• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE

February 4, 2023 by s p

Foto: Halil Mula

Nderime tek varri i Senatorit Dole në Varrezat Kombëtare në Arlington, afër Washingtonit — E pranishme edhe familja Dole.

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

“Tani është koha për të vepruar.  Tani është koha për të marrë një qendrim të fortë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Jugosllavi. Tani është koha për të marrë një qendrim vendimtar – jo kundër ndonjërit prej kombeve që përbejnë Jugosllavinë – por kundër një tiranie komuniste.”  Senatori Bob Dole — Njoftim per median, 20 Shtator, 1990, pasi delegacioni i Senatit i kryesuar prej tij, ishte këthyer në Washington nga vizita në Prishtinë, një vizitë e cila sipas shumë analistëve, zgjoi ndërgjegjen amerikane dhe botërore ndaj tmerit që po ndodhte në Kosovë.

Ky ishte qendrimi i fortë i Senatori Robert Dole në mbrojtje të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë. Por, ishte edhe qendrimi i fortë — i këtij burrë-shtetasi të madh amerikan dhe mik i dedikuar në mbrojtje të drejtave të Kombit shqiptar – kundër regjimit të diktatorit serb Millosheviçit — asaj “tiranie komuniste”, siç e ka cilësuar Senatori Dole. Ka qenë Xhim Xhema ai i cili kishte kërkuar nga miku i tij Senatori Dole dhe kolegët e tij senatorë, që të shkonin në Kosovë në gusht të vitit 1990 dhe të shikonin për veten gjëndjen e krijuar atje – që ata më vonë e cilësuan si tmeret që po ndodhnin në Kosovë.  Xhim Xhema, aktivist i njohur i çeshtjeve shqiptare dhe mbrojtës — i pa asnjë interesi personal — i të drejtave dhe lirive kombëtare të shqiptarëve dhe mik i ngusht për dekada i Senatorit Dole, ka thenë se pa Senatorin amerikan, republikanin Robert Dole, Kosova nuk do të ishte sot e pavarur. Unë do doja të shtoja se pa Xhim Xhemën, shqiptarët nuk do të kishin një mik aq të madh siç ishte Senatori Bob Dole. Dhe pa kontributin e vyer të bashkatdhetarit tonë të nderuar, Z. Xhim Xhema – këtij shqiptari dhe amerikani të madh – kam drojë se Kosova nuk do të ishte ajo që është sot. 

Ishte ky Xhim Xhema — aktivisti i shquar prej dekadash i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe miku i ngusht i ish-Senatorit amerikan, republikanit Robert Dole — ai i cili këtë javë organizoi udhtimin dhe i priu një delegacioni shqiptaro-amerikanësh për një vizitë në Washington, ditën e enjtë me 2 Shkurt, 2023 – në përvjetorin e parë to varrimit të Senatorit Bob Dole — për të bërë nderimet e rastit ndaj këtij miku të madh të shqiptarëve.  

Z. Xhim Xhema dhe dhjetëra anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku morën pjesë në ceremoninë përkujtimore (të organizuar nga Z. Xhema), që u zhvillua në Varrezat Kombëtare të Arlingtoni, afër Washingtonit.  Mori pjesë gjithashtu edhe familja Dole, së bashku me miqtë shqiptaro-amerikanë të ish-Senatorit Dole. Ceremonia pranë varrit të Senatorit Robert Dole në Varrezat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ishte e përzemërt, plotë ndjenja, respekt, kujtime të mira dhe mirënjohje për këtë amerikan të madh. Aty pranë varrit të tij – në 1-vjetorin e varrimit — ne shprehëm respektin dhe nderimin e madh që, si pjesë e këtij komuniteti dhe si shumë shqiptarë kudo, kanë për ish-Senatorin Dole. I pranishëm aty ndodhej edhe ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, në Washington për takimin vjetori, Mengjesi i lutjeve.  

Xhim Xhema, organizuesi i këtij përkujtimi — aktivisti dhe miku i ngushtë i ish-Senatorit Dole – përshëndeti, shkurtimisht, të pranishmit me rastin e 1-vjetorit të varrimit të mikut të tij prej dekadash: “Jemi mbledhur për të nderuar Senatorin Bob Dole – një hero dhe një burr-shtetas të madh amerikan. Senatori Dole ishte një udhëheqës politik i respektuar, i cili ka shërbyer si udhëheqës i shumicës republikane në Senatin amerikan, për më shumë se një dekadë. Ai ishte një mbështetës i fortë i të drejtave të njeriut, i cili luftoi pa pushim për lirinë e shqiptarëve në Kosovë për më shumë se 30-vjetë. Ai ishte një figurë thelbësore në ngjarjet që çuan në rilindjen e Kosovës si shtet dhe do të mbahet mend gjithmonë  për kontributet e tija ndaj kauzës së lirisë dhe drejtësisë.  Trashëgimia e Senatorit Bob Dole vazhdon të frymëzojë. Brezat e ardhëshëm të Kombit shqiptar do të jenë përgjithmonë mirë njohës për punën dhe përpjekjet e tija”, ishin fjalët e Z. Xhim Xhema, pranë varrit të mikut të tij të shtrenjtë, por edhe mikut të madh të shqiptarëve, në përvjetorin e parë të varrimit.

Aty pranë varrit të tij – në këtë përvjetor, ne shprehëm respektin dhe nderimin e madh që ne dhe shumë shqiptarë kudo, kemi për Bob Dole.

Ishim aty për të falënderuar Senatorin Dole por njëkohësisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atdheun tonë të dytë, që jo vetëm na ka strehuar ne si emigrantë politikë, shumica jonë të ardhur në këtë vend, të arratisur nga “tirania komuniste”, siç e cilësonte Senatori Dole, regjimin komunist. 

Por, ishim aty, gjithashtu, për të falënderuar Amerikën tonë të dashur e të bekuar,  që ka lindur burra si Senatori Dole, që i erdhën në ndihmë Kombit shqiptar në njërën prej periudhave më të rrezikshme në historinë e tij – pastrimit etnik dhe shpërnguljes me forcë të shqiptarëve nga trojet shekullore dardane, çfarosjes së shqiptarëve nga trojet e veta shekullore — nga një regjim barbar terrorist serb, përfaqsues i denjë i një tiranie komuniste sllavo-aziatike.

Ishim aty, në përvjetorin e parë të kalimit në amshim të një heroi amerikan por edhe të një heroi për shqiptarët — si përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan — që ta kujtojmë atë, për ta falënderuar atë për punën e tij të madhe dhe për dedikimin e tij të pakushtëzuar në mbështetje të popullit shqiptar gjatë një periudhe prej tri dekadash shërbimi si Udhëheqës i Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe si një burrshtetas i dalluar i Amerikës tonë të dashur, e cila ka qenë gjithmonë pranë nesh, në kohë të caktuara e të vështira historike, nepërmjet bijve dhe burrave të saj, si Senatori Robert Dole. 

Natyrisht, se me këtë rast, grupi i shqiptaro-amerikanëve nga Nju Jorku shkoi në Washington për të nderuar dhe falënderuar Senatorin Robert Dole dhe për nderuar kujtimin e tij.  Por, nuk do isha i sinqert me veten as me të tjerët, nëqoftse nuk them se Senatori Dole nuk ka punuar vetëm. Ka pasur bashkpuntorë.  Ai ka pasur gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan – në veçanti këshillat dhe ndihmën e bashkatdhetarit tonë të dashur e të nderuar, Z. Xhim Xhema. Z. Xhema është jashtzakonisht modest dhe të gjithë ne që e njohim, e dijmë, se atij nuk i pëlqen të flitet ose të shkruhet për ‘të dhe vepimtarinë e tij shembullore dhe të pa kushte patriotike, si dhe për vet-mohimin e kontributin e tij madhështor në interes të çeshtjes kombëtare shqiptare, gjatë dekadave. Por, do a s’do miku im dhe i shumë shqiptarëve, pa dallim, e vërteta duhet të thuhet: se unë nuk dua as ta marr me mend se ku mund të ishte sot Kosova pa miqësinë dhe bashkpunimin e ngushtë midis këtyre dy burrave të mëdhej – shqiptaro-amerikanit Xhim Xhema dhe burrshtetasit të shquar amerikan, Senatorit Robert Dole nga shteti Kansas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ata që besojnë: sikur vet Perendia i bashkoi këta dy burra për të punuar për shpëtimin e shqiptarëve dhe për të mirën e njerëzimit. 

Pas ceremonisë pranë varrit të Senatorit Robert Dole, Z. Xhim Xhema shtroi një drekë për pjesëmarrësit në njërin prej restauranteve të njohur të Washingtonit, ku aktivistët shqiptaro-amerikanë takoheshin shpesh, me Senatorin Dole, në kulmin e aktiviteteve të tyre në Washington, gjatë 1980-ave dhe 1990-ave.

Ky udhtim në Washington dhe ceremonia pranë varrit të Senatorit Dole, ishte vetëm një përkujtim dhe falënderim për mikun e madh të shqiptarëve në përvjetorin e parë të vdekjes së tij. Shqiptarët, e sidomos Kosova, nuk i ka mbetur hak atij.  Prishtina zyrtare e ka përjetësuar historinë e ndihmës së Senatorit Dole për shqiptarët, Republikën e Kosovës, pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e saj.  Republika e Kosovës, në mirënjohje, ka vendosur një pllakë dhe ka ngritur një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë në verën e vitit 1990. Siç dihet, pass asaj vizite, ishte Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Washingtonin dhe botën për tmeret që kishte parë në Kosovë, me atë rast, ndërkohë që kishte paralajmëruar edhe fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ. Bob Dole bëri që, nga ajo ditë e deri më sot, Washingtoni zyrtar të mos e shikonte kurrë më ish-Jugosllavinë siç e konsideronte deri atëherë, si një vend mike e Shteteve të Bashkuara me një reputacion ndër-shtetëror, që nuk do ta gëzonte kurrë më në Washington.

Ndërkaq, nga Nju Jorku dhe Washingtoni, shvendosemi për pak në Prishtinë, nga ku këto ditë erdhi lajmi shumë i mirë, të cilit iu gëzua pa masë komuniteti shqiptaro-amerikan. Një lajm për një gjest bujar e fisnik nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Z. Përparim Rama (i cili mori pjesë në drekën e shtruar në Washington në kujtim të Senatorit Dole), se Komuna e Prishtinës ka vendosur që, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, të emërojë një rrugë të Prishtinës me emrin, siç thuhet në njoftim, “Të heroit Xhim Xhema”, bashk-puntorit të ngushtë Senatorit Robert Dole:  “Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh.   E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, thuhet në  njoftimin zyrtar të kryetarit të Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama. 

Një nderim i madh dhe shumë i merituar nga bashkvëllëzrit e tij në vendlindje – me qëllim për të përjetësuar veprimtarinë patriotike shumë dekadshe të Xhim Xhemës, për lirinë dhe të drejtat e tyre përgjithmonë – pikërisht në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në 1-vjetorin e varrimit të mikut të tij të ngushtë dhe mbështetsit të madh të Kosovës, ish-Senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndjerit Robert Dole. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij.

Frank Shkreli

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

KOMPROMISI NË POLITIKË NUK ËSHTË SHENJË DOBËSIE POR FORCË THEMELORE E DEMOKRACISË

February 1, 2023 by s p

Në 1-vjetorin e shkuarjes në amshim të Senatorit Robert Dole                                     

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Ish-Senatori republikan, Hero i Luftës së Dytë Botërore, ish-Kongresist, ish-Senator, ish-Kryetar i Partisë Republikane, ish-kandidat për president i kësaj partie dhe ish-udhëheqës i Senatit Amerikan – por mbi të gjitha, njëri prej miqëve më të mëdhej i shqiptarëve në Amerikë, ish-Senatori Bob Dole ndërroi jetë javën që kaloi në moshën 98-vjeçare. Frank Shkreli: Pushofsh në paqe Bob Dole, miku ynë i shtrenjtë përjetësisht në kujtesën tonë! | Gazeta Telegraf.  Ai njihej për dekada si kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut për popujt e shtypur, përfshirë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, por jo vetëm. I ndjeri Senator Robert (Bob) Dole njihej, përveç të tjerash, edhe si një politikan praktikues dhe promovues i artit të kompromisit parimor në diskursin politik, këtu në Shtetet e Bashkuara. 

                                                  Presidenti demokrat, Joe Biden e cilësoi Senatorin republikan Bob Dole, një “gjigant të historisë tonë”

Në artikullin e fundit botuar në gazetën, USA Today, i cilësuar tani si “mesazhi i fundit publik” para se të ndërronte jetë me 5 Dhjetor, 2021, ish-Senatori Dole thekson rëndësinë e atij që ai e ka quajtur si “kompromis parimor”, Sen. Bob Dole’s final column: ‘Too many of us have sacrificed too much’ (outline.com), në diskursin politik në Washington, por edhe më gjërë.

Në diskursin politik, këtu në Shtetet e Bashkuara, kompromisi politik është praktikuar dhe respektuar si parim, duke filluar nga baballarët e këtij kombi që në fillim të themelimit të Amerikës: që nga Xhejms Madisoni e deri tek Presidenti Ronald Reagan.  Gjatë periudhave të ndryshme të historisë amerikane, mund të gjënden shumë raste, kur në politikë është përdorur parimi i kompromisit për të arritur fitore ndërtuese me rëndësi historike dhe jo si një shenjë dobësie ose dorëzimi para një kundërshtari politik. Por, me largimin nga skena politike, të personaliteteve të njohura të politikës amerikane, si senatorët Robert Dole dhe Xhon Mëkejn, kompromisi parimor në politikë, përdoret pak ose aspak, midis dy partive kryesore në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, madje përdoret shumë pak edhe brenda partive, sikur “ka dalur mode”. I vetëdijshëm për këtë realitet politik këtu në Amerikë dhe në botë, para se të kalonte në atë jetë, Senatori Dole la pas, porosinë e fundit për politikën amerikane në një artikull të botuar në gazetën kombëtare USA Today duke bërë thirrje që të mos hiqet dorë nga kompromisi parimor në debatet politike, sidomos në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti republikan, Z. Ronald Reagan me ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratin Z. Tip O’Neill – praktikues të artit të kompromisit në politikën amerikane për të mirën e përbashkët të atdheut. Siç duket në një moment marrëveshje kompromisi midis tyre.  Ish-Presidenti Ronald Reagan dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, Z. Tip O’Neill – dy amerikano-irlandezë, njëri siç cilësohej si, “ekstremist i djathtë” dhe tjetri “ekstremist i majtë”, sidomos sa u përkiste çështjeve të brendshme të Amerikës, njihen si dy politikanë amerikanë, që bënin kompromis për të arritur ndonjë sukses për vendin. Megjithë pikëpamjet e tyre politike, shpesh krejtësisht të kundërta me njëri tjetrin, ata njiheshin si, “miq pas orës 6 në mbrëmje”, kur takoheshin për ndonjë gotë “scotch”.

“Bashkëpunimi është sot më i nevojshëm se kurrë në Washington”, ka shkruar Dole, disa ditë para se të ndërronte jetë. “Gjatë viteve që kam shërbyer në Kongresin amerikan në Washington, republikanët dhe demokratët ishin kundërshtarë politikë, por ishin gjithashtu edhe miq e kolegë, me njëri tjetrin. Mësova herët” – në karrierën time politike-, vazhdon Senatori i ndjerë “se ishte pothuaj e pamundur të arrije gjë ose të realizoja ndonjë fitore politike, nëse nuk bëja kompromis:  jo kompromis me parimet e mia, por ishte e nevojshme të bëja kompromis me gatishmërinë time, për të parë anën tjetër të argumentit, argumentit të kundërshtarit. Ata që sugjerojnë se kompromisi është një shenjë dobësie, keqkuptojnë krejtësisht forcën themelore të demokracisë tonë”,- ka shkruar Senatori Robert Dole në artikullin e fundit, botuar në gazetën USA Today, pak ditë para se të ndërronte jetë, javën që kaloi.

“Të mbështesim meritat dhe vlerat e demokracisë amerikane, duke provuar se nuk është e nevojshme që të jemi dakort për çdo gjë, për të arritur marrëveshje për disa gjëra”, ka porositur Dole, duke shtuar se, “Historia jonë është plot me debate politike dhe përçarje të thella, por, kolektivisht, ne ndajmë objektivin e përbashkët, për një Amerikë më të mirë” për të gjithë dhe pa dallim, ka nënvijuar ai në kryeartikullin e fundit të jetës së tij. “Ne nuk duhet të lejojmë që ndryshimet politike të pengojnë realizimin dhe sigurimin e të mirës së përbashkët” si objektiv arritjeje,- ka theksuar Robert Dole në artikullin për gazetën USA Today, sikur t’a dinte se ishte amaneti i fundit lënë bashkëkombasve të tij.


Dy burra të mëdhej të Amerikës – nga dy parti me parime dhe politika të ndryshme – me kompromis midis tyre dhe me të tjerët, siguruan mbështetjen e Washingtonit zyrtar dhe të aleatëve perëndimorë, që tragjedia e Bosnjës të mos përsëritej në Kosovë, duke autorizuar më në fund bombardimin e Serbisë nga NATO, (1999), për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga forcat policoro-ushtarake terrroriste serbe.(Foto- Presidential debate, 1966)

Sot, më shumë se kurrë më parë, jo vetëm Amerika, por e mbarë bota e sidomos, shqiptarët, kanë nevojë për burra, por edhe për gra, si Bob Dole; burra të njohur për nder, heroizëm dhe karakter, por edhe të gatshëm për kompromis në politikë, si një parim i rëndësishëm politik. Presidenti Joe Biden, i cili ka shërbyer në Senat me Senatorin Dole për 25 vjet, e cilësoi ish-Senatorin Dole, një patriot të madh, si “në fushë të betejës ashtu dhe në sallën e Kongresit amerikan. Bob Dole,- tha Presidenti Biden, jetoi tërë jetën e tij, bazuar në një kod nderi. Senatori Dole, shtoi ai, ishte “burrë i fjalës, i cili donte atdheun e tij e të cilit i shërbeu me përkushtim të plotë tërë jetën e tij.”  Z. Biden e cilësoi Senatorin Dole, si një “gjigant i historisë tonë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Z. Joe Biden me bashkëshorten Jill Biden para arkivolit të ish-Udhëheqësit të shumicës republikane në Senatin Amerikan, ish-Senatorit të shtetit Kansas dhe mikut të madh të shqiptarëve, Robert DOLE – PAS ÇIFTIT PRESIDENCIAL BIDEN, DALLOHET AKTIVISTI I ÇËSHTJES SHQIPTARE NË AMERIKË PREJ DEKADASH — SIDOMOS TË ÇESHTJES SË KOSOVËS: SHQIPTARO-AMERIKANI I MADH, (KRENAR TA QUAJ MIK E DASHAMIR), Z. JIM XHEMA, MIKU I NGUSHTË I SENATORIT ROBERT DOLE DHE I FAMILJES SË TIJ –PËRFAQËSUES I DENJË I KOMUNITETIT SHQITARO-AMERIKAN PËR T’I DHENË LAMTUMIRËN E FUNDIT SENATORIT DOLE, NË EMËR TË GJITHË SHQIPTARËVE KUDO QË JANË – një vit më parë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Senatori Bob Dole ndërtonte ura komunikimi e kompromisi në politikë dhe për të mirën e Amerikës, të cilën e donte aq shumë dhe për të cilën sakrifikoi edhe më shumë, ndërkohë, që si individë dhe si politikanë shembte muret që ndanin dhe përçanin politikanët amerikanë nga njëri – tjetri. Për Senatorin Ribert Dole, fjala kompromis nuk ishte një fjalë e ndyrë në diskursin politik amerikan, por është diçka që përveç gatishmërisë për të bërë kompromis nevojiten edhe cilësitë e Senatorit Dole, si: sinqeriteti, besueshmëria nderi, burrëria dhe karakteri. Por, që kompromisi të përfundojë në marrëveshje ose sukses, duhet që interlokutorët kundërshtarë, të kenë cilësitë dhe vlerat që posedonte i ndjeri Robert Dole: cilësi dhe vlera që, fatkeqësisht, vështirë të gjënden më, kudo qoftë. Prandaj, bota është në gjëndjen, që është sot.

Sipas patriotit dhe aktivistit të dalluar të çështjes shqiptare në përgjithësi dhe të Kosovës në veçanti, shqiptaro-amerikani, Z. Jim Xhema (i pari majtas), Senatori Dole kundërshtonte fuqimisht ndarjen e Kosovës  LETTER OF APPRECIATION FOR SENATOR BOB DOLE – Dielli | The Sun (gazetadielli.com), duke ndryshuar kufijtë dhe duke shkëmbyer territore me Serbinë.

Falënderojmë të Madhin Zot për nderin dhe privilegjin që në jetën tonë kemi njohur miq të shqiptarëve, burra të fjalës të këtij vendi të madh e të bekuar: Amerikës tonë të dashur. Shqiptarët do të thonin burra të besës, të nderit e burrërisë, por edhe trima e guximtarë si Senatori Bob Dole, që na ka dhënë mundësinë, privilegjin dhe nderin ta njihnim. Uroj që mikut tonë të dashur e të nderuar, mos t’i ketë shkuar mundi bosh për të shpëtuar shqiptarët në ditët më të vështira të tyre! Si përfundim i punës dhe kontributit të Senatorit Dole dhe rolit të

politikanëve të tjerë të dalluar amerikanë në mbrojtjen e shqiptarëve nga të huajt. Pyetja më e rëndësishme sot është se kush do i shpëtojë shqiptarët nga vetë-vetja. Pushofsh në paqen e merituar miku i ynë Bob Dole, promovues i frymës së parimit të artit të kompromisit në politikë, si një mjet për arritje të mëdha. Përgjithmonë në kujtesën tonë, Senator Bob Dole! (Ribotim)

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli

THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!

January 30, 2023 by s p

                                               Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence

Let them fly high and undisturbed, please! — Lëri të fluturojnë lartë!  Mos ua prishni qetësinë, ju lutem! – Si dy Shqiponja motra të pandara!

 Në fillim të muajit të kaluar, pikërisht me 9, Dhjetor, 2022 kisha shkruar  një artikull modest, me pikëllim në zemër, në përmbyllje të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare –Ja linku për lexuesit të cilëve mund tu ketë shpëtuar pa lexuar. Frank Shkreli: 100-vjetori i mardhënieve shqiptaro-amerikane mbyllet për faqe të zezë, pothuaj me një “non-grata” | Gazeta Telegraf  

Por, sot 6-7 javë pas botimit të këtij artikulli dhe pas shumë shkrimeve të tjera kritike, në të cilat kam shprehur zhgënjimin tim personal se si janë trajtuar këto marrëdhënie, sidomos, gjatë viteve të fundit.  Thënja e famshme e Ibrahim Rugovës,”Marrëdhënie të përjetshme midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara…”, po testohet rëndë, sa më përket mua dhe shumë shqiptaro-amerikanëve që i konsiderojmë ato si të shënjta dhe të pa prekshme. Ditët e fundit, bota shqiptare, bota amerikane dhe pothuaj mbarë bota mësoi nga mediat amerikane, shqiptare dhe botërore se në përfundimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ato na qenkan në një gjëndje shumë më të rendë se ç’mendonim, megjithë propagandën nga zëdhënës të dy palëve, që u munduan gjatë gjithë vitit të kaluar t’i paraqisnin ato si më të mirat në botë, midis dy shteteve: bazuar në “vlera të përbashkëta” dhe “krah për krah”.  

Unë nuk dua të futëm në procesin gjyqësor të rastit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së — Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara — Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën që kaloi nga autoritetet amerikane se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, si dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.  Unë nuk kam asnjë dyshim se drejtësia amerikane do t’i dalë deri në fund kësaj afere fatzezë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Vetëm durim se mund të jetë një proces i gjatë.  Por si do të trajtohen nga sistemi shqiptar i drejtësisë – shtetasit shqiptarë, deri në nivelet më të larta të politikës atje, që mund të jenë të përzier në këtë skandal të marrëdhënieve dy-palëshe – kjo është një pyetje tjetër. 

Sidoqoftë, mua nuk më intereson aspak fati i cilitdo qoftë person — amerikan ose shqiptar – të cilët mund të jenë përzier në këto vepra penale, qoftë në Amerikë ose në territorin shqiptar. Këta do korrin, çfarë kanë mbjellur për veten e tyre.  Shoh se media shqiptare po e trajton këtë skandal si një “soap opera”, si një serial televiziv me karaktere melodramtaike, pa marrë parasysh dëmet që mund të ketë shkaktuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane por edhe në përspektivat e antarësimit të Shqipërisë në organet euro-atlantike.  

Megjithëse është heret në procesin e zhvillimeve gjyqësore, ky skandal ka implikime politike, gjeostratagjike dhe ekonomike ndërkombëtare – por mbi të gjitha prekë në zemër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në 100-vjeçarin e vendosjes së tyre. Varësisht se cili do jetë përfundimi i këtij procesi gjyqësor, ky skandal ka mundësi të jetë një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve prej një shekulli – për një kohë afatgjatë.  Ndonëse unë besoj se këto marrëdhënie, siç jam shprehur shpeshëherë – janë marrëdhënie të cilat janë çimentuar popull me popull, për një shekull dhe nuk varen nga individë as organizata, të cilës do palë qoftë që vendosin interesat e tyre personale e politike mbi këto marrëdhënie. Unë jam i bindur se pas këtij skandali, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane të cilat i kemi konsideruar si të veçanta, të pakën fillimisht, nuk do jenë më të tilla në Kongresin amerikan as në Washingtonin zyrtar dhe as në radhët e popullit amerikan.

Marrëdhëniet historike midis dy kombeve tona, si përfundim i këtij skandali sot për sot – sidomos ç’prej shembjes së Murit të Berlinit dhe çlirimit të Kosovës — mund të konsiderohen si në nivelin më të ultë, në një krizë serioze të pa parë këto 30-vitet e fundit.  Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë — por edhe të gjithë shqiptarëve, përshir Kosovën — dhe Shteteve të Bashkuara nuk do jenë më si ishin deri më tani.   Kam drojë se sot për sot, marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan janë në pikën më të ulët që mund të imagjinohet – në pikën ku i duan ato marrëdhënie armiqët shekullor të Kombit shqiptar — në mos jo armiqësore, atëherë të pakën të ngrira dhe jo miqësore.  E veçanta e këtyre marrëdhënieve u shit, kohët e fundit, në parkingun e një restoranti në Nju Jork për 225-mijë dollarë.  Uroj që të gjithë, nga të dy palët, pjesëmarrës në këtë skandal, të marrin përgjegjësitë që u takojnë për gjëndjen e krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, si pasojë e këtij krimi. Por edhe elementë të politikës shqiptare në përgjithësi — pozitë ashtu edhe opozitë – të marrin përgjegjësitë që i takojnë kësaj klase politike për situatën e krijuar nga ky skandal dhe jo vetëm, në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ashtuqë këto marrëdhënie të vendosen në nivelin që meritojnë ato dhe që kërkon miqësia historike midis dy kombeve tona. Skandali i kohëve të fundit, nënkupton një mosmirënjohje të thellë, një ligështi shpirtërore.  

Ndërkohë që liderët shqiptarë në Tiranë argumentojnë me njëri tjetrin se kush është më “pro-amerikani” dhe kush është i shpallur “non-grata”, bota shkon përpara. Por  për fat të keq, tash e tutje, çdo gjë shqiptare do të konsiderohet me dyshim në Washingtonin zyrtar. Se si Shqipëria do merret me këtë skandal në zhvillimin e marrëdhënieve dy palëshe në të ardhëshmen dhe si drejtësia shqiptare do e trajtojë atë skandal, pa marrë parasysh se kush është i përzier në të, sigurisht që do të vendosë se ç’drejtim marrin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë. Arrestimi, javën që kaloi nga autoritetet amerikane, i ish zyrtarit të lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i akuzuar se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri, është një vepër penale e pa precedencë, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe më gjerë. Mediat amerikane thonë se Charles McGonigal mund të jetë zyrtari më i lartë në historinë e FBI-së që përballet me akuza të tilla aq serioze, penale.

Të gjithë e dimë se sa mirënjohës janë shqiptarët ndaj ndihmës së Shteteve të Bashkuara, jo vetëm për mbështetjen e pa kursyer amerikane në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare por edhe në fushë-betejën e luftës për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët kurrë nuk do e harrojnë këtë ndihmë – pa marrë parasyshë se individë të caktuar nga cilado palë qofshin – mund të pengojnë përkohësisht zhvillimin normal të këtyre marrëdhënieve dhe madje t’i kërcënojnë ato seriozisht në favor të kauzave të ulta personale e partiake.  Duke besuar me shumicën e shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve kudo –se marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan – janë të pazevëndsueshme për mbijetesën dhe përparimin e Kombit shqiptar –  megjithë këto ditë të vështira, unë mbetem optimist se marrëdhëniet, historikisht, miqësore shqiptaro-amerikane midis dy kombeve tona, të cilat i kanë mbijetuar, për pothuaj një gjysëm shekulli — njërit prej regjimeve më të egra e më barbare në botë — diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, do e tejkalojnë edhe këtë krizë. Besoj gjithashtu me optimizëm se pasi të ketë folur drejtësia amerikane në lidhje me këtë çeshtje, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të paqës në Ballkan dhe në botë! 

Këto marrëdhënie midis dy kombeve tona, që deri më sot ishin ndër më të mirat në botë midis dy kombesh – janë produkt i punës së rëndë prej dekadash të 4-5 brezave shqiptaro-amerikanësh të cilët për më shumë se 100-vjet i kanë kultivuar, i kanë ruajtur si sytë e ballit e i kanë promovuar ato në Washington dhe anë e mbanë Amerikës ku jetojnë shqiptarë, duke siguruar mbështetjen e patundur dhe të sinqert të Washingtonit zyrtar dhe politikës amerikane, në përgjithsi, për interesat dhe për të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve. Si rrjedhim, nuk besoj se komuniteti shqiptaro-amerikan do të lejojë që këto marrëdhënie të nepërkëmben në këtë mënyrë duke renë viktimë e krimeve për interesa personale e partiake të disa personave të pa skrupuj që nuk ndalohen para asnjë veprimi sado i paligjshëm të jetë ai. Besoj se komuniteti shqitaro-amerikan do të gjejë mbështetjen edhe të Washingtonit zyrtar, ashtu si gjithmonë në të kaluarën, për t’i sjellur marrëdhëniet e shënjta dhe të pazevëndsueshme amerikano-shqiptare në vendin që u takon – në “Miqësi të përherëshme me Shtetet e Bashkuara”, siç është shprehur dikur i ndjeri Ibrahim Rugova.

Jo se në të kaluarën nuk ka pasur probleme në marrëdhëniet dy palëshe, disa prej të cilave i kam venë në dukje, nga koha në kohë, por skandali i ditëve të fundit është vërtetë një kërcënim serioz, jo vetëm ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi në të diktohen edhe ndërlikime ndërkombëtare, por përben kërcënim edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga influencat e huaja – sidomos ruso-kineze — në trojet shqiptare, për të cilat kam paralajmëruar vite më parë.  Mbetet për tu parë, por në këndveshtrimin tim, me një keqardhje të thellë, më duhet të konstatoj se ky skandal — që drejtësia amerikane po e trajton tani si vepër penale serioze — përbën një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve miqësore një-shekullore midis dy vendeve tona. Kjo duhet të shqetsojë të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo që janë.  Do të këshilloja që pjesa tjetër e këtij akti kriminal – ndonëse mund të jetë e pashmangshme — të mos trajtohet si një “soap opera”, me karakterë melodramatikë, sepse nuk është e tillë, por t’i lihet në dorë drejtësisë — e kam fjalën për drejtësinë amerikane!

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin shqiptar në këtë kohë të vështirë!

Frank Shkreli

Let them fly high and undisturbed, please! — Lëri të fluturojnë lartë!  Mos ua prishni qetësinë, ju lutem! – Si dy Shqiponja motra të pandara!

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR

January 29, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag behind him

Description automatically generated with medium confidence
Prifti që shpëtoi këmbanën e Skënderbeut. – Bashkimi i Shqiperise

Federata Pan-Shqiptare Vatra në bashkpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, promovojnë 4 vepra të Prof. Besim Muhadarit. Në njoftimin e përbashkët të këtyre dy organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, ftohen dashamirësit e librit dhe publiku i gjërë  që të marrin pjesë (të dielen, më 29 janar 2023 ora 11 AM) në kryeqendrën e Vatrës ku do të promovohet veprimtaria shkencore e Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadrit, i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Njoftohet se promovimi përfshin 4 vepra të autorit Muhadri:1. “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”; 2. “Profesor Rexhep Krasniqi-Një jetë në shërbim të Shqipërisë etnike”; 3. “Esencat e mendimit letrar” dhe 4. Studies on Albanian Literature and Ethnology.

Për librat e Prof. Besim Muhadrit do të flasin studiuesit shqiptaro-amerikanë: Dr. Bexhet Asani, Dr.Paulin Marku, Fran Shkreli, Idriz Lamaj, Valdete Cenalia, Pal Ndrecaj, Adnan Mehmeti dhe Dok. Arjeta Ferlushkaj.  Pjesë nga krijimtaria e Profesor Dr. Besim Muhadrit do të interpretojnë aktorët e komunitetit: Shaban Lajçi dhe Shpend Gjocaj.    Me këtë rast deshta vetëm të them — shkurtimisht — dy tre fjalë për dy prej protagonistëve të këtyre veprave të Prof. Muhadrit: At Shtjefën Gjeçovin dhe Dr. Rexhep Krasniqin.

                                                ****************

Përshëndetjet e mia gjithë ju, miq e dashamirë të letrave shqipe dhe admirues të këtyre dy pesonaliteteve të mëdha të historisë së Kombit shqiptar.  Më duket vetja sikur po bëj një sakrilegj që të flas për Rexhep Krasniqin në një tubim si ky, në shoqërinë e dy autoriteteve mbi jetën dhe veprimtarinë e Dr. Rexhep Krasniqit — kolegut dhe mikut tim, studiuesit Idriz Lamaj, i cili ka punuar për disa dekada me Dr Rexhep Krasniqin në Komitetin Shqipëria e Lirë dhe autorit Dr. Besim Muhadri, autor të librave që po promovojnë sot. Njërin prej këtyre personaliteteve kam pas nderin ta njoh. Dr Krasniqin e kam njohur, por nuk mund të pretendoj se jam ekspert i jetës dhe veprimtarisë së tij. E kam admiruar për aq sa e kam njohur – si njërin prej përfaqsuesve më të denjë të asaj gjenerate patriotësh shqiptarë anti-komunistë– gjatë dhe pas Luftës së dytë Botërore – të cilët punuan aq shumë për Shqipërinë, Kosovën dhe për drejtat e të gjithë shqiptarët anë e mbanë trojeve të veta. Për atë kohë që e kam njohur, në rininë time, në fillim të 1970-ave, Dr. Rexhep Krasniqi – në atë kohë Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë – brezit tim i jepte kurajo për të vazhduar mësimet dhe gjuhën anglisht dhe na ushqente me patriotizëm, si shumë bashkohas të tij, e për të cilin — modestësisht – kam shkruar edhe më parë. Frank Shkreli/ Prof. Dr. Rexhep Krasniqi: Bir shpirti i Bajram Currit | Gazeta Telegraf —

Dihet – megjithse nuk flitet për kontributet e tija, as nuk shkruhet aq sa duhet për të — si përshmebull për rolin e Dr. Rexhep Krasniqit në hapjen e shkollave shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos në Kosovë – si njëri prej të dërguarve të posaçëm të Ministrit të atëhershëm të Arsimit, Prof. Ernest Koliqit gjatë Luftës së dytë Botërore. Por dhe përpjekjet e tija gjatë gjithë jetës, përfshir veprimtarinë e tij në mërgim – në mbështetje të bashkimit kombëtar, të lirisë dhe të demokracisë për shqiptarët nën regjimet komuniste sllavo-aziatike.  Për kontributet e tij të shumta në diasporë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, komuniteti shqiptaro-amerikan i kishte shprehur Dr Krasniqit falënderimet e veta, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor, 1975, duke e dekoruar Dr. Rexhep Krasniqin me pllakën e artë, me këtë motivacion: “Për punën e tij të vazhdueshme në Shqipëri dhe jashtë Atdheut, me vendosmëri dhe ndershmëri kombëtare, me dedikim të papërkulur, në lamën e përparimit kulturor dhe politik të popullit shqiptar dhe Shqipërisë, ku një ditë jo të largët do të vendosen liria e fjalës dhe ajo e mendimit, liria e besimit dhe liria e mbledhjes, si dhe të gjitha liritë e tjera demokratike, si kujtim i paraqitet kjo pllakë Rexhep Krasniqit në shenjë nderimi dhe falënderimi, sot më 28 Nëntor, 1975 në qytetin e Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara, Bashkësia e Nju Jorkut.”

Rexhep Krasniqi ka lënë pas një trashëgimi të pasur, patriotike, kulturore dhe historike edhe me shkrimet e tija në median e mërgimit, përfshirë revistën e njohur  “Shejzat” të Ernest Koliqit. Janë, sidomos, të njohura dhe të dokumetuara shkrimet e tija në organin e Komitetit “Shqipëria e Lirë” që ai drejtonte, në gazetën, “Shqiptari i lirë”.  Për më tepër, si Kryetar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, Dr. Rexhep Krasniqi ishte i pranishëm në shumë seminare dhe konferenca akademike dhe ndërkombëtare në universitetet amerikane dhe më gjerë, ku merrte pjesë për të folur për historinë e Kombit shqiptar dhe për gjendjen e mjerë politike të tij, nën regjimin komunist të asaj kohe. Në këtë rol, Dr. Rexhep Krasniqi ishte një zëdhënës i përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e demokraci, dnërsa u bënte të nohur audiencave të huaja – sidomos amerikanëve – cilësitë ezgjedhura të Kombit shqiptar, në krahasim me kombe të tjera.  Si përfaqësues i lartë i komunitetit shqiptaro-amerikan për dekada, Dr Krasniqi gjendej shpesh edhe pranë komuniteteve shqiptare të përhapura në Amerikë dhe në Evropë, përfshirë Arbëreshët e Italisë dhe ishte ndër ata të pakët prej të cilit – personalitetet më të shquara politike të Evropës dhe të Amerikës – kërkonin këshilla e informacion të besueshëm mbi gjendjen e botës së mbyllur shqiptare nën komunizëm.

 At Shtjefën Gjeçovi –

“Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet kombi pa gjuhë”. (At Shtjefën Gjeçovi)

Ashtu siç përhapte gjuhën shqipe Rexhep Krasniqi në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe protagonisti i një libri tjetër që promovohet sot të  autorit Prof. Besim Muhadrit, At Shtjefën Gjeçovi — edhe ky një apostull tjetër i bashkimit kombëtar – i dërguar prej Zotit – ka kapërcyer gryka e male – duke përhapur abetare nepër Kosovë, në kohën e tij, siç sugjeron edhe kënga popullore:  “Të kjofshim falë Kosova Nanë,/ Burra trima shumë ke dhanë/ Ç’ashtë ky burrë musteqezi,/Plot me lavd dhe krenari./Plot me lavd e krenari,/nderoi veten e këtë Shqiptari./ Kapërcen gryka dhe male, /Tuej shpërnda plot abetare./Me u lanë breznive vepra/ me i harrue kurrë sa të jetë jeta./Ky ashtë biri i këtij trolli, i thonë për emën Shtjefën Gjeçovi. 

Kështu i këndojnë rapsodët e Kosovës At Shtjefën Gjeçovit, fratit të maleve, i cili është vrarë në pritë e në tradhëti nga shovinistët serbë në Zym të Hasit më 1929.   Frank SHKRELI/ At Shtjefën Gjeçovi — apostull i bashkimit kombëtar | Gazeta Telegraf.  Meshtari dhe atdhetari i njohur nga Kosova, i cili gjithë jetën e vet punoi për “Atme dhe Fe” — për nga aktiviteti i tij patriotik — ai radhitet me veprimtarët më të dalluar të lirisë dhe patriotizmit të periudhës së Rilindjes Shqiptare dhe qëndron krah për krah me burrat më të dalluar të Kosovës dhe të Shqiptarizmit, si Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina e tjerë. At Shtjefën Gjeçovi u vra nga dora mizore e terrorizmit serb, për veprimtarinë e tij si meshtar dhe si patriot shqiptar. Ai ishte një mishërues i pashoq i atdhetarizmit dhe i fesë. Dashurinë e vet për të dyja i përdori për të mirën e të gjithë shqiptarëve kudo dhe në shumë fushë, përfshirë gjuhën dhe kulturën, traditën dhe arkeologjinë. Përveç kësaj nuk mungoi përkrahja e tij as për kryengritjen e malësorve kundër pushtetit otoman më 1911, e deri tek mbështetja e tij për kryengritsit vlonjatë kundër italianëve në vitin 1920.  “Secilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë që në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lotët t’ona për At Gjeçovin”, është shprehur Faik Konica -Kujtime Mbi At Gjeçovin.  At Shtjefën Gjeçovi, sipas Faik Konicës, si një folës i shqipës “në vijën më të përparuar frontale të trojeve shqiptare”, ishte njëri prej stërnipërve të atyre që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj, “ndaluan të mbrapsurit e vijës (së të folurit shqip) më tehu”.  Andaj, në këtë rast të pomovimit të librit të autorit Dr. Besim Muhadrit: Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, duke njohur kontributin e tij të madh në favor të bashkimit kombëtar dhe të kulturës, gjuhës e traditës shqiptare, le të shpresojmë së bashku me Faik Konicën që, “Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur” ndër ata pasardhës të cilët me veprat e tyre do të realizojnë, më në fund, ëndrrën e At Gjeçovit dhe të shumë bashkohësve të tij, të cilët dhanë jetën për këtë qëllim, ka shkruar Konica. 

Librat e Dr. Besim Muhadrit për At Shtjefën Gjeçovin dhe për Dr. Rexhep Krasniqin janë vepra për figura të dalluara të historisë shqiptare – vepra historike në vetvete, të jetueshme përgjithmonë, me të vërtetë të dobishme për të gjithë.

Përshëndes autorin Dr. Besim Muhadrin për librat që promovohen sot në Vatrën e shqiptarëve të Amerikës, kushtuar At Shjtefën Gjeçovit dhe Prof. Dr. Rexhep Krasniqit — dy prej figurave të respektuara të historisë kombëtare, ndonëse shpesh të harruara — me urimin që këto vepra dhe të tjera si këto në të ardhmen, të ndriçojnë këto dy figura, si monumente të pashterueshme nga koha, brezave të ardhshëm të shqiptarëve.   Ashtuqë, siç është shprehur edhe Faik Konica për At Shtjefën Gjeçovin për të cilin shpresonte që, “Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur”. Edhe ne sot shpresojmë këtë, jo vetëm për Gjeçovin e Rexhep Krasniqin, por edhe për të tjerë si këta burra të shqiptarisë, të cilët historiografia komuniste është përpjekur t’i zhdukte ose t’i anashkalonte. Veprat e Prof. Dr. Besim Muhadrit tregojnë se këta janë gjallë dhe me këto vepra do u ndriçojnë brezave të ardhëshëm. Shumë faleminderit!

Frank Shkreli

Dr. Rexhep Krasniqi (12 shkurt 1906 - 24 prill 1999) nga Mexhit Yvejsi ...
Prifti që shpëtoi këmbanën e Skënderbeut. – Bashkimi i Shqiperise

                               Dr. Rexhep Krasniqi            At Shtjefën Gjeçovi

May be an image of 1 person and text
Map

Description automatically generated

         

Text

Description automatically generated
Text

Description automatically generated

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

ASLLAN BUSHATI: “DIKTATI I ADM-ve NË LUFTËN E FTOHTË E PAS SAJ”

January 26, 2023 by s p

Nga Frank Shkreli

Fjala është për librin, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”, me autor ish-Gjeneralin Asllan Bushati botuar kohët e fundit.

Libri i ish-ushtarakut të lartë në Ushtrinë Shqiptare, Gjeneralit Asllan Bushati mbulon një subjekt për të cilin shumë pak njerëz janë të informuar, ndërsa ka më pak prej të tjerëve që dëshirojnë të dinë e të mësojnë më shumë për Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve) dhe për rreezikun që paraqet ekzistenca e tyre për mabrë njerëzimin. 

Por ama, është një subjekt i rëndësishëm dhe i paevitueshëm, që nuk mund të anashkalohet — edhe nëse do të donim ta injoronim një gjë të tillë, si individë dhe si shoqëri. Sepse armët bërthamore, kimike apo biologjike — duam a s’duam — janë të pranishme edhe në botën e sotëme (30-e sa vite) pas luftës së ftohtë, ndoshta dhe të më të përhapura se kurrë më parë, përfshir edhe periudhën e luftës së ftohtë, prej pothuaj gjysëm shekulli. 

Armët bërthamore, biologjike e kimike “të dëmtimit në masë”, siç i cilëson  atoautori — unë do preferoja t’i quaja ato Armë të Shkatërrimit në Masë, sepse të tilla janë. Mbi të gjitha, ato përbejnë një subjekt të frikëshëm e kërcënues për njerëzimin dhe për mbijetimin e këtij planeti. Si i tillë, është një çeshtje me rëndësi, që na imponohet të gjithëve kudo që jetojmë – është e doemosdoshme që si qytetarë të cilitdo vend qoftë, të lexojmë e të mësojmë më shumë për këto armë të shkatërrimit në masë e që për njerëzimin janë një rrezik real, i pranishëm dhe i përgjithmonshëm, për derisa ato nuk zhduken nga faqja e dheut, me marrveshje ndërkombëtare, për eliminimin e tyre njëherë e mirë. Një mundësi reale kjo, por aq e parealizueshme sot, siç ka qenë edhe gjatë dekadave të kaluara të luftës së ftohtë dhe më vonë. Prandaj, për autorin Bushati eliminimi i këtyre armëve vdekje-prurëse në masë,  është një nevojë themeltare për njerëzimin, siç është edhe, “Njohja e përgjithëshme dhe e thelluar e ADM-ve”, që sipas tij, “do të na shtynte të mendojmë si njerëz të civilizuar të këtij globi, për një të ardhme më të mirë, më jetëgjatë, më të kulturuar, për vete dhe për breznitë e ardhshme.”

Kjo është e rëndësishme, shkruan Asllan Bushati, se mediat kombëtare dhe ndërkombëtare nga frika për të mos përhapur panik në popullsi nuk kanë njoftuar siç duhet të dhënat në lidhje me rreziqet e mundshme që vijnë nga armët e shkatërrimit në masë (ADM), qoftë në kohë lufte, por edhe nga aksidentet ose nga terrorizmi ndërkombëtar, në kohë paqeje.

Autori e shpreh shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e këtyre armëve, e sdiomos të armëve kimike, duke pohuar se megjithë marrveshjet ndërkombëtare dhe opinionit publik kundër përdorimit të tyre, këto armë janë përdorur, sipas tij, në disa vende të botës, përfshir ish-Jugosllavinë, ku fillimisht janë përdorur nga ushtria ish-jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1981, 1990 dhe 1991 dhe më vonë edhe kundër objekteve civile të kroatëve e boshnjakëve.  Gjenerali Bushati shpreh shqetësimin e tij në librin, “Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve)”, se Serbia si pasardhëse e ish-Jugosllavisë ka prodhuar gjatë viteve armë të tilla të shkatërrimit në masë, përfshir armët kimike, Autori shkruan se Serbia përben një rrezik të madh për Shqipërinë dhe për Kosoën në këtë fushë, pasi, sipas tij, Serbia posedon,”në thellësitë territorit të saj, ajo ka trupa operative-strategjike  dhe një sasi të madhe raketash “Skud”, të cilat janë rrezik potencial kundër Kosovës dhe Shqipërisë.” 

Në të vërtetë, shkruan Z. Bushati,  ishte pikërisht Kosova si poligon e hapësirë dhe shqiptarët, si banorë të saj –ata që Serbia i shënjestroi në fillim të 1990-ave me sulme armësh kimike dhe të tjera. “…shihni pamjet telelvizive, ata (serbët) e kanë përdorur gazin helmues edhe në oborret e spitaleve”, citon autori aktivistin e të drejtave të njeriut në atë kohë, të shquarin Prof. Dr Zekeria Cana. Z. Bushati thekson se, megjithse lufta ka pushuar në ish-Jugosllavi, “fryma anti-shqiptare atje është shumëfishuar”, ndërkohë që “arsenali kimiko-ushtarak (serb), jo vetëm nuk është zvogëluar, por është shumuar e sofistikuar me ndihmën e Rusisë”, shkruan Bushati.  Autori paralajmëron se kjo situatë e krijuar, “përben me të vërtetë një rrezik real për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por si komb. Ai i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës, se megjithë ombrellën e NATO-s, dy shtetet shqiptare duhet të vlerësojnë gjëndjen aktuale dhe të ndërmarrin masat e nevojshme tekniko-ushtarake për të përballuar gjëndjen në hapësirat shqiptare Shqipëri-Kosovë, por përfshir edhe trojet shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut. 

Autori Asllan Bushati — ish-ushtaraku i lartë në Ushtrinë Shqiptare — ka zgjedhur kohën e duhur që të shkruante dhe të botojë librin doracak, “Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj” mbi rrezikun e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike ndaj njeërzimit.  Sepse një numër gjithnjë e më i madh eskpertësh të armëve bërthamore dhe të çeshtjeve strategjike ndërkombëtare – amerikanë dhe ndërkombëtarë – sidomos përball agresionit rus në Ukrainë dhe kërcnimeve të Kremlinit për të përdorur armët bërthamore në Evropë si përfundim i atij konflikti

 — kanë paralajmëruar se ndoshta kurrë më parë nuk ka ekzistuar rreziku më i madh se sot, për përdorimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë.  Siç ve në dukje edhe autori Bushati, Lufta e Ftohtë mund të ketë marrë fund, por regjime — si Serbia dhe të tjera – janë duke rritur arsenalet e tyre të armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, duke rrezikuar paqën dhe sigurinë rajonale e botërore, shprehet autori.  

Shumë prej nesh nuk jemi të mirë informuar për këtë rrezik që vjen nga armët bërthamore, kimike dhe biologjike e me të cilin përballet njerëzimi, jo vetëm nga regjime diktatoriale por edhe nga grupe terroriste, anë e mbanë botës, që mund t’i blejnë ato armë nga shtete diktatoriale, siç mund të ketë ndodhur në të kaluarën.  

Subjekti i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike është një subjekt për të cilin unë – si shumë të tjerë — nuk jam edhe aq i mirë-informuar, duke menduar, gabimisht, se nuk do të kemi kurrë nevojë të merremi me to. Por, duke lexuar librin e Z. Bushati mësova shumë gjëra.  Ashtu kam besimin se edhe lexuesit e tjerë të këtij libri do të mësojnë shumë mbi këtë subjekt, ose të pakën ky libër do të tërheq sado pak vëmendjen e tyre, qoftë edhe për një kohë të caktuar, sa për të reflektuar ndaj këtyre armëve të shkatërrimit në masë dhe për rrezikun e madh që ato përbejnë për njerzimin dhe se ato vazhdojnë të mbeten një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku ne jetojmë si komunitet larg trojeve tona të origjinës, por edhe për bashkëvëllëzrit tanë në trojet e veta në Ballkanin Perëndimor — Shqipërinë dhe Kosovës.  Në këtë kuptim, autori Asllan Bushati, bën një shërbim të madh për lexuesin dhe për shoqërinë duke na bërë që të reflektojmë mbi rrezikshmërinë e mundësisë së një kombinimi të mundëshëm të teknogjisë moderne dhe armëve bërthamore me fanatizmin politik, fetar ose çfardo lloji tjetër. Natyrisht, se ashtu si edhe për botën tjetër, as për shqiptarët, subjekti i armëve të shkatërrimit në masë nuk është një subjekt i këndëshëm as i pëlqyeshëm, për të cilin është kollaj të bisedohet, të diskutohet ose të shkruhet. Por, megjithëkëtë, gjëja më e rëndësishme dhe më urgjente për botën sot, sipas autorit të librit, “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj”, është menaxhimi i sukskeshëm i përhapjes së armëve bërthamore dhe kimike si dhe pakësimi i këtyre armëve të rrezikshme për botën mbarë – sidomos, atyre armëve kimike e bërthamore, që janë nën kotrollin e vendeve armike të demokracive të botës perëndimore. Unë nuk e ndjekë këtë subjekt në median shqiptare, por nuk jam në dijeni të ndonjë literature në gjuhën shqipe mbi armët bërthamore, biologjike dhe kimike. Kjo e bënë librin e Asllan Bushatit një botim të rrallë por të nevojshëm në fushën e rrezikshmërisë këtyre armëve për njerëzimin.  Prandaj libri i Z. Asllan Bushati duhet të konsiderohet si një kontribut i çmueshëm për stimulimin, në mos të një debati serioz mbi një subjekt tepër serioz, atëherë, uroj që sa do pak ky libër të stimulojë një dialog publik mbi këtë subjekt tepër të rëndësishëm, megjithse dy shtetet shqiptare nuk posedojnë armë të tilla – janë vendet fqinje siç është Serbia që posedojnë armë kimike dhe e cila ka treguar në të kaluarën se ajo është më se e gatëshme t’i përdori ato kundër fqinjve – siç sugjeron edhe autori Asllan Bushati në librin që promovohet sot në Vatër. 

Frank Shkreli

May be an image of 1 person and text

       Njoftimi i promovimit të librit të Z. Asllan Bushati nga Federata Pan-Shqiptare Vatra

DJEGIA E MANDATEVE, NJË VENDIM POLITIK I TEJSKAJSHËM, POR I DOMOSDOSHËM ...
Text

Description automatically generated

Autori i librit, Z. Asllan Bushati

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 175
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT