Thaci : Dialogu me Serbinë, shumë i rëndësishëm si për Kosovën dhe Serbinë, por “vetëm si dy shtete të barabarta dhe fqinje të mira”, që do ti kontribojnë vetëm paqes, sigurisë në Ballkan dhe rajon./
OKB: Gjatë pjesmarrjes në takimin e radhës në Këshillin e Sigurimit, mbledhjen e të 13-in, raportuese për Kosovën, Kryeministri i Kosovës zoti Hashim Thaqi, mbajti edhe disa takime lobuese për njohjen e Kosovës duke shfrytëzuar rastin e fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit. Kryeminstri Thaqi para se të largohej i dha një intervistë të posacme korespondentit të Bota Sot, akredituar në selinë OKB në Nju Jork, Beqir Sina.
Në këtë intervistë Kryeministri i Kosovës Thaqi, flet për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit dhe faktorëve ndërkombëtar, arritjet e deritanishme të kësaj qeverie, si dhe për mbështetjen shumë të çmueshme që ka pasur nga miqt e Kosovës, sidomos nga SHBA-ja prej nga pavarësia e Kosovës,
Më tej ai flet për angazhimin në vazhdimin të këtyre vedeve që e kan njohur Kosovën, dhe janë anëtare të Përhërhershme të KS, për ndërtimin në Kosovë të një demokracie funksionale, për njohjet e ardhshme që do t’i bëhen Republikës së Kosovës dhe për shumë çështje të tjera, që e presin Kosovën, sidomos tash pas takimit të rradhës dhe dialogut dhe arritjes së marrëveshjeve siç është ajo që pritet të arrihet me 2 Prill, mes Beogradit dhe Prishtinës.
Dialogun me Serbinë, zoti Thaqi e vlerson dhe e quan shumë të rëndësishëm por “vetëm si dy shtete të barabarta dhe fqinje të mira”, që do ti kontribojnë vetëm paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe rajon. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi i tha Bota sot, se ai pati një rast të mirë të paraqesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të gjitha arritjet e vendit të tij.
Në intervistën menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, zoti Thaqi tha se nga të gjithë u përshëndet fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe u dëshmua edhe një herë se Kosova si vend i pavarur e sovran, po prodhon më tepër paqe, stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike.
Beqir Sina : Zoti Kryeministër, çfarë zhvillimesh të veçanta ka pasur në mes këtyre raporteve të fundit në takimet e rradhës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ?
Kryeministri Thaqi : Kosova gjatë kësaj periudhe por edhe dje në Këshillin e Sigurimit është prezantuar me përmbylljen e suksesshme me mbikqyrjen ndërkombëtare të pavarësisë. Kjo rezulton me atë se sot kemi rreth 100 njohje zyrtare, edhe nga disa vende kryesore të Këshillit të Sigurimit, ku më shumë se gjysma e tyre e kan njohur pavarësinë e Kosovës.
Kështu, mund të them se Kosova në të gjitha aspektet për ditë e më shumë po forcohet duke marrë vendin që i takon. Ajo po rritë subjektivitetin e saj – ndërkombëtar. Me këtë rast dëshirojë të theksojë se “: Kosova kudo po prezantohet dhe merr pjesë si një vend i pavarur, i lirë dhe sovran!” Këtë e tregojë edhe në Këshillin e Sigurimit duke paraqitur një mundësi të re dhë të shkëlqyer të arriturave të Kosovës.
Dhe kjo në të gjitha rrafshet, qofshin ato poliitike, ekonomike e sociale, legjistative dhe ndërkombëtare.
Andaj kjo ishte një mundësi e mirë për Republikën e Kosovës, që të prezantojë arritjet që kemi pasur në këto muajt e fundit, janë arritje që janë vlerësuar nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare; ishte një veçanti e një rëndësie të veçantë sepse numri i njohjeve të Kosovës po rritet gjithnjë e më tepër, Kosova po konsolidohet e forcohet çdo ditë, më tepër se gjysma e anëtarëve të OKB-së e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Pothuajse, nga të gjithë u përshëndet fillimi i normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve të Kosovës dhe Serbisë, arritjet ekonomike; gjithashtu duhet bërë më tepër për rend e ligj, por u dëshmua edhe një herë se Kosova si vend i pavarur e sovran, po prodhon më tepër paqe, stabilitet,bashkëpunim rajonal dhe perspektivë euroatlantike. Andaj dua të besoj fuqishëm se në të ardhmen jo të largët Kosova me këto hapa që është duke ndërrmarë, me reformat që është duke bërë, me normalizimin e marrëdhënieve dhe me ndërtimin e fqinjësisë së mirë edhe me Serbinë, do të lëvizë drejt perspektivës së sigurt europiane, drejt anëtarësmit në NATO, por edhe në organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Beqir Sina : A mendoni se kësaj rradhe pesha kryesore e takimit të 13-të, në KS, ra mbi rëndësinë e dialogut që keni zhvilluar ju me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiç, ?
Kryeministri Thaqi : Dialogu për nomalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ka qenë me fokus të veçantë dhe presim që më 2 Prill të mbahet takimi vendimtar për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Sërbisë, Mbasi kjo marrëveshje do t’i hap mundësi të reja shetiti të Kosovës në veçanti për njohjen e saj edhe nga pesë vendet e BE-së, për të lehtësuar kushtet e rrethanat edhe lehtësimin e rrethanave të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sepse në rast të normalizmit të marrëdhënieve Kosovë, Serbi, edhe Rusia nuk do të ketë më asnjë argument justifikues, parandalues, apo penguar Kosovën që të integrohet në OKB.
Mua më vjen tepër mirë që tash për tash si thashë më lart shumica e vendeve të KS e kan njohur Kosovën dhe po japin kontributin e tyre në forcimin e shtetiti të Kosovës , institucionet e saj. Këto vende ashti si dje në mbledhjën e 13 të rradhës së Këshillit të Sigurimit, e kan mbështetur dhe inkurajur Kosovën në arritjet e saj. Janë vende të cilat bëjnë thirrje për një fqinjësi të mirë, mes Kosovës dhe Sërbisë, që unë mendojë se do të krijojë edhe kushte e rrethana të volitëshme dhe më të mira për paqe siguri dhe stabilitet.
Beqir Sina : Zoti Kryeministër , gjatë kësaj periudhe ku jeni më tepër të fokusuar : në çështjet e brendëshme, diplomacinë apo dialogun ?
Kryeministri Thaqi : Ashtu si në besedimet që kemi pasur gjatë dialogut tonë mes Beogradit dhe Prishtinës, edhe në këtë takim unë kam bërë të ditur, për çdo zhvillim të brendëshëm në Kosovë. Reformat demokratike, që kemi ndërmarr , për zhvillimin ekonomik, krijimin e kushteve më afirmative për të gjithë popullin e Kosovës, qofshin ato shqiptar, serb, boshnjak, romë, e të tjerë. Sikurse, në veçanti për komunitetin serb në Kosovë, që ato të ndikojnë në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto të gjitha janë të përfshira në dialogun dhe prezantimet e mia, të cilat kan qenë dhe në fokusin e punës time në këtë dialog që ka nisur duke shprehur dhe mendimin tim të qartë se çdo përpjekje e Serbisë për të krijuar apo futur elemente të një “Republika Serbska” do të jenë papranushme, dhe të deshtuara.
Çfardo lloj forme autonomie do të jetë e pa pranueshme ashtu si do të jetë edhe çdo status special apo ndonjë angazhim për ndonjë plan tjetër Ahtisari 2. Këto e them edhe një herë jan absolutisht të papranueshme! Ngaqë, për Kosovën do të ketë vetëm respektim të plotë të Kushtetutës së saj dhe ligjit ku të gjitha do të jen të barabart para tij. Do të kemi një ligj për vetëqeverisjen e Kosovës, Dokumentin e Ahtisarit, dhe të gjitha dokumentat e standarteve më të larta të Bashkimet Europian – pra Brukselit.
Beqir Sina : Cila mendon se ishte qasja e Kryeministrit Daçiç, në parqitjen e tij para Këshillit të Sigurimit. A mendon se ai ka heq dorë nga retorika e më parëshme ?
Kryeministri Thaqi: Po natyrisht që ka një qasje krejt ndryshe, nga të mëprashmet e Kryeministrit Daçiç. Ne dihet që kemi pozicione dhe qëndrime krejtësisht të ndryshme, dhe natyrishtë kjo është noramale për të dy palët. Mbasi, ne përfaqësoim dy shtete të ndryshme. Por, mund të them se kësaj rradhe si gjatë dialogut por edhe në fjalën e tij para Këshillit të Sigurimit, Daçiç ka qenë krejt ndryshe nga ai që kemi parë më parë.
Në kuptimin e asaj që ka pasur “shumë pak reagime provokative” të paktën nga zhvillimet në Kosovës, dhe ju e vrejtët edhe në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit, dje ku ju ishit present. Kontraparti im nuk shfaqi dhe nuk dha ndonjë inisiativë të re, që do të hapte debate të tjera, mes tij dhe meje. Ai prezantojë qëndrimet e veta dhe unë të miat ashtu si dhe më parë, pa ndonjë ndryshim. Qëndrimet e mia me ato të Daçiçit jan aktualisht dieametralisht të kundërta.
Unë dua të besoj se Serbia do të detyrohet për me lëviz drejt fqinjësisë së mirë, dhe do të detyrohet edhe prej bashkësisë ndërkombëtare që të heqë dorë nga retorika, dhe politika e vjetër me Kosovën, e të fillojmë bashkëpunimin, partneritetin ndërshtetëror në vend të konfrontimit një shekullor që kemi pasur, pra deklarimet e zyrtarëve apo politikanëve të Serbisë janë deklarime të politikës ditore, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.
Deri tani kemi arritur disa marrëveshje që në fakt e legalizojnë gjithë atë përkushtim tonin e në të njëjtën kohë është edhe konfirmim se Serbia gradualisht po e njeh shtetin e Kosovës se po njeh institucionet legjitime e demokratike të Kosovës.
Beqir Sina : Si ju duk udhëheqja e radhës së mbledhjes së 13-të, raportuese për Kosovën, nga një vend si Rusia, e cila nuk e njeh dhe e kundërshton pavarësinë e Kosovës. Një rasti i rallë gjatë kësaj periudhë mbedhjesh në KS, me Presidencën nga Rusia, e cila dihet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës madje e quan edhe të njëanëshme, sipas saj, A mendoni se pati ndonjë farë “ndikimi” presidenca e rradhës? apo ishte një “Copy Past” e Vitali Çurkin !
Kryeministri Thaqi : Rusia dihet me qëndrimet e saj të demostruara edhe në Këshillin e Sigurimit ajo i qëndron asaj për mos njohjen e Kosovës. Por, udhëheqja si Presidencë e rradhës nga Rusia, prej Ambasadorit të saj Vitali Çurkin, mendojë se edhe si në takimet e tjera të radhës në KS, nuk kan luajtur ndonjë rolë, kështuqë edhe kësaj radhe nuk kishte çfarë të më bënte përshtypje.
Kjo, natyrisht kuptohet se është si në kuptimin tonë por edhe në atë të Serbisë, duke e krahasur me atë se çafrë qëndrishmesh kan mbajtur ata në Këshillin e Sigurimit, me shtetet më të fuqishme . Presidenca e Rusisë, ka qenë më tepër e parë dhe e vlersuar në atë aspektin procedural që ndjek KS në ndrrimin e persidencave çdo gjashtë muaj. Pra, nuk pati mendojë ndonjë reflektim politik ose ndonjë ndikim në qëndrime.
Beqir Sina : A mendoni se takimi i sotëm solli ndonjë frymë të re më konstruktive të atyre vendeve që deri tash janë mohuese të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës ?
Kryeministri Thaqi : Mendojë edhe unë se mes Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut, por edhe me prezantimin e fjalimeve tona në KS, dje, ka nisur një fyrmë e re, dhe, një qasje tjetër në këtë këndëvështrim. Duket se të dy palët si Beogradi dhe Prishtina janë më relaksuese duke mos paraqitur inisiativa për të mos hapur debate përveçse atyre që jan hapur deri tani. Nuk ka më asgjë konfrontuese nësë gjërat nuk kan shkuar në drejtimin që kërkon të tërheqi secila palë. Ne jemi tani më shumë ofrues – dhe mirëkuptues sesa ndonjë qasje si në të kaluarën e konfrontimeve që ndodhnin.Dhe mendojë që ky përkushtim i yni tani do të ndohmojë edhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, që të jenë më afirmativë, sidomos me njohjen për Kosovën.
Beqir Sina : A mund të jetë dialogu por edhe ky takim raportues i rradhës për Kosovën në KS, një paralajmërim se ” së shpejti Kosova do të jetë anëtare e Oragnizatës së Kombeve të Bashkuara” ?
Kryeministri Thaqi : Më lejo të them qysh në fillim të kësaj pyetje se nuk mund të bëjë prognoza se kur do të jetë Kosova anëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe sa vende do të njohin tani apo më pasë. Kjo mund të ndodh ndoshta edhe me javë, muaj apo vite. Por, për një gjë siguroi popullin se Kosova në të ardhmen do të jetë anëtare me të drejta të plota e OKB-ës.
Beqir Sina : Ambasadoria e SHBA, Rosamry DiCarlo, tha dje në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit se : “Beogradi dhe Prishtina janë shumë afër marrëveshjes” por nuk përcaktoi se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Pra, a mund të na thoni se për çfarë marrëveshje jeni shumë afër në se i refrohemi fjalës së ambasadores amerikane në OKB, zonjës DiCarlo ?
Kryeministri Thaqi : Dua të potencoi se jo vetëm 2 Prili që është i rëndësishëm në arritjen e marrëveshjeve , por gjatë këtyre bisedimeve ne kemi arritur 6-7 marrëveshje të tjera. Marrëveshje, që do të thoja nuk kan ndodhur kurrë më përpara, mes dy shteteve tona. Por, kjo është një vlersim që do ta kuptojmë të gjithë dhe duhet të angazhohemi të gjithë. Pra, kërkohet një mbështetje si nga faktori i brëndëshëm por edhe nga ai i jashtëm. Mund të them me përgjegjësi të plot se jemi drejt arritjes së marrëveshjes më dy prill por ende nuk kemi përcaktuar diçka që kemi për ta realizuar.
Ne kemi dëshmuar se jemi në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes, jemi në rrugë të drejtë, ekziston vullneti për atë marrëveshje, natyrisht që nuk është e lehtë, Prishtina ka prezantuar ofertën e saj afirmative, për rend dhe ligj, për mundësi integruese për qytetarët serbë në veri, për sistemin e drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës, për domosdoshmërinë e shpejtë të shpërbërjes së plotë të të gjitha strukturave të sigurisë të instaluara në Kosovë nga Serbia. Gjithashtu ne jemi për ndalimin e plotë të financimit të tyre nga Serbia, e në të njëjtën kohë duke respektuar gjithmonë kushtetutën e Kosovës, ligjet e Kosovës, ligjin për vetqeverisjen lokale, standartet europiane, dokumentin e presidentit Ahtisari, ne kemi ofruar thjesht një mekanizm të quajtur Assosacion i Komunave me shumicë Serbe, që do të formohej si mundësi për serbët, për t’u integruar më tepër, por ai Assosacion në asnjë rrethanë të mos ketë as karakter legjislativ, as ekzekutiv, as të pushtetit të tretë dhe as të zgjedhjeve të drejtpërdrejta.
Beqir Sina : Zoti Kryeministër, ju prisni që në fund të bisedimeve të merrni datën për fillimin e negociatave për marrëveshjen e stabilizim asocimit. Por, njëkohësisht prej jush është kërkuar edhe forcimi i luftës kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Çfarë po bëhet në këtë kuadër?
Kryeministri Thaqi : – Ne jemi duke punuar maksimalisht me faktorin ndërkombëtar në këtë drejtim. Qeveria që udhëheq unë është qeveria që ka filluar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive të tjera negative. Natyrisht, se pluralizmi politik ka edhe reagime, çfarë mund të jenë sot.
Por, dua të theksoj se institucionet legjitime dhe demokratike duhet të vazhdojnë së funksionuara në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, në të njëjtën kohë të vazhdojmë bashkarisht me partnerët tanë ndërkombëtarë të punojmë me të gjithë potencialin që kemi.
Kosova tash e katërmbëdhjetë vite në fakt për sa i përket rendit dhe ligjit udhëhiqet prej ndërkombëtarëve në mandatin ekzekutiv. Gradualisht është duke e mbartur këtë autoritet tek vendorët dhe kjo luftë do të jetë e pakompromis me moton: Zero Tolerancë ndaj korrupsionit, ndaj krimit të organizuar dhe unë ftoj të gjithë partnerët tanë, gjithë spektrin politik, shoqërinë civile, mediat, t’i bashkangjiten kësaj përpjekjeje të qeverisë së Kosovës.
Jam i bindur se këtë betejë do ta fitojmë. Por, në të njëjtën kohë edhe idetë dhe konceptet politike janë të mirëseardhura për ballafaqim, gjithmonë duhet të kemi parasysh interesin e shtetit, duhet të kemi parasysh reformat evropiane që po i bëjmë bashkarisht.
Beqir Sina : Së fundi zoti Kryeministër me çfarë mesazhi po largoheni nga Nju Jorku ?
Kryeministri Thaqi : Largohem nga Nju Jorku, me një mbështetje të fuqishme që mora për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Këtë e kam konfirmuar edhe në takimin e djeshëm për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, zotin Ban – kin Moon, i cili përtkrahu Kosovën, në rrugën e saj të paqes dhe të prosperitetit zhvillimeve dhe progresit që ka bërë Kosova gjatë këtyre viteve.(intervistoi:Beqir Sina)