• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRANË DREQIT…

April 9, 2018 by dgreca

PO T’ ISHTE ENGJELL… A DO T’A MBANTE DREQI KAQ AFER VETES ?/

1 Xhufi alia

Ne Foto:Historiani Pellumb Xhufi prane Ramiz Alise(foto 1) dhe prane Foto Camit(foto 2)-Kortezi Radi and Radi/

KERKOVA  PO, NUK  E  GJETA  KUND/

Nga Fritz RADOVANI:/

Kam lexue disa artikuj per Pllumb Xhufin, që nuk i shkon ai emen pranë dreqit!

Njeni i thotë “zotni”, tjetri “profesor”, një tjeter “historian”… Ndersa ai, kujton se me të vertetë i meriton “ata tituj” që nuk dij me i kuptue se ku rrijnë… Ndonse, të gjithë “ata” që vajtuen Enverin dhe Ramizin me vjerrsha e fjalime, vazhdojnë me ruejt “titujt”!

Sami Frashëri ka thanë: “Fjalët e keqdashësit janë si qymyri, që edhe po s’të dogjën, të nxijnë!” Me siguri kjo aksiomë asht kryefjala e “akademikëve tanë”! Ata sot nuk kanë se shka me djegë ma, se Shqipnia asht ba zhari… Po, shpifjet e fallsifikimet po e bajnë edhe ata punen e vet, se sllavokomunizmi anadollak i vitit 1941, gjoja “nuk ishte çfarosës”!!..

Ai ishte vertetë sllavokomunizem, që pat fekondue djalin e bylykbashit gjinokastrit. Dhe sot mbas gati 80 vjetësh “toka e nxime si qymyri, nxinë edhe surretnit e pasuesve të tij”!

Po mos t’ ishin shfarosës Tito, Stalini, Mao Ce Duni e sa imoral të tjerë, a do ta pranonin në strofullat e veta Enver Hoxhen e Ramiz Alinë?! Pllumbi me shokë i kanë provue ato!

Sot flitet per Enverin e Hitlerin… Xhufi duhet ta krahasojnë Enverin me Sulltanin që tha: “Duhet të shtijmë në punë të gjitha energjitë dhe armët tona në mënyrë që mos të mbesë gjallë asnji shkodranë…” Per këte temë duhet ti ketë folë si nana dhe motra e tij…

Ata që i krijuen kampet e shfarosjes e burgjet e terrorizmit në Shqipni janë vetem vrasës!

Unë i besoj pa pikë dyshimi asaj që ka shkrue z. Kastriot Dervishi!

Artikullin unë nuk do ta persëris, po do të shkruej vetem si mbyllet:

“Xhufi që ka studiuar mirë mesjetën, në të vërtetë mbron mesjetën më të veçantë të historisë së Shqipërisë, komunizmin. Unë kam bindjen se një njeri që ka origjinën e mëposhtme nuk mund të jetë kurrë objektiv e të dënojë krimet e komunizmit.”

“ -Babanë sekretar në komitet partie”

“-Nënën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”

“-Motrën me punë në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”

“-Dajën prokuror”

“-Burrin e tezes kryetar dege në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit”…

***

Ja pra, kjo ishte çerdhja terroriste e dreqit që e polli Pllumb Xhufin me shokët e tij!

E shka kerkoni me dijtë tjeter gja… A po.., pritni që “historianët t’ ju sjellin ringjalljen”?!

Mos harroni thanjen e Shkodres së vjeter: “Shka leu prej micës gjuen mijë!” Kerkova me gjetë të pakten edhe një historian me këte prejardhje po, nuk e gjeta asnjë per farë!!..

Melbourne, Prill 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, pellumb xhufi, PRANË DREQIT…

6 Prill 1911- FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT U NGRIT…

April 6, 2018 by dgreca

Ded Gjo Luli Traboini Pantheon (2)

1 flamuri-i-decicit.DEDË GJO’ LULI (1840 – 1915)/Kishin kalue jo vite, po shekuj kur Flamuri i Gjergj Kastriotit kishte ra nga Kështjella e Krujës Heroike dhe bashkë me Heroin tonë Kombëtar ishin vorrosë për me u kalbë. Shtërgata e robnisë turke kishte mbulue me brraka uji gjithë Trojet tona, ku shuhej çdo ditë çdo virtyt dhe shpresë e Shqiptarëve. Ishin përdhosë kështjella e kulla ku dikur ndër ato hatlla varej me madhshti Lahuta, martina e huta; që tashma ishin ba vetem vende të shkreta ku këndonte qyqja e kulumrija…Ishin thye e ra përtokë deri ndër vorret e të Parvet Kryqat e drunit të lisit e të çamit. Deri poshtë ku derdhej gryka e lumit ishin shue shenjat e pushimit, vue nga dalta ndër shkambij. Shqiptarët, rrugë pa rrugë, përditë e ma shumë zhyteshin në humnerën e mjerimit e të padijes. Dhuna kishte shpërba edhe gurin e kthye në ranë, thonë disa, po vende-vende edhe në pluhun e baltë të kuqe nga gjaku me të cilin mbruhej e njeshej për thundra të kuajve të robnuesit, i cili krenohej ngallnjimtar mbi eshtnat e nxjerruna nga vorret e shpuplueme, të shkapërndame e të tretuna në të katër anët. Mbi kumbonaret e Kishave të vjetra monumentale ngrihej nalt një copë zhele robnije, që tregonte se mbi këte “minare” nuk do të ketë kurrma Kryqa, dhe se Shqiptarët nuk do të dijnë “asnjëherë” çka u pat mësue dikur Imzot Pal Engjulli i Drishtit, rrenuem e ba rrafsh me tokë. Ishte shue jo vetëm rrezja e dritës së shpresës për Liri, po edhe dielli ishte zanë nga një tymnajë e vransinë që njillte kob. Vetullat e burrave ishin bashkue e ba hulli si t’u kishte shkrepë rrufeja në votër e shkimë me farë e fis gjithshka që u kishte falë i Madhi Zot brez mbas brezi. Vetëm kelkaza aty-këtu çilte ndonjë lule e vyshkej nën ferrat e morrizat e pafarë që e patën mbulue këte Dhé të bekuem dikur,..ku, tashma as dallëndyshat nuk vinin në stinën e tyne, se as pranverë nuk kishte ma! Zhegu aziatik i kishte përvlue e zharitë si mos ma keq fusha e male e kthye në shkretinë, ku ndonjë gomar fatzi kryente sherbimet e deves për pushtuesin barbar. Edhe qentë e fshatit nuk lehnin ma, se portarja ishte thye natën kur ndër shtëpija kishte msy e mëshef pabesia e shnderimi i robnuesit përbindsh. Burri nuk mbante ma as gurin unur të trashiguem ndër shekuj me llullën e vet prej druni ku ishte ma i forti, daltue nga çobajt fatzez që rritnin desht për me ua shtrue sofrat rrumbullake “felëshuesëve”, të cilët shoqnonin ferlikun e rakinë me vallet turke e kangët mortore të tymosuna nga flaka e zbehtë e drunit të pishës, derisa dikur fillonte me dalë drita, e atëherë kujtoheshin për ndonjë pusi që kishin vue ditën ma parë, e në të zbardhun të dritës, edhe pse ishin të përgjumun, delnin ndër prita e ashtu në kllapi, kishin ndigjue kushtrimin e ndonjë Malësori që kishte lajmërue se kishte lé një Djalë në oxhakun  e vjeter të Gjo’ Lulit…

E Baba i pat vue emnin Dedë, si ta kishte ditë se Ai Emen do të vinte dita e ka me u daltue me shkronja t’ arta!

Emen që u pat kallë mneren turqve e shkjeve, e besa, ma fort se askujt tradhëtarëve të Atdheut e të Fesë së Gjergj Kastriotit tonë.

Mbërrijti lajmi edhe ndër shtëpijat e vjetra të Shkodrës se Dedë Gjo’ Luli asht rritë e ba Burrë e madje edhe i fortë…Kishte ba konak e votra e Tij mbushë prej Zotit me djelm, me djelm të pashem e vigaj mali si Baba i Tyne, tashma në të shtatdhetat vjetë… E brezi i tyne vetëm vezullonte nga dorcat e armëve që rrethonin belin e drangojve. Sytë ua kishte dhurue Shqipja dykrenare! Mustaku i shndriste si thupra e sermit që dredhej mbi kronin ku buronte fjala e Burrit… Mbi sy binte vetem qeleshja e bardhë bilur si bora e majeve të Alpeve tona ku sundonte ende vetëm Shqipja e kurrkush tjeter nën çatinë e vume nga dora e Krijuesit!

Qielli hapej e mbyllej nga vetëtimat e asaj pranvere, që ç’mos kurrë, dishka donin me njellë e lajmërue n’ ato ana…

Edhe dielli që deri atëditë nuk kishte mujtë me shkri as boren mbi majet e atyne maleve, filloi me vezullue e me ra edhe mbi çatijat e shtëpijave, që kishin mbetë pa u shembë. Fyelli i barijve ndigjohej deri larg ndër pyjet ku strofullat e arijve kishin fillue me u shprazë, se edhe vetë bishat kishin marrë iken… Po, po, kishin fillue me marrë iken, se ndër male ku ishin shue fiset e dalë faret Burrat e Atdheut, armët e tyne ishin rreth brezit xhubletës e kishin zanë vendin e postavës e të sermit, që dikur diftonin nusninë e tyne që edhe ajo vyshkej sa djali shkonte ushtar i dhunuesit pashpirtë.

Ata tashti ishin perkrah Burrave ndër male. Duert e tyne ishin ato që kishin rrokë dikur ata filiza, që tashti ishin ba Burra e marrë malet, e tash në krah të Atyne Burrave kishin rrokë armët e Lirisë së Atdheut! Ishte dikund andej Nora e Tringa, e ishte Shota, ishte mbarë vajznia e granija, ishin po lulet e zambakët e bardhë si bora, që kishin çelë edhe ata ndër gur’ e shkambij bashkë me vjollcat e pranverës së 1911…

Ishin Malësorët Shqiptarë, që i drejtonte një Dedë Gjo’ Lul!

Ishin, po, Ata Burra që kishin shpalosë e nxjerrë nga dheu një Flamur të balsamosun me gjakun e Heronjve e të ruejtun mbrendë thellë në vorrin e Gjergj Kastriotit, në atë Vorr që asht edhe sot, i ruejtun nga Ata besnikë të përjetshëm, që me duertë e tyne të Shugurueme tashti edhe Ata kishin rrokë Armën e Lirisë, Kryqin, e Arma e Lirisë në duert e Shugurueme me Bagmin Shejtë nuk përdhoset kurrma,.. kurrma!

Plasi Toka Arbnore e mbi një Shkamb me emnin Deçiq u vue një Flamur i harruem ndër shekuj. Vërtetë i harruem gati sa mos me u njohë, por i ruejtun dhe i mbrujtun me Gjak të freskët Herojsh, që me një guxim të pashoq, e nxorën nga Vorri i Shejtë, ku dhunuesi turk mendoi se aty e ka vendin ku Ai do të kalbet e do të shuhet përgjithmonë.

107 vjet ma parë, me 6 Prill 1911…Me Dedë Gjo’ Lulin…

Mbarë Malësia me armë në dorë u rreshtue me e mbajtë nalt Atë Flamur të bekuem, që u shpalos nga gjokset e At Mati Prennushit e At Buon Gjeçaj!..

I madh e vogël pa kursye as jeten e vet u banë mburojë!

Atdheun filloi me e rrah flladi i freskët i Lirisë!

Fitorja e shpërblyeme me gjak ndër shekuj erdhi!

Urata, lutja, kanga e falnderimi ndaj të Madhit Zot s’ pushonin!

Secili, sa kishte forcën, me një kurban i rrinte pranë shtizës…

Pikë lotit nuk shihej n’ Atë vend, veç gaz e hare në sytë e Atyne Burrneshave që këndonin e shkrepshin armët…

Edhe gratë me të zeza e gjetën një “shenjë” me u gazmue!

Aty pranë në trungun e një gështenje gjuhej në shej një kapicë…

Sa andej këndej kriste bataria e Malësorëve e zanet ma  të forta e të fuqishme thenin heshtjen shekullore me ushtimën e tyne ndër ato maje malesh, tue jehue e tue u derdhë me jone hyjnore drejt Qiellit paster me një Kushtrim të pafund, që zbriti ndër ato lugina të prarueme e u bashkue me valët e dallgët e harrlisuna të Adriatikut…tue zgjue mbarë një Europë:

“Oooo… Burra bre… çonju se Flamuri i Gjergj Kastriotit u ngrit edhe njëherë në Tokën Arbnore!…”

Ai u ngrit për mos me zdrypë kurrma,..kurrma!

Tingujt e Lahutës…vazhdonin Kangët e veta…

***

  • Shenim nga F. Radovani: Pjesë nga libri i F.Radovanit “DEDË GJO’ LULI”, botue në vitin 2011, me rasen e 100 vjetorit të ngritjes së Flamurit në Deçiq…

Melbourne, 5 Prill 2018.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 6 prill, Der Geo Luli, Flamuri, Fritz radovani

SHKODRA NUK E HARRON DON LUIGJIN !

March 23, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1Don-LuigjKciraDON LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)/

24 MARS 1963: Shugurohet Meshtar Don Luigj Kçira nga Imz. Ernesto Çoba./

Pak kohë para zgjedhjeve të para nen pushtimin sllavokomunist të vitit 1944, votimet ishin caktue me 2 Dhjetor 1945. Aso kohe seminaristi Mark Çuni kishte formue Organizaten Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder. Aktiviteti i Organizatës kje i shkurtë dhe filloi me traktët e para të shpërndame në nandor 1945 po në Shkoder. Teksti ishte i kjartë. Bahej thirrje për mos me votue për “Frontin Demokratik”, sëpse kjo organizatë mëshef mbrenda saj vetëm elementin sllavokomunist vrasës në shërbim të Jugosllavisë së Titos, politikë që ishte shumë e kjartë nga vëprimet e qeverisë komuniste kukull të Tiranës që drejtohej nga Enver Hoxha. Ardhja e Nako Spiros dhe e Sejfullah Maleshovës në muejt e parë të 1945 në Shkoder, kishte zbulue edhe një vëprim që shpejtë do të ndodhë, “se shpejtë qeveria komuniste do të mbyllin të gjitha shkollat fetare”….

Si dhe masat tjera ekonomike, që do të ushtrojnë kundër Fesë për me realizue qellimet ateiste të doktrinës komuniste stalinjane, si në Rusinë bolshevike të diktatorit Stalin.

Në Shkoder ishin edhe disa lapera agjentë që mbas ramjes së fashizmit u vune në shërbim të sigurimit komunist që me Nandorin 1945, dhe ishin ditë e natë në gjurmim të vëprimëve të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”. Në Organizatë u përfshinë studentë, profesorë, ushtarakë, punëtorë, fshatarë, që me vepra do të dëshmonte se asht për përmbysjen e komunizmit pa dhunë, po me zgjedhjet e “lira dhe demokratike” që shpejtë do të zhvilloheshin në Shqipni. Në fakt ngjau e kunderta!

Nder të parët aktivistë u arrestue Luigj Kçira, per të cilin Mark Gjon Shllaku më ka thanë se pak burra, mund të kenë qendrue gojëmbyllun para torturave shnjerzore ashtu si ka mujtë me qendrue Luigj Kçira. E mos harroni kurrë urrejtjen e sigurimit të shtetit!

Deklarata e Luigj Kçirës, e bame para gjyqit të hapun në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodres, me datën 28 Janar 1946, ora 09.00, me trup gjykues: Kryetar Mustafa Iljazi, anëtarë Namik Qemali e Tonin Miloti, prokuror Aranit Çela, proces i plotë i ruejtun në Dosjen nr. 1068, në arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, tregon plotësisht dhe kjartë, në mënyrë të pakundërshtueshme tradhëtinë, makinacionet dhe qellimin që kishte në plan të parë sigurimi komunist e që, përballë tij asht vepra Demokratike e vërtetë e Organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe e drejtuesit tê saj Mark Çuni.

I arrestuemi Luigj Kçira deklaron: “At Fausti dhe At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tek Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këte e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi dhe jemi arrestue atë natë me 27 Nandor 1945. Kush na paditi s’e dij…”.

Luigj Kçira u dënue me 20 vjet burg, per me vujtë gjithë jeten nën zgjedhen e “luftës së kllasave” nga diktatura komuniste, vetëm pse kerkoi zgjedhje të Lira dhe demokratike… Liri mendimi dhe fjale …kërkoi Liri Feje…një e Drejtë themelore per Njeriun, per këte u konsiderue gjithë jeten e Tij “armik i popullit”. Mbas dhjetë vjetëve burg lirohet dhe i kushtohet Fesë, tue u ba nen kujdesin e Imz. Ernesto Çobës, Ushtar i Krishtit me datën 24 Mars 1963. Rrethanat në të cilat u ndodh rrezikuene edhe njëherë arrestimin e Tij.

Nuhati perndjekjen dhe survejimin që nuk ju nda gjithë jeten madje, edhe kur ishte në rrugë karrshi Foto Marubit me çekiç në dorë tue meremetue shkarpa të vjetra…

13 Mars 1991, ka thanë Meshen e Parë në Kishen e Arrës së Madhe mbas rihapjes së Kishave në Shqipni, në vitin 1990. Vazhdoi me pervujtni sherbimin fetar deri me datë 20 Nandor 2008, kur Don Luigji, ndrroi jetë në moshen 83 vjeçare në Shkoder.

***

2018 Sot në këte dhjetë vjetor të vdekjes së Tij, Don Luigj Kçira na kujton portretin e Atdhetarit, Fetarit, puntorit, “armikut të popullit”, këpuctarit, qytetarit dhe Burrit të Nderuem të qytetit të Shkodres, klerikut të pervujtë, Ushtarit besnik dhe të palodhun të Krishtit në Shqipninë e martirizueme nga terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia.

Thjeshtësia dhe perkushtimi i Don Luigjit mbesin të perjetshme në kujtesen e të gjithë atyne që e njohën dhe u pershndetën me dashuni e respekt me Klerikun e palodhun… Vetë jeta dhe modestia e Tij janë një model prej të cilit duhet mësojnë Rinia sot! Ai ishte Meshtar Katolik që nuk u thye as nuk u perkul asnjëherë perballë terrorit dhe persekutimit komunist ma barbar që ka njoh historia e Popullit Shqiptar, Atij Popull që nder shekuj per Atdhe e Fe, vazhdoi me kenë besnik i Gjergj Kastriotit Skenderbeut !

Melbourne  23 Mars 2018.

Filed Under: Histori Tagged With: Don Luigj Kçira, Fritz radovani

PYETJE: KUR TE NDANI DETIN KUSH DO TI MARRE PESHQIT E MEDHENJ?

March 17, 2018 by dgreca

PO  JU PYES  SI SHIROKAS…/

1 Fritz RadovaniNga Fritz RADOVANI/Bukuria e Liqenit të Shkodres reflektohet edhe nder shkambijt e Taraboshit, tue i dhanë pamje piktoreske edhe Shirokës, fshatit bukur ku lindën dhe u rritën të Parët e mij…

Shiroka… Mjaft e marrun nëpergojë, per “malin pa dru e njerzit pa tru…”. Megjithate, Emnat e njerzve të dijtun ua kanë mbyllë gojen mjaft peshqëve që edhe ikën prej andej.

Ishte kenë derman Dajlani me i mbledhë e me i çue nder universitetet e Tiranës…

Aty Gjyshi im Toma, i pat dhanë një dhomë Kishës së Shirokës dhe Don Zef Ashta, hapi në vitin 1874 Shkollen e Parë me Gjuhen Shqipe, per banorët e Shirokës. Ndersa, ne nipat e Tomës, asnjeni nuk u lejueme me ndjekë shkollat e nalta nga “lufta e kllasave”…

Siduket, per këte arsye nuk zehet me gojë as Shkolla e Shirokës, si Shkollë e Parë…

Kur Shiroka ishte zonë kufitare kam shkue rrallë e aspak, vetem kur më merrte me vete mësuesi i nderuem dhe Miku im Sander Troshani, që ishte mësues atje…

Ndoshta, malli per Shirokën më shtonte dashuninë dhe dëshiren per me kalue pushimet në bregdetin tonë të mrekullueshem! E jo, ma pak per Bjeshkët e Nêmuna…

Kur shkova në Dhermi, mendova se Shqipnia asht vendi ma i bukri në Botë… Liqejt e Lurës ishin krejtë tjeter gja… Per me i kuptue ata, Shqiptari duhet me jetue 150 vjetë…

Me siguri bukuria e Tokës Shqiptare, per të cilen Gjergj Kastrioti e la edhe Stambollin, asht një nder arsyet që fqinjët tanë, nuk na e lypin po kerkojnë me na vue thonjët në fyt dhe me na e marrë “një pllambë” tokë… E “dy pllambë” prej bregdetit tonë aq të bukur!

Në vitin 1924, në muejn shtator gazeta “Ora e Maleve” publikon mjaft ngatrresa që nuk ndryshojnë fare nga të sotmet, ndermjet fqinjëve ku nuk perjashtohet as Italia…

***

Tashti në 2018 kanë fillue edhe njëherë “davatë e pafund të grekëve per ujnat tona”!!

Me siguri, kjo çeshtje do të shkojnë per shqyrtim edhe në Bruksel apo Hagë…Nuk e dij!

Sigurisht, kjo asht puna e “atyne” që merren me “atë çeshtje” (perveç Atdhetarëve)!!

Mue si Shirokas (edhe pse jam shumë larg) më intereson tjeter gja, prandej, po ju pyes:

“Kur të ndani ujnat e Detit Jon në brigjet e Shqipnisë së Jugut, po peshkaqenët tanë kush do ti marrin…?! Flas per peshkaqenët e vjeter e të rij… Mos m’i ndani Ju lutem!..”

Melbourne, Mars 2018.

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Ndarja e Dtit, Peshqit e medhenj

VITI I KASTRIOTIT DHE MARTIN CAMAJ

March 13, 2018 by dgreca

VITI  2018 I  KASTRIOTIT …/Fritz Gjergj

12 MARS 1992…/

Asht le në fshatin Temal të Veriut të Shkodres. Prindët e dergojnë në Gjimnazin e Jezuitëve të Shkodres, ku merr mësimet e para. Në vitin 1944 shkëputet nga Shqipnia dhe per pak vite asht mësues.  Në vitin 1949 i jepet mundësia me ndjekë studimet në Beograd, ku perfundon shkelqyeshem universitetin per gjuhen sllave dhe romane.

I hapet njëfarë “drite” që per arsye të studimeve fillestare në Shkoder, i shuhet edhe ajo.

Detyrohet me u largue nga Beogradi në vitin 1956, dhe shkon në Romë Itali, ku vazhdon studimet dhe konsiderohet Akademik.

Në vitin 1969 triumfon në zemren e Martinit dashunia per Gjuhen Shqipe të Nanës…

Perfundon studimet per Albanologji në Universitetin e Mynihut në Gjermani.

Ishte Profesor aty, kur me 12 Mars 1992 mbylli sytë vezullues të Tij si shkectar i vertetë, tue na lanë një perlë shumë të çmueshme artistike nder Veprat e Tij…

Në Letersinë Shqipe, Martin Camajt, vendin ia ka caktue Prof. Arshi Pipa…

1 Martin camaj-2

MARTIN  CAMAJ (1925  – 1992 )/

HIJA  E GJERGJ  KASTRIOTIT/

Shum vjet mbas vdekjes barijt e panë

Gjergjin mbi majet e Dibrës  në kalë

tue shkue për Krû.

Andej lumit i ecte hija shpatit

tue i prekun majet e lisave kryet;

“Gjergj, ndalu njiherë, pashë Zotin! –

I britte nji plak tue ngâ mbas tij kambzdathë.

-Turqit m’a vranë djalin dhe vajzën…

vajzen m’a shnderuen te votra.

Ndalu, ndalu, Skanderbeg e kthe dalë!

Shatorret anmiku në mbrame i dij ku i ngul

e shtiqet e ngushta n’udhtim ku i këput.

Un due me vdekë, o zot, i ngimë me gjakun e tyne,

përndryshej toka s’ka me më lanun mbrendë

me djalë, as qiella me thithun nji ajr me vajzë.

Nxire pallën, bre burrë!”.

Skanderbegu pa sjellun kryet ulej majes teposhtë,

parzmorja e hekurt e armët pa krisë.

-O plak fatkeq, pse e mundon ashtu hijen?

-Britne barít për së largut.

Lene Gjergjin me shkue për Krû!”.

Atbotë Skanderbegu u zhduk mbas malit,

por andej lumit hija i eci mbi lisa me qinda vjet

për rrugë tue shkue në Krû.

Shenim: Në këte Pervjetor, ky material u pergatitë nga Fritz Radovani.

Melbourne, Mars 2018

Filed Under: LETERSI Tagged With: Fritz radovani, Martin Camaj, Skenderbeu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT