike aq antihistorike, sa antishkencore aq dhe antishqiptare kur bëhet fjalë për Masakrën e Panaritit.

Dhe pyetja lind vetvetiu. Pse Enver Hoxha që gjeti shpëtim në këtë fshat, e që dinte më së miri historinë e tij tragjike, i fshehu masakratat greke të vitit 2-10 korrikut1914, madje dhe kur i duhej t’i permendte ato në Konferencen e Paqes në Paris, në vitin 1946?Pse kjo histori tragjike është fshirë nga libri i Historisë së Shqipërisë,sa përmenden vetëm me një rresht?

Arsyetimi i më poshtëm synon tëtregojëse si politikanët, në këtë rast vetë diktatori Enver Hoxha kur donin të vishnin petkun e historianit, i kanë shtrembëruar, mbuluar dhe falsifikuar faktet historike, duke i interpretuar ngjarjet sipas interesave ideologjike apo politiketë tyre dhe nuk janë ndaluar as edhe para veprimeve antikombëtare.

Po të kthehemi tek masakra e Panaritit.

Panariti është fshati më i madh i Trevës së Vakëfeve në rrethin e Korçës, që shtrihet në pjesën jug-perëndimore të tij, kufi me rrethet e Skraparit, Kolonjës e Përmetit. Fshati është i vendosur në lartësinë 1000 m mbi nivelin e detit, në një luginë malore, rrethuar nga malet e Ostrovicës, Mashkullorit dhe Bogovës. Administrativisht ai përfshihet në Komunën e Vithkuqit, ku përmbledhen 13 fshatra: Vithkuqi, Leshnja, Gjançi, Lubonja, Rehova, Rroshaj, Shtylla, Çemerrica, Panariti, Grabocka, Trebicka, Treska dhe Katund-Stratoberdha, me një popullsi aktuale prej 3500 banorësh.

Në vitet 1913-1914, Panariti u bë vendi i betejave midis pushtuesve grekë dhe çetave patriotike vendase që vepronin në ato anë.Fshati ndodhej në kufirin ku ndahej zona që kishte nën kontroll qeveria e Ismail Qemalit më vonë ajo e Wiedit me trupat e xhandarmarisë të drejtuar nga oficerë hollandezë dhe qëGreqia pretendonte se ishte i ashtuquajturi “Vorio Epir”, që Greqia e donte për vete pa shqiptarët.

Fshati ështëedhe skena e një krimi mizor, e një akti të pashoq kriminal të mbuluar nga historiografia shqiptare, aq sa në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, zë vetëm dy rreshta “Në këtë fshat u vranë 300 vetë nga andartët grekë, gjatë Luftës së Parë Botërore”. ( sic ?!)

 Por çfarëështë kjo ngjarje e rëndësishme e dhimbjes kombëtare dhe pse u fsheh ose u mbulua o nga historiografia komuniste, kur për të kishte dhjetëra fakte dhe dëshmi brenda dhe jashtë vendit? Çfarë është kjo ngjarje tragjike, pse nuk u fol për atë.qëmund të konsiderohej një Reçak i vërtetë i fillimit të shekullit në kufijtë tanë jugorë, e që meriton të konsiderohet një akt i mirëfilltë genocidi?

 Masakra e Panaritit përbën ngjarjen më të dhimbshme, më makabre, por dhe më të turpshme, të realizuar mizorisht, gati një shekull më parë (nga 2 deri ne 10 korrik 1914), nga andartët grekë, kundrejt një popullsie paqësore e të pambrojtur, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë autoktonë në trojet e tyre dhe s’pranonin të quheshin grekë. Bilanci atij krimi ishte i tmerrshëm dhe i dhimbshëm: 375 veta, burra, gra, fëmijë e pleq të therur (një shifër e diskutueshme). U rrëmbyen dhe u morën si robina më shumë se 30 nuse e vajza të reja, u dogjën e bënë shkrumb e hi 150 shtëpi, qindra bagëti të therura e të ngordhura si mall pa zot, kundërbonin në gjithë fshatrat.Rreth 70 persona vdiqën nga rruga, sëmundjet dhe urija gjatë muhaxhirllëkut për në Ullishtat e Vlorës.Në luftë me forcat greke ranë edhe 17 luftëtarë të çetës patriote të Qazim Panaritit.

 Por cila ishte atmosfera e vitit të mbrapshtë 1914?

 Konferenca e Ambasadorëve në Londër pat emëruar një komision ndërkombëtar  KNK  për të gjykuarnë vend pretendimet e Greqisë, kur Greqia e ndjeu se ishte e pakuptimtë që të ndërmirrte kërkime për identifikimin kombësisë të banorëve të zonës së Korçës, duke e ditur që ishin shqiptarë ndryshoi qendrim, duke thënë se ortodoksët shqiptarë “ janë grekë që ka qëlluar të flasin shqip” (sic ?!). Në atë kohë, Komisioni i Kontrollit vizitoi qytetin dhe fshatrat dhe gjeti se deklaratat greke ishin të pabazuara.Komisioni përcaktoi kufijtë e Shqipërisë së Poshtme, pas përfundimit të punës, shkroi protokollin e njohur si Protokolli i  Firences, që u njoh nga Qeveria greke, si dhe nga të gjitha qeveritë e tjera. Nga ana tjetër, Greqia edhe pse tha se po i tërhiqte trupat e saj pushtuese nga territori i caktuar në Shqipëri, përdori të njejtën dredhi si nëLuftën e Trojës. Trupat e rregullta hoqën gradat dhe vendet nga ku u tërhoqën trupat e rregullta të ushtrisë greke u pushtuan nga ato të parregulltat të ashtuquajturit “epiriote”. Vetëlëvizja Epirote, siç është bërëe njohur tani, ishte e parapërgatitur, e organizuar dhe e mbështetur nga qeveria greke e Venizellosit. Ajo ishte një përpjekje e vërtetë,një atentat kundër vetë jetës së shtetit të ri të “Principatës shqiptare”. Aq i dukshëm dhe mizor ishte reagimi grek sa, madje, dhe përfaqësuesi rus në gjirin e KNK A. M. Petrajev shkruante në një raport të tij “ Të gjitha dëshmitë e marra prej nesh dhe të bazuara në tregimet e dëshmitarëve vizatojnënjë tablo të një shkatërrimi të vazhdueshëm dhe të zhbërjes së popullsisë muslimane. Kudo ku kanë kaluar deri tani këta epiriotët, kanë lënë pas fshatra të djegur muslimanë dhe njerëz të vrarënga ata, që nuk mund të shpëtonin, duke u larguar”, N. Smirnova,“Historia e Shqipërisë”. Ky pohim, pason edhe raportet e oficerëve holandezë dhe dëshmitë e atyre, që i kane parë ose më mirë akoma, i kanë përjetuar të gjitha këto episode, që kanë vërtetuarndër të tjera edhe faktetemëposhtme.Këto fakte e implikojnë qeverinë greke të kohës në akte genocidi:

1. Një numër i madh i të burgosurve epirotë nga Kreta apo Peloponezi, të njohur për mizoritë e tyre luftuan nën urdhërat ushtarake të komiteteve dhe nën komandën e oficerëve grekë;

2. Uniformat dhe pajisjet e të burgosurve dhe ushtarëve të vrarë ose plagosur dëshmuan se ata ishin pjesë përbërëse e njësive të rregullta greke, të ashtuquajturit epirotë zotëronin armë, municione, pushkë, mitralozë dhe madje edhe topa grekë.

 3. Këto forca “Epirote “ shkatërruan tërë Epirin, ata dogjën qindra fshatra dhe plaçkitën
të tjerat, ata përdhunuan gratë dhe e qëlluan mbi popullsinë e pambrojtur. Ata rrëmbyen gra të reja dhe fëmijë të vegjël në Greqi.

 Opinioni publik nderkombëtar sidomos ai britanik u indinjua nga ky veprim i Greqisë dhe protestoi me gojën e deputetëve britanikë“Miqve të Shqipërisë”:SirWalter Guinness, Aubrey Herbert, Lord Lawington, etj .Z. Fred  Williams, ish-ministri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Athinë, protestoi në atë kohë me forcë kundër aktit çnjerëzor të qeverisë greke dhe pasi vizitoi Shqipërinë e Jugut,në shenjë proteste, u kthye në SHBA, ku u bë një mbrojtës publik i popullit shqiptar”.

Menjëherë pas shpërthimit të  luftës Evropiane.  Qeveria greke zgjodhi momentin e
favorshëm për aneksimin e territoreve, duke i pushtuar trojet shqiptare, gjoja “përkohësisht për të ruajtur rendin dhe sigurinë”, në bazë të deklaratës së saj.

Ndërkohë në Panarit në janar të vitit 1914, në shtëpinë e Dajlan Panaritit u ngrit për herë të parë flamuri kombëtar shqiptar nga Themistokli Gërmenji, Sali Butka e patriotë të tjerë, duke ua bërë të qartë pushtuesve grekë se aty ishte Shqipëri dhe jo Greqi. Para numrit të madh te forcave greke xhandarmëria e dobët shqiptare e qeverise se Wiedit që ishte në fazat e para të organizimittregoi akte heroizmi,ndihmuar dhe nga çetat patriotike,por më vonë u detyrua te thyhet. Pa armë dhe municione, e papërgatitur për luftën e pabarabartë ajo u mund. “Nuk mund të fajësohen shqiptarët, shkruan Dhimitër Kolovani, pse i lanë grekët të marrin Korçën dhe Gjirokastrën dhe disa lokalitete të tjera të Shqipërisë së Jugut. Faji është i fuqive të mëdha garantuese të Shqipërisë, që nuk e mbrojtën atë kundrejtveprimeve grabitqare të fqinjëve të saj.” TëKatër FuqiteAleate protestuan kundër aneksimit dhe e shpallën atë të pavlefshëm atë.

 Në librin “Çështja e Korçës”, Dhimitër Kolovani përmend me emra oficerët grekë që morën pjesë në krime në të gjithë zonën e Jugut.Sipas aneksit 8 të librit, gjendet letra që banorët e Korcës i çojnë Konferencës sëPaqes. Aty shkruhet “Në maj 1914, Qeveria e Athinës organizoi një ushtri të parregullt, të përbërë nga ushtarë të rregullt grekë dhe banda të Kretës. Kjo ushtri veproi nën komandën e kolonelit George Tsontos Vardhas në bashkëpunim me disa oficerë të ushtrisë greke,që kanë kryer krime në Kazanë e Korçës: ndër të cilët dallohen për mizoritë e tyre Vardhas, kolonel i ushtrisë greke;Stratos,toger i dytë i ushtrisë greke;Papakostas, kapiten i ushtrisë greke;Condillis, kapiten i ushtrisë greke; etj, sëtok me drejtuesit e bandave të “Gjiritit”.

 Por si e kujtojnë banorët masakrën?

“Masakra mizore (siç tregon Myftar Grabocka, vëllai i Ervehesë, intervistuar nga Agim Bacelli, që shpëtoi duke u fshehur në qilar) u bë nga andartët (banditët) grekë më korrik 1914 në fshatin Panarit, si hakmarrje për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në shtëpinë e Dajlan Panaritit. Grekët me këtë akt makabër, nuk donin të ndëshkonin vetëm popullsinë panaritase, që në pjesën dërmuese ishte myslimane, por të gjithë zonën. Ndaj ata me djallëzinë më të madhe, gratë, pleqtë, dhe fëmijët i therën në Grabockë, kurse burrat vendosën t’i thernin në fshatra të tjera. Së pari, tentuan t’i çonin burrat të lidhur njëri pas tjetrit në Trebickë, por aty hasën në rezistencën e mjaft patriotëve të shquar të krishterë trebickallinj, të cilët nuk pranuan të bëheshin pjesë e atij krimi të shëmtuar çnjerëzor. Atëhere grekët ju drejtuan fshatit Panarit, ku për fat të keq, nuk hasën ndonjë rezistencë, për arësye se edhe ata pak njerëz që ishin, qenë të moshuar. Hauret dhe shtëpitë e boshatisura të grabockallinjve u mbushën me 300 burra të lidhur njëri pas tjetrit me litar. Prej andej në të gdhirë, i çonin në gijotinën e caktuar tek vëndi i quajtur Karakoll, në krye të Rripës së Melckës, një hon i vërtetë dhe tepër i frikshëm ku rrukulliseshin kokat e prera të djemve panaritas dhe gjaku rridhte tatëpjetë si në një thertore. Qëndrimi i atyre pak krishterëve grabockallinj në këtë rast nuk qe pajtues, përkundrazi, me aq sa mundën, ata morën në mbrojtje panaritasit që tentonin t’u shpëtonin thonjve të bishave të tërbuara. Për t’u përmëndur është rasti i Bajram Bilo Rezhdës, i cili shpëtoi nga këto masakra, sepse e ndihmoi Guri Liko që e nxorri nga oxhaku pasi mashtroi rojet greke, duke e marrë në kurriz të mbështjellë me qilim dhe me enët në duar gjoja po shkonte për të mbushur ujë. Fatmirësisht ose fatkeqësisht, ekziston lista e personave që mbështetën sjelljet vandale greke (kjo e botuar në revistën “Ylli i Mëngjezit”në SHBA në vitet 1917-1918, artikulli “Nisja e Zjarrit në Toskëri” nga Sotir Dhosi Treska ku rezulton ata të jenë më të shumtët nga Trebicka, por edhe nga Kolonja, Marjani dhe Panariti. Ata të krishterë që ndihmuan myslimanët janë, Gjikë Prifti, Niçi Nikolla, Peçi Mihali, Toli Dhosi, Naum Toli, etj. Grekët arrestuan në Panarit, Trebickë, Treskë etj. ç’gjetën; të gjithë ata fëmijë dhe pleq që nuk mundën të largoheshin, por edhe që menduan se greku s’mund ta prekte këtë kategori njërezish. Ata qenë 300 shpirt. I lidhën me litarë si kafshët nga duart dhe këmbët dhe u vunë një litar tjetër që kalonte qafë më qafë tek të treqindët duke u bërë nga një hallkë që u shtërngonte qafën dhe, nëse dikush do tëtentonte te largohej qoftë edhe një hap nga shoku para apo prapa tij, automatikisht do të mbytej nga ajo hallkë që nuk mund të toleronte ritmin dhe distancën e caktuar nga njëri tjetri. Pastaj i shpunë në fshatin Grabockë dhe i futën pikërisht në shtëpinë e caktuar”.

Dëshmia tjetër vjen nga një grua e re nga Panariti,që shpëtoi që quhej ajo Shabe e cila me thonj  dhe dhëmbë hapi një dërrasë të dyshemesë duke u fshehur në tavanin që ndante dhomën e sipërme me haurin. Shabia e gjorë kishte dëgjuar edhe ulurimat e djalit të saj foshnje në gji, që grekët e tërhiqnin zvarrë derisa ja prenë kokën. “Nuk lëviza, – tregonte Shabia pasi unë s’mund ta shpëtoja dot djalin tim, veçse do të isha therur edhe unë. Ndërkohë që kisha edhe dy fëmijë të tjerë të vegjël që m’i kishte marrë burri nuk e di se ku… Jeta qënka shumë e dhimbsur.” Pasi Shabia thotë këto fjalë fillon dhe qan.Ajo shpëtoji jetën e vet duke u endur deri sa arriti në ullishtat e Vlorës,duke u ushqyer me barishte dhe me qumështin e gjinjve të saj.Grekët i morën kokat e 298 njerëzve të therur dhe i hodhën në një hon të thellë ku nuk hynte dot njeri. Atë vënd ne e quajmë Kullë pasi sipër rripës së honit ngrihet një bregore si një kullë natyrale dhe që u ka shërbyer grabockallinjve si kullë vrojtimi për të mbrojtur fshatin në shekuj. Kafkat e tyre kanë qënë atje deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur unë jam larguar nga Grabocka dhe nuk e di nëse janë akoma”.

Sipas Sejfi Vllamasit, “Fuqitë kombëtare që ishin në ballë të luftës kundër grekëve u ndodhën të pambështetura; jo vetëm që nuk kishin ndihmë nga prapa, por ishin në rrezik të sulmoheshin edhe nga rebelët, të cilët përkrahnin rivendikimet greke, duke i quajtur nacionalistët si të pafe dhe shkaktarë të shkëputjes së Shqipërisë nga Baba Dovleti, për ribashkimin me të cilin, ata luftonin.Në këto rrethana grekët ndërmorën ofensivën në të gjithë frontin. Fuqitë shqiptare, duke u ndodhur përpara presionit grek dhe duke u kërcënuar mbrapa nga rebelët e në disa vende duke u goditur prej tyre, u shpartalluan dhe morën udhën për shpëtimin e tyre dhe të familjeve që iknin “kush mund të ikte më shumë”.Eshtë për t’u shënuar masakrat e Panaritit, shkruan ai.“Fshatarët myslimanë të Panaritit, për të shpëtuar, ikën nga fshati dhe kaluan nëpër Backë, brenda në Skrapar.Bashkë me një nga agallarët e Panaritit, që u largua me dhentë e tij, qe edhe Stefan Panariti me bagëtinë e tij.Më vonë kthehet Stefani dhe grekët e bindën këtë që t’i shkruante agait që të kthehej edhe ai, pasi grekët siguronin lirinë dhe jetën e tyre.Agai beson dhe kthehet. Edhe nga populli kthehen ata që e njihnin veten jo të kompromentuar. Por një natë i marrin burrat dhe i vrasin në afërsitë  Grabockës dhe të Melckës, ashtu i masakrojnë edhe gratë e fëmijët. Këto masakra u kryhen prej oficerit grek kapedan Stratosit.Për rolin e Stratosit dëshmon edhe Sejfi Vllamasi kur shkruan se : “Patrioti i vjetër Harri Panariti, bashkë me një patriot tjetër nga Treska, shkruajtën në Amerikë mbi ngjarjet tragjike të Panaritit dhe me këtë lajmërim erdhi një komision i huaj prej dy vetash për hetime. Ata dëshmuan se Stefan Panariti nuk e thirri aganë panaritas me qëllim tradhëtie.Për këtë dëshmuan edhe tre të krishterë panaritas përpara qeverisë greke në Janinë.U konstatua se heroi i kësaj tragjedie që kapedan Stratosi”.Pra edhe vetë grekët vertetuan se masakrat ishin bërë nga ushtarakët grekë, të cilët ia mbërritën qëllimit të tyre duke zënë vijën Llogara – Salari – Qafa e Kiçokut –Ostrovicë – Maliq”.

Prej të gjithë atyre që u zunë nga andartët i shpëtoi thonjve grekë vetëm Shabe Keko Ramo,e cila u fsheh në stivën e druve në bodrumin e shtëpisë; Kalo Çania, i cili gënjeu ushtarët grekë me një palë opinga me xhufkë; dhe Bajram Bilo Rezhda,që u fsheh në oxhakun e shtëpisë së një të krishteri në Grabockë. Një oficer grek,që iu dhimbs një fëmijë, shpëtoi nga hanxhariLato Harun Nakon, në atë kohë 11 vjeç, e mori dhe e dërgoi në familjen e tij në Greqi, ku e mbajti deri pas vitit 1920. Më pas e lejoi të kthehejnë Panarit. U rrëmbyen edhe dy vajza të vogla, Hasime Shaqir Nako dhe Mine Sulejman Hoxha, të cilat pas vitit 1920, me ndihmën e personave që i kishin marrë, u kthyen në atdhe”, shkruan ne gazetën “Tradita” të Shoqatës të Vakëfeve, Petrit Zeneli, i cili sqaron se përkëtë masakër u alarmua opinioni, anë e mbanë vendit, deri në Europë dhe Amerikën e largët: u mbushën faqet e gazetave brenda e jashtë trojeve shqiptare, nga gazetarë shqiptarë e të huaj, me lajme nga më rrënqethëset për tragjedinë e Panarititit si Mihal Grameno, Petro Harizi, Sotir Dhosi Treska etj. U denoncuan njerëz, vendas e të huaj, u njoftuan edhe Fuqitë e Mëdha nëpërmjet Gjeneralit Hollandez DeWeer, Lord Lawington, shkrimtarja Edit Durham; u bë ankesë edhe në Konferencën e Paqes, por vetëm heshtje.”

Por përse kjo heshtje për këtë masakër?Historiani Arben Puto që përmend mjaft krime të grekëve në librin e tij “Shqiperia politike 1912- 1939” përmend mizoritëe 807 ushtarëve grekë dhe të andartëve kretanë, përmend të dhënat e raportit ndërkombetar tëXhandarmërisë hollandeze dhe tëKryqit tëKuq Ndërkombtar,kur përmend masakrën e Fshatit Kodra dhe raportin e Gjen.hollandezDe Weer, komandant i misionit hollandez, por jo “Masakrën e Panaritit”, pse?Mungesë njohje apo diçka tjetër.Puto ka qenë edhe hartues i tekstit të Historisë së Shqipërisë për periudhën në fjalë.Heshtje edhe nga qeveritë shqiptare të njëpasnjëshme, deri në ditët e sotme, heshtje dhe nga Institutet e Historisë dhe Akademia e Shkencave,dhe sidomos nuk shpjegohet heshtja e qeverisë Komuniste Shqiptare dhe historiografisë së saj, dhe inercia e studiuesve të sotëm.

Panaritasit të edukuar me ide kombëtare që kishin provuar mërgimin që herët, të nxitur nga dëshira për vendosjen në vend të një regjimi demokratik popullor, që të mendonte edhe për fukaranë, mbështetën fuqishëm në vitin 1924, ardhjen e Fan Nolit në pushtet. Por pas përmbysjes së tij, edhe kjo shpresë u thye shpejt. Për rrjedhojë, Ahmet Zogut, që erdhi në fuqi më pas, i la në harresë panaritasit, si hakmarrje ndaj qëndrimit pro- Fan Nolit.Fukarallëku dhe padrejtësitë i ndoqën ata deri në shpërthimine Luftës së Dytë Botërore (1939-1944), ku ashtu pergjithësisht si i gjithë vendi, u përfshinë totalisht në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare.Në dy Operacionet Armike të Dimrit e Qershorit “43-“44, për gjashtë muaj rresht Panariti u kthye në qendër të gjithë Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të vendit (Moska e dytë, siç e quanin vetë gjermanët në dokumentat e asaj kohe), mbasi aty u vendos e veproi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH-së dhe formacione të tjera partizane. “Edhe në ato rrcthana të rënda të dimrit 1943-1944 Komiteti Qendror gjeti kohën dhe mundësinë për të organizuar njëkurs teorik, në Panarit të qarkut të Korçës, me kuadro kryesorë të partisë në Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe kuadro tëpartisë në terren” në këtë kohë aty Enver Hoxha dhe e fejuara e tij, Nexhmije Xhunglini kaluan muajin e mjaltit. Por le t’i kthehemi mbulimin të kësaj ngjarje nga Enver Hoxha.Mos vallë kjo lidhet me qendrimin e Enver Hoxhës ndaj figurës së Haxhi Qamilit?

Ai duke vlerësuar figurën e këtij injoranti turkoshak si gjoja kryengritës fshatar, kërkonte një Pugacov shqiptar, mbuloi edhe krimet dhe lidhjet e lëvizjes sëHaxhi Qamilit dhe bashkëpunimin me vorioepiriotët dhe me spiunët grekë si dhespotin e Korcës Gjermanos dhe faktin se lëvizja e Haxhi Qamilit me gjithë ndonjë element antifeudal ishte një lëvizje thellësisht antikombëtare.

Diktati i Enver Hoxhës ndaj historisë së rebelizmit dhe figurës së Haxhi Qamilit është i mishëruar, sidomos, tek i ashtuquajturi ”studim” mbi ”Disa pikëpamje mbi Kryengritjen e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme(1914-1915), të udhëhequr nga Haxhi Qamili ”.Aty janë provate qarta që demaskojnë mendësinë e diktatorit dhe servilëve të tij gatues të një historie të rreme kombëtare.

Enver Hoxha thjesht për ego personale, tjetërsoi faktet historike dhe përbalti vlerat e mirëfillta kombëtare.Këto teza ” të zeza” të diktatorit sundonin në Maketin e Historisë së Shqipërisë dhe për disa vjet edhe në programet e tekstet shkollore. Përkundër imponimit të Enver Hoxhës dhe propagandës së servilëve të Diktaturës, u ngrit edhe historiani dhe shkrimtari “rebel” Skënder Luarasi,( I biri I Petro Ninit)  i cili si dëshmitar okular i ngjarjeve, pati kurajon të kundërshtonte me fakte falsifikimin e historisë. Ja si i kujton S. Luarasi ngjarjet në librin e tij, “Ç’kam parë e ç’kam dëgjuar”,në dëshminë për “Tragjedinë e batalionit kolonjar“ .

“Unë tok me pazarakët, u nisa për në Korçë, më tre korrik (1914), por qëndruam në Roshaj sepse morëm vesh për mynxyrën që pati pësuar batalioni kolonjar në rrethinat e Mokrës.Kur Elbasani ra në dorë të rebelëve, udhëheqësit turkoshakë: Haxhi Alia, Qamil Haxhi Fejza dhe Dervish beu bënë marrëveshje me dhespotin Gjermanos, kolonelin Varjaktaris dhe Efrem Gjinin, që Korça t’i mbetej Greqisë dhe kufiri të vendosej në kënetën e Maliqit”.

Qamil Haxhi Fejza, nënshkroi si përfaqësues i kryengritjes së drejtuar nga Musa Qazimi, Sipas rebelëve Korça duhej t’i mbetej Greqisë, sepse atje kishte myslimanë të degjeneruar (bektashinj) (Sipas përfaqësuesit grek, kapedan Kordhas) Prefekti i Korçës, Abdyl Ypi, thirri kolonjarët për të mbrojtur Korçën nga rebelët. Nga të treqind vullnetarët nën komandën e Zalo Prodanit, Izet Zavalanit e Gani Butkës, një e katërta mbetën të vrarë në përpjekjet me rebelët në rrethinat e Mokrës, Qukës e Pogradecit. Në ballë të dëshmorëve qe patrioti veteran Zalo Prodani dhe djaloshi trim Gani Butka, ndërsa komandanti tjetër Izet Zavalani u plagos rëndë”.

Këtë lidhje të rebelizmit të Haxhi Qamilit me qarqet greke, e shpjegon më së miri në shkrimin e tij “Tre gjarpërinjtë që udhëhoqën rebelimin”, Mithat Frashëri.“Esadizma mori trup dhe formë nën një trini apokaliptike: Esad Toptani, myftiu Musa Qazimi, Haxhi Qamili, tre krerë të një hidre që përfytyronin ambicionin, tradhtinë dhe lakmimin, fanatizmën e verbër dhe injorante nën maskën e fesë, marrëzinë brutale jo në figurë letrare, po reale. Qamili, qe një katundar nga Sharra që kishte ndjenjur në hekura si i prishur mendsh.Kështu në atë mot Shqipëria u bë dëshmonjëse e një sendi të paparë gjer atëhere: agjentët e Greqisë dhe të Patrikanës të lidhur ngushtë me “fetarin” Musa Qazimi; njerëzit që pretendonin se luftonin për din dhe dovlet bashkëpunonin me çetat destruktore greke; Esadi dhe partizanët e tij të “Sadai Mil-letit” u bënë vegla të shqehve dhe grekëve”.

Pra, nëse Enver Hoxha do të pranonte masakrat e grekëve, do të duhej të hidhte poshtë teorinë e tij anti historike të haxhiqamilizmit.  Sa e vërtetëështë kjo, shpjegohet me dy fakte, edhe pse në mënyrë jo të të drejpërdrejtë. Në kujtimet për babain e tij, mjeku Leonidha Pepo, i biri i historianit të shquar, Petraq Pepo, shkruan se pas çlirimit Profesor Petraq Pepo kryesisht punoi si  studiues i historisë në Institutin e Historisë pranë Akademisë së Shkencave.. “Im atë ka shkruar një libër për atdhetarin Themistokli Gërmenji. Por ky libër nuk u botua kurrë, sepse babait iu kërkua që të ndërhynte në tekst. Kjo sepse në atë kohë Enver Hoxha kishte shpallur Haxhi Qamilin si hero popullor. Ndërkohë në librin e tim eti dokumentohej kundërshtia e Gërmenjit me idetë e Haxhi Qamilit. Por babai e hodhi tej dorëshkrimin, duke preferuar që ai më mirë të mos botohej, sesa të ndërhyhej për ndryshimin e së vërtetës, apo historisë”.

Edhe nje fakt tjetër e verteton këtë, në periudhën e Enver Hoxhës, të gjitha materialet e faktet e shumta të para luftës për të këtë ngjarje ishin futur në fondin rezervuar te bibliotekave si në Korçë dhe Tiranë me një porosi të qartë ta paarsyetuar nga Partia,“për të mos u marrë me këtë çështje” pasi nuk do Partia , pat deklaruar atëhere ish- drejtoresha e Bibliotekës Klara Mitrushi oficerit të ri Gani Vila, tani drejtor i Albtvusa. 

Eshtëi pafalshme harresae trajtimit të kësaj çështjeje si gjoja konflikt mes muslimanëve dhe të krishterëve (filo grekë) qëështë tratimi i saj pikërisht si bënte dhe Venisellosi në Konferencën e Paqes, duke i konsideruar këto masakra si gjoja një luftë mes shqiptarëve muslimanë dhe atyre ortodoksë.Vetë historia e kesaj ngjarjeje sikur dëshmuam tregon të kundërtën.Dhe përsëritja e nën zë e të njejtës ide nga shteti komunist dhe historiografia komuniste dhe harrimi i saj sot përbën një tradhti të vërtetë kombëtare. Siç pat dëshmuar eshte patrioti Kristo Dako para Kongresit amerikan duke demontuar deklaratat e Venizellosit, dhe të për faquesit te Levizjes Panhelenike N Cassavetes se nëse “ Fshatrat e jugut të Shqipërisë do të ishin greke, pse do t’i digjte ushtria e greko-epiriote fshatra e veta?”

 Duke bërë analizën e qëndrimit që mbajti Enver Hoxha ndaj Haxhi Qamilit dhe kryengritjes se tij kuptohet qartë,pse ai për hir tëtezës së tij mbi Haxhi Qamilin, fshehu mizoritë greke në jug dhe kryesisht Masakrën e Panaritit, për të cilën kishte pat dëgjuar vetë, pasi ai fshat ia kishte shpëtuar kokën, gjatë Luftës të Dytë Botërore.

 “Falsifikimi i historisë” përbën një kuptim më të ngushtë në sensin Orwellian të rishkrimit të fakteve historike e cila ishte përdorur nga historiografia komuniste gjatë kohës së Stalinit.Në anën tjetër revizionizmi historik është më tepër një riinterpretim (apo kundërshtim) i fakteve historike parë nga një këndvështrim ideologjik.

 Në fakt Masakra e Panaritit i plotëson të gjitha kushtet për t’u quajtur si një akt genocidi për të cilin duhet të bëhet fajtor shteti grek.Termi “genocid” nuk ka ekzistuar para vitit 1944.Ai është një term shumë specifik, që u referohet krimeve të dhunshme të kryera kundër grupeve te caktuara njerëzore me qëllim shfarrosjen e ekzistencën e tyre si të tilla.Ndaj po ta analizojmëMasakrën e Panaritit ajo i plotëson të gjitha përcaktimet për t’u konsideruar si një akt genocidi.Kur më 9 dhjetor 1948,Kombete Bashkuara miratuan Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.Kjo konventë e përcakton “gjenocidin” si një krim ndërkombëtar, për gjitha kombet nënshkruese.Ajo e definon genocidin si një krim i paprapashkrueshëm dhe jep masat se si ai “të parandalohet dhe ndëshkohet:Fjala genocid nënkupton aktet e kryera nga cilidogrup apo shtet me qëllim shkatërrimin, në tërësi ose të një pjese, të një kombi, etnie, grupi racial ose fetar, si të tillë, duke kryer : (a) Vrasjene anëtarëve të grupit;(b) Shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore apo mendore të anëtarëve të një grupi;(c) Vënien e qëllimshme të një grupi njerëzish në kushte të tilla jetësore të llogaritura që të shkaktojnë shkatërrimin fizik, tërësor apo pjesor të tyre;(d) Marrjen e masave të qëllimshme për të parandaluar lindjet brenda grupit;(e) Transferimin me forcë te fëmijëve nga ky grup në një grup tjetër.Dënimi i genocidit, është një detyrim tjetër madhor i kësaj konvente, dhe mbetet një sfidë me të cilën kombet dhe individëtvazhdojnë të përballen.

Natyrisht këtu kemi të bëjmëme mohimin e një akti genocidi.“Aty ku ka gati një marrëveshje universale se një genocid ka ndodhuar, mohimimi i genocidit eshtë zakonisht e vlerësuar si një formë e paligjshme, e revizionimit historik stalinian. Por në këtë rast kemi pasur një mohim të plotë të një ngjarje historike, jo për shkak se do të mbulonte një të vërtetë, që do t’u interesonte personalisht politikisht dhe ideologjikisht Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës, por është mbuluar një ngjarje historike thjesht prej delirit të madhështisësë Enver Hoxhës, për t’u shtirë si poliedrik.“Gënjeshtra mbi faktet historike dhe shkatërrimi i provave ka qenë për shumë shtetarë,diplomatë,politikanë dhe shkrimtarë pjesë legjitime e ushtrimit të pushtetit…Falsifikuesit shpesh herë janë shtyrë nga dëshira për të justifikuar veprimet e tyre, ose të partisë së tyre, nga pikëpamja e interesave të atyre [grupeve], mbështetjen e të cilave ata kanë dashur të fitojnë, ose [të grupeve] që ata kanë dashur të neutralizojnë… Por në rastin e këtij genocidi historik ai është mbrojtuar për arsye të egoizmit personal të boshllëkut të vetë të formimit, por dhe të kompleksit të madhështisë të Enver Hoxhës, që kërkonte dy popuj miq, aty ku kishte dëshmi të pakundërshtueshme genocidi grek si në Çamëri por dhe në kufijtë e jugut të Shqipërisë.

Gjuha e politikës komuniste, shkruan Orwelli, ishte e përcaktuar që t’i bënte gënjeshtrat të tingëllonin si të vërteta dhe vrasjet si vdekje të respektueshme”

 *Kryeredaktor i TV të Shqiptarëve të Amerikës/Michigan

Filed Under: Histori Tagged With: Enver Hoxha, haxhi qamili, historia e panaritit, Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT