• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbët ,” të parët” në Ballkan dhe në Botë ! ose Serbet, popull pa histori kombetare !

March 25, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

”Kur Amir Ahmeti thotë se në Mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie gjuha që flisje përpara interesit fetar apo se Skënderbeu ka vrarë shqiptarë myslimanë – thotë disa të vërteta historike që i përkasin asaj kohe. (Fatos Lubonja) ”. Çudi ! Me të vërtetë çudi sepse unë nuk po e kuptoj qëllimin e fundit të kësaj fjalijeje dhe të këtij mëndimi si të thënësit ashtu edhe të përsëritësit . Ose ndoshta jamë largë  e shumë largë nga ajo që të dij  se çka po na përgatitet.

Kam shumë pyetje për serbët të cilët  si popull janë komplet pa histori  të tyre kombëtare dhe me këmbëngulje mundohen ta bëjnë ,; dhe  e njejta mori pyetjesh që duhet të iu bëj edhe mohsave tonë kombëtarë .

Serbët e ” kanë” të dijtur se  historiani i lashtë grek Herodoti (484–425 prK)  shkruante se pas Hindusëve , serbët janë populli më i madh i botës dhe se edhe historianët rus dhe gjermanë e paskan pranuar tezën e Herodotit që në të vërtetë Serbët janë Thrrakas.

Ndërsa mohsave tanë iu kisha  dhënë këtë detyrë ta zgjidhin  dhe të na vërtetojnë me dijeninë e tyre se: ”…. ndër serbë  gjithmonë dihet se ka jetuar fisi i madh Rasëve, dhe që ky emër rrjedhë nga India nga fjala Rashka që thotë ngjyra e kuqe , të cilën ngjyrë serbët e paska dashur gjithmonë . Pra nga kjo rrjedhë që Rasët janë Serbët e kuq ” ( Mohsave të iu  japi një lehtësi , se serbet jane i vetmi popull në Ballkan që nuk kanë apsur fise .)

 

” Ata ,serbët në kohën e Herodotit , kanë jetuar në Azinë e vogël dhe në Thraki. Sipas tyre qenka quajtur regjioni thrrakas i Rashkës së Vjetër  (Stara Raška) për skaj të lumit Marica (sot Bullgaria) si dhe Rashka e Re ,  Serbia  e Nemaniqëve. Jovan Rajiç-i  e citon historianin hungarez Ishtfan-in se ai e quante Gjuragj Brankoviçin  , Gjergj Thrakasi ”

(shënime serbe) . Kjo pyetje është më shumë për mohsat tonë , se si çka po iu duket ky shënim serb ?

 

”Kështu, gjatë gjithë shekullit XX, si në kohën e Zogut edhe në atë të Enver Hoxhës, ai

( Skënerbeu) u bë simbol i parë i nacionalizmit shqiptar, si luftëtar për çlirimin dhe pavarësinë e atdheut nën moton “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Enver Hoxha me fuqinë e madhe propagandistike që kishte regjimi i tij e çoi deri në grotesk këtë projektim. Ai edhe fenë e quajti diçka të huaj për shqiptarët, që ia kishte sjellë armiku. Ne sot paguajmë, veç të tjerash, edhe ideologjizimin e thellë, me frymë totalitare, që i ka bërë ai mendjes së shqiptarëve edhe përsa i përket vetëdijes historike. Edhe ndarja e shqiptarëve që jetonin në Mesjetë në tradhtarë dhe patriotë është rezultat i kësaj pune – sigurisht me kontributin e një aradhe të tërë historianësh, shkrimtarësh, piktorësh, skulptorësh, kineastësh etj.Pas rënies së komunizmit, me rilindjen e fesë dhe rimodulimin e identiteteve, ndër to edhe fetare, Skënderbeu është riinterpretuar. Elita ish-komuniste, e kthyer tashmë në europianiste, e ka përdorur si simbol të përkatësisë së shqiptarëve në botën perëndimore duke arritur ta quajë deri “pararendës të NATO-s” (I. Kadare).”- shkruan Fatos Lubonja.

E dimë ne që historiani kroat (sipas serbëve ?), kur shkruan për historianin romak Plinin , i cili ka jetuar në kohën e Krishtit, thekson se që Serbët  në atë kohë quheshin Tribal, Thrakas , vendë dhe Antë. E dijmë ne që shkruesi got Jornad dhe ai arab El Bakër pohojnë që serbët e banonin Azinë e Vogël , të tërë Ballkanin si dhe që para Krishtit kishin mbërrijtur në Romë?
Serbët e dinë , por ne shqiptarëve nuk po na spjegon kush që njëfarë Jyrgen Shpanut duke e hulumtuar historinë gjermane paska pasë gjetur varreza serbe edhe në tokën e Spanjës, Portigalisë dhe Bretanjës , të vjetra 3000 vjet para Krishtit . Ose ,e dimë ne ?, që në ”Shënimet e Oborrit Mbretëror Kinez” , që në vazhdimësi mbaheshin që nga koha 2 000 vjetë para Krishtit , shënojnë që populli serbe ka jetuar në territorin e Siberisë e deri në Vendikun Italian ? Vështirë që mundemi të pohojmë ose të mohojme. Ne si shqiptarë jemi futur në zgafellat e shpërbërjes , shprishjes dhe  mohimit sa që vështirë e kemi te dalim nga ato.

Shikoni  e të jemi sy hapur ,se ” mësimi i vjetruar se Serbët kanë ardhur në Ballkan (Ilirik fxh) në shek.VII-të është qesharak ” më thonë burimet serbe vetëmashtruese , ” sepse duhet ditur sa ata të shekullit të shtatë kishin ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre të vjetër të këtyre anëve”

E dinë mohsat tanë që e tëra që eshtë folur për serbët deri vonë është një histori e ”imponuar” nga  shkolla gjermane e historisë . Pra edhe historia shqiptare , të dashur mohues është e shkollës gjermane. Kush po rrenë këtu?

Jovan Deretiç-i thot se serbët nuk kanë ardhur nga Karpatet , sepse ata gjithëmonë kanë jetuar rreth Danubit   Kurse  sllavisti polak e  rrumbullakson kështu.: ” Sllavët (sipas serbëve , serbët) ishin banor të nëndanubit si  edhe iliro-Thraksit , dhe se si e thash më lartë ”ata  n’ shekullin 7-të kishin ardhur në ndihmë vëllezërve të tyre autokton nga rreziku romak ” E shifni mohues të dashur , ju na rrofshit  ,se ku qëndron e vërteta e

jonë ?.

Diçka me rëndësi duhet ditur se fillestar i teorisë së serbëve të nënDanubit ishte kronisti i shek, XII  Nestori i Shenjti i Kijevit (?) dhe se admiruesit e kësaj teorijeje ishin dhe janë: Olga Luković-Pjanović, Jovan Deretić, Ranka Kuić, Miloš Milojević, Sima Lukin-Lazić, Laza Kostić, Pavel Šafarik, Ilija Živančević, Svetislav Bilbija, Milan Budimir, Dragoslav

Srejović të cilët me zbulimet e tyre në Lepenski Vir i vërtetuan ato.
Te nderuar mohues : Зашто србски језик не лаже? (Pse gjuha serbe nuk gënjen? ) ”Nga kjo rrjedhë se Zoti i Lartë serb është bartës i të Vërtetës dhe se serbëve iu ka dhënë gjuhën  mu shkaku i të Vërtetës ”- shkruajnë ata

Një ditë  në shtypin serb lexova se ata ishin ”kthinëza ” e botës , këta t´tanët po na thonë që jemi zorra e anusit. Mjerim!

Fahri Xharra. 21.03.14, Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe en Bote, Fahri Xharra, pa histori kombetare, popull, serbet, te paret ne Ballkan

Amerikë o vend i bekuar , prite prite ”Skënderbenë ”!…

March 13, 2014 by dgreca

”Sot e perfundova së lexuari ” Kryqtari i fundit – Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Virgjil Kule. Ç´të them ? Duhet te jemi të lumtur qe i kemi të ngriturit si Virgjili e që e shkruajnë historine ashtu si duhet, e nuk mvaremi nga përdredhjet e qëllimta të të huajve. Te lumt Virgjil , që na e dhe knaqesinë e te qenurit pasardhës të Skënderbeut .( fxh)

***

Nga Fahri XHARRA/

”Kur janë mbushur 544 vjet nga vdekja e një prej figurave me te rëndësishme te historisë shqiptare, Skënderbeut, gazetari Virgjil Kule sjell një botim te ri për jetën e heroit tone kombëtar. Edhe pse tashme janë shkruar rreth 600 botime për Gjergj Kastriot Skënderbeun, gazetari Kule ne emisionin “Intervista” thekson se libri “Kryqtari i fundit” synon ti japë një dimension te ri te kësaj figure, jo vetëm si luftëtar, por veçanërisht si politikan e diplomat. Gazetari Kule i cilëson te neveritshme debatet qe zhvillohen rreth figurës se Skënderbeut, e veçanërisht ato qe lidhen me kombësinë e tij, debate qe sipas Kules, i prodhojnë njerëzit e ceket. Skënderbeu vdiq ne 17 janarin e vitin 1468 dhe libri i Virgjil Kules synon te hedhe drite mbi aspekte te jetës se tij, duke filluar nga arsimi ne Turqi, tek kthimi ne Shqipëri, martesa ne moshën 46-vjeçare e deri tek momenti i vdekjes. (Tv “intervista”)

Sa tmerruese është kur nga vetë goja e t`tanëve dalin fjalë që s`i kanë hije një kombi të civilizuar ,për emblemën e shqiptarisë , Skënderbeun. Të pa matur , qëllim keqinj , vetëmohues mundohen të çpikin të pa qena për te , vetëm e vetëm të na zhbëjnë si komb, dhe me një dëshirë të kemi një histori pa heronj . Populli pa histori ,nuk është popull , por është i destinuar që të zhduket. E jo!

Gazetari Virgjil Kule vjen për publikun me botimin e tij të parë “Kryqtari i Fundit”, një libër historik kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. (”Shqip”)  ku sipas tij ” është përpjekur të shpjegojë disa nga domethëniet e veprimeve të Skënderbeut”

”Përderisa ka ende hapësira veprimi për të ashtuquajturit “çmitizues”, mendoj se ende nuk është shkruar mjaftueshëm për Skënderbeun. Mbi të gjitha nuk janë prekur ende sa duhet “indet e buta”, pikërisht ato që i japin zhdërvjelltësi skeletit të njeriut. Ato ndodhen në shumë zona të trupit, por unë jam përpjekur të prek diçka nga truri, nga mekanizmi që prodhonte idetë, planet dhe strategjitë e Gjergj Kastriotit.” thot Virgjili. Ne jemi krenar që ; “Bashkë me ambicjet, aftësitë, talentet dhe, ndoshta, imperfeksionet e veta si qenie njerëzore, Skënderbeu kishte aftësinë jo vetëm për të parë më larg se të tjerët, por edhe për t’i dëshiruar gjërat më fortse të tjerët. Ai nuk synoi të devijonte rrjedhën natyrale të ngjarjeve, por, me veprimtarinë e tij, u bë një interpretues i ndërgjegjshëm pikërisht i asaj rrjedhe natyrale, duke gjetur brenda saj një rol për faktorin arbëror. Ai do t’i vinte të gjitha, si pjesën e vet njerëzore të zakonshme (ambicie, ëndrra etj.), ashtu edhe pjesën e jashtëzakonshme, atë gjeniale (vizion, qëllim, objektiv) në shërbim të nevojave të shoqërisë europiane (ku bënte pjesë edhe populli arbëror) për t’i rezistuar dyndjes osmane. Në këtë proces tejet të mundimshëm Skënderbeu do të kryente aktin madhor të legalizimit në histori të së drejtës së popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes europiane.”

Pikërisht Virgjil Kule në kët libër na i përshkruan vramendjet e Skënderbeut për mënyrën e zbatimit të këtij procesi.Virgjili na e spjegon që “Ka të bëjë me ndërtimin e historisë mbi bazë njësish horizontale kronotopike (kohoro-hapësinore). Si në një skaner që lexon shtresa me trashësi të ndryshme, edhe unë kam bërë prerje të realitetit mbi bazë njësish me “trashësi e shtrirje” vjetore. Pra, duke pasur në qendër të vëmendjes Skënderbeun, kam bërë një prerje horizontale të kohës dhe hapësirës së çdo viti të veprimtarisë së tij, duke lexuar aty, si në sipërfaqen e prerë të një peme të trashë, kompleksitetin e ngjarjeve, lidhjet midis tyre, fenomenet shkak-pasojë, aktorët dhe faktorët etj. Njësia kohoro-hapësinore “vit” përbën kështu hallkën e një zinxhiri me 25 të tillë. Çdo hallkë pastaj qëndron në vendin që i takon, duke i pasur sa më të plota ngjarjet e veta, rolin e Skënderbeut në to, rolet e bashkëkohësve dhe ndërveprimet midis tyre. Kemi të bëjmë me 25 libra më të vegjël (ditarë vjetorë) që nuk mund të radhiten kurrsesi ndryshe. Pra kemi një Skënderbe ngushtësisht kronologjik. Në rast se duam një zinxhir të fortë të historisë është më e frytshme të ndërtojmë hallka të veçanta gjithnjë e më të forta dhe jo thjesht të bashkojmë dy a më shumë zinxhirë të tjerë. E tëra në vetvete është gjithmonë më e përsosur se sa shuma aritmetike e pjesëve të veçanta të saj. ”

Skënderbeu ishte politolog, gjeopolitolog , poliglot , strateg dhe mbi të gjitha Arbër .”Libri më shumë se për ngjarje flet për proçese. Në qendër të tij është një politikan, diplomat, burrë shteti e strateg ushtarak i nivelit shumë të lartë që i drejton këto proçese. Pra nuk janë ngjarjet, por proçeset ato që i flasin të sotmes. Në rrethana historike nga më të ndërlikuarat dhe më të pafavorëshmet për trojet shqiptare, Gjergj Kastrioti hartoi dhe zbatoi një projekt politik të guximshëm, nëpërmjet të cilit i dha mundësi popullit shqiptar që të bënte një kërcim spektakolar në histori dhe të ri-legjitimonte të drejtën e tij për të qenë i pavarur dhe vetvendosës.”( Virgjil Kule ne intervisten dhënë  Muharrem Sfarqës )

Ai për të cilin duhet ngritur një institut studimor më vete dhe duhet gërmuar pafundësisht në dokumentacion – krenaria e vërtetë e kombit tonë, jo thjesht në kuptimin simbolik, por edhe në kuptimin e krijuesit të bazave të një shkolle kombëtare për të ndërtuar respektin ndaj vetes si shqiptarë dhe për t’ia imponuar atë të tjerëve. Në çdo kohë i janë nevojitur shqiptarëve lidera si Skënderbeu, por mjerisht ata kanë qenë shumë të rallë, madje edhe të pakrahasueshëm me figurën komplekse te Skënderbeut.

“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, të bëmat dhe cilësitë që shfaqin.” e këte po e bënë Virgjil Kule

PS: (Virgjil Kule me Skënderbeun e tij do të jete  me :15 mars – Cleveland, 16 mars – TroyMichigan, 21 mars – Filadelfia, 22 mars New York.)

Filed Under: ESSE Tagged With: Fahri Xharra, Kryqtari i fundit, Virgjil Kule

Shqiptarët si të tillë , e zeza e kombit !

March 11, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Demokraci vëlla , shkruaj  çka të duash  ,fol si të duash :”është kohë e artë”. ”Liri e të shprehurit” : shaj sa të mundësh , denigro kë  të duash!. Poshtërsi kombëtare : ”Njollos sa të mundësh ! Mos e kurse askend !”. Qëpoj sipas qefit ,pakurrëfarë përgjegjësie ndaj kombit , ndaj historisë, ndaj ardhmërisë . Qëllimi i përbashkët : ” Nuk jemi komb , jemi të  vonëshëm ,s´kemi heronj kombëtar , nuk e meritojmë shtetin -nuk i meritojmë të dy shtetet që i kemi , nuk jemi të aftë të udhëheqim  dhe jemi rastësi në këto fysha e male të begata.  Caku i huaj i ”qëllimit ” tonë : ” Largohuni nga këtu ,se jeni jo nga këndej pari! ”

Ideja e huaj , realizimi i ynë : Jemi komb i shpifur !  Nuk i takojmë as lëkurës e as mishit . Parat e huaja , mjerimi ynë .Kur e lexoj të shkruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës  (e mos qoft ai kuvend se çka mbanë): “Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentik të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra. Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para.Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.”… më lind dyshimi të mëndoj se mos rastësisht  (bëje Zot ëndërr!) nuk jam në Kosovë . Por kur e shof që është e shkruar dhe e folur shqip (bëje zot ëndërr) nuk i zë besë vetës që jam shqiptar.Sa më ” dhimbset” Perandoria turke që nuk gjeti miq në atë kohë  në tokat tona, se sa mirë do ta kishim sikur të mos na vinte (me zjarr e tmerr)  kurrë  këndej pari.Sa i paskan pëlqyer deputetit  ”debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri ” dhe me çfarë keqardhje ende në Kosovë nuk paskemi një sqarim të mirëfilltë për atë kohë . Sa me”keqardhje  po  shkruaj ”që s´po iu del krah  askush në Kosovë amirahmetëve,gëzimkëlmendëve, fuadramiqëve,shefqetkrasniqëve, milazimkrasniqëve .

Po ku paskemi qenë deri më tani që nuk e paskemi dijtë që Skenderbeu e paska ngritur flamurin e Bizantit në Krujë  (oliverschmiti , fatos lubonja , abdi baleta )? Çfarë mësimi i

”mbrapësht” i historisë sepse nuk  na  kanë treguar që Skenderbeu ” me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.” ?!?! Dhëmbshuri historike . Vajtim!Sa të mjerë që jemi e nuk po e dijmë që ne jemi komb i ”krijuar  ” fare rishtas , apo të ardhur nga Azerbajxhani bukur moti , apo që jemi serbë të albanizuar , apo jemi arnautashë që dikur flitnim serbisht dhe turku na e ”mësoi shqipen ” për inat të të popullit tonë ” amë  , që  të ndihemi shqiptarë (Oliver Schmitt) .  Sa më vjen keq që ne nuk po ia ”ditkam ” për nderë Perandorisë Osmane që na bëri ”njerzë dhe na kulturoi” (Fatos Lubonja). Po ç´lidhje ne kishim me pellazgët , ilirët , dardanët ? Të kotë e kemi që mundohemi të krijojmë ” lidhje artificiale ” me gjëja se të parët tonë (Oliver Schmitt).

Po na jemi rastësi , se  ”eshtrat tona të të parëve tanë ,kanë humbur maleve si ato të arushave dhe ujqërve ” dhe se vështirë të ” gjindet ndonjë fakt arkeologjik” për ne (J.Deretiç)

Sa më vjen keq që kot po mundohemi të kemi një gjuhë të bashkuar , të njësuar kur e dijmë që ”jemi popull me njëqind dialekte. dhe që fshati me fshat ” nuk mirret vesh ndër veti ( Jovan Cvijiç)   S´di pse nuk gëzohemi që flasim një gjuhë të re ”kosovare ” (gegnishte kosovare të Migjen Kelmendit ) , apo pse nuk  gëzohemi që e kemi një identitet ”kosovar ” ( të Halil Matoshit ) e mbi të gjtha  një  ”identitet musliman ” ( të Rexhep Qosjës) Çudi! dhe mosmirëmjohës.Sa keq që nuk po jemi falëmnderues që po na këshillojnë që vajzave tona t´iu vejmë shaminë mbi kokë deshtën ato apo jo.  Por edhe feexhën , pse jo nëse ato e pranojnë Pse nuk ndihemi krenar që kemi  nismëtar të kthimit pas.  Pse nuk jemi krenar që vendet arabe dhe turke ”prodhojnë ” pa shpenzime familjare e as nuk harxhojmë fonde publike për  që të na i ” shkollojnë” djemtë tanë? Eeeeeeeej , kur ata kthehen mu atëherë do të urrejmë pse jemi shqiptarë ,pse flasim shqip . Sa ”gëzim”!

Është për brengosje se si i madh e i vogël nuk kërcejmë sipas ”defit” arab , dhe që  15 vjet këndej në Kosovë , e që 22 në Shqipëri në ”lulën e demokracisë ” nuk ndihemi krenar  për këtë liri të vetëhumbjes, vetëmohimit, dhe vetëzhbërjes.”Pra Kuvendi ( 1444fxh ) ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para atij kombëtar… e sot që po i themi vetës komb (mos kofshim , më mirë) , për ç farë ineresi po flasim. E edhe në Kuvend!

Por edhe diçka , sa mirë që ishim  dhe e kishim dikur  ”Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!

Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. (Ismail Kadare)” . Te ecim o burra e ta kthejme kete kohë!

Pa e harruar : “Të falemnderit” Shqiperi për debate të trajtuaraa me profesionalizëm ,për Skenderbeun . “Te falemnderit” Tv Rrokum për emisionet qe po na publikon. Ju falemnderit të gjithëve atyre që po na ndihmojnë me sa munden që të mos e duam popullin tonë dhe të kaluarën tonë historike. I falemnderoj të gjithë ata që po çojnë ujë në mullirin e sllavizmit .”I falemnderoj “te gjithe ata qe punojne kunder kombit dhe ardhmerise europiane te sajë!

 

Filed Under: Featured Tagged With: e zeza e kombit !, Fahri Xharra, Shqiptarët si të tillë

Dardania serbe!(?)

March 7, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

 “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë” . Zbulim epokal i serbëve.? ( në burimet e tyre)

Ky qëndrim irritues me Dardanët, Ilirët , Maqedonasit, Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “, që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë , sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr., Dardanët dhe Dardaninë e më këte edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare, e kthen në epiqendër të njerit nga zhvillimet kyqe të  historisë së antikuitetit, dhe se , me këte , ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare, jo vetëm që nuk vihet në dyshim, por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare , fuqizohet dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përherëshmes.(Jusuf Buxhovi “ Kosova” )

Dikur ishin grekët që e mohonin të kaluarën tonë , pastaj Roma , pastaj Bizanti , pastaj Turku Osman , pastaj Serbi  dhe prap Serbia.
Për serbët dhe grekët , shqiptarët dhe hapësira e tyre duhej të copëtohej me arsyetimin se se ata  me pranimin e islamit ( thuaja se të gjithë ?) ishin kthyer në instrument të Parandorisë Osmane dhe që paraqitnin rrezik për krishterimin europian. ( vitet kur na detyruan te largohemi nga ajo pjesë e Dardanisë )

Jo shumë largë nga qyteti i Nishit , gjëndet Mediana ,  një paralagje e qytetit të lashtë Nissus.(Nisi). Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për madhësinë dhe madhështinë e kësaj rezidenceje  të Perandorit Ilir ,Konstantinit të Madh e  ndërtuar në fillim të shekullit të katërt pas Kr. Ishte një vend takim i të mëdhenjëve  të Imperatorisë së Romës. Vendi i Medianës ishte zgjedhur posaçërisht në mes të Lumit të Nisit dhe banjove termale .

E keqja dhe fatkeqësia e jonë është se ajo sot i takon  Serbisë se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

Një përshkrim i vogël i vilës verore të Konstantinit :  e zbukuruar me mozaiqe dyshemeje në një sipërfaqe prej 6 000 metrash katrorë , me bonjo të shumta, ndërtesa nën dheshme, me du vila rustike, hambarin e madh të drithit , rezervoarin e  madh të ujit,qendrën zejtare.. Dhe në një vend mbi vilën ( e tërë ajo që e përshkruam paska qenë jo thellë nën dhe) është ngritur muzeu Mediana.

Në muzeun arkeologjik të Nishit (Naissussit) gjëndet një numër i madh i skulpturave -portretet e parëndive romake(edhe Romake, pse jo?) , bizhuve të kohës dhe monedhave , puntoria për prodhimin e armëve të argjendëta  etj.

Në shekullin a parë(psK) Dardania ra nën Romën , por dardanët aty mbetën dhe e forcuan Romën. Dardanët aty ishin deri në vitet e fundit të shekullit të 19-të . Aty ishin ,por na përzunë ! Fatkeqësi !

Ai regjion per skaj të Nisit ishte e njohur me emrin Via Militaris e cila e lidhëta Singidunumin ( Beogradin e sotëm) , Sedikën (Sofia) dhe Konstatinopolisin  (Stambollin e sotëm). Rruga Naissuss -Lissus (Lezhë, Les) i lidhëte qendrate e rëndësishme të Ilirikut( Ballkani sot)- lidjen e Daradanisë së Moezisë së Epërme me limanet e Adriatikut (Dyrrachion, Apollonia) si dhe më tutje ne Adriatik me  Perandorinë Romake.

Po lidhja Scupi dhe Naissus ? Po.Sigurisht që po , dhe shumë e rëndësishme.Deshta kësaj rradhe vetëm të përshkruaj skulpturën e Medianës ( burimi , mediat serbe) e cila është simbol i perëndive të Dardanisë :Një perëndeshë Dardane , me të gjitha atributet e një perëndesheje të cilën serbët e quajnë Krenaria e Nishit .

Sipas vlerave të saja estetike na viejnë shumë pyetje nga kureshtja se çka paraqet ajo shtatore dhe cilës kohë i përket: Aty është demi  , simboli i pjellshmërisë dhe kamjes ; simbole këto të universales njerzore. Labrisi , sopata me dy anë ,instrument i shenjtë në kultin dardan . Me dy tehat e saj thuhet që e materializojnë idenë e skajshmërive të cilat i e bashkojnë  dualizmin. Derri i egër , zakonisht është shenjë e kafshës së sacrifices . Derri i egër paraqitet në kultin e Dianës , Herakliut dhe Kalorësit Thrakas Demi  në dorën e perëndeshës e simbolizon blegtprinë e cila ka qenë shumë e zhvilluar në Dardani, si dhe djathi i njohur dardan.Dardania  ishte  e njohur edhe për  nxjerrjen prodhimin e arit dhe i njohur nga literature romake aurum Dardanium . Pra cdo gjë e skalitur në Perëndeshën Dardane (DEA DARDANICA) e simbolizon  pasurinë dhe begatinë dardane.

Po pse Dardania serbe ? sepse ata asgjë ilire nuk përmendin në të gjithë begatinë që e zbulon nëntoka dardane , e që sot fatkeqsisht është nën Serbi ….. se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: dardania serbe, Fahri Xharra

Europa nuk po na do nëse nuk i kthehemi rrënjeve tona historike

February 28, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Është e vështirë të ndërrohet historia,por ajo duhet të ndërrohet. Ne ? Jo ,por të tjerët se neve na ka kapur gjumi dhe letargjia e arushave ende po vazhdon.Vazhdon ajo vazhdon,ne po i ndihmojmë se çke me te! Një popull pa pike mëshira ndaj vetvetës dhe të shkuarës së vet.Kemi ne çakalla , ato të mullirit me ujë, të mullinjëve tanë ,në të cilin i bluanim drethërat gjatë historisë .Çakallat janë simbolikë e atyre që bëjnë zhurmë vazhdimisht,por ato e luejnë rolin e tyre në mekanikën historike të bluarjes. “Çakallat” e sotme janë ato që në kohën sotit na tregojnë gjëra dhe përralla në hapsirë, përralla që më nuk i bluan koka e një të civilizuari të Europës apo Amerikës. Ata po shkojnë në Mars , e neve vetëmse na kanë treguar që si pjestarë të një komuniteti të prapambetur as që guxojmë të mendojmë në ndonjë udhëtim të tillë. Por  t i këthehemi historisë që i takojmë se nëse ate nuk e dokumentojmë vet ,bota  e civilizuar nuk na pranon në mesin e saj.Po na japin shenja,po na sinjalizojnë sa e sa here që duhet të përgatitemi për diçka që nuk na ka ëndja e as që na kishte shkuar mendja.

“Mendohej që Grekët në ishujt e Kroacisë së sotme (Ilirisë së dikurshme fxh) vendosnin për të gjitha ndodhitë politike dhe ato ekonomika. Por artefaktet e gjetura rishtas na informojnë për një bashkësi të forte ilirike e cila e kishte rolin dhe ndikimin vendimtar në ato anë.(shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija” e datës23.02.14 Na Korčuli pronađeni iznenađujući artefakti: Iliri su Grcima bili superiorni) Të premtën ,arkeologët dr.sc.Dinko Radiç dhe  dr.Igor Borziç në afërsi të një qendreje protohistorike në vendin Kopila në afërsi të Blatës në ishullin Korqulla në Kroaci kanë zbuluar gjëra me vlerë në një varrezë,të cilat  mund të ndërrojnë historinë. Aty janë gjetur disa dhjetëra enë greke , të cilat kryesisht lidhen me një kult specifik  ilir  në të cilin  nënkuptohet pirja e verës. Në të njejtin vend janë gjetur edhe një sasi e madhe e eshtrave të njerëzve, si dhe  një zbukukurim prej bronze nga shekujt 1 ose para K.
Ky zbulim e ka rëndësinë e tij të veçantë , se edhe pse  janë gjetur enë greke fjala është për diçka që nuk ka kurrëfarë lidhje me grekët. Ne jemi mësuar të lexojmë se pas çdo zbulimi flitej për tashëgiminë greke. Kroatët po e dëshmojnë të kundërten. Po ne ? Ne nuk kemi kohë të mirremi me vetvetën , duhet të spjegojmë  se sa të rinj jemi në këto anë. Duhet me sjelljet tona ,veshjen tonë të argumentojmë se po sa kemi ardhur . Ashtu po e lyp shefi.

Çka  është e rëndësishme për ne historia, e kaluara dhe e shkuara e jonë? Ende jemi në mëdyshje se a më mire të jemi të vjetër në këto anë apo të posa ardhur ? Përgjegjen mund ta gjejmë shumë lehtë , vetëm me një klik në mendjen tonë: Pse i tërë ky ngulm i historiografëve serbë ,grek dhe rus për paraqitjen tone karshi botës se nuk jemi të vjetër në këto  anë. Kur nuk je popull i vjetër  nuk ke traditë, nuk di me udhëheqë vetveten, nuk je i denj për një shoqëri më të civilizuar. E kuptuam? Më vjen shumë keq  për atë që lexova se çka tha Shtefan Fyle.Nuk e dini , apo nuk po  besoni se diçka po përgaditet. Keq , shumë keq .Fyle Shqipërisë: Nuk e arritët BE-në, futuni nën Serbi?! (26.02.2014)  “Stefan Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen e saj nën Jugosllavinë e Re të udhëhequr nga ana e Serbisë! “.  Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan. Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

Nuk është pra e re! Ku jemi  ne ?

Fahri Xharra,26.02.14,Prishtinë

Filed Under: Analiza Tagged With: Europa, Fahri Xharra, Historike, rrenjet tona

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT