• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DOSJA NR. 1333…PSE I VRANË DY PROFESORËT NË SHKODËR ?!

April 12, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VIII/

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

■Kush ishte Prof. Avokat Paulin Pali?

Me datën 18 tetor 1946 major Zoji Themeli, në Seksionin e Mbrendshëm të Shkodrës (në shtëpinë e Çiurçisë), fillon me dokumentacionin që për fat ruhet edhe sot.

“Avokat Paulin Mark PALI është i datlindjës 1914. Prindët e tij ishin Mark e Shaqë Pali. Ka një vëlla Gaspër Palin, ishoficer i naltë. Paulini është beqar, i pa dënuar, i varfër, me universitet të kryer për drejtësi, profesor avokat, nga Shkodra, i arrestuar më 14 gusht 1946…” Paulini deklaron: “Kam krye fakultetin Juridik në Firencë në vitin 1942. Kam ardhë në Tiranë, prej ku kam shkue në Prizren. Për Kosovën mendojshe se do të fitojnë lirinë dhe, nuk do të rrinte nën sundimin e Krajl Pjetrit… Jam arrestue nga forcat partizane tue u arratisë në Itali, me datën 15 shtator 1946…”

■Në vitin 1992, më tregonte zonja Terezina Pali (Zorba), ish bashkvuejtëse e Avokatit në kohen e hetimeve: “Kur po më dërgonin në dhomën e pyetjeve polici shoqnues më la pak minuta në koridor, mbasi ai hyni tek oficeri pyetës ku dukej se kishte njerëz. Aty afër derës ishte një baul e vjetër e mbyllun me dry. Ndigjova një za të lehtë e të mekun: “Terezinë…Terezinë! Jam Paulin Pali!”, unë e tronditun ju përgjegja: “Kush?”…Ai u përgjegj prap: “Paulini moj, Paulin Pali!”.”Isha aq e tronditun sa edhe sot më tmeron ai kujtim i mnershëm i asaj dite, kur mendoi atë djalë aq të pashëm e të gjatë si bajrak dy metër, të palosun dyfish në atë arkë aq të vogël sa mezi mund të futej një fëmijë.

Aty i shkreti Paulin ka qëndrue me ditë e javë të tana… derisa njëditë nuk u ndigjue ma zani i tij që ndigjohej çdo natë në tortura.”

■Do të ishte me interes me u studjue dosja e plotë e këtij grupi martirësh që, nuk m’u dha mundësia me e pa këtë material të plotë, po mërrijta me kuptue nëpërmjet atyne pak rreshtave të ballafaqimeve, qëndrimin heroik dhe të palëkundun të Burrave që s’ njohën frikën: Prof. Kol Prelës, Av. Paulin Palit, Kel Çobës, Abdyl Rusit dhe Kol Kurtit.

■Për martirin Simon Darragjati fatkeqësisht nuk kam muejtë me gjetë material. E vetmja dishmi per Te, asht ajo e Loro Vatës, që ishte prezent kur u holl nga dritaria… E kjo ngjante si pasojë e torturave e presioneve per dishmi fallso nga krimineli Fadil Kapisyzi.

■Edhe pse të ndodhun para gjakajtorëve kriminel’ e vrasës: Zoji Themeli, Dul Rrjolli, Nesti Kopali, Vehbi Fishta, Xhemal Selimaj, Lilo Zeneli, Vaskë Koleci, Ali Xhunga, Fadil Kapisyzi, Xheudet Miloti, etj., asht e pakuptueshme për né, forca e qëndresës së Tyne dhe këtë e tregon ma mirë se çdo gja, fundi i jetës së Tyne nga torturat.

■Kush ishte Prof. Kol Prel Gjoka, deputeti i Dukagjinit në zgjedhjet e vitit 1945?

Me datën 7 shkurt (fruer) 1947, oficeri pyetës Zoji Themeli shënon:“Kol Prela ka lé në Shkodër në 1918. Banues në rruga Kokaj Nr. 4, Rus Katolik. Në 1928 ka krye shkollën e ultë ndër Jezuit, ndërsa të mesmën në Gjimnazin e Shtetit, në Shkodër, në 1935.

Fakultetin e Letërsisë e ka përfundue në Torino, në 1940. Në 1944 ishte në Shkodër,  përgjegjës i Seksionit Ekonomik. Drejtor i Normalës së Elbasanit, deri në nandor 1945. ■Më 2 dhetor 1945, Deputet i nën/prefekturës së Dukagjinit, deri më 14 shtator 1946, që u arrestue në Tiranë. Mbas dy javësh asht sjellur në Seksionin e Mbrendshëm  Shkodër.

■Prof. Kol Prela deklaron: “Me Padër Gjon Shllakun kam bisedue kundër Italisë, kemi kenë dakord të dy që né duhet të çlirohemi. Që në 1940 e njifshe P. Gjonin dhe kemi bisedue çështje politike, letërsi, histori dhe filozofi. Ai njifte të gjitha shkencat. Pjetër Prendush Palaj, me ka ardhë dy herë në shtëpi që të ndërmjetsoja për transferim…Loro Vatën e njof për ftyrë por nuk kam pasë lidhje. Me Gjelosh Lulashin kam pasë lidhje, ai më ka thanë me ikë por unë i kam  kundërshtue. I kam tregue për Konferencën e Paqës që ose do të bahët paqë, ose bota do të ndahët në dy bloqe. Më pëlqente demokracia me shumë parti si në Angli e Francë.

■Procesi vazhdon: Zoji Themeli arrinë që Kola të ballafaqohët me vëllain Markun, për Organizatën “Bashkimi Shqiptar”, dhe se Kola i ka dhanë udhzime asaj Organizatë, por Kola thotë se nuk asht e vërtetë. Madje, Kola nuk ka pasë fare dijeni se asht formue një organizatë e këtillë. Kola mohon edhe ekzistencën e ndonjë oganizate ose partie demokristjane, mbasi P. Gjoni thotë Kola, do të më kishte tregue… Zoji Themeli d.v.”

  • KEL ÇOBA: Mohon thanjet e Xhevat Metës, Karlo Sumës dhe Syrri Anamalit…
  • ABDYL RUSI nuk pranon asnjë nga thanjet e dëshmitarëve…
  • KOL KURTI thotë: Takimet me shokë nuk kanë pasë karakter politik. Tjerat çka thohën këtu, nuk janë të vërteta.(Dosja 1333).

■ Mbas 18 muejsh hetuesi, Prokurori Ushtarak i Zonës Ushtarake Shkodër, kap. Namik Qemali d.v. përpilon akt-akuzën për të pandehurit: “1. Paulin Mark Pali, 2. Kol Prel Gjoka, 3. Kel Gjon Çoba,  4. Dhionis Kristo Miçaço, 5. Shyqyri Bajram Shpuza, 6. Abdyl Riza Rusi  dhe 7. Mehmet Mahmut Daiu…

Kanë punuar për formimin e organizatës terroriste në Shkodër.

Nga të pandehurit, Kol Prela, ka qenë efektiv i Komitetit Qendror Demokristjan, dhe bashkpuntor i Organizatës terroriste. Kanë mbajtë lidhje me armiqtë mbrenda e jashta shtetit. Kanë qenë për ndërhyrjen nga jashtë nga të huajtë imperialistë…

***

■“Trupi Gjykues i përbërë nga: Kryetari, kap I Misto Bllaci, antarë, kap II Përtef Alizoti dhe nëntoger A. Koroveshi, prokuror kap. Namik Qemali, sekretar Shaban Q. Dautaj, me datën 14 janar 1948, ditën e mërkurrë, hapi seancën me pyetjen e të pandehurit:

■Prof. Kol Prel GJOKA: “…vjeç 30, i pamartuar, i padënuar, i varfër, ka mbaruar fakultetin e letërsisë, Profesor, ka vëllain në burg (Markun), i arrestuar më 19 shtator 1946, deklaroi: Mbasi nuk kam marrë pjesë në organizata nuk mund ta quej trathti.”

■Prof. Av. Paulin PALI deklaron: “Akuza pjesërisht asht e vërtetë, sidoemos se kam dashtë me ikë. Lëvizjën N.Çl. e kam njoftë, …në fund e kam simpatizue dhe kam kontribue për shlirimin e Shqipnisë. Për kundra sajë, përsa i përket diktaturës nuk e kam dashtë, sidoemos kufizimin e partive të tjera  dhe shkrimjen e fuqive të tjera ekonomike.

Në 1942-43 ishe në Kosovë. Mbas 1944 erdha në Shkodër. Për shlirimin e Shqipnisë pa Kosovën e kam konsiderue nji gja të mangët, se Kosova asht Shqiptare dhe asht marrë nga shovenistët serb padrejtësisht. Me forcë nuk mund t’a marrim, por me drejtësi internacionale dhe simbas Blokut Antifashist do të pyetej populli, dhe kjo mund të zgjidhesh në mënyrë miqësore. Korça dhe Gjinokastra janë shqiptare dhe i kërkon Greku. ..Mendimi i em për Kosovë ka kenë arësyeja ekonomike, politike, kombësia.

■Unë nuk dij në se populli kosovar rron i lirë apo jo, por minoritetët në vendin tonë rrojnë njësoj, edhe popujt e Maqedonisë e Kosovar rrojnë si këtu, thoni ju, unë s’e dij! Ëndrra ime ishte nji Kosovë e lirë! Por, në konfërenca nuk kam bisedue me popull, se atë liri nuk e kishim mbas shlirimit, por me shokët e mij si: Galip Juka, Adem Bazhdari, Muzafer Pipa, Ragip Meta etj., kam folë. Kur filluen Gjyqet e Popullit nuk më pëlqenin, se nuk garantohej si duhej drejtësia. Trupi Gjykues nuk ishte i aftë. Gjykatësi duhej të ishte i paanëshëm. Po citoj nji shembull qysh në fillim e deri në mbarim, këtë ide e kam pasë formue, Riza Alinë, as e kam njoftë, as e dij se ka kenë element i keq. Ekzekutimi i tij më ka ba të vuej shpirtnisht, gjithashtu edhe Ymer Lutfija që nuk e ka meritue me u dënue me vdekje. Jam fajtor vetëm për politikën që kam ndjekë kundër Gjykatave Ushtarake, për Kosovën, dhe politikën kundrejt Blokut antifashist ndaj vendit tonë, mbasi i konsideroj të padrejta. Për demokristjanen nuk kam bisedue, as nuk kam dijtë, as nuk kam dijeni, as nuk kam dijtë se ka kanë Padër Gjoni, por si nji parti e krijueme jashta shtetit, e dij se asht ndër shtete tjera por, as që kam bisedue për té me njeri.

Në kjoftë se jam i tepërm për shoqninë njerzore, mund të më zhdukni!..

Unë dal si Paulin Pali para arrestimit, por ma pas (mbrapa), nuk dij gja dhe mos më pyetni! Jam marrë në proçes dhe nuk jam dakord në përgjithësi me té.

Unë dua të tham këtë: “Ma mirë të hesht!”

Moralisht nuk jam i pastër, karakteri i fortë burrnor më mungon. Kerkoj mëshirë!”

■Kryetari i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës, me datën 16 janar 1948, dha vendimin:

PAULIN  MARK PALI dhe KOL PREL GJOKA, me vdekje, me pushkatim, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.

Të dënuarit kanë të drejtën e apelit në Gjykatën e Naltë.”

■“Gjykata e Naltë mblodhi Këshillin e sajë me datën 23 mars 1948 dhe me vendimin nr.108, E përbërë nga : Kryetar, major Niko Çeta, antarë, kap. I Nexhat Hysejni dhe kap. II Mustafa Iljazi, asistent, aspirant Thoma Rino, prokuror ushtarak i Ushtrisë K. Shqiptare, kap. I Nevzat Haznedari, vendosi: Refuzimin e kërkesës së të pandehurve për falje jete, të dënuar nga Gjykata Ushtarake e Shkodrës

  1. PAULIN PALI 2. KOL  PRELA. Mbetët në fuqi edhe shtetizimi i pasurisë.”

■Cili ishte vullneti i tyne i fundit? Kur u ekzekutuan? Kush i ra mbas kokës…

Dihët vetëm se njëditë kur shkoi në qelinë e tij Adem Bazhdari, gjeti të shtrimë përdhe një njeri, pothuej i vdekun, ishte i lamë me gjak, përmbys, ia solli fëtyrën nga drita e shikoi, por nuk e njohti….E pau se merr frymë dhe, e pyeti: “Kush jé ti?”

Ai u përgjegj: – “Jam Paulin Pali”…

***

HAPNI DOSJEN 1333  e shikoni, sa intelektualë u zhduken nder ata dy vjetë…

■Të gjithë të pafajshem, të varfen, pa shtëpija, pa familje, po edhe… PA VARRE!

■Vetem kështu, rrenohej përgjithmonë thëmeli kulturor në Shkoder!

Vazhdon Pjesa IX…

Melbourne, Prill 2016

Filed Under: Histori Tagged With: DOSJA NR. 1333...PSE I VRANË, DY PROFESORËT, Fritz radovani, ne shkoder

PROF. DR. ZEF MIRDITA, HISTORIAN I MADH I POPULLIT SHQIPTAR

April 5, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 NE FOTO:PROF. DR. ZEF MIRDITA (1936 – 2016)/

 Me daten 4 Prill 2016, Zoti thirri pranë vetes edhe Prof. Dr. Zef MIRDITEN…/

Historian i madh të Popullit Shqiptar në gjysen e dytë të Shek. XX…

Historia e vertetë shkencore mbylli një nder fletët ma të lavdishme të saj, me vdekjen e Këtij vigani të së vertetes së shkrueme per njëzet shekujt e Epokës së mbas Krishtit.

Pena e artë e Prof. Dr. Zef MIRDITES, nuk do të ndryshket as thehet kurrma, se Ajo penë ka lanë thesarin ma të çmueshem të identitetit tonë kombtar, të daltuem nder gurtë e Antikitetit të Ilrisë, në germadhat e Kështjellave të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, në ato fletë të lavdishme të historisë së Dardanisë, dhe të gjitha Trojeve tona ku valoi nder shekuj Flamuri ynë me Shqipen Dykrenare, nga Hoti e Gruda e deri në Çamëri!

Ty Profesor Zef Mirdita, me daten 13 Mars 1936 të ka le Nana në Prizren… E sot Prizreni nuk vajton per Ju i nderuem Profesor, se bash Ai Prizren që Ju rriti Ju, ishte dhe asht edhe sot djepi që perkundi Burrat e motit, bash Ata Shqiptarë per të cilët keni shkrue Ju!

Aty Ju thithët nektarin e ngjarjeve të mëdha të Historisë së vertetë të Shqiptarëve, dhe po Aty, ato të verteta historike u kthyen në gjakun e venave të Tua, e Ju, me dashuninë Tuej i perjetsuet nder veprat monumentale historike per me ushqye zemrat e Shqiptarëve.

Ju Profesor, i keni lanë vllazenve Tuej disa vepra me vlerë, dhe sigurisht, koha sa vjen e do ti çmojë per vertetësinë e tyne, per saktësinë e tyne, per madhështinë e paraqitjes së tyne, po mbi të gjitha per origjinalitetin e tyne të papersëritshem nder rrethanat që Ju i nderuem Profesor, i keni shkrue tue vue edhe jeten Tuej në rrezik… E pikrisht, kjo asht vlera e paster Shpirtnore që ato vepra i perjetson bashkë me Kombin Shqiptar!

Kam lexue, studjue dhe analizue mendimet Tua tek libri “Krishtenizmi nder Shqiptarë”,

dhe kushedi sa herë kam mendue sesi mbrenda një libri me 441 faqe, Ju keni paraqitë para lexuesit Shqiptar historinë e ma shumë se 2000 vjetëve të Epokës mbas Krishtit të Shqipnisë dhe Paraardhësëve të saj. Nuk do të hyj në shpjegimet historike dhe as në rrugen e reçensioneve të librit, mbasi një liber si Ky, kam besimin se duhet të jetë tashma në të gjitha shtëpijat e atyne që thonë se jemi Shqiptarë. Libri asht botue tash 18 vjetë, pra në pragun e Mijëvjeçarit të tretë, dhe asht udhrrëfyesi i çdo historiani…

Qellimi i madh i Juej Profesor i nderuem, asht me ua mësue Vëllazenëve Shqiptarë “Historinë e vet” tue u bazue në parimin shpirtnor dhe edukativ Atdhetar, të mbështetun në porosinë e Papës Leoni XIII, dhanë me daten 18 Korrik 1882, plot 134 vjetë para: “Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta” (fq. 46).

E Ky ligj i nderuem Prof. Zef MIRDITA, ishte çdo shkronjë e Jueja e vume me kujdesin dhe dashuninë e pakrahasueshme nder veprat Tua Atdhetare.

Thanjet e Prof. Zefit asht mirë të lexohen dhe të mbahen mend nga shumë “prof.dr. e akademikë” që sot, nuk e kanë as guximin, as burrninë dhe as kulturen per me thanë edhe këte që asht e shkrueme në rreshtat e fundit të librit:

“Në rast se ekziston sot një territor i pavarur, i njohur nga Bota me emrin Shqipëri, një meritë e madhe për këte i takon Kishës Katolike në Shqipni dhe Klerit të Saj.”

“Shqiptarët me Skenderbeun në krye, luftuan kunder pushtuesëve osmanë. Kjo luftë kishte karakter mbrojtës, çlirimtar dhe asnjëherë fetar, siç duan t’a interpretojnë disa. Kjo luftë padyshim ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit Shqiptar…

Besimi musliman ishte një faktor kryesorë që bëri të mundur të ruhej ndërgjegja kombëtare nder Shqiptarët e mbetur jashta kufijve…” (fq. 401).

E kur vazhdoj me kujtue fjalët mësimdhanëse të Tuat…

I Nderuem Mik besnik, Prof. Zef MIRDITA, Ju, pushoni në Paqë, se…

Edhe Rinia Shqiptare, ashtusi unë, do të ruej në zemer pergjithmonë Vepren Tande!

Melbourne, 5 Prill 2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sot, më 4 prill 2016, në Zagreb, profesori dhe akademiku Zef Mirdita, ka kaluar në amshim. Ky lajm i hidhur e ka pikëllu botën akademike dhe kulturore shqiptare, e jo vetëm, pasi Prof. Mirdita njihet si ndër historianët më të mëdhenj që i ka pasur shkenca shqiptare. Ai do të mbetet i paharruar për shkrimet dhe librat e tij historik me kompetencë për Antikitetin, Dardaninë, historinë e vllehëve dhe krishterimin ndër shqiptarë.

Kush ishte Prof. Zef Mirdita?

Prof. Dr. Zef Mirdita u lind në Prizren, më 13 mars të vitit 1936. Shkollën fillore e kreu në Prizren, ndërsa gjimnazin klasik, respektivisht interdioqezian, në Pazin dhe në Zagreb.

Në Fakultetin Katolik Teologjik në Zagreb, më 1958, absolvoi Filozofinë. Në vitin shkollor 1959/60 u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Dega e Historisë. Nga viti shkollor 1961/62 ishte demonstrator në Katedrën për Histori Kroate te prof. dr. Jaroslav Šidak. Qysh si student i vitit të tretë dhe të katërt ligjëroi lëndën e Historisë në gjimnazin e mbrëmjes “Ise Kršnjavoga” në Zagreb. Diplomoi më 8 korrik të vitit 1965.

Pas kthimit në Prizren, më 8 shkurt të vitit 1966, punoi profesor në gjimnaz, në shkollën e mesme të muzikës dhe në shkollën e mesme të mjekësisë, ku ligjëroi histori, sociologji, gjuhë latine dhe gjuhë frënge, në paralelet me mësim në gjuhën shqipe, serbe dhe turke. Nga 1 janari i vitit 1967 kaloi në Prishtinë si asistent në Katedrën e Historisë, Dega e Historisë Antike dhe më 3 nëntor 1972 doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit me temën “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanët dhe Dardania në Antikë). Më 1973 u zgjodh docent me ç’rast e mori përsipër Katedrën e Historisë së Kohës së Vjetër në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, të cilën lëndë e ligjëroi në dy gjuhë, për studentët shqiptarë dhe serbë. Në gusht të të njëjtit vit qëndroi në Shqipëri ku bëri gërmime e hulumtime arkeologjike. Më 1974 si bursist i Qeverisë Italiane qëndroi në specializim në Katedrën e Historisë së Vjetër në Universitetin “La Sapienza” e Romës. Në vitet 1976-1977, si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung” qëndroi në specializim (për Historinë e Vjetër dhe Paleobalkanistikën) në Universitetin e Heidelberg-ut në Gjermani. Më 1978 u zgjodh profesor, ndërkaq më 1983 profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës. Më 3 prill 1991 u zgjodh anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Njëkohësisht, si profesor mysafir ligjëroi në disa universitete europiane, si në Vjenë, Jena, München, Romë, Sofje dhe Tiranë. Më 1991-1992 qëndroi në Gjermani (München) për të dytën herë si bursist i Fondit “Alexander von Humboldt – Stiftung”. Nga 1 marsi i vitit 1993 është këshilltar shkencor në Institutin Kroat të Historisë ku e udhëheq projektin Vlasi – starobalkansko stanovništvo od povijesne pojave do danas (Vllehët – popullatë e vjetër ballkanike që nga fillet historike deri më sot). Që nga viti akademik 1997/98 deri në atë 2006/07 ishte ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit “J. J. Strossmayer” në Osijek, ku e ligjëroi lëndën: Historia e Vjetër – Lindja e Vjetër. Përveç dhjetë librave në shqip, shqip-gjermanisht dhe në kroatisht, botoi në gjuhën shqipe, kroate, frënge, angleze, gjermane dhe italiane, në revistat shkencore të vendit dhe të huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shënime, polemika etj, po ashtu përktheu disa libra nga kroatishtja në shqip dhe nga shqipja në kroatisht. Që nga viti 1999 është nënkryetar i Shoqatës së Miqësisë Kroato-Shqiptare (Društvo hrvatsko-albanskog prijateljstva), ndërsa në periudhën kohore 2003-2007 ishte anëtar i Këshillit për Pakica Kombëtare në Qeverinë e Republikës së Kroacisë (Savjet za nacionalne manjine pri Vladi Republike Hrvatske). Më 16 qershor 2004, Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me shpërblim për kontributin e dhënë albanologjisë dhe për përfaqësim të denjë të komunitetit shqiptar në Republikën e Kroacisë. Më 29 prill 2005, u laureua me shpërblimin e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (Hrvatska akademija znanosti i umjetnosti) për librin Vlasi u historiografiji (Vllehët në historiografi), i cili u shpall libër i vitit 2004. Më 21 dhjetor 2011, me rastin e 75 vjetorit të lindjes, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës e shpalli shkencëtar të vitit 2011.

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, HISTORIAN I MADH, Ndahet nga jeta, PROF. DR. ZEF MIRDITA

VRASJET DHE ZHDUKJET PA GJYQ KUSH I URDHNOI !

April 2, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI-Melbourne-Australi/

Ne Foto: “DY HERONJË”… QË VAZHDOJNË  ME  VRA  SHQIPTARËT  EDHE  SOT…/

■“… Kallxon nji zojë e cila, aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim përsonal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si nji ditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasadorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!..” Simbas rrëfimit të grues, ambasadori diplomat i vjetër pan-serbian i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni endè gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë, duhet” – vazhdoi ai “si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!” Shkruen At Daniel Gjeçaj O.F.M. tek libri “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990” fq. 36, 1993.

***

■Një Moter Stigmatine që ka sherbye aso kohe në spitalin e burgut në Shkoder, me emnin Gjyzepina Radovani ka thanë: “Simbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhen verbue, e duhen shurdhue veshët që kanë ndigjue, e pre, gjuhët që mund të flasin, e shkurtue krenat që mund të mendojnë…”

■Mbi bazen e këtij parimi themelor të komunizmit deklaroi edhe ministri i mbrendshem Koçi Xoxe në gjyqin e tij, i akuzuem per “vrasjet dhe zhdukjet pa gjyq, nga komunistët”:

DOSJA 1623: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut komandant. Ka pasur dhe vendim Byroje për këte.”

■Ndersa, Drejtori i Arkivit Shtetit z. Kastriot Dervishi, në një reagim pas intervistës së Nexhmije Hoxhës tregon: “…Në lidhje me krimet, Nexhmija tha se E. Hoxha ishte “burrë shteti” e nuk merrej me këto gjëra. E para: E. Hoxha nuk u bë dot burrë shteti.

Ai ishte shefi udhëheqës i krimit. Është provuar që vëndimet për ekzekutimet me vdekje i merrte Byroja Politike e E. Hoxha, dhe i certifikonin gjykatat.” (Panorama 10.2.2016)

***

■“APROVOHET NDESHKIMI ME VDEKJE…

■NA LAJMËRONI DATËN E EKZEKUTIMIT TË TYRE DHE VULLNETIN E FUNDIT. Komandanti i Përgjithshëm Xheneral Kolonel Enver Hoxha d.v.”

■Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori,  Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “…që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e  dyshimtë dhe Parinë e vendit….”  (Dosja 1623)

 JA SI U ZBATUEN VRASJET DHE ZHDUKJET PA GJYQ:

■1.Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, prandej, edhe masakrohet e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë e fshatit…

■2.At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrë shnjerzore… I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit…Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse. Ishin një brezni që dallohej në shenjë…dhe, që nuk persëritet!

■3.Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith tradhëtisht Don Nikoll Gazulli, vllau i Don Gjon Gazullit, i varun në Shkoder nga Ahmet Zogu në 1927.

■4.At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?)Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht At Josifi Papamihajli… nga Elbasani. Urrejtja per Emnin Klerik… e çoi në kampin e shfarosjes së Bedenit të Korçës. E mbyten në baltë për së gjalli…

■5.Don Luigj Pici (1907 – 10 Nandor 1946) Vritët pabesisht në fshatin Reç të Shkodres, nga forcat e sigurimit të shtetit. Demaskon haptas pushkatimet e Klerikëve të akuzuem pafaj me Organizaten “Bashkimin Shqiptar”…

■6.Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës. Humbi “Dosja”!

■7.Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).  Asht mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940. Pushkatohet nga malazezët me 14 Nanor 1946 …

■8.Don Zef Maksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg…

Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte si “shperblim”… merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit…pushkatohet me 16 Nandor 1946.

■9.At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura… E varrosën naten tek qershija…në oborrin e atij konvikti, ku edhe e masakruene, tek konvikti “Malet tona”.

■10.At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me u shpifë… per këte torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.

■11.Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush…”Dinte shumë…po, nuk fliste!”. E hodhën nga kompanjeli, se gjoja, “ka dashtë me ikë…”.

■12.Imz. Frano Gjuraj (1893 – 20 nandor 1947) Ishte me sherbim fetar nder malet e Dukagjinit…

E sjellin në burgun e Kishës, mbasi e torturojnë, lirohet e vdes mbas dy muejsh me 20 Nandor 1947.

■13.Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye… I dhane një dënim…dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës …E mbyten në Beden dhe e zhytën nder baltat e kënetës…

■14.Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e Tij hetuesit e sigurimit se, janë “pa firmë”… mbasi nuk ka pranue asnjë nga akuzat.

■15Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës…në 1948.

■16.Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë… Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.

■17.Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin dhe asht groposë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti…tek Ai, po shkoj…”, me 31 Korrik 1948.

■18Don Anton Muzaj (12 Maji 1921 – 1948) U torturue tek burgu i Kishës së Fretenëve, në Gjuhadol. Asht pa i zhytun në ujë tek një shatrivan i vogel në piken e dimnit…I smurë me tbc, “lirohet” dhe mbas pak kohe, vdes i shpartalluem nga torturat e smundja e randë.

■19.Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet dhe …vdes në spitalin e burgut në 1948.

■20.Imzot Vinçenc Prennushi (4 Shtator 1885 – 19 Mars 1949) Ishte Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës. Nuk pranon asnjë kompromis me qeverinë e Tiranës per “shkëputje” të Kishës nga Vatikani.

Vdes në burgun e Durrësit nga vuejtjet në tortura…

■21.Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët…1949.

■22.At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin me shpifje ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.

■23.Don Kolec Prennushi (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950) Asht i treti klerik i familjes Prennushi, që mbytet nga komunistët në tortura në kater vjet. Nuk pranoi me nënshkrue “Projektin e Statutit të Kishës Katolike”, që i ka paraqitë klerit per aprovim qeveria e Tiranës.

■24.Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet…e çojnë në manikomjo të Durrësit, dhe atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”…

■25.At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burg në 1951. I njohun si historian.

■26.At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill 1954.

■27.At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.

■28.Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) vdes në burgun e Burrelit (Nuk ka dokumenta)

■29Don Matish Lisna (1924 – 20 Tetor 1958) Në 100 vjetorin e Katedrales së Shkodres, helmatiset nga agjentët e sigurimit. Kishte fillue me predikimet e Tij, me fitue zemrat e Rinisë shkodrane…Duhej zhdukë!

■30.Don Pjeter Tusha (Noga) (1873 – 1958) Interrnohet në Kuq të Kurveleshit, ku vdes i pathyeshem perballë diktaturës mbas 4 vjetësh … Stermundimi dhe mosha bajnë punen e vet…

■31Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë…

■32.At Rrok Gurashi (1894 – 1 Janar 1965)Ka lanë shumë faqe me procese të nenshkrueme në hetuesi.

Atë ditë, me 1 Janar 1965, ka thirrë At Konrrad Gjolaj, që ishte i burgosun dhe asht Rrëfye..

MBAS 1967…

■33.Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)  I shkruen E. Hoxhës: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë edhe me jeten tonë!”…(Arkivi i Min. Mbrend. 1998).

■34.Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Vdes në kampin e shfarosjes së Ballshit në 1973.

■35.Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë…

■36.Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Në vitin 1967 ishte sekretar i Imz. Ernesto Çobës…

Nuk pranoi me deklarue kunder Tij.. U arrestue perherë të dytë, i pari klerik në 1967…dhe, u dënue me 25 vjet burg. Vdiq në kampin e shfarosjes së Ballshit, me 11 Shtator 1981…

■37.Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Shugurohet meshtar me 8.9.1946, nga Imzot Frano Gjini. Dënohet me burg…Asht nder studjuesit e historisë sonë…Helmohet nga njerzit e sigurimit…

■38.Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit të cilat, mendohej se i ka Don Leci… Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986…

■39.Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952…

Një Kalvar i pafund, që mbyllet në dy muej para se të plotsonte dënimin. Vdes në Zejmen në 1987.

■40.Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) U shugurue meshtar në Romë në 1960. Misionar që nuk harroi kurrë martirizimin e vllazenve në Shqipni. E mbysin njerzit e derguem nga sigurimi në New York, me 10 Shtator 1988…se, edhe Ky ishte nxanës i Trackit…

■41.Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i paralizuem, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve nga nderhymja e Shtrausit, me 13 Janar 1989…

***

■HAPNI DOSJET E HETUESËVE TË VIKTIMAVE TË TYNE ! KUSH URDHNOI ?!

■KY ISHTE GJENOCID !

■VRASËS E TERRORISTË “HERONJË”… KA VETEM SHQIPNIA!

■EUROPË ! A I KE SYTË NË BALLË !..

            Vazhdon Pjesa e VII.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani, KUSH I URDHNOI !, VRASJET. DHE ZHDUKJET PA GJYQ

KRISHTI U NGJALL !

March 28, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

MARTIRËT E KISHËS KATOLIKE NË SHQIPNI THIRRËN:“Jam i pafajshëm, po vdes në krye të detyrës s’eme.

Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Papa, Rrofshin Katolikët, Rroftë Shqipnija!/

U bëj hallallë gjyqit dhe ato që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm!”/

  • Genocidi komunist ka përfshi nga viti 1944 – 1990 këta Klerikë Katolik në Trojet Shqiptare:/
  • TË PUSHKATUEM:

(Me gjyqe, pa gjyqe dhe gjyqe të mëshefta)

  1. Imzot FRANO GJINI (1886 – 1948) Regjent i Delegacionit Apostolik në Shqipni. 1945.
  2. Imzot GJERGJ VOLAJ (1904 – 1948) Ipeshkëv i Sapës.
  3. Imzot NIKOLL DEDA (1890 – 1948)

4   Imzot NIKOLL NOGA (TUSHA) (1895 – 1946)

  1. At MATI PRENNUSHI OFM. (1882 – 1948) Provinçial i Françeskanve të Shqipnisë.
  2. At ÇIPRIAN NIKA OFM. (1900 – 1948) Guardian i Françeskanve të Shkodres.
  3. At LEKË LULI OFM. (1908 – 1944).
  4. At LEONARD TARGAJ OFM. (1910 – 1945)
  5. Don LAZËR SHANTOJA (1892 – 1945)
  6. Don NDRE ZADÊJA (1891 – 1945)
  7. Don MARK GJANI (1909 – 1945)
  1. At PAPA PANDI (1909 – 1945)
  2. At ANTON HARAPI OFM. (1888 – 1946)
  3. At GIOVANI FAUSTI  SJ. (1899 – 1946)
  4. At DANJEL DAJANI  SJ. (1906 – 1946)
  5. At GJON SHLLAKU  OFM. (1907 – 1946)
  6. Don NIKOLL GAZULLI (1893 – 1946)
  7. Don ALFONS TRACKI (1892 – 1946)
  8. Don LUIGJ PICI (1907 – 1946)
  9. Don ZEF MAKSEN (1901 – 1946)
  10. At BERNARDIN LLUPI  OFM. (1894 – 1946)
  11. Don LUIGJ PRENDUSHI (1896 – 1947)
  12. Don DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)
  13. Don ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
  14. Don EJËLL KOVAÇI (1920 – 1958)
  15. Don DEDË MALAJ (1920 – 1959)
  16. Don ZEF BICI (1919 – 1968)
  17. Don MARK DUSHI (1920 – 1968)
  18. Don MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
  19. Don SHTJEFËN KURTI (1898 – 1971)
  20. Don MIKEL BELTOJA ( 1935 – 1974)
  21. Seminaristi MARK ÇUNI (1919 – 1946)
  • TË VDEKUN NË TORTURA:
  1. At LORENC MITROVIÇ OFM. (1872 – 1943)
  2. At BERNARDIN PALAJ OFM. (1894 – 1946)
  3. At SERAFIN KODA OFM. (1915 – 1947)
  4. Papa JOSIF PAPAMIHAJLI (1912 – 1948)
  5. Don ALEKSANDËR SIRDANI (1892 – 1948)
  6. Don PJETËR ÇUNI (1914 – 1948)
  7. Don DEDË PLANI (1889 – 1949)
  8. Don JAKË BUSHATI (1890 – 1949)
  9. Imzot JUL BONATI (1874 – 1951)
  10. Vlla GJON PANTALIA ( 1887 – 1947)
  • TË VDEKUN PAK KOHË MBAS TORTURASH NGA SIGURIMI I SHTETIT:
  1. Imzot FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
  2. Don ANTON MUZAJ (1921 – 1948)
  3. Don KOLEC PRENNUSHI (1902 – 1950)
  4. Don LAZËR JUBANI (1925 – 1982)
  • TË VDEKUN NË BURGJE E KAMPE SHFAROSJE:
  1. Imzot VINÇENC PRENNUSHI OFM. (1885 – 1949)
  2. Imzot ERRNESTO ÇOBA (1913 – 1980)
  3. Don MARK BICAJ (1911 – 1946)
  4. Don NIKOLL SHELQETI (1892 – 1947)
  5. Don EJËLL DEDA (1917 – 1948)
  6. Don NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
  7. At GASPËR SUMA OFM. (1897 – 1950)
  8. At PAL DODAJ OFM. (1880 – 1951)
  9. At KARLO SERREQI  OFM. (1911 – 1954)
  10. At KLEMENT MIRAJ  OFM. (1882 – 1956)
  11. At RROK GURASHI  OFM. (1894 – 1965)
  12. Don RROK  FRISKU (1892 – 1956)
  13. Don PJETËR  NOGA (TUSHA) (1873 – 1958)
  14. Don ANTON  DOÇI (1920 – 1973)
  15. Don MARK  HASI (1920 – 1981)
  16. Don LEC SAHATÇIJA (1906 – 1986)
  17. Don NIKOLL  GJINI (1911 – 1987)
  18. Don PJETËR GRUDA (1922 – 1989)

 VDIQËN MBASI VUEJTËN DËNIMIN:

 Imzot GJERGJ HABERI (1874 – 1950)

  1. Don ZEF SHTUFI  (1879 – 1950)
  2. Don NDOC NIKAJ (1864 – 1951)
  3. Don MARK SHLLAKU (1865 – 1951)
  4. Imzot BERNARDIN SHLLAKU  OFM. (1875 – 1956)
  5. At BUON GJEÇAJ OFM. (1870 – 1957)
  6. At PAL ÇIURÇIJA OFM. (1878 – 1957)
  7. At PASHKO GJADRI SJ. (1877 – 1960)
  8. Don NIKOLL KIMZA (1878 – arratiset, vdes në Romë 1960)
  9. Don NDOC SUMA (1887 – 1962)
  10. Don TOMË LACAJ (1898 – 1962)
  11. At MARIN SIRDANI OFM. (1885 – 1962)
  12. Don VLASH MUÇAJ (1918 – 1963)
  13. At LEONARD SHAJAKU  OFM. (1887 – 1964)
  14. Don MEHILL ÇUNI (1871 – 1965)
  15. At ÇIRIL CANI OFM. (1875 – 1967)
  16. Don LAZËR DEDI (1919 – 1967)
  17. Don PRENKË QAFALIA (1900 – 1967)
  18. Don NIKOLL SHLLAKU (1886 – 1967) 
  19. Don NDRE  LUFI  (1878 – 1969)
  20. At FLORIAN BERISHA  SJ. (1897 – 1970)
  21. At MARK  HARAPI SJ. (1890 – 1974)
  22. At MARJAN PRELA  OFM. (1885 – 1974)
  23. At GJON KARMA  SJ. (1896 – 1975) 
  24. Don PAL GJINI (1905 – 1975)
  25. At ALFONS ÇUNI  OFM. (1900 – 1976)
  26. Don NDUE SOKU  (1922 – 1976)
  27. Don LEKË DREDHAJ (1899 – 1976)
  28. At MËHILL  MIRAJ  OFM. (1909 – 1978)
  29. Don INJAC  GJOKA (1916 – 1979)
  30. At GEGË LUMAJ  OFM. (1904 – 1980)
  31. At  DONAT KURTI  OFM. (1903 – 1983)
  32. At  MËHILL TROSHANI  SJ. (1904 – 1983)
  33. At  SEBASTJAN DEDA OFM. (1916 – 1984)
  34. At  FILIP MAZRREKU OFM. (1913 – 1984)
  35. At FRANO KIRI OFM. (1902 – 1986)
  36. At FERDINAND PALI OFM. (1907 – 1986)
  37. Don MARIAN ARTA (1905 – 1986)
  38. At AUGUSTIN ASHIKU OFM. (1906 – 1986)
  39. At PJETËR MËSHKALLA SJ. (1901 – 1988)
  40. Don KOLEC TONI (1932 – 1992)
  41. Don NDOC SAHATÇIJA (1904 – 1993)
  42. At PETRAQ ISAK (1914 – 1997)
  43. Fra GASPËR JUBANI (1920? – 1992)
  44. Fra Ndue VILA (1879 – 1956)
  • KLERIKË QË U ZHDUKËN NGA SIGURIMI I SHTETIT KOMUNIST:
  1. Don MATISH LISNA (1924 – helmatisë 1958)
  2. Don PRENKË NIKÇI (1921 – aksidentalisht 1974)
  3. Don LAZËR SHELDIJA (1928 – 1988, vra në SHBA)
  • VUEJTËN DËNIMIN DHE ISHIN NË SHERBIM TË FESË MBAS VITIT 1993:
  • 25 Prill 1993 PAPA GJON PALI II – në SHQIPNI.

“….Të dashtun Vllazën e Motra! Sa herë në të kaluemen ju asht dashtë me ruejtë identitetin tuej. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shque figura e naltë e të Krishtenit Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i respektuem nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e Popullit Shqiptar…

Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vllazën e Motra s’ ishte pa kurrë në historinë e njerzimit…”

                                                         Papa Gjon Pali II (Në Sheshin Skenderbej Tiranë)

                                          Buletini Katolik Shqiptar, Vol.XIV. fq. 171, 1993. San Francisco USA.

  1. 113. Imz FRANO ILLIJA Argjipeshkëv i Shkodres (1918 – 1997)
  2. Imzot NIKOLL TROSHANI (1915 – 1996)
  3. Imzot ZEF SIMONI (1928 – 2009)
  4. Imzot MIKEL KOLIQI ●KARDINALI I – SHQIPTAR (1902 – 1997)
  5. At ZEF PËLLUMBI OFM. (1924 – 2008)
  6. At ALEKS BAQLI OFM. (1918 – 1993)
  7. At JAK GARDIN SJ. (1905 – 1996)
  8. Don ZEF GILA (1916 – 2000)
  9. At KONRRAD GJOLAJ OFM. (1918 – 2000)
  10. Don SIMON JUBANI (1928 – 2011)
  11. At LEON KABASHI OFM. (1906 – 1998)
  12. Don LUIGJ KÇIRA (1925 – 2008)
  13. Don NDRE KRROQI (1922 – 1996)
  14. At ANTON LULI SJ. (1910 – 1999)
  15. At DIONIZ MAKA OFM. (1910 – 2004)
  16. Don NIKOLL MAZRREKU (1912 – 1996)
  17. Don PASHKO MUZHANI (1915 – 1993)
  18. Don NDOC NDOJA (1914 – 1996)
  19. Don LORO NODAJ (1918 – 1996)
  20. Don NDOC NOGAJ (1926 – 2011)
  21. Don GJERGJ SIMONI (1935 –
  22. Don ERRNEST TROSHANI (1928 –
  23. Don MARTIN TRUSHI (1933 – 1998)
  24. At GJERGJ VATA SJ. (1915 – 2000)
  25. At VIKTOR VOLAJ OFM. (1910 – 1995)
  26. Don JAK ZEKAJ (1906 – 1995)
  • MOTRA QË VUEJTËN DËNIME NË BURGJET KOMUNISTE:
  1. Moter GJEORGJINA BULGARECI (1928 – ?
  2. Moter LILJANA RADOVANI (1925 – ?

 

■EDHE HARRESA ASHT VRASJE…E SHPESH, MA E RANDË SE PREJ PLUMBIT!

PO, MOS HARRONI… TË GJITHË PARA SE TË PUSHKATOHEN KANË THIRRË:

“RRNOFTË SHQIPNIA!”…

Melbourne, 26 Mars 2016.

Shenim: Nga libri “KKSH perballë Gjenocidit komunist 1944 – 1991” Autor FR. 2013.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Fritz radovani, Krishti u ngjall, MARTIRËT E KISHËS KATOLIKE, NË SHQIPNI

ATA VUEJTEN SI KRISHTI…

March 25, 2016 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*

■“E PREMTJA E ZEZË NË SHQIPNI KA FILLUE ME 29 NANDOR 1944…/

     DHE, KA ME VAZHDUE DERISA TË MBAROJË KOMUNIZMI !”/  Don Dedë MALAJ 1959/

 ■1.Don Mark XHANI (1909 – 1945) I kerkohet me u shpifë per Imz. Frano Gjinin, po Ky nuk pranoi… E mbysin në tortura e trupin ua hjedhin qejve të Mirditës. Ishte 36 vjeç.

 ■2.At Papa PANDI (1910 – 1945) E marrin forcat e Ndjekjes në Korçë dhe e fusin në një pyll, ku i presin koken me sopatë. Ia vune koken tek Kryqi mbi gjoks. Ishte 35 vjeç…

 ■3.At Josif PAPAMIHAJLI (1912 – 1946) Ishte nga Elbasani. E dënojnë dhe e dergojnë në kampin e Maliqit… Aty e mbysin tue zhytë në baltë se nuk mohonte Krishtin. 34 vjeç.

 ■4.Don Mark BICI (1909 – 1946) E mbysin në tortura në hetuesi të Oroshit. Ishte 27 vjeç.

 ■5.At Bernardin PALAJ (1894 – 1946) E mbysin në hetuesi tek Konvikti “Malet tona” tue e torturue me korrent elektrik. E varrosin në oborr tek qershija… Ishte 52 vjeç…

 ■6.At Serafin KODA(1893 – 1947) Nuk pranon me akuzue shokët, e mbyt hetuesi 54 vjeç.

 ■7.Vlla Gjon PANTALIA (1887 – 1947)Nuk dishmon asgja per Jezuitët… Ishte në hetuesi tek Kisha e Fretenve, e hudhin nga kompanjeli se gjoja desht me ikë. Ishte 60 vjeç.

 ■8.Don Nikoll SHELQETI (1892 – 1947) E dënojnë dhe e nisin per në kampin e Bedenit të Kavajës… Atje policët e kampit e zhysin nder baltat e knetës, ku jep Shpirtë 55 vjeç…

 ■9.Don Dedë PLANI(1889 – 1948) Prifti i Dukagjinit qendron e nuk pranon asnjë akuzë.

Zhdukun edhe dosjen se nuk ka asnje firmë nga Prifti, dhe e mbysin 59 vjeç…

 ■10.Don Nikoll LASKAJ (1898 – 1948) Vdes nder baltat e kampit Bedenit. Ishte 50 vjeç.

 ■11.Don Aleksander SIRDANI (1891 – 1948) Ishte dijetar… E masakrojnë në hetuesinë e Koplikut, ku edhe e zhysin nder pusat e zezë… Ishte 57 vjeç. Bashkë me Té ishte edhe…

 ■12.Don Pjeter ÇUNI (1914 – 1948), i cili pëson të njajtin rrezik në moshen 34 vjeçare…

 ■13.Don Anton MUZAJ (1921 – 1948) Sëmuret nga tbc, dhe e lirojnë me vdekë 27 vjeç…

 ■14.Don Ejëll DEDA (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Fretenve dhe vdes 31 vjeç…

 ■15.Don Jakë BUSHATI (1890 – 1949) E zhysin hetuesit e Lezhës në ujë të ftohët deri në bel, po nuk pranon asnjë akuzë… E lanë aty derisa vdes në moshen 59 vjeç.

 ■16.Don Kolec PRENNUSHI (1902 – 1950) E torturojnë me korrent elektrik në hetuesi, nuk pranon “Statutin e Kishës” nga shteti, i shkatrrojnë zemren. E lirojnë e vdes 48 vjeç.

 ■17.Imzot Jul BONATTI (1874 – 1951) E sjellin nga Italia, e dënojnë dhe e dergojnë në një manikomjo të Durrësit, ku aty gjoja e shkyejnë të sëmurët. Dijetari ishte 75 vjeç…

 ■18.Don Matish LISNA (1924 – 1956) Ishte puntor në fermë. E helmatisin e vdes 34 vjeç.

 ■19.Don Vlash MUÇAJ(1892 – 1963)Ishte nga Kruja. E arrestojnë, vdes në tortura 71 vjeç.

 ■20.Don Mikel BELTOJA (1935 – 1973) Dënohet me vdekje: “Ka fye diktatorin Hoxha”.

Ditën e vrasjes e shkyjnë per gjymtyrësh kriminelat Shyqyri Çoku me shokë… 38 vjeç.

 ■21.Don Prenkë NIKÇI (1921 – 1974) Nuk pranon me mohue Zotin nder mbledhjet me fshatarë… Ishte në punë në fabriken e çimentos në Krujë, ku e hudhin nder kazana…

 ■22. Don Mark HASI (1920 – 1981) Hetuesi Nesti Kopali i mberthen gjuhën me thikë për tavolinë në hetuesi… Në 1968 dënohet prap 25 vjetë, dhe vdes në Ballsh 61 vjeç…

 ■23.Don Lazer JUBANI (1925 – 1982) Helmohet nga agjentët e sigurimit. Ishte 57 vjeç…

 ■HAPNI DOSJET E KRIMINELAVE !

Shikoni gradat e tyne, dekoratat dhe rrogat që shteti komunist oriental, vazhdon edhe sot me ua pague edhe trashigimtarëve të tyne bashkë me shperblimet e krimeve!

■HAPNI DOSJET E GJENOCIDIT… Aty do të gjeni edhe Dosjet e Martirëve dhe të Atyne Atdhetarëve, që shumica u mbyten dhe vdiqën nder tortura mizore…

■SHIKONI ME KUJDES MOSHAT E TYNE…

DHE, DO TË BINDENI PSE VDIQËN, IDEALI I TYNE ISHTE ATDHEU E FEJA! KURRË MOS HARRONI SE: ATA VUEJTEN SI KRISHTI !

 Shenim: Nga libri “KKSH perballë Gjenocidit komunist 1944 – 1991” Autor FR. 2013.

Melbourne, 24 Mars 2016.

* Botohet me rastin e se Premtes se Madhe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: ATA VUEJTEN SI KRISHTI..., Fritz radovani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT