• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjenë çantën me mijëra dollar dhe ia kthen pronarit

July 18, 2018 by dgreca

1 gjejne canten.JPG

Prishtinë 18 Korrik 2018- Ngjarjet e pazakonta shëndërrohen në të rëndomta kur ka njerëz të mirë.

1 Canta me para.JPG

Dje me 17 Korrik 2018 pas arritjes në Prishtinë në aeroportin “Adem Jashari”, dhe pas kryerjes së kontrollës së pasaportave Gëzim Gjonbalaj sëbashku me motrën Fionen patën paksa një arritje jo edhe aq të këndshme në Kosovë.

Të ngazëllyer në emocionet e ribashkimit me familjarët që i pritnin për ti takuar, ata posa arrijnë në banes në Prishtinë e kuptojnë se është duke ju munguar çanta personale e krahut , me dy pasaportat amerikane me të gjitha parat disa mijëra dollar dhe të gjithë dokumentet personale me kredit karta etj etj.

Arritja në Prishtinë me Austrian Airlines ishte në orën 23:10 minuta, por nata u zgjat shumë në kërkime dhe raportime në organet policore përderisa lajmërohet pas vetëm disa orëve  njeriu zemërbardhë Ismet Kqiku (në foto me Gzim Gjonbalaj pas takimit) që njofton prindin e Gëzimit se ai ka çantën komplet të pa prekur ashtu sic e ka humbur Gzimi, me pasaporta, para dhe të gjitha se çka kishte në çantën e vogël të krahut. Veprimi  burrëror dhe fisnik i Ismet Kqikut nga fshati Dardani i komunës së Ferizajit dëshmon më së miri për vlerat e rralla dhe të larta të këtij fisniku të denjë, por edhe të familjes dhe truallit që i përket ky njeri zemërbardhë dhe me vlera të rralla njerëzore.

nga: Esad Gjonbalaj

(përndryshe baba i Gzimit dhe Fiones)

Përshkrimi i fotos:

1.Gzim Gjonbalaj dhe Ismet Kqiku pas dorëzimit të çantës së gjetur nga Ismeti

  1. Gzimi dhe Fiona pas nisjes në aeroportin JFK në New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: canta me mijera dollare, Esad Gjonbalaj, Ismet Kqiku

PËRSE HESHT KOMUNITETI SHQIPTAR NË SHBA?

July 11, 2018 by dgreca

APATIA DHE HESHTJA E SHOQATAVE NË SHBA KARSHI PROVOKIMEVE TË FUNDIT NË SHAS !/

1 Perleshje-ne-shas1 kisha-shen-merise-shas

 Nga Esad GJONBALAJ/

Ka kohë që shoqatat shqiptaro-amerikane me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal te Zi dhe me veprimtari në SHBA i ka zënë një gjumë i thellë letargjik  dhe i ka rrok apatia në aspektin e veprimtarisë për çështjen kombëtare. Shumëkush mund të pyet dhe habitet : pse valle heshtin dhe nga çka ose nga kush frikësohen apo a e din misionin e tyre shoqatat tona:Vite më herët shoqatat tona përmes Këshillit Koordinues të Shoqatave  bashkërëndonin dhe bashkëvepronin aktivitetet kombëtare dhe ishin shembull i rrallë i një përafrimi të pa parë deri atëherë në aspektin kombëtar.  Ishte kohë kur për çdo cenim të te drejtave  të shqiptarëve nën Mal te Zi reagohej dhe veprohej menjëherë . Reagohej ashpër me denoncime publike, por shtrohej edhe ndikim në shtetet tona si në Shqipëri dhe në Kosovë, që të ndërhyjnë me ndikimin e tyre për cenimin e të drejtave te vëllezërve tanë nga autoritet malaziase, qoftë ne nivel të pushtetit lokal dhe apo të atij qëndror.

 Ditëve të fundit ishim dëshmitar të provokimeve të klerit ultranacionalist  të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ndaj shqiptarëve autokton në lokalitetin  Shas afër Ulqinit, me pretekst të kinse mbajtjes së një liturgjie fetare. Për të penguar këtë veprimtari ilegale në themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas kishin dal disa dhjetra shqiptarë (katolikë e myslimanë) me vetëorganizim dhe kanë merituar  çdo lavdatë për veprimet e tyre atdhetare aq më tepër kur dihet se klerikët qëllimkëqinj kishin ardhur me mbrojtje policore.

 Mosreagimi dhe heshtja e diasporës lidhur me këtë provokim është e pajustifikueshme sepse diaspora e në veçanti shoqatat mision kryesor të tyre kanë dhe duhet ta kenë atdhetarinë.Ne anën tjetër të medaljës, për herë te parë Këshilli Nacional  i Shqiptarëve në Mal të Zi ishte në krye të detyrës duke reaguar lidhur me rastin konkret dhe duke qenë në krye të  misionit të cilin e ka obligim  dhe duhet ta ketë.

  Edhe pjesa dërmuese të partive tona politike  ishin të vonuara dhe të mangëta në reagimet e tyre.

 Shoqatat, gjegjësisht kryesitë e tyre duhet të zgjohen nga gjumi dimëror dhe mos të gjejnë vetëkënaqësinë e tyre vetëm në projekte të natyrës financiare por të veprojnë me mentalitet pragmatik dhe vizionar në aspektin kombëtar, respektivisht të mbrojtjes së kombit dhe të trashëgimisë tonë kulturore.

 Mosreagimi i shoqatave nuk është në interesin e komunitetit sepse dihet se historikisht shoqatat dhe organizatat e tjera  shqiptare ne mërgim gjithnjë preambulë të aktiviteteve të tyre e kanë pasur  dhe duhet  kanë realizimin e qëllimeve  për kauzën  kombëtare.

 Fotot përshkrimi:  1. themelet e kishës mesjetare shqiptare të Shën Gjonit në Shas

  1. Pamje gjate ballafaqimeve te shqiptarëve me klerikët serb ne Shas dhe policia malaziase

Filed Under: Emigracion Tagged With: Esad Gjonbalaj, komuniteti shqiptar, serbet, Shasi

FONDACIONI PLAVË GUCI DHURON 55 BURSA PËR STUDENTET E PLAVË GUCISË

June 13, 2018 by dgreca

DIASPORA PER VENDLINDJEN/

1 a Plave Guci1plave2 Plava

Nga Esad Gjonbalaj/

Fondacioni Plavë Guci me seli në New York po vazhdon traditën dhe misionin e vet në shërbim të komunitetit dhe diasporës, e me fokus dhe prioritet të veçantë në shërbim të vendlindjes.

Shoqata e jonë këtyre ditëve bëri edhe një veprim tjetër në shërbim të vendlindjes dhe rinis tonë në Plavë Guci.Fal mirëbesimit të ndërtuar mes nesh ndërvite, por edhe duke vazhduar traditën e Fondacionit Plave Guci, ne ndamë bursa për studentet tanë që studiojnë në fakultet e rajonit.

Të premten me 8 Qershor 2018 në ambientet e Fakultetit të Filologjisë ne Prishtinë, përfaqësuesi i Fondacionit Plave Guci dhe njëherit dhe anëtarë kryesisë zt Shkumbim, Hasangjekaj bëri ndarjen  e 55 bursave në shumë të $250.00 për çdo student përfitues.

Shuma totale e mjeteve të dhuruara nga Fondacioni Plave Guci ishte $13,750.00 mjete këto të tubuara përmes fushatës gjegjësisht aksionit të hapur ishte $8,330.00 ndërkaq $5,420.00 u dhuruan nga buxheti bazë i Fondacionit Plavë Guci.

Mjete tuaja të dhuruara të nderuar bashkëvendës janë mjete dhe investim i çmuar dhe me vlerë, ky investim në shkollimin e rinis tonë sado modest që ju duket tani është investim në ardhmëri, në rinin tonë që lind, rritet dhe jeton në vendlindje.

Fondacioni Plavë Guci edhe njëherë falënderon donatorët që dhuruan për aksionin për Studentet,  dhe njëkohësisht shpreh konsideratat më të larta për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme.

Duke ditur se puna dhe angazhimi i ynë është  vullnetarë dhe bazohet ne donacionet e diasporës ne jemi te lumtur që sadopak ishim në gjendje të ju gjendemi pran rinis tonë në vendlindje me shpresën dhe dëshirën tonë te madhe që të jemi në gjendje të kontribuojmë sa më shumë për te mirën e vendnisjes tonë të çmuar Plavë Gucinë si tërsi.

Fondacioni Plave Guci

New York 11 Qershor 2018

Filed Under: Komunitet Tagged With: 55 bursa per studentet, Esad Gjonbalaj, Fondacioni Plave-Guci

Pse partitë politike shqiptare po e përkrahin Gjukanoviqin

March 29, 2018 by dgreca

1 Esad Gjonbalaj 2Nga Esad Gjonbalaj/

Përkrahja e njërit nga dhespotët e fundit nga  mbeturinat politike  të ish Jugosllavisë nga ana e subjekteve politike shqiptare është skandal në vete. Politika e këtij  dhespotit në vazhdimësi është realizuar përmes formulës së mirënjohur dividi et imperá ( përçaj dhe sundo) dhe këtë formulë e ka përdorur në mënyrë perfide në tri dekadat e fundit. Kjo metodë ka rezultuar me përçarjen e shqiptarëve në mes veti,  ku sot në Mal të Zi kemi më se njëmbëdhjetë subjekte politike shqiptare, por njëkohësisht kjo përçarje ka rezultuar edhe me  defaktorizimin e  vetë faktorit politik shqiptar në Mal të Zi.1 shoqatat e MalesiseOrkestrimet politike të Gjukanoviqit janë implemetuar në hije,  përmes korruptimit dhe dekurajimit të votuesit shqiptar, metodë kjo që u tregua të jetë shume efikase për çorientimin e votuesit shqiptar siç u dëshmua  me rastin e deklarimit në  zgjedhje lokale për komunën e Tuzit.

Vallë për shumë kënd është dilemë se si duhet të veprojnë subjektet politike shqiptare; A të bëhen  pjesë e sistemit apo gjithnjë të rezistojnë ndaj shtetit dhe qeverisë malaziase.

Përzgjedhja e subjekteve apo përkrahja individuale e subjekteve të caktuara politike shqiptare për Gjukanoviqin dhe nomenklaturën e ti është jo produktive dhe kundër interesave të shqiptarëve. Edhe vetë fakti i ekzistimit të rreth 11 subjekteve politike është fryt i punës së Gjukanoviqit dhe metodave të tij  të mbjellës së farës së  keqe në njërën anë, ndërsa ana tjetër e medaljonit paraqet kvazin dhe patriotizmin e  disa subjekteve politike shqiptare që asgjë nuk kanë bërë në të mirë të interesave të vetë shqiptarëve në Mal të Zi tash e tri dekada.

Çorientimi i këtillë nga liderë jo korizmatik por liderë  të interesave personale ka sjellë klimën perfekte për  notimin e Gjuknoviqit dhe klikës së ti politike ku të dojë ai nëpër interesat  tona kombëtare.

Subjekte politike shqiptare  duhet të jenë vizionare, respektivisht ato që kanë vizion duhet të  unifikojnë qëndrimet e mos të bëhen pjesë e garniturës politike të shteti malazias sa për të qenë  dekor pa vlerë në mur, dhe çdo kyçje nuk guxon të jete selektive por me listë te përbashkët dhe me qëndrime të qarta dhe transparente për opinionin publik dhe votuesin shqiptar si dhe të kushtëzojnë  (duke i pasur parasysh mbi të gjitha interesat kombëtare) çdo kyçje në aparatin e këtij shteti ku gjinden sot që quhet Mali i Zi.

Strategjia përçarëse  e Gjukanoviqit “Take the best leave the rest” (merri më të mirët dhe shporri të tjerët) për kauzës e dhespotit ka funksionuar  jashtëzakonisht mirë dhe si pasojë të saj sot ne shqiptarët  kemi mezi një deputet në parlamentin e Malit te Zi.

Subjektet nacionale shqiptare nëse me  të vërtetë janë shqiptare duhet të gjunjëzohen para interesave kombëtare të shqiptarëve ne Mal Te Zi duke i lënë të gjitha interesat, mosmarrëveshjet dhe inatet anash, me qellim të vetëm të prosperitet të kombit shqiptar.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Esad Gjonbalaj, Gjukanovicin, Partite shqiptare

KOMUNITETI SHQIPTAR , UNIFIKIMI I KËRKESAVE

March 21, 2018 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTARO – AMERKAN TË VOTOJË NË BLLOK, ME KËRKESA TË UNFIKUARA/

1 Marku KomunitetiNGA ESAD GJONBALAJ/

New York 20 Mars 2018- Komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë më shume po faktorizon vetveten dhe rolin e ti në institucionet e shtet Amerikan. Edhe takimi i mbrëmshëm i komunitetit, i pari kësaj natyre, kishte si qëllim që votuesi shqiptarët të votojnë të organizuar dhe ne formë blloku, dhe në këtë mënyrë kërkesat dhe interesat tona si komunitet të jetësohen përmes faktorizimit si votues.2-3

Kështu së shpejt do të ndërmerren dhe implementohen nisma të kësaj natyre ne koordinim dhe bashkërendim me zt Mark Gjonaj si zyrtar i lart i qytetit te New Yorkut dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si tërësi, me shoqatat dhe aktivistet  e shumet që ka komuniteti i ynë. Kontribut ne këtë aspekt mund te dhuroj çdo shqiptar duke u regjistruar si votues e pastaj duke  Votuar në koordinim me kërkesat e komunitet ku edhe përfitimet nëse votojmë si komunitet i organizuar  e jo si individ do të jenë te shumta për të mirën e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nga takimi qe u mbajt mbrëma ne ambiente e Royal Regency Hotel, Yonkers NY me pjesëmarrje të zgjeruar nen udhëheqjen e Mark Gjonaj ne formë bashkëbisedimi që të gjithë u dakorduan që do japin kontributin e tyre maksimal në këtë aspekt sepse janë pjekur kushtet që të veprojmë si komunitet i organizuar në proceset zgjedhore duke ditur se potencialet tona janë të shumta.

Filed Under: Featured Tagged With: bllok, Esad Gjonbalaj, kerkesa, komuniteti shqiptar, Mark Gjonaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT