Nga Gjon KAÇAJ/
Lodrat fëminore me flluskat janë të hershme, thjeshtë zbavitëse, ato pëlcasin njëra pas tjetrës ashtu siç shuhen jetët e lodraxhinjëve”patriotë” që sfidojnë flakët e ferrit për të fituar parajsën me patriotizmin e tyre pa kushte në të gjitha etapat .
Gusht
70 vite ma parë,1948-2018
30 vite ma parë,1988-2018
20 vite ma parë,1998-2018
Po Gushti edhe sot…..!
70 vite nga nata ma e dhimbshme e nanës malësore që sapo lindi në dhomën e mundimeve dy vajza binjake i sjellin dy kova ujë për të pastrua njollat e lindjes,e pa u mbushë me frymë dhe pa fshi djersët e ftohta të përziera me lotët e saj i turren si hutini zogjve, i fusin fëmijtë e posalindur në dy strajca ushqimesh dhe nanën e tërheqin rrëshjan deri sa e hjedhin si zhele ne makinën e gatshme së bashku me vajzat në strajca.
Binjaket dhe nanën i zbresin nga makina 4 km larg burgut të Koplikut në mes të pishave në zallin e Postopojës.
Sa zbarrdhi drita heshtjen e barinjeve e thyen kukatjet e nanës,mbi engjujtë pa jetë që i varrosen në heshtje, mbasi drejt burgut të Koplikut nën shoqërimin “ e patriotëve”në varg si korrilat shpejtonin të kërcnuar burra e gra që do të përjetonin vdekjen tragjike të dy meshtarëve po në atë burgun e Koplikut që ishte dhe do të mbetet i torturave ma çnjërzore në krejt Europen lindore mbas luftës së dytë Botërore.
Vetëm një memorje në mykun e harresës,si nga studiusit e ti lëmë historianët “ patriotë” që propagandojnë barazinë e viktimave me kriminelët e tyre.
Gusht 1948,i nxjerrin të lidhur me vargoj në pjesën e mbrapme të burgut,( ish mullini i Tom Zefit) dy meshtarët e Malësisë së Madhe,don Lek Sirdani 54 vjeç e dom Pjetër Çuni 34 vjeç.
“Patriotët entuziastë” në krye të turmës ishin gati ti shkyenin dhe djersinin kush ti shtynte i pari në gropën e ujnave të zeza.
Edhe vdekja në këtë mënyrë u dukej pak…!
Kush me sfurk hekuri e kush me gurë u zhyste kokën e kush për patriotizëm thërriste: ku e keni Krishtin tujë? A po ju shpëton?
Nga ky Gusht tek Gushti 1988
Havzi Nela ,martiri i fjalës së lirë,poeti puro Shqiptar i kushtrimeve të mëdha,mësuesi Kuksjan i arsimuem në Shkodër arratiset në Prishtinë.Ishte 33 vjeç. E riatdhesojnë. Vuan 20 vite në burgjet e diktaturës.E lirojnë me kusht pa të drejtë kthimi në vendlindje se mund të helmonte nxënësit ….!
E mbajnë të izoluar në vetmi nën presionin e operativit të zonës që i kërcnohej 3 herë në ditë si Zoti i qiellës e tokës,i veshur me armatim deri në dhamë.
Një duel i heshtur mori dheun?
Sulmon poeti me 3 fjalë: Edhe unë të vras!
Kishte sajue nga një dru të kalbun pistoletën…! E mbante dorën në brez.
Të alarmuem zbarkuen nga toka dhe ajri forcat speciale .
Drurin e bënë top .E prangosën në fushën e mejdanit.
I hoqën drurin nga brezi dhe i vendosën një pistoletë për të cilën i jepet dënimi maksimal me 8 vite heqje liriet nga prokurori i seances Fari Dani me motivacionin armëmbajtje pa leje dhe kanosje për vrasje me paramendim .
Me krenarinë e lindur poeti i burgosur ndihej si në shtëpinë e tij.Për ti rikthyer autoritetin operativit pas një jave e degradojnë pokurorin Farih Danin me detyrë komandant toge ne Pulaj të Velipojës dhe me ngut rigjykon poetin prokurori i gjykatës kushtetuese Fehmi Abdiu.Mbas varjes në litar e zbritën nga trekandshi ,kufomën e keqtrajtojnë mizorisht e varrosin në mes të një shkambi në një gropë të hapur me kompresor dhe ashtu pingul në kambë mbi kokë i fiksuen shtyllen e tensionit të lartë.
Respekte për bashkëvuejtsin Visar Zhiti mbasi pena e tijë çgjakos qindra martirë dhe konsiderohet e frikshme për ata që shkruen ndryshe letersinë e realizmit socialist për të maskue tumorin kanceroz komentojnë klasen e re të shkrimtarëve burgaxhinjë.
Zhiti duhet ndier mirë me Repishtin ,Biberaj,me Pjeter Pepaj e zonjën Dosti, me Atë Zef Pllumbin e atë Konoradin,me Arbnorin e Butkën…etj etj.
Do ti lutem mos i kushto aq shumë vëmendje skulptorit që realizojë bustin e Havzi Nelës….
Kush e solli vendimin në Kukës për emërtimin e gjimnazit të Kuksit “Havzi Nela” ? Kushe solli bustin, e kush e sponsorizoi? Kush e vendosi ne hyrjen e shkolles mbas 3 ditëve përplasje me bandat e majta.
Ishte shoqata “Havzi Nela” e shkrimtarëve kukesjanë në Gushtin 1998 që pushkën prej drurit e bëri top ndaj akuzës armbajte pa leje e kanosje për vrasje…!
Gusht 2018,me shumë respekt përshëndes vendimin e këshillit bashkiak Kukës për vendosjen e Memorialit Havzi Nela në qender të Kuksit ashtu siç ndiej keqarrdhje për dhanjen e titullit qytetar nderi i Tropojës ish deputetit Gafurr Mazrreku, atentatorit të Azen Hajdarit në parlament.
Mendoj se janë pak që e ndjejnë peshën e krimeve që sillte lufta e klasave dhe fikjen e shiprtave të dlirë.Ne një takim të 2018, këtu në Michigan, me prezencen e ambasadores Luli ,konsulit të nderit Ekrem Barrdha,avokatit Dedvukaj,klerikëve dhe të disa kamerave, Ministri i emigracionit të qeverisë Rama 2, Zoti Majko, ndër të tjera tha:Do të krijojmë degën e regjistrimit të emigrantëve.Të punësuerit duhen të jenë antarë të Partsë Socialiste dhe deomos do të bëjnë propagandë për Kryeminstrin Rama.
Edhe kjo na mungonte këtu në diasporë.
Asnjë lajm dhe asnjë koment nuk u dëgjua .Vetëm një interesim ishte ; sa ështe fondi dhe starti për punsim. A thua mos ëndërrojnë trekëndshin dhe litarin në fyt edhe këtu ne diasporë në SHBA? Pak ditë ma vonë në Këshillin e Vartrës, në New York, dëgjova një shprehje entuziaste : Qezarit t’i japim atë që i takon, dhe Ramës i lumtë që po sistemon rrënojat e gazermave të Italianve që janë përdorur për strehën e të internuarëve dhe ju kujtoj historianëve : fëmijët që lindën në Tepelenë nga nanat e ardhura shtatëzana lindën në natyrë, nën plepa, mbas ferrave; a mbeten të barabartë me fëmitë që linden në maternitete!
Ju kujtoj lenë Gjok Kokaj nga Bajza që edhe sot jeton në Bajzë dhe nanën Mria e Gjok Lucës prej Hotit në rolin e mamisë vullnetare tuj pritë lindjet e fëmijeve me boçet e tyre.