Nga Avdulla Kenaci/*
Te shtunen ne mbremje, ne nje nga lokalet e Cleawater,shqiptaret e deges se “Vatres” ne Tampa, ngriten me gezim e krenari flamujte e festes se pavaresise se Kosoves. Kishin dite qe kryetari i kesaj shoqate, zoti Tasim Ruko dhe kryesia e saj, po benin pergatitjet per ta festuar sa me me dinjitet dhe madheshti. Ata qe merren me organizimin e eventeve te tilla, i njohin pengesat dhe veshtiresite e realizimit final duke nisur qe nga piketimi i lokalit e gjer tek dekorimi i salles me simbole kombetare. Fale pervojes pesevjecare te kesaj dege, disa jave me pare ishin marre masat e duhura. Dihet se ka nje gare per te gjetur kengetaret me te mire midis shoqatave shqiptare, prandaj u piketuan dhe u pronotuan kengetarja e njohur, Alberije Hadergjonaj dhe muzikaniti i talentuar Edmond Nikolla. Ata jetojne ne shtete te tjera te Amerikes, jashte Florides dhe u desh te komunikohej disa here me ta ne telefon qe te garantohej pjesmarrja e tyre dhe dhe t’u pronotoheshin biletat ardhje dhe kthim. U zgjodh pikerisht kjo kengetare nga qe ajo jeton dhe punon midis Shqiperise, Kosoves dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Alberija eshte lindur ne Gjakove, e njohur per interpretimin e kengeve patriotike, sidomos nga trevat e Kosoves. Ajo ka nje karriere te gjate ku debuton ne skena dhe ekranet televizive ne gjuhen shqip.
Ne javen e fundit, kryesia e shoqates u mblodh dhe i rishikoi edhe njehere detyrat per secilin. Nenkryetari i shoqates, Isuf Spahia ka nje pervoje katermbedhjete vjecare per oganizimine e aktiviteteve me shqiptaret e Kosoves. Ai raportoi per sigurimin e salles, dhe komunikimin me grupet e punes qe merreshin me njoftimet. Shefi i kultures i shoqates, zoti Ndue Gjekaj, hartoi programin e mbremjes dhe siguroi fonine. Zoti Endri Filipi, anetar i kryesise dhe aktivist i shquar i shoqates raportoi per bashkepunimin me shume bashkatdhetare te cilet kane konfirmuar pjesemarrjen ne feste, ndersa sekretari i shoqates, Ari Avdi dhe Jason Sul Isufaj bene nje tablo sinoptike te gjendjes financiare. Ata shprehen mendimin se gjendja ishte optimiste ne se do te realizohej pjesemarrja e konfirmuar me telefon. Aktiviste te tjere te shoqates si Mimoza Traga, Piro Poloska, Eva Keta dhe Anxhi Sharrexhi moren persiper se do te ishin ne kontakt me grupet e tyre gjer ne pjesemarrjen finale te kesaj mbremjeje muzikore. Kete radhe per sigurimine ushqimit u pronotua nje restorant shqiptar me pronar Frederik Ndreu i cili gatoi asortimente me kosto te ulet dhe cilesi sipas shijeve popullore shqiptare.
I permendem gjithe keta emra per te treguar se sa me shume aktiviste te marrin pjese ne nje event, duke realizuar secili detyen e vet e me ndergjegje, aq me shume eshte i garantuar suksesi. Dhe kjo ndodhi te shtunen ne mbremje kur salla u mbush plot e perplot ne Cliver Water, madje u sollen edhe tavolina shtese sepse kishin ardhur bashkatdhetare mbi parashikimin.
Pas ekzekutimit te hymneve kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Shqiperise dhe Kosoves, u bene pershendetje dhe u recituan poezi per 11-vjetorin e Pavaresise se Kosoves nga Ndue Gjetaj. Fjalen hyrese e mbajti nenkryetari i deges “Vatra”, drenicari Isuf Spahia i cili vuri ne dukje sakrificat dhe gjakun e derdhur ne shekuj per lirine e Kosoves. Grupi i valleve popullore te vajzave, i udhehequr nga mjeku i apasionuar pas artit dhe DJ, Ardian Kraja, drejtues fondacioni, korri shume ovacione dhe duartrokitje. Te gjitha vajzat ishin veshur me kostume popullore te ndezura. Ato i dhane zjarr e gjalleri festes duke ekzekutuar njera pas tjetres me shume elegance valle nga trevat shqiptare si nga Jugu ashtu edhe Veriu. Vallja me flamurin kombetar kuq e zi ne doren e drejteses se valles, ishte nga kulmet e ketij program qe u duartrokit me entusiazem. Bashkatdhetari, aktori dhe kengetari Thimi Filipi, i cili jeton e punon prej vitesh familjarisht ne Tampa, asnjehere nuk i ka munguar shoqates, ne cdo event. Ai e nisi interpretimin e tij me kengen kuptimplote arbereshe “Moje bukura More”. Peseqind vjet dhe pa harruar asnje dite atdheun qe mbeti pas.Emocionuese, mbreslenese.
Zoti Tasim Ruko ngriti nje dolli per popullin heroik te Kosoves qe ka bere sakrifica shekullore, duke uruar qe te vije nje dite ku shqiptaret te ndjehen te bashkuar ashtu si ndjehen ketu ne Amerike, pa dallim feje, krahine dhe ideje. “Ata qe gezojne dhe perjetojne demokracine dhe lirine amerikane, mendojne dhe enderrojne edhe per trojet shqiptare nga kane rrenjet. Ata desherojne dhe enderrojne qe nje dite edhe Kosova e Shqiperia te behen keshtu si Amerika. Vetem keshtu do te jemi te plotesuar dhe gjumin do ta bejne te qete”, tha ai.
Pjesmarres te tjere qe kenduan, vallezuan, folen, ngriten dolli sugjeruan qe te mblidhen se bashku me shpesh, pa pritur festat e Pavaresise. Veprimtari te tilla i sherbejne njohjes, bashkimit dhe vellazerimit. Vetem te bashkuar do te kene mundesi me shume te ndihmojne njeri-tjetrin dhe te kontribuojne per Atdhe.
Tampa, Florida, 17 shkurt 2019
- Na ndiqni ne Facebook (Dielli Gazeta Newspaper)