Nga Fahri XHARRA/
Shqiptar quhet ai, që ka lerë në atë toke, ku ka lindur i ati, gjyshi stergjyshi dhe katragjyshi i tij per mijëra vjet, që e ka folur atë gjuheë si nëna, gjyshja dhe katragjyshja e tij kane folur ne vatrën e familjes kur koha filloi te rridhte, quhet ai që ka të shenjtë nënë e at, nder e besë, qiell e tokë, quhet ai qe ndjek prijësin e vet deri ne sakrificë, quhet ai qe nuk ulët ne gjunjë para Perendisë por e nderon atë në këmbë, sepse Perendia e tij ja kerkon që ai te rrojë me dinjitet, quhet ai që lufton si askush tjetër, per të mbrojtur vatër e atdhe, femijtë vëlla e motër, dhe që nuk lufton për fe sepse fe e ka atdheun, ka të parët, ka diell e hënë, ka tokën ku ka lereë, ka gjakun dhe besën e dhënë.( dias10 )
Po sot si jemi?
Pjetër Bogdani përmend thënjen e Herodotit: Cezar Augusti “Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t’arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .
Pse u ngriten zërat kundër Pjetër Bogadanit ? A nuk jemi ata që në valën më errët kundërshqiptare:
“ Në vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinës librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.”
Pse i lejuam më të prapambeturit e kombit të flasin kundër kur Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare “Çeta e profetëve” (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.
A e dijmë që? “ Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.”
Për t’u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t’u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd’ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.
Po kujt i pengonte Lufta turko-veneciane ? “Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson “arnautë”, d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se “me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë”. Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme.
Ai e rrespektonte kombin ,pa marrë parasyshë përkatsinë fetare dhe që “frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.”
“Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare”… por deshtën që ne ta harrojmë, ta shajmë që përveq eshtrave dhe varrit që s`i dihet ta ngrysim edhe emrin dh eta terrojmë veprën e tij
Dhe kush? Shikojeni videon “
https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro
Dhe shpirti i tij prej atdhetari :“Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.
Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.
Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj. Në vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Shkencave, botoi një studim të plotë të “Çeta e profetëve” të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore..
Fahri Xharra, 01.07 15 Gjakovë
Literatura “
https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro
http://www.forumishqiptar.com/threads/4939-Pjet%C3%ABr-Bogdani-pene-e-arte-n%C3%AB-letersine-Shqiptare
https://www.shqiperia.com/kategori/kat/knr/310/Pjeter-Bogdani
http://www.poezishqip.com/pjeter-bogdani/
https://sq.wikibooks.org/wiki/Vitviteja/Pjet%C3%ABr_Bogdani/dhe_muzik%C3%ABn
Populli që po vdes për së gjalli !
Nga Fahri XHARRA/
Mos o zot ! një popull që e nisi (e filloj) botën të zhduket me vetdëshirë.Sepse shpesh këtu veprimet pozitive janë më të vështira të ndodhin midis njerëzve se sa veprimet negative, domethënë në ato që quhen vende të qytetëruara gjenden gjithmonë forca që i afrojnë njerëzit, intelektualët, njerëzit e njohur me njëri-tjetrin.Për fat të keq me ne shpesh ndodh e kundërta. Se ka njerëz qe janë shumë të zellshëm për të larguar, për të mos të të lënë të afrohesh.(isK)
Po cilët janë ata që janë aq të zellshëm që punojnë nat` e dit` që nuk e duan afrimin tonë?; që nat` e dit` punojnë në vdekjen tonë pa mëshirë pa dhëmbje dhe pa e ditur se pse .
Çmenduria shqiptare nuk po ka fund ! . Janë një grup i vogël nga ata që e duan vdekjen tonë, kurse “ ushtria “e tyre për ditë e më shumë rritet . I shkojnë pas të shiturve , iu shkojnë pas tradhtarëve , iu shkojnë pas “delenxhive “ të kombit.
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. E thënë dëshpruese por në të njetët kohë zemërdhënëse se edhe kjo stuhi kundërkombëtare do të kalojë.
Por , popullit tonë të ndershëm i ka humbur durimi, po e sheh vetvetën duke u fundosur në dëshirat e qoftlargëve të cilët e duan shuarjen tonë, ikjen tonë në botën e harrimit, harresës së pa mëshirëshme që gllabëron çdo gjë para vetit.
Popujt e ndryshëm janë zhdukur nga murtajat , nga luftërat nga mëria e armiqve; por në të zhdukemi në rerën e gjallë me vetë dëshirë , është e pakuptimët. Por po zhdukemi , më besoni se jemi duke u zhdukur.
Askujt s`i ha palla që po tretemi në acidin e kohës dhe që nuk ka kthim prapa. Askujt s`i ha palla që jemi viktimë e mashtrimeve, mosdijës, informimit të gabuar. Askujt s`i ah palla që politikisht jemi përditë e më dobët. Vaj halli për ne !
Nuk po qaj` se po na tretë ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore , ndonjë termet 10 shkallësh që asgjë e punuar nga dora e njeiu nuk i bënë ballë ; por po qaj nga vettradhtia kombëtare. Mjerim !
Karakteristikë e vetëtradhtisë së madhe, qoftë arti direkt ta zëmë në tradhtitë e mëdha që kanë ndodhur në botë, është që ti shikon tmerre të mëdha në skenën e mashtrimeve por ti nuk mërzitesh, ti nuk depresionohesh, ti nuk lëshohesh, nuk ligështohesh shpirtërisht. Përkundrazi, ti shikon gjëma që të ngrenë leshtë e kokës përpjetë dhe del prej këtij ferri ose prej vendit ku vetëtradhëtohet kombi, del me një gjendje shpirtërore të ngritur. A jemi na ? Kjo është magjia e çuditshme, kundërthënëse, ferrike e tradhtisë së madhe. Dhe ky tipar i kësaj tradhtie e quajtur vetëtdhë nuk është e thënë të gjendet vetëm në veprat artistike, ai gjendet shpesh edhe në veprat aktuale të kombit tonë.
Qëndrimi intelektual dhe emocional ndaj vetëtradhetisë Shqiptare e ka një burim ne radhë të parë. Dhe kur themi tradhtor kemi thënë gjithçka. Ka një burim fetar, nuk është burim identitar, por qëndrimi im është normal, nuk është i pazakontë.
Por si është qëndrimi normal i njeriut shqiptar të kulturuar.? Nuk po e them këtë si një mburrje apo si një epitet por është i një njeriu siç thuhej më përpara, të lexuar, të kënduar thoshte populli, të ndriçuar dhe kjo nuk është një gjë e rrallë. Janë me mijëra e me mijëra të tillë.
Pra, cili është qëndrim im? është qëndrimi i një shqiptari normal i cili shikon se kjo tradhti fetare dhe kulturore, kombëtare e identitetit të tij, të kombit dhe të popullit të tij po ndodhë ,prandaj nuk është as për tu çuditur e aq më pak kërkesë pëvetdijësim.
Ky është qytetërimi shqiptar i lidhur në mënyrë të ngushtë me qytetrimin europian .. “Pavarësisht se Europa është një kontinent që i njeh të gjitha besimet, natyrisht dhe këtu e ka çuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellë që është kontinenti më i përparuar nga ana e emancipimit njerëzor, kontinenti që ka njohur ashpërsinë e botës, egërsinë e saj, butësinë edhe dritën e saj. Europa i ka të gjitha, Europa nuk është një kompleks idilik siç mund ta quajmë ne, rozë.( Is.K)”
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”-
Fahri Xharra, 30.06.15
Gjakovë
Grafiti në Prishtinë , fol Glauk Konjufca!
Nga Fahri XHARRA/
Para pak çastesh një grup i të rinjëve në rrugët e lagjes “Dragodan” kanë vurë mbishkrime kundër amsadorëve në Kosovë. Në këto mbishkrime kërkohet shkruarja në shtëpi të disa ambasadorëve që operojnë në Kosovë. E pëditshmja “ Zëri” e quajti Aksion kundër amsadorëve në Kosovë. (28.06.15 )
Kurse qytetari Shpend Bajrami e tha : “Fillimi i fundit të një populli – komuniteti është atëherë kur atë komunitet, (që s’mund ta quaj popull) e merr malli për zotërinjtë e tij (serbin, turkun) fillon e mallkon miqtë e dashamirët.”
“Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (E duam Sulltanin, e jo Vidin) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj flamurit kombëtar, “flamurit me sorrë”. Egërsia e tij ishte djegia e shtëpive dhe pasurive edhe të patriotëve, si ajo e Aleksandër Xhuvanit, Taqi Budës (babai i Aleks Budës) e të tjerëve, thjesht ngase ata donin një Shqipëri pa Turqinë. Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për Dovletin, me të cilin i motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij.Por, si popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.Ai u shfaq si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.” (http://floripress.blogspot.com/2011/08/nga-fahri-xharra-pse-nuk-e-deshem-princ.html ,2011 ).Miku im Fisnik Peja shkoi me të drejt edhe më largë : “Haxhiqamilet ne aksion.Shqiptaret ne rrezik…
Kurse miku tjetër Sahit Hasani , i brengosur tej mase shkruan: “Po më duket se ky Popull është kah e lyp që jo vetëm Ambasadorët por ,të tërhiqet komplet përkrahja Ndërkombtare në krye me SHBA dhe BE .”
Pse nuk e deshëm Princ Vidin ,në atë kohë ? Fol Glauk Konjufca ! desha të ta rikujtoj “Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke. po sot?
Fahri Xharra, 28.06.2015
Gjakovë
Kadaresë i qofshim falë !
Nga Fahri Xharra/
” Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti: të gjithë shkojnë si qeni në rrush po nuk kje dikush me kallzue se si kje puna. Kush të teprojë le të kallzojë!” (At Zef Pllumbi)
“ Nga lartësia e misjonit të tij, i vetëdijshëm për peshën e rëndë që ka marrë mbi supe, me modestinë e artistit e të fetarit, autori i drejtohet lexuesit bashkëkohës të tij, por dhe atij të kohëve të mëpastajme, me një kërkesë sa të thjeshtë aqë dhe të ndërlikuar:“Ngjarjet që tregohen ktu janë tepër të vështira me u shkrue, prandej autori u kërkon të falun mbasi nuk asht shkrimtar, dhe me dashamirsi ju këshillon qi të reflektoni shumë mbi këto ngjarje dhe të kërkoni shkakun e vërtetë se pse ndodhën ato…Pse?”
Po si të rrnojmë , për me tregue , kur ata që rrnojnë për me tregue janë të rrallë ?
“At Zef Pllumi nuk ka qënë thjesht, një personalitet i kulturës, erudite, dhe mund të shtojmë këtu shumë cilësore, por ka qënë edhe një prift franceskan. Ju në shumë shkrime të ndryshmë keni shprehur një lloj simpatie nëse mund ta quaj kështu për Kishën e krishterë, për Kishën Katolike . Pra, qëndrim im është qëndrimi i një shqiptari normal i cili shikon te kjo traditë fetare dhe kulturore katolike, identitetin e tij, të kombit dhe të popullit të tij dhe prandaj nuk është as për tu çuditur e aq më pak (sepse disa herë mua ma kanë keqkuptuar këtë gjë),për t’u keqinterpretuar. Kjo nuk më bën përshtypje sepse nuk ka pse të më bëjë përshtypje një gjë që nuk ka atë kuptim të ngushtë dhe meskin siç mund t’i japin të tjerët.-thot
Kadare.
Rrno për me tregue -porositë At Zef Pllumbi.
“Ky është qytetërimi europian shqiptar i lidhur në mënyrë të ngushtë me krishterimin. Pavarësisht se Europa është një kontinent që i njeh të gjitha besimet, natyrisht dhe këtu e ka çuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellë që është kontinenti më i përparuar nga ana e emancipimit njerëzor, kontinenti që ka njohur ashpërsinë e botës, egërsinë e saj, butësinë edhe dritën e saj. Europa i ka të gjitha, Europa nuk është një kompleks idilik siç mund ta quajmë ne, rozë. Ajo është një kontinent i ashpër dhe qytetërimi i saj rozë ka lindur nëpërmjet ashpërsisë, e njeh atë, e ka përjetuar dhe ka funksionuar shpesh herë me të, prandaj është e fortë Europa dhe qytetërimi europian. Ai ka një element zotërues të krishterë, por edhe një element të tillë human që pranon besimet e tjera. “- dhe Kadare tregon.
Po ,Po! Kadarea “”:Ay është problem ynë më i madh me te cilin duhet te merremi.Ay është fajtori që ne shqiporit hallemëdhenj nuk bëmë dote një shtet serjoz per 25 vite me radhe edhe pse ay ka 25 vite i larguar , , që na ka vajtur morali ne fund te këmbeve dhe nuk dimë ku kemi kokën.Ay na mori pronat ,duke u pasuruar për vete e duke u pasuruar me gjakun tonë, madje ay është fajtor që lindi , u rrit dhe jetoi në periudhen më të keqe të historisë tonë , të diktatures komuniste”””Ka shume faj Kadare!.. !..Madje për këte për dite po hedhin” dritë nga drita e tyre” të pa numërtit me shokë për të mos folë pastaj për gjeneratën e re te” intelektualeve” post kadare të cilët në gjurmët e të parëve , te tyre nuk lëne asgjë mangut ,per tju larguar sado pak prej mutacionit tonë të mirënjohur gjenetik prej kritizeresh dhe egoistesh të pa skrupullt!…Hallall na qofte!..”.. Rrnon për te tregue miku Aleko Bedini.
Po Kadare me të vërtetë rrnon për me tregue: “Më 1997, kur për turpin tonë, shteti shqiptar ra, ishte Evropa që na u gjend në fatkeqësi. S’na erdhi ashtu siç e kishim pritur: me viza, para dhe, Zoti e di çfarë, por me armë dhe topa, për të na pajtuar me njëri-tjetrin. Përpara se Evropa me NATO-n të merrnin këtë vendim të madh, disa herë u ngrit dyshimi se mos shqiptarët e ndërkryer, ashtu të armatosur siç ishin, të qëllonin trupat ndërhyrëse. Për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Midis marrëzisë, populli shqiptar e bëri së paku një gjë të mençur. Në vendin ku mosprekja e kufirit prej çizmes së ushtarit të huaj, ishte kthyer në mit, asnjë armë, qoftë edhe për zakon, nuk u shkreh kundër ushtrisë euroatlantike. Ishte hera e parë që në historinë shqiptare ndodhte një gjë e tillë. Ajo ishte një dëshmi e madhe: dëshmi prekëse, se atë ushtri që po zbarkonte nga deti dhe nga ajri, shqiptarët e quajtën si të tyren
Vetvetishëm midis kaosit, pa retorikë integruese, pa u shtyrë prej askujt, shqiptarët treguan qartë se ndiheshin evropianë. Ata nënshkruan kështu një akt monumental: rigjetjen e Evropës së humbur. Dy vite më pas, si një përgjigje e mirëkuptimit, ndodhi e pabesueshmja. E njëjta ushtri euroatlantike, me avionë, raketa e bombardime, ndërhyri për çlirimin e Shqipërisë së jashtme, Kosovës. U duk sikur kontinenti mëmë, i penduar për harresën e gjatë, po kujtohej më në fund për popullin e braktisur. 2 Nëse marrëdhëniet e Evropës me më trillanin e tre gadishujve të saj jugorë, Ballkanin, mund të thuhej se ishin kundërthënëse, ato me shtetin e vogël shqiptar, e kapërcenin çdo përfytyrim. Përpara se të kujtojmë tepër shkurt kronikën historike, le të sjellim ndër mend vitet e tranzicionit, ato që i mbajnë mend të gjithë.”
Kadaresë i qofshim falë se ai me të vërtetë rrnon për me tregue” E megjithatë, kur vjen puna për të vërtetuar evropianizmin e munguar shqiptar, Qosja përdor pikërisht fjalët “islamik”dhe “i krishterë”thua se një shqiptar i krishterë mund të jetë evropian, por një shqiptar mysliman, kurrsesi! Por keqkuptimet në shkrimin e Qosjes nuk janë vetëm këto. Përveç nervozizmit të papërligjur ndaj asaj tradite kulturore që ka qenë lidhur me katolicizmin e hershëm shqiptar, nervozizëm që nuk lë pa prekur mbajtjen e portretit të Nënë Terezës në institucionet e Kosovës, në këto shkrime spikat diçka e errët dhe e rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar. Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian, do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar, përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë.”
Kadare vazhdon dhe nuk ndalet sepse ai rrnon për me tregue :” Gjithë strategjia e Millosheviçit për të marrë dritën jeshile nga Evropa për zhbërjen e së paku gjysmës së kombit shqiptar, atij “që s’kishte identitet evropian”, domethënë të shqiptarëve më besim mysliman, bazohej në besimin e tij të verbër se Evropa do të binte në këtë kurth gjenocidar. Ne e dimë ç’ndodhi. Evropa dhe SHBA-ja nuk ranë në kurth dhe kjo është një nga aktet më të ndritshme të qytetërimit perëndimor. 3 Përpara se t’i kthehemi tezave për identitetin e përgjysmuar shqiptar, le të hamendësojmë një çast se ndoshta mbrojtësit e tyre kanë të drejtë. Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite, madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët, nga De Rada te Naim Frashëri, që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990, kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?”Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa, por e duam edhe si Azia”, ose “Hiç më pak se Azia?”
Të falemnderit Zoti Kadare që mësova aq shumë nga ty, por si të mesohemi të gjithë të tjerët që të rrnojmë për me tregue.
” Zoti asht i madh. I kjoshim falë atij të lumit që ka krijue vdekjen, se përndryshe njerëzit do t’kishin me kenë gjithmonë skllav të tiranve. Edhe kta do t’desin nji ditë e ti duhet të jetojsh vetëm sa me tregue. Kurrgja në mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue. A e kupton ç’ka due me t’thanë? Mbaruen të tjerët, mbarojmë na, mbaron dhe ti” ” (At Zef Pllumbi)
26.06.15, Gjakovë
Po, ne shqiptarët ku jemi ?
Nga Fahri XHARRA/
Për të gjithë ata që pyesin se pse Muslimanët kanë ngecur në zhvillim, Prof.Nexhat Ibrahimi i qaset kesaj teme, jashtëzakonish në mënyrë profesionale, lexojeni me vëmendje!
Perse muslimanet kane ngecur….Lexoni dhe mendoni pak! Të dhena demografike dhe statistikore:
Numri i hebrenjve në botë është 14 milionë dhe atë:
– 7 milionë në Amerikë
– 5 milionë në Azi
– 2 milionë në Europë
– 100 mijë në Afrikë
Numri i muslimanëve në botë është 1,5 miliardë dhe atë:
– 1 miliardë në Azi / Lindja e afërt
– 400 milionë në Afrikë
– 44 milionë në Europë
– 6 milionë në Amerikë
– Për çdo hebrej ka 107 muslimanë
Përfundimi:
14 milionë hebrejë janë më të fuqishëm se 1,5 miliardë muslimanë
– Për çdo hebrej ka 107 muslimanë
Përse?
Ja disa nga shkaqet:
Personalitetet që kanë dnryshuar rrjedhat e historiesë janë:
Albert Einstein – hebre
Sigmund Freud – hebre
Karl Marx – hebre
Paul Samuelson – hebre
Milton Friedman – hebre
Personalitetet që kanë bërë kthesë në medicine janë:
– Vaccinating Needle: Benjamin Ruben – hebre
– Polio Vaccine: Jonas Salk – hebre
– Leukaemia Drug: Gertrude Elion – hebre
– Hepatitis B: Baruch Blumberg – hebre
– Syphilis Drug: Paul Ehrlich – hebre
– Neuro muscular: Elie Metchnikoff – hebre
– Endocrinology: Andrew Schally – hebre
– Cognitive therapy: Aaron Beck – hebre
– Contraceptive Pill: Gregory Pincus – hebre
– Understanding of Human Eye: G. Wald – hebre
– Embryology: Stanley Cohen – hebre
– Kidney Dialysis: Willem Kloffcame – hebre
Ftuesit e Çmimit Nobel:
Në 105 vitet e fundit 14 milionë hebrej kanë fituar 180 çmime nobelë, derisa 1.5 miliardë muslimanë kanë fituar vetëm tre Çmime Nobel.
Zbulimet që ndryshuan historinë:
-Micro- Processing Chip: Stanley Mezor hebre
-Nuclear Chain Reactor: Leo Sziland hebre
-Optical Fibre Cable: Peter Schultz hebre
-Traffic Lights: Charles Adler hebre
-Stainless Steel: Benno Strauss hebre
-Sound Movies: Isador Kisee hebre
-Telephone Microphone: Emile Berliner hebre
-Video Tape Recorder: Charles Ginsburg hebre
Firmat e fuqishme botërore:
-Polo: Ralph Lauren hebre
-Coca Cola hebre
-Levi’s Jeans: Levi Strauss hebre
-Starbucks: Howard Schultz hebre
-Google: Sergey Brin hebre
-Dell Computers: Michael Dell hebre
-Oracle: Larry Ellison hebre
-DKNY: Donna Karan hebre
-Baskin & Robbins: Irv Robbins hebre
-Dunkin Donuts: Bill Rosenberg hebre
Intelektualët/ politikanët me ndikim:
– Henry Kissinger , US Sec of State hebre
– Richard Levin, President YaleUniver sity hebre
– Alan Greenspan , US Federal Reserve hebre
– Joseph Lieberman hebre
– Madeleine Albright , Formar US Sec of State hebre
– CasperWeinberger , US Sec of Defence hebre
– Maxim Litvinov , USSR Foreign Minister hebre
– DavidMarshal , Singapore Chief Minister hebre
– Isaacs Isaacs, Gov-GenAustralia hebre
– Benjamin Disraeli, British Statesman hebre
– Yevgeny Primakov, Russian PM hebre
– Barry Goldwater , US Politician hebre
– Jorge Sampaio, President Portugal hebre
– Herb Gray, Canadian Deputy – PM hebre
– Pierre Mendes, French PM hebre
– Michael Howard, British Home Sec. hebre
– Bruno Kriesky, Austrian Chancellor hebre
– Robert Rubin , US Sec of Treasury hebre
Mediat globale dhe personalitetet influencuese:
– Wolf Blitzer, CNN- hebre
– Barbara Walters, ABC News hebre
– EugeneMeyer, Washington Post hebre
– Henry Grunwald, Time Magazine hebre
– Katherine Graham, Washington Post hebre
– Josip Lelyeld, New York Times hebre
– Max Frankel, New York Times hebre
Përse hebrenjtë janë aq të fuqishëm në skennë botërore e muslimanët nuk janë?
Ja përse?
– Në tërë botën muslimane prej 57 shteteve, ka vetëm 500 universitete.
– Vetëm në SHBA ka 5.758 universitete
– Asnjë universitet ne tere boten muslimane nuk bene pjese ne 500 universitetet me te mira boterore.
– Arsimimi ne boten kristiane është 90%.
– Arsimimi në botën muslimane është 40%.
– Në 15 shtete me shumicë kristiane arsimimi është 100%
– 98% të popullsisë në vendet kristiane është me shkollë fillore të kryer.
– Vetëm 50% në vendet muslimane kanë kryer shkollën fillore.
– 40% e popullsis[ në vendet kristiane studion ndonjë fakultet.
– Në vendet muslimane vetëm 2% vazhdon studimet në ndonjë fakultet.
– Në vendet me shumicë muslimane 230 shkencëtarë ka në 1 million banorë.
– Në SHBA ka 5000 shkencëtarë në 1 milion banorë .
– Në botpën kristiane ka 1000 teknikë në 1 milionë banorë.
– Në tërë botën arabe ka vetëm 50 teknikë në 1 milion banorë.
– Bota muslimane shpenzon në hulumtime / zhvillim 0,2% për kokë banori.
– Bota kristiane shpenzon 5% në hulumtime/zhvillim për kokë banori.
Përfundimi:
Bota muslimane nuk ka aftësi të prodhojë dije.
Mënyra tjetër për verifikim dhe shkallës dhe shtrirjes së dijes:
– Në Pakistan ka 23 gazeta për 1000 banorë;
– Në Singapor ka 460 në 1000 banorë;
– Në Angli ka 2000 tituk/ libra në njpë millionë banorë;
– Në Egjipt ka 20 tituj në një muilionë banorë.
Përfundimi:
Bota muslimane nuk ka arritur ta shtrijë dijen.
Aplikimi i dijes: Eksporti i prodhimeve HIGH-TECH
– Pakistan 0,9%
– Arabia Saudite 0,2%
– Kuvejti, Maroku dhe Algjeria 0,3%
– Singapori vetëm vetë eksporton 68%
Po , ku jemi ne shqiptarët , eh mo`zo`ma keq për ne !
Ps. ‘Nexhat Ibrahimi’ u rrit në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Nexhat Ibrahimi merret edhe me shkrime dhe përkthime. Ka përkthyer mbi 70 vepra islame të zhanreve të ndryshme dhe ka shkruar mbi 20 vepra autoriale islame, ka shkruar dhe përkthyer disa qindra artikuj në dhjetëra gazeta e revista në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, ka marrë pjesë në disa simpoziume e tribuna shkencore, ka shkruar disa dhjetëra recensione kritike.
Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. (burimi ::https://sq.wikipedia.org/wiki/Nexhat_Ibrahimi
Fahri Xharra , 19.06.15 Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- …
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- …
- 65
- Next Page »