• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Lamtumirë, Musli Mulosmanaj!

May 6, 2017 by dgreca

3 fitimi3 Muslia2 harry3 fitimiSami

Kanë qenë të shumtë shqiptaro-amerikanët që kanë marrë pjesë në shërbimet Funerale dhe në përcjelljen drejt banesës së fundit të Musli Mulosmanaj,  atdhetarit të përkushtuar ndaj cështjes Kombëtare, nacionalist i shquar, legalist dhe antikomunist i përbetuar i komunitetit shqiptar në SHBA dhe trashëgimtari më vjetër i familjes së Binak Alisë, vatrani i përkushtuar, deri në Kuvendin e vitit 2014 ishte anëtar i këshillit të Vatrës, ndërsa deri kur u nda nga jeta ishte pjesë e Advisory Board i Vatrës. Gjatë ditës së Premte, duke filluar nga ora 12 e mesditës e deri në orën 9 të mbrëmjes, vargu njerëzve që ngushëllonin ishte i pambarimtë ne Shtepine Funerale në Shtëpinë Mortore F.Ruggiero & Sons ne Yonkers.

18301739_868607023294511_8547468422055115836_n1Servetja1 populli

Në ceremonitë ka marrë pjesë edhe Princi Leka.Kanë ngushëlluar edhe vatranët me në krye Kryetarin e Vatrës Dr. Gjon Bucaj, zv. Kryetarin Agim Rexhaj me zonjën,Mithat Gashi,  Marjan Cubi, Zef Përndocaj me zonjën, Zef Balaj me zonjën dhe djemtë,Lek Mirakaj, Dritan Mishto, Dalip Greca dhe shumë të tjerë.

Të shtunën me 6 Maj 2017, sërish vijuan ngushëllimet që në orën 8 të mengjesit, për të vijuar më vonë me ceremoninë mortore.Varrimi i të ndjerit u bë në  në Varrezat Maple Grove Cemetery, në adresën: 83-15 Kew Gardens Road, Kew Gardens, NY .Sherbimet fetare u kryen nga Imami Rifat Halili.

Po sjellim të plotë fjalën e z. HARRY BAJRAKTARIT NË CEREMONINË MORTORE TË MUSLI MULOSMANAJ

E nderuara familje Mulosmanaj.

– Sot kur po ndahemi për herë të fundit nga i ndjeri Musli Mulosmanaj, nga kjo figurë e shquar e familjes së madhe të Binak Alisë, dëshiroj t’ ju shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime, bashkëshortes së tij, Servetes dhe vajzës, Gjuliana Mulosmanaj, si dhe familjes së gjerë Mulosmanaj në New York dhe në Malësinë e Gjakovës.

-Të nderuar bashkatdhetarë, miq dhe të gjithë ju që sot keni ardhur në përcjelljen e fundit të Musli Mulosmanajt.
Sot po ndahemi nga një personalitet i shquar i trungut të familjes së madhe të Binak Alisë.
Sot po na len lamtumirën një figurë e rëndësishme kombëtare, një nacionalist, legalist dhe antisllav i përbetuar. Musli Mulosmanaj, gjithë jetën e tij ia kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare: Shqipërisë, Kosovës dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe familja e tij.
Musli Mulosmanaj u lind në Fang të Bujanit të Malësisë së Gjakovës, nga prindërit Çelë e Gjylë Shabani-Mulosmanaj. U rrit dhe u edukua për shqiptarizëm në kullat legjendare të Binakalive. Ishte i motivuar nga veprat e Binak Alisë, Shaban Binakut, Mic Sokolit, Ali Binakut, Zeqir Halilit e të tjerëve.
Gjyshi i Musliut, Shaban Binaku, për shkak të aktivitetit të tij kombëtar në vitin 1910 u var në litar nga xhonturqit së bashku me Avdullah Hoxhën në pazarinin e Gjakovës.
Çelë Shabani, babai i Musli Mulosmanajt, dhe Mulosmanajt e tjerë të Binak Alisë me forcë kundërshtuan sllavizmin, fashizmin, nacizmin dhe komunizmin. Regjimi i Enver Hoxhës, për shkak të aktivitetit të tyre nacionalist, shumë prej tyre i masakroi, derisa një pjesë tjetër u detyrua të arratisej jashtë Shqipërisë, në Kosovë për ta shpëtuar kokën. Por edhe atje, UDB-ja nuk u la vend. Çelë Shabani dhe Ramë Zeqir Vojvoda, u likuiduan në rrethana të errëta në një spital të Nishit në Serbi, më 1953.
Musli, Can, Hysen dhe Abedin Mulosmanaj, kur arritën në SHBA në vitin 1967 iu bashkuan Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit. Hyseni ishte poet dhe gazetar ku së bashku me Abedinin themeluan gazetën “Atdheu”. Pastaj, Abedin u bë Ministër i Oborrit Mbretnor i mbretit Lekë dhe këtë detyrë e kreu deri në fund të jetës së tij.
Musli Mulosmanaj në SHBA ka kryer shumë detyra kombëtare. Ka qenë kryetar i Degës së Legalitetit për New York dhe New Jersey. Ishte anëtar i Këshillit VATRËS dhe i Këshillit të xhamisë. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat për lirinë e Kosovës dhe në demonstrata e protesta kundër komunizmit dhe diktaturës së Enver Hoxhës.
Ai ishte përkrahës i Mbretit Zog dhe i monarkisë. Ka bashkëpunuar ngusht me Mbretin Leka Zogun për çështjen shqiptare, e më vonë ka vazhduar me Princin Lekë.
***
Për herë të parë, para 47 vitesh kam pasur rastin ta takoj, Musli Mulosmanaj në Aeroportin “Kennedy”, kur babai e nëna ime bashkë me tri motrat dhe me mua, arriti në SHBA. Kam qenë shumë i impresionuar me bujarinë, mikpritjen, burrërinë dhe atdhedashurinë e tij. Nga Musliu kam mësuar shumë për histotrinë e shqiptarëve, me veçanti për trimëritë e Malësisë e Gjakovës, për patriotët e saj që luftuan nëpër epoka të ndryshme historike.
Babai im ishte shumë i lidhur më Musliun, Canin, Abedinin, Hysenin dhe anëtarët tjerë të kësaj familje nacionaliste. Ishte i pandashëm, në të gjitha rastet, sidomos me Musliun. Me familjen Mulosmanaj kemi pasur një respekt dhe dashuri të ndërsjell.
***
Në dy dekadat e fundit me axhën Musli, u bëmë të pandashëm dhe kudo në aktivitetet kombëtare vepronim bashkë, këtu në New York, në Washington, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në viset tjera shqiptare.
Udhëtimet tona, me Musliun ishin të shumta dhe të motivuara kombëtarisht.
Në vitin 2003, në Vranoc, në vendlindjen time, morëm pjesë në shënimin e 90 vjetorit të gjenocidit të ushtrisë së Malit të Zi në Lug të Baranit.
Me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit së bashku me Musliun patëm nderin ta takonim Mbretin e Shqiptarëve, Leka Zogun, që merrte pjesë në këtë manifestim në Prizren, dhe kjo ishte vizita e parë e sovranit në Kosovë. Ishim bashkë me Leka Zogun mysafirë të Komunës së Gjakovës, dhe më pas, gjatë kësaj rruge, të gjithë së bashku i bëmë një vizitë historike familjes Haradinaj në Gllogjan të Deçanit. Musli Mulosmanaj, vizitoi edhe Prekazin heroik dhe vendet tjera ku ranë shumë dëshmorë në luftën për lirinë e Kosovës, kundër Serbisë.
Musliu ishte shumë i lidhur me Kosovën, sepse atje kishte kaluar plot 17 vjet dhe nuk ka kursyer asgjë për lirinë dhe pavarësinë e saj.
Meqenëse, Musli Mulosmanaj, i përkiste familjes elite të Binak Alisë, kishte shumë respekt në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, në Shqipëri, në Kosovë dhe në Malësinë e Gjakovës, nga e kishte origjinën.
Presidentin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën e kishte mik të madh. Takimet me të, që kemi pasur, këtu në SHBA dhe në Kosovë, i vlerëson lart për pikëpamjet e tij kombëtare e demokratike.
Kishte mik komgresmenin Eliot Engel, ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë Dr. Sali Berishën, Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin, Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Bashën, Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, ish Presidentin Fatmir Sejdiun, ish kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Bashkisë së Tropojës, Besnik Dushaj, ish Kryetarin e Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, Rasim Hasanaj e të tejrë.
***
Udhetimin e fundit në atdhe me axhën Musliun e patëm në Tetor të vitit të kaluar në Tiranë, ku morëm pjesë në dasmën e Princit Leka me zonjushën, Elia Zaharia.
Më me 11 Tetor në Bajram Curr të Malësisë së Gjakovës, organizuam promovimin e librit” Binak Alia dhe brezat pas tij”, që i kushtohet kësaj familje legjendare të Malësisë së Gjakovës. Ishte i disponuar dhe shumë i lumtur që më në fund doli në dritë veprimtaria e kombëtare e familjes së tij, e cila kishte kaluar një rrugë të gjatë historike, kundër sundimit osman, kundër serbëve e malazezëve dhe armiqve të tjerë të shqiptarëve, e sidomos kundër regjimit të Enver Hoxhës. Në këtë manifestim, kryetari i Bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj, Musli Mulosmanajt, i ndau një mirënjohje për veprimtarinë e tij atdhetare. Musli Mulosmanaj, u dekorua edhe nga kryetari i Shqipërisë Bujar Nishani me titullin “Kalorës i Urdhëritr të Skënderbeut”.

Të nderuar të pranishëm,
Musli Mulosmanaj do të kujtohet gjithnjë si një figurë e shquara nacionaliste e Komunitetit të shqiptarëve të Amerikës, për kontributin e tij që ka dhënë në çështjen kombëtare që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar. Ai kurrë nuk u nda nga ky aktivitet deri në frymën e fundit kur i mbylli sytë përgjithmonë.
Vepra që la pas, Musli Mulosmanaj, do të frymojë gjithmonë në zemrat e nacionalistëve shqiptarë, legalistëve dhe antisllavëve. Do të përkujtohet gjithnjë si një atdhetar i devotshëm, që ai, dhe paraardhësit e tij i dhanë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve të tjera etnike shqiptare. Të tillët historia nuk do t’i harrojë kurrë.
Do të përkujtohet, gjithnjë për qëndrimin e tij besnik e njerëzor, për dinjitet e dashuri ndaj njerëzimit dhe botës shqiptare.

Lamtumirë, Musli Mulosmanaj!

FOTOT: DRITAN HAXHIA/

 

Filed Under: Featured Tagged With: harry bajraktari, Lamtumire Musli Mulosmanaj

ME POLITIKË KUNDËR SHQIPTARËVE NUK MUND TË ZGJIDHET KRIZA NË MAQEDONI

March 3, 2017 by dgreca

2

Nga Harry Bajraktari/

Kriza politike në Maqedoni, pas refuzimit të presidentit Ivanov që t’ i jipet mandati shumicës parlamentare për formimin e qeverisë së re, ka hyrë në nje fazë kritike. Ivanov e mori këtë vendim në mënyrë jo demokratike, e jo kushtetuese për shkak të kërkesave të partive politike shqiptare që gjuha shqipe të zyrtarizohet dhe të përdoret në të gjitha nivelet shtetërore në Republikën e Maqedonisë. Dhe jo vetëm për këtë, ai kundërshtoi edhe të drejtat tjera që u takojnë shqiptarëve me kushtetutë. Deklaratat e tij me tone urryese kundër përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore në Maqedoni nuk habisin, sepse ky edhe në raste të tjera është shprehur kundër saj dhe të drejtave të pa plotësuara të shqiptarëve. Ivanov dhe përkrahësit e tij në rrugët e Shkupit dhe brenda institucioneve, po nxisin konflikt ndëretnik dhe destabilizim politik në Maqedoni dhe në rajon.  Shqiptarët po luftojnë për të drejtat e veta në vendin e tyre dhe këtë realitet duhet ta kuptojë mirë krerët e politikës maqedonase.

Në përpjekje për të shtrirë ndikimin në Ballkan, në mbështetje të presidentit Ivanov, doli edhe Kremlini zyrtar, duke akuzuar Bashkësinë Evropiane dhe politikën shqiptare në rajon për krizën e krijuar në Maqedoni. Sot pro kësaj politike u prononcua edhe kryeministri serb, Aleksander Vuqiq. Kjo nuk do koment.

Nuk mund të ketë demokraci dhe harmoni ndëretnike përderisa atje keqpërdoret kushtetuta dhe ligjet kundër shqiptarëve. Politika maqedonase për kohë të gjatë, ka qenë  diskriminuese ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe këtë e dijnë të gjithë. Kjo politikë nuk mund të vazhdojë më, sepse shqiptarët në Maqedoni sot janë shtetformues dhe faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe inkuadrimin e këtij vendi në Bashkësinë Evropiane dhe në NATO.

E deshi politika maqedonase gjuhën shqipe në parlament apo jo, kjo do të ndodhë bashkë me gjuhën e shkruar në aktet zyrtare shtetërore. Në të kundërtën bart përgjegjësi për zhvillimin e më tejmë të situatës në këtë vend multietnik, ku shqiptarët bëjnë një pjesë dërmuese të popullatës së përgjithshme.

Ivanov dhe idhtarët e tij, që nuk janë të pakët, e dinë fare mirë se nuk mund të këtë Maqedoni pa shqiptarë dhe nuk mund të ketë stabilitet dhe progres të këtij vendi me abuzimin e të drejtave të tyre.

Dhe, së fundit, shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk kanë qenë  destabilizues të shtetit, por përvuajtës të historisë në luftë për të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare.

Mars, New York, 2017

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, KRIZA NË MAQEDONI, POLITIKË KUNDËR SHQIPTARËVE

Harry Bajraktari, $20 mijë për fëmijët e sëmurë nga Kosova

December 25, 2016 by dgreca

*20 mijë dollarë për fëmijët e sëmurë nga Kosova, për shpritin e nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari/

1-albana-grupi

*Albana Krasniqi :’”E tërë, kjo, u bë për shpirt të nënës së Harry Bajraktarit, Ziza Geci – Bajraktari, që të shpëtohet një jete e një fëmije, dhe kjo tregon se sa fuqi të madhe ka humanizmi dhe vlera e shpëtimit të një jete njeriu tek ne shqiptarët”./3-albana

BRONX NY : Veprimtari  njohur në SHBA, z.Harri Bjaraktari, biznesmeni   kosovar, nderuar dhe me titullin “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Shqiperise, zoti Nishani, dhe aktivisti i shquar i çëshjtjes kombëtare shqiptare në pergjithësi, dhe, asaj kosovare në veçanti, ka bër këto ditë një vepër të madhe humanitare, duke e futur atë edhe në rolin e një filantropi. 1-albana-harryAlbana Krasniqi – e cila është Koordinatorja për fëmijët shqiptarë nga Kosova, nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY,, shkruan në llogarinë e saj në Facebook, se ka qenë Harry Bajraktari me familje, të cilët sipas saj për nder të shpirtit të nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari, e cila u nda nga kjo jetë para pak kohësh, për fëmijët e sëmurë nga zemra në Kosovë, i dhurojë për fëmijët shqiptar 16,200.00 dollarë, të cilat u grumbulluan gjatë ceremonisë së pritjes së ngushëllimeve (pamjes) të dielën më 18 dhjetor 2016 në Royal Regency Hotel, Yonkers. Kësaj shume veprimtari i njohur Harry Bajraktari, thotë ajo, i shtoj edhe 3,800.00 dollarë të tjera, dhe kështu kjo shumë u rrit në 20,000.00 dollarë, nga ai dhe anëtarët e tjer të familjes Bajraktari, që iu dorezuan anëtares së bordit të organizatës Gift of Life International, znj. Albana Krasniqi.Albana, thotë se :’ E tërë, kjo u bë për shpirt të nënës së Harry Bajraktari, Ziza Geci –  Bajraktari, që të shpëtohet një jetë e një fëmije, dhe kjo tregon se sa fuqi të madhe ka humanizmi dhe vlera e shpëtimit të një jete njeriu tek ne shqiptarët.”Duke marrë këtë dhuratë në keto ditë feste, Albana Krasniqi, shprehet se :’Në emrin tim personal dhe të bordit të organizatës “Gift of Life International”, falenderoj pasardhësit e saj – familjen Bajraktari, dhe lutem që shpirti i Nanës Zizë, të pushojë në paq, dhe kujtimi për të, të jetë i paharruar”.

Ndërkohë, në statusin e saj – të shumtë janë ata që po e përgëzojnë dhe e vlersojnë veprimtarin e njohur Harry Bajraktari, për këtë vepër humanitare, të cilët thonë, se :” Tradita familjare vazhdon, dhe padyshim se kjo vepër humanitar është për të përgëzuar dhe përshëndetur”.B.Sina

Filed Under: Komunitet Tagged With: $20 mijë për fëmijët, e sëmurë nga Kosova, harry bajraktari

LAJM MORTOR- NDERROI JETE NE NJU JORK ZIZA GECAJ BAJRAKTARI

November 30, 2016 by dgreca

  • Ka nderruar Jete ne moshen 83 vjeçare, nena e Harry Bajraktarit, motra e Rrustem Gecaj- Ziza Gecaj Bajraktari 
/1-dila-bajraktari

Ne Foto: Ziza Gecaj Bajraktari 
1933-2016/

Gazeta “Dielli” ka marre kete njoftim nga familja Bajraktari dhe Gecaj: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe komunitetin tonë në SHBA se sot, me 30 nentor, në New York në moshën 83 vjeçare, ndërroi jetë nëna jonë e dashur.

Ajo vdiq duke na lënë të përlotur, por krenarë që patëm një nënë të dashur dhe bujare e cila na rriti, edukoi dhe tek ne mbolli dashurinë e pakufishme për familje dhe atdhe.

Gjithmonë do të jemi borxhli ndaj saj dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi për të.

Funerali do të mbahet të premten më 2 dhjetor, 2016

prej orës 2:00 pas dite deri në orën 9:00 të mbrëmjes në

Coxe & Graziano Funeral Home

767 E. Boston Post Road, Mamaroneck, NY 10543

Tel: 914-698-5968

Varrimi i të së ndjerës do të bëhet të shtunën me 3 dhjetor, 2016 në Washington Memorial Park

855 Canal Rd., Mt. Sinai, NY 11766

Tel: 631-473-0437

Ceremonia lamtumirëse fillon në orën 11:00 paradite në Chapel të varrezave, kurse varrimi menjëherë pas ceremonisë.

Të pikëlluarit: Djemtë, Harry dhe Miftari, vajzat Nurija, Litafetja dhe Hatemja dhe familja e gjerë Bajraktari,

Vëllau, Rrustemi, motra Ajmonja dhe familja Gecaj

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: harry bajraktari, nderroi jete, Rrustem Gecaj, Ziza Gecaj Bajraktari

NJË URIM PËR PRINCIN LEKA II

October 6, 2016 by dgreca

( Me rastin e martesës me Zonjushën Elia Zaharia )

pic-1pic-2

pic-4NGA HARRY BAJRAKTARI/

Jam shumë i lumtur që më 8 Tetor 2016 jam i ftuar në dasmën e Princit Leka II, i cili do të kurorëzohet me Znj. Elia Zaharia në një ceremoni të veçantë në Oborrin Mbretëror në Tiranë, ku do të marrin pjesë  shqiptarët nga të gjitha viset etnike dhe personalitete të huaja e të familjeve mbretnore. Kjo dasëm konsiderohet darsmë e shekullit, ndër më të mëdhat,  pas asaj të gjyshit të tij, Mbretit të Shqiptarëve Zogu I më 1938. Ajo ishte kohe tjetër dhe familja Mbretërore u bë pjesë e një historie të dhunshme të fazhizmit dhe diktaturës komuniste.

E konsideroj veten tejet të nderur me një privilegj të veçantë që më jipet rasti të jem prezent në ceremoninë martesore të princit Leka II me zonjushën Elia Zaharia, duke marrë parasysh lidhjet e familjes sime me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogu I. Ai ishte mik i imi, i babait  dhe gjyshit tim, Metë  e  Musli Bajraktari.

Babai im, kishte një respekt të jashtëzakonshëm për Leka Zogun I, të cilin pat rast ta takonte në rezidencën e tij New York në vitin 1972 bashkë me Musli Mulosmanaj që ishte gjithherë në ndërlidhje miqësore me Mbretin e Shqiptarëve. Nga entuziazmi që kishte babai im për të, gjatë bisedës sytë iu mbushën me lot ngaqë një takim i tillë atij nuk do t’ i mundësohej në Kosovën e okupuar atëherë nga Serbia dhe në Shqipërinë e diktatorit Hoxha. Mbretin Leka Zogu I e ka takuar edhe gjyshi im Musliu, gjatë një qëndrimi në SHBA,  në një vizitë tek varri i heroit kombëtar Abaz Kupit në New York.

Tri vjet më vonë, më 8 Tetor të të vitit 1975 në qytetin e bukur të Spanjës Toledos, babai im Meta me një grup bashkatdhetarësh nga SHBA, në mesin e tyre edhe Can, Abedin dhe Hysen Mulosmanaj, Dr. Fuad Miftija,  kolonel Xhemail Lajçi, Imam Isa Hoxha etj. morën pjesë në ceremoninë dasmore të Mbretit të Shqiptarëve Leka Zogu I, i cili u kurorëzua me zonjushën Susan Cullen Ward.

Një koincidencë e këndshme: babai në dasmën e Leka Zogut I në Spanjë, ndërsa unë tash në dasmën e Princit Leka II në Tiranë. Kjo është histori. Tradita miqësore në mes familjes mbretërore shqiptare dhe familjes sime nuk është ndërprë asnjëherë. Në vitin 2003, me rastin e kremtimit të 125 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, unë, Musli Mulosmanaj dhe Rrustem Geci nga New York-u morëm pjesë në inagurimin e kompleksit të Lidhjes, të cilin e patën shkatërruar forcat serbe në luftën e fundit. Në këtë manifestim ishte edhe Leka Zogu I dhe mbretërsha Susan. Në shenjë respekti, Këshilli organizativ i kësaj ngjarje historike, më vendosi në vendin e nderit, aty ku ishte Lartmadhnia e tij. Me Mbretin e Shqiptarëve Leka Zogun I vizituam edhe qytetin e Gjakovës ku nga qytetarët dhe kryetari i komunës Aqif Shehu na u bë një pritje e përzëmërt. Në këtë manifestim fola edhe unë për lirinë e fituar. Leka Zogu I ishte tepër i entuziazmuar që vizitonte Kosovën dhe shprehte admirimin që shqiptarët e kësaj pjese etnike e kishin mbështeur babain e tij, Zogun I, Mbretin e Shqiptarëve.  Po në këtë vit, më 2003, me Leka Zogun I dhe Mbretëreshën Susan ishim në një pritje te përzemërt tek familja e Ramush Haradinajt në Gllogjan të Deçanit. Traditën  miqësore  e kam vazhduar deri sa ai ishte gjallë. Me mikun e shqipetareve, kongresmenin Eliot Engel, Mbretin Leka Zogu I dhe Mbretëreshën Susan e takuam në Shqipëri edhe në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Gjithashtu me Prince Leka II, une dhe kongresmenin Eliot Engel, u takuam dhe ne Shtator 2016 ne Tirane.

Kjo dasëm e Princit Leka II do të jetë edhe një referndum për shqiptarët.

Princit Leka II dhe Zonjushës Elia Zaharia, une dhe zonja ime, ish- keshilltarja Lisa Milicaj, me rastin e kurorëzimit martesor më 8 Tetor, i urojme thellësisht nga zemra trashëgim, fat dhe jetë të lumtur bashkëshortore, si dhe vazhdimin e rrugës së fronit Mbretëror.

Nga Harry Bajraktari*

New York, Tetor 2016

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i Komunitetit Shqiptaro- Amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA.

Filed Under: Opinion Tagged With: harry bajraktari, me rastin e marteses, Princit Leka II, Urim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • …
  • 14
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT