• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ATJE KU SHTRESAT NË NEVOJË GJEJNË NDIHMË DHE SHPRESË

July 16, 2016 by dgreca

Në Qendrën Sociale Multidisiplinare të Bashkisë Tiranë/

Nga Enver Memishaj/*

Kur trokita tek dera e drejtoreshës së Qendrës Sociale Multidisiplinare, të Bashkisë Tiranë, prisja të më dilte përpara ndonjë fytyrë e vrejtur, që të më shikonte me përçmim, sikur kishte në dore jetën time. Por nuk ndodhi kështu. Një zë i bukur femre më ftoi të hyja brenda. Para meje qëndronte një vajzë e re me një buzëqeshje që të mbushte plot optimizëm.

  • Haj, hajde, më tha ajo. Urdhëroni uluni.

S’kish si ndodhte ndryshe, punës i ishte gjetur njeriu i përshtashëm. Alma Tandili, drejtoresha e kësaj Qëndre ishte, diplomuar në vitin 2004, për punë sociale, master në komunikim dhe në vitin 2008 kishte fituar doktoraturën, për punë sociale..

Kishte filluar punë në këtë Qendër, në janar të këtij viti dhe siç morëm vesh i kishte ndryshuar fytyrën për mirë kësaj Qendre të shtresave në nevojë. Kishte arritur rezultate të lavdërueshme. Me ardhjen e sajë në krye të kësaj Qëndre stafi drejtues i kishte kthyer sytë nga njerëzit, nga ata njerëz që kanë nevojë, pasi janë braktisur nga fati, apo rrethana të ndryshme jetësore, e shoqërore.

Në këtë Qendër tashmë shtresat në nevojë gjejnë ndihmë, shpresa e optimizëm për të ardhmen.

 

Cili është qëllimi i krijimit të Qëndrës Sociale Multidisiplinare?

Sot, një nga plagët e shoqërisë sonë është thellimi i hendekut ndërmjet shtresës së pasur dhe të varfërve, këtë fakt e theksoi në një dalje publike edhe z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Data 23 shkurt është vendosur si Dita Botërore e Drejtësisë Sociale. Qendra Sociale përkrah kauzën sociale për solidarizim dhe barazi. Të gjithë së bashku mund të hedhim një hap drejt humanizmit dhe ndërgjegjësimit ndaj padrejtësive. Qëllimi kryesor i kësaj dite është garantimi i lirive dhe të  drejtave themelore të njeriut në mënyrë të barabartë për të gjitha grupimet sociale pa dallim gjinie, moshe, race, etnije, feje, kulture apo paftesie njerezore.

Kështu Qendra Sociale Multidisiplinare, shkurt  QSM, ka për mision përmirësimin e cilësisë së jetës të kategorive në nevojë, duke ndërtuar një sistem shërbimesh sociale me bazë komunitare gjithë përfshirës me një shtrirje sa më të gjërë territoriale, të gjitha falas.

Pra siç shihet QSM është fytyra e vërtetë e një shteti human dhe demokratik. Pa këtë shërbim nuk mund të flasim për shoqëri humane dhe demokratike.

Rezultatet e shërbimeve gjatë 6 mujorit të parë 2016, nën drejtimin e Alma Tandilit.

Drejtoresha e re, nuk gjeti kushte të përshtatshme për kryerjen e detyrave funksionale për të cilat ishte krijuar kjo Qendër, prandaj së pari ajo u interesua, mori masa dhe arriti të përmirësojë kushtet e punës.

Kështu u përmirësuan kushtet për të zhvilluar terapi me fëmijët, duke siguruar edhe mjetet e punës për këtë qëllim, të moshuarve iu sigurua shërbimi kafesë, u zgjidh problemi për furnizimin me energji elektrike, me ujë etj., plotësoi  dosjet dhe evidencat e frekuentsve të cilat i gjeti me mangësi, siguroi kontakte me 11 partner dhe bëri vlerësimin e punës për nëpunësit e Qendrës.

Pasi zgjidhi këto probleme drejtoresha i ktheu sytë dhe i mbajti gjithmonë nga njerëzit e varfër nga ata që luten dhe i mbajnë sytë nga shteti dhe që tek Alma Tandili gjejnë buzëqeshjen, fjalën e ngrohtë, përkrahjen, ndihmën dhe shpresën për të ardhmen.

Gjatë 6 mujorit, nën drejtimin e Alma Tandilit, Qendra si asnjëherë më parë, ka kryer, në ndihmë të shtresës në nevojë 30 aktivitete, ose për çdo muaj 5 aktivitete, çka flet për aftësinë e konpetencën profesionale të drejtoreshës, por edhe vlerësimin dhe ndjenjat njerzore që atë e udhëheqin në punën e përditshme.

Më 11 shkurt  u bë trajnim dhe informim mbi mundësinë e perfitimit të granteve në fillimin e një biznesi social. Fituesit e granteve, 35 të rinj nga kurset profesionale, do te mbeshteten dhe monitorihen nga ekspert të kontratuar nga Bashkia e Tiranes.

Më 22 shkurt të moshuarit kaluan një ditë argëtuese në ambjentet e komplepsit FAFA në Durrës së bashku me fëmijët me problem të shëndetit mendor të cilët marrin terapi pranë Qendrës. Ata luajtën anës detit, ngjyrosën, shkruajtën emrat me plastelin, kërcyen dhe shijuan drekën e sponsorizuar nga z. Fatos Cerenishti.

Me datën 1 mars, 30 gra, festuan bashkarisht ditelindjen e një frekuentueses së Qendrës, festimi ditëlindjeve të të moshuarve ka vazhduar gjatë gjith 6 mujorit.

Në festat e 7-8 marsit, u bë një urim i veçantë për frekuentuesit e Qendrës, urime që sollën atmosfere dhe gjalleri të 65 grave pjesmarrëse. Sa më shumë dashuri dhe respekt për  këtë  moshë.

Më datën 1 prill  në prani të mbi 120 frekuentuesve, u zhvillua  aktivitet në kuadër të Dites Ndërkombëtare të Autizmit. Njëmbëdhjetë ditë më vonë në prani të 20 fëmijëve dhe prindërve u zhvillua aktiviteti tjetër nga Lions Club Tirana  “Autizmi flet, ndriço blu”, me pjesmarrjen e Logopedistes Kleona Caushi. Shoqëria artistike “Buzëqeshja” dha shfaqen teatrale për fëmijët e Qendrës “Masha dhe Ariu”

Në ditën ndërkombëtare për Fëmijët në  Situatë Rruge,  u zhvillua aktiviteti “Unë mbroj fëmijët”.

Kështu kanë vazhduar aktivitetet njera pas tjetrës:

Takim me 15 prindërit e fëmijëve që marrin terapi. Diskutime rreth problematikave që ata kanë.

Me 130 pjesmarrës është zhvilluar aktivitet me rastin e festës së Pashkëve.  Më 19 maj është shtruar drekë bamirësie nga Baba Mondi.

Më  9 qershor u bë aktivitet për fëmijët e Qendrës. Hapja e sallave të terapive me mjetet e reja si dhe u shtrua një kokteil për të pranishmit.

Fëmijëve me nevoja të veçanta u janë shpërndarë 20 pako, dhurata nga Big Market, po kështu u shpërndanë pako për 70  familje  në nevojë dhuratë nga ALSAR dhe është bërë vleresim socio-ekonomik i familjeve që banojnë tek Bregu i Lumit.

Më datën 15 qeshor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Abuzimit me të Moshuarit, në prani të 110 frekuentuesve u zhvillua  aktivitet në ndihmë të kësaj shtrese.

Po kështu gjatë këtij 6 mujori janë bërë një sër trainimesh nga Arsis për “Vlerësimi i qendrave sociale multidisiplinare në varësi të bashkisë”, nga shoqata “Ndihmë per fëmijët”, trajnohet ekipi i terrenit, nga Adriatic IPA”Monitorimi dhe Vleresimi”.

Trajnimet kanë vazhduar me: “Menaxhim rasti”, ”Puna me Fëmijët në Situatë Rruge”, “Drejtimi dhe Menaxhimi”, “Vlerësim Rasti”, “Etika ne Punë” etj.

*     *    *                                                                                                                                                Drejtoreshës i kërkuam të na tregonte se cili nga nëpunëst ishte dalluar gjat 6 muajve që ajo drejtonte këtë Qendër. Por, Dajana Hoxha, terapistja e Qendrës, diplomuar në Gjermani dhe që i jep shkëlqim kësaj Qëndre me qytetarinë, inteligjencën dhe aftësitë profesionale, nuk e la në baltë drejtoreshën:

– Gjatë ushtrimit të detyrave tona primare është barazia, na tha ajo, ne trajtojmë shtresën në nevoj pa asnjë dallim, pra edhe stafi është i barabartë dhe nuk mund të bëjmë dallim.

U largova nga ajo qendër duke menduar se sa të drejtë kishte pasur Gato Kukeli, ajo që më nxiti të shkruaj për këtë Qendër, kur më tha:

-Nënë Tereza nuk ka lindur nga hiçi, ky truall ka pasardhëset e sajë të denja e një prej atyre është edhe Alma Tandili…

Faleminderit dhe nderime z. Alma në emër të gjith atyre njerëzve që i ndihmon dhe u jep shpresë për të ardhmen.* Foto-Dielli arkiv

 

 

 

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Enver Memishaj, Qendrën Sociale Multidisiplinare, të Bashkisë Tiranë

LOTË QË NUK SHTEREN

December 7, 2015 by dgreca

NUK DONIM TË PUNONIM SI SKLLEVËR PËR INTERESA TË QEVERISË KOMUNISTE/

Rreth librit të Bedri Çokut “Arrestova” shokun tim…”, Tiranë 2015/

Nga Enver Memishaj/

“Për të ngritur flamurin pa yllin komunist unë shpreha mendimin se në pamundësi për të gjetuer një çarçaf të kuqtë të çanim duart dhe me gjakun tonë të lyenim copën e bardhë. I pari që çau dorën me thikë ishte vëllai im Zausi, i dyti Gëzim Medolli, Bedri Çoku, Gj. Kadeli Ulsi Pashollari e të tjerë…”- Bedri Çoku/

  1. Një ngjarje e jashtzakonëshme.

Dy janë revoltat tronditëse me karakter thellësisht antikomunist, që  janë rregjistruar në historikun e burgjeve politike. E para, ajo e  kampit të Spaçit, në vitin 1973, dhe tjetra e Qafës së Barit në maj të vitit 1984. Përtej mobilizimit maksimal për t’i shtypur me dhunë e hekur, shteti ka bërë çështë e mundur për t’ia fshehur opinionit të vërtetën e tyre. Të vlerësuara si ngjarje të jashtëzakonshme, me to është operuar fund e krye me procedura sekrete.

Revolta nisi më 21 maj 1973 për kundërshtim të thellë e kuptimplotë të regjimit nga kundërshtarët e regjimit me parrullat “Ja vdekje ja liri!”, “Rroftë Shqipëria e lirë!”, “Ju jeni katila!”, “Populli është me ne!”, “Rroftë Europa e lirë!”, që vazhduan për mbi 3 ditë në taracën e burgut nga 100 të burgosur, që u rrethuan me shpejtësi nga mbi 4500 trupa ushtarake nga Shkodra e Tirana, të cilët hapnin zjarr nga të gjitha anët.
Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës se rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, megjithë dhunën dhe presionin e diktaturës.
Revolta e Spaçit zgjati 3 ditë; të burgosurit valvitën në tarracën e burgut famëkeq një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist përsipër, duke kënduar dhe hedhur parrulla kundër diktaturës, derisa u shtyp me gjak; 4 nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, mbështetur në fonogramin e Enver Hoxhës drejtuar Feçor Shehut: “Të pushkatohen jo më pak se tre dhe jo më shumë se katër vetë. Gjendjen ta mbani nën kontroll të rreptë ushtarak.Tiranë, më 2.5.1973 – Enver Hoxha”

Tetë të tjerë u ridënuan me 25 vjet burg 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan.Përmendim me nderim emrat e djemve të rinj që u pushkatuan:
1. Hajri Pashaj, babai pushkatuar nga Feçor Shehu.

Dervish Bejko , babai tij Enver Bejko vdiq në burgun e Burrelit.

Skënder Daja, babai tij pushkatuar gjoja për hedhjen e bombës në Ambasadën Ruse.

Pal Zefi, vëllai e tij Nikoll Zefi të dënuar me 25 vjet për tentativë arratisje.

  1. Ç`farë solli revolta e Spaçit?

Pa hyrë në analiza të hollësishme në radhë të parë dhe mbi të gjitha Revolta e Spaçit, ishte shkëndija e parë që erdhi e ndezur deri në dhjetorin e vitit 1990. Ajo rovoltë shprehu urrejtjen nda tiranisë komuniste dhe verau frikën. Ajo revoltë frymëzoi edhe të burgpsurit e Qaf Barit. Dy të pushkatuar, dhjetë të ridënuar me nga 10-25 vjet dhe shumë të plagosur e të lënduar. Ky ishte bilanci i shtypjes së revoltës së Qafë-Barit të 22 majit 1984. Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u dënuan me pushkatim si organizatorë. Ndofta është kuptim plotë fakti që të dyja ato ngjarje ka ndodhur në fillim të pranverës, në muajin maj, athere kur natyra gjallëron e lulja çel…

  1. Ata ishin të burgosur të zakonshëm, por që kuptuan të bënin të jashzakonshmen.

Dyzet e dy vjet më parë të burgosurit politik të kampit famëkeq të Spaçit, ngritën krye, me thonj e duar por me zemër luani dëbuan nga kampi policët dhe ngritën flamurin kombëtar pa yll.

Bedri Çoku ishte njeri nga herojtë e asaj revolte heroike, ishte pikërisht ai që ngriti flamurin kombëtar siç na e kishin lënë të parët tanë pa yllin komunist.

Dhe Bedriu kthehet pas 42 vjetëve tek ajo ngjarje tashmë për ta evidentuar dhe për të lënë një dokument të historinë e asaj peiudhe gjakatare me librin ‘Arrestova”, shokun tim…”

Bedri Çoku ishte një meteor që ndriti në errësirën e kampit të Spaçit, por me gjashtë veprat e botuara prej tij po ndrin edhe sot në liri.

Drita që vjen prej tij nuk u zhduk në errësirën e Spaçit dhe ndriçon më shumë sot me veprën e tij.

Edhe kur të largohet nga kjo botë ai do të na lërë pas veprën e tij, pra ai mbetet një meteor që lëshon dritë të përjetshme.

Bedriu vazhdon të shkruaj e botojë me bindje se po i jep shoqërisë sonë një vepër të vlefshme që do t`i rezistojë kohës sepse është nxjerrë nga rënkimet e një populli të shtypur për afro 50 vjet, me shpresë se ai po e bën detyrën e tij, duke realizuar një ëndërr të vjetër.

Por ne të tjerët a e bëjmë detyrën tonë?

Ç`qëndrim mbajmë kur marrim në dorë veprat e tij? Përse heshtim? Përse gazetat dhe televizionet nuk propogandojnë veprën e tij kur janë të mbushura me letësinë rozë?

I ndarë nga jetë që në moshën 20 vjeçarë i mbyllur në birucat e zeza të komunistëve, kishte mbajtur të mbyllur edhe veprën e tij që të shpërthente në dhjetorin e vitit 1990.

Ai po na lë veprën e tij që ata që vijnë pas nesh të kuvëndojnë me të…

Duke lexuar novelën e Bardi Çokut “Arrestova shokun tim”, më vjen ndërmend thënia e Indro Montanelit se “Historianët, por nuk dinë ta tregojnë historinë”. Berdi Çoku ka marrë përsipër pikërisht këtë të na tregojë historinë e Revoltës së të dënuarve politik të Spaçit të vitit 1973, me gjuhë të bukur artistike por me emra të vërtetë.

Autori do tu tregoi shqiptarëve diçka më tepër për atë përpjekje të të dënuarve të kampit të Spaçit të kthyer në skllevër të galerive të nëntokës sidomos për tragjedinë e atyre që u shkuan në plumb vetëm për një grevë dhe për ngritjen e flamurit pa yll.

Autori me këtë libër nuk ka shkruar histori, ndonse aty ka jo pak histori, por me talentin e tij ai shtjellon atë histori të dhimbshme.

Ende historianët nuk janë marrë me atë ngjarje e kjo e ka nxituar apo nuk e ka penguar Bedri Çokun që nëpërmjet artit të tij të na tregojë historinë e majit të vitit 1973.

Në këtë libër Bedri Çoku me talentin që e karaktezon tregon se si u përgatit dhe se si shpërtheu ajo revoltë heroike, me emrat e vërtetë e atyre që dolën në krye dhe u bënë flamur frymëzimi për shokët e tyre.

Në atë betejë, thotë autori, sejcili vullnetarisht merrte përsipër detyra të vështira …

Autori përmend me respekt e përunjësi emrat e atyre herojve që s`pyetën për vdekjen, që nuk e njihnin frikën, atyre që dolën në krye dhe në udhëheqie dhe që u bënë flamur i lirisë në ato vend ku humbiste shpresa.

Lukja është përfaqësuesi tipik i vuajtjeve dhe tmerreve që hoqën ata që patën fatin e zi të burgoseshin dhe internoheshin në kohën e komunizmit.

Skënder Daja, të cilin shokët e tyre e mbajtën mbi supe kur ai u bëri thirrje ushtarëve “për të mos zbatuar urdhërat e komandantëve, nderi juaj është të bashkoheni me ne, mos harroni se kur të liroheni ju prêt vafëria dhe skllavëria në kooperativë…”

Nga çasti në çast ky djalë trim mund të vritej, por ai s`pyeti për jetën, zëri tij oshtite mes maleve dhe e detyroi komandën e burgut ti zëvëndosnte ushtarët me polic…

Ulsi Pashollari me të cilin u bashkua Dashnor Kazazi të cilët nëpërmes krismave të mitrolozit dhe fishkëllimës së plumbave shqyen dyert e birucave dhe liruan shokët e tyre.

Mersin Vlashi nga Burreli që pikturoi shkabën e flamurit pas refuzimit që kishte bërë një piktor i burgosur.

Flamuri u valvit dy ditë e dy net dhe për ta ruajtur flamurin dolën vullnetarë Shuapir Ibrahimi, Ndrec Çoku, Jonus Norja

Po kështu përmendet Hodo Sokoli, Sami dangëllia, Luan Koka, Syrja lame, Jorgo Papa, Dashnon Kazazi etj

Autori rreshton emrat e atyre atdhetarëve të burgosur që menduan dhe ngritën flamurin pa yllin komunist: Berdi Çoku, Lukja, Gëzim Medolli, Dervish Bejko, Kostandin Papa. Naim Pashaj, Ulsi Pashollari, Murat Marta. Gëzim Çela, Demir Pojani, Feti Kumanaku, Elez Hoxha, që u frymëzuan për ngritjene e flamurit të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit.

Duhet të përulemi me ndërin përpara këtyre burrave trima që mund të mos dinin shumë gjëra sepse regjimi i kishte lënë në errësisë, por ata dinin atë që është më e rëndësishme për nje atdhetar ata njihnin flamurin e kombit të tyre dhe për të ishin gati të bëheshin fli.

Me ata të burgosur që në atë revoltë heroike iu bashkuan Komandës së burgut, apo më mirë Sigurimit të Shtetit, Bedri Çoku falë shpirtit tij fisnik tregohet shumë i kursyer, mezi përmend piktorin, pa ja shqiptuar emrin, Mehdi Nokun dhe më pas dëshmitarët e gjyqit: Agostin peçi, Muhamed Kosovrasti, Thanas Theodhoraqi, Ilia Dhima, Zenel Balliu, Pandeli Pjetri, Miltiadh Papa, Hilmi Freskina. Këtë mungesë autori e ka “plotësuar” me emrat e kryekriminelëve të gjyktaës: Ilmi Telegrafi, Ymer Aliko, Mit`hat Goskova, Ylli Mahmutaj dhe prokuroti Zaim Myftari

“E ngritëm flamurin kombëtar të skuqur me gjakun tonë mbi taracën e pallatit tre katësh, dhe, për kënaqësinë tonë Ai, magjishëm, filloi të valvitej sikur shqiponja e pikturuar në të ishte vetë flladi I shpirtrave tanë”, dhe u betuan: Vdekjen po, flamurin JO!

“Në këto çaste të pa përsëritshme, shkruan autori, me siguri dora shpëtimtare e Perëndisë ka qënë ajo që shmangu plumbat e mitrolozëve dhe automatikëve të karakollëve pa lënduar asnjë të burgosur”.

Për turpin e tyre komunistët përsëritën veprimin mbi 600 vjetëve më parë kur turqit u prenë ujin shqiptarëve të rrethuar. Ashtu si në vitin 1400 edhe komunistët u prenë ujin, bukën dhe çdo furnizim tjetër të burgosurve, duke treguar kështu fytyrqn çnjerzore, mesjetare.

Ylber Merdani zgjidhi problemin e ujit të pishëm për të burgosurit, duke i furnizuar shokët e tij me ujin e rezervuarve të dusheve, paçka se ujë nuk pihej, por ishte lufta për ekzistencë…

Të burgosurit të vendosur për idealet e tyre për liri nuk pranuan që dyqani ushqimor i shtetit me gjith se të uritur nuk duhej të grabitje dhe për këtë u vunë dy roje M. Marta dhe D. Bejko.

Pas këtyre veprimeve të burgosurit kalun në fazën e riorganizimit të revoltës krijimi i Këshillit Korahinor, i cili tashmë merrte vendimet për vazhdimin e revoltës në kushte të tjera.

Me talent dhe me penën e tij të magjishme Bedri Çoku ka sjellë një paralelizëm ndërmjet egërsisë së policve komunist dhe Tartit, një qen që jetonte brenda kampit. Ky qen ndryshe nga policët, njeri “Kacafytej me policët sa herë kërkonin ta largonin nga i burgosuri që vuante, po Tarti u turrej për t`i kafshuar dhe ata tërhiqeshin”. Autori na lë të besojmë se polici komunist ishte më çnjerzor se një qen.

Për këto arsye Tarti ishte bërë i dashur për të gjith të burgosurit, aq sa kur u shtyp me dhunë revolta edhe Tartin e helmuan dhe pastaj e varën. Të burgosurit e qanë me lot hidhërimi Tartin e dashur…

Pjesëa e dytë e librit “Pse e “arrestova”, shokun tim të kryengritjes?”, lexohet me lot në sy, falë ngjarjes që tregohet dhe krtheve që autori i bën lexuesit, të tregura me talent dhe me një gjuhë të bukur artistike.

*     *     *

Rëndësia e librit të Bedri Çokut qëndron në faktin se ndërsa për revolëtn e Spaçit të vitit 1973, janë botur shumë shkrime, Bedri Çokut është ndryshe nga të tjerët e tregon atë ngjarje te përgatitur, me ndërgjegje dhe me qëllime të qarta dhe që pritej vetëm shkaku për të shpërthyer, pra ndryshe nga të tjerët që e kanë treguar si revoltë spontarne.Njohim pak vepra letërsi historike, ndërsa për ngjarjet e ditëve tona me sa di unë nuk ka. Vepra e Bedri Çokut është një shembull jo vetëm për temën që trajton, por edhe mënyrën se si e trajton, me gjuhën e bukur artistike, me emra konkret, dhe me ngjarje që nuk dalin nga kuadri historik.Libri është shërben edhe si një dokument i vërtetë, për sot dhe me shumë nesër, ku studjuesi apo lexuesi i thjeshtë nuk ka nevojë të gjyrmojë dokumenta të kohës kur këtë ngjarje e gjen në një libër të vetëm.Libri lexohet paraqet interes dhe lexohet me kënaqësi dhe emocione të forta, pasi zbulon galeritë e thella të krimeve komuniste, për njerës të kthyer në skllevër, për të vetmin faj se ishin adhurues të fjalës së lirë.

Gjuha e thjeshtë plote kolorit e tërheq lexuesin dhe librin nuk mund ta heqësh nga dora po fillove ta lexosh.

 

 

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Arrestova” shokun tim…”, Bedri Çokut, Enver Memishaj

ASNJË POEZI NUK MUND TË KONSIDEROHET ABSOLUTE PËR TË GJITHË

September 15, 2015 by dgreca

Rreth librit “I flet zemra zemrës”, me parathënie te ish deputetit dhe shkrimtarit IbrahimVasiari./

Nga Enver Memishaj/

Sapo ka dalë në qarkullim libri me poezi i poetit tashmë të njohur Petrit Derraj. Mësuesi dhe aktivisti shoqëror Petrit Derraj, i njohur edhe si Petrit Smokthina, është diplomuar në vitin 1968 mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Që nga ai vit ka ushtruar detyrën fisnike të mësuesit dhe drejtuesit të shkollës së vendlindjes, Bashaj.

Por ai bëri emër edhe si poet, publicist dhe aktivist shoqëror. Si njeri me ndjenja të holla dhe shpirt poetik, ai doli në vijën e parë të luftës dhe propogandës për përmbysjen e diktaturës komuniste. Në krye dhe në udhëheqie të lëvizjes demokratike, ai nuk u lodh asnjëherë, duke u bërë shembulli i demokratit popullor të Smokthinës krahinës së tij dhe më gjerë.

Në librin e tij të parë me poezi të zgjedhura ai ka përmbledhur 58 poezi me tema të ndryshme pateriotike, lirike, fabula, etj.

Poezia patriotike shquan nga forca artistike dhe historike që e bën lexuesin ta jetojë ngjarjen dhe e vë atë në mendime. Poeti nuk mund të rrinte pa skalitur në vargje krenarinë e vendlindjes së tij, në poezinë “Kur u vra Cane Myftari”. Me një forcë të madhe artistike dhe emocione ai tregon se gjithësia ra në heshtje dhe përulet në çastin kur u vra patrioti i shquar Cane Myftari:

Gjithandej u hap një gjëmë,

Dhe zia mbuloi vendë.

Kur u vra Cane Myftari,

Humbi jeshillëkun bari…

Dafina degët i vari,

Për t`iu bërë kurorë varri.

Po me këtë forcë poeti përshkruan e ngre lart patriotin Tafil Buzi. Me ndjenjë të veçantë dashurie ai përshkruan edhe xhaxheshën e tij, Qeriba Derraj, që kur ra dëshmore e atdheut:

Labet vunë perçet e zisë,

Qielli sikur u gremis.

Nuk mund të rrinte poeti pa i kënduar edhe vendlindjes dhe krahinës së tij Smokthinës, me një dashuri të pa kufishme që vihet re në çdo varg e në çdo strofë, për të parët e tij që:

Të shquar për trimëri,

Shumë burra smokthinjotë,

Qysh herët në lashtësi,

Për liri janë bërë copë.

Poeti krenohet edhe për origjinën e tij, fisin Derraj, si fis i dëgjuar, për zakone të mira, për besë dhe për atdhetari:

Derrajt, një fis i dëgjuar,

Për besë e zakone shquar,

Për liri, nder e sinuar.

Të kësaj natyre janë edhe poezitë “Kullë e gjyshërve të mi”, “Vatrat s`u braktisën”, “Ura”, etj.

Poeti u këndon e ngre lart edhe vlerat e disa artistëve të ditëve tona duke shfaqur kështu ndjenjat e tij të holla, qytetarinë dhe vlerat intelektuale. Me vlerësim, dashuri e respekt ai i ka kushtuar poezi këngëtartit zëbilbil Hysen Rukës, poetit popullor të krahinës së tij Perlat Hasanit, ndërsa për këngëtaren famëmadhe Maja ai shkruan:

Maja me shikim të gjallë,

Sytë kush t`i bë të shkruar,

Apo mos deti me valë,

Bukur t`i ka pikturuar.

Në poezinë lirike poeti këndon me talent, me ndjenja të holla njerëzore, me passion dhe me ide e kuptim që lexuesi jo vetëm e ndien, por edhe mëson prej lësaj poezie:

Balli yt si hënë e plotë,

Unë për ty s`duroj dot.

Faqe të kuqe si shegë,

Mos më hidh degë më degë.

Ose në një poezi tjetër autori e krahason bukurinë e vajzës me diellin e cila i drejtohet diellit:

Kur ecje, lëshoje dritë,

Kush të pa e s`u mahnit.

Pyesje diellin dritëshumë

-O dil ti, o të dal unë?

Shkurt kjo është poezia e Petrit Derraj, poezi e idesë, e ndjenjave të holla, poezi që prek zemrën dhe mëndjen e lexuesit, poezi që është vazhdim i traditës së Smokthinës, krahinës së tij të njohur.

Poeti duke qënë shumë kërkues ndaj vetes dhe duke qënë i bindur ndaj vlerës së poezisë ka lënë jasht këtij libri shumë poezi të tjera dhe rapsodi disa prej tyre të botuara në shtypin e përditshëm, shkruar nën frymën dhe traditën e Labërisë. Unë jam kundër këtij gjykimi të rreptë, pasi edhe pse ato vjersha të lëna jasht librit nuk u përmbahen rregullave dhe teknikave të artit poetik, por në to mbizotron ndjenja e shpirtit e shprehur në vargje.

Për të mbrojtur këtë ide po u drejtohem kritikëve dhe dijetarëve që janë munduar të japin përkufizimin e poezisë. Ata kanë qënë shumë si Volteri që thosh: “Poezia është muzika e shpirtit”, por ka shumë të tjerë që japin përkufizime të ndryshme si Samuel Johanson, Sheglli, Eliot, Ajshtajni etj.

Nëpërgjithësi kritikët e shumtë arrijnë në përfundim se poezia është muzika e shpirtit dhe se asnjë poezi nuk mund të konsiderohet absolute për të gjithë, prandaj presim librin e dytë të autorit ku të ketë përmbledhur të gjithë poezitë e tij të lëna jasht këtij libri.

Shkrimtari Ibrahim Vasiari që ka bërë parathënien e librit arrin në përfundimin se në poezinë e Petrit Derraj “ndiejmë ëmbëlsinë e vargut dhe sinqeritetin e fjalës, na jepet rasti të njihemi me një këngëtar të “formatit” tipik lab, i cili hyn në skenën letrare me hap të padrojë… por që shpejt arrin të na bëjë për vete me thjeshtësinë dhe bukurinë e një shpirti të pastër poetik, një zemër e pastër njerëzore…”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: Enver Memishaj, I flet zemra zemres, Ilirian Vasiari, Petrit Derraj

IDAJET JAHAJ ZBULON PRIJËSIT E LUMIT TË VLORËS

July 13, 2015 by dgreca

Nga Enver Lepenica*/
Zhvillimeve kulturore në Vlorë i kanë dhënë një hov shoqatat atdhetare e kulturore, ndër to dallohen shoqata “Labëria” dhe “Ismail Qemali” Në këto zhvillime duhen veçuar botimet në fushën e historisë, studime, letërsia historike, historia sipas tregimeve popullore etj., botime që hedhin dritë mbi historinë heroike të Vlorës.
Idajet Jahaj i shtyrë nga ndjenjat atdhetare, nga shpirti krijues dhe vullneti, është bërë sot shembulli i një studjuesi serioz, me botime të shumta me interes kulturor dhe veçanërisht historik.
Këtë vit ai doli para lexuesve me veprën e tij “Flakadanë të historisë, prijësa të Lumit të Vlorës 1847, 1920…”, vepër për të cilën e kemi të vështirë të flasim pas vlerësimeve të dy autoriteteve të kulturës shqiptare: Prof. Dr. Bardhosh Gaçes, Mjeshtër i Madh, i cili krahas kontributit madhor në fushën e kulturës shqiptare është bërë sot frymëzuesi, nxitësi dhe mësuesi i pa lodhur i më të rinjëve dhe Prof. Dr. Eshref Ymeri, shkencëtari i gjuhësisë sonë, përkthyesi dhe publicisti i pa lodhur.
* * *
“Prijësa të Lumit të Vlorës…”, analizon dhe portretizon atdhetarë dhe luftëtarë të kësaj krahine që jetën e tyre e shkrinë për atdheun e tyre:
Libri fillon me vitin 1840, me Cane Miftarin e Smokthinës dhe vazhdon me Zenel Gjolekën e famshëm, Lulo Abazin e Tërbaçit, Leskodukajt e Bolenës dhe heroizmi tyre,
Selman Hasani i Velçës, Shako Xhaka i Tërbaçit, Hamit Lumi i Vërmikut, Ahmet Lepenica, Komandanti legjendar i Luftës së Vlorës më 1920, Toto Hosi i Bolenës, Kapedan Sali Vranishti, Zaçe Xhelo i Smokthinës, Memo Mete Dragoi i Bratit, Zigur Lelua i Mesaplikut, etj.
Autori duke qënë i ndërgjegjshëm se herojtë dhe heroizmat e një krahine atdhetare dhe heroike si Lumi i Vlorës nuk mund të përmblidheshin në kufijtë e një libëri të vetëm,
e ka plotësuar këtë boshllëk duke shtuar fund të librit edhe një kapitull të përbashkët për shumë atdhetarë dhe luftëtarëve të lirisë.
Në këtë kapitull ai flet portretizon me dashuri dhe nderim Mete Çobon nga Vranishti, Lame Petanin nga Kallarati, Myslym Gjolekën nga Kuçi, Hasan Katranin nga Gjormi, Avdurraman Çirakun nga Vërmiku, Ali Beqirin nga Velça, Laze Malon e Halim Xhelon nga Tërbaçi.
Më pas në një kapitull më vete autori ka trajtuar “Kuriozitete nga jeta dhe vepra e heronjëve”
çka e bën librin më interesant, më tërheqës dhe emocionues.
Në kapitullin “Muza poetike e brezave pas një shekulli”, autori ka zgjedhur e botuar disa perla të vëreteta ose shtatore të përjetësisë që populli u ka ngritur udhëheqësve të tyre. Çdo këngë apo poezi sado e shkurtër apo e gjatë është baras me një libër historie.
Në këtë kapitull me të drejtë autori ka veçuar këngët popullore të krahinës për Ismail Qemalin, ato këngë që na i ka dhënë të plota shumë kohë më parë Prof. Bardhosh Gaçe.
Kjo është përmbajtja e këtij libri të Idajet Jahaj.
E veçanta e portretizimit të patriotëve të shquar që ai përshkruan në këtë libër, është se autori i jep me të drejtë shumë vend portretizimit që u bën populli këtyre luftëtarëve të lirisë me këngët e tij. Këngë me të cilat populli ka gdhendur dhe ka futur në histori udhëheqësit e tij.
* * *
Për rëndësinë e veprës së Idajet Jahaj “Flakadanë të historisë, prijësa të Lumit të Vlorës”, Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, thotë: “Me një varg punimesh e gjurmimesh … shkrimtari Idajet Jahaj ka krijuar individualitetin e tij… Në vazhdën e kësaj përvoje krijuese, ai na vjen tani me një tjetër vepër historiografike si “Flakadanët e historisë”, në faqet e së cilës oshtijnë gjëmimet e historisë së Labërisë, duke portretizuar me mjeshtëri shumë figura, të cilat kanë qënë përhunbur në mjegullat e kohës”.
Ndërsa Prof. Dr. Eshref Ymeri shton se: “Idajet Jahaj i ka shtuar edhe një qëndisëm të bukur korpusit të veprave të tij të shquara në fushën e historiografisë shqiptare… Ai vazhdon të kotribuoi në pasurimin e faqeve të lavdishme të historisë kombëtare me rrezatimin e historisë së krahinës së Vlorës”.
Libri që analizojmë mbyllet me kapitullin “Meditime e vlerësime”. Është kapitulli ku autori ua ka dhënë fjalën disa intelektualëve që të flasin për rëndësinë e veprës së tij.
Ndër ta Ahmet Demaj shkruan se”Vepra është një kontribut në literaturën historike të krahinës së Vlorës dhe më gjerë”.
“Idajet Jahaj – shkruan Caush Sinani – ka bërë portretizime të bukura të këtyre heronjëve duke u mbështetur gjerësisht jo vetëm në të dhënat arkivore … por edhe në meditimin e vargjeve të popullit…Pasazhet historike vishen bukur me pahun letrar, gjë që e bën leximin tërheqës”.
Më tutje vlerësojën ibrin edhe Seit Jonuzi, Ruzhdi Bajrami, Albert Abazi dhe Felek Bleta.
Në përfundim do të thoshim se ky është një punim për emblemat e historisë së Lumit të Vlorës. Këta personalitete janë identifikimi i historisë së popullit tonë. Nuk dua të zmadhoj, por them se emri i autorit të librit, u bashkangjitet këtyre heronjëve. Libri do të vlerësohet në breza për frymën e paraqitjes, dëndësinë e informacionite, mbështetja në foklorin e krahinës e shumë vlera të tjera.
Ky është një libër që duhet ta këtë e ta lexojë çdo banor i Labërisë, veçanërisht i krahinës së Vlorës.
*Rreth librit të Idajet Jahaj “Prijësa të Lumit të Vlorës 1847, 1920 …”, Ymeraj Print, Fier 2015/-
Me recenc të Prof. Dr. Bardhosh Gaçes dhe Prof. Dr. Eshref Ymeraj

Filed Under: LETERSI Tagged With: “Prijësa të Lumit të Vlorës…Idajet Jahaj, Enver Memishaj

TEFIK LIKAJ, DESANTI QË NUK PRANOI TË DORËZOHEJ I GJALLË TEK KOMUNISTËT E VLORËS

July 11, 2015 by dgreca

“Vdekja nuk ekziston. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë. Nëse do të dish të më kujtosh do të jem gjithmonë me Ty”.- Isabel Alende (1942)/
Nga Enver MEMISHAJ/
Tefik Zyber Likaj ishte një fshatar i varfër nga Lepenica e Vlorës, sikundër pohojnë vetë komunistët në raportin e tyre të datës 2 prill 1945, ishte i çveshur nga çdo pasuri, por ai kishte një zemër të madhe atdhetare. Ishte djalë i vetëm i Zyber Likaj. Një pjes e këtij fisi mbajtën më vonë mbiemrin Myslymaj. Babaj tij, për shumë arsye nuk kishte mundësi të bënte diçka për kujtimin e djalit tij të vetëm. Njerëzit e afërt të tij që patën mundësi të mos e linin të humbiste emëri këtij djaloshi trim nuk bënë asgje për të, dikur nga frika, por edhe sot në liri askush nuk u kujtua për të.
Me qëllim që emri i bukur i Tefik Likajt të mos fshihet nga kujtesa, pra të mos vdesë, siç thotë shkrimtaria e shquar me famë botërore Isabel Alende, por të kujtohet nga të afërmit, fshatarët e tij trima dhe nga të gjithë ata që e duan këtë vend, po e kujtoj me këtë artikull, këtë djal trim, me zemër të madhe, që luftoi për lirinë dhe vdiq për Shqipërinë në moshën 25 vjeçare.
1. Desantët.
Për rreth tre vjet, nga 1949 deri në 1952, Shqipëria ishte në qendër të vëmendjes të shërbimeve sekrete Anglo – Amerikane, si dhe të fqinjëve. Agjentë dhe grupe zbuluesish zbarkonin në Shqiperi nga toka, ajëri dhe deti. Synimi i tyre ishte të bënin të mundur rrëzimin e regjimit komunist. Por gati të gjitha këto përpjekje të agjenturave të huaja në bashkëpunim me emigracionin politik shqiptar që dëshironin rënien e regjimit komunist, dështuan. Kjo në saje të diktaturës dhe terrorit të vendosur në Shqipëri, lojës së shërbimeve sekrete shqiptare, të cilat arritën t’i neutralizonin gati të gjitha grupet diversioniste që mësyn në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.
Ende është i diskutueshëm roli i agjentit të famshëm anglez Kim Filbi, në dështimin dhe eleminimin e grupeve diversionuiste të hedhur në Shqipëri.
Zbarkimi parë në Shqipëri është bërë në shkurt të vitit 1949 në malet e Mirditës.
* * *
Zbarkimi i dytë me një grup prej katër vetësh dhe disa parashyta me materiale për ta, zbarkoi
me parashyt nga ajëri, i nisur nga zbulimi italian, rreth orës 22 e 30 minuta të datës 8 korrik të vitit 1949, në vendin e quajtur “Arat e Verdha, midis katundeve Progonat dhe Golem të Tepelenës.
Në mëngjezin e datës 9 korrik, desantët pasi i fshehën materialet, muarën me vete ushqim dhe një radio transmetuese portative dhe u nisën për në malin e Progonatit. Në kërkim të ujit për të pirë ata takuan në udhë një djalë të ri me kafsh, ngarkuar me ujë, që shkonte në stanin e tij. Ata i thanë djalit se ishin ushtarë të Brigadës së Sigurimit të Shtetit dhe i kërkuan atij ujë, por Myrto Kurra babai i djalit, që ishte bashkpunëtor i Sigurimit të Shtetit, njohu njerin nga desantët, bashkfshatarin e tij Et`hem Çakon. Myrto Kurra, me gjith premtimet se nuk do t`i spiunonte, me t`u larguar desantët nisi djalin në Postën e Policisë, që që ishte 3 orë larg.
Me të marrë njoftimin Dega e Punëve të Brendshme Tepelenë, Gjirokastër dhe Vlorë, nën komandën e një oficeri me përvojë të Ministrisë së Brëndshme, që mbriti në Tepelenë më 9 korrik, kombinuan veprimet për të kapur apo asgjesuar desantët.
Më datën 10 korrik 1949 rreth orës 23 e 30 minuta ndërsa grupi desantëve ishte kthyer për të pirë ujë në një burim afër Progonatit u ndesh me forcat e Sigurimit. Pas një përpjekje të shkurtër desantët mundën të çanin rrethimin dhe u larguan por jo në grup. Ata u shpërndarë duke lënë në vend një automatik, harta topografike, xhaketa dhe plaçka të tjera.
Të nesërmen më datën 11 korik një nga desantët u paraqit në stanin e një bariu nga Progonati, i cili pasi premtoi se do ta fshihte dhe mbronte vrapoi dhe e spiunoi te forcat e Sigurimit, të cilin e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej pasi nuk kishte shpëtim. Ai u përgjegj me armë por pas një rezistence të shkurtër u dorëzua pa bërë rezistencë dhe deklaroi se ishte Kasem Zhupa nga fshati Kopaçez i rrethit të Sarandës.
Duke u gdhirë 12 korriku forcat e policisë dhe fshatarët e Kuçit të Vlorës rrethuan dhe u bënë thirrje të dorëzoheshin dy desantëve të tjerë, të cilët edhe u dorëzuan pa bërë përpjekje me armë. Ata deklaruan se ishin: Et`hem Çako nga Progonati dhe Llukman Myftiu shqiptar nga Maqedonia.
Desanti i katërt, që ishte ndarë nga grupi në përpjekjen që u bë më datën 10 korrik 1949, në udhëtim e sipër ndofta për t`u fshehur në fshatin e tij në Lepenicë të rrethit të Vlorës, apo tek ndonjë mik i tij, i kërkoi ndihmë një bariu nga Kuçi i cili pranoi ta ndihmonte dhe e fshehu, por pas fjalës së dhënë, ky spiun i Sigurimit të Shtetit shkoi me vrap dhe e spiunoi.
Më datën 12 korrik 1949, desanti i katërt u rrethua nga forca të shumta të Sigurmit, të Mbrojtjes, të Policisë dhe të popullit dhe iu kërkua të dorzohet, duke i thënë se shokët e tij ishin dorëzuar dhe duke i bërë edhe premtime të shumta. Premtimeve të komunistëve ai iu përgjegj me armë. Ai nuk pranoi të dorzohet në duar e tyre dhe për këtë qëndroi dhe luftoi përmbi dy orë, kur edhe iu mbaruan fishekët, në përpjekje për të çarë rrethimin ai u vra barbarisht. Ky ishte trimi dhe atdhetari Tefik Likaj nga Lepenica e Vlorës.
Në fund të muajt maj 1950, para gjyqit Et`hem Çakua ka deponuar se “nga ora një e mesit të natës të 10 korrikut ramë në përpjekje në një përrua afër Progonatit, që këtu na u shkëput Tefik Likaj të cilin nuk e pamë më, po kështu ndodhi edhe me Kasëm Zhupën”.
Kështu forcat e Sigurimit të Shtetit në saje të pabesisë së fshatarëve, ndyshe nga tradita dhe zakonet shqiptare që miku nuk dorëzohet si dhe spiunimit të bashkëpuntorëve të tij, pas tre ditë e gjysëm kishin në duart e tyre të lyera me gjak shqiptari, grupin që kishte zbarkuar më 8 korrik të vitit 1949, prej katër vetësh:
Et`hem Çako, përgjegjës i grupit dhe shifrant. Ai kishte lindur në vitin 1905 në Progonat në Tepelenës. Ish nënoficer xhandarmërie dhe roje finance. Në vitin 1942 aderoj në organizatën e Ballit Kombëtar dhe pati funksione drejtuese në Delvinë. U arratis së bashku me gjermanët në Gjermani dhe më von në Itali.
Llukman Myftiu, zëvendës përgjegjës dhe zëvendës shifrant. Ai kishte lindur në katundin Dobrush, Maqedoni me kombësi shqiptare. Për t`i shpëtuar shtypjes serbe u arratisur nga Maqedonia në vitin 1946.
Kasëm Zhupa, radist i grupit. Ai kishte lindur në vitin 1923 në katundin Kopaçez të Sarandës. Gjatë luftës ai kishte shërbyer në radhët e milicisë deri në kapitullimin e Italisë dhe më pas ka milituar në radhët e Ballit Kombëtar. Arratisur në vitin 1944. Në vitin 1945 kreu një kurs spiunazhi në Grac të Austrisë, pastaj shkoi në Itali ku u bashkua me Ballin Kombëtar.
Tefik Likaj ndihmës radist dhe përgjegjës materiali. Ai kishte lindur në Lepenicë të Vlorës në vitin 1924. Si gjith fshati tij ai ishte një nga ushtarët dhe aktivistët e shquar të
Ballit Kombëtar, si dhe anëtar i njësiteve guerile të Ballit Kombëtar të qytetit të Vlorës. Ai u arratis në fund të vitit 1944 në Itali.

2. Kush ishte Tefik Likaj
Tefik Likaj ishte një djalë me pak shkollë por me një zemër të madhe atdhetare dhe inteligjencë të lartë natyrale. Kjo bëri që ai që në fillimet e Lëvizjes Antifashiste të ishte një nga aktivistët dhe luftëtarët e parë kundër fashizmit italian. Ai luftoi trimërisht në Luftën e Gjormit, 31 dhjetor 1942 deri më 2 janar 1943, kundër fashizmit italian.
Sapo filluan mosmarrëveshjet ndërmjet Partis Komuniste dhe Ballit Kombëtar Tefik Likaj me zgjuarsinë që e karakteizonte u bë një nga ushtarët e vendosur të Ballit Kombëtar. Ai mori pjesë në të gjith luftimet antifashiste që kanë kryer forcat e Ballit Kombëtar të Vlorës.
Komandanti i Ballit Hysni Lepenica me mëndjempreftësinë që e karakterizone dalloi tek Tefik Likaj vetitë e një luftëtari trim dhe atdhetari besnik dhe prandaj e mori me vete dhe e mbajti pranë vetes si roje sypafjetur të tij. Tefik Likaj e justifikoi besnikërinë e komandantit jo vetëm gjatë luftës por edhe në çastet e fundit të jetës së tij ai nuk pranoi të dorëzohej i gjallë tek komunistët.
Xhemil Beharaj, duke folur për Vakthi Shemen (1950 -1990), nga Fieri, kompozitorin e këngës së njohur “Bardhësi”, tregon për një rast interesant. Vakthiu talentin e kishte trashëguar nga babai tij Tefik Sheme, i cili kur i binte violinës bilbilat uleshin mbi supet e tij. Tefiku e kishte mësuar violinën nga Bilbil Vlora, i njohur në atë kohë si violinist.
Më tutje Xhemil Beharaj vazhdon: “Në kohën e luftës, 1939 – 1944, beu i zonës së Roskovecit Isa Toska kishte kapur rob Tefik Lepenicën dhe do ta varte. Ka qënë prill ose maj tregojnë fëmijët e Vakthiut, Erjoni dhe Iliri, pasi e kanë histori të treguar nga vetë gjyshi i tyre Tefik Sheme. Ai tregonte se ishte duke u kthyer nga një drekë ku ishte ftuar me saze. Kur mori vesh për robin Tefik Lepenica, mbajti këmbët dhe iu drejtua Isa Toskës me fjalët:
– Ç`ke o Isa bej. Lere se bën mëkat.
Beu ia kishte kthyer:
– Tefik aga, unë e fal nëqoftse ti i bie violinës dhe ul bilbilat mbi supet e tu.
Isa beu mendonte se kjo gje nuk do të ndodhte.
Tefiku nisi menjëherë një melodi me vaj duke i rënë shumë ëmbël violinës. Një bilbil që ndodhej aty pranë në një pemë shkon dhe i ulet mbi sup Tefikut.
Isa Toska u habit dhe e la të lirë Tefik Lepenicën, por i thotë:
– Mos mendo se po të zura prap s`do të të var. Ik. Sot e ke jetën nga Tefik Sheme”.
Kështu ky djalosh 19 vjeçar, nuk iu nda për asnjë ditë Komandantit legjendar Hysni Lepenica dhe luftoi me trimëri për lirinë e vendit të tij.
Në fund të vitit 1944, Tefik Likaj së bashku me shumë luftëtarë të Ballit Kombëtar të Vlorës emigroi jashtë vendit me dhimbje që atdheun e kishte lënë nën diktaturën komuniste.

3. Shpronësimi i Tefik Likaj
Pushteti komunist, masën e parë që mori ishte burgimi dhe shpronësimi i ”armiqve të popullit”, pra kundërshtarëve të tij politik. I tillë konsiderohej edhe Tefik Likaj. Për interesa të lexuesit po japim të plotë vendimin e sekuestrimit të pasurisë së Tefik Zyber Likaj:
Vendim Nr. 59 datë 22.6.1945 ”Mbi sekuestrimin e pasuris të të arratisurit politik kriminel luftë Tefik Zyberi nga katundi Lepenicë i nënprefekturës së Kotës”.
Komiteti Ekzekutiv i nënprefekturës së Kotës, tue marrë parasysh se nga informatat e sigurta që ka ky Komitet, ashtu edhe nga hetimet që janë kryer prej Komisionit mbi zbulimin e krimeve dhe të kriminelëve të luftës në këtë rreth i quajturi Tefik Zyberi nga e banues në katundin Lepenic ndodhet në arrati jasht ose brenda shtetit për arsye politike.
Tue marrë parasysh nenet 1 dhe 2 të ligjës datë 15 dhjetor 1944 mbi konfiskimin e pasuris private të të arratisurve politik;
U r d h ë r o n:
Sekuestrimin e pasuris të sipërpërmëndurit Tefik Zyberi kudo që ndodhet dhe në dorën e cilitdo që të jetë, tu qënë të detyruar nëdorasit t`ia dorzojnë këtij Komiteti. Pasuria përshkruhet në raportin bashkangjitur këtij vendimi.
Drashovicë, më 22.6.1945 Komuiteti Ekzekutiv i Nënprefturës së Kotës”.
Raport
“Tefik Zyberi nga katundi Lepenicë.
I arratisur me okupatorin më 15 tetor 1944. Vendbanimi i tij në Vlorë. Aktiviteti tij politik: Xhandar i qeverisë kuislinga. Gjendja familjare: Është i xhveshur nga të gjitha.
Drashovicë, më 2.4.1945
Komisioni për Regjistrimin dhe Administrimin e Pasurive të të Arratisurve Politik të Nënprefekturës së Kotës”.

4. Tefik Likaj në emigracion.
Tefik Likaj fillimisht ka qënë në kampin e Reggio Emilia, Itali në shoqëri të Sami Ngucaj dhe nën kujdesin e fshatarëve të tij më të mëdhej në moshë Nebi dhe Hysen Lepenica. Ky djalë trim dhe inteligjent kishte rënë në sy të Mid`hat Frashërit i cili e mbante me dashuri pranë vetes. Kjo gjë duket edhe nga një fotografi që Tefik Likaj ka bërë me udhëheqësin e Ballit Kombatar Mid`hat Frashërin.
Ai ishte i betur për luftën kundër komunizmit dhe i betuar për të mos rënë i gjallë në duart e tyre, gjë që e provoi duke dhënë jetën me armë në dorë në një moshë të re 25 vjeçare.
Mbi bazën e kësaj bindje dhe vendimi ai pranoi të hidhej me parashyt në Shqipëri për të marrë informacione dhe për të ngritur baza agjitacioni dhe propogande kundër sistemit diktatoril komunist.
Me porosi të Mid`hat Frashërit, Qenan Hyska, një nga komandantët e Ballit Kombëtar të Vlorës, e bindi Tefikun për t`u hedhur në Shqipëri.
Po kështu edhe Et`hem Çakua, Llukman Myftiu dhe Kasem Zhupa pranuan të hidheshin në Shqipëri bazuar në urrejtjen që kishin ndaj sistemit diktatoril komunist dhe u lidhën me zbulimin italian nëpërmjet De Agostinit, kuadër me përvojë i këtij zbulimi.
Të katër të përmëndurit u vendosën në një vilë që emërtohej “Linda”, në një vend të fshehtë, 8 kilometra larg qytetit të Barit. Këtu ata kryen një kurs që filloi më 2 janar të vitit 1949 dhe përfundojë më 7 korrik po të këtij viti.
Në kurs mësuan për mënyrën e rekrutimit të agjenturës në Shqipëri, përdorimi radios transmetuese, përdorimi i shifrës sekrete, shifrim e deshifrim etj.
Për t`u hedhur në Shqipëri, grupi u pais në mënyrë të përsosur. Vetëm me materialet që kishte marrë me vete grupi kish mundësi të jetonte dhe vepronte pa kërkuar asgjë për 6 muaj, ndërsa ndërlidhjen mund ta mbante nëpërmjet radjos më tepër se dy vjet.
Për trasmentim dhe informacion grupi ishte paisur me kode sekrete p.sh. Të fala Filipit, do të thoshte: Jemi mirë me shëndet, radjot s`punojnë, etj.
Po kështu sejcili anëtar i grupit identifikohej me pseudonime: Et`hem Çakua = Fiore Guizeppe, Kasëm Zhupa = Moska, Llukman Myftiu = Fusko, Tefik Likaj = Bomba.
Të katër desantët ishin paisur me letra njoftim fallco. Tefik Likaj kishte letër njoftimi me emrin Hysen Ademaj.
Sejcili prej tyre mbante një hartë topografike, busull, elektrik dore. Rroba civile dhe rroba ushtarake, 50 napolona flori dhe ushqim për 6 muaj.
Armatimi tyre: një automatik gjerman me 4 karikatore dhe 240 fishekë, një rovolver italian me14 fishekë dhe 4 granata amerikane.
Të gjitha këto materiale ranë në duart e Sigurimit të Shtetit.
5. Radioloja “Buza e Bredhit”
Të tre desantët që u dorëzuan tek Sigurimi i Shtetit: Et`hem Çako, Llukman Myftiu dhe Kasem Zhupa, bazuar edhe në dokumentat dhe materialet e kapura treguan gjithçka për qëllimin e ardhjes në Shqipëri dhe për të shpëtuar jetën e tyre, pranuan të bashkëpunonin me Sigurimin e Shtetit.
Drejtuesit e lartë të Organet e Sigurimit te Shtetit Kadri Hazbiu me pseudonimin “Besniku” dhe Mehmet Shehu e shfrytëzuan këtë rast dhe organizuan radiolojen “Buza e Bredhit”, me qëllim që të mësonin veprimtarin e zbulimit italian, të depërtonin në emigracionin politik shqiptar dhe të kapnin të arartisur të tjerë si dhe të përfitonin materiale për të cilat ishin shumë të varfër.
Radioloja “Buza e Bredhit” është e para lojë e ndërmarrë nga organet e Sigurimit të Shtetit. Ajo u zhvillua prej 15 korrikut1949 deri më 1 nëntor 1949.
Zbulimi italian ra në këtë kurth dhe nuk besonte se Fiore Guizeppe, alias Et’hem Çako, të ishte kapur i gjalle nga organet e Sigurimit te Shtetit shqiptar. Per ta vertetuar këtë ata dërguan në Shqiperi me anen e zbulimit grek një grup prej 14 vetësh me shqiptarë, të kryesuar nga Izet Vrazhdo. Nga ky grup mezi shpetuan të gjallë 7 vete me Izet Vrazhdon, të cilët kaluan në Greqi. Shtatë vetë të tjerë u asgjesuan apo u dorëzuan. Por edhe Izet Vrazhdo si rezultat i radiolojës, u fut në burg nga zbulimi grek.
 Në saje të radiolojës, jo vetem zbulimi italian, por edhe zbulimi grek filloi te mos kishte besim tek ddesantët qe kishin derguar vete ne Shqiperi. Gjendja e Fiore Guizeppes mbeti e erret per spiunazhin italian dhe radioloja vazhdoi me sukses edhe per disa kohe. Ata derguan municione ushqime, medikamente, veshmbathje për Fioren, të cilin e kujtonin se ndodhej i lirë në malet e Shqiperisë.
Për organizimin e këtij kurthi duhej shmangur demaskimi publik që kishte bërë Kryetari i Degës Punëve të Brendshme të Vlorës i cili me t`u kapur Et`hem Çakua dhe Llukman Myftiu i nxuarrën përpara popullit për të bërë sipas zakonit çnjerzor komunist demaskimin publik të tyre.
Me qëllim që populli të bindaj se desantët nuk ishin kapur, u publikua se ata që ishin demaskuar përpara popullit nuk ishin diversantë por udhëtarë që shkonin në punë të tyre dhe gabimisht ishin arrestuar dhe për të bindur popullin, ose më mirë për ta gënjyer atë, Sigurimi organizoi ndjekje në shkallë të gjerë me masat e popullit për të kapur “diversantët” Këto veprime bënë që populli të besonte se Et`hem Çakua me shokë nuk ishte kapur, por vepronte i lirë nëpër male.
Në ditët e para të shtatorit 1949 hyri nga Greqia edhe grupi Izet Vrazhdos që përbëhej prej 14 vetash dhe ishte ndarë në katër grupe në krahinën e Kurveleshit dhe Lumit të Vlorës, ndërmjet të tjerave edhe me qëllim që të merrte informata për grupin e Et`hem Çakos.
Mbas disa ditësh që grupi kishte hyrë në Shqipëri, agjenti i Sigurmit të Shtetit “Manushaqia”, nga Gjirokastra, ra në kontakt me desantin Manxhar Hoxha nga katundi Kolonjë i Gjirokastrës, pjestar i grupit të Izet Vrazhdos.
Agjenti Manushaqia, sipas porosive që kishte marrë prej oficerëve të Sigurimit i tha Manxhar Hoxhës se “ Kapia e Et`hem Çakos nuk ishte e vërtetë, por Sigurimi për të bërë që Et`hemit të mos i besohej dhe të mos ndihmohej nga populli, ka hapur fjalë se është kapur. Ai që u demaskua përpara popullit nuk ishte Et`hemi me shokët e tij, por dy ushtarë të veshur si diversantë. Këto ia kish thënë një fis i Et`hemit në Tepelenë” .
Pas këtij takimi Manushaqia u raportoi shefave të tij dhe shtoi se Manxhari e kishte besuar dhe e kishte shpërblyer me një napolon flori të cilin ia morën oficerët e Sigurmit! Manushaqia u tha shefave të tij se sapo mbarova bisedën me Manxhar Hoxhën ai shkroi diçka në një letër ia dha nje desanti tjetër dhe i tha transmentoje.
Në këtë mënyrë Sigurimi u bind se Manxhar Hoxha i kishte raportuar qëndrës se Et`hem Çakua nuk ishte kapur. Ky ishte sukses i parë i Sigurimit.
Agjenti Manushaqia me dredhi e futi në kurth grupin prej katër vetëve të Manxhar Hoxhës. Ata nuk pranuan të dorëzohen dhe pas përpjekjeve me armë u vranë Manxhari me dy shokë të tij, i katërti u dorëzua.
Nga deponimet e këtij desanti Sigurimi mori të dhëna të hollësishme veçanërisht njoftimin që i ishte bërë se Et`hem Çaku ishte shëndosh e mirë dhe në veprim kështu që Sigurimi mund të vazhdonte lojën e tij.
Si rezultat i informacioneve të spiunëve të Sigurmit u arrit të vriteshin edhe tre anëtar të tjerë të grupit të Izet Vrazhdos. Në këto rrethana Izeti u detyrua të kthehej në Greqi me 7 vetë që shpëtuan të gjallë.
Pasi Izeti u kthye në Greqi, Sigurimi i Shtetit urdhëroi Et`hem Çakon, tashmë agjent i tyre, që ti transmetote zbulimit italian se në Shqipëri kishte mbritur grupi Izet Vrazhdos përj 14 vetë, se Izeti ishte takuar me oficerë të Sigurimit shqiptar në Qishbardhë të Vlorës dhe si rezultat ishin vrarë 7 vetë të grupit të tij, dhe se ai Izeti kryente dopio rol.
Sigurimi i Shtetit ia kishte arritur qëllimit të tij djallëzor, Izeti me të mbritur në Greqi u burgos dhe rreth fatit të tij pati shumë mjergull.
Pas këtyre veprimeve Sigurimi i Shtetit synonte ta vinte Et`hem Çakon në lidhje me Legatën Italiane në Tiranë. Për të arritur këtë synim Sigurimi duhet të organizonte takimin e Et`hem Çakos me nënën e tij në Progonat së cilës Et`hemi i tha se ishte i lirë dhe vepronte në male dhe i kishte dhënë asaj edhe një napolon flori, po kështu u organizua edhe takimi tij me gruan në Durrës.
Këto takime u kryen sepse zbulimi italian me agjentë të dërguar në Shqipëri mund të takonte nënën apo gruan e Et`hem Çakos, për të marrë informacion rreth veprimtarisë sëtij.
Pas këtyre takimeve, për të besuar në lojën që organizonte Sigurimi i Shtetit, në mbrëmjen e 2 shtatorit 1949 organizoi gjoja një përpjekje me armë me një grup diversantësh në Bënç të Tepelenës.
Në përfundim të “përpjekjes” forcat e Sigurimit kaluan triumfalisht, në mënyrë demostrative në mes të fshatit duke patur mbi një mushkë “një trup njeriu” të një diversanti të vrarë, të cilin e varrosën në afërsi të këtij fshati, pranë Postës së Policisë, me qëllim që varri të mos hapej nga askush. Papagallët e Sigurimit popullarizun “përpjekjen” dhe “vrasjen” e diversantit, profka të cilat populli i besoi.
Për të konfirmuar suksesin e përpjekjes së 2 shtatorit, Sigurimi më 6 shtator 1949 botoi në gazetën “Zëri i Popullit” dhe “Bashkimi”, komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme:
“Në mbrëmjen e datës 2.9.1952 ndërmjet katundeve Bënç e Lekdush të rrethit të Tepelenës nga organet e Sigurmit të Shtetit në bashkpunim me forcat e Mbrojtjes së Popullit u vra armiku i popullit dhe spiuni i imperializmit Tefik Likaj (Zyberaj) nga katundi Lepenicë e Vlorës.
I përmënduri qysh me krijimin e forcave bashibozuke të Ballit Kombëtar ka marrë pjesë aktive me armë në dorë kundra Luftës Nacionalçlirimtare duke qënë roje besnike e kriminelit me damkë Hysni Lepenica, me von anëtar i njesiteve guerile të Ballit Kombëtar për qytetin e Vlorës… “
Më poshtë komunikata vazhdon me gjuhë komuniste të shpifjeve te paskrupullta me sharje dhe me numurin e krimeve të pa numurta që kishte kryer ky djalosh 20 vjeçar në vitin 1944… dhe se ai kishte përfunduar në prehrin e imperializmir italian kundër vendit të tij…
Gjithçka që thuhej në këtë komunikatë për Tefik Likajn ishte gënjeshtër dhe hipokrizi, karakteristike komuniste. Ai ishte një ushtar trim i Ballit Kombëtar, roje sy pafjetur i Komandantit të tij Hysni Lepenica. Tefik Likaj nuk mund të akuzohej për asnjë krim dhe që ishte vrarë më 12 korrit 1949 duke luftuar trimërisht për të mos rënë i gjallë në duar të komunistëve. Oficerët kriminel e kishin xhveshur duke i marrë të gjitha rrobat e trupit, e lanë vetëm me brekë dhe e kishin varrosur duke e shtirë me shqelma në gropën e varrit, në vendin që edhe u vra. Varri tij humbi përgjithmonë.
Sigurimit të Shtetit, për të vazhduar radiolojën “Buza e Bredhit”, i erdhën në ndihmë edhe dokumentat që iu kapën katër diversantëve të vrarë në krahinën e Vlorë në nëntor të vitit 1949. Në dokumentat e tyre transmetuar zbulimit italian ata raportonin se nuk kishin pasur mundësi të informoheshin me saktësi mbi fatin e grupit të Et`hem Çakos dhe premtonin se do të punonin në këtë drejtim.
Radioloja e Sigurmit të Shtetit e organizuar me kontributin e Et`hem Çakos, Kasem Zhupës dhe Llukman Myftiut u ndërpre nga tradhëtia e një oficeri të Sigurimit i cili kishte marrë dijeni për radiolojën disa ditë më parë se të fillonte afati caktuar për takimin e Et`hem Çakos me agjentë të Legatës Italiane. Ky oficer kishte shkuar në Itali me shërbim dhe i kishte dhënë gjithçka zbulimit italian. Informacionet e tij përcaktuan mbylljen e radiolojës.
Në fund të muajt maj të vitit 1950, Et`hem Çako, Kasem Zhupa dhe Llukman Myftiu dolën në gjyq të hapët propogandistik. Trupi gjykues komunist përbëhej nga: Kryetar kolonel Shuaip Panariti, anëtar kapiten Vangjel Korça, kapiten Nonda Papuli.
Të tre të pandehurit u bënë qesharak përpara popullit, aq sa kuptohej sheshazi se ata gënjenin apo deklaronin ato që u kërkonte Sigurimi i Shtetit.
Në përfundim Gjykata vendosi që Et`hem Çakua, Kasem Zhupa dhe Llukman Myftiu të dënoheshin me vdekje. Ekzekutimi i dënimit me vdekje për të tre të bëhej me pushkatim. Ky vendim është i formës së prerë. Tiranë më 6 qershor 1950.
Sigurimi i Shtetit, sepse në fakt ai i vendoste dënimet, u fali jetën por i dënoi me burgime të rënda dhe ata u kalbën në burg. Vetëm Et`hemi mundi të dilte dhe të banonte në Durrës duke mbetur deri në fund agjent i Sigurmit të Shtetit.
— F u n d —
Shkrimtare e shquar Kiliane. Në vitin 2004, Allende u pranua në Akademinë Amerikane të Arteve dhe Letrave. Në vitin 2010, ajo mori Çmimin Kombëtar letrar të Kilit. Nw vitin 2014, Presidenti Barak Obama i dha asaj medaljen Presidenciale të Lirisë.
Internet: Xhemil Beharaj fieri. Com, dt. 24. 11. 2009
Gazeta Zyrtare, nr. 61, datë 11.10.1945
M.P. Brendshme “Para gjyqit te popullit”, Tirane 1950
Arkivi Ministrisë së Punëve të Brendshme “Buza e Bredhit”, Tiranë 1970. Vetëm për përdorim të brendshëm. Hartuar nga major Pilo Shanto, nw Tiranw, mw 1 nwntor 1952.
Gazetat “Zëri i Popullit” e “Bashkimi”, Tiranë, dt. 24. 5. 1950, 7. 6. 1950

Filed Under: Histori Tagged With: desanti, Enver Memishaj, nuk u dorezua, Tefik Likaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT