Televizioni“Kultura Shqiptare” në Nju Jork Festoi 23 Vjetorin/
Nga Marjana Bulku/Dielli
Mes një mjedisi të ngrohtë familjar plot ngjyra feste , mes kujtimesh e retrospektivash të shumta, pamjesh filmike, interpretime artistësh dhe përshëndetje miqsh e bashkëpunëtorësh u festua përvjetori 23 -të i televizionit Kultura shqiptare në Nju Jork.Ky televizion e startoi veprimtarinë e vet në 28 nëntor 1997 dhe jo rastësisht transmetimi i parë ishte filmi “ Nëntori i dytë” .Televizioni Kultura shqiptare NY , pronë e Familjes Belliu (Adem, Mimoza, Gertion dhe Vera Belliu) e ka ndjekur sistematikisht jetën dinamike të komunitetit shqiptaro-amerikan ku ngjarjet , protagonistët dhe efektet e këtyre transmetimeve kanë qenë të shumta.
Themeluesit e këtij televizioni Mimoza dhe Adem Belliu falenderuan me përzemërsi pjesmarrësit dhe bashkëpunëtorët e shumtë :të vjetër e të rinj të cilët i kanë dhënë këtij televizioni frymëmarrje të gjërë kudo ku ka shqiptarë dhe jo vetëm.
Vitet e fundit Albanian culture tv e ka zgjeruar veprimtarinë e vet në Tiranë e Prishtinë pas suksesit apsolut që solli bashkëpunimi shumëvjeçar me televizionin Pasqyra Shqiptare në Kanada, Federatën Panshqiptare Vatra ,organizatën ,gazetën më të vjetër shqiptare Dielli, Motrat Qiriazi , si dhe me shumë individualitete të spikatura të jetës sociale dhe kulturore në Nju Jork duke u shndërruar në këtë mënyrë në një dritare komunikimi e rrezatimi me anët e ndritëshme që na falin sadopak dritë në kohë dritëhijesh .