INTERVISTË ME FAN NOLIN DHE KRISTO DAKON/
Shkruan: ILIR IKONOMI/Studiues*
Në vitin 1916, në paradat me rastin e 4 Korrikut, në qytetet e verilindjes amerikane u panë të parakalonin dhjetra njerëz me uniformë ushtarake nën emblemën Shoqëritë Shqiptare të Stërvitjes. Këta ishin kryesisht të rinj të fuqishëm, të pamartuar, të cilët stërviteshin ushtarakisht për një qëllim që shumë amerikanë vështirë se e përfytyronin: Të ishin gati për të ndihmuar vendin e tyre pasi të kishte marrë fund lufta botërore.
Gjatë kësaj lufte, që kishte filluar më 1914, Shqipëria ishte pllakosur nga fatkeqësi të panumërta. E shkelur nga ushtritë e disa shteteve, ajo ishte bërë shesh betejash. Sipas shqiptarëve të Bostonit, vështirë të gjeje ndonjë fshat në Shqipëri që të mos ishte prekur nga lufta. Njerëzit kudo vuanin nga uria. Në vitin 1915, me kërkesë të shqiptarëve të Amerikës, autoritetet federale amerikane lejuan që shqiptarët të cilët vinin në Amerikë të klasifikoheshin si refugjatë e jo si emigrantë, siç ishin trajtuar deri atëherë në Ishullin Ellis të Nju Jorkut, pranë Statujës së Lirisë.
Sipas gazetës The Boston Globe Sunday të datës 9 korrik 1916, pas Luftës Ballkanike, në Shtetet e Bashkuara kishin ardhur jo më pak se 60 mijë shqiptarë dhe rreth 15 mijë prej tyre ishin vendosur në shtetet e Anglisë së Re (siç quhet verilindja amerikane), ku punonin kryesisht në fabrikat e tekstilit dhe në ferma.
*(Te plote do ta lexoni ne numrin special shumfaqesh te Diellit te printuar)
Asht e dobishme per lexuesat që të dijnë se si përfundoi Komandanti i atyne vullnetarëve për të cilët ban fjalë artikulli i masipërm i studiuesit Ikonomi.
AQIF PERMETI i stërviti vullnetarët e Vatrës në Amerikë dhe i udhëhoqi në Shqipni me 1920, nuk u kthye ma në Amerikë (ku kishte shërbye edhe si menaxher i “Diellit”), por qëndroi për t’i shërbye Atdheut. Komunistët e “shpërblyen” me pushkatim.
Komunizmi ne Shqiperi ishte agjenture e Serbise dhe gjithe heronjte dhe luftetaret kombetare u puahkatuan, u burgosen, u harruan, u perndoqen.