• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Intervistë e posacme me Kryeministrin e Kosovës zotin Hashim Thaqi, në New York

March 24, 2013 by dgreca

Thaci : Dialogu me Serbinë, shumë i rëndësishëm si për Kosovën dhe Serbinë, por “vetëm si dy shtete të barabarta dhe fqinje të mira”, që do ti kontribojnë vetëm paqes, sigurisë në Ballkan dhe rajon./

OKB: Gjatë pjesmarrjes në takimin e radhës në Këshillin e Sigurimit, mbledhjen e të 13-in, raportuese për Kosovën, Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaqi, mbajti edhe disa takime lobuese për njohjen e Kosovës duke shfrytëzuar rastin e fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit. Kryeminstri Thaqi para se të largohej i dha një intervistë të posacme korespondentit të Bota Sot, akredituar në selinë OKB në Nju Jork, Beqir Sina.

Në këtë intervistë Kryeministri i Kosovës Thaqi, flet për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe faktorëve ndërkombëtar, arritjet e deritanishme të kësaj qeverie, si dhe për mbështetjen shumë të çmueshme që ka pasur nga miqt e Kosovës, sidomos nga SHBA-ja prej nga pavarësia e Kosovës,

Më tej ai flet për angazhimin në vazhdimin të këtyre vedeve që e kan njohur Kosovën, dhe janë anëtare të Përhërhershme të KS, për ndërtimin në Kosovë të një demokracie funksionale, për njohjet e ardhshme që do t’i bëhen Republikës së Kosovës dhe për shumë çështje të tjera, që e presin Kosovën, sidomos tash pas takimit të rradhës dhe dialogut dhe arritjes së marrëveshjeve siç është ajo që pritet të arrihet me 2 Prill, mes Beogradit dhe Prishtinës.

Dialogun me Serbinë, zoti Thaqi e vlerson dhe e quan shumë të rëndësishëm por “vetëm si dy shtete të barabarta dhe fqinje të mira”, që do ti kontribojnë vetëm paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe rajon. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi i tha Bota sot, se ai pati një rast të mirë të paraqesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të gjitha arritjet e vendit të tij.

Në intervistën menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, zoti Thaqi tha se nga të gjithë u përshëndet fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe u dëshmua edhe një herë se Kosova si vend i pavarur e sovran, po prodhon më tepër paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike.

Beqir Sina : Zoti Kryeministër, çfarë zhvillimesh të veçanta ka pasur në mes këtyre raporteve të fundit në takimet e rradhës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ?

Kryeministri Thaqi : Kosova gjatë kësaj periudhe por edhe dje në Këshillin e Sigurimit është prezantuar me përmbylljen e suksesshme me mbikqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë. Kjo rezulton me atë se sot kemi rreth 100 njohje zyrtare, edhe nga disa vende kryesore të Këshillit të Sigurimit, ku më shumë se gjysma e tyre e kan njohur pavarësinë e Kosovës.

Kështu, mund të them se Kosova në të gjitha aspektet për ditë e më shumë po forcohet duke marrë vendin që i takon. Ajo po rritë subjektivitetin e saj – ndërkombëtar. Me këtë rast dëshirojë të theksojë se “: Kosova kudo po prezantohet dhe merr pjesë si një vend i pavarur, i lirë dhe sovran!” Këtë e tregojë edhe në Këshillin e Sigurimit duke paraqitur një mundësi të re dhë të shkëlqyer të arriturave të Kosovës.

Dhe kjo në të gjitha rrafshet, qofshin ato poliitike, ekonomike e sociale, legjistative dhe ndërkombëtare.

Andaj kjo ishte një mundësi e mirë për Republikën e Kosovës, që të prezantojë arritjet që kemi pasur në këto muajt e fundit, janë arritje që janë vlerësuar nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare; ishte një veçanti e një rëndësie të veçantë sepse numri i njohjeve të Kosovës po rritet gjithnjë e më tepër, Kosova po konsolidohet e forcohet çdo ditë, më tepër se gjysma e anëtarëve të OKB-së e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Pothuajse, nga të gjithë u përshëndet fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë, arritjet ekonomike; gjithashtu duhet bërë më tepër për rend e ligj, por u dëshmua edhe një herë se Kosova si vend i pavarur e sovran, po prodhon më tepër paqe, stabilitet,bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike. Andaj dua të besoj fuqishëm se në të ardhmen jo të largët Kosova me këto hapa që është duke ndërrmarë, me reformat që është duke bërë, me normalizimin e marrëdhënieve dhe me ndërtimin e fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë, do të lëvizë drejt perspektivës së sigurt europiane, drejt anëtarësmit në NATO, por edhe në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Beqir Sina : A mendoni se kësaj rradhe pesha kryesore e takimit të 13-të, në KS, ra mbi rëndësinë e dialogut që keni zhvilluar ju me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç, ?

Kryeministri Thaqi : Dialogu për nomalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ka qenë me fokus të veçantë dhe presim që më 2 Prill të mbahet takimi vendimtar për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Sërbisë, Mbasi kjo marrëveshje do t’i hap mundësi të reja shetiti të Kosovës në veçanti për njohjen e saj edhe nga pesë vendet e BE-së, për të lehtësuar kushtet e rrethanat edhe lehtësimin e rrethanave të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sepse në rast të normalizmit të marrëdhënieve Kosovë, Serbi, edhe Rusia nuk do të ketë më asnjë argument justifikues, parandalues, apo penguar Kosovën që të integrohet në OKB.

Mua më vjen tepër mirë që tash për tash si thashë më lart shumica e vendeve të KS e kan njohur Kosovën dhe po japin kontributin e tyre në forcimin e shtetiti të Kosovës , institucionet e saj. Këto vende ashti si dje në mbledhjën e 13 të rradhës së Këshillit të Sigurimit, e kan mbështetur dhe inkurajur Kosovën në arritjet e saj. Janë vende të cilat bëjnë thirrje për një fqinjësi të mirë, mes Kosovës dhe Sërbisë, që unë mendojë se do të krijojë edhe kushte e rrethana të volitëshme dhe më të mira për paqe siguri dhe stabilitet.

Beqir Sina : Zoti Kryeministër , gjatë kësaj periudhe ku jeni më tepër të fokusuar : në çështjet e brendëshme, diplomacinë apo dialogun ?

Kryeministri Thaqi : Ashtu si në besedimet që kemi pasur gjatë dialogut tonë mes Beogradit dhe Prishtinës, edhe në këtë takim unë kam bërë të ditur, për çdo zhvillim të brendëshëm në Kosovë. Reformat demokratike, që kemi ndërmarr , për zhvillimin ekonomik, krijimin e kushteve më afirmative për të gjithë popullin e Kosovës, qofshin ato shqiptar, serb, boshnjak, romë, e të tjerë. Sikurse, në veçanti për komunitetin serb në Kosovë, që ato të ndikojnë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto të gjitha janë të përfshira në dialogun dhe prezantimet e mia, të cilat kan qenë dhe në fokusin e punës time në këtë dialog që ka nisur duke shprehur dhe mendimin tim të qartë se çdo përpjekje e Serbisë për të krijuar apo futur elemente të një “Republika Serbska” do të jenë papranushme, dhe të deshtuara.

Çfardo lloj forme autonomie do të jetë e pa pranueshme ashtu si do të jetë edhe çdo status special apo ndonjë angazhim për ndonjë plan tjetër Ahtisari 2. Këto e them edhe një herë jan absolutisht të papranueshme! Ngaqë, për Kosovën do të ketë vetëm respektim të plotë të Kushtetutës së saj dhe ligjit ku të gjitha do të jen të barabart para tij. Do të kemi një ligj për vetëqeverisjen e Kosovës, Dokumentin e Ahtisarit, dhe të gjitha dokumentat e standarteve më të larta të Bashkimet Europian – pra Brukselit.

Beqir Sina : Cila mendon se ishte qasja e Kryeministrit Daçiç, në parqitjen e tij para Këshillit të Sigurimit. A mendon se ai ka heq dorë nga retorika e më parëshme ?

Kryeministri Thaqi: Po natyrisht që ka një qasje krejt ndryshe, nga të mëprashmet e Kryeministrit Daçiç. Ne dihet që kemi pozicione dhe qëndrime krejtësisht të ndryshme, dhe natyrishtë kjo është noramale për të dy palët. Mbasi, ne përfaqësoim dy shtete të ndryshme. Por, mund të them se kësaj rradhe si gjatë dialogut por edhe në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit, Daçiç ka qenë krejt ndryshe nga ai që kemi parë më parë.

Në kuptimin e asaj që ka pasur “shumë pak reagime provokative” të paktën nga zhvillimet në Kosovës, dhe ju e vrejtët edhe në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit, dje ku ju ishit present. Kontraparti im nuk shfaqi dhe nuk dha ndonjë inisiativë të re, që do të hapte debate të tjera, mes tij dhe meje. Ai prezantojë qëndrimet e veta dhe unë të miat ashtu si dhe më parë, pa ndonjë ndryshim. Qëndrimet e mia me ato të Daçiçit jan aktualisht dieametralisht të kundërta.

Unë dua të besoj se Serbia do të detyrohet për me lëviz drejt fqinjësisë së mirë, dhe do të detyrohet edhe prej bashkësisë ndërkombëtare që të heqë dorë nga retorika, dhe politika e vjetër me Kosovën, e të fillojmë bashkëpunimin, partneritetin ndërshtetëror në vend të konfrontimit një shekullor që kemi pasur, pra deklarimet e zyrtarëve apo politikanëve të Serbisë janë deklarime të politikës ditore, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Deri tani kemi arritur disa marrëveshje që në fakt e legalizojnë gjithë atë përkushtim tonin e në të njëjtën kohë është edhe konfirmim se Serbia gradualisht po e njeh shtetin e Kosovës se po njeh institucionet legjitime e demokratike të Kosovës.
Beqir Sina : Si ju duk udhëheqja e radhës së mbledhjes së 13-të, raportuese për Kosovën, nga një vend si Rusia, e cila nuk e njeh dhe e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Një rasti i rallë gjatë kësaj periudhë mbedhjesh në KS, me Presidencën nga Rusia, e cila dihet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës madje e quan edhe të njëanëshme, sipas saj, A mendoni se pati ndonjë farë “ndikimi” presidenca e rradhës? apo ishte një “Copy Past” e Vitali Çurkin !

Kryeministri Thaqi : Rusia dihet me qëndrimet e saj të demostruara edhe në Këshillin e Sigurimit ajo i qëndron asaj për mos njohjen e Kosovës. Por, udhëheqja si Presidencë e rradhës nga Rusia, prej Ambasadorit të saj Vitali Çurkin, mendojë se edhe si në takimet e tjera të radhës në KS, nuk kan luajtur ndonjë rolë, kështuqë edhe kësaj radhe nuk kishte çfarë të më bënte përshtypje.

Kjo, natyrisht kuptohet se është si në kuptimin tonë por edhe në atë të Serbisë, duke e krahasur me atë se çafrë qëndrishmesh kan mbajtur ata në Këshillin e Sigurimit, me shtetet më të fuqishme . Presidenca e Rusisë, ka qenë më tepër e parë dhe e vlersuar në atë aspektin procedural që ndjek KS në ndrrimin e persidencave çdo gjashtë muaj. Pra, nuk pati mendojë ndonjë reflektim politik ose ndonjë ndikim në qëndrime.

Beqir Sina : A mendoni se takimi i sotëm solli ndonjë frymë të re më konstruktive të atyre vendeve që deri tash janë mohuese të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës ?

Kryeministri Thaqi : Mendojë edhe unë se mes Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut, por edhe me prezantimin e fjalimeve tona në KS, dje, ka nisur një fyrmë e re, dhe, një qasje tjetër në këtë këndëvështrim. Duket se të dy palët si Beogradi dhe Prishtina janë më relaksuese duke mos paraqitur inisiativa për të mos hapur debate përveçse atyre që jan hapur deri tani. Nuk ka më asgjë konfrontuese nësë gjërat nuk kan shkuar në drejtimin që kërkon të tërheqi secila palë. Ne jemi tani më shumë ofrues – dhe mirëkuptues sesa ndonjë qasje si në të kaluarën e konfrontimeve që ndodhnin.Dhe mendojë që ky përkushtim i yni tani do të ndohmojë edhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që të jenë më afirmativë, sidomos me njohjen për Kosovën.

Beqir Sina : A mund të jetë dialogu por edhe ky takim raportues i rradhës për Kosovën në KS, një paralajmërim se ” së shpejti Kosova do të jetë anëtare e Oragnizatës së Kombeve të Bashkuara” ?

Kryeministri Thaqi : Më lejo të them qysh në fillim të kësaj pyetje se nuk mund të bëjë prognoza se kur do të jetë Kosova anëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe sa vende do të njohin tani apo më pasë. Kjo mund të ndodh ndoshta edhe me javë, muaj apo vite. Por, për një gjë siguroi popullin se Kosova në të ardhmen do të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-ës.

Beqir Sina : Ambasadoria e SHBA, Rosamry DiCarlo, tha dje në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit se : “Beogradi dhe Prishtina janë shumë afër marrëveshjes” por nuk përcaktoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Pra, a mund të na thoni se për çfarë marrëveshje jeni shumë afër në se i refrohemi fjalës së ambasadores amerikane në OKB, zonjës DiCarlo ?

Kryeministri Thaqi : Dua të potencoi se jo vetëm 2 Prili që është i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve , por gjatë këtyre bisedimeve ne kemi arritur 6-7 marrëveshje të tjera. Marrëveshje, që do të thoja nuk kan ndodhur kurrë më përpara, mes dy shteteve tona. Por, kjo është një vlersim që do ta kuptojmë të gjithë dhe duhet të angazhohemi të gjithë. Pra, kërkohet një mbështetje si nga faktori i brëndëshëm por edhe nga ai i jashtëm. Mund të them me përgjegjësi të plot se jemi drejt arritjes së marrëveshjes më dy prill por ende nuk kemi përcaktuar diçka që kemi për ta realizuar.

Ne kemi dëshmuar se jemi në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes, jemi në rrugë të drejtë, ekziston vullneti për atë marrëveshje, natyrisht që nuk është e lehtë, Prishtina ka prezantuar ofertën e saj afirmative, për rend dhe ligj, për mundësi integruese për qytetarët serbë në veri, për sistemin e drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës, për domosdoshmërinë e shpejtë të shpërbërjes së plotë të të gjitha strukturave të sigurisë të instaluara në Kosovë nga Serbia. Gjithashtu ne jemi për ndalimin e plotë të financimit të tyre nga Serbia, e në të njëjtën kohë duke respektuar gjithmonë kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, ligjin për vetqeverisjen lokale, standartet europiane, dokumentin e presidentit Ahtisari, ne kemi ofruar thjesht një mekanizm të quajtur Assosacion i Komunave me shumicë Serbe, që do të formohej si mundësi për serbët, për t’u integruar më tepër, por ai Assosacion në asnjë rrethanë të mos ketë as karakter legjislativ, as ekzekutiv, as të pushtetit të tretë dhe as të zgjedhjeve të drejtpërdrejta.

Beqir Sina : Zoti Kryeministër, ju prisni që në fund të bisedimeve të merrni datën për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit. Por, njëkohësisht prej jush është kërkuar edhe forcimi i luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Çfarë po bëhet në këtë kuadër?

Kryeministri Thaqi : – Ne jemi duke punuar maksimalisht me faktorin ndërkombëtar në këtë drejtim. Qeveria që udhëheq unë është qeveria që ka filluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive të tjera negative. Natyrisht, se pluralizmi politik ka edhe reagime, çfarë mund të jenë sot.

Por, dua të theksoj se institucionet legjitime dhe demokratike duhet të vazhdojnë së funksionuara në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në të njëjtën kohë të vazhdojmë bashkarisht me partnerët tanë ndërkombëtarë të punojmë me të gjithë potencialin që kemi.
Kosova tash e katërmbëdhjetë vite në fakt për sa i përket rendit dhe ligjit udhëhiqet prej ndërkombëtarëve në mandatin ekzekutiv. Gradualisht është duke e mbartur këtë autoritet tek vendorët dhe kjo luftë do të jetë e pakompromis me moton: Zero Tolerancë ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar dhe unë ftoj të gjithë partnerët tanë, gjithë spektrin politik, shoqërinë civile, mediat, t’i bashkangjiten kësaj përpjekjeje të qeverisë së Kosovës.
Jam i bindur se këtë betejë do ta fitojmë. Por, në të njëjtën kohë edhe idetë dhe konceptet politike janë të mirëseardhura për ballafaqim, gjithmonë duhet të kemi parasysh interesin e shtetit, duhet të kemi parasysh reformat evropiane që po i bëjmë bashkarisht.

Beqir Sina : Së fundi zoti Kryeministër me çfarë mesazhi po largoheni nga Nju Jorku ?

Kryeministri Thaqi : Largohem nga Nju Jorku, me një mbështetje të fuqishme që mora për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Këtë e kam konfirmuar edhe në takimin e djeshëm për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Ban – kin Moon, i cili përtkrahu Kosovën, në rrugën e saj të paqes dhe të prosperitetit zhvillimeve dhe progresit që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve.(intervistoi:Beqir Sina)

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Interviste, me Hashim Thacin

Vlora Çitaku: Uashingtoni e Brukseli reflektojnë si Prishtina

March 23, 2013 by dgreca

Prishtina dhe Brukseli janë në të njëjtin pozicion, dhe ne presim që Beogradi të reflektojëdhe të pranojë marrëveshjen, e cila është në dobi të Prishtinës, të Beogradit dhe të së ardhmes evropiane të rajonit, thotë për Radion Evropa e Lirë, ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku.

RADIO EVROPA E LIRË- Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është zhvilluar të premten debati i radhës për Kosovën, ku ende ka dallime mes palëve. Kurse, kemi edhe dialogun në Bruksel, i cili nuk është se po sjell rezultate?! Na thoni ju lutem se çka duhet pritur?

VLORA ÇITAKU-Është jashtëzakonisht e rëndësishme të potencohet se Kosova është e gatshme për marrëveshje, realisht ne kemi qenë të gatshëm për marrëveshje qysh nga 4 marsi, mirëpo është pala tjetër, është Serbia, ajo e cila nuk është ende në gjendje të kuptojë se realiteti ka ndryshuar, dhe marrëveshja në Bruksel nuk mund të reflektojë asgjë tjetër, përveç realitetit që e kemi tani – Kosovën e pavarur dhe sovrane.
Normalisht, që është proces i vështirë, normalisht që është proces shumë sfidues, është proces, i cili qoftë në opinionin publik në Serbi, apo në Kosovë, është përcjellë shpeshherë me shumë pikëpyetje, me shumë paqartësi, por është e rëndësishme që të potencohet se çfarëdo lloj marrëveshjeje të arrihet, do të jetë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ne kemi bërë ofertën tonë. Oferta jonë është substanca e Pakos gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisaari. Është e qartë që pala tjetër, përkatësisht Beogradi ka shqetësime, sepse sigurisht që kanë pritur shumë më shumë.
Fillimisht, kanë pasur projektin e ndarjes, pastaj projektin e krijimit të Republika Srpskas në Kosovë, pastaj projektin e krijimit të një nivelit të tretë të pushtetit. Por, për fat të mirë, edhe BE-ja, edhe SHBA-ja, edhe vendet kyçe anëtare të BE-së, e kanë refuzuar një platformë të tillë. Andaj, pozicioni i Kosovës dhe ai i BE-së në këtë fazë është identik.

RADIO EVROPA E LIRË- Sa jeni të sigurt se Prishtina nuk do të zmbrapset nga qëndrimi i saj?

VLORA ÇITAKU-Po e ripërsëris. Ne qysh nga 4 marsi, kemi qenë të gatshëm për marrëveshje. Pala kosovare është në konsultim të vazhdueshëm me partnerët kyç ndërkombëtarë. Dhe, unë dua të them hapur që nuk jemi palë të kundërta.
Përkundrazi Prishtina dhe Brukseli janë në të njëjtin pozicion, dhe ne presim që Beogradi të reflektojë, t’i kthehet realitetit, dhe të pranojë marrëveshjen, e cila në fund të fundit është në dobi të Prishtinës, është në dobi të Beogradit dhe është në dobi të së ardhmes evropiane të rajonit.

RADIO EVROPA E LIRË-Thatë se Beogradi duhet të pranojë marrëveshje…ose përndryshe çka do të ndodhë?

VLORA ÇITAKU-Ne nuk jemi ata, të cilët i takojmë kushtet dhe ndëshkimit që do të pasojë, por është e rëndësishme për të ardhmen evropiane të tërë rajonit. Beogradi nuk mund të ketë dy qasje kontradiktore. Një qasje pro-evropiane karshi Brukselit, dhe një qasje tërësisht anti-evropiane karshi Kosovës. Esenca e këtij procesi është që Beogradi, përkatësisht Serbia të detyrohet, të sillet në mënyrë evropiane me Kosovën.

RADIO EVROPA E LIRË-Të detyrohet?

VLORA ÇITAKU-Po normalisht, sepse ky është një proces, i cili është orkestruar, dizajnuar, dhe formësuar nga ana e BE-së për të përmbyllur njëherë e përgjithmonë një kapitull të errët të historisë.(Intervistoi Fatmir ALIU)

Filed Under: Interviste Tagged With: Fatmir Aliu, Interviste, Vlora Citaku

FLAS ME NJË PROFESOR-PSIKOLOG

February 11, 2013 by dgreca

Zeqir Lushaj: Intervistë ekskluzive me Prof. Kolë Tahirin/

– Përcillini 5.550 fjalë, në 30 përgjigje të dhëna nga Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI, gjatë një interviste të gjërë me redaktorin e Kulturës së ZSh-së, Zeqir Lushaj –

Hyrje: – Një burr i mençëm atje në Malësi, kur njerëzit i drejtoheshin: -A po më kallxon diçka o Filani, përgjigjej: -Po, në ditësh me m’dvetë! Më dukej si çudi kjo shprehje, por Ai-Plaku paska patur fort të drejtë… Nuk është kollaj as me ba pyetje, pra, me dvetë. E sidomos një prof. dr. të shkencave psikologjike! Por, unë marr kurajo se e kam mik! –

I. Jeta epike në Nikaj-Mërtur dhe Kolë Tahiri.

1. – A jeni i kënaqur profesor Kola:- Nga student në kryeqytetin e Lindjes, Moskë…, tani pensionist në kryeqytetin e Perëndimit, në Bruksel?

Pergjigje: – Po! Pa dyshim, jam fort i kënaqur. Por, përpara Moskës dhe Brukselit, ndjehem krenar se, që nga klasa e parë fillore e në vazhdim, në Shkoder, si bursist, mora shkollimin , kulturen qytetare, formimin shkencor dhe u pergatita per sfidat e mëvonëshme. Pasatj, në Moskë u diplomova per shkencat psikologjike dhe i sherbeva per më se gjysëm-shekulli arsimit dhe shkollës shqipe. Mirënjohje, atdheut tim dhe atyre njerëzve të mirë, të cilët më ndihmuan per realizimin e ëndërrave.

Në kryeqytetin e BE, vazhdoj punën studimore dhe botuese. Mbretëria demokratike e Belgjikës, familjarisht më garantoi të sotmen dhe të ardhmen. I jemi mirënjohës. Gjatë jetës, shpeshherë më është kujtuar shprehja popullore: “ Kur shkulet guri nga mali/, nuk e mban fusha as vatani! “ – Ky, paska qenë edhe fati im…

2. Duke harruar per një çast metropolet e mëdha të Europës, si e përkujtoni fëmijërinë kur kullosje qingjat në Kore të Mërturit? Deri ku guxonte andrra juaj aso kohe?

Pergjigje: – Ah!, fëmijëria, kurora më e bukur e jetës së njeriut. Cilit nuk i drithërohet zemra kur e kujton?! Fatkeqësisht, fëmijëria ime ka qenë e ngarkuar, plus varfërisë edhe me peshen e emocioneve e frigën e luftës. Jeta baritore, bjeshka, njerëzit, varfëria proverbiale, perjetimet e thella, patën lënë në vetëdijen time gjurmë të pa-harruara per tërë jetën…Ëndëra ime e viteve të fëmijërisë ka qenë: – të vazhdoja shkollën, të vazhdoja mësimet.

3. A të ka marrë malli të freskohesh në gurrën e “Hasan Gashit”, nën Qafë-Kolç, apo të mahitesh me ndonjë çobaneshë nën hije të ahut?

Pergjigje: – Shumë! Sa më s’bën. Nuk i shpreh dot me fjalë ato emocione, atë mall e dashuri që ndiej pikërisht per ato vende: per vërrinin, per bjeshkën, pyjet, krojet, rudinat, çetat, ru-pat, thepat, shtigjet, bagëtinë, çobanët e çobaneshat, njerëzit e gjithëçka tjetër të atyre mje-diseve që per mua mbeten përrallore. Sa më larg vendit tënd dhe per sa më shumë kohë që të shkëputesh, aq më teper të zhuritë malli per çdo gjë që lidhet me vendlindjen. Çobaneshat, në bjeshken tonë kan qenë të respektuara, motra të vërteta. Në ato vite, ne, adoleshentët dëgjonim me kënaqësi kur më të rriturit i këndonim“dashnores” se imagjinuar, duke iu drejtuar: “Moj e mira, vetull-hollë!”, “ Moj e mira, në ato çeta!”, “Moj e bukura, në mriz të dhenet!” Perdoreshin me emocion epitete prekëse, shumë njerëzore…

4. A mendon, se ke shprehur vetveten në librin, rreth 400 faqe që i keni kushtue babait tuaj të nderuar Tahir Sheremetit? Cili keni qenë më i mençëm: Tahiri analfabet, apo Kola prof. dr. i psikologjisë?

Pergjigje: – Në atë liber të nisur thjeshtë per mahi, por që më vonë u bë itimend (i vertetë) kam shprehur shumëçka. Libri është i Atij, (pra i babës), unë vetem kam bërë konceptimin, kam hedhur materialin, grupuar e evidentuar mesazhet që percjellin. Krenohem, që humori i tij gjurmëlënës ka qenë i pelqyer nga bashkëkohësit dhe vazhdon të kujtohet. Kan qenë krenari per mua vlerësimet e bëra per këtë botim nga poetet dhe shkrimtarët e mirënjohur, si Anton Papleka, Hamit Alia, publicisti Marash Mehilli etj.. Mbi të gjitha është një liber kujtesë. Ai u thotë lexuesve: – Kurrë më, mos lejoni që të ndalohet fjala, të vritet fjala. Se fjala i ka me vete LIRITË ! Është rasti të ju falënderoj edhe Ju e revisten tuaj ZemraShqiptare që i keni dhënë goxha vend këtij botimi. Per krahasimin e mençurisë më erdhi ne mendje rasti i atij malësorit të urtë të cilin kur e pyeten djemët e vet (njëri merrej me punët bujqesore, ndersa tjetri me ato blegtorale), se cili prej tyre ishte “më i mençur” dhe“kishte burreri” më shumë, iu pat pergjigjur: “Per punët e bujqësisë, – i tha të madhit,- je ti më i mençur”, e “per punët e blegtorisë, – iu kthye tjeterit,-je ti më i zoti e më i mënçur”, per burrenine tuaj flasin të tjerët (katundi).

5. Si pjegohet nga Ju, si psikolog që jeta aq e varfer dhe e zorshme në malet tona na ka hyrë kaq thellë në shpirt sa, as që mund të shkulet dot?

Pergjigje: – Shkaqet kanë të bëjnë me tezën e psikologjisë së moshave. Vitet e para (Frojdi thotë, 5 vitet e para) të jetës së njeriut lënë vulë, gjurmë ta pashlyera per tërë jetën. Në moshen 80 vjeçare, Leon Tolstoi pat thënë: “Kam mesuar më shumë, nga lindja deri në moshen 5 vjeçare, se sa ne vitet e tjera të jetës”. Një Papë i Vatikanit ka thënë: “M’i jepni femijët e Botes, nga lindja deri në moshën 5 vjeçare dhe tërë Botën do t’a bej katolike!”. Truri, në rritje e sipër i ngjan sfungjerit, i cili thithë çdo gjë që i jepet në shqisa e rroket nga perceptimi direkt i shoqeruar me emocione e ndjenja delikate, gjurmëlënëse. Të dhenat “ma-gazinohen”, per t’u ruajtur, në forme gjurmësh, mbresash, imazhesh dhe perdorur sipas nevojes. Jeta e zorshme, varferia, mjerimi dhe perpjekjet per t’i perballuar ato, perjetohen thellë emocionalisht, brumosen në vetëdijen e atij që i provon, nuk shkulen tërë jeten. Niçe thekson, se “ Vetem vuajtja fal urtësi” dhe se “Dhëmbja e urtëson njeriun”. Ato, lënë gjurmë në jetë, më tepër se pasuria dhe jeta e dhënë pas qejfeve. Per me tepër, këtu implikohet edhe bota e se Pavetedijeshmes Kolektive, e quajtur nga Karl Gustav Jungu “Arketipi Kolektiv”, i trasheguar e percjellur në shekuj, ngjizur brez-pas-brezi, i cili shfaqet në forma nga më të larmishmet në jetë e krijimtari. Kam pershtypjen se edhe jeta e të dy protogonisteve të kësaj interviste, pra e imja dhe e jotja Zeqir, “çon ujë në këtë mulli…!”.

II. Bota e librave dhe ndergjegj-ja individuale.

1. Kur e ke kuptuar se magjia e librave të ka bërë per vete?

Pergjigje: – E kam ndjerë konkretisht se “magjia e librit” më ka rrembyer perjetesisht, si-domos atë vit, kur varferia me shkeputi per gati dy vjet nga librat. Libri më mungonte tme-rresisht. Në këtë situatë, në ajrin e fresket të bjeshkës, me bagëti, një si rreze drite “hyjno-re”, per shpirtin e mendje time u bë leximi dhe mësimi permendësh i disa prej këngëve të Lahutës së Malsisë, të cilat u vulosen perjetësisht në kujtesen e shpirtin tim të njomë…Falë sakrificave të nënës sime të ndjerë, Sube Alieja (Hasaj), e cila më dhuroi jeten dhe me shumë mundime më dha shkollen u ktheva në Shkoder, rifillova mësimet. Kurdoherë i kujtoj me respekt e mirënjojhje ata qe krahas nënës sime më kanë dhënë perkrahjen e pare, si Nikë Zogu (Pjetërnikaj), Ukë Hamza (Kuka), ish mësues në Shëngjergj, Dedë Zefi (Hasaj) dhe per zgjedhjen e deges, Evrinomi Panda, ish profesoresha e psikologjisë në shkollë të mesme.
Që ateherë e deri më sot nuk iu ndava shkollës dhe librin nuk e lëshova nga duart.
Në shekullin e XX-të, jeta pa librin nuk kishte kuptim, ashtu siç nuk ka sot pa internetin. Libri per ata që dinë të “lexojne” kur-doherë ushtron ndikim të pazëvendësueshëm në formimin e ndergjegjes së njeriut dhe besoj, se kështu do të vazhdojë edhe per shumë kohë.

2. Ku je ndie më rehat në profesion: pedagog, studjues, historian apo si publicist?

Pergjigje: – E kam ndier vehten mirë në secilin prej këtyre pozicioneve, por më mirë, ose siç thuhet, jam ndier në “karrigen” time: si pedagog në universitet afro dy dhjetëvjeçar. Sinqerisht i jam permbajtur porosise së Niçes : “Një filozof per të qenë i respektuar duhet të predikojë nëpërmjet të shembullit të vet”. Po në ç’masë e kam arritur këtë? …Ua kam lënë fjalën ish studentëve të mi dhe në vleresimet e tyre të shumta ndjehem shumë mire. Mendoj se siç ka të drejtë çdo veteran ta zbukuroje gjoksin e vet me medaljonet që ka marrë në jetë ashtu edhe arsimtari gjen kënaqësinë kur ish nxenesit e vet e kujtojnë me dashuri.Si studjues dhe historian i arsimit edhe kjo “karrige” per më se një çerek shekulli më ka dhënë dhe vazhdon të më jap kënaqësi. Me publicistikë të mirefilltë nuk jam marrë por kam propoganduar të dhënat e shkencave psikologjike e pedagogjike per gjatë më se 50 viteve, në mbi 10 revista e buletine shkencore dhe mbi 15 organe shtypi të kohës.

3. Pa e politizuar problemin, në ç’farë raporti e shihni traditen arsimore të Lindjes me at’ të Perëndimit dhe ç’ka mendon per këtë raport?

Pergjigje:- Tradita Lindore jepte informacion duke vene theksin në formimin mendor, në kujtesen mekanike, në të menduarit statik, shabllon. Por, ajo nuk i pergatiste nxënësit dhe, as sot e kesaj dite nuk i pergatite si duhet per jetën, per praktiken. Perfytyroni që një student i inxhinierisë elektrike studjonte per 5 vite me radhe formula matematike e merrke diplomën perkatese pa qënë një herë në një kabinë elektrike, pa zotëruar as profesionin e elektriçistit! Mbivleresimi i formimit mendor, shpinte në njëanshmeri të ndjeshme, per të cilen një filozof shprehej se : “Marksi është pa zemër”, ndersa “ Frojdi pa tru”. Këto disproporcione shpinin në mangesi të ndjeshme në formimin artistik, muzikor, estetik, kulturor, human, pra shpirtëror të nxënësve. Mjaft i dukshëm po shfaqet ky boshllek, (në mungesë të shkollimit të rregullt të brezit të ri) edhe gjatë periudhës së tranzicionit. Ecuria jonë “shqiptare”është shquar per kalime ekstreme nga njëra traditë tek tjetra. Por dua të shtoj se gjatë tërë historisë së shkollës sonë perkushtimi atdhetar e profesional i mësuesve shqiptare ka qenë i admirueshëm. Pjesa më madhe e tyre, sipas traditës së normalistëve të Elbasanit janë shquar edhe per mjeshtri metodike të spikatur. Këto dhe arsimdashja e shqiptarëve e kanë mbajtur gjallë shkollën shqipe.

4. A të jep mend shkolla? …A kishe menduar ndonjëherë se diplomat e universitetit si dhe titujt shkencor do të shit-bliheshin në sheshin Skenderbej?!

Pergjigje: – Ekziston një raport midis asaj që njeriut i jepet nga natyra kur lind e asaj që fitohet në shkollë. Shpesh keqkuptohen dy koncepte që lidhen me shkollen: “Jep mend” dhe “ Zhvillon mendjen”që janë të ndryshme. Pra, po të shprehem me thjeshtë: “të jep”, në rast se di t’i perdoresh, po nuk dite, po nuk pate, mos i bjer në “qafë” shkollës. Shkolla, në kuptimin empirik nuk jep mend, po zhvillon mendjen e nxënësit, nxitë të menduarit, disiplinon e kulturon atë, aktivizon aftesite potenciale qe dremisin, njohurit ua pershtatë veçorive të moshës duke mprehur e shkath-tësuar mendjen, logjiken, aftesitë njohëse etj. Shitblerja e diplomave në sheshin Skenderbej është “risi” e pa ndeshur më parë në historinë e arsimit dhe shkollës botrore, “risi” që do të mbetet pikë referimi si “Epoka kur shiteshin e bliheshin diplomat në pazar!” Pot’i shtojmë kësaj tërë frymën e korrupsionit shtetror na mbetet vetem që të“vajtojmë me ligje”. Blerja e diplomave nga polikanë, deputetë, biznesmenë etj. fuqizon lidhjen ”politikë-karrige”.

5. Të njohim shkurtimisht lexuesit me botimet tuaja dhe planet per të ardhshmen? Pergjigje: – Kam nisur të botoj në shtyp që nga viti 1965, në Institutin e Studimeve Peda-gogjike në Tiranë. (Koinçidencë interesante: kjo intervistë shenon 50-jetorin e botimit në gazeten “Mesuesi” të shkrimit tim të parë: “Mendime per tekstin e psikologjisë”). Veprimtaria ime botuese shtrihet në disa fusha: 1. Probleme psikologjike e pedagogjike të shkollës fillore: Të dhenat e ketij eksperimentit sherbyen si baze per aprovimin, në vitin 1971 të Ligjit: “Mbi zbritjen e moshes se pranimit te femijeve në shkollë, nga 7 në 6 vjeç, ne Republiken Popullore të Shqiperisë”. Ndjekja per vite me radhe e ketij eksperimenti me ka sherbyer si mbeshtetje per hartimin e disertacionit per graden shkencore “Kandidat i shkencave” e cila më vonë u konvertua në “Doktor i shkencave pedagogjike”.

2. Studime e botime per psikologjine e moshave të vogla.

3. Tekste dhe libra shkollore psikologjike: Veçohen: Librat: “Psikologjia”per shkollat e mesme që pergatisnin mësues per shkollat fillore dhe edukatoret e kopshteve. Këto tri libra shkollore janë perdorur në të gjitha shkollat pedagogjike të vendit si të vetmet tekste psikologjie per me se 25 vite me radhë. “Psikologjia e pergjitheshme”, per te gjitha deget e mesuesise te Universitetit te Tiranës dhe per Institutet e Larta Pedagogjike të rretheve.“Psikologjia” per Institutin e Kultures Fizike “Vojo Kushi. “Psikologjia moshore”, per kursin 1-vjeçar, pasuniversitar të pedagogjisë e psikologjisë, (gjithsej 6 libra mesimore) ku kam qene hartues i programeve të tyre, autor i një pjese të konsiderueshme kapitujsh (5 e deri 7) dhe redaktor i tyre. Ato janë perdorur nga studentet e Universitetit dhe të shkollave të tjera të larta, si të vetmet tekste psikologjie per më se 15 vite me radhë.

4. Çeshtje të historisë së arsimit dhe shkollës shqipe: Nga historia e SHSHMP në Belgjikë, (liber në doreshkrim, në formë kujtimesh).

5. Probleme psiko-pedagogjike të arsimit të lartë. Veçori psikologjike të punes mesi-more në shkollen e larte, psikologjia e moshes studentore, kualifikimi psiko-pedagogjik i profesoratit.

6.Botime memorialistike : Kujtime per vendlindjen, siç është libri “ Tahir Sheremeti-mahi-tet me njerëzit e kohen (Tiranë, 2009), kujtime per LDB, në krahinën e Nikaj-Mërturit, etj. Gjithashtu, kam botuar shkrime, kumtesa, studime etj. në revista e në organet e shtypit në Tiranë, Prishtinë, Bruksel, Zvcër, Nju Jork, në internet, si edhe në “ZemraShqiptare” e “ShqipëriEtnike” etj. por, edhe në gazetat rajonale si, “Dukagjini”, Nikaj-Mërturi”etj. Krahas botimeve kam perkthyer librat: “Historia e Mafies” dhe“Psikologjia e seksualitetit” e Frojdit të cilat kan parë driten e botimit. Perkthimin e librit të autorit amerikan Paoul Bregg, “Sekrete e jetegjatësise”, akoma e kam në dorëshkrim. Në projekt-plane, kam synime e deshira per të shkruar per traditen popullore në edukatë, shenime etno-psikologjike, figura mësuesish, kujtime nga jeta ime etj. (Per këto të fundit, vajza ime Valbona e cila me ndihmon në veprimtarinë time botuese thotë se, -ato do t’u duhen nipave e mbesave që të mos harrojnë origjinen dhe“udhëtimin” e gjyshit per të arritur deri në Bruksel). Këto “ëndërr-projekte”,me ngjajnë me ato “vepra” të cilave shtetarët tanë ua presin shiritat e fillimit të punimeve, po se kur do të përfundojnë ato, një Zoti e di…!

III. Shkencëtari dhe rendimenti në punën krijuese.

1. Ç’farë raporti ka tek Ju, puna studimore me atë krijuese dhe kush të tërheq më shumë, hulumtimi apo interpretimi?

Pergjigje: – Po bëhen mbi 25 vite që jam angazhuar në hulumtime e grumbullime materia-lesh të cilat perbejnë themelin e punës krijuese. Keshtu, mbi bazen e hulumtimeve të cilat zene shumë me teper kohë hidhesh në punen krijuese. Në të njëten kohë, kjo mbetet nevojë e detyrë e perherëshme si punë e dyfishtë, paralele, ku fitojnë epersi herë njera anë e herë tjetra. Më tepër me sjellin kënaqësi: interpretimi, nxjerrja e perfundimeve.

2. Nga anon kohë-puna për Ju, shtëpi-bibliotekë apo arshiva?

Pergjigje: – Në kohë-punën time gjatë viteve të qendrimit në Institutin e Studimeve Pedago-gjike në Tiranë vendin qendror e kan zënë arkivi dhe biblioteka. Ndersa, gjatë dy dhjete-vjeçareve të punës në Universitet kohë-puna ime është zënë nga mesimdhenia në fakultete. Pas daljes në pension , kam qenë i detyruar te “gozhdohem” në studion time.

3. – Jeni dhënë shumë mbas Fishtës dhe Konicës… Ç’farë presim të re?

Pergjigje:- Po! P.sh., nga njohja e afërt me revisten prestiçioze“Albania” të Konicës, botuar në Bruksel e në Londer, pikerisht 115 vite më parë, më rezulton, se ajo është një enciklo-pedi e vertetë e botës shqiptare, ende e pa arritur në shtypin shqiptar. Botimi i permble-dhjes së numrave të reviste “Albania”, do t’i bente nderë kultures kombëtare.Veprat e Koni-ces e Fishtes paraqesin interes aktual per çeshtjen shqiptare. I ka ikur koha qendrimit diskri-minues ndaj ketyre rilindesve të medhenj. Do të vazhdoj gjurmimin ne veprat e ketyre dy autoreve në kendveshtrimin etno-psikologjik. Në to pasqyrohet thellë bota shpirtërore e shqiptareve të kohës. ZemraShqiptare më ka mbeshtetur dhe ju falënderoj sinqerisht.

4. Emigracioni dhe kultura shqiptare në optiken e një psikologu?

Pergjigje: – Në raportin midis integrim-asimilimit nga njera anë dhe identitetit etnik e kulturor shqiptar shtrohet problemi që secili emigrant të ndjehet krenar per vendlindjen dhe kulturen shqiptare, e kjo, jo propogande por një e vertetë e pamohueshme. Per raportin integrim dhe identitet etnik e gjuhësor, egzistojne moskuptime e paqartësi te cilat bien në kundershtim me ligjet, konventat dhe normat ndërkombëtare. Këto të fundit e lejojne dhe e kerkojnë zhvillimin etno-kulturore të etnive të ndryshme, si kusht per zhvillimin dhe pasurimin e kulturës botërore. Njëkohësisht është vertetuar se gjuha dhe kultura kombëtare nuk behen pengesë per integrimin në asnjë shtet të botës…Ne kemi të drejtë legjitime të krenohemi me origjinën tonë, historinë tonë, personalitetet shqiptare që i kemi dhënë dhe vazhdojmë t’i japim njerëzimit. A nuk kemi të drejtë të krenohemi me lashtësinë e forcën shprehëse të gjuhës shqipe, me atdheun tonë, natyren, klimen, detin, njeriun tonë energjik shqiptar, me poziten gjeografike etj., me genin shqiptar i cili i ka rezistuar asimilimit në shekuj. Me sa duket, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. …Konica i madh tregonte se një herë kur po perpiqej t’i shpjegonte një lordi anglez diçka per cilesitë e shqiptarve, ai e nderpret e i thotë: “Nuk është nevoja të lodhesh, per t’i folur askujt per bashkatdhetaret e tu; mjafton që t’i prezantohesh se -ti je shqiptar!”.

5. – Si paskemi bërë deri sot pa Internetin?!

Pergjigje: – Kemi qenë si huti në errësirë. Përfytyrim të saktë per mungesën e internetit na japin fshatrat e sotme shqiptare, të braktisura barbarisht. Pa internetin, e ardhmja nuk imagjinohet dot ! Le ta gëzojnë brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë!

IV. Prof dr Kolë Tahiri… dhe jeta politike.

1. Një shkencëtar, a mund ta ketë përparësi edhe politikën?

Pergjigje: – Po, per njëfarë kohe. Dhe kete kalim t’a bëjë, sidomos në momente kyç, në kthesa historike. Pretendimi per t’i bërë të dyja njekohesisht nuk është fort rezultativ. Unë e provova një kalim të tille por shpejt u ktheva tek profesioni im i mësimdhënies dhe shkenca. E quaj fat të mirë që gjatë tërë jetës nuk bëra pjesë në asnjë parti politike. Pata zgjedhur që në fillim “partinë” e mësuesve atdhetarë.

2. Ke qenë kandidat per deputet i Partisë Demokratike në fillim të viteve ’90, (dhe unë personalisht të kam mbështertur, bile nga faqet e “Zerit të popullit”, që at’here nuk ish edhe shumë e lehtë). A e mërziti lufta politike psikologun Kolë?

Pergjigje: – Lufta politike e at’herëshme, mua si qytetar dhe si psikolog më pat merzitur shumë. Demokracia në vendlindjen time Tropojë erdhi, por mjerisht me shumë dhimbje e fatekeqësi të pamerituara. Kjo më zhgënjeu e më pezmatoi. Ndaj u largova jo vetem nga politika, por edhe nga vendlindja. Politika e sotme, me streson dhe më çuditë. Politikanet tanë ende nuk arrijnë që mbi interesat e ngushta vetiake e partiake, të venë interesat kombëtare. Në situata të tilla, Konica u drejtohej shqiptarve: “Të vimë në ment!” Per perkrahjen tuaj të at’herëshme, trimërore e fisnike, i bazuar në theniën: “Me mirë vonë, se kurrë!” me mbeti ky falënderim publik. Një mbeshtetje të tillë, aq më teper në organin qendror të diktaturës mund t’a bente vetem një njeri me origjinë e formim të fisëm e me “fije burrërie”. Mirënjohje, i dashur mik i ditëve të vështira! Mirënjohjen time me gjithë zemër, të sinqertë e shpalosi në një organ mbarëkombetar siç është “Zemra Shqiptare”.

3. Jeni nder të rrallët ish-kuadro të asaj kohe që keni bërë autokrtikë me shkrim përpara fshatarëve të zonës Nikaj-Mërtur për propoganden që ju ke bërë në kohën e kolektivizmit. Pse aq e thellë ajo autokritikë, sikur ishe porositë nga vet Jezuesi?!

Pergjigje: – Kam bërë autokritikë nga që e kam ndjerë. Kam reflektuar per ato që pata “pro-poganduar” dhe per faktin se i “doli kallaji”propogandes së at’hershm. Daja im, Mark Ze-nuni i Hasajve (Curraj Poshtëm), ditën që “vullnetarisht” dorëzoi pasurinë e grumbulluar prej disa brezave, pat thënë: “Mbas sodit, mos pyetni ma per mua, per të gjallë !” Me këtë brengë në shpirt, në varfëri legjendare e mbylli jeten ashtu si gati krejt bashkë-fshatarët e tij. Ajo autokritikë si para Jezusit, siç e percaktove ti Zeqir, pat ardhur nga njohja e thellë e gjendjes së atyre njerëzve, e kthimit të tyre në skllevër në tokën e vet. Mund të konsiderohet ajo autokritikë vazhdimësi e figurës së intelektualit i cili reflekton, i kupton gabimet, pendohet per to dhe kërkon publikisht ndjesë duke lehtësuar edhe shpirtin e tij.

4 . Nikaj-Mërturi, janë zonë tipike që nuk e kan dashur Komunizmin dhe janë ngritur me armë në luftë kundër tij. Sot, janë ndër njerzitë që e “shajnë” më pak at’ kohë! Burrëria juaj, apo diçka më shumë?

Pergjigje: – Pyetje interesante! Brezi i kaluar i nikaj-mërturasve, vertetë nuk e pat pranuar e as perkrahur komunizmin sepse ai u lidh me sllavët, serbët e rusët. Mbase, në raste të veçanta ka ndikuar edhe një grimë “burrërie” malësore, tradicionale, sipas së ciles, i vdekuri rrespektohet, i ruhet “fytyra”, nuk i mirret arma etj.. . Ka ndikuar edhe mentaliteti i krahinës, sipas të cilit “sharja nuk është burrëri”. Sharja flet per dobësi, prandaj shan më shumë i dobëti, i ligu.Ndërsa, sipas po këtij mentaliteti burri nuk shan, po, në rast se e meriton dhe i krijohet mundesia ai “të vret, ose të falë”. Dhe, po të fali nuk mirret ma me ty. Kam pershtypjen se këto janë shfaqje fisnikërie të vertetë ku nuk duhet të abuzohet. Ne shqiptaret po t’i denonin sinqerisht krimet e komunizmit do t’a kishim me të lehtë, do të kishim më të drejte të udhehiqeshim në teori dhe në praktikë nga urtësia e Nenë Terezës, per të perqafuar dashurinë njerëzore dhe mësimet e Martin Luter Kingut, i cili predikonte perpara botës zezake amerikane: “Errësira nuk mund ta debojë errësiren; vetëm drita mund t’a bëjë këtë. Urrejtja nuk mund të dëbojë urrejtjen; vetem dashuria mund t’a bëjë këtë!”. Historia 100 vjeçare e shtetit shqipter njeh dy burra të cilët të udhëhequr nga parime të larta u vunë në krye të shqiptarëve dhe arriten të krijojnë dy shtetet e sotme të shqitarëve: Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova.

5. Pa dashur të ju vë në pozitë të veshtirë, por kur flas me një profesor doktor, me një psikolog si Ju, guxoj të ju pyes:-Jeni në dhomën e fshehtë të qendrës së votimit. Keni përpara dy kuti ku shkruhet: AHMET ZOGU dhe ENVER HOXHA. Per cilin voton Kolë Tahiri?… (Kujdes, kutinë e gabuar … ha-ha-ha!)

Pergjigje: – Në rastin kokret, Kolë Tahiri nuk ka ndonjë preferencë per asnjërin prej perso-nazheve të mësipërme, si individ privat as si karaktere të veçanta. Kur behet fjalë per institucionet, kohën që secili prej tyre ka perfaqesuar, per vepren që kanë lene pas, puna ndryshon dukshem. Po të veshtrohet sot harta e Europes, del në pah dallimi dhe niveli i jetes midis vendeve me sistem qeverisës mbreteror dhe atij diktatorial. Dhe në fund i dashur: -që të mos ngatërroja “kutinë e gabuar…”, u largova nga Shqiperia. Po t’a them si dashamirë e si mik që të kam se : -Vota në demokraci është e fshehtë, per rrjedhojë, as “në besë të burrave”, nuk t’a them dot!

V. Pesë pyetje, gati-gati, si intimitete

1. Puna intensive e një studiuesi, a mos i hyn në pjesë më tepër se duhet jetës familjare?.

Pergjigje:- Po! Tmerrësisht shumë, padrejtesisht dhe nga pakkush e vleresuar. Bashkeshortet e shkencetareve, shkrimtareve e krijuesve të ndryshem janë heroina. Një pjesë e mirë e meri-tave të mia, shkencore e botuese, në rast se mund të quhen të tilla, i takojnë bashkëshortes sime, Ollga. Me keqardhje, kjo gjendje vazhdon edhe sot e kësaj dite ndonëse, vazhdimisht bëj autokritikë. Po bashkëshortja tolerante, me mirëkupton, me krijon kushtet e më jep kohen në dispozicion per punë e botime. Mbetem borxheli dhe mirënjohës. Lapidarë, bashkë-shorteve të krijuesve kudo që ato janë.

2. A të dhemb zemra per Nikaj-Merturin që ka mbetur gati shkret?!

Pergjigje: – Edhe Po, edhe Jo! Po! Më dhemb zemra fort, sepse gjithçka u braktis “partizançe”. Levizja masive erdhi si protestë ndaj mungeses së lirisë të ketyre banorëve gjatë “natës” diktatoriale per të levizur lirëshëm nga një vend në tjetrin. Në këtë situatë vepruan edhe forca të pavetedijeshme, destruktive, të dala jashtë çdo kontrolli. Jo! Nuk më dhemb zemra per atë që ndodhi, sepese banoret e asaj krahine, me fare pak tokë bujqësore prodhuese e me lindshmeri të lartë, kanë qenë të gozhduar në ata shkrepa si Krishti. Një largim i planifikuar, me ligje e rregulla të menduara mirë, një largim gradual, ka qenë berë prej kohësh domosdoshmeri historike.

…Ajo krahinë nuk e meriton të mbetet bosh! Në ato bjeshkë të shendetëshme e të bukura do të kthehen njerëzit, me shpejt seç mund të mendohet tanipertani. Atje do te lulëzojnë turizmi malor, sportet verore e dimërore, kerkimet arkeologjike (disa kisha paraturke), speloelogët (eksplorues ) e shpellave të panumerta e me shumë legjenda, e sidomos, stili i njohur i“Verimit familjar në bjeshkë”, një mënyrë jetese e harruar në vitet e monizmit etj.

3. Kush të vjen më tepër në ëndërra, kush ringjallet me shpesh në trurin tend djaloshar; bjeshkët e vendlindjes, apo ndonjë bjonde moskovite e kohës studenteske?!

Pergjigje: – Më tepër me shfaqen në ëndërra bjeshkët e Vendlindjes me njerezit e saj të varfer por të ndershem, të sinqertë, të drejtë që betoheshin: “Pasha të drejtën e Zotit!”, “ Pasha Kishen e Deçanit”, “ Pasha buken që na mban gjallë!”…

Per afro një gjysem shekulli me bashkestudentet e brezit tim e kemi patur të ndaluar rrebtesisht të kujtonim, të zinim në gojë vendin e bjondinave, jeten atje dhe ato vet. Gjithëçka u ndaluar me dhunë nga çensura dhe autoçensura: korrespondenca, telefonatat, librat, pllakat e gramafonit, albumet, fletoret me shenimet të atye viteve, letrat e shkëmbyera më parë, gjithçka e dukshme dhe e padukshme, shpirterore e materiale, gjithëçka duhej zhdukur, duhej fshirë nga truri. Qenë ndaluar edhe ëndërrat e gjumit…!Terrori dhe frika kishin depertuar deri në katakombet e së pavetëdijëshmesdhe “frenonin” edhe… ëndërrat e gjumit. Ky ka qenë realiteti i jetuar nga studentet e asaj kohe, pra edhe nga unë.

4. Kush len më shumë gjurmë në jetë: vuajtjet e përplasjet, apo pasuria e rehatia?

Pergjigje: – Filozofi i madh Niçe thekson: “ Vuajtjet, perjetesisht gerryese, lemeritese i hapin rrugen shkrifterimit të shpirtit”!Dhe diku tjeter: “Dhembja e urteson njeriun”. Pra, në formimin dhe kujtesen e njeriut lënë më teper gjurmë dhe kujtohen më shumë vuajtjet, perplasjet, veshtirësit, sakrificat, humbjet, se sa pasuria e rehatia, se sa fitoret e lehta. Kjo mund të vertetohet lehtesisht me jeten e secilit që i ka provuar e perjetuar ato. Jeta e të burgosurve politik, kur arrihet të paraqiet si në veprat e Arshi Pipës, Sami Repishtit, Visar Zhitit, Spartak Ngjelës etj janë tregues autentike të kesaj që pohuam me lart.

5. A kan nevojë nipërit e mbesat për dashurinë (tënde) për Tropojën? Nëse“po”, pse?

Pergjigje: – Tani per tani, jo edhe aq. Janë të zënë me misteret e kësaj bote. Por, besoj se gjuha amtare të cilen ua mesojnë gjyshja dhe gjyshi dhe prinderit e tyre, udhetimet e takimet me njerëzit dhe Shqiperinë, emisionet televizive, bisedat tona etj. lënë gjurmë në vetedijen e tyre. Geni shqiptar është transmetuar tek ata dhe dihet se, ai është shumë rezistent. Nipat e mbesat, dashurine time per Tropojen, me kalimin e viteve do t’a sjellin në kujtesë sëbashku me nevojën dhe krenarinë per origjinen, per identitetin e vet. Në jetën e njeriut dhe të kombeve shumë gjëra vijnë me pjekurinë moshore. Me habiti një ditë Adriani, nipi i cili sapo mbushi 11 vite : “Gjyshi,-më tha,-ti e ke kollaj të kujtojsh Tropojen, po per mua që prej “tre brezash” jetoj në Belgjikë është më veshtirë”. Si me shaka por shprehi një të vertetë.

VI. Këtu, për çdo pyetje, pres vetem nga dy-tre rrjeshta përgjigje:

-Miqësisht: -Prap detyrim?! Prap dhunë ?! Dhunë im zot, dhunë! ha, ha, ha…, (K.T.)-

1. Vet jeta është një ëndërr, apo ne ëndërrojmë në jetë?

Pergjigje: – Jeta është një ënder, me personazhe reale ose të fantazuara, ënder që zgjatë sa një “ëndër”. Njerëzit ëndërrojnë per një jetë më të mirë e më të lumtur. Njeriu duhet të zbulojë perherë dhe të dijë të kapet vazhdimisht pas ënderrave e qëllimeve të reja, shpresave optimiste, të mendojë kurdoherë vetëm pozitivisht. Kur të mjegullohen qëllimet dhe shuhen ëndërrat, droe se gjithëçka i afrohet fundit dhe “ëndërra” mbaron!

2. Cili është raporti i ndërgjegjes me frikën, dhe diktatin (dhunën)?

Pergjigje: – Frika, dhuna, terrori, diktati janë nga armiqet të rrezikshëm të ndergjegjes se njeriut. Frika kultivon veset me negative. Terrori dhe diktati, me mjetet e tyre, dhunen dhe demagogjine e propogandes e shplajnë trurin, ashtu siç ben edhe droga. P.sh., frika e çensures diktatoriale ka demtuar rëndë krijimtarinë artistike dhe shkencore në periudhen e monizmit. Frika e çensures, polli edhe simotren e vet, një frikë tjeter edhe më destruktive në vetedijen krijuese, “Autocensuren” .Terrori e dhuna arriten deri në mohimin e Zotit. Një shembull: E vonova afro një muaj këtë intervistë nga frika se : -a do të ma pelqejë redaksia apo jo?, Ç’farë do të mendojne lexuesit (opinioni)? Mëdyshja, a mund të jepen pergjigje pa disa “gram” shpjegime teorike , në ç’raport do të vendosen akademikja me shakanë, humorin? Por edhe dyshimi, nëse e meritoj të renditem, midis atyre figurave të shquara, të cilat, me mjeshtri i ka zgjedhur redaktori Lushaj per këtë rubrikë etj. A është edhe ky shembull i atij ndikimi që ushtron frika edhe në ditet tona tek intelektualët? -Po.

3. Ke patur besim se do e shohësh Kosovën të pavarur?

Pergjigje: – Të falënderoj shumë per një pyetje të tillë, i dashur Zeqir! -Ti, e di fort mirë, se mjaftonte që unë e ti të hypnim, jo në maje të bjeshkës së Shtyllës…, po në maje të Blinit të Grisë, që të rroknim me veshtrimin tonë dheun e pa-anë të Kosovës. Ti gjithashtu e di se emrin e saj, monizmi e kishte perjashtuar nga hartat shqiptare, nga zemrat e shqiptareve. Madje ka qenë me zarar zenia në gojë e emrit Kosovë e Çameri! Po, a mund të harrohej se atje kishim varret e të parëve, motra tona të martuara, gjinitë e nënave, grave tona, kishim vëllezërit tanë, miqtë, kumbarët, gjakun tone? Në këto kushte a mund të dyshoja në pavarsimin e saj ? A mund të harrohej sa gjaku shqiptar ishte derdhur atje dhe se ai mund të shkonte kot? Gjithesesi, kurresesi, Jo! Më lejoni të sjell vetem një shembul, i cili tërë jeten më ka pikua në zemer: U linda dhe u rrita në Malesine e Gjakoves dhe e solli jeta që të udhtoja që nga Shen Perterburgu e Moska në Rusi e deri në New York të SHBA e nëpër Europë cep-më-cep, por diktatura, per më se 50 vjet nuk më lejoi të shkelja as deri në Gjakovë, ku babai im e i yti shkonin në këmbë per te bere pazar per pak orë. Ishte e pamundur të shkoja që të kryeja amanetin e babajt per të vizituar varret e xhaxhallareve të mi të mbetura pertej kufirit shtetror, në dheun e Kosovës.

4. Një profesor psikologjie si Ju, a mendon shpesh për vdekjen?

Pergjigje: – Më shumë mendjen e kam të zënë me punët që duhet të përfundoj përpara se të mbyllet“ëndërra e gjatë”…, sa një ndeshje futbolli. Fundi është i pashmangshëm dhe vjen ashtu natyrshëm, vetvetiu. Nuk ka ndryshim të madh, me atë “vdekjen” që provojmë kur na zë gjumi çdo ditë. Ajo nuk ka nevojë as të ftohet as të mendojmë shumë per të, as të kemi frikë prej saj. Më e rëndë se frika e vdekjes per shqiptarin ka qenë frika e turpit, marres, faqes së zezë, pabesia (spiunlleku), trathëtia etj.. Burrëri është që edhe vdekjen ta presësh me dinjitet e pa u trembur.

5. Si e sheh Atdheun në këtë fillim-shekulli të ri të shtetit shqiptar?

Pergjigje: – E perfytyroj At’dheun, Nënën Shqipëri si një frymë perendie, si një “Zanë Mali”, si një “Zonjë e Rëndë”, dinjitoze e krenare. E shoh perditë më të burrëruar, të gatëshëm per sfida të reja, per të kërkuar atë që i takon, atë që i është mohuar padrejtësisht. E shoh Shqipërinë natyrore duke percjellë kudo dashuri, paqe, mirëkuptim e tolerancë. Po, e shoh edhe më të shqetësuar per bijtë e bijat e saj të shpëndarë nëpër botë. … Zoti e ka thënë se kombi ynë do të bashkohet! Amin!

– Në emër të redaksisë, ju falënderojmë per këtë bisedë interesante me 5.550 fjalë:

-Qofsh sa më jetëgjatë dhe sa më i lumtur!

– Falënderoj Ju dhe redaksinë që më dhat mundësinë per tu takuar me lexuesit e ZSh-së. Nuk e dita se “po mi numëron fjalët” miku im i mirë e nëse u zgjata pak, ju kërkoj ndjesë! Ini të mrekullueshëm dhe ju dua. Zoti ju bekoftë e ua priftë mbarë!

——————-

-Pyetjet nga NJ, USA dhe përgjigjet nga Brukseli –(Kortezi Zemer Shqiptare). Intervista u publikua me miratimin e z. Kole Tahiri)

 

Filed Under: Featured Tagged With: Interviste, me profesor Kole tahiri, Zeqir lushaj

“Right To Love”, filmi ku aktrojne edhe Shpend Xani, Pavlina Mani e Luan Bexheti

February 11, 2013 by dgreca

Intervistë Eksklusive me Regjizorin shqiptaro-kanadez  Paul Kurti/

Bisedoi: Ermira Babamusta, New York/

Regjizori vizionar Paul Kurti sjell për publikun botëror filmin “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”. Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në New York në dhjetor 2012 dhe janar 2013. Me 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe në Moskë, Rusi. Flitet për personalitet famoze dhe vipat që do marrin pjesë në këtë premierë.Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit. (Reklama e Filmit: http://www.youtube.com/watch?v=gHvAE53J-yA&feature=player_embedded).

“Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar njëskenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqe dhe une jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë,” shpjegon regjizori Paul Kurti.

Paul Kurti ështënjë regjizor shqiptaro-kanadez. Nipi i aktores shqiptare Tinka Kurti, ai rritet me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin. Ka studiuar regji në New York Film Academy. Ka krijuar disa video muzikë dhe filma të shkurtër, duke përfshirë fimin “Restless Wanderer” me tëcilin ka fituar cmimin YOBI Film. Filmat e tij janë shfaqur nëfestivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqiperi) etj. Nëvitin 2012 drejton filmin e tij tëparë me metrazh të gjatë “E Drejta per te Dashuruar“, i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtër aktorësh.

Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjizori gjerman Werner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vertetës.

****

Cila është historia e filmit “Right to Love” (E Drejta Për të Dashuruar)?

Paul Kurti: Filmi tregon historinë e Aminës (Amina Zhaman), një aktore Çerkeze-muslimane, e cila shkon në New York me ambicie për të interpretuar në skenat e Broadway. Ajo bie në dashuri me Tonin (Shpend Xani), një biznesmen Shqiptaro-Katolik, por familja e tij nuk e pranon dhe mundohet ta prishë lidhjen e tyre.

Në sipërfaqe duket si një histori moderne e Romeo dhe Xhulietës, por ka shumë elemente që e bëjnë këtë histori të veçantë dhe unike. Filmi bën shumë pyetje – sa jemi ne të gatshëm të sakrifikojmë për të ndjekur ëndrrat tona? Do sakrifikonim familjen, karrierën, dashurine tonë? Pse disa njerëz vazhdojnë të gjykojnë të tjerët në bazë të kombësisë dhe të fesë së tyre? A është një mentalitet grupi apo ndryshon në çdo individ nëbazë të përvojes së tyre? Do ndryshojnë ndonjëherë këto paragjykime?

 

Historitë që më interesojnë mua janë ato të cilat nuk japin përgjigje, por bëjnë pyetje. Unë përpiqem të analizoj një histori nga të gjitha pikpamjet e personazheve, madje edhe atyre që s’janë pozitive. Më pas është në dorë të publikut të formulojë mendime në bazë të çfarë u paraqit në ekran. Nëse filmi nxit bisedime, atëherë për mua ka arritur sukses.

Ku është xhiruar filmi?

Paul Kurti: Filmi u xhirua nëNew York gjatë verës së vitit 2012. U deshën përafërsisht 2 muaj përgatitje, 6 javë filmime dhe 5 muaj montazh. New Yorku është qyteti ku personazhi kryesor vjen meëndrrën për të interpretuar në Broadway, dhe është gjithashtu njëqytet që është ndërtuar mbi ëndrrat dhe punën e brezave të shumtë të emigrantëve nga prejardhjet e kombësi të ndryshme. Ky qytet është i përshtatshëm për këtë film.

 

Flisni për zgjedhjen e aktorëve

Paul Kurti: Amina Zhaman shkroi historinë dhe gjithashtu interpreton rolin kryesor. Në audicionet për rolin e Tonit, provuam disa aktore të ndryshëm, por kur pamë Shpend Xanin, menduam se ishte zgjedhja më e përshtatme per rolin. Interpretimi i Shpendit është ndryshe nga Toni i skenarit, ai ka një prani shumë më intensive nëekran. Megjithatë, mendova se ishtë një ide interesante për personazhin, dhe kam kaluar mjaft kohëme Shpendin duke folur dhe përpunuar Tonin.

Theodore Buloukos luan rolin e John Fisher, producenti që ndihmon Aminën të interpretojë në skenë. Ai eshte njëaktor me shumë përvojë dhe mjaft profesional dhe ishte një kënaqësi të punoja me të. Aktorë të tjerë janë Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova dhe shumëtë tjerë. Meqë ishte një film indipendent, dhe koha dhe buxheti ishin të kufizuar, shpesh nuk kemi pasur shume kohëpër prova. Por të gjithë aktorët e filmit e kuptuan këtë sfidë shfaqën gjithë aftësitë e tyre para kamerës.

Çfarë momentesh të veçanta të filmit ju kanë lënë mbresa?

Paul Kurti: Skena kur Toni ballafaqohet me nënën e tij Maviola, më ka ngelur në mendje. Kam qenë me fat sepse kam pasur mundësi të punoj me Pavlina Manin, një aktore e madhe qëkam parë dhe admiruar në televizor. Mendoj se Pavlina Mani dhe Shpend Xani interpretojnëmarrëdhënien nënë-bir në një mënyrë shumë të fuqishme dhe të ndershëm. Mendoj se përvojat e tyre personale i kanë ndihmuar gjatë interpretimit të kësaj skene. Ështënjë skenë intensive, ku publiku herëe përbuz dhe herë e mëshiron personazhin e Maviolës. Kjo ishte njënga skenat e pakta që kam shkruar dhe jam shumë krenar për rezultatin përfundimtar.

Cilë është pjesa juaj e preferuar e regjisë?

Paul Kurti: Deri mësot, mendoj se akoma s’kam gjetur diçka tjetër që më bën të ndihem vetvetja aq sa kur po bëj një film. Regjia ështe si të gjesh elementet e përshtatshme për të zgjidhur njëmister, ama të gjithat elementet duhet t’i përshtaten skenarit dhe filmit. Kjo përfshin vendet, aktorët, dialogun, lëvizjen e kamerës etj. Gjithashtu besoj se filmi është i përbërë nga ato momente të papritura dhe të paplanifikuara që ndodhin gjatë xhirimeve. Mund tëjetë një ide, një fjali e re, një vend interesant, etj. Një regjizor duhet të jetë i aftër t’i kuptojë këto momente dhe t’i përdorë për të mirën e filmit. Mua më peëlqejnë mjaft këto sfida. Megjithatë, sado që më pëlqen filmimi, mendoj se montazhi është vendi ku krijohet “magjia” e filmit, dhe gjithmonë e pres me padurim perjudhën e montazhit.

Çfarë projektesh keni për të ardhmen?

Paul Kurti: Kam shkruar dy filma me metrazh të gjatë, dhe jam duke kërkuar financime për t’i xhiruar. Tregojnë histori njerëzish që për arsye të ndryshme janë disi të izoluar nga shoqëria. Ne të gjithe njohim njerëz të tillë, mund të jetë ai fqinji i çuditshëm që banon në kat të fundit, me tëcilin nuk i kemi folur kurrë, por unë besoj se çdo person ka një histori interesante qe ja vlen të tregohet. Kjo është gjithashtu arsyeja pse mëinteresojnë dhe filmat dokumentare, dhe ndoshta një ditë me një subjekt dhe histori tëpërshtatshme, do mund të bëj një dokumentar (http://paulkurti.com). Ëndërra ime më e madhe ama është që një ditë të bëj një film me gjyshen time.

 

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Ermira Babamusta, Interviste, me regjisorin, Paul Kurti, shqiptaro-amerikane

Shkrimtari është pjesë e së tërës, e universit dhe e shoqërisë, Homeri krijoi edhe i verbër

February 3, 2013 by dgreca

NGA RAIMONDA MOISIU/

Atë ç’ka unë dëshiroj të shpreh në hyrje të kësaj interviste mund të them që në fillim se shkrimtari, poeti dhe fabulisti Miltiadh Davidhi, është një nga ata krijues që botën e brendshme njerëzore e reflektojnë në marrëdhëniet e botës artistike e filozofike në udhëtimin e tij mbresëlënës në rrugën e artit. Në këtë intervistë ai na shpalos ndjeshëm, ngrohtë e bukur, si u bë nga një mjek-veteriner – në poet dhe shkrimtar, ç’farë e frymëzoi atë dhe cila është lidhja e profesionit të tij me letërsinë, që sot ai kur kthen sytë pas ndër vite, nuk e ka të vështirë të na sjellë kujtimet për vendin ku lindi e u rrit, për njerëzit që e rrethonin dhe ndikimin e madhërishëm që ata patën te ai. Miltiadh Davidhi ka lindur në Krutje të Lushnjës në 12 shtator 1955. Pasi mbaron shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, Krutje, vazhdon studimet për mjekësi veterinare dhe diplomohet ne 1980-ën. Aktualisht jeton në Noçera Superiore të Salernos, Itali. Poezitë e para i botoi në gazetën lokale “Shkëndija”kur ishte vetëm 18 vjeç. Është autor i këtyre librave;
POEZI –“Parajsa Danteske përballë Ezopit plak”, 2001,Dituria.
-“Ujëvara hëne”, 2008,Toena.(Parathënia e këtij libri është botuar, në gazetën Iliria në Amerikë).-“I njëjti zë njeriu”, 2011,Uegen.- “Globi mbi fije bari”,”Duke ecur në rrugica ajri”. PROZË- “Bregu i ferrparajsës” Roman,2010,Ada,-“ Në humnerën e pafund të një krimi.”, Tregime,- “Në kopështin e dashurisë”, Novelë. Është përfshirë në antologjinë poetike ”Lotët e virgjër” botuar nga Prof.Dr.Fatmir Terziu dhe Agim Mato,”Në historinë e letërsisë shqipe për fëmijë” shkruar nga Astrit Bishqemi, si dhe në antologjinë me tregime botuar nga shtëpia botuese Ada. Për të janë të shumtë shkrimtarët e kritika e kohës që janë prononcuar duke shkruar si; Poeti Faslli Haliti,Prof.Dr. Klara Kodra,poeti dhe shkrimtari disident Visar Zhiti,Prof. Dr. Fatmir Terziu,Shkrimtari Kozma Gjini, etj. Po kështu poezitë,tregimet,fabulat e fragmentet e romanit të tij,janë vlerësuar dhe vlerësohen çdo ditë nga shumë shkrimtarë e poetë të tjerë me emër e të rinj,nëpër faqet letrare që botohen prej gazetave e grupimeve letrare.

Ju jeni një nga shkrimtarët pionierë të fillim -viteve të demokracisë në Shqipëri. Kalimi juaj i suksesshëm nga veteriner në poet e prozator. Ç’mund të na thoni si filloi karriera juaj letrare?Si u gjendët në këtë “udhëtim” të bukur e mbresëlënës?
Së pari ju falënderoj për këtë intervistë. Ndihem i nderuar që intervistohem nga një shkrimtare si ju. Pyetja që sapo më bëtë më kthen vite prapa në fëmijërinë e largët e njëkohësisht kaq të afërt. Sepse sado që vitet ikin shpirti mbetka sërish i ri, mbetka fëmijë, zog ëndrrash që fluturon në gjithë hapësirën e qiellit të jetës, i papajtuar e dorëzuar me këtë realitet ndryshimesh sa të bukur e hyjnor, po dhe aq të dhimbshëm, mbetka atje në fëmijërinë e bukur pa u tretur si vesëz mbi fijen e blertë të kujtimeve. Dhe pikërisht në atë fëmijëri të largët dhe mbresëlënëse i rritur me ajrin e pastër të fushave të Myzeqesë, unë nisa të shkruaja poezitë e para në moshën 12 vjeçare. Një nxitje për fillimin e udhëtimit të bukur në rrugën e artit, të paktën kështu më ka mbetur në kujtesë, ka shërbyer si fillesë shpërthimi ndjenjash, poezia “Vaji i bilbilit” e Mjedës. Të cilën pasi e lexova u përlota dhe doja të shkruaja dhe unë një poezi të tillë, të dhimbshme dhe aq të bukur. Natyrisht që këto ishin ëndrra fëmijërore pa vlerë artistike, por ajo që për mua pati rëndësi ishte të kuptuarit e një shpirti të ndjeshëm, të dashur dhe të një këmbëngulje për të pikturuar me fjalë gjurmët e vogla të jetës sime dhe shoqërisë e ambientit ku jetoja. Vazhdoja të shkruaja poezi e poema duke mbushur fletore të tëra të cilat do kisha dëshirë të madhe t’i lexoja dhe njëherë, por që asnjë s’kam ruajtur. S’mendoja kurrë se një dit do bëhesha shkrimtar. I quaja dëshira fëminore dhe copëza flokënaje dëbore të tretshme. Por shpirti vazhdonte të mbetej i ndjeshëm dhe përjetonte gjithçka të bukur a të dhimbshme të jetës sime. Dhe në moshën 18 vjeçare botova për herë të parë dy poezi satirike në gazetën “Shkëndija” të Lushnjës. Kryeredaktor i gazetës ishte shkrimtari Gazmend Kongoli i cili pasi i lexoi më sugjeroi të vazhdoja të shkruaja në zhanrin e humorit, ku sipas tij shkrimtarët që shkruanin në këtë zhanër ishin të pakët. Shpejt nisa të dërgoja poezi, shkrime gazetareske bashkë me një shokun tim, Vladimir Shani të cilat dhe ato filluan të na botoheshin , duke u bërë korrespondentë vullnetar (kështu quheshim atëherë) në gazetën shkëndija, ku redaktor vite më vonë do ishte dhe kryeredaktori i gazetës “Dielli” në Amerikë, i nderuari zoti Dalip Greca, i cili kur ishte kryeredaktor i gazetës “Iliria” botoi dhe parathënien e librit tim me poezi “Ujëvara Hëne”. Po kështu kam vazhduar të shkruaj dhe në Institutin e Lartë Bujqësor, ku unë studjova për Veterinari, në gazetën”Studenti i bujqësisë”, ku kryeredaktor ishte poeti dhe shkrimtari Xhevdet Shehu dhe zëvëndës shkrimtari e poeti moderrn që tashmë jeton në Amerikë, zoti Thani Naqe.Në vitin e fundit të Institutit unë tashmë kisha përgatitur një vëllim me poezi ku u diskutua në rrethin letrar të Fakultetit ku i deleguar ishte shkrimtari që tashmë s’jeton më, zoti Moisi Zaloshnja, ku mendimi i shokëve dhe i tij ishte që ky vëllim të nisej për botim në shtëpinë botuese Naim Frashëri, pasi ti bëja dhe disa ndryshime, vëllim të cilin unë se dërgova kurrë për botim, se u emërova në një kompleks gjedhi shumë të madh në Nb.29 nëntori. Kështu gjatë 10 vjetëve që punova në atë kompleks, megjithëse ecja duke shkelur mbi lirika e copëza vargjesh, s’kisha mundësi e kohë të shkruaja duke harruar veten time në punë. Ishte një kompleks gjedhi me 2000-3000 krerë, 3000-4000 të imta (dhenë) e qindra kuaj dhe unë një mjek i vetëm. Kjo bëri që të rinisja sërish të shkruaja pas viteve 90- të me fitoren e demokracisë. Pra, isha një mjek veteriner me shpirt të dashur dhe të ndjeshëm poeti, por njëkohësisht dhe 24- orë në detyrë. Ishin kohë të tilla.

Kush ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në krijimtarinë tuaj, -prindërit, artet, letërsia, apo njerëzit e thjeshtë, qoftë edhe një person i vetëm që ka luajtur një rol të vecantë në frymëzimin tuaj?
Talenti lind bashkë me njeriun, ai në rrugëtimin e tij duhet vetëm ta zbulojë atë, unë talentin e kisha zbuluar, ndërsa për t’u zhvilluar më tej e ecur përpara në rrugën e artit kanë ndikuan shumë prindërit e mi, jeta e tyre e shkuar, dashuria vuajtja e mundimi për të na rritur në një kohë të varfër, vdekja e vëllait të vogël në një moshë të njomë, vdekjet e gjyshërve, shokëve, miqve që unë i doja aq shumë dhe që s’i gjeja më, vdekja e babës i cili ka qenë rrobaqepës shumë i mirë dhe njeri shumë i dashur në fshatin tim, njeri gojëmjaltë dhe që ju gjendej njerëzve për çdo hall në një kohë shumë të varfër e të mjerë dhe që të gjithë fëmijët që e njohën e thërrisnin baba Lili. Më kujtohet kur një mbasdite trokitën në derë dhe i kërkuan babait 250 lekë të atëhershme. Im atë ia dha nga xhepi menjëherë dhe i tha të trokiste sa herë të kishte ndonjë hall, a nevojë tjetër. Nëna mbas ikjes së hallexhiut i tha:
-Po ç’bëre kështu i dhe të vetmet lekë që kishe, po tani çdo bësh për fëmijët e tu?
-Ka zoti për ta u përgjigj im atë, ndaj mos e prish zemrën. Dhe me te vërtetë pa kaluar një orë trokiti një tjetër që do qepte pantallona dhe i dha 200 lekë në dorë tim ati.
-E i tha nënës sime, s’të thashë mos të prishje zemrën? Ja dhe lekët për fëmijët tanë! Të gjitha këto e gjithçka tjetër natyrisht që i kam përjetuar fort, duke i vëzhguar me imtësi e lënë gjurmë të patretshme në kujtesë. Gjithashtu e konsideroj veten me fat që kam lindur në Krutje të Lushnjës, se dhe pse ishte fshat, kishte kulturë e traditë të lashtë dhe mësues shumë të mirë e me emër dhe shumë të zotë, si Neritan Papamusta, Skënder Fusha, Vait Gjyla, Loli Davidhi (drejtori i gjimnazit), LLazar Lëngu, Seid Prishta, Kristaq Çuko, Trifon Gjermëni, Myhyrije Kollçaku, etj, etj. Ende i ndjej po ato emocione që më krijonin me zërat e tyre kur shpjegonin aq bukur dhe me aq përkushtim. Krutja kishte gjimnazin e parë në rreth, ku vinin për të studiuar nga të gjithë fshatrat e rrethit, kishte pallat kulture të kategorisë së parë ku çdo ditë shfaqeshin filma, çdo të shtunë ose të diel vinin e shfaqeshin koncerte me këngë e humor nga estradat e qyteteve të Shqipërisë si dhe teatri popullor kombëtar, kishte bibliotekë të madhe me libra, librari ku unë përpija çdo libër me poezi që dilte e duke e porositur shitësen Goni Daka të m’i ruante, kishte ekip futbolli të kategorisë së tretë, ekipin e volejbollit të vajzave që përfaqëson ende në kategorinë superiore qytetin e Lushnjës…Pra u rrita në një vend me kulturë, me dije dhe në një peizazh të mrekullueshëm të fushave aq pjellore, ku do ishte i pashmangshëm ndikimi i tyre. Në një vend që e desha aq shumë, por që s’u ktheva të jetoja më atje, dhe më duhet të jetoja si refugjat larg vëndlindjes sime,se mbas mbarimit të shkollës u emërova në Çermë të Lushnjës, ku ende e kam shtëpinë. Pra dy herë refugjat, një herë në monizëm dhe sërish tani në demokraci, mbasi prej disa vjetësh jetoj tek fëmijët në Modena dhe në Salerno. Duke qenë se mbi kokë kishim një re të zezë diktature që lëshonte flakë vetëtime në çdo hap që hidhnim, unë jetova duke i përjetuar me lot në shpirt gjithë ngjarjet e dhimbshme e burgosjet e njerëzve me të cilat do të shkruaja tregimet e mia në “letër” të kujtesës për t’i hedhur sot në demokraci. Në një takim para se të vdiste Shkrimtari i madh për fëmijë Odhise Grillo duke lexuar fabulat e mia më pati thënë:
-Ke bërë shumë mirë që nuk ke botuar në monizëm se kështu si shkruan ti, do ishe kalbur burgjeve!

Në cilin rol e ndjeni veten vërtet më me ndikim si poet, prozator apo si doktor veteriner? Ku qëndron ndryshimi mes tyre?
Në të dyja pozicionet jam ndierë shumë mirë. Unë botën e marr në harmoni të plotë. Mendoj që kam qenë me fat që kam mbaruar për mjek veteriner, se zotëroj mirë shkencën e mjekësisë, që është aq e domosdoshme për një kulturë të përgjithshme, e jo më për një shkrimtar për përshkrime të hollësishme dhe depërtime në thellësi të qenies me frymë. Ndjehesha i kënaqur kur pas një rasti shumë të rëndë fitoja mbi sëmundjen dhe kur vija në stallë të nesërmen lopa që kisha shpëtuar sa ndjente zhurmën e motorit tim, rendte nga fundi i stallës për të ardhur pranë meje e më përkëdhelej duke fërkuar kokën pas trupit tim, sikur donte të më falenderonte që i kisha shpëtuar jetën. Përlotesha unë dhe pronari e stallierët e saj, dhe mendoja të gjeja ndryshimin midis nesh dhe kafsheve. Jemi ne më mosmirënjohës ndaj të mirave që na bëjnë, se sa kafshët. Kafshët nuk flasin, po të dish të sillesh me to do ndjehesh shumë mirë dhe do kuptosh dhe dashurinë e tyre për ty dhe me sy dhe në lëvizje e xhestikulacione. S’po e teproj të them se atë kënaqësi që gjeja kur punoja me kafshët, s’po e gjej më dot mes njerëzve.

Ju jeni poet. Qindra vargje poetike dhe disa vëllime me poezi. Po citoj disa tituj të vëllimeve me poezi; “Parajsa Danteske përballë Ezopit plak”, “Ujëvara hëne”, I njëjti zë njeriu”, “Globi mbi fije bari”, “Duke ecur në rrugica ajri”, i përshirë edhe në disa antologji me poezi. Ç’mund të na thoni për këtë përvojë interesante e përkushtim profesional?
Për të mbërritur tek e bukura, tek vlera e saj, duhet të mundohesh ta gjesh se ku fshihet e bukura, të jetosh bashkë me të, ti ndjesh frymëmarrjen, të rrahurat e zemrës, dhimbjen e lumturinë e saj. E bukura nuk është ajo që shfaqet, por ajo e fshura pas shfaqjes. Kur ta takosh do bindesh me të vërtetë që ke takuar të bukurën e vërtetë. Dhe atëherë nuk mund të ndahesh më dot prej saj. Pra duhet të futesh thellë realitetit, për të krijuar një realitet të ri. Por deri atëherë do kënaqesh me pak rrathë drite që vijnë prej saj. Duhet një farë kohe të bëhesh pjesë e së bukurës, e madhështisë së saj. Dhe aty mbërrihet duke studiuar poetë të mëdhenj me durimin e vdekjes për të kapërcyer vdekjen e vërtetë. Disa mund ta arrijnë në moshë të re, disa dhe në moshë të vjetër, për këtë receta nuk ka, varet nga këmbëngulja dhe aftësitë e çdo njërit.
-Secili,- thotë Dritëro Agolli,-ka në vete të fshehur një luanë, varet kur ai shpërthen. Por gjithsesi duhet shumë durim, punë e talent. Pa këto nuk mund të ecet përpara.

Çfarë është muza për ju,është aftësi gjenetike, sipas mendimit tuaj?
Po e thashë dhe më parë talentet lindin bashkë me njeriun, ekzistojnë në genet e tij, të cilat mund të jenë shfaqur në një formë, apo formë tjetër dhe tek paraardhësit e tij. Ne duhet vetëm që këto talente të fshehura në qenien tonë t’i zbulojmë gjatë jetës dhe ti vëmë në përdorim për të mirën e shoqërisë dhe tonën.

Ju shkruani poezi dhe prozë? Cila ka qenë poezia, tregimi apo novela juaj e parë?
Poezinë e parë të shkruar… ua thashë më përpara ajo ishte një përpjekje fëminore, por debutimi i parë ka qenë botimi i dy poezive satirike “Sil Qemanja” dhe “Hyskë Sasia”. Ndërsa tregimi im i parë është “Dhëmbë gjarpëri”, botuar në revistën letre artistike “Obelisk”dhe në antologjinë me tregime të shtëpisë botuese “Ada”, botuar nga ministrja e Kulturës, ku jeni përfshirë dhe ju. Novela e parë është “Në kopshtin e dashurisë”e lexuar dhe prononcuar nga poeti Faslli Haliti, por ende e pabotuar.

Ju jeni edhe prozator. Që nga romani “Bregu i Ferrparajsës”, “Në humnerën e pafund të një krimi”, novelën “Në kopshtin e dashurisë” “Tregime” në shtypin letrar, në antologjinë me “Tregime” nga shtëpia botuese ADA, tashmë një shkrimtar i afirmuar, autor i disa librave. Çfarë mendoni se ka mbetur konstante?
Stili i të shkruarit. Si në tregimet, romanin dhe novelën e pa ndryshueshme ka mbetur mënyra e të shkruarit, ajo e të rrëfyerit në prozë poetike. E di që kjo është forma më e vështirë, por dhe më e bukura, më brilantja. Gjithmonë gjërat e vështira më kanë sjellë kënaqësi. Mendoj se zanafilla e kësaj mënyre të shkruari është poezia. Duke kërkuar një “ngopje” më të madhe të shprehuri se sa në poezi, besoj se e kam gjetur në mënyrën e të rrëfyerit nëpër tregime, romanin dhe novelën.

Çfarë ju shtyn të shkruani një poezi protestë me ton qytetar e intelektual?
Shkrimtari është pjesë e së tërës, e Universit dhe e shoqërisë njerëzore. Nuk mund të jetoj duke u mbyllur në labirinthet e errëta të indiferencës. Ndryshe kjo indiferencë do ia hante dhe atij kokën një ditë, nëse nuk do vepronte në kohën e duhur, kuptohet bashkë me të tjerët. Nga mund të mos revoltohesh, kur po të kthesh kokën pas, ecja drejt dritës e zhvillimit është si e qindra e mijëra vjet prapa, kur të njëjtat probleme, halle, vuajtje e padrejtësi janë si ato të para 100 vjetëve?! Janë po ata “peshq” të uritur në dete shpirtrash dhe po ata peshkaqen me emra të ndryshëm që shqyejnë mishra e zgjerojnë territore pasurish, duke krijuar dy shtresa njerëzish, të pasurit dhe të varfrit, pa shtresën e mesme.

Zhanrin e prozës “e bëtë ju që të vinte te ju”, apo është preferenca tuaj?
Zhanri i prozës erdhi si nevojë e domosdoshme për të shtrirë më tej frymëmarrjen time poetike në të shprehurit të mendimeve e personazheve që flinin në qenien time që nga fëmijëria e deri më tani. Poezia s’mund ti shprehte më ato, duhej proza ti tregonte me nje frymëmarrje më të plotë për mushkëritë e etura për lirinë e fjalës dhe mendimit të lirë. Kështu vura re se u ndjeva më i plotësuar si para vetes dhe para lexuesit. Natyrisht tani si poezia dhe proza janë preferenza ime, paksa mënjanë është lënë fabula.

Ju jeni mjaft i suksesshëm si shkrimtar, i vlerësuar nga kritikët e kohës, nga poeti Faslli Haliti, Prof.Dr. Klara Kodra, poeti e shkrimtari disident Visar Zhiti, Prof.Dr.Fatmir Terziu,shkrimtarët Astrit Bishqemi, Kozma Gjini…etj., por edhe me marrëveshjen e mrekullueshme të admirimit nga lexuesit e shumtë vendas e të huaj? Si ndiheni për këtë?
Si për fabulat, poezitë e prozën time gjithmonë është folur me superlativa, por unë kam shikuar punën duke mos rënë preh e vetëkënaqësisë. S’kam vrapuar nëpër televizione e nëpër promovime librash ku thuren lajka boshe pa fund, por kam preferuar të futem sërish para kompjuterit dhe i kam parë sërish ato ç’ka kam shkruar ndoshta për të satën herë. Natyrisht si kushdo tjetër shkrimtar në rrugëtimin e gjatë ndjehem i lumtur, por kjo për mua është dhe një obligim për t’u përsosur më tej në veprat e mëvonshme. Pra është një fillim i ri mendimi për të ecur më tej, duke u përpjekur ta mbush kohën time në mënyrë produktive.

Shquheni në prozën tuaj për mendimin inteligjent, plot figura letrare, artistike dhe mendimin filozofik. Ku qëndron forca e inspirimit tuaj?
Ju falënderoj për vlerësimin dhe konkluzionin tuaj, për ato ç’ka kam shkruar, mendoj se është përmbledhja e dijeve gjatë jetës, këndi i shikimit, studimit dhe vlerësimit të asaj që mendon e që bënë, dashuria për njeriun e natyrën, këmbëngulja e mënyra se si i përjeton ngjarjet e jetës e peizazhet që shfaqen para teje, lëvizjet nga një vend në një vend tjetër, ngjarjet e peizazhet e reja, sinqeriteti ndaj jetës e pikës së lotit, dashuria ndaj saj dhe njerëzve, forca e shpirtit dhe aftësia e të menduarit e të shprehurit të asaj që përjeton e shkruan. Fjala për shkrimtarin është si grimca e zotit, krijon Universin e tij letrar.

Ju krijoni edhe fabula, një zhanër disi i vështirë, por ju ja kini dalë ta bëni. Me modele tërheqëse e shpotitëse. Çfarë iu tërheq më shumë nga realiteti e si mund ta konceptosh atë artistikisht në një fabulë?
Është e vërtetë unë librat e parë i kam botuar me fabula dhe fillimisht më i njohur u bëra në fabul, ku që me botimin e dy librave të mi të parë”Rosa që bleu tapet” botuar nga shtëpia botuese “Toena” me redaktor fabulistin tonë më të mirë Ferid Lamaj, dhe librin “Fabula të reja” botuar nga shtëpia botuese “Dituria”, unë u përfshiva duke u përzgjedhur nga grup autorësh në “Historinë e letërsisë shqipe për fëmijë” me autor shkrimtarin e nderuar Astrit Bishqemi ku përmendesha krahas Ferid Lamajt e Sotir Lashovës. Libri “Fabula të reja ndodhet dhe në bibliotekat periferike dhe atë qendrore të Stokholmit në Suedi. Kam botuar “Parajsa Danteske përballë Ezopit plak” po tek “Dituria”, që është një libër me poezi dhe fabula. E sërish tek Toena librin me fabula :”Mjekër dhia, mjekër cjapi”. Zhanri i fabulës është i vështirë, por dhe shumë i bukur kur arrin ta realizosh. Dhe për ta realizuar duhet ta duash fabulën, humorin e mesazhin e saj, personazhet e saj të cilët janë kafshët, të futesh sa më thellë në të. Ndërsa poezia është ndjenjë, dhimbje shpirti, dashuri njerëzore, fabula është mençuri. Dhe realiteti jonë është i mbushur plot me materiale për të krijuar fabula duke filluar nga parlamenti e deri në bazë tek qeverisjet vendore, e duke përfunduar në jetën tonë të përditshme të mbushur plot me ngjarje të tilla. Pa e ngatërruar fabulën me humorin e zakonshëm. Fabula është vëzhgim i imtë i realitetit. Me një subjekt fabule mund të shkruash një roman. Problemi i teknikës së të shkruajtur të fabulës fitohet gjatë përvojës dhe punës me të. Përfitoj nga kjo intervistë të përshëndes Prof.Dr.Fatmir Terziu i cili në shkrimin e tij të botuar tek “Fjala e lirë” në internet me titull: ”Fabula një aspekt i krijimtarisë shqiptare”më ka komentuar si zë të veçantë të fabulës shqiptare nder vite, krahas Ferid Lamajt e Bardhyl Mezinit, me titull “Fabula e Davidhit dhe shpallja” ku flet për një nga fabulat e mia më të njohura në internet, Fabulën “Liria.”

Pse shkruan Miltiadh Davidhi…?
Sepse nuk mund të rri dot pa shkruar e të shkel me këmbë copëzat e shpirtit tim, pjesëza zemre e trupi, petale të sapo çelura mendimesh, që më dalin si flakërimë drite për jetën në çdo hap që hedh, sepse s’mund të jetoj dot pa frymëmarrjen e oksigjenin e lumturisë që ndjen shkrimtari pasi ka përfunduar një poezi a një prozë të bukur e të arrirë. Ndryshe do isha i vdekur së gjalli. Sepse ne kemi vuajtur gjithmonë nga mos shkruajturit e ngjarjeve jetësore të groposura në tokën e harresës. Homeri i shkruajti Iliadën dhe Odisenë dhe i verbër e pa sy. Sepse nuk mund të rilindësh më në këtë jetë e të thuash atë që ke lënë pa shkruar.

Mendoni se keni arritur aty ku duhet me krijimtarinë tuaj apo kini akoma për të bërë? Çfarë po shkruani aktualisht? Projektet tuaja në të ardhmen?
Jo, absolutisht nuk mendoj se kam arritur atje ku duhet, kam ende shumë për të thënë e bërë. Njeriu është qenie moderne e përkryer që jeton e ndjen çdo çast të jetës,në çdo vend që shkon, që fikson në kujtesë gjithçka që shikon e jeton. Dhe ato natyrshëm lenë gjurmët e tyre, të cilat më vonë shërbejnë për një ecje të re në rrugën e artit. Aktualisht jam duke shkruar një vëllim të ri me poezi. Projektet për të ardhmen do jenë përpjekjet e mia për të botuar vëllimin me tregime, novelën dhe dy vëllimet e përfunduar me poezi.

A ka ndonjë ngjarje në jetën tënde së cilës ia sheh gjurmët edhe sot?
Natyrisht që kam, unë mbi gjurmët e tyre ecin çdo ditë, mbi to marr fryme e bëj projektet e së ardhmes. Sa më e pasur të jete jeta e njeriut me ngjarje, sidomos fëmijëria e rinia, aq më i “pasur” është një shkrimtar me subjekte për të shkruajtur.

Autorët tuaj më të preferuar…
Autorët e mi të preferuar janë të shumtë: U. Shekspir, M. Servantes, Ç. Dikens, A. Kronin, E. Hemingej, N. Hikmet, A. Pushkin, S. Esenin, A. Ahmatova, B. Breht, Sadiu, Gëte, P. Neruda, G. Lorka, R. Bërns, I. Kadare, D. Agolli, V. Zhiti, etj, etj.

Si e shihni kritikën letrare sot? A ekziston një e tillë dhe e mirëfilltë?
Mendoi se ka filluar të lëvizë e të dalë nga faza e inekzistencës së plotë që ka qenë. Këtu do përshëndesja punën e filluar me kritikën letrare nga Prof.dok.Fatmir Terziu, Prof.dokt. Klara Kodra, poeti e shkrimtari Faslli Haliti, poetja Fatime Kulli, nga i ndjeri poet Perikli Jorgoni, Fatmir Minguli, etj. Por kjo punë e nisur duhet të thellohet dhe nga shkrimtarë e kritikë të tjerë kompetentë për këtë punë, se shikojmë të marrin stafetën e kritikës njerëz që s’kanë lidhje fare me kritikën dhe që nuk e njohin atë.

Jetoni në Itali, çfarë iu lidh me Lushnjën…?
Me Lushnjën më lidhin njerëzit e mi, shokët, miqtë që i dua dhe më duan sinqerisht, më lidhin varret e pjesët e shpirtit tim mbetur e mbirë si bar rreth tyre. Vetëm gjendja ekonomike të bën të ikësh larg tyre duke mbetur me kokën pas.(Kortezi:Tirana Observer)

Filed Under: Interviste Tagged With: Interviste, Miltiadh Davidhi, Raimonda Moisiu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT