• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E djathta në Shqipëri dhe ridimensionimi i saj

July 22, 2017 by dgreca

1 Basha MediuNga Fatmir MEDIU/

Sot bëhen votimet në PD. Pa dashur të hyj në polemikat e PD-së, por dhe si aleat i Partisë Demokratike do uroja qe PD të jetë sa më e fortë dhe e bashkuar.

Jo vetëm procesi i Bashkimit dhe forcimit të PD-së si forca kryesore e opozitës, por dhe riorganizimi i të djathtës është vendimtar

Partitë tradicionale si Legaliteti dhe Balli Kombëtar (të dy partitë) duhet të jenë pjesë e rëndësishme e këtij riorganizimi.

Të përndjekurit politik dhe pronarët janë jo vetëm historia e të djathtës për të cilët duhet të krenohemi të gjithë, por dhe një forcë e jashtëzakonshme politike dhe elektorale injorimi i të cilëve ka sjellë pasoja të mëdha në peshën politike të së djathtës. Marrëdhënia me ta duhet të ridimensionohet dhe ata duhet të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe konkurrimit elektoral.

Po ashtu njëherë e mirë profili ynë në mbështetje të biznesit duhet jo vetëm të shpjegohet si mundësia e vetme e zhvillimit ekonomik të vendit, por edhe si një marrëdhënie e përditshme shumë solide që duhet të synojë në një angazhim të përditshëm për të fituar besimin dhe mbështetjen e tyre.

Rinia ka qenë forca e të djathtës dhe luftëtarët e lirisë, pragmatizmi i së majtës duke e kushtëzuar të ardhmen e tyre me pushtetin dhe punën e shtetit ka krijuar dhe do krijojë një hendek të madh në demokracinë tonë të manipuluar nga Etatizmi i së majtës, prandaj angazhimi i tyre si forcë lëvizje drejtuese dhe jo skalion mbështetës është domosdoshmëri.

Pushtetit i marrë i së majtës që po shkatërron çdo vlerë tradicionale dhe konkurruese, me blerjen e votës, varfërinë dhe largimin masiv nga Shqipëria kërkon një gjykim dhe politikë krejt ndryshe të së djathtës.

Rama po shkatërron çdo vlerë pozitive të shoqërisë sonë duke tentuar që korrupsionin e qeverisë dhe të majtës ta kthejë në një korrupsion të pranueshëm të shoqërisë.

E djathta duhet të jetë një strukture politike dhe organizative vendimmarrëse ndoshta në një organizim federativ ku gjithë faktorët e saj të jenë pjesë e gjykimit dhe vendimmarrjes.

E djathta është një mozaik vlerash që bazohet tek Liria dhe Besimi, në luftë me pushtetin që kufizon lirinë dhe vendimmarrjen tonë.(Syri.net)

Filed Under: Politike Tagged With: E djathta shqiptare, Fatmir Mediu, ridimensionim

Takimi Mediu-ambasadori LU:Gjithmonë ka shanse për dialog

May 2, 2017 by dgreca

reu i Partisë Republikane Fatmir Mediu konsumoi sot një kafe pune me Ambasadorin amerikan Donald Lu. Takimi që zgjati më shumë se 1 orë  u zhvillua në ABA Center dhe mësohet së ishte thirrur nga diplomati amerikan.

Në fokus të diskutimit mes tyre ka qenë situata e fundit politike në vend.

Pas takimit, Mediu tha se është me rëndësi që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv në mënyrë që të Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediu: Patëm një diskutim me Ambasadorin Lu për situatën që nuk ka të bëjë as me kërkesën e zotit Lu për të hyrë në zgjedhje por si mundet që palët të zhvillojnë një dialog konstruktiv që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dhe besoj që kjo është rruga më e arsyeshme që ne të vazhdojmë dialogun për të gjetur ato pika të komunikimit të përbashkët dhe të zgjidhjes që garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.

I pyetur nëse janë reale këto shanse, Mediu u përgjigj:

“Mendoj se gjithmonë ka shanse për dialog sa kohë jemi të përgjegjshëm që duhet të bëjmë më të mirën për vendin dhe jo për interesa jo normale të pushtetit”.

Zhvillimi vjen në një kohë kur ndaj Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj janë shtuar presionet për marrjen pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Një ditë më parë Mediu u pa në kafe dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, porse kreu i PR-së tha se kjo ishte një kafe mes komshinjsh dhe miqsh dhe se nuk kishte lidhje me aktualitetin politik.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ambasadori Lu, Fatmir Mediu, Takimi

“Humanisti Heshtur”, u shfaq në Producers Club Theater NY

September 29, 2016 by dgreca

BROADWAY NYC :Pas përfundimit të Javës së Filmit Shqiptarë në Nju Jork, në kuadër të ndarjes së çmimeve, vetë organizatorja dhe themeluesja e këtij festivali – producentja e njohur nga Kosova, në SHBA, Mrika Krasniqi, i ka dorzuar të dielën në mbrëmje në Producers Club Theater – protagonistitit të filmit dokumentar “Humanisti Heshtur” , filantropistit Nazar Mehmeti – çmimin “The best Documentar” – “Dokumentari më i mire”/
Nga Beqir SINA/
Një dokumentar 20 minuta (HD), ky , i cili i përket një seriali prej 8 dokumentarësh, të realizuar nga Merita Çoçoli, gazetare, aktore teatri, dhe prodhuese e dokumentareve, sidomos, ato,  për perlën e kësaj treve shqiptare, Prespën me njerëzit e mrekullueshem të saj – ata që janë edhe të suksesshëm, kurbetqarët, që me dekada janë derdhur nëpër rrugët e botës.
 Dokumentari “Humanisti Heshtur” shfaqur në Producers Club, njëra prej kinemave të vetme shqiptare, shumë afër me Broadway, e famshëm, të administratorit dhe pronarit të saj shqiptar Fredi Tollja, ishte me një pjesëmarrje simbolike, më tepër shoqërore, si një respekt dhe mirënjohje për “Humanistin e Heshtur” , siç e ka quajtur atë, autorja e këtij dokumentari  znj.Merita Çoçoli.
Në këtë shfaqje e cila u dha vetëm 3-4 rrugë, larg nga Broadway – dhe Times Square, u mblodhën disa miq dhe shok të ngushtë të Nazar Mehmetit, bile edhe nga ata që kishin udhëtuar së bashku me të, prej Dallasit, Ismet Smajli dhe Ylber Korça. Miku i ngushtë i tij, deputeti Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, veprimtari i dalluar  Elmi Berisha dhe zyrtari nga Kosova Dr. Naim Dedushaj, kryytari Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Haxhi Dauti- biznesmeni i suksesshëm nga Austria, Argëtim Hani, si dhe disa miq e shok të tjerë, bashkëvendas, të Nazar Mehmetit nga Waterbury.
Xhevat Limani, i cili është aktori i parë profesionist ndër shqiptarët e Maqedonisë me mbi tridhjetë vite pune në Teatrin shqiptar në Shkup, dramtug, dhe autor librash, mik i Nazar Mehmetit, moderojë shfaqjen e dokumentarit “Humanisti i Heshtur”.
Ai tha se Shqiptarët si popull – janë më tepër solist se sa korist., sidomos kur bëhet  fjalë për të dëshmuar genin e tyre dhe të ndriçojnë qiellin shpirtëror, ata reagojnë jashtë formave Institucionale. Pra si subjekte me vullnet individual përballë dukurive, fenomeneve dhe çështjeve sociale dhe ato kombëtare.
Kohërat, përmendi Limani,  gjithnjë kanë pasur heronjtë e tyre. Edhe, shekulli shqiptar natyrisht ka protagonistët e vetë., duke filluar që nga Pellasgu i madh deri tek Shën Tereza e Shqiptarëve.
Më tej, zoti Limani, duke u ndalur në dialektikën e botëkuptimit të sotem shqiptar, duke marrë parasysh fakte për male me punë, siç i quajti ai, veçojë ato që ka bërë, Nazar Mehmeti.
I cili , po simbas tij, mund të llogaritet kampion I humanizmit shqiptar në botë. Mbasi u shpreh Limani, edhe personalitetet në historinë  e një kombi, natyrishtë që vleresohen në bazë të veprave e jo deklaratave dhe “rrahjes së gjoksit dhe vetë-lavdërimeve”.
“Nazar Mehmeti, ka ndihmuar me kontributin e tij, tha Xhevat Limani, ndërtimin e shtëpiseë së Kulturës në Gerncar, ndërtimin e shkollës në Kranj. Ndërtimin dhe përkujdesjen e varrezave të vendlindjes. Ndërtimin e Teqes bektashiane në Kranje. Shkollimin e një numëri të madh të studenteve .
Ndihmat e mëdha për Luftën e UÇK -së, së bashku me komunitetin e Dallasit për luftën dhe Pavarësinë e Kosovës e të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ndihmat e pakursyera për Luftën e shqiptarëve nën Maqedoni dhe me gjerë. Ndihmat e pandalura për themelimin dhe ndërtimin e Universitetit të Tetovës.
Ndihmat, e dhënë individeve dhe shoqatave për promovime librash, filmash dhe aktivitetet të ndryshme rreth mësimit të gjuhës shqipe, nëpër shkollat shqipe të SHBA-ve. Ndihma dhe mbështetje të shumta materiale për festivalet dhe takimete e ndryshme të personaliteteve të shtetit shqiptar, qeverisë së Kosovës, si dhe shumë prezentime të shqiptarëve nga Ilirida dhe vise tjera” tha Xhevat Limani duke shtuar se ndihmat dhe mbështetjet e Nazar Mehmetit, s’kanë të numëruar”.
Ai i kujtojë shikuesve se e bëri këtë përshkrim – ilustruar me atë çfarë ka bërë Nazar Mehmeti, sa për të përkujtuar sado pak portretin e tij human,  që natyrishtë simbas Limanit protreti i Nazar Mehmetit “do të jetë  trajtesë motivuese edhe për poetët, shkrimtarët, piktorët, dokumentaristët, filmbërësit dhe muziktarët”.
Më tej, Xhavat Limani, duke u nisur nga veprimtaria e tij e madhe i asaj pune, që ai prezatojë, tha se duhet t’i propozojmë dhe të mbështesim propozimin e Ish kryetarit të Senatit te Universitetit te Tetoves z. Milaim Fejziu që Nazarit, ti akordohet tituli : Doctor causas honoris(Doktor nderi I Universitetit te Tetoves).
Dhe, një nga salllat apo amfiteatrot për ligjerata të mbajë emrin Nazar Mehmeti, siç praktikohet nëpër Universitetet amerikane, kur donator të ndryshëm japin para, atëhere  auditorium të ndryshme mbajnë emrat e donatorëve.Ndërkohë në fund Xhevat Limani tha se “Presidencës së shtetit shqiptar duhet t’i propozojmë që veprimtarit të madh, marathonomakut të heshtur në fushën e humanizmit, ti jepet titulli “NDERI I KOMBIT”.
Ndërsa, gazeta jonë duke folur me autoren e këtij dokumentari online, Merita Çoçoli, ajo tha se është nga Korça, e martuar dhe jeton në Shkup, teksa punon në Televizionin MTV 2, si gazetare, por ka dy profesione aktore dhe producente.
“Unë e kam bërë filmin dokumentar me 8 seri me shqiptarët e Prespës, tregon ajo, teksa dokumentarin për Nazarin, e kam veçuar nga këto seri, mbasi ai është një projekt privat i imi. Në të cilin Televizioni i Maqedonisë më ka ndihmuar, vetëm me arkivin, dhe akoma nuk e ka shfaqur premierën, e sapo përfunduar.
Çoçoli, thotë se është e motivuar për këtë dokumentar ngaqë sipas saj figura e Nazarit , është madhore, ashtu si të paktën e ka njohur ajo.
Dokumentari i saj në se e shikon ka disa episode me shumë emocione, ku fotografia dhe ndenja e portretit në këtë film, janë shumë  të ndjeshme dhe të kapshme për shikuesin, dhe, jo vetëm për ata që kan dëgjuar, por mendojë se edhe për ata që e njofin mirë Nazar Mehmetin, në SHBA, duke e bërë atë edhe protagonistin e një filmi dokumentar si ky “Humanisti i Heshtur”, që  të  duket sikur ne jetojmë me Nazarin çdo ditë.
“Premjerën e shfaqa për herë të parë në amfitetarin e Durrësit në Shqiperi, e shikuan një numër i madh shikuesish, të cilët u çuditën që paska njerëz të tillë shumë human dhe shumë të thjesht, siç është edhe protreti i Nazar Mehmetit, në filmin dokumentar ‘Humanisti i Heshtur”.
Më tej nisë e sqaronë, se ajo nuk ishte nisur ti bëj një portret të vetëm Nazar Mehmetit, ngaqë sipas saj edhe historia nisë ndryshe………!
Dhe këtë e lidhë prej nga koha kur Shoqata e Shqiptarëve “Prespa” në Chikago, shpalli një konkurs, për skenar me temë “Prespa ndër shekuaj”, ku ajo konkurojë dhe thotë se e fitojë.
Si u realizua dokumentari “Humanisti Heshtur”:
“Më mori në telefonë dhe më pyeti se çfarë duhej për ti realizuar këto dokumentare. I paraqita një skenar teknik, për ditët e xhirimit në Prespë, gjatë të katër stinëve, pranverë, verë, vjeshtë, dhe dimër, në xhirimet në Amerikë , Tetovë e me rradhë. Ramë dakort për shpenzimet dhe akomodimin në Amerikë, si dhe kontaktet me njerëzit që duhet të intervistojmë. Bariun, njëkohësisht e kisha edhe konsulent të dokumentarit. Mu desh ndërkohë të studjoj për shpërnguljet e prespareve, arsimimin, traditat, si mbijetojnë ata që kanë mbetur. Kjo, punë zgjati një vit. Se pari caktova drejtorin e fotografisë që është Iber Deari, një kineast i ri , por shumë i talentuar. Nga përvoja ime në Televizionin e Maqedonisë, kisha kontakte të shumta me njerëzit që bëjnë film, montazh, grafike e tij dhe kjo më ndihmojë shumë”.
Ndërkaq, vazhdon të tregojë autorja e këtij dokumentari pasi mbarova xhirimet e para në Prespë, ku përveç njerëzve xhirova edhe liqenin, malet nga sipër nepërmjet një tjetër kamere me dron, udhëtuam për në Amerike, dhe xhiruam në Michigan, Chikago dhe se fundi në Texas, gati dy javë.
“Bariu, xhaxhai i Nazarit, ishte gjithmonë me ne , dhe kur në Chikago shkuam edhe tek dasma e vajzës se Nazarit për të xhiruar, aty si vazhdon tradita e dasmave të shqiptarëve në Amerike, aty zbulova Nazarin Mehmetin dhe gjeta mes atyr presparve edhe atë që unë e qujta “Humanisti i Heshtur”.
14424942_1230983256966592_1559852645505365296_o.jpg

14500587_1230983193633265_2584847654435395332_o.jpg

14468334_1230983180299933_2094359490468557377_o.jpg

14424854_1230983203633264_1686624132506374421_o.jpg

14379915_1230983036966614_3807346594361105869_o.jpg

14432958_10209216718427863_3561283649217615411_n.jpg

14449005_10209216722027953_6200848711122966396_n.jpg

14479623_10209216713907750_6129692151082217188_n.jpg

14500518_1230983186966599_5821629921728300506_o.jpg

14470559_10209216707387587_4533856890565905238_n.jpg

Filed Under: Featured, Kulture Tagged With: “Humanisti Heshtur”, Fatmir Mediu, Nazar Mehmeti, Prducers Club

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu,në një vizitë në Washington

July 1, 2016 by dgreca

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ndodhen në një vizitë në Washington, në të cilën zhvilloi takime me personalitete të politikës dhe mendimit politik Amerikan.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e PR-së, ku në një deklaratë për mediat ka thënë se: ”Me ftesë të Presidentit të Heritage Foundation, Ish-Senatorit Jim DeMint, Mediu mori pjesë në një takim në të cilin u diskutua për ndërtimin dhe bashkëpunimin me Balkan Policy and Heritage Foundation, të krijuar në Shqipëri prej përfaqësuesish të politikës shqiptare dhe rajonale”.

Sipas njoftimit, DeMint ka shprehur gatishmërinë e tij për t`a konsideruar këtë fondacion si pjesë të punës dhe qëllimeve të përbashkëta, duke bashkëpunuar në analizën e situatës në Ballkan, lirinë ekonomike, shtetin e së drejtës, çështjet e Sigurisë Rajonale dhe Globale, duke përfshirë në këto forume përfaqësues të nivelit të lartë të politikës amerikane dhe rajonale, siç ishte forumi i organizuar në Washington nga Armed Service Committee në senat, apo takimet në rajon me kongresmenët për zgjerimin e NATO-s në Ballkan.

Mediu në fjalën e mbajtur ju ka shpjeguar të pranishmëve në atë tryezë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, si pasojë e një qeverisjeje autoritare dhe të korruptuar.

Mediu zhvilloi një drekë pune me Kongresmenin Robert Aderholt dhe Ish-Senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë Reformën në Drejtësi, bazuar në rekomandimet e Venecias, me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Fatmir Mediu, në një vizitë, Ne Washington

Kthimi në Parlament- Mediu: PE i shqetësuar, nuk është çështja te mandatet

December 6, 2014 by dgreca

Nga Ilir Vata/
Partia Demokratike ka mbledhur sot aleatët për të diskutuar rreth bojkotit parlamentar që ka ndërmarrë opozita dhe qëndrimin e saj pas skadencës së afatit të braktisjes gjashtë muaj të parlamentit.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u shpreh në një prononcim për mediat pas takimit se “Zgjidhja për bojkotin do të vijë nga ndërkombëtarët, pasi edhe Parlamenti Evropian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe ne kërkojmë garanci nga ndërkombetarët”. I pyetur për djegien e mandateve që përkon me 18 dhjetotë (kohë që mbushen gjashtë muaj pa hyrë në parlament), Mediu tha se presim që ndërkombetarët të thonë fjalën e tyre, ndaj ne nuk kemi vendosrur ende.
“Ne kemi besim tek ndërkombëtarët dhe tek Parlamenti Europian. Kthimi në Kuvend nuk është çështje mandatesh, por çështje parlamentarizmi. Kjo ka të bëjë me rolin e parlamentit. Është me rëndësi që të jemi në parlament. Aty duhet të ngremë zërin tonë, por jo për pjesëmarrje formale, por që zëri ynë të dëgjohet. Mazhoranca duhet të kuptojë se duhet drejtuar sipas rregullit, sipas Kushtetutës. Nëse do kemi funksionim të bazuar në këto principe, do i kthehemi parlamentit, por për këtë do diskutojmë edhe me ndërkombëtarët”, tha Mediu.

Filed Under: Politike Tagged With: Fatmir Mediu, kthimi ne Parlament, PE

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT