Në Qendrën Sociale Multidisiplinare të Bashkisë Tiranë/
Nga Enver Memishaj/*
Kur trokita tek dera e drejtoreshës së Qendrës Sociale Multidisiplinare, të Bashkisë Tiranë, prisja të më dilte përpara ndonjë fytyrë e vrejtur, që të më shikonte me përçmim, sikur kishte në dore jetën time. Por nuk ndodhi kështu. Një zë i bukur femre më ftoi të hyja brenda. Para meje qëndronte një vajzë e re me një buzëqeshje që të mbushte plot optimizëm.
- Haj, hajde, më tha ajo. Urdhëroni uluni.
S’kish si ndodhte ndryshe, punës i ishte gjetur njeriu i përshtashëm. Alma Tandili, drejtoresha e kësaj Qëndre ishte, diplomuar në vitin 2004, për punë sociale, master në komunikim dhe në vitin 2008 kishte fituar doktoraturën, për punë sociale..
Kishte filluar punë në këtë Qendër, në janar të këtij viti dhe siç morëm vesh i kishte ndryshuar fytyrën për mirë kësaj Qendre të shtresave në nevojë. Kishte arritur rezultate të lavdërueshme. Me ardhjen e sajë në krye të kësaj Qëndre stafi drejtues i kishte kthyer sytë nga njerëzit, nga ata njerëz që kanë nevojë, pasi janë braktisur nga fati, apo rrethana të ndryshme jetësore, e shoqërore.
Në këtë Qendër tashmë shtresat në nevojë gjejnë ndihmë, shpresa e optimizëm për të ardhmen.
Cili është qëllimi i krijimit të Qëndrës Sociale Multidisiplinare?
Sot, një nga plagët e shoqërisë sonë është thellimi i hendekut ndërmjet shtresës së pasur dhe të varfërve, këtë fakt e theksoi në një dalje publike edhe z. Bujar Leskaj, Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Data 23 shkurt është vendosur si Dita Botërore e Drejtësisë Sociale. Qendra Sociale përkrah kauzën sociale për solidarizim dhe barazi. Të gjithë së bashku mund të hedhim një hap drejt humanizmit dhe ndërgjegjësimit ndaj padrejtësive. Qëllimi kryesor i kësaj dite është garantimi i lirive dhe të drejtave themelore të njeriut në mënyrë të barabartë për të gjitha grupimet sociale pa dallim gjinie, moshe, race, etnije, feje, kulture apo paftesie njerezore.
Kështu Qendra Sociale Multidisiplinare, shkurt QSM, ka për mision përmirësimin e cilësisë së jetës të kategorive në nevojë, duke ndërtuar një sistem shërbimesh sociale me bazë komunitare gjithë përfshirës me një shtrirje sa më të gjërë territoriale, të gjitha falas.
Pra siç shihet QSM është fytyra e vërtetë e një shteti human dhe demokratik. Pa këtë shërbim nuk mund të flasim për shoqëri humane dhe demokratike.
Rezultatet e shërbimeve gjatë 6 mujorit të parë 2016, nën drejtimin e Alma Tandilit.
Drejtoresha e re, nuk gjeti kushte të përshtatshme për kryerjen e detyrave funksionale për të cilat ishte krijuar kjo Qendër, prandaj së pari ajo u interesua, mori masa dhe arriti të përmirësojë kushtet e punës.
Kështu u përmirësuan kushtet për të zhvilluar terapi me fëmijët, duke siguruar edhe mjetet e punës për këtë qëllim, të moshuarve iu sigurua shërbimi kafesë, u zgjidh problemi për furnizimin me energji elektrike, me ujë etj., plotësoi dosjet dhe evidencat e frekuentsve të cilat i gjeti me mangësi, siguroi kontakte me 11 partner dhe bëri vlerësimin e punës për nëpunësit e Qendrës.
Pasi zgjidhi këto probleme drejtoresha i ktheu sytë dhe i mbajti gjithmonë nga njerëzit e varfër nga ata që luten dhe i mbajnë sytë nga shteti dhe që tek Alma Tandili gjejnë buzëqeshjen, fjalën e ngrohtë, përkrahjen, ndihmën dhe shpresën për të ardhmen.
Gjatë 6 mujorit, nën drejtimin e Alma Tandilit, Qendra si asnjëherë më parë, ka kryer, në ndihmë të shtresës në nevojë 30 aktivitete, ose për çdo muaj 5 aktivitete, çka flet për aftësinë e konpetencën profesionale të drejtoreshës, por edhe vlerësimin dhe ndjenjat njerzore që atë e udhëheqin në punën e përditshme.
Më 11 shkurt u bë trajnim dhe informim mbi mundësinë e perfitimit të granteve në fillimin e një biznesi social. Fituesit e granteve, 35 të rinj nga kurset profesionale, do te mbeshteten dhe monitorihen nga ekspert të kontratuar nga Bashkia e Tiranes.
Më 22 shkurt të moshuarit kaluan një ditë argëtuese në ambjentet e komplepsit FAFA në Durrës së bashku me fëmijët me problem të shëndetit mendor të cilët marrin terapi pranë Qendrës. Ata luajtën anës detit, ngjyrosën, shkruajtën emrat me plastelin, kërcyen dhe shijuan drekën e sponsorizuar nga z. Fatos Cerenishti.
Me datën 1 mars, 30 gra, festuan bashkarisht ditelindjen e një frekuentueses së Qendrës, festimi ditëlindjeve të të moshuarve ka vazhduar gjatë gjith 6 mujorit.
Në festat e 7-8 marsit, u bë një urim i veçantë për frekuentuesit e Qendrës, urime që sollën atmosfere dhe gjalleri të 65 grave pjesmarrëse. Sa më shumë dashuri dhe respekt për këtë moshë.
Më datën 1 prill në prani të mbi 120 frekuentuesve, u zhvillua aktivitet në kuadër të Dites Ndërkombëtare të Autizmit. Njëmbëdhjetë ditë më vonë në prani të 20 fëmijëve dhe prindërve u zhvillua aktiviteti tjetër nga Lions Club Tirana “Autizmi flet, ndriço blu”, me pjesmarrjen e Logopedistes Kleona Caushi. Shoqëria artistike “Buzëqeshja” dha shfaqen teatrale për fëmijët e Qendrës “Masha dhe Ariu”
Në ditën ndërkombëtare për Fëmijët në Situatë Rruge, u zhvillua aktiviteti “Unë mbroj fëmijët”.
Kështu kanë vazhduar aktivitetet njera pas tjetrës:
Takim me 15 prindërit e fëmijëve që marrin terapi. Diskutime rreth problematikave që ata kanë.
Me 130 pjesmarrës është zhvilluar aktivitet me rastin e festës së Pashkëve. Më 19 maj është shtruar drekë bamirësie nga Baba Mondi.
Më 9 qershor u bë aktivitet për fëmijët e Qendrës. Hapja e sallave të terapive me mjetet e reja si dhe u shtrua një kokteil për të pranishmit.
Fëmijëve me nevoja të veçanta u janë shpërndarë 20 pako, dhurata nga Big Market, po kështu u shpërndanë pako për 70 familje në nevojë dhuratë nga ALSAR dhe është bërë vleresim socio-ekonomik i familjeve që banojnë tek Bregu i Lumit.
Më datën 15 qeshor në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Abuzimit me të Moshuarit, në prani të 110 frekuentuesve u zhvillua aktivitet në ndihmë të kësaj shtrese.
Po kështu gjatë këtij 6 mujori janë bërë një sër trainimesh nga Arsis për “Vlerësimi i qendrave sociale multidisiplinare në varësi të bashkisë”, nga shoqata “Ndihmë per fëmijët”, trajnohet ekipi i terrenit, nga Adriatic IPA”Monitorimi dhe Vleresimi”.
Trajnimet kanë vazhduar me: “Menaxhim rasti”, ”Puna me Fëmijët në Situatë Rruge”, “Drejtimi dhe Menaxhimi”, “Vlerësim Rasti”, “Etika ne Punë” etj.
* * * Drejtoreshës i kërkuam të na tregonte se cili nga nëpunëst ishte dalluar gjat 6 muajve që ajo drejtonte këtë Qendër. Por, Dajana Hoxha, terapistja e Qendrës, diplomuar në Gjermani dhe që i jep shkëlqim kësaj Qëndre me qytetarinë, inteligjencën dhe aftësitë profesionale, nuk e la në baltë drejtoreshën:
– Gjatë ushtrimit të detyrave tona primare është barazia, na tha ajo, ne trajtojmë shtresën në nevoj pa asnjë dallim, pra edhe stafi është i barabartë dhe nuk mund të bëjmë dallim.
U largova nga ajo qendër duke menduar se sa të drejtë kishte pasur Gato Kukeli, ajo që më nxiti të shkruaj për këtë Qendër, kur më tha:
-Nënë Tereza nuk ka lindur nga hiçi, ky truall ka pasardhëset e sajë të denja e një prej atyre është edhe Alma Tandili…
Faleminderit dhe nderime z. Alma në emër të gjith atyre njerëzve që i ndihmon dhe u jep shpresë për të ardhmen.* Foto-Dielli arkiv