Vatranët në Tampa Bay & Clearwater bashkuan komunitetin me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës/
* Bashke me shqiptaret festuan edhe Gjenerali ushtrise amerikane(sot ne pension) Z. Brian Witeof, cili gjate luftes ne Kosove drejtonte e komandonte operacionet ajrore te ushtrise se NATO-s per bombardimin e ushtrise Milloshevicit,njekohesisht dhe deshimtar actual i gjenocidit serb mbi popullsin shqiptare te Kosoves. Mes shqiptareve ieshte e ftuar edhe zonja Amanda Murphy si Represantive – district 36 /
Nga Arian Kushta/
Clearwater Fl/
Dita e pavarësisë së Kosovës është festuar në mënyrë dinjitoze nga Federata PanShqiptare VATRA dega Tampa bay ne daten 21 shkurt 2015 dite e shtune ne darke në Clearëater Florida .
Në këtë aktivitet morën pjesë qindra vetë, veprimtarë e përfaqësues të komunitetit shqiptar. 7-vjetori i Pavarësisë së Kosovës u festua me moton: “Gezuar Pavarasinë Kosovë – Një Gjuhë, Një Flamur, Një Komb!!!!”
Darka u hap nga Sekretarja e shoqates per degen , Znj Zamira Rubjeka e cila pershendeti te pranishmet ne kete darke dhe kerkoi te mbahej nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e te reneve per lirine dhe pavaresine e Kosoves dhe te Shqiperise .Mbas ezekutimit te himnit kombetar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe atij Shqiptar fjalen e rastit e mori Kryetari I vatres per Degen Tampa bay Z Tasim Ruko .
Ne fjalen e rastit z.Ruko vuri ne dukje “Majat me te larta ne historine e kombit shqipetar mbas asaj te qendreses nen udheheqjen e heroit kombetar Skenderbeut. Me te spikatutra jane lidhja e prizerenit, shpallja e pavarsise ne vlore ne 1912 dhe ajo qe ne po festojme sot , eshte shpallja ne 17 shkurt 2008 e pamvarsise se Kosoves. “
Ai gjithashtu theksoi “Nuk mund te harrohet ndihma humanitare e Amerikes dhe e Kanadas qe priten refugjatet shqiptare te ikur nga lufta.Krimet e makines cfarrosese te Milloshevicit ishin nga me te tmerrshmet qe kishte provuar populli I kosoves. UCK Ushtria clirimtare e kosoves luftoi me heroizem dhe la ne fushen e nderit me qindra luftetar.Ajo shkroi akte heroizmi dhe lavdie ne historine e kosoves martire. U vrane e u masakruan ne mase , femije, gra e te moshuar dhe kushdo qe gjendej perpara ketyre njerzeve te pa shpirt .Ushkatrruan fshatra dhe qytete te tera.Ajo qe miloshevici kishte planizuar, ishte cpopullimi I kosoves nga shqiptaret per ti zhdukur simbas tij perfundimisht. Ai detyroi te medhenj dhe te vegjel,te semur dhe te pa mundur per te levizur qe te linin trojet e tyre. Kush kundershtoi . me urdherin e Milloshevicit u ezekutua para syve te familjes se tyre.Me dhjetra te tjere nene nje gjenocid te paster u ekzekutuan dhe u groposen ne varret massive.Shume nga te humburit qe akoma su dihet fati. Akoma edhe sot gjenden rastesisht varre massive. Milloshevici nisi drejt shqiperise zyrtare permbi 500 000 vete.populli shqiptar hapi dyert e cdo shtepie dhe I priti ashtu sic prêt vellai simbas shprehjes “ buk e krip e zemer” ky gjest fisnik habiti gjithe boten.Ne ate kohe shqiptaret ne 1999 ishin ne nje skamje nen nivelin e varferis. Kjo situate u perballua me shume sakrifica por edhe me dinjitet.Asaj gjendje I dha fund bombardimet e Natos dhe diktatori I Ballakanit Slobodan Milloshevici u detyrua te terhiqet me turp nga Kosova” .
Mbas fjales se rastit z. Tasim Ruko dhe Znj Zamira Rubjeka presantouan dhe falenderouan miqte e ftuar ne kete mbermje festive Gjenerali ushtrise amerikane (sot ne pension) Z. Brian Witeof I cili ishte ai qe drejtonte e komandonte operacionet ajrore te ushtrise se Natos per bombardimin e ushtrise Milloshevicit,njekohesisht dhe deshimtar actual I gjenocidit serb mbi popullsin shqiptare te Kosoves si dhe zonjen Amanda Murphy si Represantive – district 36 zone kjo ku jeton nje numur I madh familjesh nga Kosova .
Miqte e ftuar moren fjalen ku z Brian Witeof risolli edhe nje here kujtimet e atyre ngjarjve dhe theksoi se sot ndihet i gezuar qe mori pjese ne kete lufte te drejte ne ndihme te popullit te Kosoves. Znj Amanda Murphy pershendeti pjesemarresit ne kete darke dhe theksoi se ajo ndjehej shume e gezuar dhe krenare qe ndodhej ne kete darke si pjese e komunitetit qe ajo perfaqeson.
Mbas kesaj darka kaloi ne nje atmosfere te shkelqyer nen pranine e Kengetares Entela Iliriani dhe tingujve te instrumentistit te talentuar Igli Tuga e Hermes Alb .
Gjate gjith darkes u be nje prezantim me pamje te mrekullueshme te Shqiperise , Kosoves dhe qyteteve shqiptate te Maqedonise dhe Malit Te zi, figurave historike te kombit dhe te bijve qe luftuan per clirimin e Kosoves.
Anamalasit u mblodhën si Shiponjë rreth Flamurit Kombëtar
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në mjediset lluksoze të Hotelit “Hilton” në Staten Island, New York shoqata e mirënjohur shqiptaro-amerikane “Ana e Malit” organizoi 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Ditës së shenjtë të Flamurit.
Qindra shqiptarë me vajzat si Zana dhe djemte si azgan së bashku me prindërit e tyre vinin grupe-grupe kuq e zi për të festuar 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në një atmosferë krejtësisht festive dëgjohej Gjuha e bukur Shqipe në fjalët e mirëseardhjes nga organizatorët e shkëlqyer me kryetar Ismet Kurtin, n/kryetar Xheladin Zenelin dhe Fatmir Kallaba si dhe bordin drejtues. Programin e ka hapur znj.Leonarda Gjoni në fjalën e të cilës plot kulturë ndihej shpirti i zjarrtë i patriotizmit, dashuria për gjuhën Shqipe dhe vendin e të pareve të saj.
Moderatori i programit ishte Flamur Anamali, emri dhe mbiemri i të cilit është binom i simbolit të shenjtë të shqiptarëve, që në syte e mi dukej dhe Flamur dhe Anamalas si krah shqiponje në Flamur. Me zë burrëror dhe me një shqipe të bukur ai ftoi të gjithë të pranishmit për të kënduar dy Hymnet kombëtare, shqiptare dhe amerikane. Hymnet janë interpretuar nga nxënësja e shkëlqyer e shkollës Shqipe “Alba Life”, nga artistja e vogël që premton shumë në të ardhmen Kristina Melo. Pas hymneve kombëtare u mbajt një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe respekti për të gjithë ata që kanë dhënë jetën për Lirinë e Atdheut.
Znj.Leonarda Gjoni ka prezantuar para publikut filantropistin dhe bankierin nga më të suksesshmit amerikan shqiptarin Richard Lukaj “Nderi i Kombit” duke thënë se ai është një superstar. Ai pasi i ka uruar pjesëmarrësit për Festën e Flamurit tha se kam kënaqësi që ndodhem midis bashkatdhetarëve të mi Anamalas dhe i falënderoj për një punë të palodhur që po kryejnë në shërbim të Kombit. Ne duhet ta mbështesim shoqatën Ana e Malit për misionin e saj fisnik, të bashkuar përballë integrimit. Shoqata “Ana e Malit” me seriozitetin e duhur ka ditur të përballojë sfidat përpara dhe të jetë pjesë e përfaqësimit të denjë shqiptar dhe patriotik në rrugë demokratike. Ajo mbron interesat kombëtare dhe ky do të jete dhe në të ardhmen shërbimi më i madh që i bëhet Kombit.
Fjalimi i Z.Lukaj ishte mbresëlënës, plot dashuri për Kombin, Flamurin dhe vizion të qartë për Diasporën dhe të ardhmen e Mëmëdheut tonë.
Në skenë ka dalë përsëri Kristina Melo e cila ka përshëndetur të pranishmit në emër të gjithë mësueseve, prindërve dhe nxënësve të Shkollës Shqipe Alba Life me këngën “Gjuha Shqipe” që është dhe himn i shkollës. Interpretimi i saj dhe bukuria melodioze e këngës nën drejtimin e prof.Petrika Melos ka bërë që të mirëpritet me duartrokitje në këtë ditë të shenjtë.
Në këtë mbrëmje përshëndeti Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York, Vlora Çitaku e cila ishte dhe folësja kryesore. Znj. Çitaku iu ka uruar gjithë pjesëmarrësve: Gëzuar festën e Flamurit, Gëzuar 102 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasada e Kosovës është dhe shtëpia juaj ngase ne jemi vëllezër dhe motra që flasim një gjuhë, kemi të njëjtat doke dhe zakone, prandaj jeni më se të mirëpritur. Gjithë Kosova është shumë mirënjohëse për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në Pavarësinë e Kosovës. Znj. Çitaku solli dhe një detaj të bukur për emrin e saj shumë domethënës, Vlora, emër të pagëzuar nga gjyshi i saj i cili ishte pjesëmarrës në ditën e Pavarësisë në Vlorë.
Ambasadori Ferit Hoxha, përfaqësues i përhershëm i Republikës së Shqipërisë ka përshëndetur të gjithë të pranishmit në emër të shtetit shqiptar dhe iu ka uruar atyre: Gëzuar Festën e Flamurit! Ambasadori Hoxha foli me krenari për arritjet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Me duartrokitje është mirëpritur Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut, shqiptari i parë që është ulur në karrigen e Senatit të Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj, i cili pasi uroi pjesëmarrësit për 102 Vjetorin e Pavarësisë tha se bekuar qofshin prindërit që marrin me vehte në këto ditë festash kombëtare dhe fëmijet e tyre. Me këtë veprim ata transmetojnë tek brezat traditat dhe vlerat e mrekullueshme të Kombit shqiptar. Z.Mark Gjonaj me prindër me origjinë nga Ulqini i cili ndihej si në shtëpinë e tij në këtë festë, por në fakt ai kudo që vete e ka vendin në krye të qoshesë, ngase ai është i të gjithë shqiptarëve dhe i ka lënë vend vehtes për punën e palodhur, i kudogjendur dhe përkushtimin qe ka karshi bashkatdhetarëve dhe Kombit.
Në emër të komunës së Ulqinit ka përshëndetur z.Fatmir Gjeka njëherazi dhe kryetar i Komunës së Ulqinit. Z.Gjeka sillte nga larg bukën e Ulqinit, bukën e Mëmëdheut për ta ndarë së bashku në këtë pervjetor të Pavarësisë. Z.Gjeka tha se Diaspora është një urë lidhëse midis Amerikës dhe Atdheut dhe për këtë ju jemi shumë mirënjohës për gjithcka që ju keni bërë dhe vazhdoni me këmbëngulje dhe dashuri të ecni në gjurmët e të parëve tuaj. Ne ju jemi mirënjohes për kontributin tuaj dhe ju falënderojmë në emër të gjithë Komunës së Ulqinit duke premtuar se do të vazhdojmë lidhjet tona të ngushta për çështjen kombëtare foli plot krenari vazhdoi z.Gjeka.
Të njëjtën gjë do bëja dhe unë si amerikan për të mbrojtur Flamurin tim
Me mjaft interes është pritur fjalimi i Kongresistit republikan amerikan z.Michael Grimm i zgjedhur për të tretën herë në Kongresin Amerikan. Me një fjalim të shkurtër dhe thënë gjithçka pasi i uroi gjithë pjesëmarrësit ai falënderoi gjithë shqiptarët kudo që janë për mbështetjen maksimale që i kanë dhënë në rizgjedhjen e tij në Kongresin Amerikan dhe për dashurinë që keni për Amerikën. Përballë meje vazhdoi Kongresisti Grimm ndodhet Droni me Flamurin Kuq e Zi, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin që u lëshua nga ajri në stadiumin e sportit në Serbi. Sportistët shqiptarë e mbrojtën me gjoks dhe zemër Flamurin Shqiptar, Flamurin e tyre, të njejten gjë do të bëja dhe unë dhe çdo amerikan për Flamurin e tyre. Fjalimi i tij u ndërpre me duartrokitje ku në sytë e pjesëmarrësve shprehej respekti për z.Grimm i cili merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e shqiptarëve dhe i mbështet ata kudo.
Në këtë mbrëmje nderonin përfaqsues të organizatës “Rrënjët” me president z.Marko Kepi, nga shoqata Dibra me kryetar z.Musa Pacuku. Gjithashtu kishte dhe përfaqsues nga Fondacioni Plavë e Guci me kryetar Esad Gjonbalaj, njëherazi dhe koordinator i shoqatave në SHBA, i cili në broshurën që ishte shpërndarë rreth aktivitetit të shoqatës “Ana e Malit” si dhe dhurimet që ishin bërë nga afaristë, kompani dhe biznesmenë të ndryshëm, në tekstin e përshëndetjes thuhej se: Shoqatat tona me veprimtari në SHBA me origjinë nga trojet tona etnike nen Malin e Zi, kanë më shumë se një vit që bashkëpunojnë me pikësynim unifikimin e veprimtarive në një zë të vetëm në aspektin Kombëtar.
Sot në trupin koordinues të shoqatave bashkëpunuese kemi 9 shoqata. Ne shpresojmë dhe besojmë në unifikimin e tërësishëm të Diasporës Shqiptare në SHBA në një zë të vetëm, zë që do të jetë ma i fortë më i fuqishem në sherbim të interesave nacionale shqiptare në tërësi.
Në fund të përshëndetjeve të ndryshme e ka marrë fjalën i zoti i shtëpisë kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z.Ismet Kurti i cili me një shqipe të bukur dhe fjalë mirësjelljeje ndër të tjera tha se: Kam nderin që në emër të të gjithë komunitetit Anamlas , kryesisë dhe bordit të shoqatës të falënderoj për pjesëmarrje të gjithë mysafirët e mbrëmjes të cilët me prezencën e tyre e rritën madhështinë e mbrëmjes sonë.
Prandaj në këtë ditë të shenjtë, unë bashkë me ju dhe të gjithë shqiptarët anë e mbanë botes, duhet së pari të shprehim nderimet dhe mirënjohjen më të lartë përpara veprës së dëshmorëve, të cilët dhanë jetën për të na mundësuar të gëzojmë Lirinë që kemi sot. Historikisht, Kombi ynë dhimbjen gjithmonë e ktheu në forcë. Duke marrë parasysh antagonizmat dhe përçarjet e tanishme politike, si në Shqipëri, në Kosovë, por edhe në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan, dëshmorët janë ata që duhet të na bashkojnë të gjithëve pasi ata luftuan për një ideal të shenjtë, megjithëse ato vinin nga të gjitha krahinat dhe u përkisnin rrymave të ndryshme politike. Qëllimi i vetëm dhe i përbashkët i tyre ishte: të krijojnë një Atdhe të denjë dhe të pavarur për shqiptarët. Pavarësia është fituar me luftë kur ishte nevoja, ndërsa sot dashuria për Atdhenë dhe për Pavarësi, do të duhej të tregohej me punë e vepra. Sot, kombi shqiptar ka nevojë për vizionarë, politikanë dhe aktivistë që me punë përpiqen të çojnë në vend amanetet e të parëve dhe të shpërblejnë gjakun e derdhur të dëshmorëve për Lirinë dhe Pavarësinë e kombit shqiptar. Mysafirë të nderuar, më lejoni ta mbyll duke ju thënë se shumë sfida të mëdha ende ngelen para nesh dhe ne të gjithë së bashku duhet të jemi të përgatitur për të bërë përpjekjet dhe sakrificat e duhura për t’i kaluar ato. Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Kombin shqiptar!
Pas përshëndetjeve znj. Naile Tahir Taipi me veshje të bukur të krahinave ka prezantuar grupin artistik “Tradita”. Në sallë kanë hyrë vajzat me kostumet e bukura tradicionale me ngjyra marramendëse dhe burrat me kostumet burrërore të grupit artistik “Tradita” me president Selaudin Gjeloshi të cilët kishin ardhur nga Ulqini me ftesë të Anamalsve të Amerikës për të festuar së bashku Ditën e Flamurit. Pamja e tyre magjike, vallëzimet profesioniste ndezën sallën me duartrokitje të cilët shkrepnin aparatet, filmonin dhe valëvisnin flamujt kuq e zi. Vajza e talentuar nga Shkodra Egzona Salaj me zërin e saj melodioz shoqëronte grupin “Tradita” duke interpretuar aq bukur dhe me pasion këngën:
Ty Flamur të duam shum’/ Ti për ne je nën’ e bab’/ Për ty gjakun derdhim lum’/ O Flamur i kuq me shkab.
Me duartrokitje kanë dalë në skenë artistët e mirënjohur të komunitetit Shaban Lajci si Ismail Qemali, Tom Gjergji si Isa Boletini dhe aktori Agim Rugova të cilët me një tekst mjaft të përzgjedhur interpretuan mjeshtërisht përballë pamjes së Dronit që kishte Flamurin, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin. Mbrëmjes nuk i mungoi dhe humori i hollë shkodran interpretuar nga Bujar dhe Besnik Cinari.
Mbrëmja madhështore u mbyll nën tigujt e Valles së Shqipeve e cila ishte një shfaqje e mrekullueshme dhe arriti kulmin me valëvitjen e Flamurit nga një valltar i cili e çoi në majë, që dukej sikur shpoi tavanin dhe doli në kupë të qiellit për Bashkimin e Kombit. Ndërsa valltari valëviste Flamurin, publiku thoshte me brohorima: Prapë, prapë, me një fjalë të përsëritej Vallja e Shqipeve dhe ashtu u bë. Gjithë salla u çua në këmbë duke mbajtur Flamurin ndër duar, Flamur që pothuajse mbulonte pistën e sallës komplet.
Pjesëmarrësit kaluan një natë të mrekullueshme, të paharruar, të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës DJ Sam, nën orkestracionin e Tom Lleshaj me këngëtarë Shkëlzen Jetishi, Suad Shaptafi nga grupi “Tradita” dhe Valdet Luka.
Anamalasit u mblodhën atë natë si shqiponjë rreth Flamurit Kombëtar.
25 Nëntor, 2014
Staten Island, New York
Në Teqen Bektashiane të Baba Rexhepit u festua Sulltan Nevruzi
Pjetër Jaku/
Me datën 24 mars 2013, ditën e dielë nga ora 4:00 Pm deri afer ores 8:00 Pm besimtarë bektashianë jo vetëm nga Detroiti, festuan Ditën e Sulltan Nevruzit.
Këtë festë që bie njëkohshëm me Ditën e Pranverës, ose Ditën e Luleve, në Teqen Bektashiane të Baba Rexhepit në Detroit, e vetmja Teqe në Amerikë, u mblodhën më shumë se pesëqind besimtarë besktashianë dhe miqtë e tyre nga besimet e tjera. Baba Rexhepi, një ndër ish klerikët më të njohur në Amerikë, i cili shërbeu për më shumë se 50 vjet në këtë Teqe, është kleriku i parë dhe i vetëm që gëzoi respektin e të gjitha besimeve, jo vetëm në Komunitetin Shqipitar të Michiganit por, edhe te gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Amerikë. Vendvarrimi i Tij, tashmë është bërë vend i njohur peligrinazhi, jo vetëm në ditë festash, por, pothuajse në të gjitha ditët e vitit. Në këtë festë u fol më së shumti për bashkëjetesën ndërfetare, ku shembujt konkret nuk mungonin dhe nuk munguan as në këtë ditë. Pjesëmarrja e Kryetarit të Shoqatës “ Kastrati”, Nikollë Vneshta, Kryetarit të LDK-së Dega Michigan Nikollë Pepës, aktivistëve vatranë Pal Rakaj, Lush Popaj e Marjana Popaj, Kryesisë së degës së Vatrës për Michiganin etj e tregoi këtë.
Kryetari i Këshillit të Teqes, aktivisti dhe biznesmeni i njohur, Konsulli i Nderit, Ekrem Bardha e hapi dhe e drejtoi festën. Fillimisht ia dha fjalën Baba Arshiut ( 107 vjeçar ) që për dekada të tëra punoi në këtë Teqe me Baba Rexhepin. Baba Arshiu foli shkurtimisht për historikun e kësaj feste, ku më pas u plotësua edhe nga Dervishi, tashmë i njohur Elidon Pashaj.
Famullitari i Kishës “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, Dom Ndue Gjergji përshendeti në emër të dy famullive Katolike të Michiganit, Kishës së Shën Palit dhe Kishës së tij, pasi Don Franit iu desh të udhëtonte për Kanada. Në përshëndetjen e tij ra në sy bashkëpunimi ndërfetar dhe, sidomos në kohën e Baba Rexhepit, Don Prenk Ndrevashës dhe Imam Vehbi Ismailit, çka nënvizoi folësi duhet vazhduar edhe më tej në ditët e sotme dhe në kohët që do vijnë.
Më pas, Kryetari i Degës së Vatrës për Michiganin, “ Pishtari i Demokracisë” dhe Editori i Revistës “ Kuvendi”, Alfons Grishaj përshëndeti të pranishmit me shprehjet paqësore dhe rrugët që duhet të ndjekin klerikët e sotëm për një bashkëpunim në të mirë të komunitetit dhe të besimtarëve në përgjithësi.
Aktivisti i njohur Kujtim Qafa, me nota shumë prekëse solli kujtime të bashkëpunimit me Baba Rexhepin dhe mirësinë që sillte fryma e tij në komunitetin shqiptar të Amerikës. Ai, – tha Kujtimi,- është edhe sot këtu, midis nesh e po feston me ne, sepse fryma e Tij ka qënë dhe është e përjetshme.
Dervish Elidon Pashaj lexoi më pas letrën përshëndetëse që kishte dërguar Ambasadori Shqiptar në Amerikë, Gilbert Galanxhi, ku dhe ai e theksonte më të madhe frymën e bashkëpunimit ndërfetar, çka është dallimi favorizues dhe dukshëm frytëdhënës në vendin prej nga vijmë.
Profesori i Universitetit “ Marmara” të Stambollit, Dr. Prof. Mehmet Ali Balkanologiu, veç përshëndetjes , foli edhe për historikun e kësaj Feste, duke filluar me Mekën dhe Baba Aliun, për të ardhur të misticizmi i njohur që e dallon këtë fe dhe që e bënë shumë më të pranueshme se shumë fe e sekte të tjera.
Baba Arshiu bekoi darken, ndërsa Ekrem Bardha edhe njëherë bëri thirrje për bashkëpunim dhe mirëkuptim ndërmjet njëri tjetrit, për harmoni e paqe, që sa më shumë të afrohemi e të kuptohemi larg ekstremiteteve dhe nxitjeve të panevojshme. Nëse nuk duam Zotin, – tha folësi,- s’kemi si ta duam as njëri tjetrin.
SHOQATA”CAMËRIA” FESTOI 22 VJETORIN
Shoqata patriotike “Çamëria” festoi sot 22 vjetorin e themelit të saj. Në ceremonië, e cila u zhvillua në ambjentet e kompleksit“Xibarku” morën pjësë kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi; Presidenti i Nderit i PartisëDrejtësi Integrim dhe Unitet, TahirMuhedini; nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku; deputetja Rajmonda Bulku, zëvendësministrat Ferdinand Poni, Abas Hado dhe Ardian Tana, i cili është njëherësh kryetar i Shoqatës Çamëria, themeluesit dhe kontribuesit e Shoqatës patriotike “Çamëria”si dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vëndin tonë. Në fjalën përshëndetëse kryetari i Shoqatës patriotike “Çamëria”, Ardian Tana falenderoi pjesëmarrësit në këtë 22 vjetor të shoqatës si dhe vlerësoi kontributin e angazhimin e secilit prej tyre në mbështetjen e çështjen çame. “Dua t’ju falenderoj jo vetëm për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni por mbi të gjitha për angazhimin që keni patur gjatë gjithë viteve të aktivitetit të shoqatës patriotike Çamëria, mbështetjes që ju i keni dhënë kësaj shoqate ku falë kësaj mbeshtetje çështja çame ndodhet këtu ku ajo është sot dhe po hedh hapa të sigurtë drejt rrugës së zgjidhjes”- u shpreh Tana.
Më tej ai tha se shoqata patriotike Çamëria është nga të parat organizata të krijuar menjëherë pas pluralizmit në Shqipëri, e cila ka ditur të shpreh të gjithë vullnetin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe se në këto 22 vite aktiviteti i shoqatës patriotike që nuk ka ndalur edhe pse ka patur përballë një shteti i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat e mundshme të na pengojë në rrugën tonë, siç është Greqia, duke e cilësur si shkaktaren e tragjedisë së madhe të shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa Presidenti i Partisë Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini u shpreh se çështja çame tashmë është drejt zgjidhjes dhe se me depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të Rezolutës Çame deputetët duhet ta votojnë. Gjatë kësaj ceremomie fjalën e mori edhe ish-kryetari i Shoqatës patrioktike Çamëria Servet Mehmeti, i cili shprehu mirënjohjet e tij për gjithë ata që i dhanë jetë kësaj shoqate dhe se çështja çame tashmë duhet të marrë zgjidhje me votimin e Rezolutës Çame. Në kuadër të 22-Vjetorit të Shoqatës Patriotike Çamëria, edhe shoqata kulturore atdhetare “Arbëria” nëpërmjet kryetarit të saj, Ago Nezha shprehu mbështetjen e plotë për zgjidhjen çëshjes së drejtë çame.(Foto-Arkiv)
SHKOLLA SHQIPE NE BROOKLYN FESTOI 100 VJETORIN E PAVARESISE
Nga Keze Kozeta Zylo/
Dita e shumëpritur për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë erdhi me plot frymëzim dhe dashuri nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe në Staten Island dhe Brooklyn. Të festosh 100 Vjetorin e Pavarësisë është një privilegj për të gjithë shqiptarët, është nder, respekt, por dhe detyrë për ata Burra të Kombit që derdhën gjak dhe që na dhanë Pavarësinë nga zgjedha otomane turke. Eshtë detyrë e Shkollës që historinë dhe kulturën e Kombit tonë t’jua transmetojmë brezave këtu në Diasporë, ndryshe do të ndodhë asimilimi që do të jetë një tragjedi që s’do të falet kurrë.
Qindra shqiptarë u mblodhën së bashku me një entuziazëm të papërshkruar për të kremtuar 100 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Nxënësit e Shkollës Shqipe së bashku me një grup artistësh nën udhëheqjen e Prof.Petrika Melos dhe sopranos së shquar znj.Lindita Mezin Lole kishin muaj që po bënin përgatitjet për ta pritur këtë festë të shenjtë me madhështi. Nxënësit të shoqëruar nga prindërit, Përfaqsues organizatash, media vinin grupe grupe dhe uronin njeri tjetrin: Gëzuar, Gëzuar 100 Vjetori i Pavarësisë. Koncerti filloi në orën e caktuar, ku flamurmbajtësit shqiptar dhe amerikan parakaluan pranë sallës dhe u ngjitën në skenë. Prezantuesit e programit tenori Bledar Maqellara, një djalë i talentuar që premton shumë në të ardhmen dhe studentja simpatike zonjusha Suada Hasa përshëndetën gjithë pjesëmarrësit dhe iu uruan atyre mirëseardhjen në këtë ditë të shenjtë. TV Alba Life vazhdoi spikerja ka nderin dhe krenarinë se siç e tha dhe konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë z.Dritan Mishto hapi festimin e 100 vjetorit të Pavarësise në Diasporë në koncertin e madh që u bë në shkurt në Manhattan në bashkëpunim me një grup artistësh dhe sot po e kurorëzon me një program të pasur artistik realizuar nga nxënësit e Shkollës dhe artistët.
Programi filloi me interpretimin e dy Hymneve Shqiptare dhe Amerikane kënduar nga znj.Lindita Mezini Lole dhe kori i Shkolles Shqipe. Artistja Lole, nxënësit dhe gjithë salla këndonin si në një kor të vetëm Rreth Flamurit të përbashkuar/ për një dëshirë e një qëllim/ të gjithë atje duke u bashkuar/ të japim jetën për shpëtim.
Më vonë në skenë është ngjitur nxënësja e shkollës shqipe artistja e ardhshme e diasporës, Kristina Melo e cila ka intepretuar poezinë: “Edhe unë si Marigoja”. Ajo premtoi se dhe unë do të qëndisë Flamurin për bashkimin e Kombit, që u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga të pranishmit
Nxënësit kënduan së bashku Hymnin e Shkollës Shqipe të intepretuar mjeshtërisht nga sopranoja Lindita Lole Mezini. Vargjet si: Mezi presim Shkollën Shqipe/ qëtë flasim dhe tëmësojmë/ me shkronjat e Alfabetit/ si Engjëjt Kombin e Mbrojmë, preku zemrat e malluara të shqiptarëve në mërgim.
Flautistja Makbela Ademovi plot delikatesë interpretoi “Skercino” nga Kujtim Laro. Melodia e sjellë nëpërmjet flautit ishte një Komunikim i ngrohtë dhe shumë mbresëlënës.
Me shumë dashuri u mirëprit dhe grupi i fëmijëve drejtuar nga artistja e palodhur dhe plot vitalitet Pranvera Çobo, të cilët interpretuan këngën “O sot o kurrë”. Kostumet popullore të fëmijëve, serioziteti me të cilën ata u paraqitën në skenë ishte një sukses i plotë. Ata morën duartrokitje të zjarrta nga salla po ashtu dhe me këngën ” O këngët e vendit tim”. Ishte një këngë që ngacmoi kujtesën e shumë pjesëmarrësve të cilët e shoqëruan gjithë kohën këtë melodi kaq popullore.
E veçantë ishte dhe kënga “Zëri i vendlindjes” me tekst të Pozaet Qoses dhe muzik të Skënder Lumshit kënduar aq bukur nga studentja Kejda Osmani e cila ka fituar vendin e parë në festivalin e fëmijëve të Gramshit.
Prezantuesja e programit ka ftuar në skenë nxënësen e talentuar, që premton për një të ardhme të shkëlqyer në art dhe më gjerë, Dea Bejlerin e cila ka intepretuar “Naganti i Isa Boletinit” shkruar nga poeti i Kombit Agim Shehu.
Tenori Bledar Maqellara interpretoi mjeshtërisht “Për ty Atdhe” këngë aq e njohur dhe e dashur për shqiptarët. Zëri i Maqellarës buçiti në sallë dhe e pushtoi atë me duartrokitje të stuhishme, pranë nesh dukej sikur frymonte Tenori i jashtëzakonshëm Mentor Xhemali.
Emocione të papërshkrueshme e kanë pushtuar sallën kur në skenë u ngjitën aktori i mirënjohur nga Kosova z.Shaban Lajci në rolin me veshjen e Babait te Kombit Ismail Qemalit. Interpretimi dhe zëri burrëror i tyre i sollën sallës Vlorën dhe burrat e shquar
të Kombit. Aktori Agim Rugova në rolin e Luigj Gurakuqit lexoi Deklaratën e Pavarësisë, ndërsa Tom Gjergji ishte në rolin e Isa Boletinit me skenë nga Pavarësia e vitit 1912.
Pranë tyre ndodhej Marigoja vajza që qëndisi Flamurin Kombëtar, ku Ismail Qemali i tha se do të kujtohej sa herë do të ngrihej dhe festohej Dita e Flamurit.
Ardhja e tyre shoqërohej nga kënga e njohur labe me fjalët:
Cili je ti more burrë/ Që na vjen nga Shqiperia/ Unë jam ‘Smail Qemali/ Dua vatanet e mia/ Do t’i marr se s’është punë/ Është e jona Shqipëria
Pas kësaj kënge në skenë janë dëgjuar tingujt e pianos me këngën “Albanian Dance” interpretuar profesionalisht nga artisti Margin Bajrami dhe kompozuar po prej tij.
Programi përmbante dhe “Ode to Joy” të Bethovenit dhe këngën aq të dashur dhe popullore “O moj e bukura Arbëri” inerpretuar nga znj.Mezini Lole shoqëruar nga Bejleri dhe Melo së bashku me korin e shkollës Shqipe.
Bledar Maqellara ka prezantuar Dr.Valbona Zylo Watkins për të përshëndetur në emër të Bordit të shkollës të gjithë të pranishmit. Dr.Zylo Watkins tha se ne përulemi me respekt përpara veprës së patriotëve të shquar që ngritën Flamurin në Vlorë. Eshtë detyra jonë që këtë Flamur ta ngrejmë përjetësisht së bashku me brezat që do tëvijnë. Si gjeneratë e re premtojmë se do ta mbajmë gjallë Gjuhën Shqipe dhe kulturën tonë kombëtare.
Më vonë Maqellara ka ftuar në skenë përsëri sopranon Lole e cila në 100 vjetorin e Pavarësisëu u frymëzua për të sjellë këngën e re patriotike “Atdheu im”, kompozuar nga
prof.Petrika Melo me tekst nga K.Zylo.
Vargjet Atdheu im përmes palëve të Flamurit, apo Ismail Vlora ne në qiell të lartësojmë, ngriti peshë zemrat e artdashësve të cilët shumë prej tyre valëvisnin Flamurin kuq e zi. Prof.Petrika Melo dukej sikur vallëzonte në tastierë mjeshtërisht për kompozimin e tij me aq vlera për përçimin e mesazhit të bashikimit të të gjitha trojeve shqiptare së bashku me Diasporën që qëndron si krah shqiponje… Znj. Mezini Lole jo vetëm që ka një zë të magjishëm, por në sytë e saj blu ka dritë, dritë për Kombin. Më duhet të them sa ajo vjen nga familja e Mezinëve të Vlorës, atje ku jane bërë mbledhjet e para për Pavarësinë e Shqipërisë …Artistja Lole magjepsi artdashësit e shumtë me zërin e saj dhe i ftoi të gjithë të çoheshin në këmbë për të kënduar këngën “Për Mëmëdhenë”.
Në fund nxënëset e shkëlqyera Balidemaj dhe Çobaj iu kanë dhuruar buqeta me lule të freskëta artisteve të skenës.
Në këtë aktivitet ka përshëndetur dhe diplomati i Republikës së Kosovës në New York z.Fatmir Zajmi i cli iu uroi të gjithë Gëzuar festën dhe falënderoi organizatorët, artistët, nxënësit, mësuesit për këtë punë kaq të përkushtuar që po bëjnë me brezat e ardhshëm.
Ndërkohë Z.Qemal Zylo themeluesi i shkollave shqipe dhe Tv Alba Life falënderoi të gjithë pjesëmarrësit, mësuesit, prindërit, nxënësit e dashur, Drejtorin e programit Alba Life, z.Amir Suka, kameramanin z.Ilir Ago, TV Kultura Shqiptare me z.Adem Belliu, Studion Pali, si dhe përfaqsuesit e shoqatave si Ana e Malit me z.Naser Cobo, Forumin për Demokraci me z.Grid Rroji, Dr. Ilir Hysa, Shoqatën Devolli me z.Neritan Bejleri, Rrënjët shqiptare, shoqatën Dibra me z.Dritan Gashi, Osman Greva, shoqatën Çamëria me z.Sali Bollati, Shoqёrinё Kulturore Artistike “Bashkimi Kombёtar”, Ansamblin Rugova, shoqatën “Zëri i Gruas” etj…
Në fund pjesëmarrësit e shumtë bënin foto me njeri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë aktivitet madhështor ne nderim të 100 Vjetorit të Pavarësisë.
17 Nëntor, 2012
Brooklyn, New York