• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova mori njohjen e 112-të, nga Suriname

July 22, 2016 by dgreca

-Ky lajm i mirë vjen pikërisht në ditën kur Kosova shënon gjashtë vjetorin e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare/

PRISHTINË, 22 Korrik 2016-B.Jashari/ Kosova mori sot njohjen e 112-të që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008./

Suriname është shteti më i ri që e njeh Kosovën, bëri të ditur pasditen e sotme ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.“Faleminderit presidentit Dési Bouterse, të cilin pata kënaqësi ta takoj javën që shkoi në Gajana dhe qeverisë të këtij vendi”, shprehet ai për njohjen më të re të shteteve anëtare të OKB.

Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se, “ky lajm i mirë vjen pikërisht në ditën kur Kosova shënon gjashtë vjetorin e mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.“Ky vendim i dha një mbështetje të fuqishme shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe konfirmoi legjitimitetin dhe të drejtën e popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran. Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 112 shtete të botës”, shprehet kryeministri kosovar.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: lëgjitimimi i pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesëë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e GJND-së.Njohjet e para Kosovës iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së Pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Nga shtetet fqinje vetëm Serbia ende nuk e ka njohur Kosovën, ndërkohë që në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, në Bruksel janë zhvilluar 30 raunde të dialogut në nivel të lartë kryeministror, duke nisur nga 19 tetori 2012. Raundi i fundit ishte në 27 janar 2016.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Enver Hoxhaj, kosova, njohja e 112, Suriname

Kosovë-Britania e Madhe, partnere e fuqishme evropiane

July 12, 2016 by dgreca

-Në takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit në shtetin e tij, interesi i Britanisë së Madhe ka qenë që të mbështesim shtetet tjera në Evropë, sepse ato janë në një hapësirë  evropiane/

PRISHTINË, 12 Korrik 2016-B.Jashari/ Britania e Madhe është partnere e fuqishme evropiane e Kosovës, tha sot ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë kosovare, Enver Hoxhaj. Gjatë një takimi me kryediplomatin e Kosovës, ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell, tha se pavarësisht zhvillimeve të fundit në shtetin e tij, interesi i Britanisë së Madhe ka qenë që të mbështesim shtetet tjera në Evropë, sepse ato janë në një hapësirë  evropiane.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori O’Connell kanë diskutuar për  bashkëpunimin e mëtejmë të të dyja shteteve si dhe për koordinimin e veprimeve për sa i përket shtimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“Britania e Madhe, ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e madhe e Kosovës së pavarur dhe fuqizimit të sovranitetit tonë dhe si një partner i fuqishëm evropian por edhe global, ajo do të ndihmojë në rritjen e numrit të njohjeve të Kosovës si dhe në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare”, theksoi ministri Hoxhaj.Ai bëri të ditur se, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë është në angazhime drejt rritjes së numrit të njohjeve.“Unë do të bëj përpjekje maksimale që të rris numrin e njohjeve për shtetin e Kosovës por kjo përpjekje e imja ka një logjikë mbrapa. Unë mendoj që Kosova në të ardhmen duhet të njihet nga 120-130, nuk dua të them që do t’i marrim këtë vit. Kjo me një arsye shumë të thjeshtë, për t’u anëtarësuar në ndonjë organizatë ndërkombëtare duhen 2/3 e votave dhe na duhet një mbështetje e madhe e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, është shprehur ministri Hoxhaj.

Ndërsa ka shtuar se rritja e numrit të njohjeve ka të bëj me dimensionin e dytë se si “ne e shohim zgjerimin e sovranitetit përmes anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”. Dhe për këtë ka theksuar se,“nuk do të lë gur pa lëvizur që ta rrisim sovranitetin e Kosovës por edhe ta ushtrojmë atë. Kështu që anëtarësimi në organizata pastaj na mundëson ushtrimin e sovranitetit duke kërkuar herë pas herë votë edhe nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

Filed Under: Rajon Tagged With: ambasadori Ruari O’Connell, bashkepunim i Kosove, Enver Hoxhaj, me Britanine

Ministër Enver Hoxhaj sa shqiptarë u vranë në Siri?

August 28, 2014 by dgreca

Nga Rrezart Kalaja/
Aktivizimi i qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti i shqiptarëve në luftën e Sirisë po alarmohet me përmasa shqetësuese. Kjo dëshmon me faktin se për çdo ditë nga fronti i luftës së atjeshme lajmërohen se gjashtë shqiptarë që kanë luftuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, kanë mbetur të plagosur. Po kurohen në Shqipëri, Itali, e Greqi nga e cila identitetet e tyre mbahen sekret për arsye hetimore.
Ky është një skandal i madh. Terroristët e Al Kaedës të cilët luftojnë kundër qeverisë ligjor në Siri duhet të bombarduar me forcë, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dheEvropës, po edhe nga çdo vend demokratik ,me i sulmuar forcat xhihadiste dhe terroristë si ne foto, që pjesëmarrës janë edhe shqiptarët !!!???…
Po ashtu edhe të vrarë mbërrini shifra marramendëse duke i hedhë në kosh plehrash të dhënën jo te saktë nga ministri i jashtmen Enver Hoxhaj .Minimizimi dhe fshehja e kësaj shifre u dhënë edhe nga organet shtetërore të policisë . Kurrë një shifër të saktë nuk e kanë dhënë, por shifra ma e larte ka qenë 20- 30 pjesëmarrës kosovar në luftën e Sirisë nga e cila shifra e 20 dhe 30-shit u kaluar vetëm si të vrarë në cilësinë terroristëve në atë zonë të luftës.
Pjesëmarrja e tyre me fëmijë dhe manipulimi me ta , është një vepër penale !
Një gjë edhe ma drastike e kane bërë edhe organet e BIK-ut që kanë mohuar edhe atë shifër, nga e cila ,secili organ përgjigjen, se nuk janë kompetentë për një gjë të tillë të japim të dhëna për këtë fenomen !. Lind pyetja vallë kush duhet me qenë përgjegjës për këtë masakër dhe barbarizëm që kryhet atje ndaj njerëzve të pafajshëm sirian duke i lënë me qindra dhe mijëra nëna , gra , e fëmijë të vetmuar pa buke , shkolla dhe kushte për të jetuar, madje pos mercenareve atje një pjesë e tyre kanë marrë me vete edhe fëmijë’?
Lajmet e fundit nëpër media, flasin se disa prind të humbur mendsh, kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre, që në përgjithësi ka shfaqur efekte mjaftë negative për opinionin kosovar .
Pjesëmarrja e tyre me fëmijë dhe manipulimi me ta është një vepër penale ,që në shtetet demokratike konsiderohen të dënueshme, pos nga organet e rendit edhe nga vet popullata!
Të ndalet terrorizmi i organizuar Qeveri , BIK dhe mercenar ekstremist me tru të shpëlara?.
Ky është tmerr , terror dhe një luftë speciale për ta zhbëre kombin shqiptar , për ta njollosur kombin shqiptar, qe kurrë se ka pas të merret me terror as me prerje kokësh !!!. Shteti duhet qe sa me parë të tregohet absolutisht i pamëshirshëm ndaj kujtdo që tenton të shkojë apo që udhëzon të shkojnë në Siri.
Përmasat e ekstremizmit kanë filluar të zgjerohen aq shumë, sa që shumë shpejt do të bëhet vonë. Duhet të tregohet “ZERO” tolerancë dhe mëshirë ndaj secilit ndjekës apo përkrahës të ekstremizmit dhe terrorizmit. A thau si do të arsyetohen para popullit , organet kompetente të Kosovës në maskimin dhe zvogëlimin e këtyre shifrave aq dramatike për demin e Kosovës që po përjeton nga terrorizmi i organizuar Qeveri , BIK dhe mercenar ekstremist me tru të shpëlara?.
SHBA Gusht 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Enver Hoxhaj, pyetje per Ministrin, Rezart Kalaja, terrorizmi

Kush do të jetë vendi i BE-së që do të njohë Kosovën këtë vit?

April 21, 2014 by dgreca

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar një njohje të re nga një vend evropian. Duke folur për emisionin Debat të RTK-së, Hoxhaj ka thënë se nga pesë vendet e BE-së, njëri prej këtyre vendeve në gjysmën e dytë të këtij viti do ta marr vendimin për njohje.
Duke komentuar zhvillimet e fundit në politikën e jashtme, Hoxhaj ka thënë se Kosova tashmë ka aplikuar në disa organizata ndërkombëtare, dhe emrat e tyre do të bëhen së shpejti, por pasi të përfundojnë të gjitha procedurat.
Arsyeja pse Ministria vepron kësisoj në politikën e jashtme është për shkak të kundër fushatës që mund ta ndërmerr Serbia dhe gjithçka organizohet në mënyrë sa më konfidenciale.
Shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj ka folur edhe për raportet e shtetit me fetë.
Ai ka thënë se Kosova me gjithë sfidat e pas pavarësisë ka arritur të ruaj dhe forcoj karakterin sekular të shoqërisë dhe se është shtet laik.
Duke folur në emisionin Debat të RTK-së, Hoxhaj ka thënë se me qindra vite shoqëria ka qenë tolerante dhe kjo është një vlerë që e ruan edhe sot dhe kombi çdo herë është vendosur mbi fenë.
Duke iu përgjigjur zhvillimeve të fundit, Hoxhaj ka thënë se tashmë çështja e themelimit të gjykatës speciale është drejt formësimit dhe këtë javë Kuvendi i Kosovës do të duhej të votonte. E ka quajtur sfidë të vështirë në një plan afatshkurtër, por jo edhe planin afatgjatë.
“Në planin afatshkurtër do të ketë ndikim në imazhin e Kosovës por në aspektin afatgjatë jo. Vetëm ta marrim shembullin kur është publikuar raporti i Dick Martyt në vitin 2010 ku është thënë se nuk do të ketë njohje, por Kosova është njohur nga 31 shtete që nga ajo kohë. Apo do të bllokohet anëtarësimi në organizata, e në fakt Kosova është anëtarësuar në EBRD. Ngjashëm do të ndodh edhe me gjykatën në planin afatgjatë ku Kosova do të dal më e forcuar”, ka thënë Hoxhaj

Filed Under: Rajon Tagged With: Enver Hoxhaj, këtë vit?, Kosoven, Kush do të jetë vendi i BE-së që do të njohë

KOMUNITETI SHQIPTAR NE PROVINCEN E ALBERTES I SHKRUAN MINISTRIT TE JASHTEM TE KOSOVES

April 1, 2014 by dgreca

Shenimi shoqerues: Po ju shkruaj ne emen te komunitetit shqiptar ne Edmonton, Provinca e Albertes, ne Kanada, per te kerkuar mirekuptimin dhe perkrahjen tuaj ne botimin e nje shkrese qe ne emer te komunitetit tone, Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Edmonton, ia kemi dergu dje Ministrit Enver Hoxhaj, si dhe nje kopje Kryeministrit Hashim Thaqi, permes fax-it ne zyret e tyre. Bashke me kete email, e keni kopjen e shkreses origjinale si dhe teksin e saj ne Word. Shkresa ka te bej me kerkesen dhe perkrahjen tone qe si komunitet e kemi per Prof. Faton Bislimi dhe caktimin e tij si perfaqesues i Kosoves ne Kanada. Edhe nihere, shpresojme shume ne mirekputimin tuaj dhe ju falemnderojme perzemersisht ne emer te qindra bashkatedhetareve ketu ne Edmonton dhe ne gjithe Kanaden.

Shume ju faleminderit.

Dr. Abedin Halilaj

Kryetar / President

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze ne Edmonton  

Albanian-Canadian Society of Edmonton 

(780) 782-1577

EdmontonAlbanians@gmail.com

LETRA/

PER:           z. Enver Hoxhaj

Minister i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Prishtinë

CC:             z. Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës, Prishtinë

NGA:                   Dr. Abedin Halilaj, Kryetar, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Edmonton, Alberta

RE:             Përzgjedhja e Ambasadorit të Kosovës në Otavë, Kanada

Datë:           31 Mars 2014.
I nderuar z. Ministër:

Në emër të komunitetit shqiptar, respektivisht, qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Kanada, ne si përfaqësues të tyre, së pari ju shprehim respektin dhe përgëzimin tone për rolin Tuaj në udhëheqjen e suksesshme të MPJ-së si dhe veçanërisht për vendimin Tuaj të fundit për të hapur Ambasadën e Kosovës edhe në Kanada.

Kanadaja ka qenë dhe mbetet vend mik i Kosovës. Për ne, mbetet atdheu i dytë. Prandaj, ne e mirëpresim dhe e përkrahim fuqishëm vendimin Tuaj për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Otavë sepse për ne do të ofronte pranë shtetin tonë amë, gjerësa për Kosovën do të ofronte shumë më afër Kanadanë nga e cila shteti ynë mund të përfitojë shumë në të gjitha sferat.

Duke patur parasysh rendësinë e Kanadasë dhe marrëdhënieve të saj me Kosovën, si dhe duke patur parasysh edhe interesat e komunitetit tone në Kanada, ne besojmë se në vendin e përfaqësuesit diplomatik të Republikës së Kosovës në Otavë (qoftë si Ambasador apo si i Ngarkuar me Punë, fillimisht) do të duhej të jetë një njeri i përkushtuar, i përgatitur, dhe i njohur me institucionet dhe punën e tyre në Kanada.

Në këtë kontekst, ne besojmë fuqishëm që z. Faton Bislimi është zgjedhja më ideale për këtë pozitë, sepse ai ka përgatitjen e duhur akademike dhe profesionale, ka njohuritë për punën dhe sistemin e institucioneve qeverisëse Kanadeze, si dhe përkushtimin e parezervë për t’i shërbyer vendit por edhe komunitetit tone këtu.

Si bashkatdhetar yni, z. Bislimi dallohet për të arriturat e tij dhe punën e tij të vlerësuar jo vetëm nga komuniteti ynë por edhe nga shteti Kanadez. Z. Bislimi tani është doktorant dhe studijues në marrëdhënie ndërkombëtare në një nga universitetet më të mira të Kanadasë, University of Alberta, dhe paraprakisht ka qenë ligjërues universiteti në dy universitete kanadeze në Halifax. Profesori Bislimi, siç edhe mund ta dini, njihet në botën shqiptare për punën e tij më shumë se dhjetëvjeçare tani edhe me lobin shqitparo-amerikan në SHBA dhe afërsinë e tij me shumë personalitete të politikës Amerikane e Kanadeze. Profesori Bislimi deri më tani, qoftë edhe joformalisht, ka shërbyer si një ‘ambasador’ yni i mirëfilltë, dhe ka realizuar, ndër të tjera, edhe disa projekte bashkëpunimi në fushën akademike në mes universiteteve në Kanada dhe studentëve në Kosovë.

Ne besojmë fuqishëm se misioni Juaj për diplomaci efektive të Kosovës përputhet me propozimin dhe përkrahjen tonë të parezervë për z. Faton Bislimi. Ne besojmë se vendimi Juaj në favor të së mirës së përgjithëshme të vendit tonë, si dhe në përgjigje të kërkesës dhe përkrahjes sonë në këtë rast, do të jetë i shpejtë.  Ju e dini rolin që diaspora jonë ka luajtur dhe vazhdon të luajë për të mirën e Kosovës, andaj, ne presim që në përcaktimin Tuaj për pozitën e përfaqësuesit të Kosovës në Otavë do të zë vend meritor edhe kjo shkresë e jona.

Në fund, Ju urojmë suksese të vazhdueshme në çuarjen përpara të njohjes ndërkombëtare të Kosovës dhe urojmë që do të keni rastin të na vizitoni edhe neve në këto vise të largëta të Kanadasë.

Sinqerisht,

Dr. Abedin Halilaj

Kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze
Edmonton, Alberta
Tel: +1-780-782-1577   Fax: +1-780-800-5756

Filed Under: Featured Tagged With: Dr. Abedin Halilaj, Enver Hoxhaj, komuniteti shqiptar, Leter Minsitrit, provinca e Albertes

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT