•Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, gjykon se Parlamenti dhe klasa politke duhet të angazhohen për dënimin e krimevet të komunizmit dhe për ligjin e lustracionit./
*Vatra gjykon se zbatimi i ligjit lidhur me dëmshpërblimet është detyrë morale dhe ligjore./
Deklarate e VATRES/
Vatra e ndoqi me vëmendje grevën e urisë të ish të përndjekurve politikë dhe u ndje tepër e shqetësuar për shëndetin e ngujuarëve, të cilët kaluan 20 ditë në grevë, duke vënë në rrezik jetën. Ndërkohë lajmin se presidenti Nishani priti në audiencë përfaqesuesit e grevistave te urisë me 15 qershor, u vlersua nga vatranët si një hap pozitiv për zgjidhjen e gjendjes se krijuar në mënyrë institucionale. Ndërsa dhënia e fund e grevës një ditë pas takimit me presidentin, tregoi pjekurinë e grevistëve, të cilët besojnë tek zgjidhja institucionale e kërkesave të tyre, plotësisht të drejta. Vatra e vlerësoi faktin që Kreu i shtetit jo vetëm se shprehu solidaritetin e tij për kërkesat legjitime të grevistave, por ai u zotua edhe se do të përdorëte autoritetin e tij për rikthimin dhe zbatimin e Rezolutës të vitit 2006 . Vatra gjykon se, për kalimin e Rezolutës, duhet të angazhohen të gjithë segmentent e klasës politike dhe, Gjykata Kushtetuese të mos bëhet pengese për një akt që duhej të ishte realizur shumë kohë më parë. Si Parlamenti ashtu edhe klasa politke duhet të angazhohen për dënimin e krimeve të komunizmit dhe për Ligjin e Lustracionit.
Edhe ata që kanë ende nostalgji për diktaturën komuniste, duhet të kene aq ndërgjegje dhe gjykim për të kuptuar se shoqëria shqiptare ka nevojë të eci përpara drejt një të ardhmeje me demokraci të vertetë dhe me drejtësi qe doemos do të vijë- Gjenerata e sotme duhet ta ndjejë veten të privilegjuar që ka rastin ta realizojë!
Për sa i përket dëmshpërblimit të ish të përndjekurve, Vatra u bashkohet kërkesave të grevistëve për zbatimin e ligjit dhe mbajtjen e premtimeve. Ky proces edhe ashtu i vonuar duhet të zbatohet nga qeveria pa vonese. Në botën e civilizuar është e pakuptueshme mungesa, se paku, e një gjesti human nga ana e qeverisë ndaj grevistave, të cilët gjatë dy dekadave të tranzicionit kanë hyrë shpesh herë në greva dhe janë sakrifikuar për të drejtat e tyre. Vatra gjykon se zbatimi i ligjit lidhur me dëmshperblimet është detyrë morale dhe ligjore.
VATRA i bën thirrje Qeverisë që të mos presë ringujim në Greva Urie të ish të burgosurëve, por të programojë realizimin e kërkesave të tyre të drejta, nga ana e saj Klasa politike, të mos kujtohet për ish të burgosurit vetëm në fushata elektorale. Vatranët shpresojnë se premtimi që u bëri presidenti Bujar Nishani përfaqësisë së grevistëve, një ditë para se ata të mbyllnin grevën, nuk do të kalojë në heshtje, as nga Parlamenti, as nga Qeveria!
PESE KERKESAT E ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE
Ish të përndjekurit politikë të futur në grevë urie për shkak të mashtrimit nga qeveria, i drejtojnë kësaj të fundit të pranojë dhe realizojë pesë kërkesa të tyre. Ata kërkojnë një seancë plenare në të cilën Kuvendi të dënojë aktivitetin e diktatorit Enver Hoxha, mbi bazën e konventës mbi torturën, largimin nga e shkuara komuniste dhe të dënohen krimet, gjetja e eshtrave e 4500 qytetarëve të vrarë nga regjimi, ndërtimin e një varreze kombëtare në Tiranë për të pushkatuarit e diktaturës, ngritjen e një muzeumi kombëtar në Tiranë për ata që u martirizuan për fjalën e lirë dhe paqen si dhe ndalimin e botimeve të historisë së diktaturës në median televizive. Provokimi i shqiptarëve me portretet e diktatorit Enver Hoxha dhe nderimet publike të tij të bëra nga mazhoranca e majtë qeverisëse në ceremoninë përkujtimore për 70-vjetorin e Kongresit të Përmetit ka ngjallur reagimin e ish-të përndjekurve politikë. Nga Konferenca Kombëtare “Krimi komunist i padënuar ende”, njëzëri ata kërkuan që klasa politike të distancohet nga diktatura komuniste dhe reminishencat e saj. Ish-të përndjekurit politikë theksuan se ceremonia përkujtimore për 70-vjetorin e Kongresit të Përmetit dhe shfaqja e fotove të ish-diktatorit Enver Hoxha në takimin ku morën pjesë kryetari i Kuvendit dhe deputetë të tjerë të mazhorancës janë rikthimi në të kaluarën më të errët të Shqipërisë. Gjithashtu ata janë shprehur të indinjuar edhe për debatin e zhvilluar mbi enverizmin dhe simbolet e komunizmit gjatë seancës së ditës së enjte parlamentare. Mustafa Lici, kryetar i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal, forcë politike e cila ishte pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet e 23 qershorit dënoi ashpër qëndrimin e mbajtur nga Rama e Meta në Kuvend. Ata kërkuan mbajtjen e një seance me debat në Parlament për krimet e bëra nga diktatori Hoxha, si dhe dënimin e tyre në bazë të rezolutës së miratuar nga Parlamenti shqiptar. Kështu ditën e shtunë shqiptarët u provokuan sërish me portretin e diktatorit dhe nderimet publike të tij. E majta është përkujdesur në detaje për organizimin e një aktiviteti me rastin e 70-vjetorit të Kongresit të Përmetit. Aktiviteti është organizuar në kujdesin e strukturave të Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe Bashkisë së majtë të Përmetit. Nëpër rrugët e qytetit, si rrallë ndonjëherë kalonin disa grupe njerëzish që ishin përgatitur për të pritur Ilir Metën, Gramoz Ruçin. Ata mbanin në duar portretin e diktatorit si dhe pankarta me mbishkrimet “Partia Komuniste e Shqipërisë”, “Lavdi PPSH”, “Rroftë PPSH”, ndërsa brohorisnin në kor: “Rroftë Partia Komuniste”. As Meta, as Ruçi dhe asnjë nga deputetët e majtë nuk u distancua nga kjo pritje aspak normale për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërkohë, mes njerëzve që shoqëronin Metën dhe Ruçin kishte edhe fëmijë që mbanin në duar fotot e diktatorit. Pas ecjes në rrugët e qytetit të Përmetit, aktiviteti është zhvendosur në ambientet e brendshme të godinës, ku u mbajt Kongresi i Përmetit. Në sallë veteranët brohorisnin në kor Partinë Komuniste dhe Enver Hoxhën, përfaqësuesit e majtë me në krye Metën dhe Ruçin duatrokisnin.
Kërkesat
– Një seancë plenare në të cilën Kuvendi të dënojë aktivitetin e diktatorit Enver Hoxha, mbi bazën e konventës mbi torturën
– Largimi nga e shkuara komuniste dhe të dënohen krimet
– Gjetja e eshtrave e 4500 qytetarëve të vrarë nga regjimi
– Ndërtimi e një varreze kombëtare në Tiranë për të pushkatuarit e diktaturës
– Ngritjen e një muzeumi kombëtar në Tiranë për ata që u martirizuan për fjalën e lirë dhe paqen
– Ndalimin e botimeve të historisë së diktaturës në median televizive
Ish e përndjekura, 70 vjeç i bashkohet grevës
Tendës të grevës së urisë së ish-të përndjekurve i është bashkuar ditën e djeshme një tjetër protestuese. Ajo është Turbullira Jakup Shalsi, 70 vjeç. Grupi i ish-të përndjekurve në ditën e tretë të grevës së urisë janë shprehur se janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre. Ata janë vendosur përpara Parlamentit dhe në afërsi të Institutit të të Përndjekurve Politikë. Ndërkohë që Fatmir Hoxha, organizatori i grevës së urisë së ish-të përndjekurve u shpreh se janë të vendosur për ta çuar deri në fund grevën e urisë. “Nuk i shkëputemi grevës deri në vdekje. Ta marrë vesh politika shqiptare jemi të vendosur burra dhe gra deri në vdekje, të dënohet krimineli Enver Hoxha”, u shpreh ai. 15 ish-të përndjekurit që janë vendosur me çadra përpara Parlamentit dhe në afërsi të selisë së tyre hynë në grevë urie me 5 kërkesa drejtuar qeverisë. Pavarësisht se kur ishte në opozitë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte zotuar se do t’i kthente dinjitetin moral dhe material shtresës së ish-të përndjekurve politikë, një pjesë e tyre sot janë në grevë urie, sepse ndihen të mashtruar nga Kryeministri, qeveria e të cilit u hoqi fëmijët nga puna dhe jo vetëm nuk po dënohet figura e Enver Hoxhës, përkundrazi ai dhe simbolet e komunizmit po adhurohen dhe nderohen nga mazhoranca e majtë.
Ish Aleatët e Ramës kërkojnë largimin e tij
Vetë aleatët e Ramës kërkojnë largimin e tij si Kryeministër i vendit. Kështu të tjerë të përndjekur politikë do të nisin protesta përpara Parlamentit, pas provokimeve të të majtëve me nderimet kundrejt figurës së Enver Hoxhës. Partia e Mendimit Liberal të Shkodrës, e cila për zgjedhjet e 23 qershorit bëri aleancë me Kryeministrin Rama shprehet e penduar që i ka besuar premtimit të Ramës përtej së majtës dhe së djathtës. Ata e kanë akuzuar Ramën se së bashku me Ilir Metën duan të instalojnë sërish simbolet e diktaturës. Kryetari i Partisë Mendimi Liberal i Shkodrës, Mustafa Lici, në një intervistë televizive thekson se kjo parti ka dalë nga koalicioni pasi Rama ka shkelur marrëveshjen dhe së bashku me kreun e LSI kërkon ringritjen e bustit të Enver Hoxhës, ringritjen e diktatorëve të mëparshëm, që të gjithë të përndjekurit politikë i kanë vuajtur në kurriz. “Kur një njeri nuk të respekton marrëveshjen nuk ke çfarë bën më me të. Qe një gabim i pafalshëm. 13 mandate janë partitë politike, një nga ato parti që kam kontribuar për të marrë mandate jam edhe unë. Ky person shkeli marrëveshjen me ne, sepse e kompletoi Ilir Meta, e kompletoi një njeri, i cili po kërkon ringritjet e bustit të Enver Hoxhës, ringritjet e diktatorëve të mëparshëm që ne e kemi vuajtur në kurriz”, u shpreh ai. (Kortezi: Dorina Tile)
Totozani: Po monitorojmë grevat, vëmendje maksimale nga institucioni ynë
TIRANË, 31 Maj/ Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka vizituar të shtunën grevën e burgosurve politikë, që zhvillihet para godinës së Institutit të të Përndjekurve Politike, dhe pas bashkëbisedimit me grevistët ka kërkuar të nisin dialogun në vend të sakrificës sublime sic është greva e urisë.
Totozani u shpreh se “është në fokusin e institucionit të Avokatit të Popullit monitorimi i grevave, që kohet e fundit kanë startuar në kryeqytet, si ajo e grevisteve të pushuar nga administrata publike si dhe rasti i të përndjekurve politike”.
Po ashtu, Totozani tha se “grevistët do të trajtohen me vëmendjen maksimale nga institucioni i Avokatit te Popullit. Grevistët duhet të trajtohen me kujdes. Brenda kompetencave, ne do mbajmë qëndrimet tona. Po monitorojmë sjelljen e policisë dhe të mjekëve”, theksoi ai.
NISI GREVA E URISE PARA KRYEMINISTRISE
10 të ikur nga administrata hyjnë në grevë urie, përplasen me policinë, mes tyre dhe deputetë të PD/
Tirane-10 përfaqësues të larguar nga administrata nisën rreth orës 21:00 grevën e urisë në çadrën e ngritur në krahun e majtë të kryeministrisë, përpara piramidës.
Të larguarit nga administrata ishin para piramidës që në mesditë, në përpjekje për të ngritur çadra në mënyrë që ata të futeshin në grevë urie. Por nuk janë lejuar nga forcat e policise, sepse sipas kësaj të fundit nuk kishin dokumentacionin për të zhvilluar grevë.
Më herët grevës së të larguarve nga administrata i janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike, mes të cilëve edhe Sali Berisha, të cilët kanë kërkuar që policia të lejojë të zhvillohet greva, sepse ajo është e ligjshme dhe demokratike.
Në orën 21:30 10 grevistët vizitohen nga deputeti demokrat, Sali Berisha
Në orën 21:00 Pas shumë tentativave policia lejon që të larguarit nga administrata të ngrenë çadra për grevën e urisë. 10 persona u futën në çadër për të filluar grevën. Nërkohë që policia ka shoqëruar në komisariatin nr. 1, një nga pjesëtarët e Forumit Rrinor të Partisë Demokratike.
Në orën 20:00 të larguarit nga administrata përpaslen me policinë, sepse kjo e fundit nuk ka lejuar që përfaqësuesit e të larguarve nga administrata të vendosen tualetet dhe objekte të tjera për t’i ardhur në ndihmë misionit për të qëndruar në grevë. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike të cilët janë revoltuar me policinë.
Në orën 18:39 deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka,Gent Srazimiri dhe Edi Paloka shkuan në Drejtorisë e Policië së Tiranës. Deputetet kërkuan nga policia shpjegim pse nuk lejohet ngritja e çadrave nga ana e të larguarve nga puna.
Në orën 17:00 deputetë të PD-së Majlinda Bregu, Albana Vokshi, Mesila Doda, Flamur Noka janë pranë të larguarve nga puna të cilët thonë se janë në grevë urie.
Rreth orës 16:00 forcat blu çmontuan skeletin prej hekuri ku do të ngrihej çadra e cila ishte parashikuar të vendosej para Piramidës, ndërsa përfaqësia e shoqatës së të larguarve thonë se nuk do të heqin dorë.
Po në këtë orë të larguarve nga administrata i është bashkuar edhe deputetja e PD.
Bregu: Eshte e papranueshme, qeveria të lejojë grevën
Majlinda Bregu e cila ka kërkuar lejimin e kësaj greve, dhe reagimin e strukturave shtetërore.
“Për këtë qeveri që i ka të freskëta protestat e veta, ka frikë nga këto protesta të qytetarëvë të shkarkuar nga puna. Kjo protestë duhet të jetë e lejuar sepse është element i demokracisë. Duhet një reagim i menjëhershëm i strukturave shtetërore. Qytetarët e larguar nga puna kanë pritur një reagim të plotë, por janë gënjyer dhe mospërfillur. Kjo është e papranueshme”, tha Majlinda Bregu
Sipas policisë, cadra nuk do të lejohet të ngrihet, pasi përfaqësuesit e grevistëve nuk kanë marrë leje në polici, ndërsa rreth mesditës kanë shoqëruar në komisariat dy persona që po sillnin mjete ndihmëse për grevën e të larguarve nga adminstrata.
Lajmi për grevë u bë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi mesditën e sotme rreth orës 12:00.
Sipas saj , greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
“Do jemi 10 deri në 13 persona.Do të vendosim një çadër para Kryeministrisë. Greva e urisë do të fillojë që tani”, tha Qafzezi.
Shoqata kërkon kthimin në punë të 7000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit.
Bregu: Eshte e papranueshme, qeveria të lejojë grevën
Majlinda Bregu e cila ka kërkuar lejimin e kësaj greve, dhe reagimin e strukturave shtetërore.
“Për këtë qeveri që i ka të freskëta protestat e veta, ka frikë nga këto protesta të qytetarëvë të shkarkuar nga puna. Kjo protestë duhet të jetë e lejuar sepse është element i demokracisë. Duhet një reagim i menjëhershëm i strukturave shtetërore. Qytetarët e larguar nga puna kanë pritur një reagim të plotë, por janë gënjyer dhe mospërfillur. Kjo është e papranueshme”, tha Majlinda Bregu
Sipas policisë, cadra nuk do të lejohet të ngrihet, pasi përfaqësuesit e grevistëve nuk kanë marrë leje në polici, ndërsa rreth mesditës kanë shoqëruar në komisariat dy persona që po sillnin mjete ndihmëse për grevën e të larguarve nga adminstrata.
Lajmi për grevë u bë i ditur nga kryetarja e Shoqatës për mbrojtjen e të shkarkuarve nga puna, Nertila Qafzezi mesditën e sotme rreth orës 12:00.
Sipas saj , greva erdhi si pasojë e moszgjidhjes së kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
“Do jemi 10 deri në 13 persona.Do të vendosim një çadër para Kryeministrisë. Greva e urisë do të fillojë që tani”, tha Qafzezi.
Shoqata kërkon kthimin në punë të 7000 punonjësve të administrates, që sipas tyre janë shkarkuar në mënyrë antiligjore nga puna. Më herët ata kanë zhvilluar edhe protesta para Kuvendit.