Kosovë-19 vjetori i masakres së Reçakut/-Në 19 vjetorin e masakres së Reçakut homazhe dhe akademi përkujtimore. Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë kur ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit/
REÇAK, 15 Janar 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Me homazhet që kanë nisur në mëngjes në Kompleksin Përkujtimor dhe me një akademi në mesditë, u kujtua sot në 19 vjetor masakra në Reçak.
Homeazhe në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut bënë dhe folën në akademi presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nën patronatin e të cilit u mbajt akademia përkujtimore, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë. Ambasadori amerikan William Walker, në atë kohë kur ishte shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit. Ambasadorit amerikan Walker, në praninë e tij, para një viti iu zbulua shtatorja në fshatin Reçak dhe iu nda një pllakat-falënderimi e mirënjohje e përgjithmonëshme, i pritur në ambiente familjare nga kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli. Ambasadori amerikan Walker edhe sot ishte në Reçak shumë i mirëpritur.
Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e fundit në Kosovë, kur forcat serbe vranë, masakruan, por edhe zhdukën më shumë se 12 mijë shqiptarë, e në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.
PRESIDENTI THAÇI: REÇAKU ZGJOI NDËRGJEGJEN E BOTËS
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, dhe më pas mori pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut.Në fjalën e tij, presidenti Thaçi, tha se para 19 viteve Reçaku u bë emër i njohur në tërë botën dhe hyri në historinë moderne të Kosovës si fakt dhe simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot.I pari i vendit tha se më 15 janar 1999 formacione policore dhe ushtarake serbe kryen vrasje të rënda mbi popullsinë e paarmatosur.“Në Reçak u vërtetua edhe më mirë politika serbe e terrorit sistematik, e gjenocidit shtetëror dhe krimit kundër njerëzimit, që mori përmasa të mëdha në vitet 1998 dhe 1999”, duket shtuar më tej se “Mëngjesi i 15 janarit 1999, ishte i rëndë jo vetëm për Reçakun, por për tërë Kosovën”, theksoi presidenti Thaçi.
Presidenti tha se Reçaku me sakrificën e tij e zgjoi ndërgjegjen e botës demokratike.
“Emërtimi i krimit me emrin e vërtetë nga miku i Kosovës, ambasadori Uiliam Uollker ishte një akt sensibilizues i çështjes së Kosovës”, tha Thaçi duke shtuar se sakrifica e Reçakut e përshpejtoi vënien në lëvizje të diplomacisë ndërkombëtare.Kreu i shtetit tha se për herë të parë në historinë e Kosovës, u organizua një konferencë ndërkombëtare në Rambuje, ku pala shqiptare ishte e barabartë në tryezë. Kështu sipas tij, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndërkombëtarizua maksimalisht.“Nga kjo Konferencë doli dokumenti politik i cili i hapi rrugë intervenimit të NATO-s, për të mbrojtur popullatën e Kosovës”, duke theksuar se deri te këto zhvillime pozitive ne favor të Kosovës nuk do të arrihej pa mundin dhe sakrificën e të gjithë qytetarëve tanë, pa sakrificën e Reçakut.I pari i vendit tha se nuk do t’i harrojmë as krimet që regjimi serb i ka bërë në Kosovë, për të cilat një ditë do të japë përgjegjësi.Presidenti theksoi se Kosova u çlirua dhe hapi kapitujt e ri të jetës së lirë. “Së shpejti do të kremtojmë 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Brenda kësaj dekade janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme në procesin e shtet-ndërtimit dhe konsolidimit të pavarësisë”, pohoi ai.Ai tha se Kosova është tregim i suksesshëm i bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës dhe përkrahjes ndërkombëtare.“Jemi bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik, ku çdo qytetar është i barabartë, pa dallim etnie, kulture apo religjioni”, duke theksuar se ndërtimi i përditshëm i një Kosove të re, të përparuar, të lirë dhe demokratike, që ishte edhe amaneti të rënëve për liri, çdo herë e më shumë po bëhet realitet.Presidenti Thaçi theksoi se miqësinë e ndërtuar me miqtë dhe aleatët tanë, në kohë të vështira dhe në ditët e mira, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e BE-së, e ruajmë dhe e kultivojmë si vlerë të përhershme.“Kosova dhe qytetarët tanë kanë një orientim të qartë, integrimet euroatlantike. Në këtë rrugë askush nuk mund të na ndalë”, pohoi ai, duke shtuar më tej se vonesa mund të ketë, por ne nuk kemi rrugë tjetër.“Do të jemi në lartësi të përgjegjësive institucionale që sa më parë ta heqim izolimin për qytetarët tanë. Ne vetë mund t’i ndryshojmë gjërat për të mire”, pohoi ai.Në fund, presidenti Thaçi tha si shoqëri, të punojmë bashkë që në këtë vit jubile, Kosova ta forcojë edhe më shumë identitetin dhe subjektivitetin e vet shtetëror.
KRYEMINISTRI HARADINAJ: RRUGA E LIRISË NUK KA QENË E LEHTË
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore që u organizua nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Reçakut.
Kryeministri Haradinaj, para të pranishmëve në këtë akademi, familjarëve të të vrarëve dhe personaliteteve të jetës politike e akademike, tha se këtë ditë e ndan dhe e kujton me shumë respekt.
“Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, tha kryeministri Haradinaj.Në këtë Akademi Përkujtimore para të pranishmëve foli edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ambasadori William Walker, dhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK. Në fund me një kronologji të pranishmëve iu drejtua Fehmi Mujota, ndërsa në emër të fshatit Reçak, të pranishmit i falënderoi kryetari i fshatit, Adem Ramadani.
VESELI: VARRET E REÇAKUT PRESIN DREJTËSI
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, për të kujtuar viktimat e njërës prej masakrave më të mëdha gjatë luftës në Kosovë.Pas homazheve, Kryeparlamentari Veseli, duke folur në Akademinë Përkujtimore, ka thënë se janari është muaji i rënieve të mëdha, i dhimbjeve të mëdha.“Është muaji i Reçakut, fshatit të martirizuar për lirinë e Kosovës. Sot bëhen 19 vjet nga dita e kobshme e 15 janarit të vitit 1999. Vitet po kalojnë, por kujtimi dhe përmasa e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Sot, ne jemi shtet i pavarur dhe sovran. Pas 1 muaji, festojmë 10 vjetorin e pavarësisë, por një gjë duhet ta kemi parasysh: Beteja e Reçakut ende nuk ka përfunduar. Kjo është beteja e drejtësisë për Reçakun. Kjo është beteja për të vërtetën e Reçakut”, ka thënë Kryeparlamentari Veseli.
Kreu i legjislativit ka theksuar se varret e Reçakut presin drejtësi.
“Ata që urdhëruan dhe ekzekutuan krimin mbi Reçak ende janë të lirë. Ky është turp për drejtësinë ndërkombëtare”, është shprehur Veseli.Kryeparlamentari Veseli ka shtuar se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare pa u vendosur drejtësia për Reçakun, si dhe për masakrat tjera të kryera në Kosovë gjatë luftës.“Nuk ka drejtësi ndërkombëtare aty ku synohet të vendoset barazimi në mes agresorit dhe viktimës. Nuk ka drejtësi aty ku tentohet të vendoset barazimi në mes një ushtrie gjenocidale dhe një lëvizje çlirimtare. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet unike në pastërtinë e kauzës dhe luftës së saj. Çdo përpjekje që përmes Gjykatave të deformohet karakteri i saj, paraqet një sfidë të madhe për të gjithë ne. Tanimë para nesh kemi një sfidë të pashmangshme, por të tejkalueshme. Sfida e Gjykatës Speciale është një betejë që duhet ta fitojmë, sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë”, ka deklaruar Kryeparlamentari Veseli.
Ai, po ashtu, ka thënë se masakrat serbe do të dënohen. “Masakrat serbe mbi njerëzit tonë do të dënohen, së bashku me këtë edhe kryesit dhe urdhëruesit e tyre do të dalin para drejtësisë. Shteti i Kosovës, institucionet gjegjëse, nuk do të lënë veprim pa ndërmarrë që t’i shkohet deri në fund holokaustit kundër shqiptarëve”, ka thënë Veseli.
MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET PARA 19 VITEVE:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html
[05] Serb forces attack Shtimje areas
PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.
There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation
PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.
He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.
Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.
But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/
Albanian Telegraphic Agency
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html
[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje
PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.
Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.
Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/
[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention
PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/
Albanian Telegraphic Agency
[26] Kosova president declares mourning day
PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-17.ata.html
[01] Massacres in Recak – monstrous crime against innocent people
TIRANA, Jan 16 (ATA) – Albanian Foreign Ministry condemned on Saturday the latest massacre in Recak, Shtimje, of Kosova, with over 40 innocent Albanians mostly women, children old men, executed by the Serb military forces.The Ministry said in its statement that this new act of fascist type committed by the grand Serb chauvinism units represented not only a monstrous crime against innocent people who were asking for their freedom and rights but it also was a crime against humanity as well as a worse challenge against the international community.Massacres in Recak showed once again that Belgrade regime was increasingly engulfing in a deep crisis. It was committing the most monstrous crimes and was experimenting fascist methods of massive extermination against Albanians in Kosova, the statement said.The new crime of the Serb chauvinism was at the same time a great challenge against international organisations which were engaged in finding a peaceful solution to the conflict in Kosova.
The statement said that this act showed that the regime of Milosevic (Slobodan, president Yugoslavia) had never been and would not be for a peaceful solution to conflicts and that this regime was a product of the most aggressive nationalism which lived in mid of continuous generation of conflicts.
The Albanian Foreign Ministry urged the international community, international institutions, government of the United States and those of the European Union to immediately intervene to stop the massive exterminating campaign against Albanians in Kosova and find a right solution as soon as possible to this bloody conflict. /dast/ak/