• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ilir Meta takon Konsujt

February 19, 2014 by dgreca

Meta:  Roli juaj, me rëndësi për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë/

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga krijimi i saj, Shoqata e Konsujve të Nderit në Tiranë është mjaft aktive në harmonizimin e vetëfunksionimit, por edhe në raportet me institucionet shqiptare.Si një ogur të mbare, takimin e parë Shoqata e Konsujve e zhvilloi me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.Për të nisur rrugëtimin e një udhe të fortë bashkëpunimi, kryeparlamentari priti në kryesinë e Kuvendit 18 Konsuj Nderi, në një takim të kërkuar nga Kryekonsullli dhe Kryetari i Shoqatës, Ylli Ndroqi.

Numri një i Kuvendit, vlerësoi rolin e rëndësishëm që Konsujt luajnë në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në vendet që ata përfaqësojnë dhe premtoi se jo vetëm ai, por i gjithë Kuvendi do të jetë një derë e hapur bashkëpunimi për Shoqatën.

Edhe pse ishte mes një përfaqësie diplomatësh, kryetari i Kuvendit vendosi të mos jetë diplomat, por i drejpërdrejtë kur tha se:

“Është i rëndësishëm kontributi i konsujve në marrëdhëniet mes vendit tonë dhe shteteve që përfaqësojnë. Roli juaj është me rëndësi për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë Në shumë raste koha ka treguar se roli juaj është më i rëndësishëm se i Ambasadorëve”.

Duke vlerësuar gatishmërinë e Kreut të Kuvendit për të mirëpritur në takim Konsujt e Nderit nga e gjithë bota, kryetari i Shoqatës, Ylli Ndroqi, i cili përfaqëson shtetin e Meksikës në Tiranë tha se Shoqata do të jetë një urë e fortë lidhëse mes Shqipërisë dhe 28 shteteve që përfaqësohen me Konsuj ne Shqipëri.

Dimension primar i Shoqatës do jetë forcimi i lidhjeve të biznesit, në një mjet për të shtuar investimet në vendin tonë.

“Qëllimi i Shoqatës së Konsujve për të forcuar lidhjet e biznesit mes Shqipërisë e vendeve që përfaqësojmë. Veprimtaria jonë është një kontribut vlerash të mëdha.Shoqata e Konsujve, një lëvizje e madhe për bashkëpunim mes Shqipërisë e vendeve që përfaqësojmë” u shpreh zoti.Ndroqi.

Edhe Dekani i Shoqatës, Konsulli i Nderit të Austrisë në Tiranë, Gjergj Liqezja, vuri theksin tek roli që do ketë Shoqata në lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit, jo vetëm në sektorin ekonomik, por edhe në turizëm, etj.

Për të fiksuar këtë takim të parë, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, iu dhurua simbolika e këtij unioni të krijuar rishtazi, logoja e Shoqatës së Konsujve të Nderit në Tiranë.

Takimi miqësor vijoi për afro 30 minuta, ku kreu i Kuvendit u njoh me veprimtarinë e deritanishme të kësaj, por edhe objektivat e saj në të ardhmen.

Në unison Konsujt shprehën vendosmërinë e tyre për të dhënë kontribut maksimal në imazhin pozitiv të Shqipërisë nëpër botë, por nga ana tjeter vlerësuan se duhet bërë edhe më shumë për të përmirësuar të drejtat dhe privilegjet e tyre si Konsuj Nderi.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Ilir Meta, imazhi i shqiperise, konsujt e nderit

KRYEPARLAMENTARI META ME PRESIDENTIN, KUNDER KRYEMINISTRIT

October 2, 2013 by dgreca

Duket se kryeparlamentari Ilir Meta nuk i ka “tradhetuar” per fare miqte e vjeter me te cilet qeverisi para zgjedhjeve te 23 Qershorit. Ai nuk i eshte bindur vendimit provokativ te Kryeminstrit ” rilindas” per te hequr fotografine e kreut te shtetit nga zyrat e shtetit. Edhe pse fillimisht ai u pergjigj me romuze pyetjeve te gazetareve; nese do ta hiqte fotografine e Presidentit nga Kuvendi, i qe pergjigjur: Jo, nuk e heq se nuk e gjeta.E kishte heqe Jozefina! Ndoshta Meta deshi qe t’u kujtonte demokrateve se ashtu si rama ksihte vepruar kryeparlamentarja Jozefina Topalli me “tradhetarin” Bamir Topi… Gjithese lajmi qe vjen nga Tirana eshte ky: Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shfaq në zyrën e tij mes portretit të Ismail Qemalit dhe atij të Presidentit Bujar Nishani. Vetëm pak javë më parë, qeveria “Rama” miratoi zëvendësimin e fotos së presidentit me atë të themeluesit të shtetit shqiptar, vendim që shkaktoi jo pak debat. Vetë Meta pohoi asokohe se në zyrën e tij do të vareshin të dy portretet, çka u konfirmua dje në foton e tij me ambasadorin e Kuvajtit, Najeeb Abdulrahman Al-Bader. Përmes njoftimit për shtyp, Kuvendi lajmëroi se ambasadori i përcolli Metës urimet më të ngrohta në emër të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit. Ambasadori  Al-Bader shprehu besimin se Kuvendi do të luajë një rol të rëndësishëm në drejtim të thellimit të bashkëpunimit mes Kuvajtit dhe Shqipërisë. “Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Kuvajtin dhe shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet ndërparlamentare dhe për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve. z. Meta shprehu gjithashtu vullnetin për të konkretizuar marrëdhëniet mes grupeve të miqësisë parlamentare dhe theksoi se vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zgjerimit të shkëmbimeve njerëzore, tregtare e ekonomike mes Shqipërisë dhe Kuvajtit”,- thuhet në njoftim.

Filed Under: Komente Tagged With: Ilir Meta, kunder Kryeministrit, me presidentin

RAPORTI I DASH – TEMË TABU E CENSURË NË TIRANË – SIDOMOS KUR PËRMENDET ILIR META

April 25, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

As një javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) botoi raportin vjetor mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, ku si zakonisht përfshihet edhe raporti për Shqipërinë, i cili ishte me nota shumë kritike.

Ky raport do të duhej të botohej në mënyrë integrale dhe të përhapej nga mediat e Tiranës, duke shërbyer si objekt i tryezave të rrumbullakta, temë për opinionistët dhe ballafaqim me politikanët e Tiranës. Por në fakt, reagimi ndaj tij ishte indiferenca dhe heshtja.

Raporti thekson midis të tjerave se «korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë dhe veçanërisht në sistemin gjyqësor mbetet një problem serioz; se « Institucionet shtetërore tepër të ndara në linja partiake, duke përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë minuar të drejtat e qytetarëve për të sifiduar drejtpërdrejt ligjet dhe për të marrë pjesë plotësisht në qeverinë e tyre»; se «Përpjekjet e qeverisë për të ndëshkuar zyrtarët për abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme», se “Axhenda e reformave, veçanërisht lufta kundër korrupsionit, faktikisht ndaloi, pasi partitë politike e zhvendosën vëmendjen në zgjedhjet e përgjithshme të 2013.»

Theksi kritik në Raport do të duhej të «kënaqte» opozitën, sepse faktet e hidhura të rreshtuara aty janë argumenta të patundura që duhet të shqetësojnë jo vetëm atë, por duhet të trondisin shoqërinë civile, mediat dhe gjithë shoqërinë. Në fakt të gjitha palët heshtën ose kush botoi diçka e bëri në mënyrë të përciptë dhe spekulative, sepse fshehu faktet ose i përmendi sipas interesit partiak.

Në Tiranë u kthye në tabu dhe u censurua në të gjitha nivelet kur në Raportin e DASH flitet për korrupsionin dhe mungesën e transparencës së qeverisë dhe përmendet «vendimi i debatueshëm i shfajësimit të ish-zëvendës kryeministrit Ilir Meta nga Gjykata e Lartë, më 16 janar, ku u përjashtua si fakt videokaseta, që e tregon atë të diskutojë për rryshfet».

Asnjë gazetë e Tiranës nuk e botoi pjesën e Raportit të Departamentit të Shtetit, kur ky Raport përmend Ilir Metën. Dhe ky fakt nuk u përmend nga asnjë opinionist, nga asnjë politikan! Nga asnjë mace dhe asnjë qen! Nga askush!

Vetëm Balkanweb e ka botuar raportin në anglisht, po e ka bërë kot, sepse vetëm gazetarët skrupulozë do të shkonin tek teksti. Dhe në Tiranë mungojnë të tillët. Pasi ata e kishin tekstin në shqip, të gatshëm dhe e shmangën edhe gazetat dhe mediat e Tiranës e shkuan deri aty sa nuk botuan dhe e censuruan edhe versionin e Zërit të Amerikës shqip, ku përmendet Ilir Meta.

Kur arrihet dhe censurohet Zëri i Amerikës, ju lutem, a e merrni me mend se në çfarë niveli është censura në Shqipëri?
Po jua them unë, censura është si në diktaturë, nëse kihet parasysh sot IT – Information technology – dhe fakti se jetojmë në mileniumin e tretë!

Tashmë dihet botërisht se politikanët e Tiranës kanë mediat nën kontroll absolut, dhe se përpiqen për të mbajtur nën kontroll edhe rrjetet sociale duke filluar nga Facebook që është më i populluari.

Tre javë përpara u përpoqa të dialogoja me Kreshnik Çollakun, që dje u emërua zëvendësministër i Jashtëm, pas një statusi të tij, ku shkruante se „tani që Ilir Meta u largua nga koalicioni, 40 % e elektoratit demokrat që i iku PD prej tij, tani me zhbërjen e aleancës, do t’i rikthehen“ (!!!) Merrni me mend se çfarë absurditetesh nxjerr nga truri një zyrtar i lartë dhe kur u përpoqa të komentoja dhe t’i thosha se shqiptarët demokratë nuk janë lopë që gënjehen me bar, ai nisi të më fyente si të ishte një stalinist i fëlliqur.

Merreni me mend, kur bëjnë shantazh nëpër rrjete sociale se çfarë kontrolli ushtrojnë në shtypin e shkruar dhe atë viziv.

Prandaj nuk e përmendi askush raportin e DASH ku përmendet Ilir Meta, sepse ky fakt në raport i diskretiton të gjitha palët. Edhe Sali Berishën, edhe liderin e PS, që sapo ka filluar muajin e mjaltit me Ilir Metën, i cili nuk bëri asnjë reagim serioz ndaj raportit të DASH, veç në Twitter më 19 prill komentoi se „Raporti i Departamentit te Shtetit një flakerime syve te pushtetit te korruptuar qe po rrenon Shqiperine! Ky pushtet eshte nje turp kombetar“. Po kur DASH përmend Ilir Metën nuk e tha asnjë fjalë!

Ky është niveli i integritetit të klasës tonë politike, i shoqërisë civile dhe mediave të shkruara e vizive! Të cilat duhet të shkunden, sepse kur censurojnë dhe e kthejnë në tabu raportin e DASH, merreni me mend se si mund të çajnë kokën për hallet dhe dertet e popullit dhe të shqiptarëve të thjeshtë!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Meta, ne Tirane, Raport DASH, Teme tabu e censure

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT