FIGURA TË SHQUARA TË ÇAMËRISË
FIGURA TË SHQUARA TË ÇAMËRISË
Çamëri pushoje vajnë, Se s’të lënë djeltë çamë, E gjithë këta shqiptarë …/
Të flasësh për figurat e shquara të Çamërisë, si për çdo vis tjetër të Atdheut, është një temë ë vështirë. Sepse këto figura janë kaq të shumta, kaq të ndritshme, sa nuk mund t’i rrokësh dot me një kumtesë të shkurtër apo informacion. Duhen libra të tërë për këtë qëllim. Dhe libra për Çamërinë janë bërë, jo me dhjetra, po me qindra. Por gjithmonë ka edhe punime e këndshikime të veçanta, që e thellojnë apo e koncentrojnë më shumë njohjene historisë dhe figurave të saj.Njëri prej këtyre këndshikimeve është edhe kjo kumtesë e shkurtër. Është përgatitur edhe një libër gjithpërfshirës për këtë qëllim. Synimi është që informacioni për figurat e shquara të përhapet si objekt më vete në masat e gjera., deri edhe tek nxënësit e shkollave e brezat e rinj. Pra, jo vetëm si punim akademik, i cili përqëndrohet te pak njerëz, por një punim me karakter masiv, popullor e për të gjitha viset e Atdheut.Kemi evidentuar rreth 60 figura të Çamërisë martire. Sa pika e nyje njohëse ka për to! Kuriozitete e të dhëna të shumta që të emocionojnë e frymëzojnë.
Ja disa prej tyre:
“Ptolemejte ishin Çamë” – shkruan Sami Frashëri ne “Fjalorin” e tij të madh historio-grafik për Shqipërinë. Ptolemejtë ishin pasardhësit e Aleksandrit të Madh, të cilët i vendosi zotër në Aleksandri. Aty ata ndërtuan bibliotekën e famshme me librat e antikitetit, të cilën e dogjën vandalët evropianë të Kryqëzatave më vonë.Dihet nga të gjithë se strategu i lashtësisë – Pirro, – ka lindur në Ledhëz të Çamërisë.Kuriozitetet vazhdojnë në shekuj. Vetë themeluesi i Egjiptit, Mehmet Ali Pashë Misiri, kishte lindur në një zonë të Korçës, por rininë e vetë e kaloi në Çamërinë jugore.Kështu toka çame ka qenë farishtja e rritjes dhe e përndritjes të sa e sa yjeve të kombit tonë. Folklori çam e ka poetizuar:
Qysh ka qenë mëmëdheja ?
Iskanderi si rrufeja …
Filipjadha nga Janina
Që ka pjellë aq-ë trima …
Çami i famshëm Hoxha Tahsini ishte rektori i parë i universitetit të Stambollit, në vitet 80-të të shek. 19-të. Por ai nuk shkëlqeu më tepër për këtë, se sa për faktin e madh që ai u bë fanari i parë i Rilindjes Kombëtare, rrezet e të cilës i përhapi në çdo kënd të tokës shqiptare. E quajtën edhe “Koperniku i Lindjes”, por populli i këndoi:
Gjithë rilindasit radhë
Nga Tahsini morën farë …Rilindësja Dora d’Istria flist me dashuri për Pargën e bukur çame. Bile, diku thotë se “Kam lindur në Pargë!”Çami i famshëm Abedin Pashë Dino është vlerësuar nga historio – grafia e kohës si njëri nga 50 valinjtë më të shquar të perandorisë së atë|hershme. Dhe ky patriot vdiq me emrin e Shqipërisë në gojë.E kështu yjet e Çamërisë hijeshojnë në shekuj e dekada. Sidomos në kapërcim të shek. XIX e në dekadat e para të shek. XX, – këta yje u dendësuan shumë. Sepse ishte çështja e lirisë së mëmëdheut, e cila rrezikohej nga bishat shovene ballkanase dhe duart gjakatare të drejtuesve të Fuqive të Mëdha të Evropës. Kujtojmë: Sheh Sabri Preveza, në kapërcim të shekullit, u bë përhapësi i madh i librit shqip në krejt jugun shqiptar, deri në Vlorë e Berat. Shquajnë në Folklor emrat e Osman Takës me vallen e tij, e Çelo Mezanit me këngën e tij; shkëlqejnë dyert e mëdha Çame në kulturën e patriotizmin shqiptar e sakrificat për liri. Shkëlqejnë poetët Muhamet Kuçuku e Ali Dine, ashtu sikurse i riu çam – internacionalisti Thimio Gogozoto, i cili ra dëshmor në luftën e Spanjës, në vitin 1936, bashkë me të tjerë trima nga Kosova e qytete të tjera. Shkëlqeu Ali Demi, dëshmor – hero në Kaninë të Vlorës, në luftën Nacionalçlirimtare.Figurat e shquara të artit: shkrimtari Mitrush Kuteli nga Pogradeci e piktori Kolë Idromeno nga Shkodra ishin me origjinë nga Çamëria …
Qielli i Çamërisë martire është i përflakur nga këta yje, martirë e heronj. Ata janë e do mbeten farët e neonët e çështjes shqiptare edhe paskëtaj, në shekuj. Një folklor i madhërishëm i popullit çam i ka përjetësuar në vargje këta trima e veprimtarë. Poeti e prozatori brilant Bilal Xhaferri e sa e sa të tjerë në fushën e artit e kulturës, – janë qëndistarë të etnisë sonë në jugun e thellë shqiptar.Çështja çame nuk vdes. Ajo është çështje e gjithë popullit shqiptar. Në vitin 1913, pas coptimit të trojeve tona nga Fuqit e Mëdha Evropiane, populli vajtoi fatin e pjesëve që mbetën jashtë:
Qaj Kosovë e Çamëri,
Që kini mbetur ne botë;
Ca greqi, ca në Serbi,
Jini këputur si zogjtë…
S’ është e mirë ajo zoi
Që jini ndarë me shokë.
Me ne do kini bashki’
Esht’ e shkruar në Evropë !…Por sot, kur liria e Kosovës vezullon në qiellin Shqiptar, në gjirin e mëmës Shqipëri, vargjet e kësaj kënge vijojnë me mallëngjim:
Qaj Metvegjë e Çamëri,
Që kini mbetur në botë …
Por, për Çamërinë e djegur, të shkulur, të vrarë, të mohuar nga shovenët e Jugut, kënga elegjiake e popullit vazhdon: Pa shikoni varret tanë:
Atje te trojet-ë çamë,
Për një pikëz ujë qajnë.
Në varret e të parëve tanë
Lulet e barit janë tharë;
Aty lule duhen mbjellë,
Kombi ujë duhet të hedhë;
Në buzët e detit Jon ,
Ku gjaku i shqipes kullon …
Figurat e Çamërisë janë të shumta edhe më pas, gjatë shek. XX e në ditët tona. Ja njëri prej tyre: Skënder Beqiri, – martir i gjallë i çështjes çame. Ai është këtu mes nesh. Po afron shekullin me moshën e tij dhe ka bërë një vepër të rrallë: me fotot e tij, në fototekën e tij , ka një Çamëri e një Vlorë të tërë brenda në shtëpinë e tij. Për këtë e kanë cilësuar edhe “Marubi i Çamërisë e i Vlorës”. Dhe ja një fjalë e tij- prej rilindasi të gjallë: “Do vdes, po jo nga tjetër gjë, por nga derti etnik i coptimit të trojeve tona, që akoma janë jashtë trungut të mëmës”.
Por kënga thotë:
Çamëri pushoje vajnë,
Se s’të lënë djeltë çamë,
E gjithë këta shqiptarë …
Një nga këta djem të sotëm çamë është edhe Festim Lato, vëllai i poetit të njohur- Xhemil Lato. Festimi banon në Holandë, por me përpjekjet e tij, me idealizmit të tij të zjarrtë, – ka organizuar, ka sponsorizuar me dhjetra aktivitete, takime, tubime, botime librash patriotikë, për çështjen çame. . Ai djalë, rreth të dyzetave, ka arritur ta çojë zërin e Çamërisë deri tek drejtuesit e atij shteti, deri në organizmat e tjera të larta të Evropës, organet e Drejtësisë së çështjeve nacionale, siç është çështja çame …midis tyre – edhe të drejtën më themelore – atë të kthimit të trojeve e pronave të këtyre shqiptarëve të shkulur me genocid afro tre çerek shekulli më parë. Pra, yllësia çame, si e çdo visi tjetër të atdheut, vazhdon, përpiqet, ndriçon, dhe ekziston e plotë shpresa se kjo Evropë, që e coptoi më 1913, po kjo – me moralin e demokracisë që përfaqson, do ta kthejë në vend çështjen e drejtë të kësaj pjese të kombit tonë.
O SHAKO XHAKË TËRBAÇI-I SHQIPËRISË ISH ILAÇI…
-
-portret për luftëtarin e shquar kundër shovinistëve grekë-1854…
-
Historia e Tërbaçit ( në Lumin e Vlorës) është si një pyll i dendur me trima e kapedanë, ashtu si e gjithë Labërisë. Por muza popullore veçon disa prej këtyre trimave. U ka kënduar atyre më shumë, ka thënë për ta cilësorë më të zgjedhur.Një i tillë trim-ka qenë edhe Shako Xhakë Tërbaçi.Ai ka shkëlqyer në luftimet kundër grekërve, në Mecovë, në vitin 1854. Në krye të forcave të Vlorës, bashkë me kapedanë të tjerë si : Selam Hasan Velçën, Sokrat Lekë Qeparoin, etj. Ata i përzunë andartët që nga malet e Vlorës e deri poshtë, në kufijtë jugorë të vendit.Në Mecovë u bënë luftime të ashpra kundër forcave të gjeneral Grivës.Në vijën e frontit shqiptar komandonte Mahmud bej Vlora ( i ati i Ismail Qemalit), së bashku me vëllain e tij-Selim Pashë Vlorën, Halit bej Frashërin (i ati i Naimit), Çelo Picarin, Hasan Çakon nga Kurveleshi, etj.Shako Xhaka-trim i lartë,Gjezdis nëpër rigatë,Kërkonte kufij të saktë.1)Sapo mori vesh invadimin e grekërve në jug, ai lëshoi kushtrimin:Kush doli në breg i pari?Shako Xhakë bajraktari,Pisqollë, jatagan-lari,Në çdo vend kordhëtari,Sokëllin sa tundej mali!Në ç’breg? Ka një breg në Tërbaç, i cili quhet “Bregu i alarmit”. Ai ka qenë vendi tradicional i kushtrimeve. Këtë herë armiku u shfaq larg në jug, por atdhetarët e japin kushtrimin që këtu, në malet e Labërisë. Bile Shako Xhaka “sokëllin në çdo vend”, me zërin e tij buçitës.“Shako Xhakë bajraktari”, dmth. se ishte flamurtar, prijës i një formacioni luftëtarësh popullorë. Ai dallohej nga pisqolla (koburja), jatagani, kordha, dhe zëri i tij i fortë në lugje e male.Kush u hodh Proto Mecovë?-I shkreti Mahmud bej Vlorë,Selami, një vetull-hollë…Por përkrah tyre ishte edhe:Shako Xhakë e Mahmud beu,Lumin përpjetë ç’e ktheu,Luftojnë sa tundet dheu.Shako Xhaka-ujk shëndreu,Brenda në armiq kërceu!…2)Imazhi i ujkut! Pasazhe madhështore të muzës së popullit.Sërish në Mecovë:Shako Xhakë bajraktari,Në Mecovë u hodh i pari;Ky Shako Xhakë Tërbaçi,I Shqipërisë ish ilaçi,Ilaçi i Shqipërisë,I vjen rreth e rreth kufisë,Për udut të Shqipërisë.1)Vetëdija kombëtare shkëlqen në shumë vargje për këtë trim, i cili lufton për idealin e madh të atdheut te vet. Ashtu si tek trimi i madh Zenel Gjoleka më parë:Pse lufton, a derëzi,Sos për mua a për ti,Po për gjithë Shqipëri!“SHQIPËRIA”-emri flamur që u gurgullon gjakun luftëtarëve.Dhe këta luftëtarë bëhen bllok kundër armikut që donte të zhvaste toka të atdheut tonë:Me jataganë në brez,U lidhë me besa-besë,Që t’i venë fre Moresë…2)Kështu shkëlqyen trimat e Vlorës e të jugut atje në Mecovë:Korak’ e shkreta Korakë,Kush u hodh e u bë kajkë?3)Tepelenas e vlonjatë,Që rrojnë me bukë thatë,Me mish të pjekur në napë.Në të gjitha këto prita e sulme ka marrë pjesë edhe Shako Xhaka. Për të nderuar emrin e tij atë e thirrën me emrin e fshatit “Shako Xhakë Tërbaçi”. Luftëtarët vlonjatë, thotë kënga, “e mbodhën Grivën sa dora”:N’ato zjarre e betejaE shpunë Grivën te reja.24 vjet më vonë, sërish trimi i Tërbaçit, Shako Xhaka, në bllok me luftëtarët e Lumit të Vlorës e të Bregdetit, i doli përpara grekut, në Lëkurës e Sarandë. Atje Shakua u mësoi luftëtarëve si të hapnin llogore e të ruheshin, ndërsa armiqve t’u jepnin dërmën:O Shako, ç’e bëre mirë,Ngrite tabjet4) në Muzinë,Një natë me suferinë,Ç’e përzunë gjiritlinë,Kapetan Kosta Forinë,Mbenë xathur, pa opingë,Si derrat në përcëllimë,S’e pa i pari të dynë,Lanë vrapin në Athinë…Në këtë betejë trimi Shako ishte 52 vjeç. Kujtesa e brezave i bën portretin: “Një trup i gjatë si bredh: i shkathët, mjeshtër i armëve; flinte edhe në borë. Ishte një shënues i rrallë. Merrte shenjë në llami”-siç thotë kënga për trimin e mëparshëm- “Beqir Labi gunëzi”, i 1847-ës. Muza i jep trimit Shako maksimën patriotike:“I Shqipërisë ish ilaçi”…_________________1)H.Skëndaj, “Gurra popullore e Tërbaçit”, T.2002, fq.172)M.Kokalari, “Trima të kryengritjeve Popullore”, T.1979, fq.1981)udute-kufi2)Greqisë3)theror4)llogoret
MË SHPËTOI DUHANI SHQIPTAR
- 1
- 2
- 3
- …
- 5
- Next Page »