Ish-Kapiteni largohet dhe shpreson:”Nje Flamur, Nje Simbol”Faleminderit Mergim Marvaj.Pergatiti Albano KolonjariNe shtator Kombetarja Shqiptare do te zbrese serisht ne fushen e lojes, por Mergim Marvaj nuk do te jete. Largimet jane gjithmone trishtuese. Ish kapiteni nuk do te jete ne fushen e lojes, por ne zemrat e tifozeve kuqezi. Mergim Marvaj dha doreheqjen nga Kombetarja kuqezi, nepermjet nje postimi ne Instragram. Kane kaluar tete vite nga dita kur gjermano-kosovari Mergim Marvaj veshi per here te pare bluzen kuqezi. Tete vite nga dita kur ish futbollisti i perfaqesueses Gjermane U-21 (dy ndeshje), vendosi te ndiqte rrugen e Lorik Canes dhe te bashkohej me Kombetaren Shqiptare. 50 ndeshje, tre gola mjaftuan ta per ta kthyer ate tashme nje nje Legjende Kuqezi. Mergim Marvaj nuk i ka harruar emocionet e ndeshjes se pare Shqiperi-Katar 2-1 te zhvilluar ne Spanje, kur ish tranjeri De Biassi do ti jepte atij besim per te luajtur me kuqezinjte. Mergim Marvaj shpreson qe ” nje dite nje Flamur te jete simboli yne”. Faleminderit Mergim Marvaj. Faleminderit per sakrficat dhe djeresen e derdhur per bluzen kuqezi. Per here te pare ne futbollin profesionist Marvaj do ta luane me skuadren SV Darmstadt 98 me te cilen zhvillon 38 ndeshje dhe shenon dy gola. Ne sezonin 2007-2008 VFL Bochum 2, tete ndeshje nje gol. 2008-2010, VFL Bochum 65 ndeshje, nje gol. 2011-2014 Greuther Furth 105 ndeshje tre gola. 2014-2016 FC Koln 43 ndeshje, FC Koln 2, 4 ndeshje. 2017-2018 Hamburger SV 31 ndeshje, 2018 Aris 5 ndeshje, 2019 FC Ingolstadt 12 ndeshje dhe 2019-2020 Greuther Furth 23 ndeshje.
Presidenti i FSHF Armando DukaSot u njoha me vendimin e Mërgim Mavrajt për t’u tërhequr nga kombëtarja shqiptare. Lajme të tilla janë gjithmonë prekëse, sidomos kur bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë dhënë shumë për skuadrën tonë përfaqësuese.Gjithmonë me këmbë në tokë, i gatshëm të sakrifikojë për të mirën e skuadrës dhe një lider plot edukatë – kështu e risjell gjithmone ne mendje Mërgimin që nga viti 2012, kur nisi rrugëtimin e tij kuqezi. Këto tetë vite u kulmuan me kualifikimin në Europianin 2016, arritje me të cilën ai e ka vendosur emrin në faqet më të arta të historisë së futbollit shqiptar.Jam krenar për djem si Mërgimi, të cilët kombëtaren e kanë konsideruar si gjënë më të shenjtë. Siç u shpreh edhe ai sot, çdo gjë e ka një fund dhe vitet mbi supe kanë peshën e tyre.Duke vlerësuar maksimalisht kontributin e tij për Kombëtaren kuqezi, dua t’i uroj shumë suksese Mërgimit në të ardhmen dhe sa më shumë mbarësi.Mergim MarvajKanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë. Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombëtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !
Përzemërsisht,
Mërgim Mustafë Mavra
FALEMINDEERIT QË MË DËNUAT!
NGA SHEFQET DOBRA/Ish i dënuar politik/
Rakip Dervishaj, pas dhjet vjetësh, u lirua nga burgu; në Vlorë e dërguan si të “dëbuar”, në kooperativë duhet të punonte. Në kooperativë, orari nuk respektohej, e diela nuk ishte ditë pushimi si në ndërmarrjet shtetërore, edhe kur binte shi, nuk u paguhej dita. Dita e punës- dmth, një ditë punë në kooperativë, quhej një normë. Për ta sqaruar: nëse norma në bërje kanali, ishte nëntë metrokup- kush bënte nëntë metrokup- thuhej se ka bërë një ditë pune, ose: 100 pikë, kush bënte katër –thoshin: 50/të pikë, dmth, gjysëm norme, gjysëm dit pune . Në fund të vitit llogaritej sa të ardhura kishte kooperativa, ato pjesëtoheshin për ditët- normat- dhe qëllonte që për një normë- sidomos kooperativave malore, mund ti binte për të marrë:- 20 lek të vjetra për një dit pune- dmth- për një normë. kurse kooperativat fushore, ishin më me fat, prodhonin më shumë- u shkonte dhe 100, lek të vjetra ditës, nëse kishte bërë çdo ditë normën.
Rakipi, që nuk ja dinte punëve të kooperativës- kishte rënë i ri fare në burg, vetëm në minierë kishte punuar- mjaft që të siguronte të paktën bukën dhe pak gjizë ose ndonjë zarzavat që ta bënte supë. Gjithmonë rrinte vetëm, nuk përzihej me tjerë.
Një ditë, në pushimin e drekës, i afrohet një i brigadës dhe i thotë: – pse nuk martohesh more Rakip, të krijosh familje?
-Po kush më merr mua more: kështu si jam katandisur..- i përgjigjet..
-Të marrin ore, pse s’të marrin- i thotë.
-Po kush guxon të më japë vajzë mua?
-Po gjej ndonjë të sojit tënd.
-Pse ore, keni filluar të martoheni edhe brenda sojit ju?
-Jo more jo, të jetë si ti nga biografia.
-Nuk kam qejf të martohem, po….
-Pse more, po është më mirë për ty.
-Po, është më mirë, është po, martesa sjellë edhe fëmijë, po… po sikur t’u mbushet mendja prapë të më çojnë ne burg, ku ti lë ata? Më mirë jam kështu, kur rafsha mos u vrafsha. Të bëhet si të bëhet, nuk e kamë mendjen prapa.
-Unë të them: martohu se kështu është më mirë.
– Faleminderit po… me që ma dashke të mirën, ma jep gocën tënde.
-Joo, se…
-Pse ke frikë? Ti je me biografi të mirë, ça të pengon? Meqë ma do të mirën, meqë më qave hallë- po të them. Duhet ti jesh mirnjohës atij që ta do të mirën.
-Epo, nuk i kemi njësoi kushtet.
-Po për atë familjen tjetër, pse nuk mendon si për vete?
-Për të mirën tënde e pata- i tha.
-Të faleminderit shumë, e kuptoj që më do të mirën por.. dhëndër nuk ke qejf të…
Një ditë, kur po kthehej nga puna, me lopatë e kazëm në krah, i lodhur e i mërzitur, kokë ulur, kishte humbur në mendime veta kur, pa pritur- dëgjoi ti thonë: – në emër të popullit, je i arrestuar, duart mbrapa! U drejtua, lëshoi veglat në tokë, i shikoj dhe, kur njëri po i vinte “byzylyket” – u tha:-E dini sa mirë bëtë që erdhët e më….
-Natyrisht! Të merresh me veprimtari armiqësore sigurisht që e pret dhe arrestimin.
-Jo, jo, edhe ju e dini që nuk e kam bërë atë gjë se, ça do fitoja?
-Sigurisht! Pse dimë çdo gjë që bën, ku shkon e me kë bënë plane, erdhëm të vëmë hekurat! Në prezencën tënde të kontrollojmë shtëpinë.
-Ç’far do kontrolloni?
-Shtëpinë, ta tham. Po ju nuk ditkeni kam a s’kam shtëpi more, nga dini se qenkam marr me veprimtari…hëh… Unë dy batanije, dy çarçafë dhe një dyshek me kashtë kam, edhe këto, të kooperativës janë, nuk kam asgjë timen, atje në një koçek të misrit, më kanë dhënë një vend të rri. Shkoni ju, unë nuk kam gjë për të marrë, bëni ç’të doni me to, vetëm një gjë u kërkoj, t’ja dorëzoni kooperativës se mos më akuzojnë , për përvetësim e pasurisë përbashkët, të atyre vjetërsirave.
Në hetuesi pranoi çfarëdo që i thanë. Një ditë e çuan ti bëjnë gjyqin. Pasi bënë formalitetin, dëshmitarët të njohur e të pa njohur, thanë ça deshën- si i kishin porositur. Prokurori- i tha: -je dakord?
-Ç,më pyetni mua, jam a sjam? Unë kam pranuar ça keni dash ju.
-Se i ke bërë.
-Jo zati prokuror jo! po nuk fitoja gjë, po mos pranoje.
Prokurori kërkoi dhjetë vjet burg dhe gjykatësi kur dha pretencën -tha: gjykata vendosi: Për veprimtarinë armiqësore, për agjitacion e propagandë kundër partisë e pushtetit popullor, duke dashur të helmojë ndërgjegjen e shokëve, sidomos të rinjve, dënohet me dhjetë vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. Ke gjë ti thuash drejtësisë?- i tha gjykatësi, ç’far i kërkon gjykatës?
-Ça të them unë Zoti kryetar i seancës, shikoni ato vitet ju, pa, për pasuri, rrapin e trapin kam unë, nuk keni ça të më merrni as ça të lini.- tha Rakipi
– Edhe këtu në sallën e gjyqit, armiku volli vrer kundër drejtësisë popullore, ndërpresim seancën- tha. Dy orë pushim. Pas dy orësh u futën në sallë dhe vazhduan gjyqin: – I pari e mori fjalën përsëri prokurori- I pandehuri, pikërisht këtu në tempullin e drejtësisë popullore, volli vrerin kundër drejtësisë popullore pa ju dridhur syri as goja; unë propozoj ti japim edhe pesë vjet tjera, për ofendimin që i bëri trupit gjykues , në total pesëmbëdhjetë.
E mori fjalën kryetari i seancës: edhe unë- tha gjykatësi- mendoj ashtu si tha prokurori, në total i bëhen pesëmbëdhjetë vjet burg. E ke ti fjalën- ça do i thuash?- i tha gjykatësi. Rakipit, pa e shikuar fare u ngrit më këmbë, shikoi një herë sallën në të cilën ishin vetëm dëshmitarët – tha:- Falënderoj trupin gjykues që m`a shtoi dënimin- Ata shikuan njëri tjetrin.- sepse vazhdoi- këtu unë isha krejt i vetmuar dhe heshti. – Se nuk ke merituar të kesh shokë- i tha gjykatësi. Jo, zoti gjykatës jo, po kishin frikë të rrinë me mua, si të isha bishë e do i kafshoja
-Edhe më keq se kaq, do i helmoje! Prandaj të kanë ndenjur larg.
-Jo, o zoti gjykatës jo, kishin frikë të rrinin me mua se, po ti shikonit ju, u kërkonin llogari.
-Dmth, nuk kërkon mëshirë, je koshient për armiqësinë që ke bërë.
-Mëshirë…! Përkundrazi, ju më dëgjuat që u falënderova- Ata po e shikonin – Se këtu mu qelb goja more Zoti gjykatës! Nuk kisha me kë të flas, edhe kur merrja bukën në dyqan, nuk flisja, jepja lekët, më jepte bukën, aq gram sa ishte racioni, kusurin, nëse kisha për të e merrja dhe, drejt e në koçek, shkoja. Po deshët mos më vononi, të shkoj sa më shpejt në Spaç, te shokët e mi.
-Atje do të çojmë! – i tha
-Faleminderit shumë. Atje nuk do rri me frikën e burgut se, në burg jam.
-Edhe atje të arrestojmë prapë, po nuk ndenje rehat- i tha gjykatësi.
-Sa herë të keni qejf, vetëm mos më lironi se nuk e duroj dot vetminë! – tha Rakipi.
-Merreni, na e hiqni nga sytë këtë specje të pa parë – tha gjykatësi
– Të rrojë partia që nuk më la të më qelbet goja- tha Rakipi
Mos ki merak, do të lëmë të qelbesh atje!- tha prokurori. Policat e rrëmbyen, i vunë hekurat dhe e morën për krahësh.
KË TË LË E KË TË MBAJ, NJËRIN ËSHTË BURRI, TJETRIN VËLLAI!
Sapo lamë punën, nuk na lan të shkonim në shtëpi, kemi mbledhja- na thanë.
I deleguar ishte sekretari i partisë të ndërmarrjes- Petraq Nushi. Pasi na foli Petraqi për situatën politike nëpër botë- kështu fillonin gjithnjë këto lloj mbledhjesh – shtoj: -edhe këtu mes jush, ka armiq që vjellin vrer kundër partisë…. Në fund tha: këtu është Zabit Shazivari?
-Po, këtu jam.- u përgjigj Zabiti.
-Hajde këtu! Rri aty përballë kolektivit, të shohin sa i bukur je! Zabiti nuk po kuptonte gjë. Më pas i tha: – thuaj këtij populli që për qejfin tënd janë mbledhur këtu, në vend që të shkojnë në shtëpi.- fol për armiqësinë tënde.
– Nuk di gjë, shoku sekretar.
– Nuk di, ëh? kush ka për të folur, meqë ky nuk pranon. Me lej tha Zan Hasko, po më shumë i thoshin: Zan Fiku- ngaqë ky Zani, kishte bërë dhjet vjet burg për vjedhje shtëpishë, por ky shquhej edhe për; meqë fshatarët i varini kusitë me qumësht në fikun në oborr, në mëngjes e gjenin qumështin pa ajkë, se e hante Zani, natën, prandaj i thoshin: Zan Fiku.
-Kur po shkonim një ditë në Divjakë, kaloi një makinë jugosllave, ky shoku sekretar- tha: -makinat jugosllave janë shumë të mira.
-Hë more, ç’ke dash të thuash me këtë, pse i paske lavdëruar kaq shumë makinat e tyre?
-Shoku sekretar, ky më pyeti, dhe unë i thash se janë të mira, ku qëndron armiqësia ime këtu?
-Si more nuk qenka armiqësi, të lavdërosh prodhimet e tyre, do të thotë se nuk të pëlqejnë prodhimet tona, edhe këtë do e mohosh? Kjo tregon se ti, ndjek rrugën e babës tënd, tradhtarit, armikut të parisë.
-Shoku sekretar, unë nuk mburra makinat Jugosllave për të nënvlerësuar tonat, ne nuk prodhojmë makina. Ku qëndron armiqësia ime këtu? Këtu dua ta thotë Zan Fiku.
-Mjafton që i mburrur- tha Petraqi
-E shikon shoku sekretar? Tha Zani- Edhe mbiemrin ma ndryshon- të gjithë qeshën.
-Sekretari shikoj sallën, nuk po kuptonte. Më pas iu drejtua: -Pse i thua kështu?
-Kështu ka mbiemrin, si ti them ndryshe. Nëse nuk i pëlqen mbiemri, le ta ndërrojë.–Shum vetë e dinin se “Fiku” e kishte mbiemri.
Kur kuptoj arsyen sekretari, u nxeh më shumë, edhe nuk la gjë pa i thënë, duke u mbështetu vetëm te i ati, që ishte cilësuar “armik” i popullit e partisë.
Aty nga mesi i natë, të gjithëve, pas asaj dite të lodhshme, na hapej goja për gjumë, papritmas pas shpine dëgjuam një plakë që mallkonte Zabitin, ishte e ëma.:- haram qumështin që ke pirë nga gjoksi im. Ke mohuar gjakun e dajës tënd, që është dëshmor mor qelbanik- për të gjithë kjo qe e pa pritur.
-Po jo moj mama, nuk e kam mohuar dajën, nuk kam bërë gjë, për kokën tënde, po Zan Fiku se ça ka trallis, nuk ka bërë gjë të keqe.
-Ky, moj shoqe, ka ndjekur rrugën e babës, jo të dajës- tha Petraqi.
-Ç’ma zini me gojë atë, ai është armik, Zabitin e kam rritur unë, motra e dëshmorit, jo ai. Ishte burri im, po ne e kemi fshirë nga mendja jonë. Për ne të rrojë partia, për atë ka dhënë jetë valloi im. Unë… unë.. nëse ky, ikur edhe emrit t’i përmend të atit, e mohoj për djalë.
Ndërsa kjo mallkonte djalin e burrin, Petraqi aprovonte duke luajtur kokën.
Në fund, i dha paralajmërimin e fundit, nëse gabonte edhe një herë- vetëm për hatër të kësaj plakë- që mohoj burrin,, si armik dhe, vlerësoj gjakun e vëllait që dha jetën për atdheun, po të fal. Por ti duhet të na bindësh jo me fjalë, po me vepra se e mohon babën, për ndryshe, e di ti se ku përfundon?. o me babën o me dajën.
Të gjithë shikonin sekretarin, u këputëm për gjumë, pritnim të na thonë: mbledhja mbaroj. Sekretari shfletonte ca letra dhe tundte kokën, sikur një hall të madh kishte. Kur ngriti kokën shikoi mëkëmbësit e tij, që i kishte në dy anët, të cilët rrinin si pult, e shikonin në sy; papritmas- pyeti: këtu është Riza gega?
-Këtu jam- tha Rizai.
-Hajde këtu, hajde! – I tha
-U ngrit Rizaj, po ecte ngeshëm ngeshëm, pa e prishur terezinë fare.
-Më shpejt se nuk të kemi thirrur për krushk, që më ecën ashtu.
-Mos u mërzit o shoku sekretar, nuk po mërzitemi neven që kemi punur gjith ditën, ke kohë, nata është e gjatë. Sekretari e shikoi gjithë inatë Kur shkoi atje ku i thanë, u kthye nga salla duke i kthyer shpinë, Petraqit dhe atyre që ishin ulur në dy anët e tij.
-Riza Gega, Riza Gega! Iu kërcënua. Pse ti, kur janë bërë votimet për këshillat popullor, ke bërë çmos t’u mbushësh mendjen njerëzve, të mos i votojnë ata që i kishte zgjedhur partia?
-Votimet ka dy vjet që janë barë, more shoku sekretar- tha Rizai.
-S’ka rëndësi kur janë bërë, ti përgjigju përse të pyeta!
-Shoku sekretar- iu drejtua Petraqit- kandidatët i caktoni ju, ne nuk kemi të drejtë të fshijmë ndonjë emër, vetëm të marrim fletën, ta fusim në kuti. Kur është këshuna, si do u thosham njerëzve unë: mos voto ktëna apo atëna?
Këtu u nxeh muhabeti midis Petraqit dhe Rizait, të dy e ngritën zërin, Rizai, nuk ishte Zabiti, nuk mposhtej kollaj , xha Rizai. Në fund, e humbi durimin sekretari- i tha: – tani, nuk mbeti gjë tjetër veçse të çuhemi me pëllëmba syve, dhe po e shikonte drejt në sy, si bisha prenë e sajë.
-Shoku sekretar, tyven, nuk të kanë bërë sekretar, për të rrahur njerëz por, të na mbrosh ne nga padrejtësitë që na bojnë. Nëse ndonjërit i është mbushur menja, kushdo që të jetë- shikoi sallën- le ta provojë po deshi, po të mendohet mirë! Nuk kom ngron pllama syve una, deri më sot.
-E shikoni armikun! Edhe partinë e kërcënon. Nuk e di ky se….
-Shoku sekretar, lere partinë, nuk kam gja me partinë una, po flas për këta këtuna në sallë, kurrë nuk do ndodhë kjo gja, sa të kem frymëm. Kjo e xhindosi shumë Petraqin, Nuk la fjalë të ligë pa përdorur por, të njëjtën faturë mori prej Rizajt. të gjithë shikonin si të shtangur, si Rizai i përgjigje ashtu, njeriut më të fuqishëm të partisë që kishte ndërmarrja. Petraqit, me Rizan, i hasi sharra në gozhdë, nuk i kishte ndodhur kurrë me ndonjë tjetër kështu. Ndërsa Petraqi fliste si i xhindosu, nga pa durimi ishte ngritur më këmbë, Rizai dukej sikur nuk i bënin përshtypje fare ato që thoshte ai.
Ishte orën një e natës, kur i dha fund fjalimit me kërcënimin: do e marrësh vesh si do përfundosh o Riza Gega!- i tha. Rizai vetëm e shikoi po, mos përfillja që tregonte qëndrimi i Rizait e xhindosi shumë Petraqin. Kur thanë: mbledhja mbaroj, turma, sikur shpëtuan nga zinxhiri u turrën drejt derës, ishin këputur për gjumë, Rizai doli nga mbledhja më krenar nga Petraq Nushi.
Pas tre vejtsh, e burgosën Rizanë, por pëllëmba, nuk mundën ti japin.
Pas ca ditëve, te puna, në pushimin e drekës, i thamë nënës të Zabitit: -shumë e mallkove burrin! Duhet tja heqësh atësisë djalit, ta shkruash pa babë ?
-Po ç’të bëja more biri nënës, për të shpëtuar djalin, mallkova burrin, një nëne tjetre, i bie të mallkojë vëllanë, eh… kështu… pështyj lart të bie në sy, pështyj poshtë, të bie në gji. S’ka rrugë tjetër!
FALEMINDERIT, PRESIDENTI YNË!
Faleminderit zoti Kryeministër!
Shkruan: Enver Bytyçi/
Gjithkush në këtë vend e di se PS e para saj PPSH kanë patur dhe kanë një ndjesi dhe refleks antiverior. Ndre Legisi, një nga figurat e njohura të Partisë Socialiste, e përmendi këtë fakt para disa muajsh, duke pohuar një të vërtetë të padiskutueshme. Jam përpjekur të shmangem në trajtimin e kësaj teme dhe madje nuk kam botuar shumë shkrime të këtij karakteri atëherë kur botoja revistën KOHA, në vitet 1998-2002. Ndonjë nga miqtë e mij kolegë më ka tërhequr vëmendjen për këtë, por jemi pajtuar në diskutime ose në heshtje se hapja e diskutimit për diskriminimin krahinor nuk i shërben pajtimit kombëtar dhe të ardhmes së vendit tonë. Vazhdoj të mbetem në këtë linjë mendimi, sepse më shumë se shtëpia ime e krahina ime më dhimbset Shqipëria, kombi e atdheu.
Megjithatë kryeministri Rama me deklaratën e tij në Sarandë atakon dhe fyen jo vetëm Berishën, por edhe ata që ai i quan “shpellarë”. Kur nuk ishte kryetar i PS-së dhe kryeministër pati artikuluar shumë herë fyerje të tilla. Si kryeministër deri më sot e ka shfaqur urrjetjen e tij krahinore duke u tallur me ata që ai quan votues të tij në Veri. Kush i ka ndjekur takimet e kreut të ekzekutivit në dy fushatat elektorale e sidomos këtë të fundit për zgjedhjet vendore, ka parë se si në batutat e tij zoti Rama ironizonte dhe fyente qytetarët e këtij vendi me prejardhje ose banorë të asaj që ai i quan Alpe. Këto qëndrime vijnë të freskëta në memorien tonë edhe në rastin e shpërndarjes së tapive elekorale të kryeministrit tonë.
Por në rastin e sotëm, me deklaratën e tij në Sarandë, i mbështetur plotësisht nga Koço Kokëdhima, Rama i shkoi deri në fund misionit të tij: Sipas tij pronat e pronarëve i kanë zaptuar njerëzit e ardhur nga Alpet (shpellat) që atë ditë që Saliu mori pushtetin. Alpet dhe Berisha jënë në të vërtetë një sinonim I njëri-tjetrit. Ndërsa socialistët si kurrë ndonjëherë ndokush, si kurrkund në ndonjë vend tjetër në botë, e shndërruan në kauzë lidhjen që i bënë, sipas tyre “shpellës-shpellarëve dhe Berishës”, të cilit preferojnë t’i thërrasin “Saliu”. Unë e kam ditur gjithmonë se Sali Berisha është sulmuar që ditën e parë, jo si opozitar, por si “malok”, nëse do të përdornim zhargonin që Edi Rama përdor jozyrtarisht. Eshtë në metodologjinë dhe doktrinën e socialistëve dhe ideologjisë socialiste që të luftojnë njeriun në qenien e tij biologjike. Lufta biologjike është karakteristikë e sojit të marksistëve që sot janë në pushtet. E tillë ishte lufta kundër Sali Berishës gjatë më shumë se 25 viteve dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Të tillë luftë biologjike bëri psh Milosheviçi në Kosovë. Por ka edhe shembuj të tjerë, më i tmerrshmi prej të cilëve përmendet holokausti.
Kjo luftë biologjike është zhvilluar sistematikisht, çdo ditë, çdo orë, me një regji perfekte, me regjizor, skenaristë, aktorë, dhe figurantë të shumtë. Janë paguar miliona për suksesin e kësaj lufte. Me para nga aferat e korrupsionit, trafiqeve dhe spiunazhit. Qëllimi ka qenë i njëjtë: Rrëzimi i Berishës nga pushteti ose pamundësinë e marrjes së pushtetit prej tij. Megjithatë artikulohej me disa definicione relative si “primitivë”, “arkaikë” etj. Edi Rama dhe zevendësi i tij, Koço Kokëdhimë i dhanë fund sot narrativave të tilla. Ata dolën hapur, prandaj meritojnë falenderimet e mia të veçanta. Në fund të fundit u bënë me dije socialistëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste në Veri të vendit tonë se janë antiveriorë, se kanë sentiment urrejtjeje biologjike për Veriun e Shqipërisë, se nuk e durojnë veriorin në pushtet, madje as në administratën shtetërore, as në hierarkinë gjyqësore apo ushtarake. Pra, janë për një luftë me armë ideologjike biologjike. Nëse do të bënim një studim për përkatësinë krahinore të të larguarve nga administrate e shtetit pas vitit 2913, do të kishim një statistikë lemeritëse sa I përket diskriminimit të veriorëve. Megjithatë askush nuk është ankuar me këtë arësyetim. Nëse do të përdorja shembuj që njjoh vetëm unë, do të duhej një listë aq e gjatë sa nuk do të mund t’i nxinte asnjë gazetë. Megjithatë asnjëhërë, askush nga veriu, qoftë ky politikan a diçka tjetër me ndikim në opinionin publik, nuk e ka artikuluar këtë fakt. Megjithatë Edi Rama nuk ndalet. Ai fyen kolektivisht qytetarët e tij, zgjedhësit e tij, votuesit e tij, ata që u bashkuan para më shumë se dy vitesh në “shuplakën njëmilionëshe kundër Sali Berishës”. Tani që këta votues po i bëjnë thirrje Berishës të rikthehet, se Rama po ua nxin jetën, kryeministri ynë po përdor kartën e fundit që i ka mbetur, përçarjen krahinore. Nuk kishte bërë më shumë se kaq dikur në vitin 1914-1924 Esat Pashë Toptani. Të dy, Toptani dhe Rama, njësoj si diktatori Hoxha veprojnë me të njëjtin synim: Pushtetin – pa marrë parasysh faturën që do të mund ta paguajnë shqiptarët.
Kryeministri ynë i bën me dije edhe atyre pak naivëve në Kosovë, të cilët besojnë se Edi Rama është patriot, se fyhreri ynë, fatkeqësisht, ska kurrëfarë lidhje me patriotizmin, me flamurin, me kombin e atdheun. Një kryeministër që e ndan territorin e tij që administron në të mirë e të këqinj, që i etiketon njerëzit sipas përkatësisë krahinore, fetare a sociale, ai kryeministër është më e pakta një udhëheqës përçarës i familjes së vet kombëtare. Lufta biologjike kundër alpinëve (shpellarëve) është edhe luftë kundër Kosovës, sepse në thelbin e saj pushteti konceptohet si tapi e krahinave dhe krahinarizmave në Shqipërinë e Edi Ramës. Me Kosovën dhe Shqipërinë në një shtet të përbashkët peshorja e pushtetit do të anonte kundër Edi Ramës, por jo kundër patriotëve të mëdhenj të Jugut të Shqipërisë.
Përdorimi i kësaj teze antishqiptare është në fakt një përpjekje e fundit e kryeministrit shqiptar për të garantuar disa vota më shumë të atyre që besojnë se “malokët janë e keqja e Shqipërisë”. Ndoshta ka njerëz në këtë vend që mun edhe të besojnë se jo Rama, por Berisha është e keqja e Shqipërisë. Prandaj i gjendur përballë presionit të jashtëzakonshëm për largimin nga pushteti, Rama lëshoi sot “bombën atomike” të përçarjes kombëtare. Nesër ka rrezik që t’i drejtohet komuniteteve fetare, duke i shtyrë ato në një konflikt të pamerituar. Edhe për këtë kryeministri duhet falenderuar. Sepse pas kësaj dite të gjithë në Shqipëri duhet të jenë të kujdesshëm, jugorët, veriorët, muslimanët, katolikët dhe ortodoksët. Dhe jo vetëm të kujdeshshëm, por edhe të vendosur për t’i thënë ndal këtij turi armiqësor që ka marrë kryeministri shqiptar kundër shqiptarëve.
Zoti Rama mendon se ofendon dhe fyem vetëm malësorët me deklarimet dhe ndjesitë e veta antiveriore. Në të vërtetë ai përgatit një dramë për shqiptarët, atë dramë, të cilën ne nuk e lamë të na ndiqte në asnjë periudhë të zhvillimit dhe civilizimit tonë, as në antikitet, as në mesjetë, as nën Perandoorinë Osmane, as nën mbretërinë e Zogut, as në regjimin e diktaturës komuniste. Këto 25 vite që kaluan në demokraci politika nuk ka bërë shumë për këtë vend. Por së paku ka parandaluar një konflikt të hapur e të rrezikshëm mbi baza krahinore e fetare. Viti 1997 bën përjashtim, ai ishte viti i artë i lulëzimit të të gjitha paradokseve antiveriore. Por falë tolerancës së “malokëvë” përballë atyre që kërcënonin të marshonin drejt Tiranës nuk përfundoi në një luftë civile.
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima, ndoshta duan të përgatisin një 1997-të të dytë. Kjo nuk do të ndodhë. Sepse “malokët” nuk kanë kurrëfarë fobie përballë askujt në këtë botë. Produkt i civilizimit (apo shpellarizmit, sipas Ramës) në Alpe dhe rreth tyre ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pjetër Bogdani, ai që ndërtoi shtetin e parë shqiptar, pra Ahmet Zogu, bamirësja më e madhe e të gjitha kohërave dhe në të gjithë botën, Nënë Tereza, pacifisti i rangut ndërkombëtar dhe njëkohësisht nacionalisti I thekur, Ibrahim Rugova, liberatori më i madh në historinë tonë moderne, Sali Berisha, heroi i demokracisë shqiptare, Azem Hajdari. Prandaj zoti Rama nuk e komplekson dot Veriun, nuk mund të injorojë produktin e Alpeve Shqiptare, nuk mund të sfidojë askënd me deklarata të tilla. Thjesht dëshmon atë çfarë ai është dhe çfarë në të vërtetë përfaqëson. Edhe ose thjesht për këtë meriton respekt. Thuhet se po nuk dëshmove vetë se kush je, askush nuk e merr vesh se çfarë përfaqëson. Zoti Rama e tha me gojën e tij se kush është dhe çfarë përfaqëson për këtë vend. Edhe kjo është një ndihmë e madhe për publikun shqiptar.
FALEMINDERIT ÇEZAR NDREU!
FUSHATA E VATRËS: ÇEZAR NDREU E DHA SHEMBULLIN, DHUROI $ 1,500.00/
Pas rikonstruksionit që iu bë ndërtesës së Vatrës, veçanërisht zyrës dhe sallës së madhe të katit të parë nga biznesmeni dhe aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar, bashkatdhetari nga Kosova, anëtar i këshillit të Vatrës, z. Rrustem Gecaj, Kryesia e Vatrës ka propozuar hapjen e një fushate për mobilimin e zyrave, plotësimin e rafteve të bibiliotekës dhe kornizimin e fotografive historike. Para Kuvendit fushata kishte nisë prej anëtarit të Këshillit të Vatrës, Ahmet Hoti dhe Ndrec Gjergji.
Një dhurim i veçantë ishte ai që u bë të Shtunën e 31 majit 2014 në Vatër nga një nga vatranët e rinj, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Vatrës,i rritur në kampet e internimit të Vlorës,Çezar Ndreu. Çezari i qe lutur editorit të Diellit, që të mos e publikonte dhuruesin, duke dashur që të mbetej anonim.” Nuk po e bëj për t’u dukur, tha atë kohë, thjesht e ndjej se duhet bërë dhe kaq mundësi i kam. Vatra dhe Dielli meritojnë përkrahjen e çdo shqiptari të Amerikës.”
Dhurata e tij ishte një kompjuter i ri, prodhim i fundit dhe një printer, Scaner, fotokopje, me vlerë përmbi $ 1,500.00. E falenderojmë Çezarin dhe i kërkojmë ndjesë që nuk e ruajtëm anonimatin. Le të shërbejë shembulli i tij si nxitje edhe për vatarnët e tjerë. Çezari nuk është i pasur, ai e siguron jetësën me mundim, por ëshët bujar, prandaj nga kursimet e hequra mënjanë dha kontributin e tij pa u ndjerë. Vatra ka nevojë për kontributin e çdo vatrani, kudo ku jeton, e çdo shqipatri të Amerikës! Ta mbajmë gjallë tarditën dhe histporinë tonë në SHBA. Kush do ta ndjekë Çezarin? Dielli do të publikojë emrat e dhuruesëve siç ka bërë për më shumë se një shekull jetë të Vatrës dhe vetë gazetës. Faleminderit Çezar!