• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kur Delegation Shqiptar i ankohej Qeverise Franceze per Agresionin Serb

June 16, 2018 by dgreca

Le Figaro: Fati i Shqipërisë, Pas Italisë, Serbët dhe Grekët./

1 Aurenc Bebja ok

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Qershor 2018/Prestigjiozia franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të hënën e 16 gushtit 1920, në faqen n°2, shkresën e delegacionit shqiptar drejtuar qeverisë franceze në lidhje me agresionin serb në Shqipëri.Çfarë kanë shprehur asokohe delegatët shqiptarë në këtë dokument ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Fati i Shqipërisë

Pas Italisë, Serbët dhe Grekët.

Romë, 15 Gusht.

Serbët kanë hyrë në Lezhë dhe synojnë Shkodrën. Grekët kanë zbarkuar në Himarë.

Një shkresë proteste nga delegacioni shqiptar.

image

Delegacioni shqiptar, lidhur me çështjen e pushtimit të Shqipërisë nga trupat serbe, sapo u ka dërguar qeverive të fuqive të mëdha shkresën në vijim :“Pavarësisht se qeveria shqiptare e ka siguruar gjithmonë qeverinë jugosllave në lidhje me dëshirën e saj të madhe për të jetuar në paqe, më 10 gusht, trupat serbe kanë pushtuar papritmas territorin shqiptar nëpërmjet krahinave Shkodrës, Dibrës dhe Elbasanit.

Duke gjykuar shfarosjen sistematike të elementit shqiptar në rajonet e aneksuara nga Serbia, dhe duke parë forcat e konsiderueshme të artilerisë të angazhuara nga serbët në këtë moment, ky pushtim është qartësisht i paramenduar dhe ka për qëllim shtypjen e shtetit shqiptar dhe shfarosjen e racës sonë.

Populli shqiptar, i kërcënuar, i bën thirrje drejtësisë më të madhe dhe dinjitetit të qeverisë së Republikës franceze, që t’i japë fund këtij agresioni të padrejtë dhe të na shpëtojë nga katastrofa.”

Filed Under: Fejton Tagged With: Aurenc Bebja, fati i shqiptareve!, Le Figaro

Fati i Shqiptarëve të Sirisë

October 31, 2016 by dgreca

Në prag të Samitit të Diasporës/1-muhamed-mufakuShkruan: Prof. Muhamed Mufaku*/*Historian kosovar me punësim në Amman-Jodani*/

Para ca ditëve mora ftesë nga Kryeministri Edi Rama për të marrë pjesë në “Samitin e Parë të Diasporës” që do të mbahet në Tiranë me 18-20 Nëntor 2016. Ndonëse ftesa është e datës 25 korrik 2016 dhe kërkohej konfirmimi deri në fund te Gushtit 2016, ftesa më erdhi vonë në mesin e Tetorit dhe është dashur më 20 Tetor t’i pëgjegjem duke e falendruar për ftesën dhe duke kërkuar ndjesë për pamundësinë e ardhjes në Tiranë për shkak të detyrimeve në universitet. Në fund të përgjigjes shpreha shpresën që në një Samit të këtillë të diasporës të jetë e pranishme edhe kolonia shqiptare në Siri, e cila “perjetoi fat tragjik me heshtjen e Shqipërisë dhe të Kosovës”.

Po atë ditë kur ktheva përgjegjën, më 20 Tetor 2016, lexova në shtypin e Beogradit (Danas 20/10/2016) për përcjelljen e kontigjentit të parë të ndihmës huminitare serbe për banorët e Halepit (ashtu si e njohin shqiptarët në traditë) ose e Alepos siç po njihet tani. Ajo ndihmë do të mund të shkojë edhe për ata pak shqiptarë që kanë mbetur në atë qytet të shktërruar. Kuptohet, ajo dërgesë nuk ka të bëjë me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi ditë më parë. Shqiptarët, ose arnautët siç njihen atje, ngelën në atë vend nga koha e Mehmet Ali pashës pasi ai u detyrua të tërhiqte ushtrinë e tij prej Sirisë më 1840. Ata u bënë të njohur në Halep sa që në “Enciklopedinë e Halepit” u paraqitën edhe disa “fjalë të urta shqiptare” të mbledhura nga arnautët e qytetit.Megjithatë, shqiptarët e Halepit janë shumë pak në mesin e shqiptarëve të Sirisë të cilët përqendohen në Damask. Në krahasim me Halepin, shqiptarët e Damaskut kanë ardhur në këtë vend pas luftrave ballkanike në vitet 1912-1913 dhe midis dy luftrave botërore. Ato me shumicë janë prej Kosove sepse në atë vite ushtrohej dhunë kundër shqiptarëve që të shprënguleshin jashtë atdheut.Me kohë shqiptarët që u vendosen atje u bënë të njohur si “arnautë” dhe shumica e tyre mbajti mbiemrin “Arnaut”. Kjo kishte ndikimin pozitiv sepse krijonte një pakicë që dallohej lehtë në mesin e sirianëve dhe krijonte po ashtu një vetëdije të origjinës në mesin e gjenerateve të reja që janë lindur e rritur në Siri. Me hedhjen në kompjuter të reregjistrave të gjendjes civile në Siri më 2009 doli se në Siri ka gati 7500  persona me mbiemrin Arnaut. Duke marrë parasysh  shqiptarët me mbiemra të tjerë si Junizi, Aqifi, etj., numri i shqiptarëve në Siri arrin afërsisht 10 mijë vetë.

Mirëpo, më 2011 Siria u përfshi nga “Pranëvera arabe” dhe arnautët e Sirisë përjetuan mbrenda viteve 2011-2016 një fat të zi atje. Në fillim u ngritën siranët në demonstrata duke kërkuar liri e demokraci, kurse më vonë u shndërrua Siria në një arenë lufte me karakter rajonal e më gjër. Arnautët e Sirisë përjetuan fatin e sirianëve, dhjetra të rinj dolën në demonstra kundër regjimit të Asadit, dhjetra kapën armët në luftime, dhjetra të rinj u arrestuan dhe u vranë, gati gjysma mbetën pa shtëpi dhe u zhvendosen mbrenda Sirisë ose jashtë saj.Në këtë gjendje katastrofale shumë shikonin Kosovën me ndonjë shpresë pasiqë edhe kosovarët kanë përjetuar më 1999 ç’do të thotë të mbetet njeriu pa shtëpi në vend ose jashtë vendit. Mu atëherë, një zëvendës-ministër i ri i Punëve të Jashtme të Kosovës me emrin Petrit Selimi, i cili sa e kishte marrë atë post me kritere partiake, deklaroi se “në Siri nuk ka më kosovarë”. Domethënë, shteti i ri i Kosovës nuk kishte pse të shqetësohej për gjendjen në Siri. Jo vetëm aq. Arnautët e Sirisë që deri atëherë e kishin të lehtë të hynin në Kosovë në saj të mbiemrit të përbashkët Arnaut, tani iu vështirësua hyrja deri në maksimum në emër të vizës paraprake për sirianët.

Në ato rrethana, kur shumë arnautë më ankoheshin për gjendjen e tyre të vend, botova në verë të vitit 2011 një shkrim në gazetën “Koha Ditore” me titull “Cili është shteti amë për arnautët e Sirisë?” Mu atë ditë që u botua shkrimi në Prishtinë, një zyrtar i lartë i MPJ të Shqipërisë m’u paraqit kah ora 11 duke thënë: “Profesor, zoti Berisha sa e kishte lexuar artikullin. Ai iu falendron shumë. Ç’mund të bëjmë për shqiptarët e Sirisë?” Iu përgjegja me falenderim për atë interesim për arnautët e Sirisë duke i parashtruar ca ide. Pas ca ditëve i njëjti zyrtar m’u paraqit: “Profesor, ne mendojmë të ngrejmë një spital fushor afër kufirit jordanez me Sirinë për anautët”. Dhe unë iu përgjegja: “Po mirë, por nuk ka nevojë të reklamohet si spital për anautët sepse vet fakti se spitali është i Shqipërisë do të tërheq arnautët”. Ne fund të bisedës i kërkova leje për të botuar një lajm në shtypin vendas për atë inciativë të Shqipërisë. Pasi që lajmi doli, m’u paraqit i njëjti zyrëtar: “Profesor, ne kemi vendosur që atë spital të ngrejmë afër kufirit turk me Sirinë”. Dhe unë iu përgjegja: “Po mirë, do t’i lajmëroj arnautët që ikin kah veriu”. Mirëpo, asgjë s’u bë dhe ideja për “spitalin fushor” nuk u zevendësua me ndonjë gjë tjetër.

Gjatë viteve 2012-2014 gjendja në Siri u keqësua shumë dhe pati më shumë vrasje, shkatërrime e zhvendosje sa që numri i të vrarëve afrohej tek 300 mijë vetë kurse nja 10 milion sirianë janë zhvendosur mbrenda në Siri ose jashtë saj; gjë që përfshiu edhe arnautët. Mu në atë kohë kufinjtë e Kosovës u mbyllen hermetikisht ndaj arnautëve të Sirisë, me përjastim të ca raste individuale. Mu në atë kohë deputeti kosovar Amir Ahmeti mori nismën që të kërkojë prej qeverisë një ndihmë simbolike për arnautët e Sirisë pasiqë me shumicë ishin me origjinë prej Kosove. Në takimin e parë me ministrin për diasporë Ibrahim Maloku u përshëndet ideja dhe vetëm mbeti të përcaktohej shuma. Mirëpo, siç duket, pasi ministri u konsultua me bosin ai nuk përgjegjej më as në telefon.

Në verë të vitit 2014 isha për një vizitë në Tiranë dhe pata nderin të takohem me Presidentin e republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Edhe pse tema e bisedës ishte tjetër fare, në fund Presidenti më befasoi me pyetjen: “Si janë shqiptarër e Sirisë? Si i kanë punët?” Iu përgjigja shkurt, pasiqë nuk kishte më kohë, duke propozuar ca ide me çka Shqipëria do të bënte mirë për arnautët e Sirisë. Mbeti të rilidheshim në fund të vitit për më tej, por ajo gjë që nuk ndodhi.

Kuptohet, gjatë viteve 2015-2016 gjendja në Siri u përkeqësua akoma edhe më shumë dhe po ashtu edhe gjendja e arnautëve. Mund të thuhet tani se bërthama e kolonisë shqiptare në Siri u shkatërrua, sa që në lagjen e arnutëve në qendër të Damaskut (Divanje) kanë mbetur vetëm nja 100 arnautë. Marrë në përgjithësi, arnautët kanë përjetuar fatin e sirianëve, pra gati 100 të vrarë e gjysma e arnautëve  janë zhvendosur mbrenda në Siri ose jashtë saj në Turqi, Austri, Gjermani, etj.Për hir të gjendjes së kolonisë shqiptare në Siri, në fund të përgjegjes dërguar Kryeministrit të qeverisë shqiptare shpreha një dëshirë që në Samitin e Disaporës të degjohet zëri i kësaj kolonie të pafatë e cila pësoi shumë prej demogogjisë dhe indiferencës së qeverive të Shqipërisë e të Kosovës.

*E dergoi per Diellin Saimir Lolja, Kanada

Filed Under: Emigracion Tagged With: fati i shqiptareve!, Prof. Muhamed Mufaku, Siri

Kosova ne udhekryq, SHBA-te jane fati i shqiptareve!

February 21, 2016 by dgreca

Nga Enver Bytyci/

Ne Kosove dikush ka marre nje nisme per nenshkrimin e nje peticioni kunder ambasadorit amerikan. Ky dikushi na qenka gjermano-shqiptar, qenka dhe veteran i UCK-se si dhe po studioka ne Universitetin e Prishtines ne degen e juridikut me pretendimin per tu bere avokat. Eshte e drejta e tij te punoje, te studioje, te behet avokat e cfare te doje. Ai eshte nje person i lire te inicioje edhe peticione, nga kjo e sotmja e deri te ndonje peticion per mbrojtjen e mjedisit a ku e di une cfare. Por eshte e drejta e shqiptareve te reagojne sic ata dijne dhe e ndjejne. Te dy palet gjermano-kosovari dhe shqiptaret e Kosoves kane te drejten te reagojne. Une e di se ne Kosove qytetaret jane ne udhekryq. Ata nuk kane mundesi per momentin se ke e kujt t’i besojne: partive politike ne qeverisje, apo partive politike ne opozite!!! Mungesa e besimit te te dy palet e politikes qenka pozicioni me i veshtire per zgjedhesit dhe qytetaret e nje vendi. Fatkeqesisht shqiptaret ne Kosove jane ne kete pozicion shume te veshtire. Ne qeverisje gjendet nje grup manipulatoresh, te cilet duan qe shqiptareve dhe faktorit nderkombetar t’i japin mesazhin se pa ata “Kosova nuk mund te jete stabile, dmth nuk mund te ekzistoje”. Kjo eshte teper e rrezikshme, gjeja me e rrezikshme qe mund t’i kanoset lirise dhe demokracise se nje vendi. Ndersa ne krahun opozitar qendron ideja se “Vetem ata mund t’i ndryshojne gjerat”, por pa dhene asnje alternative bindese. Kjo perben ate rrethrrotullimin pa asnje dalje, ne te cilin vijne verdalle shqiptaret ne Kosove. Por brenda ketij rrethrrotullimi pa rruge daljeje nuk eshte e nuk mund te jete lidhja e Kosoves dhe e te gjithe shqiptareve ne Ballkan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nuk eshte me rendesi, kush, pse, cfare inicoi nje gjermano-kosovar. Me rendesi eshte qe shqiptaret ta dijne se partneri kryesor, miku me i madh, mbeshtetesi me i pakursyer i fatit te shqiptareve ne bote jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Edhe nese dikush nga perfaqesuesit e ketij vendi ben nje gabim, kurre ne nuk mund te shfaqemi arrogante ne marredheniet me Uashingtonin. Eshte e duhet te jete keshtu per shume aresye teorike dhe praktike: 1. Rilindasit tane e kane themeluar orientimin tone perendimor euro-amerikan. Sa here kemi rreshqitur nga ky orientim ne historine tone mbi 100 vjecare e kemi pesuar e jemi sakatuar. 2. Ibrahim Rugova ishte arkitekt i lidhjeve reale te marredhenieve te ngushta miqesore e partneritetit me SHBA-te. Keshtu Kosova ka shansin qe te perkujtoje keto lidhje te ngushta me vendin mik te shqiptareve dhe te kuptoje praktikisht se liria dhe pavaresia e saj jane produkt i mbeshtetjes amerikane po aq sa i sakrificave te atyre qe dhane jeten per vendin. 3. Nese Kosova dhe shqiptaret nuk do te kene mbeshtetjen amerikane ne te ardhmen, atehere per gjermano-kosovarin student te Universitetit te Prishtines Rusia do te vije e do te ulet kembkryq ne mes te Prishtines, dmth Serbia e rusizuar. Dhe e ardhmja e Kosoves dhe e shqiptareve do te percaktohen nga interesat gjeopolitike te Moskes. Ne shqiptaret, ashtu si popujt e tjere te vegjel, nuk jemi te afte te mbijetojme pa miq. Kush drejton gishtin kunder amerikaneve, dashur apo padashur i ben sherbimin e keq vendit te tij, ndihmon njekohesisht prezencen ruse e serbe ne Kosove. Une nuk besoj se dikush do te kete argumente te tjere kunder ketij aresyetimi, te cilin ne shqiptaret do te duhet ta shnderrojme ne principin e sjelljeve tona.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, fati i shqiptareve!, Kosova ne udhekryq, SHBA-te jane

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT