IDRIZ LAMAJ/
Xhevat Kallajxhiu ishte gazetar, studiues dhe shkrimtar i njohur në tri periudha të ndryshme historike të Shqipërisë; në kohën e Shqipërisë së lirë, gjatë pushtimit fashistë të atdheut, dhe në mërgimin e tij të gjatë. Punoi për tre dekada në redaksinë e seksionit shqip pranë Zërit të Amerikës. Pasi doli në pension, për 10-të vjet ishte editor i gazetës Dielli.
Ai ndrroi jetë në megrim në moshën 86 vjeçare. Në një shkrim të shkurtë nekrologjik të botuar në gazetën e njohur amerikane, THE WASHNGTON POST, tre ditë pas vdekjes së tij, jepet ky shenim:
“…Xhevat Kallajxhiu ndrroi jetë me 6 Nëntor 1989 në spitalin Southern Marylan Hospital Center në moshën 86 vjeçare. Zoti Kallajxhiu jetoi në Forestville të shtetit Maryland dhe kishte lindur në Shqipëri. Ai ishte gazetar dhe redaktor para dhe gjatë luftës dytë botërore. Në vitin 1949 emigroi në Shtete të Bashkuara të Amerikës, pasi kaloi pesë vjet nëpër kampet e refugjatëve në Itali. Ai për disa kohë punoi në New York si lavapjatës, para se të bëhej lexues (speaker) i lajmeve në Radion “Europa e Lirë”. Në vitin 1954 u transferua në Washington ku punoi për “Zërin Amerikës” deri sa doli në pension, në vititn 1973…”. Shenimi i gazetës THE WASHINGTON POST mbështetet në të dhënat e dokumentave të tij shtetrore amerikane.
Xhevat Kallajxhiu mori në dorë drejtimin e gazetës Dielli, tre vjet pasi doli në pension, në vitin 1976. Po të shikohet me vemendje ajo përiudhë, Kallajxhiu u angazha në vepriomtarinë e Vatrës dhe drejtimin e Diellit në një kohë mjaftë të ndërlikuar. Ndikimi politik i regjimeve komuniste të Tiranës dhe Beogradit (në dy mënyra të ndryshme ), para se Kallajxhiu të fillonte detyrën e editorit të Diellit, ishte shumë i thell në komunitetet shqiptare, këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai lloj ndikimi infektues i të dy regjimeve në fjalë, i cili kishte mbjellur urrejtje të thell midis nesh, natyrisht kishte depërtuar edhe në radhët e Vatrës.
Ky shkrim i mbështetur në korresponencën e Kallajxhiut dhe disa miqëve të tij, në shumë shkrime të Diellit dhe në shfletimin e një deng faqesh të Dosjeve të Sigurimit, synon pasqyrimin e gjendjes së vështirë të drejtimit të Diellit nga Kalljaxhiu. Sipas korrespondencës, Kallajxhiu s’parit ndeshet me reagimet e ashpra nga intelektualët e mërgatës politike. Dr. Hamdi Oruçi i shkruan këtë letër me 10 Shkurt, 1977:
I ndereshmi z. Kalljaxhi,
Nuk pajtohem aspak me mendimet e jueja të shfaquna në letrën e juej të Shkurtit 1977. E qoftë i lavduem Zori se kemi ende ndonji vend tjetër ku mund të botojmë “materialin” që “Dielli” i djeshëm dhe i sotëm nuk i botojnë.
E kuptoj drejtimin që doni ti jepni fletores “Dielli” – pa dritë. Shkrimet e IDRIZ LAMAJT mbi Kaleshin klasifikohen “të kaluara dhe jo asktuale”, ato të FEKEÇIT, “nuk kuptohen nga ana e lexonjësëve të “Diellit”, ato të Mahmud Cungut nuk mund të botohen pa i ndryshuar se ashtu e do puna”, ato të Alarupit janë të gjata dhe nuk kemi vend, ato të tjerëve, me bazë kulturore nuk merren parasysh. Pikërishtë edhe ato punimet e mija të vogla nuk mund të botohen pa ndryshime, dhe mund të botohen në katër pjesë pa komente. Dmth., hiqi mendimet e paraqitë skeletin. Ashtu i do mushka e kali ushqimet. Lopa nuk i han fjalët e diktatorit gjinokastrit ‘faqezi’ për “Kosovën”, që ai e si shumë të tjerë vetëm llomotitin por nuk e kuptojnë as Kosovën e as kosovarët, bile tallen me atë dhe ata, pikrishtë siç nuk kuptojnë arbreshtë e Italisë por duen ‘me pasion’ arbreshët e Amerikës, fjalët e faqeziut Diktator Gjinokastrit nuk tingllojnë mirë sepse mund të gudulisin të kaluemen që nuk asht e bardhë, siç asht i shkreti NEXHAT PESHKËPIA:
Dr. Hamdi Oruçi ishte mik i Kallajxhiut, antar i shquar i Vatrës, kontribues i veçantë i Diellit dhe studiues i njohur.
Letra e Dr. Oruçit nuk mud të shikohet vetëm si mendim i tij personal. Shumë intelektual të mërgatës politike ishin zemruar në Kallajxhiun. Sipas tyre, jo vetëm për zbutjen e qendrimeve të tij ndaj regjimit komunist në Shqipëri dhe mënyrën e trajtimit të çështjes të Kosovës në gazetën Dielli, por edhe për menjanimin e shkrimeve të intelektualve të mërgatës piltike. Ata nuk reagonin me polemika në shtypin e mërgatës, por e kritikonin ashpër me anë të korespondencës. Përjashtim të veçantë bëri Bilal Xhaferi, i cili polemizoi me Diellin në Krahun e Shqiponjes, me shkrimin: “SHUMË PO NDRITË E PAK PO NXE”
Pas ndërhyrjes time për uljen e tensionit kundër Diellit, Bilali më dërgoi një letër të gjatë, në të cilën shkruan:
“… Ne të dy kemi një gjë të përbashkët me njëri-tjetrin dhe me mijëra bashkë-atdhetarë të tjerë në mërgim, që luftojnë për idealet kombëtare; kjo botë e madhe e lirë, na ka kushtuar shtrenjtë, por nuk na ka thyer dot shpirtin për të luftuar gjeri në fund…” Disa paragrafe të kësaj letre, ai i përdoroi më vonë në një shkrim tjetër, i cili nuk ka të bëjë me Diellin dhe me Vatrën. (Bilal Xhaferi, Krahu i shqiponjës, janar, 1978)”.
Nëpër faqet e dhjetra letrave të Kallajxhiut, dërguar miqëve të tij: Rexhep Krasnqit, Hamdi Oruçit, Hasan Dostit, Zef Nekajt, Petraq Vuçanit, Nesti Andreas, etj. shihet edhe humori i tij thumbues ndaj kohës: Ç’jemi katandisur në të.
Në maj të vitit 1977, ai botoi në Dielli një shenim shumë të shkurtë rreth poezive të mija të përkthyera në italishtë nga Nermin Vlora. Në qershor të atij viti me shkruan në një letër: Kam ra në hall, nuk dij ç’të bëjë? Një mik i përbashkët më shkroi: Ç’farë poeti është ai ? Kur t’i kthej përgjegjen do t’i shkruaj: Nermini nuk dinë mirë italishtën. Me 6 Janar 1978 më dërgoi këtë kartolinë urimi për Vitin e Ri:
I dashuri z. Lamaj,
Më ndjeni që po i përgjigjem me vonesë letrës suaj të 18 Dhjetorit. Kam qenë shumë i zënë me punë. Edhe mua me erdhi keq që nuk munda t’ju shihja gjatë në Festën e Flamurit. Në reportazhin mbi Kremtimet në New York, që do të bëhet në numërin e Janarit 1979 të Diellit, bëj fjalë për Vatrën, Legalitetin dhe Komitetin (është fjala Komitetin “Shqipëria e Lirë” il).
Edhe mua nuk me pëlqejnë polemikat dhe qëndroj larg dhe faji është i dyanshëm, sepse po të hedhësh, duhet edhe të preç, bile më rënd.
Çështjen e konfliktit kufitar shqiptaro-grek e kam mbyllur dhe s’do të bëj më fjalë. Prandaj edhe shenimet që më keni dërguar ju, do ti ruaj me një anë, nuk do ti përdorë tashi. Por nëse keni diçka ekskluzive mbi Çamërinë, të lutëm m’i dërgoni. Tani për tani kam nevoj për një recension për të dy veprat e fundit të Prof. Martin Camajt. Nesti Andrea me tha se ju jeni i vetmi që mund të shkruani me kompetencë për këtë dhe se i keni lexuar veprat e tij, dhe i keni pëqyer.
A ka mundësi pra që të bëni një recension mbi këto dy vepra. Do të më bëni një nderë të madhe, edhe nëse ato i botoni më vonë në ndonjë vend tjetër. Dielli duhet të jetë i pari, mos ma merrni për të madhe.
Në këtë rast ju bëj urimet më të mira për Vitin e Ri, qoftë i mbarë për të gjithë ju! Xhevat Kallajxhiu.
Korrespondenca e Kallajxhiut, sipas disa letrave dërguar H. Oruçit dhe R. Krasniqit, është pasyrim i sinqert dhe real i kohës kur drejtonte Diellin. Ai i shkruan Krasniqit me 12 Dhjetor, 1978: “… Në qoftë se nuk kemi kujdes Vatra ndahet. Krahu jonë ka më pak se 100 antarë. Ne nuk kemi mundësi të sigurojmë botimin e Diellit. Nese bëjm këtë, pala tjetër del fituese, ata gjëjnë përkrahje për botimin e gazetës…”
Po të shikohen me kujdes Dosjet e Sigurimit gjatë kohës që ai ishte drejtues i Diellit, shihet qartë se përcillej secila veprimtari e tij, e lëre më shkrimet që botonte në Dielli. Të gjitha bisedat dhe raportet e punës të Vatërs përfundonin në zyrën e misionit të Shqipërisë pranë OKB-së. Për shembull:
“Gjatë punimeve të Kuvendit, Harri Stoja, me cilësinë e kryetarit të organizatës, u shpreh qartazi se “Vatra” nuk duhet të mbaj qendrim armiqësorë ndaj Shqipërisë, duhet të afrohet më shumë me Shqipërinë, qellimi i “Vatrës” të mos jetë përmbysja e regjimit në fuqi në Shqipëri.” (GJENDJA NË ORGANIZATËN “VATRA”, TIRANË – 6, 27, 1985, DOSJA – 3347).
Gjatë atyre viteve, Kallaxhiu ballafaqohet edhe me një sfidë tjetër shumë të ndërlikuar; me ndikimin e thellë të politikës jugosllave mbrënda komunitetve shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konsullata e Jugosllavisë në New York kishte kërkuar një takim me udhëheqësit e Vatrës dhe ata ishin shkuar në zyrën e konsullatës, ku kishte marrë pjesë edhe Kallajxhiu. Pas takimit, “një miku i tij” e kritikon ashpër Editorin e Diellit. Kllajxhiu i përgjigjet me një letër private, e cila, si për çudi letra përfundon në Dosjet e Sigurimit të Shqipërisë. Paragraf i letërs tij:
“… Neve vamë të Osman Gashi sepse na ftoj. Neve nuk kemi frik të vemi edhe te Titua – , edhe tek të tjerët kur është puna për të mbrojtur Shqipërinë etnike. Këtë dua ta dini tani e përherë. Unë jam 70 – të e ca vjeç dhe e mora drejtimin e Diellit që ti sherbej atdheut e jo të mbyll ditët me turp. Unë nuk kam nevoj për para, sepse nuk kam nevoj përse të jetoj më. Unë nuk kam nevoj të bëhëm president as mbret i Shqipërisë, sepse unë e hëngra timen…”.
Osman Gashi ishte përfaqësues i konsullatës Jugosllave në New York. Në raportin e stërholluar të vizitës, i cili gjindet në Dosjet e Sigutimit, shihen edhe reagimet e Kallajxhiut kundër disa “kolegëve” të tij vatranë. Pas demontratave të përgjakshme në Kosovë, në vitin 1981, ashpërsohet qendrimi i Vatrës kundër regjimit jugosllav. Editori përforcon fushatën e formës nacionaliste të mërgatës politike në gazetën Diellit.
Ikonën e gazetarisë tonë në mëgrim, gjatë sherbimit 10 vjeçarë si Editor i Diellit, Dr. Elez Biberaj e vlerëson në këtë mënyrë:
“… Pas një karriere të shquar prej tre dekadash në Zërin e Amerikës, zoti Kallajxhi u bë redaktor i Diellit, post në të cilin shërbeu nga viti 1976 deri në vitin 1986. Ai e ringjalli Diellin , rriti standardet gazetareske, zgjeroi fushatë e mbulimit dhe u përqendrua veçanerisht në sfidat me të cilat ndeshej diaspora, Shqipëria, Kosova dhe Çamëria…” (Dr. Elez Biberaj: Kumtesë e me rastin e 110 vjetorit të temelimit të gazetës “Dielli”).
Xhevat Kallajxhiu në megrim përjetoi grindje të thella dhe polemika të ashpra midis shokëve të tij të ngushtë në éliten e Ballit Kombëtar. Gjatë përiudhës 10 vjeçare në sherbim të Diellit, ai u ballafaqua me intriga, presione dhe prapaskena të kohës. Si rrall kush, të gjitha i përballoi me durim stoik dhe karakter të hekurtë prej atdhetari klasik. Bëri jetë të thjeshtë familjare dhe ishte mikpritës në shtëpi. Asnjë herë nuk e lëshoi penën nga dora.
50 vjetët e fundit kam pas fatin të njihem përsonalishtë, të shkembej letra dhe bashkëpunoj me EDITORËT e DIELLIT: Athans Gegaj, Refat Gurrazezi, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhiu, Bilal Xhaferi dhe Llazo Vishnja (ndihmës editor), Arshi Pipa, Anton Çefa, Dalip Greca dhe Sokol Paja. Dëshmi janë faqet e Diellit me shkrime të ndryshme, të nënshkruara me emër, pseudonime, dhe shpesh vetëm me dy shkronja – IL
Ju falenderoj përzemërsishtë për vememdjen tuaj gjatë leximit të këti shkrimi të thjeshtë, të shkruar kohë më parë.