• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“VATRA” HISTORIKISHT KA LUAJTUR DHE PO LUAN ROL TË RËNDËSISHËM PËR DIASPORËN SHQIPTARE NË AMERIKË

May 19, 2015 by dgreca

INTERVISTË ME Z. MARJAN CUBI, ANËTAR I KRYESISË DHE ARKËTAR I SHOQATËS PANSHQIPTARE “VATRA” NË AMERIKË, DHENE GAZETARIT MIKEL GOJANI/
Federata Panshqiptare “Vatra” në Amerikë ka një traditë mbi njëshekullore. Gjatë këtij rrugëtimi historik të kësaj shoqate ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën politike, kulturore dhe shoqërore për komunitetin shqiptar të kësaj diaspore në Amerikë.
Kjo shoqatë këto ditë ka pasur kuvendin e saj zgjedhor dhe për t’u njoftuar për arritjet, ecuritë dhe prioritetet e kësaj shoqate për të përditshmen kombëtare “Bota sot” ne biseduam me njërin nga veprimtarët e hershëm të kësaj shoqate, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë dhe arkëtar i kësaj shoqate, z. Marjan Cubi.
“Vatra” gjatë këtij rrugëtimi historik 103-vjeçar zhvilloi edhe shumë veprimtari të tjerë gjithherë në shërbim të kulturës dhe të çështjes shqiptare përgjithësisht.
Mikel Gojani: Z. Cubi po fillojmë intervistën me një pyetje: Jeni një nga veprimtarët e shoqatës panshqiptare “Vatra” në Amerikë, çfarë mund të në thoni rreth rrugës historike mbi një shekull të kësaj shoqate bartëse e shumë veprimtarive të diasporës shqiptare në Amerikë. Pra, çfarë mund të shtoni për rolin historikë të “Vatrës”?

Marjan Cubi: Shoqata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”  ka luajtur një rol të rëndësishëm historik- politik-kulturore e organizativ për 103 vjetët e kaluara.   Po  fillojmë që nga themelimi i “Vatrës”  më 28 prill 1912  kur ende nuk kishim as shtet  shqiptar dhe përfaqësuesit e “Vatrës” ishin të detyruar shpeshherë të përfaqësojnë dhe të flasin në emër të kombit për shpëtimin e tokave shqiptare se fqinjët tanë me çdo kusht dëshironin zhbërjen e kombit tonë se e kishin edhe përkrahjen e disa fuqive të mëdha, si  Rusinë, Perandorinë Otomane, Francën dhe të tjera. Prandaj, ishte “Vatra” dhe themeluesit e saj, si Fan S. Noli, Faik  Konica dhe të tjerë që u përpjekjen  me miqtë amerikanë dhe në veçanti me Presidentin e asaj kohe të  SHBA-ve,  Wilson, që ju dha premtimin dhe mbajti premtimin që të themelohet Shteti Shqiptar dhe mos të zhduket e drejta për Shtetin.  Ka shumëçka të thuhet për këtë periudhë deri më 28 Nëntor 1912,  por edhe pas 28  Nëntorit ishin nevoja të ndryshme për Shtetin e ri Shqiptar, me varfëri, me mungesa të përvojës udhë heqëse së shtetit,  prandaj “Vatra” ndihmoi me  fushata, me këshilla, me dërgimin e përfaqësisë në Parlamentin e Shqipërisë etj. “Vatra” gjatë këtij rrugëtimi historik zhvilloi edhe shumë veprimtari të tjerë gjithherë në shërbim të kulturës dhe të çështjes shqiptare përgjithësisht. Qëllimi kryesor i veprimtarisë së kësaj shoqate ishte që t’i shërbejë kulturës sonë kombëtare dhe të sjellë në mes atij komuniteti të diasporës shqiptare më shumë dritë mendimi, më shumë dituri, më shumë vërtetësi… Përpos shumë veprimtarive të rëndësishme kombëtare, kjo shoqatë organizoi shumë ngjarje dhe veprimtari të ndryshme kulturore, si përkujtime të ngjarjeve historike, të figurave kombëtare, koncerte, shfaqje të ndryshme për shqiptarët e Amerikës dhe e ngriti kultivimin e kulturës shqiptare.   Këtu duhet të përmendim shumë pritje dhe përcjellje të politikanëve shqiptarë dhe kontakte me personalitete të shumta të SHBA-ve.Pastaj, vjen  koha Luftës së Dytë Botërore dhe rrethanat e asaj kohe, por edhe më keq pas Luftës së Dytë Botërore dhe për një periudhe 1945 -1955  “Vatra” e hutuar nga Qeveria Komuniste Enveriste  nuk pati sukses të kundërshtojë  Qeverinë e atëhershme, por pas vitit 1955 me gjithë fuqinë e vet e kundërshtoi komunizmin në Shqipëri, por edhe sllavo-komunizmin në trojet shqiptare.  Pas dhe para vitit 1981  “Vatra” u gjend në mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës.  Periudha  e   viteve 90  u  mirëprit nga “Vatra” dhe komuniteti shqiptaro-amerikan. Për rrëzimin e Murit të Berlinit, shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, shkatërrimin e ish-  Jugosllavisë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj shoqata panshqiptare “Vatra” historikisht ka luajtur dhe akoma po luan një rol të rëndësishëm për komunitetin e diasporës shqiptare në Amerikë.
Kuvendin e këtyre ditëve e përshkoi një frymë tepër e ngrohtë dhe bashkëpunuese
Mikel Gojani: Z. Cubi, kjo shoqatë këto ditë ka mbajtur kuvendin zgjedhor, cila frymë e përshkoi këtë kuvend zgjedhor?

Marjan Cubi: Për Kuvendin e “Vatrës”, të mbajtur më 2 maj 2015  mund të them se punimet e këtij Kuvendi u zhvilluan në frymën Demokratike dhe me debate të vlefshme dhe frytdhënëse.  Për kryetar të kësaj shoqate u rizgjodh Dr.  Gjon Buçaj  dhe shpresojmë se dy vitet e ardhshme ‘Vatra” do të realizojë me sukses planin e punës dhe të aktiviteteve.
Mikel Gojani: Cilat janë disa nga objektivat që ka programuar Kryesia e kësaj shoqate për veprimtari të mëtutjeshme?
 
Marjan Cubi: Vatra për vitet në vijim ka shumë synime dhe objektiva. Për shoqatën “Vatra” çështja e kombit tonë akoma mbetet në prioritet, sepse kombi ynë edhe përkundër mbërritjes së frymës së lirisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës ende nuk i ka realizuar qëllimet e saja dhe se dy Shtetet Shqiptare ende nuk kanë krijuar bazamente të qëndrueshme qeverisëse, sepse akoma janë të korruptuara  dhe janë vende ku nuk dominon ligji, si faktori më i rëndësishëm për funksionimin e një shtetit të lirë dhe demokratik. Por, ne duhet të punojmë për një riorganizim, përkatësisht një riforcim të shoqatës “Vatra”.  Ende nuk kemi të mjaftueshëm nga radhët e rinise, nga radhët e grave dhe na duhet përfaqësimi edhe I një numri më të madh të intelektualëve.
Edhe ky brez yni po bëjmë përpjekje që “Vatrës” t’ia ruajmë namin dhe dinjitetin që ka për një shekull të tërë.
Mikel Gojani: Kjo plejadë udhëheqëse e “Vatrës”, sa është në gjendje të vazhdojë frymën e traditës njëshekullore që ka mbizotëruar në këtë shoqatë?

Marjan Cubi: E vërteta është se është vështirë të bëjmë një udhëheqje si ajo e Fan S. Nolit dhe Faik Konicës, por edhe i disa figurave të shquara të letërsisë, kulturës dhe të kombit që kanë udhëhequr më vonë, megjithatë edhe ne kemi  një udhëheqje mjaft të ngritur dhe të aftë për ta udhëhequr “Vatrën”, por patriotizmi dhe nacionalizmi dhe orientimi demokratik-amerikan e dallon këtë udhëheqësi nga ato të mëhershmet. Megjithatë, edhe ky brez yni po bëjmë përpjekje që “Vatrës” t’ia ruajmë namin dhe dinjitetin që ka për një shekull të tërë.
Mikel Gojani: Cilat janë disa nga aktivitetet dhe veprimtaritë të kohëve të fundit që ka zhvilluar shoqata?

Marjan Cubi: “Vatra” ka  shtuar anëtarësinë; ka  hapur degë të shumta në disa shtete të SHBA-ve; ka pritur shumë liderë shqiptarë; ka kontaktuar shumë zyrtarë amerikanë; ka kremtuar shume festa kombëtare, përkujtuar shumë figura të rëndësishme të historisë, letërsisë dhe kulturës kombëtare; ka organizuar shumë promovime të librave me rëndësi kombëtare dhe bashkë – organizuar aktivitete të shumta në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Mikel Gojani: Sa bashkëpunon shoqata “Vatra” me shoqatat të tjera që veprojnë në Amerikë? 

Marjan Cubi: “Vatra” ka bashkëpunim dhe bashkorganizim me shumë shoqata dhe organizata në ShBA, ose mund të themi më mirë se kohë më parë nuk kemi mundur të jemi kaq afër me shoqata të tjera qe nuk kanë dashur të ofrohen, sepse platforma e tyre politike dhe filozofike ndryshonte nga ajo që kishte “Vatra’, sepse ato në programet e veta kishin ngërthyer një platformë me ideologji siç kishte mësuar Partia Komuniste nga Atdheu nga kishin ardhur.

Të rinjtë intelektualë duhet të rrethohen më tepër rreth “Vatrës”

Mikel Gojani: Sa janë të interesuar të rinjtë e komunitetit shqiptar që jetojnë në Amerikë, kuadro të dëshmuara me bagazh intelektual nga fusha të ndryshme për t’iu bashkëngjitur programit të kësaj shoqate. Pra, sa është interesimi i të rinjve të diasporës shqiptare për t’u aderuar në këtë shoqatë?
 
Marjan Cubi: T’ju themi sinqerisht se ky fakt, edhe pse do të kishte qenë mirë të qëndronte e kundërta, ky interesim i kësaj kategorie nuk është aq sa duhet dhe aq sa ju takon të rinjve të aktivizohen dhe t’i bashkëngjiten Vatrës së Vjetër dhe me përvojë të shkëlqyeshme për veprimtari të shumta.  Është interesante se gjithnjë kanë dëshirë të formojnë organizata të reja dhe jo me jetëgjatësi ashtu si shumë e shumë organizata dhe shoqata që gjatë 100 viteve nuk patën jetë të gjatë. Por, në këto vitet e fundit është një ndryshim në këtë pikëpamje, sepse gjithnjë e më shumë janë ofruar të rinjtë dhe zyrtarë të ndryshëm me profesione të ndryshme.    Shpresojmë që në të ardhshmen do të ofrohen dhe do ta përkrahin “Vatrën”, që e meriton të përkrahet.
Mikel Gojani: Cila është pozita e shoqërive dhe shoqatave të tjera shqiptare që veprojnë në Amerikë?

Marjan Cubi: Këtu ka shumë shoqata dhe organizata, por janë të vogla dhe shoqata lokale,   por edhe këto bëjnë përpjekje dhe veprojnë në shumë për rajonet që ata mendojnë se janë më rëndësi, por “Vatra” është Qendrore- Kombëtare-Demokratike.Disa nga këto shoqata kërkojnë nga “Vatra” që të organizojnë apo të bashkorganizojnë aktivitete të ndryshme.
Kishim për borxh për ta ndihmuar “Vatrën”
Mikel Gojani: Ju zoti Cubi qysh nga fillimvitet e 70-ta kur keni mbërritur në Amerikë keni aderuar në shoqatën Panshqiptare “vatra”, dhe programit të kësaj shoqate i keni mbetur besnik që nga atëherë dhe deri me sot. Madje, para disa dekadave më qëllim që shoqata “Vatra” të vazhdojë suksesshëm veprimtaritë e saj me interes shumëdimensionalë, ju keni qenë në gjendje që të siguroni lokalet e nevojshme në New Jork, përkatësisht në Manhattan dhe t’i kompensoni të gjitha shpenzimet të kësaj shoqate, derisa shoqata ka siguruar objektin e vet, ku gjendet edhe tash si pronë e saj.
Marjan Cubi: Nuk është modesti të flas për vetveten, mirëpo gjatë gjithë kohës sa kam qenë i angazhuar në shoqatën “Vatra” kam bërë përpjekje të jam kontributin tim ta jap në shërbim të kauzës dhe veprimtarive që ka zhvilluar kjo shoqatë gjatë kësaj rruge historike.
Sa i përket çështjes së shtruar rreth lokaleve që kam lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve dhe veprimtarive të shoqatës janë lansuar disa keqinterpretime, meqenëse për mua nuk çojnë peshë, mirëpo realiteti duhet të jetë i saktë dhe i qëndrueshëm. Sa për sqarim unë jap argumentet dhe dëshiroj që edhe një herë të ritheksoj (kam sqaruar edhe më herët), se profesor Naum Prifti nuk është informuar mirë dhe në historikun e shoqatës që ka shkruar e  ka shënuar gabimimisht këtë fakt lidhur me transferimin e zyrës së “Vatrës” nga  Bostoni në  New York. Prandaj e vërteta e kësaj çështjeje qëndron ndryshe nga ato konstatime.
 Në vitin 1989  kur Profesor Arshi Pipa u zgjodh kryetar  dhe Vatranët e Bostonit  e pranuan që tani mund të kalojë zyra e “Vatrës “ në New York, sepse New Yorku ishte shumë më aktivë, përkatësisht ekzistojnë mundësi reale më të qëndrueshme dhe më të mundshme për ta ringjallur “Vatrën”.   Kryetari Pipa më ka pyetur mua, por besoj se edhe të tjerët vatranë se na duhet një zyrë mundësisht të jetë në qendër të Manhatanit të New Yorkut. Unë e kam pasut rastin që ta gjej një zyrë mu në qendër të Manhatanit dhe me një qira nga 300 dollarë ne muaj  dhe kam menduar që do ta paguaj unë për një kohë të shkurtër, sepse do të paguajnë vatranët deri në transferimin në zyrën apo shtëpinë e “Vatrës” që u gjend me vonë pas gati pas tre viteve dhe unë  kam paguar më se 13 mijë dollarë pa ndonjë përkrahje nga anëtarët të tjerë të “Vatrës”.   Kjo zyrë  kishte tavolinën, telefonin, fotokopjen, faxin dhe gjerat të tjera përcjellëse të nevojshme për një zyrë. Në këtë zyrë   janë mbajtur mbledhjet e Kryesisë dhe kanë qëndruar kryetari i shoqatës, prof.  Arshi Pipa, editori i “Diellit”  Anton Qefa  dhe po ashtu zyrën e kanë përdorur edhe për fjetje kurdo që kanë  pasur nevojë. “Vatra” edhe tash në këto rrethana duhet të ndihmohet,  dhe për mua janë 36 vite që e kam ndihmuar dhe që jam i pari shqiptar nga Kosova që jam aktivizuar, ndërsa tash kemi mjaft shqiptar të angazhuar në “Vatër” nga të gjitha trojet etnike tona. Kishim me borxh për ta ndihmuar “Vatrën”, prandaj duhet të ndihmohet edhe sot.
 Mikel Gojani: Ju merreni edhe me publicistikë, çfarë keni punuar deri me tash në këtë fushë të letërsisë?

Marjan Cubi: Edhe në këtë fushë kam bërë përpjekje për dhënë kontributin tim. Herë pas here shkruaj ndonjë opinion lidhur me disa tema nga aktualiteti ynë në diasporë. Në vitin 2003 kam botuar librin publicistin “Në emër të lirisë dhe pavarësisë”, që është pritur mjaft mirë, si në Kosovë, po ashtu edhe në Amerikë. Prandaj, edhe sot bëj përpjekje të jem aktiv në aktivitete të shumta, prandaj për shkak të angazhimeve të shumta, nuk kam mundur  të bëj mjaft për letërsinë dhe publicistikën tonë. Mendoj që ky angazhim imi që zhvilloj akoma në kuadër të “Vatrës” do të më pengojë edhe për pak kohë. Të shohim.

• Ju faleminderit!
• Qofshi me nder!

Intervistoi: Mikel GOJANI

Filed Under: Interviste Tagged With: federata Vatra, Marjan Cubi, Mikel Gojani

Kristo Floqi: Kujtime si u krijua Federata Vatra

April 29, 2015 by dgreca

Nga Rafael Floqi/
Federata Panshqiptare Vatra mbush sot 103 Vjet, duke u bërë atë organizimim më jetëgjatë të shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut dhe në mbarë botën shqiptare. Ajo u brujt nga dy faktorë, nga atdhedashuria e shqiptarëve dhe ndikimi i demokracisë amerikane.
Patrioti Kristo Floqi, është nismëtar i krijimit të Federatës Panshqiptare Vatra dhe është ndoshta i vetmi dëshmitar i ngjarjes që ka shkruar kujtimet e tij rreth kësaj ngjarje.
Ka në këto kujtime sa fakte dhe perjetime vetjake të raporteve me figura të tilla sa të mëdha si Noli e Konica, por dhe dëshmi faktike të këtij çasti historik. Ka në këto kujtime ka edhe fërkime dhe hatërmbetje, tipike mes shqiptarësh që ndoshta e çuan Kriston më vonë që të jepte dorëheqjen nga kryesia. Noli në Kalendarin e Vatrës botuar me 1918 jep një përmbledhje telegrafike te fillimeve të Vatrës kur pohon se “Më Prill 28, 1912. U themelua në sallën e Rishes se Bostonit, 227 Tremont Street, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA prej Shoqërive BESA-BESEN, FLAMURI I KRUJES, K0MBETARE dhe DALLENDYSHJA, nënë chairmanesín’ e At Fan Nolit. Komisioni i Perkohëshme u zgjoth keshtu: Sekretar At Fan Noli, arkëtar Lambí Çikozi, organizatorë të Dégëve Faïk Bé Konitza dhe Kristo Floqi, manager i DIELLIT Kristo Kirka, inspektorë të DIELLIT Paskál Aleksi, Elia Tromara, Kosta Vasil. Me 14 Korrík, 1912, u mbajt ne Lawrence Hall, 724 washington Street, Boston, i pari Kuvént i Federatës nën chairmanesín’ e Z-it Lambi Kréshpani dhe u zgjoth i pari Komision i régullshme i Federates kështú: Sekretár i Pergjithshme i Vatrës dhe Redaktor i Diellit Faik Bé Konitza, arkëtár Lambi Çikozi, kontrollorë Kristo Floqi, Paskál Aleksi, Vangjél Gjika dhe Josíf Pani, dhe manager i DIELLIT Kristo Kirka. Gjithe ky Kuvend mbajti një seancë të dytë me 28 Korrík per te votuar buxhetin dhe nje seance të tretë me 11 Gusht, ku akseptoj demicjen e kontrollorëve Kristo Floqi, Paskál Aleks dhe Vangjél Gjika dhe zgjodhi ne vent te tyre ZZ. Andrea Kristo, Koli Cakuaqi dhe At Fan Noli.”
Por po sjell ketu, kujtimet e Kristo Floqit që u botuan më 1937 në revistën LEKA me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, në shenjë respekti të tij si nismëtar dhe krijues i Federatës ashtu siç i ka shkruar ai dhe me gjuhën e kohës.

“Çështja u ashpërua fort dhe persekutim i rrebtë filloj kundra nesh me burgime, me internime, me dënime e tjera, etj., sa jeta jonë u bë e paduruar. Shumë nacionalistë u shtërnguan të hikin natën me vapore, ose me kaike, tuke kaluar Adriatikun, dhe disa muar malet. Midis këtyre të dytëve isha edhè unë i riu u shtërngova te shkonj në Cakranj të Mallakastrës, ku kishim Etat-Mazhorin tonë, nënë kryesinë e Bektash Cakranjit. Po kur e pamë që ish e pamundur të qendronim edhé në malet akoma, u nevojitmë të shpërdahemi, kështu që një mëngjes të bukur u gdhimë në Brindisi me disa shokë dhe, mbassi e pamë që s’kishim shpresë të ktheheshim më në Atdhé, muarmë rrugën e gjatë dhe pas dhjetë ditsh kishim mbrijtur në Boston të Shteteve të Bashkuara.
Natyrisht në Boston s’munt të ushtronim avokaturën, po edhè s’munt të rijnim edhè pa punë, kështu që u shtërnguam të hapim një restaurant me klientë shqiptarët punëtorë të fabrikave në Natick. Mass. Po nuk shkuan 4 muaj dhe restauranti jonë falimentoj, se u shpërndanë më të shumtët e klientëve tonë dhe nevoja na shtërngoi të çajmë barkazi Shtetet e Bashkuara e të zemë vent në qytetin e bukur Salt-Lake City të shtetit UTAH, pranë Kalifomis ku kisha një kunatin t’em, z. Kristo Poçi, që merreshe atjè me disa punëra. Aty qendrova deri më 20 të Shtatorit 1911.
Në atë kohë, shoqëria famoze Shqiptare BESA-BESEN e Bostonit, që kishte organin e saj propagandues DJELLIN, që e redaktonte z. Faik Konitza me titullin DJELLI e FLAMURI nuk shkonte mirë me redaktorin e saj. Shqiptarët ishin ndarë në dy partina, prej të cilavet partija më e vogël favorizonte z. F. Konizën, kur se ana tjetër. shumica nuk e deshtë, kështu që z. Konitza u shtërngua të tërhiqet prej redaksisë, e cila mbeti vakante.
Parija e shoqëris BESA-BESEN ahere. e sidomos dy nga anetarët e saj z.z. Llambi Çikozi dhe Kolë Rodhja u adresuan né mua dhe më proponuan redaktimin e DJELLIT me një rrogë mujore prej 50 dollarësh, tuke m’u lutur ta pranonja. Sa do që isha ngatëruar me disa punë të frytshme dhe kisha vënë një bazë të mirë fitimesh tregëtare, u shtërngova ta pranonj atë detyrë dhe kështu më 20 Shtator 1911 lashë fëmijën t’ime në Salt-Lake City dhe ardha në Boston, Mass, ku atdhetarët e atij qyteti dhe të rrethinave më pritnë shumë bukur e me enthusiasmë të patreguar. Të nesërmet mernja përsipër redaktimin e DJELLIT.
I shtërnguar qysh ditët e para të vizitonj kollonit e ndyshme Shqiptare të Shteteve të Bashkuara, fillova që javën e parë të shetit katund më katund, tuke mbajtur konferenca e tuke inkurajuar patriotët Shqiptarë në propagandën nacionale, e cila kish marë asi kohe një zhvillim e përparim të mjaftë. Qellimi i konferencavet ishte sidomos për një bashkim të përgjithshem midis kollonive të ndyshme dhe pikërisht të disa shoqërive Shqiptare. me një program të njejtë patriotik, në mënyrë që të pushonte antagonisma që kishin njëra me tjetrën, e cila ishte shkak i ndalimeve të përhapjes së ndjenjavet kombëtare, pengim që e forconin më tepër edhe intrigat e parreshtura të disa atdhetarëve tonë, që ushqenin mendime grekomane për dëmin tonë e të Kombit.
Këtë qellim e vazhdova me nji aftësi të palodhur e me insistim dhe u trumbetova shpeshherë me anen e DJELLIT në nji mënyrë bindëse e me arësyje të gjalla me shumë se tre muaj e me 100 e ca konferenca, deri sa konstatova se mundimet e mija nuk shkuan kot. Kollonit e ndryshme u bindnë më së fundi se duhej të bëhej nji bashkim i përgjithëshëm me nji qendrë, Bostonin.
Dita historike e 11 Dhetorit 1911 shënoj një periudhë të ré për Shqiptarët e Amerikës. Atë ditë arritnë në Boston me qindra Shqiptarë, si delegatë të shoqërive të ndryshme, po edhè individualë. Salla e gjërë e hallit RATHBONNE u mbush plot, sa shumë veta u shtërnguan të qendrojnë më këmbë dhe qindra të tjerë mbetnë jashtë.
Në atë mbledhje a ndoth edhe Fan Noli, i cili ato ditë kishte ardhur nga Russija, kur se z. Faik Konitza, me gjithë ftimet e shpeshta e miqësorë që i bëmë vetë edhé me miq të tjerë, nuk figuroj në atë mbledhje me që edhe shoqrija e Indianës (Gary-Indiana), që quhej SKENDERBEU e kishte emëruar përfaqsues e i lutej të asistonte në atë mbledhje me rëndësi. Z. F. Konitza u mjaftua të më dergonte një letër. e cila u këndua në mbledhjen dhe përmbajtja e saj ishte këjo:
I dashur Z. Floqi,
”E mora letrën t’uaj sot pas dreke dhe ju kthej përhirime për Çalët “miqësije dhe nderimi që më thoni. Për fat të zi jam fare i penguar të “Dielën, as se dinja se kishit mbledhje këtë të djelë (ndonëse në katër numra ”të Djellit ishte caktuar dita e mbledhjes dhe zotnis Konitza i dërgohej gazeta rregullisht) dhe ai do më ftojë edhe kështu u lidha gjetkë për pasnesër.
”Ato që më thoni për bashkimin janë të pëlqyera edhè pa dyshim duhet të bëhet në gjefshim një formulë të drejtë që ta mbarojmë pa prishur ”punët që kemi trajtuar gjer tani me shumë mundime. Kemi komitetin ”tonë këta (Flamurin e Krujës) dhe nuk shohim ndonjë arësyje që ta prishim. Ësht e udhës të prishen punëra pa rregull e pa program, por jo ”punera të ndertuara me kujdes. Besoj këto ti përqafoni dhe të më jepni ”të drejtë.“
Mbetem juaji me besë,
FAEK KONITZA d.v.
Mbledhja kuptoj nga kjo letrë qëllimet e Z. F. Konitza, që ajy nuk e shihte me sy të mire një Bashkim të këtillë, për të cilin nuk deshtë të sakrifikojë shoqërin “Flamuri i Krujës“ të formuar prej tij e që numuronte 10-12 antarë gjithsej. Z. Konitza nuk kishte qeif ta mernja unë bajrakun, prandaj si ky, si Fan Noli na qitnin gjithë- një pengime. Këto i kishin kuptuar Shqiptarët e atjeshëm dhe unë veçanërisht ja u diktonja herë pas heret me anën e DJELLIT, organit tonë. —
Këtu shënojmë me pak fjalë shoqëritë që existonin aso kohet në Amerikën e Veriut dhe të cilat ne mundoheshim ti bashkonim që të gjitha. Shoqëritë ishin këto: Më e madhja së gjithash ishte shoq. BESA-BESEN, pasonte shoq. ARESIMI e Korçarëvet, shoq. DALLENDYSHE e Neë Yorkut, shoq. KOMBTARE e Ëorcesterit, shoqëritë MALLJ I MEMEDHEUT dhe PERLINDJA e Jamestoënit, shoqë- rija LIDHJA, Shoq. GJERGJ SKENDERBEU, shoq. HYLLI AFERDITA, Shoq. BASHKIMI, shoq. M1REBERESE, shoq. PERPARIMI, dhe komiteti i z. F. Konitza FLAMURI I KRUJES.
Posa u këndua lista e delegatëve të ardhur, unë, si nisiatori i asaj mbledhjeje propozova të zgjidhet një kryetar që të kryesojë atë mbledhje, si dhe seancat e tjera që do të bëheshin më von dhe, që ti bënja nder At Fan Nolit, proponova të zgjidhet ajy si kryesonjës, por Fan Noli shpjegoj e tha se kryesija më përkiste mua si nisiator i asaj mbledhjeje, i cili isha njëkohësisht edhè organizatori i asaj. Assambleja unanimisht ahere më zgjodhi mua dhe si sekretar patriotin e sgjuar e të aftë z. Llambi Kreshpanin. Kështu hapa mbledhjen, tuke shpjeguar me një fjalë të gjatë historikun e veprimeve tona dhe qellimin e mbledhjes dhe më së fundi ju dhashë fjalën me radhë oratorëve që dëshironin të flisnin.
Pasi u shkëmbyen disa fjalime midis oratorëve të ndryshëm, një nga delegatët e dërguar, z. Marko Adams propozoj të zgjidhet një komision prej 4 vetash nga më të çquarit midis nesh dhe si të tillë caktoj z.z. Fan Nolin, Kristo Floqin, Faik Konitzën dhe Paskal Aleksin, dhe ky komisjon, si pas shpjegimeve të oratorit, do te merrte përsipër organizimin e një Federate të madhe Panshqiptare me marrëveshjen e të gjitha shoqërive që existonin.
Propozimi i z. Marko Adams gjet pëlqim unanimisht dhe u prit me brohori e duartrokitje. Kështu ajo mbledhje mori funt dhe na u ngarkua neve të katërve barra që të merreshim vesh me shoqi- shoqin dhe të caktonim bazat e para të një bashkimi të dëshiruar, si edhe kanunoren e shoqërisë.
Vendimi i parë që muarm né, mbassi u mblothmë, ishte të caktonim një sekretar, me të cilët do shkëmbeheshîn mendimet e shoqërive dhe si të këtillë emëruan At Fan Nolin, i cili e pranoj. Njëkohësisht u lajmërua edhè ç’do shoqëri që té dërgonte në qendër nga një delegat përfaqsues fuqi-plotë që të vepronte së bashku me né për hesap të shoqërisë që e dërgonte.
Rekordi i parë që çpallmë ishte ky:
Të katër të nënshkruarit, të zgjedhur prej Asamblesë si komisjon për të gjetur udhën e një bashkimi të të gjitha shoqërive Shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u mblothmë e vendosmë:
I. Të pyeten të gjitha shoqëritë e kollonit e tjera, ku nuk existojnë shoqëri, në u pëlqen një bashkim i përgjithëshëm.
II. Si e dëshirojnë Bashkimin, në forme qendrore, apo si një Federatë.
III. Me ç’farë soj qellimit e dëshirojnë, me qellim politik, letrar, apo me qellim propagande-popullore.
IV. Në rast se u pëlqen ky bashkim, kur munt të kenë
zgjedhë delegatët e tyre për të ardhur në Boston e për të themeluar bashkimin. Njëkohësisht i lajmëronim se Komisjoni i të katërve zgjodhi për sekretar rev.’ At Fan Noiin me adresë P. O. Box 2445, Boston, Mass me, të cilin do. të bëheshin marrëveshjet. Gjithashtu i lajmëronim se mbledhja e aferme . do bëheshe më 3 Marsit 1912. ” \
Komisjoni î Bashkimit,

F. KONITZA, KR. FLOQI, AT FAN NOLI,. P. ALEKSI.
Pak më von ishin zgjedhur këta delegatë përfaqsuës e fuqiplotë:
Për shoqërinë BESA-BESEN z. LIambi Çikozij për .shoq. MIREBERESE Rev. At Naum Cerrja, për shoq. KOMBETARE të Ëorcesterit z. Kostika Treska, i cili u zëvendësua prej Kosta Vasilit, për shoq. PERLINDjA dhe MALLI i MEMEDHEUT të Jamestoënit .z;. Kostaq Kotta, për shoq. DALLENDYSHJA të Neë Jorkut e ARESIM1 i; Kr. Kirka dhe për komitetin FLAMURI i KRl/JES z. plia -Tromarra:
Në nji mbledhje që u mbajt më 24 marsit 1912 u vendos të bëhet kanunorja e Shoqërisë, qellimi i së cilës do të ishte për propagande popullore.
Tani mungonte embri i Federatës dhe kështu u mblothmë të gjithë, organizatorë e delegatë që ta gjenim embrin e ta pagëzonim shoqërinë. Gjithsecili prej nesh proponoj edhè nga një embër, kush emrin PLUGU, kush PARMENDA një tjetër proponoj embrin KASTRIOTI, një tjetër embrin SKENDERBEU, një tjeter proponoj embrin PERLINDJA e gjithashtu, por asnjë prej syresh nuk gjente pëlqimin e duhur. Fundi i fundit Fan No!i na heth në mes embrin VATRA. U pame sy ndër sy me njëri-tjetrin, jo se embri ishte i keq, po si kur s’na goditje mire në vesh, por Fan Noii me elokuencën e tij na dha disa sqarime e shpjegime të tjera sinjinkative e kështu na bindi të gjithëvet edhe e pranuam unanimisht me brohori e duartrokitje. Kështu pra, Shoqërija jonë e madhe mori titullin FEDERATA PANSHQIPTARE VATRA. Mbi këtë u paraqit edhe kanunorja e nënëshkruar prej të gjithëvet, e cila u këndua me kujdes të math, u rah e u bisedua mirë dhe u pranua, tuke u mbajtur një proces- verbal, të cilin e nënëshkruam të gjithë, organizatorë e delegatë.
Dita e 28 Prillit 1912 ka qënë dita e fundit e bisedimeve për VATREN dhe këjo ditë munt të quhet ”dita historike e krijimit të VATRES“ e cila kaqe shumë i sherbeu Atdheut në kohërat e rrezikshme që pasuan më vonë, shërbime me të vërtet patriotike që nuk do të harrohen kurrë.
Rekordi i 28 Prillit 1912, që ish rekordi i IX, përmbante
zgjedhjen e Pleqësisë së VATRES. Si pleq të këtillë u zgjodhen unanimisht z.z. Fan Noli, Llambi Çikozi dhe Kristo Kirka. Si organizatorë për formimin e degëve të ndryshme të Federatës u zgjedhë z.z. Faik Konitza dhe Kristo Floqi dhe si kontrollorë u zgjodhë z.z. Paskal Aleksi, Elia Tromarra dhe Kosta Vasili.
Po punën më të rëndë e më të vështirë tani e kishin organizatorët, se psè këta të dy duhet të vijnin degë më degë e kolloni më kolloni që t’ u mbushnin mendjen më të shumëve të hyjnin në Federatën si anëtarë, do organizoheshin pas kuptimit të shoqërisë dhe të zgjithnin se cila degë, ose kolloni pleqësinë e saj. Ç’ do organizator duhej të mbante edhë nga një konferencë të gjatë, shpjeguese të qellimeve të Federatës, por në mënyrë që njëri organizator të mos largoheshe nga tjetri në themën që do zhvillonte, sepsè fjalët duhet të kishin po një kuptim të përbashkët. Kështu edhè u bë.
Kur u mshtuallm të dy me z. Faik Konitzën për të ndarë e për të rregulluar midis nesh kollonit e degët e ndryshme, u ndoth edhe Fan Noli. Z. Konitza zgjodhi vetë ato prej kollonive, ose de- gavet që ishin më të pëmbledhura e më numerike në anëtare, po edhè mê të sigurta për t’ u organizuar, kur se mua më la ato më0 të shumat e më të vështirat, ku ishin elementa me gjithfarësojesh mendjeje, që s’munt ti futnje lehtë në rrugë, sepse në më të shumat e këtyre kollonive gjendeshin edhè shumë grekomanë shqiptarë, që përdornin ç’ t’u vinte ndër ment e ç’ të mundnin që të ndalonin shokët e tyrë të bëheshin anëtarët e shoqërisë VATRA. Me gjith atë unë s’i kundrështova z. Konitzës, që të mos 600 vinte ndo një mosmarrëveshje e të çarteshe puna. Pra, z. Konitza, zgjodhi këto degë: Të Lynn-it, të Ëorcester-it, të Manchester-it, të Southbridge-it dhe të Central-Falls-it. Fan Noli, si miku e bashkë- punuësi i z. Konitzës u ofrua të organizojë edhè ajy, bashkë me meshet që do mbante në kishët, degët e Bostonit, të Natichkut dhe të Cochituatetit. Mua më lanë: Degët Milford, So. Framingham., Marlboro, Hudson, Taunton, Neë Bedford, Bideford Me, Saco AIe, Leëiston, Sanford, Augusta. N. H., Concodr N. H., Franklin, Penacook dhe disa të tjera mê të vogla, ku duhej të përmblidheshin nga 3-4 kolloni më një, sepsè nuk ishin kompletuar anëtarët, për aresye se ç’do degë që do formohej duhej të kishte të paktën 21 anëtarë, kur se në këto kolloni të dores së dytë unë kisha të takonj ku 4, ku 6 edhe ku më pak anëtarë, e kështu ishte nevoja t’i konsantronj në një katund, ose qytet që të gjithë, duke formuar një degë. Dhe këto ishin vështirsinat më të mbëdha për mua, po me gjith ato nuk u dëshpërova, po e mora punen përsipër. Më së fundi i kemi organizuar të gjitha, po ç’kemi hequr e sidomos unë, një Zot e di. Kështu punët e VATRES gjer këtu shkonin shumë mirë, edhe mirë vazhduan deri më 14 të Korrikut 1912.
Federata VATRA, si pas kanunores do të kryesohej prej një sekretari e jo kryetari, i cili sekretar do ngarkohej po me ato detyra e të drejta që munt të kish edhè kryetari dhe ky do paguhej nga 20 dollarë në muaj. Veçanërisht, mbassi me anën e kanunores edhè gazeta DJELLI, organi i VATRES do të ishte në kontrollin e Shoqërisë dhe gjithashtu edhè redaktori i DJELLIT do paguhej si nga hera, po tani prej Federatës, e jo si më parë prej shoq. BESA- BESEN, e cila u konfundua si edhè të tjerat në Federatën VATRA, prandaj Mbledhja e Pergjithëshme e Federatës, që përbëhej prej kryetarëve të të gjitha degavet e kollonive, duhej tani të zgjithte definitivisht edhè për një mot-mot gjithë parinë e Federatës, do me thënë organet e saj veprues, që ishin, si thamë, sekretari, redaktori i Djellit, menazheri i Djellit, arkëtari dhe komisjoni ose kontrollorët e Federatës. Gjer ahere si sekretar ishte Fan Noli, që u zgjoth përkohësisht prej nesh në formimin e sipër të VATRES dhe redaktor e drejtues i DJELLIT isha unë.
Z. Konitza në këtë kohë trimujore që kaloj prej ditës së 28 Prillit e deri më 14 Korrik, që po bëjmë fjalë, nuk la mjet pa përdorur për të bërë propagandë midis kryetarëve të degëve të ndryshme që do të votonin, si e si të bëheshe ky sekretar i Federatës, për arësye se ish edhè ngushtë financiarisht e vuante mjaft Un i shëkonja këto vepërime të z. Faik Konitzës, po nuk kisha psè të çqetsohesha, se unë kisha redaksinë e Djellit dhe munt të rronja familisht (psè kisha edhè familjen aty në Boston, ku jetoniin bashkarisht edhè me kryeministrln e sotme, z. Koço Kotta, me gruan e tij) e prandaj jo vetëm që nuk i solla ndonjë pengim z. Konitzës në këto veprime e përpjekje, po përkundrazi i ndihmonja edhè vetê, tuke porositur kryetarët e degëve edhè miqtë e mij të veçantë ta ndihmonin dhe ta zgjithnin bilè si sekretar, që të jetonte edhè ajy si né, passi edhè Fan Noli ishte prift e s’kish nevojë të bëheshe sekretar i Federatës. Mua s’ më prishte punë se të ishte ajy sekretar, do me thënë kryetar i VATRES e unë redaktor i gazetes, mjaftonte puna të vejë mirë.
DR. KRISTO FLOQI

Filed Under: Histori, Vatra Tagged With: federata Vatra, Kristo Floqi: Kujtime si, Rafael Floqi, u krijua

FEDERATA VATRA SHTROI DARKE ME DELEGATET E KUVENDIT

June 21, 2014 by dgreca

Pas Kuvendit, në mbrëmjen e 14 Qershorit 2014, për nder të delegatëve që kishin ardhë nga shtetet e largëta, Vatra shtroi një darkë në Restorantin Eastwood Manor në Bronx.
Darkën e ka hapë Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj, i cili i përshëndeti delegatët dhe i falenderoi për pjesmarrjen aktive në Kuvend. Po ashtu ai falenderoi degët për veprimtaritë, që kanë gjallëruar jetën e komintetit shqiptar në SHBA, për shtimin e anëtarësisë dhe krijimin e degëve të reja. Për këtë të fundit ai falenderoi në mënyrë të vecantë kryetarin e degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu, për ngritjen e degëve të reja në Hartford dhe në Orlando.
Z. Adriatik Spahiu, për shkak se delegatët e Jacksonville mbërritën me vonesë në Kuvend, për shkak të linajve të fluturimit, përshëndetjen nuk e mbajti në Kuvend, por gjatë darkës. Ai fitoi duartrokitjet e të pranishmëve.
Zonja Shpresa Gallaj përshëndeti në emër të degës së re të Vatrës Orlando, në Florida, ku shumica janë të rinj, madje dhe studentë.
Në darkën e Vatrës ishte mysafir Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji, i shoqëruar nga Zef Balaj, Anton Raja, Simon Qafa, dhe Lek Përlleshi. Në përshëndetjen e Tij, Imzot Dod Gjergji, tha se Vatra, është krenaria e historisë sonë Kombëtare sepse ajo vetë është pjesë aktive e kësaj historie. Vatra i dha Kombit Shqiptar krenarinë e të qenit shqiptar. Bashkimi prej saj i shqiptarëve të Amerikës rreth Vatrës, e ktheu Vatrën në një avokate të kualifikuar të Shqipërisë dhe Kombit. Misioni i vatrës, tha Imzot Gjergji, nuk ka përfunduar. Kombi shqiptar ka shumë problem të pazgjidhura, që kërkojnë edhe kontributin e Vatrës. Mbi të gjitha Vatra duhet tetë e pranishme dhe të bëhet bëhet aktive në trojet etnike, ku ekstremistët po tentojnë që të shprishin vëllazërimin e feve, atë që Vatra dhe patriotët shqiptar kanë kultivuar, shënjtërinë e besimeve, tolerancën, dhe shkueshmërinë.
Për Presidentin e Nderit të Vatrës, kryetarin e gati 20 viteve të Vatrës, vatranin gjysëmshekullor, Z. Agim Karagjozi, Vatra ndau me cmimin e meritës për kontribut të shquar ën VATËR. I biri i z. Agim Karagjozi, anëtari i këshillit të Vatrës, z. Zyhdi Karagjozi, falenderoi në emër të atit të tij, duke theksuar se ishte krenar për kontributin atdhetar të babait, i cili gjatë të gjithë jetës iu përkushtua Vatrës dhe Cështjes Kombëtare.
Darka ishte gazmore dhe për katër orë u këndua, u kërcye . Për argëtimin e pjesmarërsve ishte kujdesur DJ Bujar Uka me bashkëshorten Anila dhe Aida Durrahu. Vatra u është mirënjohës pse ata kishin ardhë pa pagesë nën kujdesin e kryetarit të degës së Jacksonville, z. Adriatik Spahiu.

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, e Kuvendit, federata Vatra, Gjon Bucaj, ME DELEGATET, SHTROI DARKE

Imzot Gjergji: Vatikani do ta njoh Kosovën

June 20, 2014 by dgreca

Në Shtetet e Bashkuara ndodhej për vizitë Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi katolik i Kosovës, i cili ka ardhur për një fushatë grumbullimi fondesh për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Për këtë katedrale komuniteti shqiptaro-amerikan deri tani ka dhuruar më shumë se 1,5 milion dollarë.
Ai foli për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me pozitën e katolikëve në Kosovë, si dhe përpjekjet e qeverisë për njohje diplomatike nga Vatikani
“Përpiqemi të kryejmë detyrat ndaj vendit dhe ndaj besimtarëve. Përpiqemi të ndërtojmë bashkërisht të ardhmen”, tha ai.
I pyetur pse Vatikani nuk e njeh Kosovën, Imzot Gjergji tha: “Vatikani ka treguar dashuri për popullin shqiptar. E njëjta vlen edhe për luftën e fundin në Kosovë. Vendimet rreth njohjes janë marrëdhënie mes shteteve e jo kompetencë e imja. Relacionet mes Kosovës dhe Vatikanit janë nivel të mirë komunikimi. Dhe, njohja do të vijë”.
I pyetur rreth marrëdhënieve mes bashkësive fetare në Kosovë, ai thotë se “te ne ekziston dashuria ndër-vëllazërore mes shqiptarëve, pa marrë parasysh rajonin dhe fenë… Ne merremi me të mirën e të bukurën, në dashurinë që shqiptarët kanë ndër vete. Ndihemi keq për disa që janë jashtë traditës dhe kulturës pozitive shqiptare”.
Ipeshkëvi ishte më 14 qershor në darkën që Vatra shtroi për delegatët e Kuvendit të saj që kishin ardhë nga shtete të tjera në Nju jork. Imzot Gjergji u prit me duartrokitje tek përgëzoi Vatrën për misionin e saj historike dhe kërkoi prej vatranëve të jenë më të pranishëm në trojet amtare, ku esktremistët po luftojnë që të prishin bashkjetesën fetare.
Po ashtu, gjatë vizitës së Tij në Michigan, Ipeshkëvi Gjergji zhvilloi një takim miqësor me degën e Vatrës atje.

Filed Under: Vatra Tagged With: do ta njoh, federata Vatra, Imzot Gjergji: Vatikani, Kosoven

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT