• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ELEGJI PËR VËLLA EDUARDIN DHE FALENDERIM PËR MIQTË

March 19, 2021 by dgreca

Eduard Grishaj, duke mbajte kumtesen ne Simpoziumin Shkencor ne Michigan kushtuar heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Falenderim nga Familja Grishaj/

Pas humbjes së parakohshme  të dashurit tonë , Eduard Grishaj , falenderojmë nga zemra çdo mik e mike që gjatë këtyrë momenteve të vështira të familjes, na u gjendën  pranë me ngushëllime online, telefonata , shkrime dhe opinione për Eduardin. 

Falenderojmë gjithashtu me zemër të gjithë ato miq e shokë që sot e përcollën  trupin e Eduardit për në banesën e korpëve. 

Faleminderit Shkodërloce për përcjelljen dinjitoze që i rezervove birit tonë , djalit tënd !

Për Eduardin ,“Pishtar i Demokracisë”, Poliglot , Erudit , Studiues cilësor i shkencave të historisë dhe letërsisë , u takon specialistëve dhe miqve që në të ardhmen t’a gjykojnë  punën e tij krijuese. 

Me respekt e falenderime për kujdesin e gjithësecilit që  mori pjesë në dhimbjen tonë.

Familja Grishaj

***

Alfons Grishaj

Elegji për Eduard Grishaj

Të falem o Perëndi,

Për çdo vendim që merr!

As urrejte e qesëndi

Dhe në më çofsh në ferr.

Më dhe jetë kur s’kishte…

Më dhe shpresë kur s’kisha,

Kur djalli kuq bitiste

Atdhe, Xhami e Kisha .

Por, kjo qe një tjetër ditë,

Një provë Abrahamike,

Një shuarje  papritë…

Bash si  gjëmë biblike.

Unë mbes , Abdiel i Jot.

Çdo provë që më ke dhënë

Të qofsha falë o Zot !

Do e kaloj këtë gjëmë.

Po!  Të gjithë do “vdesim”,

Por  vdekja s’ do na marrë,

Veç trupin do e  tresim

Nën dhe, n’ errësirën varr.

Atje  shkoi trupi jot…

Vëlla , o shok i mirë,

Prej nga na krijoi Zot

Borxh tek dheu  i lirë.

Se, shpirti shtegëtar

Fluturon plotë jetë,

Tek lë trupin  mëkatar

Të  tretet i qetë.

Në parajsë nuk ka orë…

Si n’ ekpseriment’n tokë!

Do  mblidhemi t’ përkorë

Të dashur , miq e shokë.

Sërish do qeshim paskaj

Papeshën e egërsis’  alem,

Dhimbjeve që sjellin vaj…

So long ! Vëllau  i jem .

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, Eduard Grishaj, Elegji per vellain, falenderim

Falenderim…mbijetesës !

November 25, 2020 by dgreca

NGA MARJANA BULKU/

Humbjet e përditëshme të jetëve njerëzore janë sa të dhimbshme po aq dhe të frikëshme. Po ikin mjekët dhe njeriu ndjehet si i përhumbur në fushbetejën  “ pa armët mbrojtëse”, po ikin një nga një ;miq ,të njohur , të panjohur  kaq shumë jetë … Është e dhimbshme ti ndjekësh këto lajme të frikëshme që shumë nga ne i kanë përjetuar drejtpërdrejt në terrenin e vështirë ku mjekët kryqëzohen të parët nga virusi i tmerrshëm i cili po gjunjëzon edhe sistemet më të mira shëndetsore. Unë e kalova virusin pranverën (fillim prill 2020) që lamë pas, me simptoma të lehta por me një ankth frike e përgjegjësie për veten dhe për të tjerët të cilëve mund t’jua transmetoja. E ktheva në kujdes frikën e natyrshme, e shndërrova në dashuri merakun sistematik që më karakterizon si njeri, e shndërrova në disiplinë të rreptë, higjenën, ushqyerjen, lëvizjen në natyrë, distancimin social. Jeta mori një dimension tjetër ku epiqendër nuk është as më shumë e as më pak përveçse KUJDESI. Në kohë pandemie gjithkush mund të jetë burim infeksioni , testimi është vetëm njē mjet më shumë për ta çertifikuar statusin shëndetsor i cili ndryshon aty për aty. Sot je negativ pas dy ditësh mund të infektohesh dhe ky cikël jete po bëhet motivi i një refreni  sistematik .Kjo kohë i ngjan një stuhie e cila  kalon nëpër  pyllin njerëzor ku jo të gjithë rrëzohen; shemben, përkulen bien , ringrihen , groposen.E rëndësishme mbetet vetkontrolli, përkujdesja ndaj vetes, bashkëjetesa çdo çast me të, mosneglizhenca për asnjë çast i vetvetes me të gjitha nevojat që ajo ka ; për ajër të vetmuar, higjenë pa hile,ushqyerje korrekte ,mjekim ,prezencën virtuale të gjërave pa të cilat njeriu nuk jeton dot.

Kjo energji e re njerëzore e paprovuar më parë solli në vëmendjen tonë atë që është esenca e jetës ; shëndeti ! Në një përmasë kaq individuale  kjo lloj energjie po ndikon kaq drejtpërdrejt në kolektiven duke nxitur   shfaqjen e një stili krejt i ri jetese që ka ndryshuar sjelljet, ceremonitë , liritë  dhe lumturitë tona duke na bërë më racional dhe syhapur ndaj çdo gjëje përreth nesh .Askush nuk ia din fundit këtij shtegu nëpër të cilin njerëzimi po ecën me apo pa vullnetin e tij, por të gjithë jemi dëshmitarë të një kohe për të cilën vetëm të mbijetuarit do mundet të rrëfejnë . Uroj t’ia dalim që një ditë t’ia largojmë këto brenga vetes dhe të tjerëve duke treguar se mbijetesa është falenderimi më i madh .

Filed Under: ESSE Tagged With: falenderim, Marjana Bulku, mbijetesës

FALENDERIM ZONJES MERKEL, KANCELARES SE REPUBLIKES GJERMANE

October 27, 2020 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika-

Para disa ditësh Zonja Merkel deklaroi botërisht se Europa i ka një borxh shtetit shqiptar të cilin e krijoi te cunguar. Ky është i vetmi shtet në Europë që rrethohet nga të gjitha anët me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet krijuar shteti kombëtar shqiptar, ku të bashkohen territoret shqipfolëse…

Kjo deklaratë e Zonjës Merkel tërthorazi i thotë Z. Putin se diplomacia rusomadhe ka qenë shkaktarja qe nuk u krijua shteti kombëtar shqiptar më 1912-1913 kur presionet e Rusisë Cariste detyruan Fuqitë e Mëdha të Europës të krijonin një shtet të cunguar shqiptar duke i dhënë Serbisë territore që nuk banoheshin prej serbesh, por prej shqiptarësh e maqedonobullgarësh. Pra, Z. Putin duhet të kuptojë se dhe Rusia i ka borxh Shqipërisë mosrealizimin e shtetit kombëtar shqiptar që 110 vjet më parë. Dhe si udhëheqës i Rusisë, shkaktares së kësaj vonese, ai duhet ta këshillojë deri në detyrim qeverinë e Serbisë që të mos bëjë më përpjekje për ta shtyrë shlyerjen e këtij borxhi ndaj popullit dhe shtetit shqiptar, fqinjit të tij.

Ndërkohë, deklarata e Zonjës Merkel kuptohet se u tërheq vëmendjen pushtetarëve të Shqipërisë e të Kosovës dhe drejtuesve të partive politike shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi që të krijojnë një strategji të përbashkët për të ecur drejt krijimit të shtetit kombëtar shqiptar, ku të përfshihen gjithë territoret ku flitet gjuha shqipe.

Mjaft humbët kohë zotërinj politikanë e partiakë me luftë interesash personale duke e maskuar me luftën partiake, se në Shqipëri nuk ka parti vërtet atdhetare që t’ju luftojnë juve. Punoni për realizimin e këtij plani strategjik, sepse e nesërmja e afërt nuk do t’ju falë e do t’ju dënojë si tradhëtarë.

Edhe për krijuesit shqiptarë kjo deklaratë nënkuptohet se është një thirrje për t’u larguar nga nostalgjia komuniste dhe nga shërbimi i maskuar ndaj partisë politike në pushtet. Qartësohuni se komunizmi dhe enverizmi ishin armiq të nacionalizmit dhe u përpoqën ta përjetësonin coptimin e popullit shqiptar në disa shtete.

Filed Under: Komente Tagged With: falenderim, Kancelares Merkel, Thanas L Gjika

FALENDERIM- “KARTOLINA” 500 DOLLARSHE NGA LAURA DHE GJERGJ KONDA

December 29, 2017 by dgreca

10-Laura

Për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri 2018 në Kutinë Postare të Vatrës erdhën dhe vazhdojnë të vijnë shumë Kartolina urimi. Po vecojmë njërën nga ato, nga ato, Kartolinën e gazetares të Zërit të Amerikës, Laura Konda dhe bashkëshortit Gjergj Konda. Bashkë me urimin e ngrohtë, në mes të kartolinës ishet dhe një Chek me shumën 500 dollarë, dhuratë për Vatrën dhe gazetës e saj Dielli. Falenderime të përzemërta Laura dhe Gjergji!

Laura dhe Gjergj Konda e vizituan Vatrën me 31 mars 2017 dhe u pritën me respekt nga ish kryetari Gjon Bucaj,  i shoqëruar nga ish  zv/kryetari Asllan Bushati, sekretarja Nazo Veliu, anëtari i Kryesisë së Vatrës Marjan Cubi, anëtari i Këshillit Zef Balaj, Idriz Lamaj, dhe Zef Përndocaj si dhe Editori Dalip Greca.

Gjatë asaj vizite Dielli shkroi: Gazetarja Laura Konda tha se e kishin marrë këtë udhëtim për ta parë nga afër Vatrën dhe për të prekur historinë e saj. Me gjithë shiun që i shoqëroi gjatë të gjithë udhëtimit nga Virxhinia ne Nju Jork,ajo tha se, ia kishte vlejtë. Ndërsa Gjergj Konda tha se me Vatrën dhe Diellin atë e lidhte gjyshi i tij, një nga miqtë e Konicës dhe të Nolit, ish menaxher i parë i Gazetës Dielli që në numrin e parë të botimit. Vatranët dhe njohësit e historisë së Vatrës dhe të Gazetës së saj të mocme Dielli, e dinë se kush ishte Gjergj Konda(Gjonleka), për të cilin Faik Konica, tek bëntë bilancin njëvjecar të drejtimit të Diellit prej tij,  shkroi se pa Gjergj Gjonlekën (Konda) Dielli do ta kishte pasë të vështirë që në hapat e parë të tij.

Në kronikën e dhuruesëve të vitit që shkoi(2017) Vatra vlerëson të gjithë kontributorët që nga ta që thjesht paguajnë anëtarësinë, tek ata që reklamojnë në Gazetën Dielli,  e deri tek dhuruesit ; Mehmet Kadria $2,000(dy mijë), Demë Balidema $2.000.00 (dy mijë), Mustafë Elezi 1.000.00(një mijë dollarë-dhuratë e pvrvitshme), Avni Poanri 500.00(Pesqind), pa përmendur dhurimete  Bedri Litës dhe të tjerëve. Faleminderit të gjithëve!

Vatra dhe Dielli kane jetuar gjatë nga shpirti bujar i vatranëve dhe i shqiptarëve të Amerikës.

GEZUAR VITI I RI 2018!( Dielli)

Filed Under: Opinion Tagged With: dalip greca, falenderim, Laura dhe Gjergj Konda

TEK MJEKU I FAMILJES NE NJU JORK, KUJTOJ MJEKEN E FAMILJES NE TIRANE

December 7, 2017 by dgreca

NE VEND TE FALËNDERIMIT PËR MJEKUN E FAMILJES DR. KARDIOLOG ANDRE SPINDLER/1 qatip MaraNë ditë e para të dhjetorit  në një mëngjes befasisht më goditi një kollë e pandërprerë që gjëmonte si bubullimat e vetëtimat e shtërngatave natyrore. Megjithëse e kisha bërë vaksinën kundër gripit,dyshova se më sulmoi gripi dimrit, Nata arë ishte pa gjumë. Edhe pse kam dy mjekë në familjen time,vajzën e dhëndërin mjek kirurg, ata njoftuan mjekun e familjes sonë Andre Spindler,dr cardiolog, i cili me njëherë pranoj të shkonim në klinikën e familjes afër shtëpisë sonë të banimit.Në mesditën e 5 dhjetorit u nisa tek klinika duke qetësuar kollën me një karamele zbutëse kundër zhurmës së kollës. Kur shkova te dera e klinikës ,doja të trokisja për të hyrë,por dera u hap automatikisht.Në hyrje të klinikës ishte dhoma e dokumentacionit,kartoteka. Dy punonjëse na përshëndetën me një buzëqeshje humane njerëzore. Na dhanë një formularë për të plotësuar identitetin,adresën e banimit dhe listën e ilaçeve që përdor për trasplantin e zemrës. Me mirësjellje të kulturuar njëra nga punonjset na drejtoi të uleshim te salloni pritjes, i cili me kolltuqe komode, me një tavolin në mes me revista të ftonte të lexoje deri sa të vinte radha për vizitën tek doktori familjes. Në sallon ishin vendosur paketa me kartopeceta për hundët,ena me ujë të higjenizuar dhe piktura në muret.

Ndërkohë që prisja radhën për vizitë kujtova klinikën e mjekes të familjes sime në Tiranë tek njësia bashkiake 5 Tirana e Re, në të cilën kur shkoja duhej të qëndroja me orë në këmbë te dera, deri sa të dilte një infermiere me fytyrë të ngrysur dhe shumë e ashpër në shikim, e cila të fuste te dhoma e doktoreshës. Ishte një dhomë e vogël ku në një raftë ishin dokumentat ,kartoteka. Klinika e familjes në Tiranë i ngjante një garazhi makine dhe pasi të vizitonte të jepte recetën që të shkoje te farmacia e miqve të saj, të cilat ishin të pa sigurta, edhe kur i pije të shtonin sëmundjen. Kjo që shkruaj është e dhimbshme,sepse duke ecur rrugës në Tiranë u tondita nga vjelljet e stomakut dhe shkova tek ambulanca e lagjes Tirana e re duke kërkuar shërbimin mjeksor. Mjeku shërbimit nuk kontrolloi tensionin,por urdhëroj të më bënin një serum kundër helmimit. Më këshilluan të shkoja në shtëpi për regjim shtrati. Pas tre ditësh në shtëpi kisha kaluar në gjendje kome. Më kishin çuar vajzat në spitalin “Nënë Tereza”, të cilët kishin deklaruar se isha pa shpëtim,dhe kishin rekomanduar të vdisja në shtëpi. Familja ime më kishte shtruar në spitalin gjerman Tiranë.Kur u zgjova nga koma kuptova se isha në spitalin gjerman Tiranë, të cilët me mjekuan me përkushtim të përballoja udhëtimin për në Milano Itali. E shkruajta këtë faktë se mjekët në Shqipëri sapo marrin diplomën nuk pasurohen me dituri të reja mjeksore. Në klinikën e ambulancës te Tirana e re kisha mjek të njohur,ku disa ishin prindërit e nxënësve të mi te gjimnazi “Ismail Qemali!”,Tiranë që vazhdimisht kur shkoja për ti takuar do ti gjeja nëpër lokale,ndërsa mjekët amerikanë i gjen pran tavolinës së punës në compjuter duke pasuruar mendjen me të rejat shkencore.

 

Në momentin që po kujtoja klinikën e  mjekjes së familjes Tirana e re, një punonjëse e shërbimit më ftoi të shkoja tek doktori familjes sime Andre Spindler, i cili sapo hyra në zyrën e tij u çua në këmbë duke më takuar me shumë humanizëm.Ishte hera e parë që e shikoja. Pasi më pyeti ,unë i thashë se më ka zënë gripi, e kolla më ka mbërthyer keq duke më lënë pagjumë. Ai, qeshi dhe më tha: “Do të bëjmë një kontroll të hollsishëm dhe pastaj do të kuptojmë në se është gripi,apo ndonjë infeksion.

Ai menjëherë thirri specialisten e laboratorit për të bërë analizat e përgjithshme. Specialistja me kujdes më kontrolli tensionin, temperaturën me një aparat kontaktues te veshi. Bëri me kujdes elektrocardiogramën e zemës së trasplantuar dhe me buzëqeshje na përcolli te labortori ekos së zemrës. Kur hyra te dhoma e ekos,specialsti një burrë shtatëlartë më mirëpriti me shumë humanizëm. Me kujdes më ekzaminonte duke fotografuar rrahjet e zemrës sime amerikane. Pasi mbaruan ekzanimet na thanë të prisnim pak te salloni klinikës,që të klasifikonin rezultatet e analizave.Duke shfletuar disa revista te tavolina e sallonit të klinikës u mrekullova me mjedisin e klinikës së mjekut të familjes, me disa dhoma laboratori dhe mbi të gjitha nga kultura humane e shërbimit mjeksor.

 

Pasi kishin përfunduar konsultën e analizave, na priti me shumë buzëqeshje në zyrën e tij dr cardiolog Andre Spindler, i cili fjalën e parë e kishte me shumë gëzim,duke deklaruar se trasplanti zemrës është shumë mirë dhe nuk keni gripin që dyshonim edhe ne si mjekë. Analizat tregojnë se keni një infeksion akut në rrugët e sipërme të frymarjes, për të cilin do ju japin një antibiotikë dhe do qetësoheni shpejtë. Duke buzëqeshur na pyeti se në cilën adresë farmacie e keni suguracionin e ilaçeve. U fut në compjuter duke shkruar recetën elektronike të antibiotikut. Na përcolli me shumë mirësjellje. Tek farmacia mora ilaçet falas nga siguracioni shëndetsor. Pasi piva tabletat e para të antibiotikut prita se si do të kaloja natën me kollën e bezdishme,sepse shqetësoja edhe të tjerët me gjëmimet e kollës së ashpër.

Nata kaloi me një zbutje të kollës, e cila afër mëngjesit pothuajse ishte ndërprerë. Në mesditë duke ndjerë përmirësimin e shëndetit tim, shkova përsëri te klinika e dr.Andre Spindler,  nuk shkova për vizitë mjeksore,por për ta falënderuar se kisha fjetur gjumë. Kur shkova dhe hyra te salla e pritjes,punonjëset e dokumentacionit u shqetësuan,sepse kujtuan se isha keqësuar. Vajza ime Anita që më shoqëronte i sqaroi se kisha ardhur për të falënderuar dr.Andre Spindler dhe gjithë personelin e klinikës. Ato kur mësuan se isha përmirësuar buzëqeshën me shumë dashamirësi dhe rrezatonin kulturën e mirënjohjes për falënderimin e pacientit. Falënderimi vlerësohet shumë në këtë vend të bekuar. Jo më kot këtu 23 nëntori është dita e falënderimeve. Është intersant se unë për herë të parë kam ardhur në Nju Jork ditën e falënderimeve në 23 nëntor 2005.Kur shkela në tokën amerikane, kujtova vitet kur na jepnin të studionim librin “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, të diktatorit komunist stalinist dhe ndjeva fajësinë e dyzimit, të depersonalizimit të ndrëgjegjes sime që kisha pranuar me detyrim të propangandoja në orët e mësimit ideologjinë orgurzezë komuniste staliniste,sepse rreziku real Shqipërisë është armiqësia midis shqiptarëve dhe sidomos armiqësia e egër midis politikanëve, të cilët luajnë teatër me një popull duke e varfëruar e duke e detyruar të largohet nga atdheu.

 

Në atdheun tim punova 45 vite mësues dhe kur do të shijoja daljen në pension, paaftësia e mjekve të spitalit shtetëror në Tiranë më rrezikoj jetën me vdekje të sigurtë. Sigurisht atdheu që linda dhe u rrita është i shtrenjtë për mua,por edhe atdheu tjetër USA që më dha shansin e jetës së dytë është i shtrenjtë për jetën time. Nuk kam punuar asnjë ditë në këtë vend të bekuar të lirive njerëzore dhe spitali Nju Jorkt më bëri dy operacione falas në vitet 2013 -2014 duke më trasplantuar një zemrë amerikane. Siguracioni amerikane ka shpenzuar mbi dy miljon dollarë me shërbimet e pandërprera mjeksore dhe në këto pesë vite edhe ilaçet  mi dërgojnë falas në shtëpi duke u kujdesur me përkushtim për jetën time. Ndonëse ndjehemi krenar për emrin shqiptar që e tarshëgojmë nga atdheu, por nuk duhet të ndjehemi krenarë me realitetin e hidhur të populit tonë që është keqëqeverisur duke pasuruar politikanët e pangopur. Ndjej krenari e mirënjohje pakufi për atdheun tjetër USA që është atdheu jetë sime të dytë.

Falënderoj nga zemra mjekun e familjes Andre Spindler për aftësitë shkencore  dhe përkushtimin e shërbimit mjeksor. Mirënjohje për siguracionet shëndetsore amerikane që kanë mbuluar e mbulojnë shërbimet falas mjeksore për jetën time si shqiptar,pa qenë akoma nënshtetas amerikan.

Qatip Mara

Nju Jork  6 dhjetor 2017

Filed Under: Komunitet Tagged With: dr. Andre Spindler, falenderim, Qatip Mara

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT