Nga Ilaz Kadriu/Chikago/
Takim me Brankon në Çikago
Nga Iliaz KADRIU/
Secili takim me kolosin shqiptar ortodoks Branko Manojloski -Tanashi, është epizodë në veti.
Zt. Branko të cilin zakonisht e quajmë xha Branko, është i lindur në Kiçinicë të Rekës së Epërme, rrethi i Gostivarit, eshtë i njohur për deklarimet e tij trimërore si shqiptar ortodoks i kësaj rrethine, i cili me veprimet e tij kombëtare, tronditi qarqet shtetërore sllavomaqedonase.
Fillimisht u deklarua shqiptar autokton i Rekës së Epërme, ku gjysh e stërgjysh,u rritën së bashku që nga kohët e lashta të Pellazgo-Illirisë, mbijetuan pushtimet romake, bizantine dhe otomane, për të rrëshqitur kombëtarisht rëndë pas Luftës së I dhe të II Botërore.
Pas ketij deklarimi bombastik, Zt. Tanashi ishte iniciatori i formimit të shoqates ” Josif Bageri ” ku Branko është kryetar nderi i saj. Menjëherë organizoi marshutën e rrjedhes së Vardarit gjer ne Greqi. E tërë kjo nuk kaloi pa pengesa.
Por Kolosi akoma nuk ndalet.
Edhe pse në moshë, por fizikisht në gjendje shumë të mirë, 5 muaj vere jeton në Kiçinicë, kurse 7 të tjera në Chicago.
Tani, posa u kthye nga vendlindja në shtëpinë e tij në pjesën veriore të qytetit.
Duke qënë në kontakte të përhershme telefonike, këtë herë na ftoi ne drekë mua dhe konzulin gjeneral shqiptar të RM, zt. Jakup Rexhepin.
Si zakonisht, zt. Branko ishte mu në vendin e caktuar në ora 13:00.
Urtësinë dhe mençurinë, plaku e tregon me sjelljet e tij që nga fillimi i takimit. Xha Brankos i dëshiruam mirëseardhje në atdheun e dytë të tij, për të cilin ai ka konsideratë dhe dashuri të veçantë.
Për të rifreskuar memorien zt.Branko, e pyetëm se si qëndronte situata në Maqedoni ?
Na tregoi se kishte marrur pjesë në promovimin e shumë librave të autorëve të ndryshem në Shkup, Tetovë, Strugë e tj.
Situatën e acaruar politike e përshkroi si shumë të komplikuar duke theksuar se kundërshtarët politik nuk janë në gjendje as të drekojnë së bashku.
Shpresojmë që intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare ti rregullojë marrëdhëniet e acaruara nderetnike nga të cilat varet edhe ardhmëria e shtetit të Maqedonisë si dhe ardhmëria e shqiptarëve në të.
Takimi ishte i përzemërt dhe miqësor, pasi Zt. Branko Tanashi në cilësinë e kolosit i cili theu akullin dhe e mundi frigen, gëzon respekt të vecantë nga i gjithë komuniteti shqiptar në Chicago.
Ne Foto: Nga e majta: Ilaz Kadriu, Branko Tanashi dhe Jakup Rexhepi
Shqiptaret ne Maqedoni nuk jane bere faktor juridik
Leter e hapur intelektualeve shqiptare ne Maqedoni/
Nga Iliaz KADRIU-Illinois*/
Te nderuar Intelektuale Shqiptare,
Duke mos pasur faktor te sigurte dhe te shendoshe politikisht, vendosa ne menyre te pavarur tu shkruaj juve, intelektualeve shqiptare ne Republiken e Maqedonise. Dhe kete e bej pa asnje prapavije, pa asnje porosi dhe pa asnje te keqe. Sic duket , ju do te jeni forca e fundit konstruktive e cila duhet ti marri frejte ne dore dhe gjerat te fillojne te ecin mbare.
Sic e dini edhe ju, 25 vite me pare, teoria e komunizmit dhe stalinizmit deshtoi qe nga momenti i rrezimit ter Murit te Berlinit. Edhe pse disa shtete zgjodhen format me te ashpra te ndarjes, prap se prap, pas lufterave te pergjakshme dhe me pasoja te paparashikueshme, gjer me tani u arrit nje ” paqe e imponuar” e cila nuk eshte e mrekullueshme, por, eshte me e mire se lufta.
Fillimisht u mendua se , pas luftes se Kosoves, Maqedonia do te kalonte nga diktatura jugoslavo-komuniste ne demokraci pa me te voglin incident. Mirepo, nuk ndoshi ashtu. Gjersa PPD-ja si pjese e levizjes gjithepopullore filloi ti konsolidoje rradhet e veta per te cuar perpara proceset demokratike, ” trimat ” e UCK-se filluan ” luften ” per te drejtat e njeriut ne nje nga shume pjese shqiptare te Maqedonise. Se si u be kjo lufte, ju qe keni qene aty e dini me mire se une, prandaj kete pjese do t’jua leje juve.
Ajo per cka desha tu shkruaj une personalisht, pa e perzier faktorin Komunitet Shqiptaro-Amerikan ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte kjo:
Politikeberesit dhe lideret politike shqiptare, jane shendrruar ne sejmene te Grujevskit.”Kjo politike kuislingesh te korruptuar duhet te fundoset.Ka ardhur koha per nje mobilizim te madh te shqiptareve nga Kumanova ne Struge” (Enver Robelli, Koha, 8/7/15), via Shkup, Tetove, Gostivar, Kercove, Struge, Manastir, Prilep….
Eshte dashur te kalojne 25 vite me rradhe qe shqiptaret ( edhe pas asaj ” lufte “) ta kuptojne se Maqedonia ka zgjedhur rrugen me te rrezkshme – rrugen e diktatures , ne vend te rruges se demokracise.Kjo , lere me qe i morri ne qafe maqedonet dhe te tjeret qe kane hyre ne kete qorrsokak, por ne kete shtet te brshte jetojne nje shumice e madhe shqiptaresh te cilet ne nje regjistrim te ndershem dhe te monitoruar nga bashkesia nderkombetare, do te dilte ndoshta ne vendin e pare.
Pastaj, per 25 vitet e fundit, shqiptaret mezi kane krijuar disa institucione te cilat i kane lare me gjak. Te jesh shqiptar dhe te kerkosh univerzitet, duhet te derdhish gjak. Te jesh shqiptar dhe te kerkosh flamurin tend, duhet te derdhish gjak ose te shkosh me vite ne burg. Te kerkosh perdorimin e gjuhes shqipe ne Maqedoni, duhet te burgosesh.Te kerkosh investime ne pjesen perendimore te Maqedonise nuk mundet se eshte shqiptare. Te kerkosh ndarje te buxhetit per capita ne cdo fushe, nuk mundet sepse shqiptaret dalin shume. Te kerkosh shperndarjen e mjeteve te barabarta neper univerzitete, nuk mundet.
Me nje fjale, ne Maqedonine e shekullit 21, mu ne mes te Evropes, shqiptaret duhet te luftojne me mish e me shpirte qe te mbeten shqiptare. Kjo gje nuk di a mund te ndodhi sot ne Afrike neper fiset e ndryshme Zulu apo te tjera.
Nuk dua te shkruaj me shume per kete cka ka ndodhur. Dua te fokusohem ne ate se si mund te dalim nga kjo situate ne t’ardhmen, duke permiresuar dukshem situaten tone shqiptare , pa lenduar te tjeret qe jetojne bashkarisht ne kete shtet te pashtet.
Shqiptaret ne Ballkan u bene faktor politik. Pjeserisht edhe faktor juridik. U pavaresua Kosova.
Shqiptaret ne Maqedoni akoma nuk jane bere faktor juridik. Ata vriten, burgosen, keqtrajtohen, gjykohen vend e pavend. Prokuroria, hetuesia dhe gjyqesia jane ne duar te Grujevskit apo te Grujevskave. Me nje fjale, shqiptaret kane pranuar te jene shtetas te kesaj krijese artificiale, dhe kjo krijese i trajton artificialisht. Gjer kur , asnje nuk e di. Por, nje gje eshte e sigurte: cdo fillim ka edhe fundin e vet. Sic duket kete me se miri e din Grujevski, bashke me protogonistat e korruptuar dhe injorante , te cileve u pelqejne me shume kulltuqet se sa burgu.Dhe , ne kete drejtim kane te drejte.
Lideret politike shqiptare ne pozite dhe opozite kane dalldisur me deklaratat e tyre per anetaresim ne BE dhe ne NATO. Kjo eshte pune e mire dhe duhet te realizohet kur Maqedonia ti permbushe standardet evropiane dhe standardet ushtarake per ne NATO. Por, cka lidhje anetaresimi ne NATO dhe ne BE me realizimin e te drejtave te shqiptareve ?
A ju kujtohet se edhe Spanja edhe Greqia jane anetare edhe ne BE edhe ne NATO, por, basket akoma jane ne kerkim te te drejtave te tyre ? Greqia edhe ajo si anetare e NATO-s dhe e BE i zhduku fare shqiptaret came? A nuk e dine kete lideret tane ?
Cka duhet te bejne intelektualet shqiptare ne kete situate :
Duke e pare kete situate te rende dhe te rrezikshme me pasoja te medha sidomos per ne shqiptaret,ma merr mendja se te qenit intelektual i vetedishem dhe kombetar obligimisht te detyron mos rrish duarkryq.
Prandaj, formimi i nje subjekti te ri masiv politik me celula te reja intelektualesh me seli ne Shkup, e pastaj duke e perforcuar ate me celula nga Kumanova gjer ne Manastir, nje kryesi e shendoshe me profesore te shkencave te ndryshme , me diploma te shendosha jo te kalbura, me guxim dhe trimeri te pashoqe, pasi qe ky eshte momenti edhe i rreziqeve te medha eshte imperativ te cilin e kerkon koha dhe momenti para se te jet vone.
Pasi qe politika eshte art i se mundshmes, atehere kete gje mund ta bejne vetem ata qe dine, qe duan dhe qe munden. Keta kushte jane sine contitio qua non.
Po te ndermmerret ndonje akcion i tille politik prej intelektualesh, te cilet nje here u paraqiten si fshefurazi me disa nenshkrime dhe kjo pune meti ne asgje.Sikur kjo te realizohet me seriozitetin me te madh dhe me pergjegjesi te madhe, une personalisht ju garantoj se do t’i ve ne levizje tere aktivistet e mocem te ceshtjes se Kosoves, te cilet do t’ju sigurojme qasje ne Kongres, Senat dhe ne Stejt Department, ku do gjeni perkrahjen e papare nga zyrtaret amerikane. Dhe kete e them me pergjegjesine me te madhe personale timen. Ata qe me njohin i besojne kesaj, kurse ata qe nuk me dine le ta provojne.
Si ish kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne dy mandate,si bashkepunetor i ngushte i dr. Rugoves qe nga vitet 1975, ne kohen e krizave me te medha, kemi krijuar rrjetin e aktivisteve dhe lobisteve te cilet per here te pare gjate historise mundem llobin serb. Maqedonia per ne eshte PIECE OF CAKE. Por, na mungon subjekt i shendoshe ku mundemi te mbeshtetemi per te kerkuar pergjegjesi. Celsin e hapjes se kancelarive ne institucionet amerikane e kemi ne. Juve ju duhet pune dhe pergjegjesi serioze.
Shqiptaret ne Maqedoni kane dy rruge: ose ti rregullojne punet e tyre ne menyre konstruktive, ose tia lejne Grujevskit dhe injoranteve tane te na bejne perralle.
*Ilaz Kadriu, ish-kryetar i komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois dhe bashkepunetor i ngushte i presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves.
POST FESTUM I NJE PROMOVIMI TE SUKSESSHEM NE AMERIKE
Nga Iliaz KADRIU*/
Me iniciativen e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, para disa diteve, ne Chicago dhe ne New York , perfundoi turneu i promovimit te dy veprave te rendesishme te ciftit SINADINOVSKI : ” Shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise” autor Branisllav Sinadinovski, dhe ” Rilindasit Shqiptare” autorja Gordana Sinadinovska. Qe te dy librat jane botuar dhe poashtu promovuar ne Shkup para disa muajsh te vitit 2015.
Ky studim interdiciplinar i profesorit Branisllav Sinadinovski fillon me nje thenie te babait te tij, Joakim Sinadinovskit, profesor i rregullt ne Universitetin e Shkupit gjer ne pensionim, i cili qe ne vitet e pas Luftes se Dyte Boterore ne ditarin e tij, pati guximin te shkruaj edhe kete:” Te jesh Shqiptar ne Republiken e Maqedonise dhe ne vendet tjera Ballkanike jashte Republikes se Shqiperise, do te thote qe njeriu vazhdimisht, me kembegulesi dhe ne menyre te shkathte te luftoje per respektimin e te drejtave dhe lirive te tij themelore”. Nga kjo thenie e nje intelektuali te madh shqiptar ortodoks nga oaza e Rekes se Eperme ndoshta edhe u inspirua edhe djali i tij, autori i librit “Shqiptaret Ortodokse ne RM”
Per shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise, dhe per ata te Rekes se Eperme ne vecanti, eshte ditur fare pak ose aspak. Por, ne menyre te heshtur qarqe intelektuale shqiptare, gjate kohes se Mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene dhe menjehere pas Luftes se Dyte Boterore, kane ditur me shume, por , duke pasur para sysh rrethanat e ashpra komuniste, secili ne menyre te vet e ka gelltitur kete te vertete duke e mbajtur ne shpirt pa pasur mundesi qe ate ta plasoje haptas ne publik. Kete e beri pushteti me qellim te asimilimit te tyre duke perdorur metoda te ndryshme : izolimin e tere fshatrave te Rekes se Eperme, gjer ne krijimin e kushteve te padurueshme ekonomike ne ate pjese shqiptare te perkatesise fetare ortodokse, gjersa, popullata filloi doemos te shperngulet neper qendrat e qyteteve te medha ne Maqedoni. Kjo shperngulje e ngadalshme krijoi kushte dhe rrethana te reja, ku te rinjet filluan te shkollohen ne gjuhen maqedonase, kurse mosha e vjeter – prinderit- flitnin vetem shqip. Filluan martesat e perziera me maqedonas, bullgare dhe serbe, dhe ne kete menyre u krijua nje forme psikologjike e frikes dhe e turpit te gjenerata e re per tu deklaruar shqiptar. Prinderit ne moshe, te pafuqishem te ndryshojne situaten ne favor te shqiptarise- gati u dorezuan perpara kesaj stuhie e cila i kishte kapluar. Ne vija te shkurtera, kjo eshte tragjedia e ketij populli, i cili gjate fazave te ndryshme te historise, i qendroi besnik perkatesise fetare dhe kombetare, kurse ne kohe te fundit ne menyre te heshtur rreshqiti nga kombesia shqiptare ne kombesi te tjera, edhe pse aty ketu, shpesh here kemi pasur deklarime individuale ne momente te caktuara , ku nje ortodoks shqiptar ne Shkup, Gostivar, Oher apo diku tjeter,eshte deklaruar shqiptar qofte shqip apo maqedonisht. Dhe e tere kjo ka mbetur brenda kater mureve.
Pas renies se Murit te Berlinit dhe komunizmit, pas dezintegrimit te Jugosllavise se Titos, ndryshuan edhe rrethanat politike pas pavaresimit te Maqedonise. Kete rast, i pari e shfrytezoi kolosi i shqiptareve ortodokse te Rekes se Eperme, zt. Branko Manojloski, i cili e theu akullin e heshtjes gati shekullore, duke dalur publikisht me deklaraten e tij te njohur se ” une kam qene, jam dhe do te vdes shqiptar”. Fillimisht kjo deklarate te shqiptaret u interpretua si trimeri dhe guxim i deklaruesit, kurse nga pala maqedonase u interpretua si qesharake dhe irrituese. Me kalimin e kohes , kjo deklarate dhe perseritja e shpeshte e saj, formimi i shoqates “Josif Bageri” si dhe marshuta e Vardarit gjer ne derdhje te tij ne Greqi,e popullarizoi heroin e kesaj levizjeje, duke nxitur edhe shpirtera te tjere jo vetem te deklarohen, por edhe te shkruajne libra sic eshte prof. dr. Branislav Sinadinovski, autor i 39 librave duke llogaritur ketu edhe librin me te ri ” Shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise”
Me 8 prill, ne Qendren Kulturore Shqiptare, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, me seli ne Cikago, organizoi promovimin e veprave te ciftit Sinadinovski ku morren pjese 220 te pranishem. Pas ekzekutimit te himnit shqiptar, moderatori Pajazit Murtishi recitoi nje poeme dhe pastaj kryetari i komunitetit dr. Luan Elezi i pershendeti mysafiret dhe autoret e librave si dhe te gjithe te pranishmit, duke cekur se ne mesin tone kemi tre shqiptare ortodokse te medhenj me ide dhe me vepra te cilet ne mementin e duhur jane duke bere histori: njeri eshte zt. Manojlloski qe me deklaraten e tij te pare krijoi hapsire per deklarimin e te tjereve, dhe i dyti prof.dr. Sinadinovski, i cili tere ate deklarim dhe shume e me shume e shkruajti ne leter, duke dokumentuar tere historine e Shqiptareve Ortodokse jo veten ne Reken e Eperme, jo vetem ne Maqedoni por edhe ne tere teritoret shqiptare ne Ballkan, duke filluar qe nga rrenjet pellazgo-ilire gjer me sot.Per kete qellim, organizatori kishte pergatitur projektimin e dy emisioneve televizive lidhur me historine e hidhur dhe tragjedine kombetare te oazes se Rekes se Eperme, ku ne menyre eksplicite shifej se kjo bashkesi kombetarisht eshte terrorizuar nga pushtetet ne fuqi, keshtu qe si pasoje e asaj, ata ne sekuencat filmike flasin shqip kurse deklarohen maqedonas ? !
Lidhur me vepren e prof. dr. Sinadinovskit, foli profesori Ilias Kadriu, i cili ne ekspozene e tij te gjate ne mes tjerash ceku se kjo veper eshte si rezultat i hulumtimeve te medha shkencore dhe shfrytezimit te literatures adekuate per perpilimin e nje vepre e cila jo vetem qe haptas dhe pa dykuptimshmeri len te kuptohet se shqiptaret ortodokse te Rekes se Eperme, ata te Maqedonise dhe te gjithe ortodokset shqiptare jane pjese e trungut te lashte pellazgo-ilir, te cilet gjate historise kane qene, jane dhe do te jene shqiptare ortodokse te trungut te pergjithshem shqiptar dhe do te kene fatin e njejte si te gjithe shqiptaret ne Ballkan. Lidhur me kete ai deklaron: “se askush me ne Republiken e Maqedonise nuk duhet te harroje se ne kuader te saj, prane Shqiptareve muslimane dhe katolike, jetojne edhe Shqiptare ortodokse, se te gjithe ata paraqesin nje teresi te popullit shqiptar, te cilet , ashtu se edhe te tjeret- kane te drejte ne realizimin e te drejtave dhe lirive te tyre themelore njerezore, permes te cilave shpie rruga drejt heqjes se kufijve, drejt bashkimit ne Ballkan…dhe se Shqiptaret ortodokse ne Republiken e Maqedonise jane pjese e teresise se popullit te madh shqiptar” (fq.8-9) .
Ne kapitullin mbi Etnogjenezen Shqiptare, autori flet per prejardhjen e lashte pellazgo – illire te shqiptareve, te cilet duke u gjetur ne udhekryqin ne mes te Lindjes dhe Perendimit ne lidhje te ngushte me tre kontinentet, i volitshem per rruget dhe vijat kaluese dhe per kembim te ideve dhe te mirave materiale , Ballkani ka luajtur nje rol te rendesishem , te dobishem dhe pozitiv per mbare qyteterimin kulturor. Per shenime te sakta te lashtesise pellazge te shqiptareve, autori me te madhe rreth gjenezes ka konsultuar vepren e njohur dhe te publikuar koheve te fundit Robert d’Angeley, linguist, etnolog dhe historiograf francez, libri i te cilit u botua ne Tirane me 2010 ne gjuhen frenge me titull: ENIGME… resolue (enigma e zgjidhur), si dhe 184 referenca tjera te autoreve te ndryshem boterore dhe ballkanike. Shkenctari francez jep te dhena te rralla te mbishkrimeve shume te vjetra te kohes antike ku pellazgishtja ishte gjuhe e gjalle, dhe kete ai e dokumenton edhe me shembuj konkret se si vazhdimesi e pellazgo-ilirishtes eshte shqipja arkaike dhe bashke me te edhe kjo e sodit.” D’Angeley pohon se gjuha pellazge eshte gjuhe burimore pellazgo-iliro-shqipe e vjeter, paraardhese e gjuhes se vjeter greke, etrure dhe latine ne Itali, ashtu qe ajo gjuhe jeton edhe sot ne gjuhen shqipe”dhe se ” Shqiptaret jo vetem se jane pasardhes te Ilireve te vjeter, por edhe te gjithe popujve me te vjeter pellazge te antikes: te Thrakasve, Grekeve, Brigeve, Etrureve, Latineve, Maqedonsve antike,, me nje fjale te te gjithe etniteteve te cilet popujt e vjeter i perfshinin me nje emer gjenetik: PELLAZGE” (fq.19).
Ne kapitullin e Perhapjes se Krishterimit ne Ballkan, autori fillimisht cek se kjo dokrtine fetare fillon me Shen Palin dhe nxensit e tij te cilet predikuan se pari ne teritoret e Ilirise, gjedjesisht Shqiperise se sotme qe nga shekulli i dyte i eres sone. Kisha e pare ilire, sipas autorit duhet te kete qene ne qytetin Ptuj. Kjo eshte kohe rrezikshme per predikuesit te cilet gjer ne kohen e Dioklecianit ishin viktime te persekutimeve te ashpra, pasi qe sic eshte e ditur se feja zyrtarizohet rreth fillimit te shekullit te 4 me dekretin e Millanos.
Kur ne gjysmen e dyte te shekullit te VI te , ne Ballkan erdhen sllavet te cilet me 548 munden Ilirine dhe arriten gjer ne Epidamnus(Duresi i sotem), kurse me vone fiset sllave do te depertojne ne Thesali , ne Epir dhe ne tere pjesen me te madhe te Ilirikut dhe Greqise. Ne kete kohe popujt e gadishullit Ballkanik ishin nen ndikime te ndryshme, por, mesohet se ndikimi bizant menjehere pas shekullit te VIII-te ishte i madh me dy qendra te medhe : Selanikun dhe Konstantinopojen-Stabollin e sotem.Kur sllavet u instaluan ne keto pjese te Ballkanit , ata doemos edhe qene te detyruar te pranojne fene krishtere e cila ne kete kohe ishte krejt e stabilizuar bile edhe procesi i ndarjes se Lindjes dhe Perendimit, qe do te thote se krishtianizmi romak dhe ai bizantin kishin formuar qendrat e tyre Romen dhe Konstantinopojen si dhe vijat e demarkacionit nderfetar qe fillonte nga Lezha permes Shqiperise veriore, Maqedonine Veriore deri ne Naissus.Pra viset qe binin ne perendim te ketyre pjeseve teritorialisht i takonin sundimit romak, kurse pjeset lindore i takonin bizantit .
Aristokratet mesjetare -shqiptare ortodokse eshte kapitulli i cili ne menyre te hollesishme vertikale dhe horizontale i pershkruan marredheniet e dinastive shqiptare dhe ato serbe neper periudha te ndryshme te kohes se bizantinise. Autori ven ne pah marredheniet e feudaleve shqiptare me ato serbe si dhe kurdisjet martesore te ndersjellta ne kohera dhe ne periudha te ndryshme te sundimeve reciproke gjer ne fundin e shekullit te XIV te , kur ne fillim te shekullit XV-te do te paraqitet nje fuqi e madhe otomane e cila do te pushtoje teritore te medha te pjeseve te Ballkanit duke krijuar keshtu Perandorine Osmane e cila sundoi gjyse shekulli me rradhe dhe ndikoi ne zhvillimet dhe transformimet e mevonshme pasojat e te cilit jane te fresketa edhe sot e kesaj dite.Osmanlite per here te pare me 1354 e shkelin trollin europian, kurse me fitoren e 1371 te lumi Marice, dhe 1389 ne Fushe Kosove, dyert e pushtimeve te reja osmane ishin te hapura.
Sipas autorit, heroi shqiptar Gjer Kastrioti u lind nga prinderit Gjoni dhe Vojisava me prejardhje nga rajoni i Pollogut-sot Republika e Maqedonise. Gjergji u rekrutua ne ushtrine e Perandorise Osmane nga ushtaraket osmane te Sulltan Muratit te II-te, ku pranoi fene islame dhe emertimin-titullin Skenderbe duke u bere nje nga udheheqesit me te shquar te ushtrise osmane. Ne vitin 1443, ai do te dezertoje nga ushtria osmane dhe do te cliroje Krujen,Modricen dhe Shen Gjinin duke u shpallur keshtu guvernator i ketyre viseve. Gjate tere jetes se tij osmanlinjte tentuan disa here per 25 vite me rradhe ta mposhtin heroin legjendar, por pa sukses. Pas vdekjes se tij, nuk vonoi shume osmanlinjet pushtuan edhe teritoret e fundit te Shqiperise. Sic dihet ushtria osmane sundoi ne Ballkan nje gjysen shekulli me rradhe duke lene gjurme te thella ne kulture, ne civilizim dhe ne religjion.
Reken e Eperme autori e quan zemra e shqiptareve ortodokse ne Republiken e Maqedonise, prej nga dolen shume luftare qe ndihmuan edhe Skenderbeun, gje per te cilen shkruan edhe kronisti turk Kemal Pasha Zade, i cili shqiptaret i quan tigra dhe luane te luftes malore. Populli i kesaj krahine heroike asnjehere nuk iu perkul pushtimit osman. Ai heroikisht i beri balle islamizimit duke ruajtur doket, zakonet ,kulturen dhe traditat shqiptare dhe fene ortodokse. Pas krijimit te shtetit shqiptar me 1912-ten, shqiptaret e Rekes se Eperme paten fatin e njejte si shqiptaret tjere qe mbeten jash kufijve te Shqiperise dhe me kete edhe filloi keqtrajtimi i tere popullates shqiptare ortodokse, muslimane dhe katolike ne trojet e Mbreterise SKS.Kjo popullate ishte e detyruar te mesoje gjuhen serbe per te mbijetuar. Mbarimi i Luftes se Dyte Boterore dhe inkuadrimi i shume te rinjeve dhe luftareve ne LNC nga Reka e Eperme jepte shpresa se mbarimi i luftes do te krijoje kushte te barabarta per te gjitha popujt qe luftuan fashizmin se bashku. Ne kete lufte ishte i angazhuar edhe populli i Rekes se Eperme duke llogaritur ketu edhe te jatin e autorit te librit Joakim Sinadinovski. Duke u deklaruar haptas se eshte i nacionalitetit shqiptar dhe duke u krenuar me kete, ai menjihere pas luftes qe i percjellur nga UDB-ja e Jugosllavise dhe nga sigurimi sekret i shtetit te Maqedonise. Per kete ekziston edhe dosja komplete me numer 854 dhe me emer dhe mbiemer prej shume faqesh. Tezave quazi shkencore te disa pseudo hulumtueseve sic jane Limanovski,Trifunovski,Sokolovski Todorovski Mirceva Palikrusheva, Cvijic,Smiljkovic e te tjere (fq.97-98) dr. prof. Sinadinovski u kundervihet shkenctarisht duke pohuar se : ” shqiptaret ortodokse te Rekes se Eperme nuk jane sllave qe flasin shqip, por jane shqiptare autoktone rrenjet e te cileve jane thelle ne pellazgo-ilirine eantike prej nga rrjedh edhe gjuha shqipe”
Perpjekja e shtetit dhe pushtetit maqedon qe shqiptaret ortodokse te Maqedonise me cdo kusht te deklarohen si maqedon mund te shkaktoje ringjalljen e propagandes serbomadhe, bullgaromadhe dhe grekomadhe si dhe pretendime tjera per ta pervetesuar kete popullate tone shqiptare.Gjithashtu si pasoje e kesaj mund te lindin edhe komplikime edhe me te medha me qe mund ti bashkangjitet edhe propaganda maqedone e cila ne vend qe te preokuphet me problemet e migrimit gjithnje e me te madh te banoreve te Maqedonise drejt Australise dhe Amerikes dhe drejt shteteve te Europes, ajo u nenshtrohet propagandave tjera kontraproduktive, pa marre para sysh karakteristikat specifike te etnosit te shqiptareve ortodokse (fq.100-101) .
Per te deshmuar edhe nje here perkatesine kombetare shqiptare dhe religjioze, autori sjell faktet e organizimit te jetes patriarkale ne kete oaze te banuar kryesisht me shqiptare ortodokse. Ai ven ne par organizimin dhe rregullimin e marredhenieve shoqerore ne familjen shqiptare ortodokse, ku i zoti i shtepise luan rrolin dominues dhe urdherues ne familje kurse te tjeret jane ne gjendje te gatshme te zbatojne rregullat e shtepise dhe urdherat e kryeplakut. Te rejat dhe nuset e posaardhura respektojne kodin e rregullave te familjes, duke nderuar cdo anetare te familjes ne kryerjen e obligimeve te veta. Familjet shqiptare , thote autori kane pasur gjer me 50 anetare, te cilet kane respektuar urdherat e te parit te shtepise ne familje. Kjo eshte tradite e lashte e organizimit familiar ne shoqerine shqiptare.
Lidhur me ardhmerine e Republikes se Maqedonise, profesori Sinadinovski thekson publikisht se ky shtet do te ekzistoje vetem me ” respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te te gjithe qytetareve te kesaj republike, pa marre para sysh perkatesine kombetare dhe religjioze,me integrimin dhe perfaqesimin e barabarte te shqiptareve ortodokse si pjese e popullit shqiptare dhe te gjithe kombesive tjera ne Republiken e Maqedonise edhe ate pa perjashtim. Cdo qasje me ndryshe do te jete VERBERI politike me pasoja katastrofale” (fq.171)
Ne fund te librit jepet nje seri tablosh dhe fotografish me motive shqiptare ortodokse nga Reka e Eperme te cilat pasqyrojne traditat, doket dhe zakonet e mocme shqiptare, folklorin dhe veshjen shqiptare neper ceremoni famiiare te martesave dhe manifestimeve tjera me karakter kombetar. Autori nuk mundet pa i permend disa figura te rendesishme per te cilet shkruan nga nje biografi te shkurter: Branko Manojlloskin, Urosh Xhukovskin,Risto Qiriazin,Zaharini Qiriazin, dhe Petar Qiriazin.
Ne fund jepet edhe nje liste e gjere e veprave te konsultuara me referenca per shfrytezim literature.
Pjesa e dyte e promovimit kishte te bente me publikimin e vepres se Gordana Sinadinovska ” Rilindasit Shqiptare”. Ajo qe verehej nga fillimi ishte se si nje autore e cili nuk ishte e perkatesise shqiptare te kishte shkruar nje liber per rilindasit shqiptare ? Ne kete pyetje ajo u pergjigj me gjakftohtesi, pasi qe ishte krenare qe burri saj ishte shqiptar dhe se dyti ajo permendi te vjehrrin e saj , praktikisht te jatin e prof. Sinadinovskit, zt. Joakim Sinadinovski, per te cilin tha se me duhet ti dal borxhit njeriut te madh te familjes se burrit i cili ishte shqiptar i zoti dhe kombetar i madh dhe i drejte. Ajo lexoi disa fragmente nga libri i saj ku dominojne Naim Frasher, Josipf Bageri , Cajupi, Migjeni etj.
Promovimi i ketyre veprave ne Cikago zgjati me shume se tri ore. Te pranishmit degjuan shume nga autoret dhe me ne fund u propozua qe ne Shkup, shqiptaret muslimane te ndertojne nje kishe per shqiptaret ortodokse, ne financimin e te ciles do te inkuadrohet edhe diaspora shqiptare. Duartrokitja ishte frenetike.
*Ilaz Kadriu-Chicago
(iniciator i idese se promovimit te veprave te ciftit Sinadinovski ne Amerike)
PARA TE VERTETES HESHT EDHE ZOTI
Bisede e shkurter me shqiptarin ortodoks nga Reka e Eperme- Branko Manojloskin, lidhur me deklaraten e fundit te Liljana Sinadinovska- Andreevska , moter biologjike e Branislav Sinadinovskit, kusherinj te Brankos./
Nga Iliaz KADRIU/*
Konvertimet nga nje besim ne nje besim tjeter, nga nje komb ne nje komb tjeter nuk jane te lehta dhe pa pasoja. Sa eshte i rende dhe i dhimbshem konvertimi i pare, po aq ose me shume eshte permiresimi i tij, respektivisht kthimi ne gjendje te pare. Ne kete drejtim, shume shqiptare ortodokse te Rekes se Eperme ( dhe jo vetem te saj ), fillimisht te padishem dhe te pavetedishem per pasojat e mevonshme , pranuan rreshqitshem dhe lehtesisht te konvertohen ne MAQEDONE duke ruajtur ortodoksine ne dem te kombit shqiptar.
Me te lexuar ne Alsat deklaraten e Liljana Sinadinoskes, lidhur me qendrimet e saj per vellaun Branislav Sinadinoskin, ” se Branislav Sinadinoski nuk eshte shqiptar, por mashtrues ordiner ” , e thirra ne telefon mikun tim dhe bajraktarin e ceshtjes se ortodokseve shqiptare per Reken e Eperme, Z. Branko Manojloski, i cili ne kohe te fundit jeton veres ne Reke , kurse ne dimer kthehet ne pjesesn veriore te Chicago-s.
Ashtu sic u morrem vesh, Branko fiks ne ora 12:00 me priste ne restoranin e caktuar per takim.
Branuko, me thuaj: cka din ti per Branislav Dinadinoskin ? Kush eshte ai dhe nga i ka rrenjet?
– I ati i Branislav Sinadinoskit ishte Joaqim Sinadinoski. Kurse nena e Joaqimit ishte Keva e cila ishte motra biologjike e nenes time Zafirkes. Qe te dyja dem baba dem kishin lindur dhe rritur ne Belicice te Rekes se Eperme, ku kishin llafosur vetem shyp, pasi qe fshati yne dhe te tjeret per rreth llafonin shyp. Pleqet dhe prinderit tane nuk dinin maqedonisht. Te gjithe kuvendonin shyp. Kjo eshte e verteta e xha Brankut dhe e verteta e Zotit.
-Pastaj, vazhdon Branku: mbiemri yne eshte Tanashi e jo Manojloski. Me renjen e Perandorise Osmane, Serbia mbiemrin Tanashi na i beri Tanasheviq aty kah vitet 1870. Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, motra ime e madhja , me morri per dore gjer ne oficari per te marre certifikaten e lindjes. I punesuari ma leshoi certifikaten me mbiemer Manojloski duke na thene edhe mua edhe motres se ketu e tutje do jemi Manojloski e jo Tanasheviq, sigurisht per te humbur gjurmet e mbiemrit te mocem Tanashi.
– Xha Branku akoma vazhdon: nje dite ne kishen Shen Bigorski, takova rastesisht priftin dhe i kerkova ne prezencen time te hulumtoje rreth mbiemrit tim te vjeter Tanashi. Pas disa hulumtimesh neper librat e mocem- regjistrat e viteve 1870-80, prifti e gjeti mbiemrin e vertetet dhe me tha: PRA TE VERTETES HESHT EDHE ZOTI. Ne kete rast edhe prifti kun foli gje. I thash se kjo eshte e verteta e cila ne kete moment ka nevoje per guxim, kurajo dhe perkushtim. Familjet tona te Tanashajve flitnin vetem gjuhen shqipe te dialektit te Rekes se Eperme, te cilen ne studimet e tij te thella gjuhesore e permend edhe studjuesi me renome boterore Robert Elsie.
– Z. Manojloski me tregoi edhe kete: kryetari aktual i Struges Zijadin Sela e kishte thirrur ne dreke dhe gjate bisedes , ne mes tjerash me tregoi se Sela i takonte PDSH-se e jo BDI-se. Pa u habitur fare i thash: Branku nuk merret me politike, por me te verteten te ciles nuk i frigohet aspak, pasi qe te dyja nuk shkojne bashke.
Gjersa ishim duke ngrene me tha se kishte pasur qejf qe sa te jete gjalle ta tregoje me te madhe te VERTETEN e shqiptareve ortodokse ne Reken e Eperme, e cila te tjeret ne fillim do ti mundoje sa te pastrojne me vetvehten dhe perfundimisht do t’ju ndihmoje ta gjejne vehten dhe te kthehen ne rrenjet e te pareve te tyre, perndryshe rahati nuk do te kene as edhe ne boten tjeter.
Ne fund dua ti kujtoj lexuesit se para disa ditesh ne hotelin Palace te Shkupit ne prezencen e shume te pranishmeve, Branislav Sinadinoski promovoi vepren e tij me titull: ” Shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise” ku sipas autorit ne keto troje qe nga koha pellazgo-ilire jetojne me shume se 70. mije. Ne te njejten kohe dhe ne te njejtin vend u be promovimi i librit te gruas se tij znj. Gordana Sinadinoska me titull ” Rilindesit Shqiptare”.
Ne baze te informacioneve shume te sakta nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Cikago, ju njoftojme se se shpejti ky komunitet ne bashkepunim me shoqatat e interesuara kulturore , do te beje promovimin e te dy librave te lartecekur ne Qendren Shqiptare ne Chicago dhe poashtu te Kisha Ortodokse Shqiptare ku do te jene prezent te dy autoret e veprave te cekura.
*ILAZ KADRIU, Prof.
(Autori i ketij shkrimi kaqene kryetar i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan ne Illinois me seli ne Chicago si dhe bashkepunetor i ngushte i Presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves)