• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nikolla Pano: Veprimet e zyrtarëve shqiptarë kanë tone të rehabilitimit të Hoxhës

May 29, 2014 by dgreca

Nga ILIR IKONOMI/
Profesori i historisë Nikolla Pano i tha Zërit të Amerikës me telefon nga Macomb i shtetit Illinois se ishte i skandalizuar nga disa veprime të zyrtarëve të lartë në Shqipëri, që sipas tij kishin tone të përpjekjeve për rehabilitimin e Enver Hoxhës. Në një intervistë me kolegun tonë Ilir Ikonomi, ai tha se është i nevojshëm një rishkrim ose rivlerësim i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Profesor Pano është marrë prej një kohe të gjatë me studimin e historisë së Ballkanit dhe të çështjeve shqiptare.
ZËRI I AMERIKËS: Një numër zyrtarësh të lartë në Shqipëri, duke përfshirë kryetarin e parlamentit, një ish-kryeministër dhe ministrin e drejtësisë, janë përfshirë kohët e fundit në veprime që janë parë gjerësisht si përpjekje për rehabilitimin e ish-diktatorit Enver Hoxha, duke shkaktuar alarm mes atyre që vuajtën nën komunizëm. Si i shikoni ju këto incidente?
PROF. NIKOLLA PANO: Ajo që më bën përshtypje është një mungesë ndjeshmërie, siç e shikoj unë, nga ana e këtyre udhëheqësve. U skandalizova sidomos nga fakti që ministri i Drejtësisë, zoti Nasip Naço, mori pjesë në njërën nga këto ceremoni që kishte tonet e rehabilitimit ose përpjekjeve për rehabilitimin e Enver Hoxhës. Zoti Naço nuk duhet të harrojë se ishte Enver Hoxha ai që eliminoi ministrinë e Drejtësisë në vitin 1966, me deklaratën se në Shqipëri ishte vendosur ligjshmëria socialiste. Ishte gjithashtu Enver Hoxha, i cili me ardhjen në fuqi e përmbysi sistemin shqiptar të drejtësisë, duke e bërë atë pjesë të aparatit të terrorit. Unë e kam të vështirë të përfytyroj një ministër shqiptar të drejtësisë të nderojë kujtimin e Enver Hoxhës. Përsa i përket zotit Pandeli Majko, ai ndonjëherë vepron pa u menduar për pasojat e asaj që bën dhe që thotë. Mendoj se ai bëri një gjest për të ardhur keq në ceremoninë e 5 majit. Përsa i përket kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta, ai, pasi reflektoi mbi pjesëmarrjen në njërën nga këto ceremoni, në një farë mënyre bëri një farë sprapsjeje përmes zëdhënësit të tij, duke thënë në thelb se duhet parë me një sy të ri periudha e luftës dhe se këto ngjarje duhen vështruar nga një kënd më realist dhe bashkëkohor. Reagimi im është se unë u befasova dhe u skandalizova. Shpresoj se udhëheqësit që morën pjesë në këto ceremoni do të reflektojnë me shumë kujdes përpara se të mbështesin ose të marrin pjesë në veprimtaritë e mëvonshme, si 70-vjetori i Kongresit të Beratit, hyrja e ushtrisë çlirimtare në Tiranë, apo evakuimi i ushtrisë gjermane nga Shqipëria. Të gjitha këto ngjarje duhen peshuar me shumë kujdes, sepse aty do të ketë nga ata që janë nostalgjikë të Enver Hoxhës, prandaj zyrtarët e lartë duhet të reflektojnë me kujdes se si do të marrin pjesë në këto veprimtari.
ZËRI I AMERIKËS: Zoti Pano, zyrtarët në fjalë thonë se ata në të vërtetë po nderojnë luftën dhe jo ndonjë individ të veçantë, pra jo diktatorin Hoxha. A mendoni se ky argument i tyre ka vlerë?
PROF. NIKOLLA PANO: Mendoj se është vështirë të dalësh me një argument të tillë, sidomos për arsye se përkrahësit e Hoxhës i përdorin raste të tilla për të nxitur opinionin publik në drejtim të rehabilitimit të tij. Është e vërtetë se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri mbizotëruan dy tema kryesore: njëra ishte lufta kundër fuqive të Boshtit, që kishin pushtuar vendin, por pati gjithashtu edhe luftë për pushtet. Për shembull, po t’i hedhësh një vështrim konferencave të ndryshme të mbajtura në atë kohë, vemë re se sa më shumë që i afrohemi viteve 1944 dhe 45, aq më tepër komunistët i përdorën këtë ngjarje për të forcuar pushtetin e tyre. Prandaj, megjithëse ngjarje të tilla si çlirimi i Tiranës duhen përkujtuar, ka rëndësi të dorës së parë që pjesmarrësit në këto ceremoni ta përcaktojnë mirë natyrën e pjesëmarrjes së tyre.
ZËRI I AMERIKËS: Në këto rrethana, në ç’masë është i nevojshëm rishkrimi i historisë së Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri?
PROF. NIKOLLA PANO: Mendoj se patjetër është i nevojshëm një rishkrim ose rivlerësim i Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Është i nevojshëm një qëndrim më i balancuar, sepse për shembull, kontributi i ushtrisë çlirimtare shqiptare ishte sigurisht një fazë e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, por ky kontribut nuk ishte aq me rëndësi për tërheqjen përfundimtare të trupave gjermane nga vendi sa ç’ishin disa faktorë të tjerë që i kufizuan operacionet ushtarake gjermane në atë kohë.
ZËRI I AMERIKËS: Përse, sipas jush, shoqëria shqiptare ka vështirësi për t’u distancuar nga komunizmi edhe sot pas më shumë se 20 vjetësh demokraci?
PROF. NIKOLLA PANO: Pjesërisht, vështirësia me të cilën përballet shoqëria shqiptare vjen ngaqë shumë njerëz të elitave të saj politike u rritën në periudhën e komunizmit. Megjithëse disa prej tyre e dënojnë me forcë komunizmin, për fat të keq, në praktikimin e politikës së tyre gjen ende shumë nga qëndrimet dhe mendësitë që mbizotëronin gjatë asaj periudhe. Po kështu shumë nga udhëheqësit e tanishëm të Shqipërisë kanë patur anëtarë të familjes që kanë qenë aktivë gjatë komunizmit dhe kjo ua bën atyre mjaft të vështirë që të mbajnë qëndrime më të ashpra.
ZËRI I AMERIKËS: Si do ta krahasonit në këtë aspekt Shqipërinë me vendet e tjera të Ballkanit?
PROF. NIKOLLA PANO: Mendoj se Shqipëria ka mbetur prapa disa prej vendeve të Ballkanit, megjithëse në përgjithësi në Ballkan ka qenë më e vështirë se sa në vendet e Evropës Qendrore. Edhe në vende të tilla si Bullgaria apo Rumania gjen probleme të ngjashme si këto që vërehen në Shqipëri.

ZËRI I AMERIKËS: Çfarë mund të bëjë diaspora shqiptare në Amerikë për ta ndihmuar shoqërinë shqiptare të përqafojë më tepër vlerat perëndimore për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara komuniste.

PROF. NIKOLLA PANO: Shumë prej nesh në komunitetin shqiptaro-amerikan kanë bërë përpjekje të tilla dhe këtu nuk dëshiroj të përmend emra. Mendoj se qeveria shqiptare mund të inkurajojë individë të këtij komuniteti për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit në fusha të ndryshme të jetës shqiptare ku kjo është e nevojshme. Një nga këto veprimtari të komunitetit tonë ishte ngritja e një përmendoreje në Korçë për nder të ushtarakëve amerikanë që luftuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përmendorja u ngrit më 8 maj, por u indinjova kur mësova se ajo ishte përdhosur nga vandalët. Nëse këtë e ka bërë ndonjë i ri apo është vepër e grupeve neokomuniste, kjo duhet sqaruar nga policia. Por ky është një incident tragjik, i cili kërkon që qeveria të jetë më vigjilente dhe më aktive në nxitjen e edukimit civil në vend.

Filed Under: Interviste Tagged With: e zyrtarëve shqiptarë, Ilir Ikonomi, kanë tone të, Nikolla Pano:, rehabilitimit, të Hoxhës, Veprimet

Eliot Engel: I gabuar paralelizmi mes Krimesë dhe Kosovës

March 14, 2014 by dgreca

Nga Ilir IKONOMI/

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan,  Eliot Engel tha se do të ishte e gabuar të bëheshin paralelizma mes rastit të Krimesë dhe atij të Kosovës, sepse secili nga këto raste është i veçantë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Engel foli gjithashtu për sanksione të mundshme ekonomike kundër Rusisë.

Zoti Engel tha se Krimea është një rast krejt i ndryshëm nga Kosova, sepse në Kosovë bëhej fjalë për një popullsi që duhej shpëtuar.
“Në Kosovë ishte e qartë se bëhej fjalë për një histori të tmerrshme shtypjeje serbe kundër një shumice shqiptare. Atje pati një përpjekje nga diktatori serb i asaj kohe, Sllobodan Millosheviç për të spastruar etnikisht Kosovën nga të gjithë qytetarët e saj shqiptarë, që përbënin 95 përqind të popullatës. Ne nuk deshëm të lejonim spastrimin etnik ose gjenocidin, prandaj NATO-ja nën drejtimin e Presidentit Clinton, ndërmori një fushatë bombardimesh për t’i nxjerrë serbët nga Kosova. Kjo fushatë përfundoi me sukses dhe ne shpëtuam jetë të panumërta njerëzish,” tha zoti Engel.
Ai tha se gjendja në Krime është krejtësisht e ndryshme. Presidenti Vladimir Putin po tregohet agresiv dhe po përpiqet të aneksojë një pjesë të një vendi tjetër, nën pretekstin se shumica e popullsisë në Krime, që është rusishtfolëse, ka nevojë të jetë e lirë, apo se asaj po i shkelen të drejtat në një farë mënyre. Kjo është e gënjeshtërt, tha zoti Engel.
Zoti Engel tha se rasti i Kosovës është i ngjashëm me atë që po ndodh sot në Siri.
“Unë do ta krahasoja Kosovën me Sirinë. Atje kemi një popullatë civile të rrezikuar dhe është e tmerrshme që komuniteti ndërkombëtar në një farë mënyre po i kthen shpinën Sirisë.”
Kongresmeni demokrat nga Nju Jorku tha se zoti Putin duhet të tregohet i kujdesshëm, sepse në Rusi ka shumë rajone të trazuara si Çeçenia, që dëshirojnë të shkëputen. Nëse kjo fillon, tha zoti Engel, atëherë nuk dihet se ku mbaron.
“Ashtu siç mendoj se shkëputja e Çeçenisë nga Rusia nuk do të justifikohej, po ashtu mendoj se shkëputja e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimi i saj me Rusinë nuk janë të justifikuara,” tha kongresmeni.
Zoti Engel foli për nevojën që Rusisë t’i vihen sanksione për veprimet e saj:
“Ne duhet të gjejmë mënyra për t’i vënë sanksione Rusisë, aty ku Presidentit Putin i dhemb ekonomikisht. Ai duhet ta kuptojë se ka një çmim që duhet paguar. Ai nuk duhet të mendojë se mund të fusë trupat në Krime, meqenëse Perëndimi nuk ka ç’bën pasi njerëzit me të drejtë nuk e duan luftën. Por ka shumë gjëra të tjera që ne mund të bëjmë për ta goditur ekonominë e Rusisë,” tha zoti Engel.
Kongresmeni tha se SHBA janë të angazhuara që Ukraina të shikojë nga Perëndimi dhe jo nga Lindja dhe kjo bëhet në radhë të parë duke e ndihmuar ekonominë e saj.
“Mashtruesit dhe hajdutët që qeverisnin Ukrainën, duke përfshirë Yanukovichin, i cili ishte një kukull e Rusisë, grabitën para dhe e varfëruan ekonominë e Ukrainës, prandaj ajo ka nevojë për shumë ndihmë.
Presidenti Obama po i bën thirrje Kongresit që të miratojë reforma për Fondin Monetar Ndërkombëtar, të cilat administrata thotë se janë një element i rëndësishëm për të siguruar ndihma për Ukrainën. Por disa republikanë i kundërshtojnë këto reforma, të cilat kanë të bëjnë me kontributin që SHBA dhe vende të tjera japin për këtë institucion financiar. Kongresmeni Engel tha se shpreson që mosmarrëveshja të zgjidhet, sepse Ukrainës i duhet ndihma menjëherë. Ne nuk mund ta lëmë ndihmën të presë, kjo është tepër urgjente, tha ai.

Filed Under: Analiza Tagged With: Engel: I gabuar paralelizmi mes, Ilir Ikonomi, Krimesë dhe Kosovës

FOTO E PANJOHUR E MINISTRIT FAIK KONICA NË UASHINGTON

February 8, 2014 by dgreca

Nga Ilir IKONOMI/

Ne Foto: Faik Konica, Washington DC, 1931. Në intervistë me radion CBS. (Library of Congress – Harris & Ewing). Në të djathtë, C.E. McGuire i radios CBS./

Kemi një foto fare të panjohur të Faik Konicës në Uashington, që e gjeta dje të digjitalizuar nga Biblioteka e Kongresit amerikan. Është hera e parë që shohim kaq qartë fizionominë dhe tiparet e diplomatit erudit shqiptar. Dallohen sidomos sytë mjaft të kërcyer përpara të Konicës – këtë nuk e kisha ditur – që i japin atij një vështrim tepër, tepër interesant. Ekzistenca e kësaj fotoje duhet të jetë diçka vërtet për t’u gëzuar, sepse i shton përfytyrimit tonë një përmasë të re. Fotografia është bërë në vitin 1931 dhe Konica ka dalë me C.E. McGuire, që duhet të jetë korrespondent i radios CBS, siç duket edhe nga emblema në sfond. Konica jepte shpesh intervista në CBS. Të habit rezolucioni i lartë i imazhit. Nëse fotoja zmadhohet, portreti i Konicës mund të krijojë një poster me përmasa 2 x 2 metra.(Facebook)

Filed Under: Histori Tagged With: e Minsitrit Konica, Foto e panjohur, Ilir Ikonomi, ne Uashington

Presidenti Nishani në Komitetin Hebraik Amerikan

February 6, 2014 by dgreca

Komiteti Hebraik Amerikan, një organizatë e njohur e çështjeve hebraike, priti mbëmë në Uashington Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe shfaqi filmin dokumentar “Shpëtim në Shqipëri”,  i cili sjell dëshmi të hebrejve që u shpëtuan nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Bujar Nishani erdhi në aktivitetin e Komitetit Hebraik Amerikan për të falenderuar disa personalitete hebraike që e kanë bërë të njohur Shqipërinë dhe rolin e shqiptarëve në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Organizatat hebraike  në Shtetet e Bashkuara e përmendin shpesh këtë rol të veçantë të shqiptarëve dhe vazhdimisht theksojnë se ky është një fakt që ende nuk njihet sa duhet.

Jason Isaacson, është Drejtor i çështjeve qeveritare dhe ndërkombëtare pranë Komitetit Hebraik Amerikan.

“Mijëra hebrej janë sot gjallë, bota është një vend më i gjallë dhe më i bukur si rrjedhojë e guximit dhe solidaritetit të popullit shqiptar,” tha zoti Isaacson.

Presidenti Nishani shpregoi traditën shqiptare të mikpritjes dhe të besës që bëri të mundur shpëtimin e hebrejnjve në Shqipëri:

“Për ne, shqiptarët, miku është i zoti i shtëpisë. Çdo njeri në nevojë që troket në dyert shqiptare është i mirëpritur si mik, i jepet fjala e nderit dhe mbrohet nga besa. Fjala e dhënë mbahet me çdo kusht,”  tha Presidenti i Shqipërisë.

Një film dokumentar me këtë temë që u shfaq për të pranishmit, e tregon historinë e shpëtimit në Shqipëri me gojën e vetë hebrejve të cilët mundën të mbeten gjallë si rrjedhojë e mbrojtjes dhe kujdesit që treguan shqiptarët për ta.

Johanna Newman është një prej atyre që mbetën gjallë dhe që bën gjithçka për të njohur botën me shpirtin bujar të shqiptarëve. Ajo tha se sot ka një familje të madhe, pikërisht në sajë të shqiptarëve.

“Po të mos ishte përkushtimi i popullit shqiptar unë nuk do të isha këtu sot, nuk do të isha nënë e katër fëmijëve të mrekullueshëm, nuk do të kisha 14 nipër e mbesa dhe 13 stërnpiër e stërmbesa”, tha zonja Newmann.

Doktoreshë Anna Cohen nga Nju Jorku, e cila u rrit në Vlorë në një familje hebraike, tregon një histori prekëse:

“Kur isha vajzë e vogël, shihja perëndimin e diellit dhe gjithmonë vizatoja një anije të vogël pa njerëz, me flamurin izraelit dhe atë shqiptar. Kurrë nuk e mendoja se një ditë, këta flamurë do të rrinin pranë njëri tjetrit. Sot që gjërat kanë ndryshuar, do të dëshiroja të shikoja anijen time të vogël pa njerëz dhe me dy flamurë, të mbushur plot me turistë hebrej, do të doja të shihja hebrejtë amerikanë të vizitonin Shqipërinë, të shihnin objektet e tyre të kultit dhe sidomos të restauronin sinagogën e Sarandës, një objekt i vërtetë tursitik,” tha zonja Cohen.

Në mes të duartokitjeve, Presidenti Nishani nderoi me medale zonjat Johanna Newmann dhe Anna Cohen.(Kortezi:ILIR IKONOMI-Zeri i Amerikes)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Amerikan, Ilir Ikonomi, ne Komitetin Hebraik, presidenti Nishani

97 vjet më parë, kur Vatra stërviste vullnetarët shqiptarë

October 20, 2013 by dgreca

INTERVISTË ME FAN NOLIN DHE KRISTO DAKON/

Shkruan: ILIR IKONOMI/Studiues*

Në vitin 1916, në paradat me rastin e 4 Korrikut, në qytetet e verilindjes amerikane u panë të parakalonin dhjetra njerëz me uniformë ushtarake nën emblemën Shoqëritë Shqiptare të Stërvitjes. Këta ishin kryesisht të rinj të fuqishëm, të pamartuar, të cilët stërviteshin ushtarakisht për një qëllim që shumë amerikanë vështirë se e përfytyronin: Të ishin gati për të ndihmuar vendin e tyre pasi të kishte marrë fund lufta botërore.

Gjatë kësaj lufte, që kishte filluar më 1914, Shqipëria ishte pllakosur nga fatkeqësi të panumërta. E shkelur nga ushtritë e disa shteteve, ajo ishte bërë shesh betejash. Sipas shqiptarëve të Bostonit, vështirë të gjeje ndonjë fshat në Shqipëri që të mos ishte prekur nga lufta. Njerëzit kudo vuanin nga uria. Në vitin 1915, me kërkesë të shqiptarëve të Amerikës, autoritetet federale amerikane lejuan që shqiptarët të cilët vinin në Amerikë të klasifikoheshin si refugjatë e jo si emigrantë, siç ishin trajtuar deri atëherë në Ishullin Ellis të Nju Jorkut, pranë Statujës së Lirisë.

Sipas gazetës The Boston Globe Sunday të datës 9 korrik 1916, pas Luftës Ballkanike, në Shtetet e Bashkuara kishin ardhur jo më pak se 60 mijë shqiptarë dhe rreth 15 mijë prej tyre ishin vendosur në shtetet e Anglisë së Re (siç quhet verilindja amerikane), ku punonin kryesisht në fabrikat e tekstilit dhe në ferma.

*(Te plote do ta lexoni ne numrin special shumfaqesh te Diellit te printuar)

Filed Under: Histori Tagged With: 97 vjet me pare, Ilir Ikonomi, kur Vatra sterviste, vullnetaret shqiptare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT