• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Vjenë studentët festuan Ditën e Flamurit

December 1, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Vjenë, 28.11.2015   Studentët shqiptarë në ambientet Institutit Studentor u festua 28 Nëntori- Dita e Flamurit. Shoqata studentore me sukses po jetëson programin e saj brenda vitit të themelimit të saj në gjirin e së cilës pjesojnëstudentë nga të gjitha trevat shqiptare. Programi filloi me Himnin Kombëtar të kënduar nga studentja, Arta Selimi. Drejtimi i programit u bë nga studentet ArianaSulemani dhe Endrit Xhelili. Në emër të organizatorit përshëndeti e uroi kryetari i Shoqatës Studentore Shqiptare,ArgjentKokalla. “Festa jonë është si rezultat i bashkëpunimit në realizimin e projekteve dhe ideve mes studenteve nga të gjitha trevat shqiptare. Lus të gjithë studentët shqiptarë në bashkëpunim për të mirën e përbashkët” Nga diplomatët studentet i uruan z.ArtenHanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë. ”Ky flamur i ngritur për herë të parë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u bë jo vetëm simbol i mbrojtjes së trevave shqiptare, por edhe simbol i mbrojtës së qytetërimit evropian. Një falënderim shtetit austriak i cili e mbështeti në vazhdimësi kombin shqiptar në ditët më të vështira të tij”. FarukAjeti, sekretar në Ambasadën e Kosovës.”28 Nëntori paraqet emëruesin e përbashkët si rrallë në histori: ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, në Vlorë nga IsmailQemali, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ngjarje përbëjnë bashkimin, qëndresën e vendosmërinë e kombit shqiptar për liri” Ishin prezent edhe Ilir Islami, sekretar në Ambasadën e Maqedonisë, Anton Marku nga Shoqate e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Fjalë rasti mbajti Egin Ceka, studiues e diplomat në Vjenë.” Në 28 nëntor të vitit 1912 ishte një elitë politike e cila ndërmori iniciativë diplomatike në gjithë Evropën për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë.   Kjo rridhte nga veprimtaria pararendëse madhore e Rilindësve”. Ai foli lidhur rreth rrjedhave shoqërore në Shqipëri e trevat shqiptare që nga pavarësia. “Shqiptarët janë evropian dhe çdo konstrukt, kundërthënie mes Shqipërisë dhe Evropës, mes shqiptarëve dhe evropianëve është një kundërshtim në vetvete” . Në vazhdim studentët Visar Kasa dhe Pëllumb Molakukënduan këngën ”Hajredin Pasha”, kurse Arta Selimi këndoi këngën çame “Tumankuqe” e përcjellë në violinë nga studentja çame SaraLalaj.Një recitim i fuqishëm ishte ai i Jeta Jasharit me vargjet poetike “Jam shqiptar”. Studentë tjerë nga kryesia që organizuan mbrëmjen shënjuese ishin: Arbër Qarri Arbër Ahmeti, Mirlinda Gorqaj, ArianaSulemani, Besforta Furriku, MarkMarku, DiellzaSalihu, Durim Jupa, Blerina Osmani, SenadKrajaProgrami përfundoj me koktej rasti nga gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare. Një kohë të gjatë nuk janë prezantuar studentët shqiptarë në Vjenë me kaq entuziazëm dhe organizim të mirë. Shoqata e Studentëve Shqiptar tani jep shpresa në rilindjen e traditës organizative të studentëve shqiptarë që para një shekulli në Austri. Gjithë ambienti fliste me dëshirën e shpresën për bashkimin tonë gjithandej hapësirave ku frymojnë bashkëkombësit tanë.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Diten e Flamurit, Hazir Mehmeti, Në Vjenë studentët festuan

Porosia në përvjetor

November 10, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Me rastin e dyvjetorit të krijimit të Shoqatës së Krijuesve e Shkrimtarëve Shqiptarë në Diasporë/
Fjala e Bacë-Adem Demacit dhe Flora Brovinës/
Një foto kujtim kohe:Sadie Kryeziu (GB), Flora Borovina (RKS), ShenidaBilalli (KRO), Baci Adem (RKS), Silva Tërnava (Zelande e Re), SevëmeFetiqi (D), Besim Xhelili (A); ngritur: Imri Trena (N), Rita Saliu (SHBA), SelveteTërstena – Halili (D), Gonxhe Letmi – Begisholli (D), Hazir Mehmeti (A), Dr. ZejnepeAlili – Rexhepi (Tetovë), Besnik Camaj (CH) dhe Drita NikoliqiBinaj (Vojvodinë)
Para dy vjetëve u vu themeli i bashkimit tĉ krijuesve dhe shkrimtarëve në Diasporë. Nuk ishte e lehtë. Krijuesit veprimtarë të dalluar të brumosur me frymën Rilindëse lëvizën gjithandej globit mundësinë e bashkimit. Kjo u arrit falë edhe ndihmës nga vendlindja, me e për të cilën krijimtaria merr shpirt gjithmonë. Ishte hera e parë që do uleshin së bashku, lexonin para njëri tjetrit, kritikonin e udhëzonin njëri tjetrin. Aty edhe Ministri në Ministrinë e Diasporës z.IbrahimMakolli, aty edhe diplomat e media. Vlera e veçantë e cila peshon kohëve ishin prezenca e dy veprimtarëve të mëdhenj të çështjes kombëtare, Bacë-Adem Demaqi dhe Flora Brovina.
Tani dy vjet më vonë do tubohemi përsëri me temën nga kuvendi themelimit, por pa këta mysafir të respektuar nga gjithë kombi. Do rifreskojmë kujtimet e porositë me fjalimet e tyre, të cilat i incizova tërësisht dhe botohen tani pas dy vjetëve. Porosia e tyre ka aktualitetin e paluhatshëm e ngjizur në bazamentin e interesit kombëtar e njerëzor.
Adem Demaci:” Vëllezër dhe motra. Jam i lumtur që po marr pjesë në këtë hap të rëndësishëm që po bëjnë intelektualët tanë që padrejtësitë historike bënë që të shpërndahemi si vetë e qyqes, që thonë, në gjitha anët e botës. Mirëpo, ne shqiptarët jemi popull i befasive të këndshme, i befasive që asnjë popull në botë nuk i bënë. Ne jemi ata që pavarësisht se humbëm shumë kryengritje, prapë qoheshim në tjetrën. Na qitshin në gjunjë dhe prapë ngriheshim dhe kjo qëndresë e jona, e jo nënshtrim që nuk e njeh historia e njerëzimit, më në fund u shpagua dhe sot jemi më mirë se kurrë në historinë tonë pavarësisht se kemi edhe shumë probleme për të zgjedhur. Jemi më shumë se kurrë në historinë tonë. Kemi njerëz të shkolluar, kualifikuar, ditur si: shkrimtarë, dramaturgë, muzikantë, artistë të mëdhenj, kemi InvaMulen, soprano e cila vjen nga Tirana, kryeqyteti ynë, e cila e tronditë botën. Jemi shumë më mirë por jemi shumë më keq në krahasim me ë tjerët, si në Ballkan, si në Evropë.
Jemi si shtet nganjëherë bira e fundit e kavallit që duhet të na trandë kjo situatë dhe po e shoh se edhe këtu në mërgatë ka arritur ndjenja për ta kuptuar se duhet trandur, duhet të lëvizim. Mërgata e jonë historikisht ka qenë gjithnjë krahu i djathtë i përpjekjeve tona çlirimtare që nga Lidhja e Prizrenit. Sot jemi në një situatë ku luftërat nuk bëhen me plumba, sot bëhen luftërat me dije dhe në ekonomi. Prandaj, duhet të përpiqeni të gjithë ju që me dijen tuaj, talentin tuaj, aftësitë tuaja, të punoni e të veproni duke ngritur më lartë lavdinë e kombit tonë. Duke forcuar edhe më shumë shpirtin tonë të cilin nuk e ndanë, na i ndanë territoret, na i morën copa, por asnjëherë nuk qenë në gjendje të na e ndajnë shpirtin, se kudo që ishim e kishim një shpirt. Dhe kjo ishte ajo që na bëri të mundur që të kalonim nëpër furtuna të pa para. Njëmijë vjet zgjati pushtim dhe përmbytja romake. Me qindra vjet zgjatën pushtimet e përmbytjet sllave, Mbi pesëqind vjet zgjatën pushtimet otomane. Bullgaria ishte dyqind vjet (shk.9 e 10) që na mbajti ne të pushtuar duke depërtuar deri në Adriatik dhe prenë e vranë çdo gjë që u vinte për dore. Ne i kaluam të gjitha këto furtuna dhe ja ku jemi këtu që të bëjmë edhe një detyrë të madhe. Kombi ynë përjetoj padrejtësi të mëdha që nuk i meritoj të ndahet në gjashtë pjesë. Ato pjesë kërkojnë bashkim me trungun tonë dhe atë punë do ta bëjmë ne vet. Është e vërtetë se na ndihmuan edhe të tjerët por pa luftën tonë, pa gjakun tonë, pa vullnetin tonë, pa qëndresën tonë nuk do na ndihmonte askush. Pra lufta e jonë, qëndresa e jonë, rezistenca e jonë e vazhdueshme bëri që edhe bota të ndërroj mëndim për ne. U bind se jemi të vendosur që të shkrijmë veten deri në një që ta fitojmë lirinë tonë dhe që jemi popull i barabartë më të tjerët. Prandaj, ky takim i juaj, kjo vendosmëri e juaja, kjo dëshirë e juaja që të bashkoheni në fushën e artit është hap i mirë, është hap i mbarë, është hap i duhur. Ju në këtë mënyrë do ta fitoni respektin e popullit mik, i vyer e i talentuar gjerman. Ju, siç e dini, këtu jetojnë rreth 200 mijë veta (shqiptarë) dhe kanë mundësi të fitojnë dhe të ndihmojnë vëllezërit e vet në atdhe, edhe të shkollohen e të përparojnë. Arti juaj, puna e juaj dhe sjellja e juaj, ka dhe do të ketë rëndësi të madhe që ju të krijoni miq këtu ku jemi në Gjermani dhe atje ku jeni në vendet tjera deri në Zelandën e Re nga e kemi një shkrimtare, një gocë e jona ( shtim nga autori: shkrimtarja SilvaTernava). Pra, kudo që jeni, ju jeni një lloj ambasadori atje që përfaqëson kombin tonë. Dhe, duhet të silleni në atë mënyrë që të krijojmë miq sa më shumë dhe sa më shumë të ketë të interesuar që të vijnë e të na ndihmojnë. Mos e ndalni punën, sepse ne këtu ju kemi ju si vëllezër dhe si vazhdues të mërgatës sonë të famshme që nga Fan Noli, Faik Konica e shumë të tjerë, të cilët punuan dhe vepruan për çlirimin e kombit, për mbrojtjen dhe bashkimin e kombit. Edhe ju, duhet ti vazhdoni përpjekjet tuaja edhe në atë drejtim. Sot është mirë që po bashkoheni dhe po e krijoni bashkimin e artistëve të gjitha llojeve të mërgatës sonë dhe ju duhet punuar në krijimin e bashkësive shqiptare në çdo vend deri në Alaskë, në mënyrë që ne të dimë se vetëm të bashkuar do ta fitoni respektin e duhur. Vetëm në një vend të bashkuar do mblidhen informatat dhe do merren vendime nga një qendër e cila duhet të jetë obliguese për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ka kaluar koha e klubeve, e organizimeve partiake etj. ka ardhur koha e organizimit kombëtar. Vetëm të bashkuar si komb do qajmë rrugën drejt kalimit të prapambeturës ekonomike. Ju që do organizoheni ju jap detyrën e kombit, e atdheut, e atyre që vdiqën, mijëra heronj e dëshmorë, e shkuan me sy qelë për ta parë njëherë Kosovën e çliruar, për ta parë njëherë kombin e bashkuar. Prandaj, ne që jemi gjallë e kemi borq për ta e për të gjallët, të vazhdojmë rrugën në bashkëpunim me kombet tjera, duke mësuar nga ata se si përparohet e mbahet shteti. Duhet të marrim shembuj nga popujt e vegjël të zhvilluar dhe të mos zhgënjehemi e demoralizohemi në rrugën tonë. E marrim shembull shtetin e Izraelit, një shtet i vogël por i fuqishëm me peshë në rajon. Sot janë popuj të mëdhenj ata që udhëhiqen nga shkenca e nga dija, prandaj ju jeni ata që po e lëvroni artin, shkencën dhe do ta ndihmoni kombin tonë i cili e pret këtë. Ne do kërkojmë mërgimtarët tanë të investojnë në Kosovë si qytetar të Kosovës e jo si të huaj. Në regjistrimet e fundit na e bënë padrejtësi, sepse gati një milion shqiptarë i lanë të pa regjistruar. Mirëpo ju jeni pjesë e pandarë e shpirtit dhe zemrës, ju jeni pjesë e pandarë dhe ju duhet të veproni si pjesë e pandashme e jona. Do krijohen kushtet që çdo shqiptarë të trajtohet si qytetar ashtu si vepron Serbia, Kina e shumë shtete tjera. Puna e juaj do bëjë të ndërrohet qëndrimi ndaj jush. Nëse kapitalistet tanë që kanë para, biznese, duhet të bëhen bashkë dhe ta ndihmoni atdheun i cili i ka punët keq. Vëllezërit tanë në Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, Çamëri i kanë punët shumë keq. Çamet u përzunë, iu morën tokat, u dogjën e u poqën, u vranë nga fashistet grek, pra të gjithë këta kërkojnë zgjidhje. Dhe, zgjidhja e sotme është që kudo shqiptarët të bashkohen, ashtu si veprojnë hebrenjtë. Ju formoni qendrën e krijuesve e shkrimtarëve dhe do duhet formimi i Bashkësive Shqiptare në shtete Gjermani, Suedi, Norvegji etj dhe nga kjo do bëhet bashkësia shqiptare e tërë botës. Ju këtu jeni bashkuar për t’i ndihmuar popullit dhe jo për të marr të drejtë që të shkruani, se këtë nuk ua ndalon askush, por me krijimet e juaj ta zgjoni krenarinë kombëtare, por me bashkim i ndihmohet edhe më shumë atdheut. Sot na duhen njerëz që të punojnë për kombin kudo që janë.”
Flora Brovina, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. “ E përshëndes grupin iniciues për formimin e Lidhjes, me çka bëjmë një punë të rëndësishme për atdheun. Pra, kur shqiptarët duan dhe kanë vizion mund t’ia arrijnë. Kësaj ju ia arritët sot, urime! Dhe, sot ndihem e lumtur që marr pjesë në Kuvendin Themelues të Krijuesve në Mërgim, kjo më jep forcë e shpresë që kështu të veprohet edhe në lëmit e ndryshme. Jam e nderuar që të iu përcjell përshëndetjen dhe përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ju kishit shembull historinë. Ishin rilindësit që na mësuan se cili është roli i krijuesve dhe cili është roli i një krijuesi në mërgim, ndërtimi i urave të reja në komunikim dhe matje e vlerave në çdo lëmi. Dhe, kur matemi e kuptojmë ku jemi dhe së bashku sa jemi më të fortë dhe sa i japim kurajë dhe fuqi njëri tjetrit. Kur e respektojmë njëri tjetrin e kemi respektuar vetveten, kemi respektuar vendin tonë. Unë besoj në forcën e bashkimit, andaj jam këtu në mesin tuaj. Unë besoj se ju do të arrini shumë. Besoj se do të ndërtoni ura të fuqishme komunikimi nëpër të cilat do të ecin edhe shkrimtarët nga Kosova, ata që jetojnë atje, sepse ju jeni pjesë e pandashme e këtij komunikimi dhe asnjëherë nuk iu quajtëm Ju dhe Ne. Ne do përpiqemi të jemi në konkurrencë me botën tjetër dhe kjo i shton vlerat tona. Ne kemi çka t’i ofrojmë botës, ndoshta edhe më shumë se sa kemi bërë deri tani. Po të kishim mbështetur sa duhet njëri tjetrin sa e si duhet, sot do të kishim në letërsinë tonë më shumë se një nobelist. Dhe nuk e kemi bërë këtë. Ju jeni pjesë e pandashme e jona, e ndjenjave tona. Jeni syri i përlotur nga malli i cili gjithnjë na gërryen. Ju e treguat veten në kohët më të vështira dhe tani vazhdon lufta e prezantimit tonë, shpirtit tonë në botën ku jetoni e veproni. Besoj se edhe ministri i diasporës do jetë në përkrahjen duaj. Do jemi bashkë dhe kurrë nuk do themi se shqiptarët janë zogj të qyqes të shpërndarë anë e mbanë botës. Ne jemi lule të kapura dorë për dore.”

Filed Under: Mergata Tagged With: Adem Demaci, Flora Brovina, Hazir Mehmeti, Porosia ne pervjetor, Vjene

Urime nga Vjena, Kosovë!

October 27, 2015 by dgreca

Urime Kosovë!
Edhe një hap më afër në rrugën drejtë Europës. Rrugë e nisur shekujve, momenti i ndijimit të saj tani. Akoma e gjatë. Akoma shumë detyra, shumë sfida. Akoma shumë përplasje. Akoma shumë ndërskamca nga vetja jonë, nga armiqtë tanë.
Vetvetja e pa njohur, shtegu i panjohur i synuar e ëndërruar edhe atëherë kur Europa lozte lojën e saj me hile, derisa gjaku derdhej trevave shqiptare.
Kujtojmë Lojën e Londrës ku Edward Grey tha: “Unë e di farë mirë se kur gjithçka do të bëhet të njohur, kjo (zgjidhje) në shumë pika do të japë shkas për kritika të mëdha, nga kushdo që e njeh vendin”.
Tani para pak ditës i njohuri Prof.Paul Landvai u shpreh se kishte kuptuar “lojën“ e vendosur të Kosovës për pavarësi. Ideologjia e paqes, pavarësia s’kishte alternativë, dhe “loja“ e Vdekjes, pavarësia s’kishte alternativë. Të dyja bashkë mburojë e heshtë, njohje me “lojën“ karshi nesh e gatuar në magjen e tyre fshehur deri sa pështyhej caku ynë. Caku, në trungun tonë, dhe të tyre.
“Për mua më e rëndësishmja është ndryshimi i jashtëzakonshëm, nuk pranuan jetën nën sundimin e huaj edhe pse kanë problemet e tyre”.
Tani Trungu filloi të ndien krahët, jo vetëm, me Përtejpaqësorin, mikun tonë atëherë kur duhej. Kur frymëmarrja ngulfatej, kur emri harrohej e shpresa jo. Edhe sot, edhe dje. Muret ranë, po bien. Rruga drejtë Brukselit navigim kohe, i priu rruga e Qytetit të Dashurisë e trasuar nga timat, dje e sot. Kush tha se futbolli është vetëm lojë! Urime, edhe më shumë! Fjala shqiptare mistikë magjike shekujve me Dijet e Vjetra gdhendur kode Piramidave Pellazgo-Ilire akoma presin Simbologët autokton. Këtu, sonte Aurola Morina, me zërin e saj magjik aq sa rrënjët tona. E mahnitshme!
Pak konjak, ju lutem!
Gëzuar!
Hazir Mehmeti, Vjenë

Filed Under: ESSE Tagged With: Hazir Mehmeti, Urime Kosove

MERGATA-Formimi i grupeve mësimore në Austri, obligim i prindërve

October 19, 2015 by dgreca

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Fillim shtatori është koha e formimit të grupeve mësimore për mësimin e gjuhës amtare në shkolla. Kjo vlen edhe për fëmijët shqiptarë. Krejt kjo e varet nga interesimi i prindërve të cilët duhet ta nënshkruajnë formularin lajmërues pranë drejtorisë së shkollës. Në Vjenë ka mundësi për formimin e shumë grupeve mësimore, pasi nuri i nxënësve shqiptarë është relativisht i madhe.
Vetëm në Vjenë janë diku rreth 2,5 mijë nxënës shqiptar prej të cilëve vetëm diku rreth 35o prej tyre mësojnë shqip nga katër mësues të gjuhës shqipe, kurse në Austri janë 12,500 nxënës kurse mësim shqip mbajnë vetë 2,5 mij
Për formimin e grupit mësimor mund të bashkohen grupe fëmijësh nga disa shkolla në njërën nga shkollat ku do vendoset të mbahet mësimi pas dite.
Formularët në gjuhën shqipe mund të kërkohen në drejtori të shkollës apo mund të shkarkohen nga interneti, plotësohet, nënshkruhet dhe dërgohet në drejtori e cila në bashkëpunim me inspektorin kujdesët për ta angazhuar mësuesin. Adresa për formularin shqip:
i http://www.schule-mehrsprachig.at/fileadmin/schule_mehrsprachig/redaktion/muttersprachlicher_unterricht/Anmeldeformular-ohne/albanisch_ohne.pdf
www.schule-mehrsprachig.at/index.php?tx_inmemttm…
Aktiviteti i prindërve këmbëngulës ka bë bërë të mundur formimin e grupeve mësimore të nxënësve shqiptarë në shumë shkolla ku tani mbahet mësimi.
Ligji e mundëson mësimin e gjuhës amtare aty ku lajmërohen të paktën 12 nxënës, edhe nga disa shkolla së bashku. Krejt kjo me kërkesën e prindërve të atyre shkollave.
Këtë vit hapet klasa e re mësimore në shkollën Johnstrase (15) ku mësojnë për herë të parë 18 nxënës shqiptarë një herë në javë gjuhë shqipe. Përpjekje kishte edhe në Bashkinë e 11-të, por nuk u realizua.
Në Ciklin e Lartë të fillores (11-19 vjet) nuk ka të interesuar nga ana e prindërve, andaj nuk ka grupe mësimore. Është kjo një humbje e madhe për fëmijët të cilët jo larg i pret asimilimi, humbja e identitetit kombëtar shqiptar.
Derisa prindërit nga gjuhët tjera, shumë më pak në numër, formojnë grupe mësimore edhe nga dhjetë shkolla, ne nuk ia arrijmë të formojmë brenda një shkolle ku kemi numrin e mjaftuar të nxënësve (mbi 12 nxënës), me çka tregohet një papërgjegjësi dhe papjekuri kombëtare. Kjo është thënë në disa takim gjatë përpjekjeve të mësuesve për shtimin e vijueshmërisë.
Prindërit nuk paguajnë asgjë, ata vetëm e nënshkruajnë formularin me të cilin e marrin përgjegjësinë e vijueshmërisë. Nxënësit i kanë të gjitha tekstet falas nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Ministria e Mësimit të Austrisë.
Informatat e nevojshme rreth mësimit në gjuhën shqipe, prindërit mund ti marrin pranë drejtorive përkatëse.
Ky vit shkollor filloi pa ndonjë rritje të vijueshmërisë e cila dëshirohet nga nevoja e ruajtjes së identitetit shqiptarë por jo edhe nga ata që do duhej, prindërit.

Filed Under: Mergata Tagged With: grupet mesimore, Hazir Mehmeti, prinderit, Shkolla shqipe

Ndarja solemne e çmimeve në Grac

September 28, 2015 by dgreca

Nga shënimi i 26 Shtatorit, Dita e Gjuhëve Evropiane /
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Projekti i teksteve në gjuhën shqipe për diasporën vlerësohet i shkëlqyeshëm   Një sukses me vlera në afirmimin e gjuhës shqipe në gjithë Evropën. JanSisko: “Që nga viti 1998 konkurruan 600 projekte gjuhësie prej tyre 166 u vlerësuan të shkëlqyeshëm. Shkollimi gjuhësor ka rol të veçantë” Në Graz fliten 150 gjuhë. Gjuhëtari i njohur nga Zvicra, miku ynë i madh, Prof.Dr.Dr.BasilSchader dhe z.NuhiGashi (MASH Kos) dhe Hazir Mehmeti, morën çmimin në Sallën e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Staiermarkut në Grac.. Ndarjen solemnisht e bënë JanSisko (nga Min. Ars. A) dhe GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Motivi konkursit, “Gjuhët përmes projekteve cilësore”, ku këtë vit konkurruan 60 projekte prej të cilave u shpërblye Projekti i Teksteve në gjuhën shqipe për diasporë krahas shtatë projekteve tjera të shkëlqyeshme. Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zürich-ut, MASHT- së Kosovës i përkrahur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekt (IPE). 19 tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë. Nga komisioni u cilësua si projekt i shkëlqyeshëm ndërkombëtar. Ekipi i autorëve: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, MuhametAhmeti-Metis, Nexhat Maloku, NexhmijeMehmetaj, RifatHamiti, RizahSheqiri, Shefkije Islamaj, dhe XhevatSyla. Koordinatorë ishin: ArifDemolli, BasilSchader dhe NuhiGashi.
Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.KarinWeitzer dhe AlexandraWojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmarkzj. ElgridMessner e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane… Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. JanSisko (Min. Ars.Aust) mes tjerash tha: “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe zj.UrsulaPanuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, z.GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve.     Pas pjesës zyrtare Prof.BasilSchader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkohore sipas standardeve të kohës tani në përdorim. U shfaqën sekuenca filmi nga puna praktike në orë mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin tek ekspertët përkatës të UN, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit, mësuesi nga Vjena, prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës pati edhe pyetje e diskutime. Ai prezantoj gjithashtu, abetaren e parë në gjuhën shqipe në Austri, pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Pas prezantimit dhe debatit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e materialeve mësimore. Gjithashtu Prof.BasilSchader, dhe informata mbi grupin e teksteve “Nxitje didaktike” me udhëzime e shembuj nga praktika mësimore dedikuar mësuesve, veçan atyre të gjuhës amtare. Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle. Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë të prirë nga mësuesja Bukurije Limani. Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga MASHT- e Kosovës, z.NuhiGashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Dita e Gjuhëve Evropiane, Grac, Hazir Mehmeti, Vjene

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 21
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT