Shkruan: Haxhi Dulla
Varshavë-Poloni
Zyhdi Çakolli lindi më 25 Prill 1939 në Pejë. U diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, pastaj studimet pasuniversitare në Beograd. Në Akademinë e Arteve të Bukura të Moskës, eksploroi sekretet e grafikës. Në vendlindjen e tij në Pejë, punoi si pedagog në Studium e Arteve “Ali Kelmendi”.
Për 8 vjet ishte kryetar i Shoqatës së Artistëve Plastik. Jetoi në Racibórz që nga viti 1981 me gruan e tij Jadëiga, kishin tre fëmijë. Në vitin 1991, Çakolli themeloi Kolegjin Privat të Artit të Edukimit Pasuniversitar dhe Specializimin Ndërkombëtar dhe galerinë private të artit “Zyhdi Çakolli”. Së bashku me mikun e tij Jan Stuchli, organizuan Bienalen Ndërkombëtare, e cila ishte një shfaqje dhe përmbledhje e vizatimit, grafikës, pikturës dhe një tabela me libra nga artistë profesionistë bashkëkohorë nga e gjithë bota.
Edicioni i fundit i ngjarjes u zhvillua në 2002. Punimet e Çakollit janë ekspozuar në dhjetëra vende të botës dhe janë në koleksionet e institucioneve shtetërore dhe personave privatë në të gjitha kontinentet. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe i organizuar. Shumë krenar për arritjet e fëmijëve të tij. Ishte një njeri me ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj fatit njerëzor, me një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve. Kishte një brendësi të jashtëzakonshme shpirtërore. Njeri modest, dhe njëkohësisht i famshëm për veprat e tij në të gjithë botën.
Baci Zyhdi në tërësi, ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, kisha nderin ta njihja personalisht në Varshavë gjatë një ekspozite të tij. Tani ai ndoshta po krijon në një dimension tjetër, ku nuk ka pikëllim, ku dashuria dhe e vërteta kanë triumfuar…”Jeta është kaq e shkurtër dhe unë kam shumë për të thënë”, tha njëherë në një intervistë publike. -“Nëse ka Parajsë ose Eden ku ecin të drejtët, ne do ta takojmë Zyhdin atje, por vetëm nëse e meritojmë” -shkruan Bolesław Lewandowski miku i tij. – “Ai ishte një mik i imi, u takova me të në fund të vitit 1990, kur ai aplikoi për këshilla ligjore. Një njeri me ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj fatit njerëzor, me një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve. Kishte një brendësi të jashtëzakonshme shpirtërore, i quante miqtë vëllezër. Modest dhe njëkohësisht i famshëm në të gjithë botën për shkak të suksesëve të tij” shprehet miku i Zyhdiut, avokati polak Jan Stuchły. “Michelangelo ynë është larguar nga ne. Ata thanë se ai ishte një titan i punës. E di që ai ishte një titan i durimit dhe njerëzimit. Nëse bota do të ishte gjysma e njerëzve si ai, nuk do të kishte luftë. Zyhdiu ishte një ambasador i madh i Ballkanit në Racibórz dhe Silesia. Ai ishte një njeri shumë i ndjeshëm dhe i butë. I mungonte atdheu i tij Kosova. Dallohej nga personaliteti i tij”- thotë për artistin kosovar, Marek Rapnicki, një mik i vjetër i artistit. Në mëngjesin e 5 Majit 2009, u largua nga kjo tokë. U varros në varrezat e qytetit në Racibórz. Ai do të kujtohet gjithmonë për veçantinë e artit të tij të dhe rrugëtimit si artist i klasit botëror.