• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Hashim Thaçi u zgjodh President i Republikës së Kosovës me 71 vota

February 26, 2016 by dgreca

Lajmi nga ora 19:50: Kosovë-Kuvendi, Hashim Thaçi zgjedhet President i Ripublikës me 71 vota/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shkurt 2016/President i Kosovës u zgjodh Hashim Thaçi me  71 vota në raundin e tretë, sot në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. 10 fletëvotime ishin të pavlefshme. 81 deputetë kanë votuar gjithësej. Thaçi merr detyrën e Presidentit në 7 prill 2016.Në Kuvendin e Kosovës u zhvillua votimi në raundin e tretë për Presidenin e Republikës derisa 82 deputetë ishin në sallë, siç konstatoi kryeparlamentari Kadri Veseli. Në sallë erdhi deputeti i VV, Fisnik Ismaili, i cili e propozoi rikthimin e Ilir Dedës nga opozita në Komision zgjedhor dhe ai u rikthye.“Dyshojmë se ka manipulime në proces. Prapë kërkojmë nga Deda që të vëzhgojë nga afër”, ka pasur deklarime nga opozita pasi përfaqësuesi i tyre u vetëlargua nga Komisioni pas votimit të parë.Në raundin e dytë, sot në seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi fitoi  shumicën e votave të 81 deputetëve  -64 vota, por ishin të pavlefshme 15 fletëvotime, ndërsa Rafet Rama fitoi 2 vota. Me këtë rezultat Thaçi  nuk kaloi as në raunin e dytë, por do mund të kalonte në të tretin, për dallim me rezultatin e raundit te parë kur ishin 50 vota pro  e 27 fletëvotime të pavlefshme. Në raundin e dytë Thaçi mori 14 vota më shumë se në të parin. Ndërsa, Rama mori 2 më pak se në raundin e parë, kur kishte 4 vota.

Sipas Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.

Kushtetuta përcakton se, “nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Hashim Thaci, raundine trete, zgjidhet President

Kosovë-Thaçi: Ju ftoj që të festoni në shtëpi!

February 25, 2016 by dgreca

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i kandiduar për President të Republikës së Kosovës, ka shkruar sonte në ‘facebook’:

Miq të dashur,

Ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja dhe gatishmërinë që keni shprehur masovikisht për të ardhur në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nesër duhet të jetë ditë e vërtetë e festës së demokracisë dhe tranzicionit të suksesshëm në respekt të Kushtetutës sonë dhe vlerave më të larta europiane, përmes një procesi transparent dhe demokratik. Nesër është dita kur Kosova do t’i dëshmojë tërë botës se respekton institucionet, Kushtetutën dhe proceset demokratike. Do te jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Kemi bërë një rrugë mjaft të gjatë dhe të sukseshme së bashku. E ardhmja do të jetë edhe më sfiduese, por bashkërisht do t’i arrijmë të gjitha. Së bashku fituam lirinë dhe pavarësinë, së bashku do ta integrojmë Kosovën në NATO dhe BE. Nesër bota do t’i ketë sytë nga ne, të tregojmë pjekuri shtetërore dhe qytetare.As nesër, as pasnesër dhe asnjëherë nuk duhet të kemi ditë të ballafaqimeve dhe dhunës në rrugë. Neser duhet të kemi një ditë normale dhe të festës dinjitoze. Unë, duke u përulur me respektin më të madh për secilin nga ju, iu ftoj që të festoni në shtëpitë tuaja, me familjet tuaja dhe kështu të gjithë të tregojmë pjekurinë politike dhe respektin ndaj institucioneve për të cilët luftuam së bashku në luftë dhe në paqe. HTH

Filed Under: Opinion Tagged With: Hashim Thaci, Ju ftoj, te festoni ne shtepi

Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër se shteti i Kosovës

January 30, 2016 by dgreca

Zëvendëskryeministri Thaçi hapi te premten me 29 Janar 2016 konsullatën e Republikës së Kosovës në Iowa të SHBA-së/
Des Moines, SHBA/Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, hapi sot(29 Janar 2016) konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, kryeqyteti i Iowas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër së shteti i Kosovës. Ajo ka filluar me trupat e Gardës Kombëtare të Iowas që kanë marrë pjesë në kuadër të trupave paqëruajtëse në Kosovë, që nga viti 2003”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Thaçi ka thënë më tej se kjo miqësi, e cila kishte filluar me bashkëpunimin në ndërtimin e paqes dhe sigurisë, tani do të zgjerohet edhe në fusha të tjera të jetës.
Zëvendëskryeministri Thaçi kujtoi se më 2011 ishte nënshkruar marrëveshja për partneritet mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowas.
Më 2013, guvernatori i shtetit të Iowas, Terry Branstad kishte vizituar Kosovës me ç’rast, së bashku me presidenten Jahjaga, ka nënshkruar marrëveshjen e partneritetit të ndërsjellë, ajo e binjakëzimit mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowas.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi e falënderoi guvernatorin Branstand, Gjeneralin Timothy E. Orr dhe Gjeneralin Xhavit Gashi, atashe i parë i Republikës së Kosovës në SHBA, për angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai u shpreh se konsullata është një portë e re për forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit.
Në ceremoninë e hapjes së konsullatës morën pjesë zyrtarë më të lartë të shtetit të Iowas dhe përfaqësues të Departamentit amerikan të Shtetit.
Guvernatori Branstad u shpreh i kënaqur që Kosova po hapë konsullatë në Iowa, që është njëherësh zyra e parë diplomatike ndërkombëtare në shtetin e Iowas. Ai u shpreh së të Iowa dhe Kosova gëzojnë bashkëpunim shembullor në fushën e sigurisë dhe të arsimit dhe se duhet të kërkohet edhe në sektorin ekonomik.
I pranishëm ishte edhe Thomas K. Yazdgerdi, Drejtor pranë Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe Qendrore. Ai u shpreh i kënaqur që Kosova dhe SHBA po i thellojnë edhe më marrëdhëniet e shkëlqyeshme. Yazdgerdi lavdëroi lidershipin politik të Kosovës që po punon për paqe, stabilitet dhe për një të ardhme më të mirë për vendin dhe për tërë rajonin, duke e përsëritur porosinë e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry se SHBA nuk do të lejonte asnjëherë që Kosova të detyrohet të pranojë marrëveshje që nuk janë në interes të Kosovës.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe zyrtarë të tjerë, prefekti i Iowas, Thomas Michael Franklin Cownie, senatorja nga shteti i Iowas, Joni Kay Ernst, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ish-ambasadori kosovar në SHBA, Akan Ismaili, i cili kishte punuar shumë që të jetësohej hapja e konsullatës së shtetit kosovar në Iowa, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Iowas, përfaqësues të biznesit, akademisë, e kështu me radhë. Hapja e konsullatës është ndjekur nga gazetarë të shumtë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Hashim Thaci, Miqësia e Kosovës me Iowan është edhe më e vjetër, se shteti i Kosovës

Kosovë-Thaçi: Prioritet, interesi shtetëror

January 23, 2016 by dgreca

-Thaçi: Subjektet politike të bëjnë dallimin mes interesit shtetëror dhe partiak. Veseli: Hashim Thaçi do të jetë President i Republikës së Kosovës/
PRISHTINË, 23 Janar 2016-B.Jashari/ Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, theksoi se është e rëndësishme që të respektohet vullneti i lirë i qytetarëve, sepse udhëheqjen e shtetit e cakton kutia e votimit e jo gazi lotsjellës e molotivi, ndërsa bëri thirrje që partitë politike ta kenë prioritet interesin shtetëror.
“Alternativat gjithmonë janë të mirëseardhura, mirëpo subjektet politike duhet të dinë të bëjnë dallimin në mes të interesit shtetëror dhe partiak”, theksoi lideri i PDK.
Ai tha se pengimin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës janë duke e bërë personat, të cilët po hedhin molotov. “Parlamenti Evropian ka aprovuar MSA-në, mirëpo ne nuk po arrijmë të aprovojmë atë në Kuvendin e Republikës së Kosovës për shkak të gazit lotsjellës. Jemi të pavarur, mirëpo nuk duhet harruar se kurrë nuk është e tepërt të marrim këshilla nga miqtë tanë evropianë dhe amerikanë. Ata të cilët po hedhin molotov në drejtim të institucioneve kurrë nuk kanë marrë ndonjë vendim të mirë për ju qytetarë, mësues, invalidë të luftës, të burgosur politikë”, është shprehur Thaçi.
Më tej Thaçi tha se marrëveshja PDK-LDK do të respektohet dhe se zgjedhja e tij si President i Republikës së Kosovës do të forcojë shtetin e Kosovës dhe Partinë Demokratike të Kosovës, e cila do të jetë edhe më e fuqishme, për çka beson fuqishëm në lidershipin dhe elektoratin e PDK-së.
Zëvendëskryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se, “kohëve të fundit kur përmendet prania e pushtetit serb në Kosovë, duhet theksuar se pushteti serb ka marrë fund, më 12 qershor 1999”, ndërsa beri thirrje për unitet dhe që opozita qe t’i therras zërit te arsyes. Veseli tha se Hashim Thaçi do të jetë President i Republikës së Kosovës.
Njoftimi i dërguar mbrëmë bën të ditur se, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar me bashkëpunëtorë, në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të themelimit të PDK-së në Shtime, në një organizim madhështor ka takuar strukturat partiake, simpatizantët dhe qytetarët e shumtë nga Shtimja.

Filed Under: Opinion Tagged With: Hashim Thaci, interesi shtetror, Partitë Politike

Hashim Thaçi President!!!…Vajmedet, o Kosovë!

January 13, 2016 by dgreca

Opinion Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Përmes mjeteve të informimit masiv, u njoha edhe me informacionin e mëposhtëm
“Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka qenë i ftuar në emisionin e Baton Haxhiut në Klan Kosova, nga ku ka thënë se nuk do të jetë kurrë më kryeministër.
Ai tha më saktë se “nuk do t’i rikthehem kurrë pozicionit tim të mëhershëm”, duke nënkuptuar atë të kreut të qeverisë.Hashim Thaçi ka qenë për dy mandate kryeminsitër i vendit dhe tani pretendon të ngjitet në postin e presidentit” (Citohet sipas: “Thaçi: Nuk do të jem kurrë kryeministër”. Marrë nga faqja e internetit “albeu”. 11 janar 2016).
Sigurisht, detyrimet e veta ndaj Serbisë Hashim Thaçi i zbatoi një më një, në bashkëpunim të ngushtë edhe me sivëllain e tij Isa Mustafa, të dy shërbëtor besnikë të agait të Beogradit. Duke tradhtuar interesat e larta të Kosovës, si agjentë të regjur tëshovinizmit serbomadh, ata firmosën në Bruksel marrëveshjen me Beogradin për krijimin e një minishteti serb në Kosovë, të quajtur “bashkësia e komunave serbe”.
Kjo ishte detyra kryesore që Beogradi ia kishte ngarkuar Hashim Thaçit për ta zbatuar me domosdo. Dhe Hashimi e zbatoi. Sepse s’mund të vepronte ndryshe. Se ai ka kohë që ka hyrë në shërbim të shovinizmit serbomadh.
Njëri nga aktivistët e shquar të diasporës shqiptare në Gjermani, zotëria Xhafer Leci, e ka denoncuar publikisht Hashim Thaçin, si agjent i francezeve në shërbim të Beogradit. Zotëria Xhafer Leci, përmes katër pyetjeve, ka bërë denoncimin e mëposhtëm:
1. Hashim Thaçi duhet të tregojë kush ishte oficeri i ushtrisë sekrete të Francës, i cili në vitet 1990 bëri kursin e gjuhës gjermane, bashkë me Hashimin në Zyrih të Zvicrës?
2. Ai ishte ai i njëjti oficer, i cili, si pjesëmarrës në Marrvëshjen e Rambujesë, e manipulonte Hashim Thaçin, për mosnënshkrimin e marrëveshjes, me qëllim që forcat serbe të mos bombardoheshin nga NATO-ja dhe me qëllim që Kosova të mbetej përgjithëmonë nën sundimin e Serbisë?
3. Pse përpjekjet e UÇK-së për të marrë kontrollin e minierave të Trepçës u penguan nga trupat franceze me 3 korrik 1999 dhe pse heshti Hashim Thaçi?
4. A e dinte Hashim Thaçi kur majori francez Bunel u arrestua në tetor të vitit 1998, për të dhënat sekrete të NATO-s tek ushtria serbe, në rastin e luftimeve në Bosnjë, ku oficerët e ushtrisë franceze patën protestuar me moton: “Lirojeni Majorin Bunel”?! (Citohet sipas: Xhafer Leci. “Mitrovica, Trepça dhe Hashimi”. Marrë nga faqja e internetit “Tribuna Shqiptare”. 23 nëntor 2013).
Në gazetën internetike “Tribuna Shqiptare” të datës 03 tetor 2013, pata lexuar intervistën mjaft interesante që moderatori i mirënjohur dhe i nderuar i kësaj gazete, zoti Ajet Nuro, i kishte marrë zotit Xhevat Rexhaj, përkthyes, analist dhe veprimtar i shquar i diasporës shqiptare në Zvicër.
Në atë intervistë, zoti Rexhaj, duke u ndalur në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë pas vdekjes së Presidentit Rugova në vitin 2006, flet për perëndimorët, të cilët, sipas tij:
“…kishin një zgjidhje, duke favorizuar H. Thaçin, si një njeri që do të lëshojë pe, si një njeri që ndoshta ata e kishin në dorë si të shantazhuar apo gati komplet partinë e tij.., pra, sigurisht se mendohej që mos të ketë turbulenca edhe nëse bëhet Hymni pa tekst, Flamuri laraman, Kushtetuta e dobët, e gjer te marreveshjet e sotme për Veriun me autonomi”.
Ndërkohë, ca të dhëna mjaft kuptimplote dëshmojnë se Hashim Thaçi, edhe gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, e ka treguar me fakte se që asokohe ka qenë agjent i Serbisë. Nënkuptohet që, gjatë asaj kohe, shërbimi sekret serb, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin sekret rus, përgjonin bisedat telefonike të Hashim Thaçit. Gjenerali rus Leonid Ivashov, dëshmitar në mbrojtje të Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, ka deklaruar:
“… unë kam qenë i vetmi nga dëshmitarët që kam
dhënë dëshmi dy ditë rresht. Ditën e parë, ndër të tjera, unë rrëfeva për dy biseda të përgjuara telefonike të Madlen Ollbajtit me Hashim Thaçin. Ende pa arriturderi te ngjarjet kryesore, atij se si i kishte shpëtuar goja dhe kishte deklaruar se, demek, në territorin e Kosovës, përveç shqiptarëve, nuk do të ketë as NATO, as serbë. Ollbrajt, e cila asokohe telefononte nga Gjermania, udhëheqësit kosovar ia futi të dyja këmbët në një këpucë. Biseda tjetër mes tyre u zhvillua më 25 mars 1999, ditën e dytë pas fillimit të bombardimeve. Këtë herë ajo doli në telefon nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ku ma keni kryengritjen tuaj, – i bërtiste Thaçit në telefon, – pse nuk po e shpërtheni kryengritjen?”.
Kur unë solla këto fakte, anëtarët e trupit gjykues shqyen sytë” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. Intervistë për revistën “Itogi”. Botuar në faqen e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).
Nga këto deklarata të gjeneralit rus, së pari, rezulton se Beogradi i kishte vënë si detyrë Thaçit që të deklarohej kundër pranisë së NATO-s në Kosovë. Por, për ta maskuar detyrën e tij në shërbim të Beogradit, atij i qenka dhënë porosia që të shprehej edhe kundër pranisë së serbëve në Kosovë, se kjo nuk i prishte shumë punë shovinizmit serbomadh, i cili ishte mjaft i interesuar që vetëm NATO-ja të mos shkelte në Kosovë se pastajai dinte vetë se si i rregullonte punët me Kosovën.
Së dyti, Thaçi i paska premtuar zonjës Ollbrajt se fill pas nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në Kosovë do të shpërthente një kryengritje e madhe, domosdo, “nën udhëheqjen” e Thaçit!!! Por, faktikisht, në Kosovë, pas 24 marsit 1999, s’shpërtheu kurrfarë kryengritjeje. Pra, Thaçi e paska mashtruar zonjën Ollbrajt me premtimin për “fillimin e kryengritjes”. Nënkuptohet që nuk mund të fillonte kurrfarë kryengritjeje, sepse Thaçi s’mund të dilte dot jashtë piketave që i kishte vendosur ustai i Beogradit.
Tani Thaçit i ka ngecur keq në fyt “llokma e majme” e Beogradit pas urdhrit që ka marrë prej këtij të fundit për krijimin e minishtetit serb brenda territorit të Kosovës, të ashtuquajtur “bashkësi e komunave serbe”. Përkrah Thaçit,është radhitur kryeministri formal Isa Mustafa, edhe ky një tjetër agjent në shërbim të Beograsit, si edhe grupi i deputetëve të partisë thaçiste dhe të partisë mustafiste. Tani, këta deputetë që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Kosovës, kërkojnë ta kalojnë në votim dhe t’i hapin përfundimisht dritën jeshile firmës së Thaçit dhe të Mustafës që kanë hedhur në Bruksel për krijimin e minishtetit serb brenda Kosovës. Pra, deputetët në fjalë kanë hyrë në rrugën e tradhtisë kombëtare dhe me qëndrimin e tyre më kujtojnë deputetët tradhtarë të Kuvendit të Krahinës Autonome të Kosovës, të cilët, në vitin 1989, nën diktatin e Millosheviçit, si frikacakë të fëlliqur, morën vendimin për shfuqizimin e autonomisë. Se nuk patën burrërinë të mos e pranonin në asnjë mënyrë marrjen e atij vendimi tradhtar, edhe sikur ta dinin që do të binin theror, që të gjithë, në sallën e atij kuvendi. Në qoftë se opozita kosovare dhe mbarë populli i Republikës së Kosovës, nuk do të jenë në gjendje që ta ndalojnë marrjen e një vendimi të tillë qëështë tradhti e pastër kombëtare, atëherë në hyrjen e Kuvendit të Kosovës duhet të vendoset një pllakë mermeri, ku të gdhendet shprehja:
“Kuvendi i tradhtisë”
Nëse Kuvendi i Kosovës do t’ia lejojë vetes një tradhti të tillë, ai do të përsërisë aktin e tradhtisë që kreu Kuvendi i Shqipërisë me vendimin që mori më 25 mars 2009 për ngritjen e varrezave të ushtarëve agresorë grekë që ranë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke. Ai vendim prej tradhtarësh të kombit shqiptar, i forcoi pozitat e kryeshovinistit grek në Shqipëri me emrin Janullatos, i cili bleu eshtra shqiptarësh, të cilat i reklamoi si eshtra ushtarësh grekë, duke çuar në vend një mision të rëndësishëm që i kishte ngarkuar kisha shoviniste greke dhe shovinizmi grekokaragjoz.
Tani, Hashim Thaçi, për t’i hedhur një plaf përsipër tradhtisë kombëtare, kërkon të fshihet pas kolltukut të Presidentit.
San Diego, Kaliforni
12 janar 2016

Filed Under: Opinion Tagged With: Hashim Thaci, president, Prof. dr. eshref Ymeri, vajmedet Kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT