• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. IBRAHIM RUGOVA, MIK I PERJETSHËM I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

January 20, 2017 by dgreca

11-VJET PA IBRAHIM RUGOVËN/

 1-frank-300x212

Nga Frank Shkreli/Po të kishte jetuar Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhjetorin që kaloi do të kishte mbushur 72-vjet (2 Dhjetor 1944).   Ai ndërroi jetë 11 vjet më parë, me 21 Janar, 2006. Viti fatkeq kur Kosova humbi Presidentin e parë, ikonën e pavarësisë, prijsin e madh të Kombit shqiptar dhe udhëheqsin e parë anti-komunist në Europën Lindore.Presidentin Rugova e kisha takuar para 27 vjetësh në Washington, pikërisht në vizitën e tij të parë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, tetorin e vitit 1989.  Besoj se as Dr. Rugova dhe askush tjetër nuk mund të parashikonte në atë kohë — se kjo vizitë, e para për presidentin e ardhëshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në kryeqytetin e këtij vendi, në tetor të vitit 1989 nuk do të ishte e para, por në të vërtetë do të shënonte vetëm fillimin i një numri vizitash që ai do të bënte në kryqytetin amerikan për vite me rradhë, para dhe pas çlirimit të Kosovës.   Duke shikuar tashti 27 vjet pas në historinë e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, ajo vizitë mund të konsiderohet si fillimi i një veprimtarie diplomatike dhe politike, nga ana e Presidentit të ardhëshëm të Republikës së Kosovës. Përpjekje prej  më shumë se një dekade për të siguruar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, për lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve të Kosovës, të shumë-vuajtur dhe të abuzuar për dekada me rradhë, nga regjimi diktatorial i Serbisë.  Ai ishte i vetdijshëm se Kosova dhe shqiptarët në përgjithsi, nuk kishin mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Kjo bindje e tij në mbështetjen amerikane, u përforcua edhe më shumë nga kontaktet e shumta që Dr. Ibrahim Rugova pati më vonë me përfaqsues të zyrtarë të Washingtonit.  Ishin pikërisht këto përpjekje dhe vizitat e shpeshta ecejake në Washington, gjatë të cilave, Dr. Rugova bëri shumë miqë për kauzën e lirisë së shqiptarëve të Kosovës, përpjekje këto të cilat më në fund çuan në ndërhyrjen e NATO-s dhe në çlirimin e vendit nga forcat terroriste serbe, diplomaci kjo prej një personi, që me luftën e UÇK-ës dhe membështetjen e fortë të NATO-s, eventualisht çoi në largimin e forcave serbe nga Kosova dhe në shpalljen e Republikës së Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur, që sot njihet nga 113 shtete të botës.  Megjithse me Presidentin Rugova kisha patur takime, vizita e konsultime të shumta që nga viti 1989 e deri kur ndërroi jetë Janarin e vitit 2006, vizita e tij në shtëpinë time atë tetor të vitit 1989 në afërsi të Washingtonit, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time dhe të familjes.  Në të vërtetë, vizitat e tija, jo vetëm në Washingtonin zyrtar, por për më tepër edhe takimet  dhe konsultimet e tija të shpeshta me komunitetin shqiptaro-amerikan — sot e kësaj dite — mbeten pjesë e pa ndarë e kujtimeve dhe e historisë së veprimtarisë së këtij komuniteti në mbështetje të Kosovës dhe kauzave të shënjta shqiptare, protagonisti kryesor i të cilave ishte Dr. Ibrahim Rugova.   Ai mbetet përherë mik i Shteteve të Bashkuara dhe i komunitetit shqiptaro-amerikan ku kishte shumë miqë, dashamirë e bashkpuntorë të ngushtë, për lirinë e Kosovës në veçanti dhe për çështjen kombëtare shqiptare në përgjithsi.  Ish-presidenti George Bush në letrën dërguar familjes Rugova me rastin e vdekjes së tij, dhjetë vjetë më parë, kishte shprehur ndjenjat e thella — për humbjen e Dr. Ibrahim Rugovës — jo vetëm të të gjithë amerikanëve, por edhe të mbarë komunitetit shqiptaro-amerikan duke deklaruar se, “Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova humbën një mik me të vertetë të madh, i cili siguroi gjithashtu edhe respektin e të gjithë botës për qendrimet e tija parimore kundër dhunës.  Asnjë udhëheqës tjetër i shqiptarëve në këto 100-vitet e fundit nuk ka gëzuar një admirim dhe mbështetje, si në radhët e diplomacisë botërore, ashtu edhe mbarë popullore të shqiptarëve të Kosovës, si Presidenti i parë i Republikës së Kosovës”.

Presidenti Rugova ishte ndryshe nga politikanët e sotëm shqiptarë, jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë trojeve shqiptare, përfshirë Shqipërinë.  Dhe si i tillë, në këtë përvjetor të kalimit të tij në amshim, është e pa mundur të mos pyesim veten, se po të ishte sot gjallë Ibrahim Rugova a do ishin punët e shqiptarëve ndryshe nga gjëndja aktuale.  Unë besoj se po, ndryshe, por ndryshe, për më mirë!   Sepse me sjelljet e tija të mira e njerëzore, ai siguronte dhe gëzonte respekt nga pothuaj të gjithë.

Me një krenari atdhedashurie, si asnjë udhëheqes tjetër shqiptar i kohërave moderne, Presidenti Rugova me bashkbiseduesit e tij  shqiptarë ose ndërkombëtarë, ofronte gjithmonë urtësinë, miqësinë dhe qëndresën që gjatë shekujve e kanë dalluar kombin shqiptar se bashku me besën, nderin dhe burrëninë.   Fatkeqsisht, Presidenti Rugova ndërroi jetë në një kohë kur Kosova dhe kombi shqiptar kishin nevojë për një hov të pashterrshëm të këtyre vetive dhe ndjenjave për atdhe-dashuri si edhe të vlerave tradicionale kombëtare.  Presidentin Rugova e njoha si njeriun i cili nuk mund të pajtohej me qendrimet e atyre, të cilët për arsye ideologjike krejt të huaja për historinë dhe vlerat shqiptare, mohuan traditat më të shëndosha të shqiptarëve për pothuaj një gjysëm shekulli, një sistem sllavo-aziatik i cili që për pothuaj 50-vjetë u përpoq, pa mëshirë, të shlyente virtytet stërgjyshore dhe madje të zhdukte edhe identitetin historik kombëtar të shqiptarëve.

Presidenti Rugova besonte se bota do të ketë respekt më të madh për shqiptarët nëqoftse ata u përmbahen këtyre vlerave bazë të qenjes arbënore.  I frymëzuar nga këto virtyte kombëtare në rrethin e familjes së tij patriotike ai, me durim, guxim dhe besim – fillojë të ri-kthejë dinjitetin kombëtar të nepërkambur gjatë 50 vjetëve të fundit nga një ideologji sllavo-komuniste   – dhe me nje ndërgjegje të thellë kombëtare u përpoq sa ishte gjallë, të vendoste emrin e shqiptarëve aty ku gjithmonë e kanë pasë vendin — në radhë me popujt dhe aleancat perëndimore.  

Fjala popullore thotë se “Burri i mirë me shokë shumë”.  Presidenti Rugova nuk është më, por me jetën dhe veprimtarinë gjatë pothuaj 20-viteve të fundit të jetës së tij, ai bëri shumë miqë për Kosovën dhe për kombin shqiptar.  Me të gjithë, Dr. Rugova fliste pak dhe qetë, por jehona e mesazhit të tij jehon edhe sot anë e mbanë botës.  Mesazhi i tij bëri që e gjithë bota më në fund të mësonte për hallet e shqiptarëve dhe jo vetem kaq.   Me personalitetin e tij, Presidenti Rugova bëri që një pjesë e madhe e botës dhe sidomos qeveria dhe shtetit amerikan, të mbështesnin shqiptarët e Kosovës në momentin  historik kur kishin nevojën më urgjente dhe ndoshta më të vështirë për ta në historinë e tyre.   Shpresa e tij dhe lutja ishte gjithmonë Kosova e pavarur, sovrane, e lirë dhe demokratike, “Në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pikërisht ashtu si e donte ai dhe për të cilën punoi e veproi aqë shumë.  Në këtë 10-vjetor të vdekjes së tij dhe duke marrë parsyshë gjëndjen aktuale të Kosovës dhe sfidat me të cilat përballet si përfundim i presioneve serbo-ruse, miqësia e Kosovës me Shtetete e Bashkuara – mund të konsiderohet si trashëgimia më e madhe që ka lënë pas për bashkombasit e vet dhe për të ardhmen e Kosovës.Në atmosferën e pështjellimeve, pasioneve të përkundërta dhe grindjeve politike të përhershme të botës së vogël shqiptare, mesazhi i Presidentit Rugova në këtë përvjetor të vdekjes drejtuar klasës së sotëme politike shqiptare –jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri do të ishte: promovoni  dhe punoni për bashkpunim me njëri tjetrin dhe midis partive politike që përfaqësoni për të mirën e përbashkët, duke venë mbi të gjitha, interesin kombëtar mbi atë partiak e personal dhe interesin publik mbi atë personal.  Është ky një apel që përçon Dr. Ibrahim Rugova në këtë 11-vjetor të vdekjes, që të dëgjohet dhe të kujtohet nga të gjithë dhe për gjithmonë në këtë përvjetor të vdekjes në përkujtim të Presidentit Ibrahim Rugova. Ai asnjëherë nuk ndërpreu përpjekjet, që nepërmjet bashkpunimit me të gjithë – bashkpuntorë dhe kundërshtarë — të lartësonte emërin e mirë të kombit shqiptar dhe të Dardanisë së tij të dashur.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, NJEMBEDHJETË VJET, PA IBRAHIM RUGOVËN

PARALAJMËRIMI I AT GJERGJ FISHTËS: KUJDES NGA RREZIKU I PËBRENDSHËM

January 18, 2017 by dgreca

1 fishta okFishta konsideronte se “rreziku i mbrendshëm” i vinte kombit jo nga “armiqtë e mbrendshëm” siç i cilësonte regjimi komunist kundërshtarët e vet politikë.  Jo, për At Gjergj Fishtën, rreziku i mbrendshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishin, “vagabondat, sallahanat, rrugaçat…këta njerëz, këta mikrobe të kombit”, siç i cilësonte ai, të cilët “po munden sot me shpresue se hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar”./

1-Frank-shkreli-2-300x183Nga Frank Shkreli/Paralajmërimin për rrezikun e mbrendshëm, At Gjergj Fishta e ka bërë me shkrimin e titulluar, “Rreziku i Përbrëndshëm” në revisten e famshme françeskane të fillim shekullit të kaluar, Hylli i Dritës, numër 1 e vitit 1921. Megjithse artikulli është shkruar para 95 vjetëve, aktualiteti i fjalëve dhe paralajmrimi i At Gjergj Fishtës drejtuar klasës së atëhershme politike, mbi rrezikun e mbrëndshëm që i kanosej Shqipërisë dhe shqiptarëve, aktualisht dhe fatkeqsisht tingëllon aktuale si një kambanë kushtrimi që bie edhe sot për shqiptarët dhe autoritetet politike të dy shteteve — Shqipëri e Kosovë — pothuaj një shekull më vonë.  At Gjergj Fishta e njihte mirë fizioniminë e shqiptarit. Ai nuk i kursente fjalët dhe nuk shkruante për të siguruar mbështetje politike nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore të rastit ose të kohës, as për interesa personale ose politike dhe as nuk kishte për qëllim që me shkrimet e tija të argëtonte, “Damat e kalorësit e oborreve princore”, siç është shprehur dikur në një shënim, At Viktor Volaj, një mësim ky edhe për median e sotëme shqiptare.  Fishta konsideronte se “rreziku i mbrendshëm” i vinte kombit jo nga “armiqtë e mbrendshëm” siç i cilësonte regjimi komunist kundërshtarët e vet politikë.  Jo, për At Gjergj Fishtën, rreziku i mbrendshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishin, “vagabondat, sallahanat, rrugaçat…këta njerëz, këta mikrobe të kombit”, siç i cilësonte ai, të cilët “po munden sot me shpresue se hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar”.

Mbi të gjitha, me këtë paralajmërim si edhe me të gjitha shkrimet e tija – pa marrë parasyshë se ç’mendojnë për të dhe për veprën e tij pseudo-historianët shqiptarë dhe nostalgjikët e sotëm të Enverit – At Gjergj Fishta synonte gjithmonë mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar dhe të avancimit të imazhit dhe të shpirtit të tij heroik e fisnik, në botë.   Frati i maleve paralajmëronte shqiptarët për ato që ai i konsideronte si rreziqe që i kanoseshin kombit shqiptar nga armiqët e mbrendshëm dhe të jashtëm.

Megjithëse për shqiptarët “modern” dhe për klasën e sotme politike, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, At Gjergj Fishta mund të konsiderohet shumë i largët dhe i pa konsekuenca për historinë dhe aktualitetin e sotëm shqiptar, unë u them se e kini gabim.  Në sytë e vrejtësve të pa-anshëm, mendimet dhe paralajmërimi i Fishtes janë aq aktuale sot sa ishin pothuaj edhe një shekull më parë, pasi duket sikurë fatkeqsisht, një shekull më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pikëpamje. Sidomos kur të merret parasyshë gjëndja aktuale në Shqipëri dhe Kosovë, përfshirë grindjet politike dhe luftën për pushtet, korrupsionin, drogën, trafiqet e lloj-llojshme, mbrojtjen e interesave personale dhe familjare në punët e shtetit dhe të bizneseve nga ana e pushtetarëve, e të tjera — gjë që, historikisht, nuk e paraqet klasën e sotëme politike shqiptare në dritën më të mirë që mund të jetë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë.   Fatkeqsisht shqiptarët nuk kanë mësuar aspak nga gabimet e së kaluares, përfshirë periudhën historike dhe hallet për të cilat ka shkruar Gjergj Fishta, pothuaj një shekull më parë.  Interesat personale dhe partiake sot po shkatërrojnë harmoninë e mbrendshme shoqërore të botës shqiptare dhe po nxisin armiqët e kombit që të peshkojnë në ujrat e turbullta shqiptare kurdo që shohin një rast të volitshëm dhe derën e hapur për realizimin e qëllimeve të tyre djallëzore kundër interesave shqiptare.  Gjëndja politike aktuale në Shqipëri, sidomos në prak të zgjedhjeve të qershorit dhe situata e brishtë e mbrendshme dhe e jashtme e Kosovës, kërkon prej atyre që ia duan të mirën kombit shqiptar, e sdimos nga ta që sot kanë në dorë fatin e kombit, që t’i vihet vesh paralajmërimit shekullor të At Gjergj Fishtës: Kujdes nga rreziku i mbrendshëm!

Dallimet e theksuara shoqërore në fushën politike dhe ekonomike, ku një segment i vogël i shoqërisë që kontrollon politikën dhe ekonominë, favorizohet mbi të tjerët — sidomos në një shoqëri të varfër siç është bota shqiptare — përbëjnë një rrezik për të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm mbrenda trojeve shqiptare, por edhe në marrëdhënie me të tjerët.  Por, me një harmoni të mbrendshme politike dhe ekonomike, kërcënimet e mbrendshme dhe të jashtme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, sado serioze qofshin ato, do të mund të përballen më lehtë me bashkimin e shqiptarëve rreth një platforme të përbashkët interesash kombëtare që duhet të qëndrojnë mbi të gjitha interesat e tjera politike dhe ekonomike.

Në paralajmërimin për rrezikun e mbrendshëm nga At Gjergj Fishta në revistën e famshme françeskane, Hylli i Dritës, të vitit 1921, Poeti i Kombit, me një përspektivë historike të tijën, shkruan në  se para fitimit të pavarsisë, shqiptarët ishin, “Të ndrydhun nën nji zgjedhë robnie pesëqindvjeçe, të rrejtun prej të huajve, të tradhtuem prej të mëdhenjve, deri shpresën e kishin bjerrë shqyptarët se shofin kurrë atdheun e vet të lirë e të pamverme; e prandej shumica e madhe e tyne s’pat as të nxetë as të ftoftë, kur u thamë se kishte Shqypni.  Por, qe, sot koha na dha arsye.  Sot Shqypnia ka nji qeveri të vetën, ka nji parlament të vetin, ka nji ushtri, nji financë, a ma tepër ka nji vijë kufijsh të njoftme ligjsisht prej Fuqive të qytetnueme: të tana sende këto qi na dëshmojnë se Shqypnia ashtë, e se ashtë e lirë dhe e pamvarun”. 

Fishta shkruante se, “Ideali ynë përsa i përket pamvarsisë dhe lirisë së kombit shqyptar u realizue”, duke shtuar se “Shteti shqyptar leu”, por njëkohsisht shtron pyetjen: “Po mirë: por a jeton? A rritet? kombi shqiptar.  Ai shprehet se, aty për aty, nuk dukej të kishte ndonjë kërcnim të menjëhershëm nga jashtë ndaj Shqipërisë së re të pavarur, por paralajmëron se për të shuar jetën e re të pavarësisë së shtetit të ri shqiptar, nuk ishte e nevojshme që rreziku të vijë, patjetër, nga jashtë.  “Shumë herë ai rrezik vjen tue u pjekë e tue u nugë shi përbrenda tejzave mbi të cilat bulon jeta. Njato mikrobe të helmatosuna, qi vërvisin përbrenda gjakut të nji limfatiku, janë nji për nji të rrezikshëm për jetë të njeriut sa nji zhigjetë a nji plumb që të përshkohet nëpër trup të tij…”  Prandaj, Fishta bën thirrje se, “Duhet pra që na, si edhe të gjithë njata që kanë për zemër Shqypninë edhe dijnë çka asht liria e vërtetë, çka asht atdheu, t’i mbledhin mendtë tok mbi nji çashtje kaq me randësi e mos të përkundena në nji optimizëm të pa arsyeshëm, tue mahitë vendin e popullin me fjalë entuziazmi.  Kombi s’do rrejtë; asht mëkat me e rrejtë kombin! Kombit i duhen çilë sytë e i duhen çilë sytë me kohë, kur të shifet se jeta e tij ashtë në rrezik, kështu që me kohë të mund të marrë ato masa që vendi e mendoret t’ia këshillojnë me i përdorue për të shpëtue jetën e vet.”  Fishta paralajmëron, siç shprehet, me fjalën e të moçmit se, “lëngatës i do ba ballë që në fillim, pse vonë e vonë mandej ka për t’iu gjetë bari”.

“Nuk ashtë mjaftë që të jetë ba Shqypnia; duhet ta mbajmë”, ka paralajmëruar Fishta dhe vazhdon se nëse duam të shohim se “Çfarë rreziku mund ti kërcënohet atdheut nga s’përmbrendi…simbas parimeve të etikës së popujve të qytetnuem” duhet të shohim, “natyrën e pëmbrendshme të autoritetit dhe rregullat simbas të cilave duhe përdorue financat e shtetit, e mandej të ndajmë elementin ma të rrezikshëm për autoritetin dhe financat…”Fishta i shikon ata që i quan “sundimtarë” të shtetit, qofshin ata “princë, bajraktarë, pashë a beg”, jo si të preferuarit e shoqërisë me privilegje, të drejta e pasuri, në krahasim me njerzit e thjeshtë, por si të barabartë me të gjithë të tjerët, sepse “gjaku i gjithë njerëzve ashtë nji.”   Si rrjedhim, ai paralajmëron në artikullin e Hyllit të Dritës se,  “Ditën, pra, që nji sundimtar i shtetit zen ta përdorojë autoritetin shtetnuer jo për dobi të shtetit mbarë, por për qëllime vetjake ase për interes të ndonji kastës në shtet, qëllimi i të cilës mos të ketë kurrnji të përpjekun me lehtësimin e gjallnimit të njeriut mbi tokë e me të përmirësuemit e tij individual e kolektiv, atë ditë fillon shkatërrimi i atij shteti, e sundimtari bahet mikrobi-gjaks i kombit të vet, pa qenë nevoja që armiku prej së jashtmi të harxhojë fishekë në të…”“Shqyptarë! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me punë”, paralajmëron Gjergj Fishta dhe pohon se, “ Elementi ma i rrezikshëm a, ma mirë me thanë, rreziku ma i madh i Shqypnisë janë vagabondat: njata shqyptarë që, pa mujtë me përfitue kurrë nji mendim të shëndoshë në mendje të vet, s’janë të zotët me i rreshtue dy shkrola bashkë pa gabim; që për atdhe filluen me u kapë së parit, a m’atëherë kur banë rrush e kumlla gjanë e të parëve të vet e ma s’u mbet asnji dysh…Njerëz rrugaça, njerëz shakllabana e të pa kurrfarë njerëzie e mirërritjeje, të pa kurrfarë mësimi të vlefshëm, që gjithë jetën e vet s’qenë të zotët me shtrue kund ndoj plang, me ngulë kund ndoj truell, me ngrefë kund ndoj shtëpi, me kapë kund ndoj punë, me zanë kund ndoj mik, por gjithmonë me valixhe nën dorë, të harlisun nga mendja, të përdhosun kah fjala, të çoroditun kah vepra; ku mbillen, s’korren; ku bijnë nuk çohen; veç nga, si mizat pakrye, skele në skele, fshat në fshat, qytet në qytet, gjithkund tue zanë ndoj ves të ri, gjithkund tue lanë ndonji marre të re për Shqypni…”

“…Qe, pra, se kush janë rreziku ma i madh i Shqypnisë: vagabondat, sallahanat, rrugaçat.  Por, megjithkëte, këta njerëz, këta mikrobe të kombit, jo veç se po kanë sy e faqe me lypë, por edhe po munden sot me shpresue të hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar.  Po a përnjimend se, për me ushqye e me majtë këta njerëz të poshtër, tregtari ynë do të thithë miazmat e dugajave e të sokaqeve, bulku ynë do ta mbajë kryet në gërshanë gjatë shtigjeve të vështira?  E po ku jemi na, o Zot?  A përnjimend se edhe kuptimi i burrënisë asht harrue në këte dhe, që njerëzve kaq të poshtër po u delka me u ushqye me djersë – me gjak – të kombit shqyptar…?“Shqyptarë! A vagabondat jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë”, përfundon porosinë dhe paralajmërimin At Gjergj Fishta në vitin 1921.  Fatkeqsisht, paralajmërimi i Fishtës nuk u mor parasyshë në kohën e tij, as më vonë.  Por ia vlenë që sot, pothuaj 100-vjetë më vonë, kjo kambanë kushtrimi të dëgjohet nga “sundimtarët” e sotëm anë e mbanë trojeve shqiptare që është një thirrje për bashkim me qëllim për të mënjanuar përsëritjen e historisë së 100-viteve të kaluara të shqiptarëve, ashtu që siç ka thënë At Gjergj Fishta, “lëngatës” të rrezikut të mbrendshëm, t’i bëhet ball që në fillim, para se të jetë tepër vonë.

Filed Under: Politike Tagged With: At Gjergj Fishta, Frank shkreli, rreziku i perbrendshem

GËZUAR DITËLINDJEN MARTIN LUTHER KING!

January 16, 2017 by dgreca

  1-frank-300x2121Martin Luther King

Nga Frank Shkreli/- Foto nga fjalimi I Martin Luther Kingu-t me 28 gusht, 1963, në të cilin ai bëri thirrje për dhënjen fund të racizmit dhe për të drejta civile dhe ekonomike në SHBA, para një turme prej më shumë se 250,000 vetash në Washington…/

Në Shtetet e Bashkuara, e hëna e tretë e Janarit është festë federale në kujtim të Martin Luther King-ut, priftit protestan dhe aktivistit të të drejtave civile të gjysëm shekullit të kaluar. 15 Janari i këtij viti shënon 88-vjetorin e lindjes së tij në qytetin Atlanta të shtetit Xhorxhia në vitin 1929.  Përpjekjet për të caktuar një festë federale në kujtim të këtij amerikani të madh të të drejtave civile, kishin filluar menjëherë pas vrasjes së tij në vitin 1968. Por ishte Presidenti Ronald Reagan ai i cili më në fund e nënshkroi ligjin në vitin 1983, duke caktuar të hënën e tretë të Janarit si festën federale kombëtare kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Martin Luther King-ut. Kjo ditë festohet tani në të gjitha 50-shtetet amerikane.    Në Amerikë dhe anë e mbanë botës, Martin Luther King-u njihet si krye-zëdhënsi dhe mbështetsi i aktivizmit dhe i protestave paqësore të Lëvizjes së tij për të Drejtat Civile në këtë vend dhe në mbarë botën.  Ishte kjo një lëvizje — protestat paqësore e të cilës, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara — kishin për qëllim zhdukjen e diskriminimeve ndaj afrikano-amerikanëve, në pothuaj të gjitha nivelet federale dhe shtetërore.   Ishte në përpjekje e Martin Luther Kingut, si udhëheqsi kryesor i kesaj lëvizjeje, që nepërmjet protestave paqësore të lloj-llojshme, t’i jepte shpresë, dhe më në fund të siguronte pasuesit dhe mbështetsit e Lëvizjes së tij – si të bardhë ashtu edhe afrikano-amerikanë — të pakën mundësinë për të marrë pjesë në të ashtuquajturën, “ëndërrë amerikane.”

Në këtë pëvjetor dhe në të gjithë përvjetorët e mëparshëm të ditëlindjes së Martin Luther Kingut, natyrisht se kujtohen fjalime, momente, protesta e demonstrata të udhëhequra nga prijsi i Lëvizjes paqësore për të drejtat civile, e të cilat janë pjesë e festimeve që shënohen në komunitete të ndryshme, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.  Por mbi të gjitha këto, gjëja që mbahet mend dhe që shënohet nga historia, si ndër më të rëndësishmit, është fjalimi i vitit 1963 i Martin Luther Kingut në Washington, fjalim që konsiderohet si fillimi i ndryshimeve për gjithmonë të ligjeve mbi të drejtat civile në këtë vend, një fjalim ky që gjithashtu i bëri jehonë kësaj lëvizjeje paqësore, jo vetëm në Amerikë, por edhe anë e mbanë botës.

Ky fjalim, i cili konsiderohet si ndër fjalimet më të famshme në historinë amerikane u mbajt me 28 gusht, 1963 në përmbyllje të të ashtquajturit, “Marshimi në Uashington”, në të cilin kishin marrë pjesë mbi 250-mijë marshues nga të gjitha shtresat dhe racat e shoqërisë amerikane.  Dr. Martin Luther Kingu mbajti fjalimin e tij të famshëm para monumentit të presidentit Abraham Linkolnit në Uashington. Ky marshimi ishte pa dyshim demonstrata më me rëndësi në historinë e lëvizjes së të drejtave civile në Amerikë, dhe fjalimi i Martin Luther Kingut ishte kulmi i atij marshimi. Thirrja e protestuesve ishte “për punë e për liri” dhe për të drejta të barabarta, por ishte toni i shpresës në fjalimin e Martin L. King-ut ai që, sipas historianëve, e dallon atë fjalim klasik dhe për këtë ai mbahet mend dhe kujtohet në çdo përvjetor të lindjes dhe jo vetëm atëherë.  Thuhet se Martin Luther Kingu e kishte përgatitur më përpara fjalimin me shkrim për këtë rast të rëndësishëm, megjithëse ai rrallë herë, sipas tyre, i shkruante fjalimet dhe predikimet e tija, por fliste gjithmonë pa letër. Por pjesën më të rëndishme, për të cilën ky fjalim mbetet në histori, ai nuk e kishte të shkruar më përpara. Atje nga fundi i fjalimit, thuhet se ai kishte larguar mënjanë fjalimin e përgatitur më parë dhe i drejtohet turmës me këto fjalë: “Unë u them ju sot miqë të mi se ndonëse përballemi me vështirsitë e mëdha të sodit dhe të nesërmës – unë gjithnjë ëndërroj.  Është këjo një ëndërr që i ka rrënjët e saja thellë në ëndërrën Amerikane.  Është një ëndërrë, se një ditë jo të largët, ky komb do të zgjohet dhe do të jetojë sipas nenit kryesor të kushtetutës, se ‘Ne i konsiderojmë këto të vërteta si provë dhe dëshmi se të gjithë njerërzit janë krijuar me të drejta të barabarta.

Ishte shpresa biblike e Martin Luter Kingut, shpresë që pothuaj askush nuk mund t’a parashikonte atë ditë të nxehtë të gushtit të vitit 1963. Ishte e vështirë të parashikohej   – ndoshta edhe për vet Martin Luter Kingun — se, sot në Janar të vitit 2017, në përvjetorin e 88 të lindjes së tij, presidenti i tanishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me origjinë afrikano-amerikane, Barak Obama po i jep fund dy mandateve si president i Shteteve të Bashkuara, një ëndërr e Martin Luther Kingut që u bë realitet tetë vjetë më parë.

Fjalimi historik i Martin Luther Kingu-t ishte një fjalim që është vlerësuar nga historianët si plot pasion i cili edhe sot frymëzon njerëzit për t’u aktivizuar në mbrojtje të drejtësisë dhe është si një gjëmim kundër padrejtësisë. Por është njëkohësisht edhe një fjalim shprese, për një ditë më të mire, për të gjithë bijtë dhe bijat e Perëndisë kudo.  Është këjo një thirrje e Martin Luther King-ut me një gjuhë biblike që mban të gjallë shpresën se e mira do ta mundë të keqen – fjalë të shqiptuara nga goja e një predikatori baptist protestan, por edhe e një udhëheqsi moral kombëtar, i cili tani me të drejtë e ka monumentin e tij ball për ball me monumentet e themeluesve dhe baballarëve të tjerë të kombit amerikan në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington, në mirënjohje të kontributeve të tij në fushën e të drejtave të njeriut dhe të drejtave civile në këtë vend i dhe nëmbarë botën.  Ky është një testament historik që kombi amerikan kujton të hënën e tretë të çdo janari, testament, mesazhi i të cilit   nuk vdes kurrë.  Festimi i Ditës së Martin Luther King-ut si një festë federale është gjithashtu një rast për tu kujtuar amerikanëve dhe sidomos enteve zyrtare federale dhe shtetërore – detyra e të cilave është mbrojtja e të drejtave të barabarta për të gjithë — që të mbështesin dhe të ruajnë gjithmonë të drejtat civile të të gjithë qytetarëve pa dallim race, feje ose origjine.

Në të vërtetë sot Dita e Martin Luther King-ut, më shumë se çdo gjë tjetër na kujton gjithashtu se Shtetet e Bashkuara si shoqëri dhe si shtet nuk kanë qenë dhe as nuk janë një vend i përsosur, pa probleme etnike, raciale e tjera. Përkundrazi, por ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të tjera, ashtu siç ka thënë në një fjalim edhe Presidenti Obama para disa vitesh në Moskë, “Është angazhimi dhe mbështeja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë dhe si rrjedhim, bëhemi më të fortë.  Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar ka bërë të mundur që femërat dhe pakicat të demonstrojnë në favor të të drejtave të plota dhe të barabarta për të gjithë, në një kohë kur ato iu mohoheshin këto të drejta.”  Presidenti Obama theksoi, se “Zbatimi i ligjit dhe administrimi i drejtësisë ka rrëxuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i ka dhënë fund abuzimit të pushtetit.  Media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë edhe qeverinë.”    Zgjedhjet e lira, tha Presidenti Obama, “na mundësojnë që të ndryshojmë drejtimin dhe të mbajmë përgjegjës udhëheqsit tonë për punën e tyre që bëjnë ose nuk bëjnë.  Nëqoftse demokracia jonë amerikane nuk do të mbronte dhe njëkohësisht të avanconte këto të drejta — atëherë unë si afrikano-amerikan nuk do të kisha mundësi që në këtë moment të historisë tu drejtohem ju si shtetas amerikan dhe aq më pak si President i Shteteve të Bashkuara. Sepse në kohën e themelimit të Amerikës, personat si unë (me ngjyrë) nuk kishin të drejta …por falë këtij procesi, unë jam sot para jush si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Presidenti Barak Obama në një fjalim mbajtur në Moskë në vitin 2009.

Gjëja, pra që dallon Amerikën nga vendet e tjera, nuk është së Shtetet e Bashkuara të Amerikës historikisht nuk kanë bërë gabime dhe shkelje të të drejtave civile, mbrenda dhe jashtë vendit.  Përkundrazi, por ajo që e dallon Amerikën nga shumë vende të tjera është se ajo i pranon gabimet historike kundër bashkqytetarëve të vet dhe kundër të tjerëve.  Përpiqet të mësojë nga këto, të korigjojë mangësitë dhe gabimet dhe të vazhdojë të mbështesë parimet dhe vlerat universale të të drejtave të barabarta themelore të njeriut, për të gjithë pa marrë parasyshë dallimet raciale, fetare ose të origjinës. Ky mesazh mishërohet gjithnjë dhe më së miri në trashëgiminë e Martin Luther King-ut, në këtë ditë të përkujtimit të veprës dhe jetës së tij.

 

 

                      

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Gezuar ditelindjen, Martin Luther King

PUTINI NUK ËSHTË ALEAT I AMERIKËS

January 11, 2017 by dgreca

*Një grup prej 17 ish-udhëheqsish, përfshirë presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev,  politikanësh dhe mbështetsish të demokracisë nga mbarë Europa Qëndrore dhe Lindore, i kanë dërguar (të hënën) një letër të hapur* Z. Trump, në të cilën thonë se udhëheqsi rus, “Vladimir Putini nuk është aleat i Amerikës” dhe as “Partner i besueshëm ndërkombëtar”./ 

1-Frank-shkreli-2-300x183Nga Frank Shkreli/

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara në Washington ka filluar procesi për miratimin ose jo të emërimeve të kabinetit të ardhëshëm të presidentit të zgjedhur Donald Trump- përfshirë edhe Rex Tillerson, i emëruar për Sekretar Amerikan të Shtetit. Ndërkaq, një grup prej 17 ish-udhëheqsish, përfshirë presidentin e Bullgarisë Rosen Plevneliev,  politikanësh dhe mbështetsish të demokracisë nga mbarë Europa Qëndrore dhe Lindore, i kanë dërguar (të hënën) një letër të hapur* Z. Trump, në të cilën thonë se udhëheqsi rus, “Vladimir Putini nuk është aleat i Amerikës” dhe as “Partner i besueshëm ndërkombëtar”.  Ata i bëjnë thirrje administratës së re amerikane që të mbështesë Ukrainën dhe të kundërshtojë    aneksimin e Krimesë nga Moska.  Në letrën e tyre, ata paralajmërojnë se do të ishte “Një gabim i madh nëqoftse u jepet fund sanksioneve të tanishme kundër Rusisë, ose të pranohet ndarja dhe skllavërimi i Ukrainës”, thekosjnë udhëheqsit europian në letrën e tyre drejtuar Z. Trump.  Një gjë e tillë, shkruajnë ata, do të demoralizonte aleatët e Amerikës në rajon dhe njëkohësisht do të destabilizonte edhe ekonomitë e tyre.  Për më tepër, një masë e tillë sipas tyre, do të dobësonte besimin e aleatëve ndaj Amerikës në Europë dhe më larg.

Ata shkruajnë se e mirëpresin zgjedhjen e Z.Trump si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara dhe janë të gatëshëm të bashkpunojnë me administratën e re për të përforcuar aleancën transatlantike, por njëherazi paralajmërojnë se nëqoftse Donald Trump vendosë të bashkpunojë me Putinin, një gjë e tillë thonë ata, do të ketë pasoja të rënda negative, si për Europën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Nën udhëheqjen e Putinit, i shkruajnë personalitetet europiane Donald Trump-it, “Militarizmi rus, luftërat, shkelja e traktateve dhe premtimet e rreme nga ana e Moskës, e kanë bërë Europën një vend më të rrezikshëm” se përpara dhe theksojnë se Rusia nuk ia do të mirën Amerikës. Si aleatët tuaj, shkruajnë ata, ne ia duam të mirën Amerikës.  “Kur Amerika na ka bërë thirrje në të kaluarën, ne iu përgjigjëm.  Ne ishim me ju në Irak.  Ishim me ju në Afganistan. Ne u përballën së bashku me rreziqe dhe sakrifikuam bijat dhe bijtë tanë, së bashku me ju.  Ne kemi mbrojtur sigurinë tonë të përbashkët transatlantike, në një front të përbashkët.  Kjo është ajo që e bën Aleancën tonë të fortë.  Kur Shtetet e Bashkuara janë të forta, të gjithë ne jemi më të fortë, së bashku”, shkruajnë ata në letrën e hapur drejtuar presidentit ë ardhëshëm të Amerikës.

Në të vërtetë letra e dërguar të hënën Presidentit të zgjedhur Trump, është shumë e ngjashme me letrën që një grup personalitetesh europiano-lindore i kishin dërguar Presidentit Barak Obama kur ai filloi nga detyra si president i Shteteve të Bashkuara, Janarin e vitit 2009, në të cilën ata kishin shprehur shqetësimin e tyre se, “Vendet e Europës Lindore dhe Qëndrore nuk ishin më në qëndër të vëmendjes së politikës së jashtme të Amerikës”.   Në atë letër, ata kishin paralajmëruar gjithashtu administratën e re të Presidentit Obama se, “Rusia po sillej si një fuqi revizioniste që ndjekë një agjendë (politiko-ushtarake) të shekullit 19, por me taktika dhe metoda të shekullit 21”.

Është interesant fakti se pesë nga nënshkruesit e letrës drejtuar Z. Donald Trump këtë javë, kishin nënshkruar edhe letrën dërguar Presidentit Obama në fillim të mandatit të tij, Janarin e viti 2009, duke shprehur të njëjtat shqetësime mbi rolin e Rusisë putiniste në Evropë.  Nënshkruesit e letrës drejtuar administratës së re Obama, ndërkohë që ajo kishte njoftuar “një fillim të ri” në marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë, kishin paralajmëruar se si pasojë, vendet evropiane do të humbnin besimin tek Shtetet e Bashkuara dhe se “një fillim i ri – ose ‘reset button’ siç e kishte cilësuar ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, për marrëdhëniet me Moskën — sipas nënshkruesve të letrës, do të shkaktonte një dobësim të lidhjeve transatlantike.

Tetë vjetë më vonë, është e qartë se– marrëdhëniet e Amerikës me Rusinë, siç shprehen edhe 17 personalitetet evropiane në letrën e tyre drejtuar këtë javë Presidentit të zgjedhur Donald Trump – shkaktojnë gjithnjë ankth, pasiguri dhe shqetësim, sidomos për vendet e Evropës Lindore dhe Qëndrore.  Në këtë frymë shqetësimesh ata i bëjnë thirrje, “Administratës së re Trump dhe Kongresit Amerikan që të jenë të vendosur në mbështetje të objektivave dhe interesave tona të përbashkëta: paqës, fuqisë transatlantike dhe lirisë.”   “Të bashkuar”, theksojnë ata, “ne mund të përballemi shumë lehtë me kleptokracinë e dobësuar të Rusisë, por të ndarë e të pëçarë, siç kemi parë tepër qartë vitet e fundit, të gjithë ne jemi të rrezikuar… Ne u bëjmë thirrje miqëve tanë Amerikanë që të forcojnë dhe jo të dobësojnë lidhjet tona transatlantike.   Ukraina ka nevojë për mbështetje.  Shtetet në periferi (me Rusinë) kanë nevojë për një mbështetje të përhershme dhe të vendosur nga ana e Amerikës.  Por mbi të gjitha, Rusia duhet të dijë se kur sulmohemi, ne jemi më të fortë dhe jo më të dobët”, nënvijojnë ata në apelin e përfshirë në letrën e hapur dërguar Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili fillon detyrën pas ceremonisë së betimit me 20 Janar, 2017.

Ndërkaq, ditën e parë të dëshmive të tija të mërkurën, para Komisionit të Senatit Amerikan për Punët e Jashtme, i emëruari për Sekretar Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson u zotua se do të “rivendosë rolin udhëheqës amerikan në botë” duke theksuar se duhet të jemi të qartë në lidhje me marrëdhëniet me Rusinë.   “Rusia sot”, u tha ai senatorëve, “përbën një rrezik.  Ajo invadoi Ukrainën, përfshirë Krimenë dhe njëkohsisht shkeli ligjet e luftës.  Por ishte  edhe mungesa e rolit udhëheqës amerikan që e la derën hapur për këtë (invadim), shtoi ai.  Në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëdhëniet ruso-amerikane para Komisionit të Senatit, Z. Tillerson theksoi se “Nuk ka të ngjarë që të jemi miq me rusët. Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera, por ka mundësi për një marrëdhënie ndryshe, me qëllim uljen e temperaturës në konfliktet që kemi sot” me Rusinë.  “Dialogu është kritik për këto gjëra, ashtuqë situata të mos dalë jashtë kontrollit”, u tha senatorëve i emëruari i Z. Donald Trump për Sekretar Amerikan të Shtetit, Z. Rex Tillerson.

Letra e 17 përfaqsuesve evropiano-lindorë drejtuar administratës së re amerikane është një shprehje e justifikueshme e shqetësimeve të mëdha anë e mbanë Evropës në lidhje me përhapjen e influencës ruse në ish-vendet komuniste dhe më gjërë, përfshirë edhe vendet e Ballkanit, ndëkohë që kohët e fundit janë shtuar përpjekjet propagandistike dhe aktiviteti diplomatik i Moskës, anë e mbanë kontinentit evropian.   Shqetësimet e tyre janë të justifikuara dhe meritojnë vëmendje nga adminsitrata e re. Askush nuk i njeh rusët më mirë se Evropa Lindore dhe Qendërore.  

“Evropianët kanë të drejtë.  Ata kishin paralajmëruar administratën e Presidentit Obama mbi rreziqet e angazhimit me Rusinë”, thotë për gazetën Washington Post, Peter Doran, zëvëndës president i Qendrës së Analizave të Politikës Evropiane të analistit të njohur Janusz Bugajski, me qëndër në Washington. Tashti, theksoi ai, përballë një mundësie tjetër për marrëdhënie të reja me Rusinë, “Vendet evropiano-indore dhe qëndrore po paralajmërojnë presidentin e ri amerikan që të mos bëjë të njëjtat gabime të para-ardhësve të tij.”

Gazeta Washington Post shkruan se ndërsa administrata Trump po përgatitet të marrë fuqinë në dorë, shpresohet se njerëz me përvojë dhe të aftë në radhët e administratës së re, do të argumentojnë me vendosmëri dhe bindshëm, në favor të mbështetjes dhe të ruajtjes së marrëdhënieve transatlantike dhe që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë pranë, dhe me aleatët e tyre evropianë, me të cilët Amerika, për dekada me radhë, ka ndarë interesat dhe vlerat e përbashkëta.  Marrëdhëniet me Putinin nuk duhet në asnjë mënyrë të bëhën në kurriz të interesave dhe sigurimit të aleatëve amerikanë në Evropë, përfundon gazeta me influencë e kryeqytetit amerikan, Washington Post.

****

Për ata që mund të jenë të interesuar, ja versioni anglisht i letrës së 17 personaliteteve nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, dërguar të hënën Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Dear President-elect Trump:

We – decision-makers and public figures from across Europe – welcome your election as America’s 45th president. We are eager to work with your administration to sustain our powerful transatlantic Alliance, jointly defending our way of life at a time of great peril.

Russia’s continuing efforts to destabilize Ukraine, and its illegal annexation of Crimea, threaten the peace, predictability and security that Americans and Europeans created together through our victory in the Cold War. We are concerned that the prospect of a new grand bargain with Russia will endanger this historic achievement.

It would be a grave mistake to end the current sanctions on Russia or accept the division and subjugation of Ukraine. Doing so would demoralize those seeking a Euro-Atlantic orientation for that country. It would also destabilize our Eastern neighborhood economically and give heart to extremist, oligarchic and anti-Western elements there.

The wider damage would be grave too. The aftershocks of such a deal would shake American credibility with allies in Europe and elsewhere. The rules-based international order on which Western security has depended for decades would be weakened. The alliances that are the true source of American greatness would erode: countries that have expended blood, treasure and political capital in support of transatlantic security will wonder if America is now no longer a dependable friend.

Have no doubt: Vladimir Putin is not America’s ally. Neither is he a trustworthy international partner. Both of the presidents who preceded you tried in their own ways to deal with Russia’s leadership in the spirit of trust and friendship. Big mistake: Putin treated their good intentions as opportunities.

Under Putin, Russia’s record of militarism, wars, threats, broken treaties and false promises have made Europe a more dangerous place.  Putin does not seek American greatness. As your allies, we do.  When America called on us in the past, we came. We were with you in Iraq. We were with you in Afghanistan. We took risks together; sacrificed sons and daughters together. We defend our shared transatlantic security as a united front. This is what makes our Alliance powerful. When the United States stands strong, we are all stronger – together.

A deal with Putin will not bring peace. On the contrary, it makes war more likely. Putin views concessions as a sign of weakness. He will be inclined to test American credibility in frontline NATO allies, such as Estonia, Latvia, Lithuania and Poland. He may use not only military intimidation, but also cyber-attacks, energy and economic pressure, espionage, psychological warfare, disinformation and the targeted use of bribery. As Russia’s neighbors, we are familiar with these techniques. Countering them requires greater strength, solidarity and resolve from the West – not more accommodation.

As your treaty-bound allies, we appeal to Americans in the new U.S. Administration and Congress to stand firm in the defense of our common goals and interests: peace, Atlantic strength, and freedom. United, we are more than a match for Russia’s ailing kleptocracy. Divided, as we have seen all too clearly in recent years, we are all at risk. For decades, our unified Alliance has been the bulwark of European security. We appeal to our American friends to strengthen, not weaken our transatlantic ties. Ukraine needs support; the frontline states need your constancy and resolve. And most of all, Russia must see that when we are attacked, we grow stronger, not weaker.

 

Sincerely,

 

Traian Băsescu
Carl Bildt
Mikuláš Dzurinda
Mátyás Eörsi
Iulian Fota
István Gyarmati
Toomas Hendrik Ilves
Rasa Juknevičienė
Ojārs Ēriks Kalniņš
Paweł Kowal
Janusz Onyszkiewicz
Rosen Plevneliev
Karel Schwarzenberg
Radosław Sikorski
Petras Vaitiekūnas
Vaira Vīķe-Freiberga
Alexandr Vondra

 

Filed Under: Opinion Tagged With: ALEAT I AMERIKËS, Frank shkreli, NUK ESHTE, Putini

RASTI HARADINAJ: URGJENCË KOMBËTARE

January 7, 2017 by dgreca


1-frank-300x212-1
Nga Frank Shkreli/

Ndalimi i ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj nga autoritetet e Francës, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe, është një urgjencë kombëtare.  Ndërsa Zoti Haradinaj mbahet në paraburgim në pritje të shqyrtimit të urdhër arrestit nga Franca, autoritetet shqiptare në Prishtinë dhe në Tiranë po bëjnë deklarata duke kritikuar/dënuar këtë akt të shëmtuar të autoriteteve franceze në bazë të një urdhër-arresti të kohës së kriminelit Millosheviç, nga autoritetet serbe.  Në rregull, dënimet kritikat dhe denoncimet e këtij akti nga udhëheqsit shqiptarë dhe nga media janë të nevojshme, jo vetëm për rastin e Ramush Haradinajt, por për cilindo shqiptar kudo qoftë, kur trajtohet në këtë mënyrë të pa drejtë.  Ramush Haradinaj kishte vizituar Francën edhe më parë dhe nuk i kishte ndodhur asgjë. Atëherë autoritetet franceze nuk e kishin parë të nevojshme arrestimin e tij.  Ramush Haradinaj është përballur, si burrat, dy herë me tribunalin ndërkombëtar dhe është gjetur i pafajshëm.   Po pse tashti arrestimi i tij? Mund të jetë një koklavitje e tmershme nga qarqe armiqësore, me pasoja të rënda për shqiptarët. 

Prandaj, duhet bërë diçka më tepër dhe përtej deklaratave zyrtare denoncuese nga faktori zyrtar shqiptar sidomos në nivelin ndërkombëtar, ndaj këtij rasti të shëmtuar.  Kjo situatë e papritur mund të këthehet me të vërtetë në një urgjencë kombëtare.   Duke marrë parasysh se nëqoftse nga ky urdhër arrest, Ramush Haradinaj — Zot ruajna — përfundon në Beograd, kjo situatë do të përbënte një urgjencë serioze kombëtare,  përfundimet e të cilës nuk mund të parashikohen dhe për të cilën autoritetet shqiptare duhet të bëjnë përgatitje paraprake.  Nëse arrihet në një urgjencë të tillë mbetet për tu parë, por është e sigurt se, nëqoftse ndodhë një gjë e tillë, pasojat nuk do të jenë të mira, as për Kosovën as për Shqipërinë dhe as për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.  Deklaratat publike dhe shprehjet nepërmjet rrjetëve sociale të zyrtarëve shqiptarë, në të dy anët e kufirit, nuk mjaftojnë në këtë rast, as në raste të tjera serioze si kjo.  Sepse nëqoftse, Ramush Haradinaj ekstradohet nga Franca në Serbi, reagimet ndaj kësaj padrejtësie kombëtare dhe mundësitë për trazira politike dhe publike janë shumë reale, sidomos në Kosovë, por edhe më gjërë.  Trazirat nuk i shërbejnë sot interesave shqiptare në Kosovë në këtë moment të historisë dhe as interesave kombëtare afat gjata dhe afat shkurtëra të shqiptarëve në përgjithësi.  Si rrjedhim, shqiptarët, pa marrë parasyshë interesat e përkohshme politike duhet të veprojnë së bashku me një mendim dhe me një qëllim, duke bashkrenduar qëndrimet dhe veprimte diplomatike midis Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe me faktorët miqë ndërkombëtarë.

Paraburgimi i Ramush Haradinajt në Francë duhet të shqetësojë jo vetëm Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, por edhe shqiptarët dhe miqtë e tyre kudo, pasi rrjedha e ngjarjeve mund të jetë e paparashikueshme dhe me pasoja të rënda.  Këtu mund të kemi të bëjmë me manipulime djallëzore të serbëve dhe miqve të tyre rusë e të tjerë, të cilat historikisht nuk duhet të jenë të panjohura për shqiptarët, megjithë pretendimet e udhëheqësve të sotëm shqiptarë, në të dy anët e kufirit, se rusët nuk na qenkan armiq të shqiptarëve dhe të Kosovës.   Deklaratave miqësore të përfaqësuesve shqiptarë, Beogradi iu përgjigj me arrestimin e Ramush Haradinajt.  Shqiptarët gjithmonë kanë kërkuar dhe kërkojnë bashkjetesë dhe paqë me fqinjtë e tyre. Ata asnjëherë nuk kanë pushtuar tokat e të tjerëve dhe as nuk ka kryer krime kundër njerzimit ndaj fqinjve të tyre.  Por, sado e dëshirueshme dhe e nevojshme që është paqa dhe harmonia ndërkombëtare midis popujve, unë nuk di se si mund të kërkosh miqësi, bashkjetesë dhe harmoni me shtete siç janë Serbia dhe Rusia, ndërkohë që ato nuk të njohin si shtet dhe as nuk kanë njohur historikisht të drejtat e shqiptarëve për të ekzistuar në trojet e vtea, ndërkohë që  gjatë krejt historisë janë përpjekur — shpesh me sukses — që të shtrijnë influencën e tyre dhe të zaptojnë tokat arbërore, ku siç thotë populli,  në ato troje ku të parët e tyre as nuk mbollën as nuk korrën.  

Prandaj duken pak të çudtishme flirtimet e fundit, të udhëheqësve të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës në adresë të Beogradit dhe Moskës, si dhe shprehja e gatishmërisë së tyre për të vizituar kryeqendrat e ekspansionizmit sllav në Ballkan. Ata e kanë arsyetuar si të nevojshëm afrimin me ta sepse, ndër të tjera, shqiptarët “ishin fitues” të luftës.  Më vjen keq tu them udhëheqësve të nderuar shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, se shqiptarët nuk janë fitues, për derisa përfaqsues të shqiptarëve si Ramush Haradinaj arrestohen në mes të Europës së “qytetëruar”, me urdhër-arrest nga Serbia millosheviçiane dhe ndoshta me miratimin e heshtur të interesave ruse në Ballkan.  Dje u arrestua Ramush Haradinaj, nesër do të jetë dikush tjetër.  Fatkeqsisht, me arrestimin e Ramush Haradinajt kanë humbur të gjithë shqiptarët.  Të gjithë ne kudo, jemi të mundur e të humbur, prandaj për derisa shqiptarët, si Ramush Haradinaj arrestohen nën akuza fals, në aeroportet e Evropës, të urdhëruara nga Beogradi,  mos kini ëndërra fitoresh. Në një shkrim me titull “Arrestimi i Ramush Haradinajt: Për Kë Bien Këmbanat?”,  Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraljamëron se “Bashkëçlirimtarët ndërkombëtarë të Kosovës duhet të zgjohen, përpara se sa Kosova të ndjehet e tradhëtuar prej tyre!”  Natyrisht se ndërkombëtarët kanë rolin e tyre për të luajtur në Kosovë.  Por, këmbënat po bien edhe për shqiptarët se, në të vërtetë, janë shqiptarët ata që duhet të zgjohen nga kllapia, mbas sundimeve të mbrapshta prej pothuaj 50-vjetë komunizëm dhe 25 vjetë post komunizëm.  Shqiptari vazhdon të kërkoj të drejtat e veta, identitetin e tij kombëtar dhe hisen që i takon në trojet stërgjyshore. Natyrrisht se shqiptarve u nevojitet miqësia e të huajve, sidomos e miqëve tradicionalë dhe historikë të kombit shqiptar, jo vetëm në përpjekjet për lirimin e Ramush Haradinajt, por gjithmonë.  Por askush, as miqtë as armiqtë, nuk do t’i marrë seriozisht shqiptarët dhe kërkesat e tyre për nëqoftse ata vazhdojnë të veprojnë si deri tani — të ndarë e të përçarë politikisht — duke mbrojtur interesat e përkohëshme personale dhe partiake, në kurriz të interesave kombëtare afat gjata të shqiptarëve.  Nga ana tjetër, si gjithmonë, serbi e rusi vazhdojnë të punojnë së bashku për interesat e veta në dëm të interesave të shqiptarëve.  I njëjti bashkim vëllazëror nevojitet midis faktorëve të ndryshëm politikë shqiptarë për të kundërshtuar planet e tyre djallëzore kundër interesave të shqiptarëve. Ky është alarmi. Kjo është këmbana që bie për shqiptarët.  Arrestimi, me urdhër të Serbisë në Francë i ish-Kryeminsitrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt mund të jetë një shënjë ogurzezë e planeve të tyre të errëta për të ardhmen e shqiptarëve dhe të Ballkanit dhe si e tillë duhet të trajtohet si një urgjencë me përmasa kombëtare.  Nëqoftse pabesia historike e Serbisë dhe e Rusisë ndaj kombit shqiptar nuk na e ka zhvilluar deri tani sado pak ndërgjegjen tonë historiko-kombëtare, atëherë ne vazhdojmë të jetojmë në një realitet romantik mashtrues, se është e mundur që qëngji të jetojë me ujkun.  Zgjohuni shqiptarë, sepse këmbana bie edhe për ju!   Ngjarjet e papritura që mund të ndodhin, nevojitin bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe angazhimin e plotë diplomatik dhe politik të Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare për të mbrojtur të drejtat dhe lirinë e çdo shqiptari kudo, përfshirë edhe të drejtën dhe lirinë e ish-Kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, RASTI HARADINAJ:, URGJENCË KOMBËTARE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 102
  • 103
  • 104
  • 105
  • 106
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT