• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MASAKRA E DHUNES SERBE NË SLLOVI TË LYPJANIT

April 10, 2017 by dgreca

KUJTESE- Në 18-vjetorin e rënjeve të mëdha për liri/
Nga Ismail GASHI/
 Më 15 e 16 Prill 1999 në fashtin Sllovi të Lypjanit, masakra e dhunës barbare serbe vrau e masakroi 45 civilë shqiptarë dhe plagosi 11 të tjerë. I vuri flakën 92 shtëpive shqiptare, dhe pas dëbimit me dhunë të të gjithë shqiptarëve nga fshati, shkatërroi e plaçkiti gjitha vlerat materiale e shpritërore në pasuritë e tyre. Sllovia për 78 ditët e bombardimit të NATO-s, ishte çerdhe e dhunës serbe për trevën e Lypjanit e më gjerë.
Shkruan : Ismail Gashi-Sllovia 
   Që nga fillimi i sulmeve të NATO-së, 24 mars 1999, në fshatin Sllovi të Lypjanit, përveç 64 familjeve serbe të këtij fshati, nga të cilat kishin mobilizuar në formacione të forcave rezervë të Serbisë edhe shumë të rijnë serbë e romë vendas nga Sllovia, këtu silleshin e krrokatnin edhe shumë persona zyrtar e jozyrtar, emrat dhe funksionet e tyre në këto formacione për shqiptarët paraqisnin kërcim e rrezikim për qenjën biologjike njerëzore e kombëtare shqiptare. Këtu /në Sllovi/, frekuentonin çdo ditë prijsit e policisë dhe qeverisë komunale, si kryeshefi i policisë komunale Nikola Iliq, Komandanti i postëkomandës policore në Lypjan, Stevo Ragjenoviq, zv.komandanti Toshiq dhe inspektori i sigurimit Çanoviq. Sllavisha Dukiqi, Dimiq Vllado – kryetar i qeverisë dhe kryetar i Mbrojtjes Civile e të tjerë. Ata vazhdimisht kuvendonin me liderët serbë në Sllovijë si me Stanishiq Tomisllav, kryetar i serbëve lokal, Simiq Millan i graduar në kolonel, përgjegjës për forcat ushtarake, Lubisha Arsiq një paramilitar i theksuar e shumë të tjerë të implikuar në krime ndaj shqiptarëve. Para se të sulmonin këtë fshat, në Radion serbe të Prishtinës, u dha informacioni se ky fshat dhe fshati Shushicë i Prishtinës, janë vendbanime të sigurta ku mund të jetohet pa rrezikim. Andaj në Sllovi, ditë para stuhisë tmerruese të dhunës serbe në prillin e përgjakur të 1999, erdhën shumë shqiptarë për strehim të përkohshëm. Deri më 14 prill 1999, nuk ndodhi ndonjë kërcnim i drejtpërdrejt, rrezikimi i jetës dhe i qenjës shqiptare vërvitje kudo e ngado në Kosovë, gjuhej, vritej, digjej e ndiqej.
     Kërkesat serbe
     Më 14 prilli, kah ora 10-të paradreke, inspektori i sigurimit serb Qanoviq me dy eprorë ushtarak erdhën në Sllovi dhe në vendin e quajtur “kryezabelet”, takuan Shefqet Berishën nga Sllovia, të cilin e kanë ndalur dhe nga ai kërkuan, që sot deri në orën 14-të, shqiptarët e këtij fshati të dorëzojnë gjitha armët te shkolla e vjetër, dhe nga ai kanë kërkuar me këmbëngulësi të njoftojë, a ka pjesëtarë të UÇK-së në Sllovi. Sepse, siç është shprehur Qanoviq, në Sllovi te kryetari i LDK-së Shefqet Bytyqi, para disa ditësh, siç kishte gjëja ai informacione, ka fjetur një ushtarë i UÇK-së dy netë. Qanoviq me dy personat përcjellës skiconin pozicionet e Sllovisë dhe bisedonte për skicën të cilën e kishin përpara në autoveturë, thotë Shefqet Berisha. Ndërsa në mbrëmjen e 14 prillit serbët vendas, meqë dinin për pozitën e rëndë të shqiptarëve, improvizuan si edhe në shumë vende e raste të tjera në Kosovë një takim për një “marrëveshje”. Për këtë dredhi jo të natyrshme, edhe në Sllovi u ftuan disa shqiptarë, që të nesërmen me 15 prill, në ora 8-të të mëngjesit, të vijnë në lokalet e shkollës së vjetër një delegacion prej 10-të shqiptarëve, që në emër të shqiptarëve sllovias të lidhur marrëveshje me serbët vendor, Tomqin, Rada Arsiqin, Simiqi Milanin, Çaushin, Milivojin e disa të tjerë si dhe me një Major apo epror ushtarak, të cilët me atë marrëveshje, do të sigurohet një garanci për qëndrim e jetë të sigurt për shqiptarët e të tjerët në këtë vendbanim me popullatë të përzier. Një veprim të tillë për slloviasit përsëritet edhe më 17 prill 1999, kur dy shqiptarë u murrën vesh me kryepolicin Nikolla, për strehim të popullatës shqiptare, që ishin strehuar në Grykën e Tërshovinave, të vendosen nëpër shtëpitë e fshatit Smallushë, slloviasit tentuan të bisedojnë me serbët vendor edhe më 23 prill 1999 për kthim të tyre në fshat. Për këtë “dialog”, serbët kërkuan të shkojnë dy pleq sllovias të bisedojnë me serbët vendor. Por pleqtë priten kot 7 orë “takimin”e pakuptimët të komshive gënjeshtarë. Ndërkaq të nesërmen me 15 prill 1999 që në orën 5,30, ushtria serbe erdhi me 5-6 tanke nga krahu i Smallushës u pozicionua në kodër mbi fshat me tyta tankesh të kthyera kah vet fshati, kurse në orën 6-të të këtij mëngjesi, ushtria e policia serbe filloi sulmin në fshatin Akllap, në këte fshat shtihej me armë, digjeshin shtëpit dhe ndiqej popullata shqiptare, ku një qytetarë / Ibush Gashi/70/ u vra. Sulmi, ndjekja dhe kallja e mbi 80% e Akllapit përcillej lehtë nga Sllovi. “Delegacioni” 10-të anëtarësh i shqiptarëve nga Sllovia, në orën 7.00 shkoi në takim të paqart, kush e ftoi e kujt ju desht, siç ishte kërkuar për marrëveshje alogjike me situatën mes shqiptarëve dhe serbëve për një “siguri” e jetë të qetë. Një natë më parë, kur u mor vendimi nga disa veprimtarë, biznesmen e qytetarë lokal shqiptarë, për këtë takim “marrëveshjeje”. Përkundër mashtrimit evident, se do të merremi vesh, bënë diçka të pazakonshme dhe për rrethanat, kohën dhe pozitën e shqiptarëve jo i natyrshëm. Popullata shqiptare përkundër kërcënimit nga forcat ushtarake e policore nuk e mori largimin, siç ndodhte zakonisht ato ditë të trishta, motivacion për qëndrim se do të ketë marrëveshje. Si zakonisht takimi nuk u mbajt, me arsyetim të serbëve vendas, se oficeri “nuk ka ardhur”. Ju shkoni në shtëpi, pritni atje, kur të vijë oficeri, ne do të ju ftojmë me telefon, i thanë Tomqi e Rada Maksut Bytyqit. Kështu, pritja e heshtja e varrit e përfshiu popullatën shqiptare në Sllovi tërë paradreken e asaj ditë të kobshme. Këtë qetësi të panatyrshme e prishi kah ora 10.30 ardhja e dy kampanjollave ushtarake në Sllovi, me të cilat kishin ardhur disa ushtarak që ti njoftojnë serbët dhe disa romë vendor, që ishin në krahun serb, që të vejnë shenjat për identifikim, katër e-S-a në dyert e shtëpive, punë të cilën e kreu mësuesi Toshiq/Cilki/. Sepse, sulmi që do të pason pasdreke mund të mos i dallon shtëpitë serbe dhe përkrahësve të tyre nga ato shqiptare, të cilat do të jenë caku i këtij sulmit. Kështu, Sllovia e dyfishuar me banorë në heshtje varri priste sulmet serbe.
     Ndjekjet, kalljet, plaçitjet
     Në orën 13.40, pasi me kallje, ndejkeje, plaçkitje e vrasje i duelën Akllapit në krye, filloi sulmi në fshatin Sllovi. Ky sulm filloi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit e Gushtericës së Epërme, dhe i dyti nga ana tjetër Grykës së Gushevcit. Paralel me këtë furi, forcat serbe sulmuan edhe nga brenda, ku pjesëtarë serb paraprakisht të pozicionuara mbreda vet fshatit e për rreth tij. Të cilat me të filluar të sulmit shpejt zunë udhëkryqet dhe gjitha hyrje-daljet e fshatit, ku forcat serbe më herët ishin përqendruar nëpër familjet serbe të Sllovisë. Fshati dukej i trazuar nga përpjekjet për shpëtim nga rreziku, hapësirën mbi fshat e mbuloi tymi e flaka e shtëpive të kallura, ndërsa rrugët krismat e armëve serbe. Në anën tjetër fshati gumëzhiste nga automjetet, traktorët e turma të mëdha njerëzish të tmerruar nga rreziku, britmat e thirrjet shqetësuese. Ikja u bë nga të gjitha anët, kush nga dinte e mundëte të gjejë hapësirë depërtimi. Ndodhi kështu, pasi më parë nga asnjë faktor politikë e shtetëror shqiptarë, përveç UÇK-së, nuk kishte planifikuar, si të veprohej në këtë rrethanë katrahure e luftë barbare. Kush dhunshëm u ndoq  në drejtim të bjeshkëve, Grykës së Zhegovcit, Grykës së Manastirit, Grykës së Tërshovinave, e kush u dëbua në drejtim të Smallushës dhe në fshatrat e rrafshit, Bujari, ish-Gumnasella, Banullë, Gllogovc e Llugaxhi. Grykat e bjeshkëve këto kohë të trishta u bënë vend i tmerrit e terrorit fatal. Po asaj dite, sulmet serbe si edhe në rastet të tjera vepruan sipas planit ushtarak serb “Patkoi” në Zhegovc e Vërbicë, ku ishin konfrontuar me forcat e UÇK-së, veçmas në Betejën te Hani i Zhegocvit, ku në rezistencë me forcat ushtarake serbe u vra Pajazit Ahmeti/Paja/, dhe u plagos Afrim Myrtaj, por në këtë rezistencë të pjesëtarëve të UÇK-së, forcat serbe përveç humbjeve në njerëz e teknik ushtarake, ato u penguan për afro dy orë që të sulmojnë fshatin Zhegovc që ishte pikësynim i tyre. Me këtë, banorëve të Zhegovcit iu mundësua largimi pa pasoja. Asaj ditë në Sllovi kryepolici Toshiq me disa policë të tjerë, kishte zënë pozitë krye fshatit, në lindje të Sllovisë, që ti kthejë slloviasit që të mos shkonin në drejtim të grykës së Bjeshkëve të Zhegovcit. Gjatë kohës së shkurtër të kësaj dite të Bartolomeut, nga vet shqiptarët e Sllovisë janë vërejtur e dalluar disa serb vendas të prirë nga zëvendëskomandanti i policisë komunale,Toshiqi, si Tomisllav Stanishiq/Tomqi/, me funksion, komandant lokal i policisë rezervë për Sllovi, Peic Milivoje, zëvendëskomandant i policisë serbe në Janjevë, vendas i këtij fshati, Radomir Arsiq/Rada/, kryetar i fshatit Sllovi, Stanoje Milkiq/Qauashi/, paramilitar, Sllobodan Simiq “Duci” i nënshkruar për kolonel i rezervës ushtarake, Lubisha Arsenije Periq e të tjerë. Por ka pasur edhe shumë e shumë persona të panjohur e të maskuar, që kanë bartur uniformën e policisë sërbe dhe forcave rezervë.
     Vrasja e fqinjit
     Sulmi i furishëm pasqyrohej me të shtëna të shumta, ndalje dhe vrasje të qytetarëve, kallje të shtëpive, plaçkitje të të hollave dhe automjetesh, ndalje vajzash dhe kushtëzim me të holla për lirimin e tyre si dhe tentim dhunimesh. Veçantë tmerronte ndalja dhe ndarja nga familja e personave, por edhe me ekzekutime të shpejta. Që në fillim serbi i quajtur Radomir Arsiq “Beli” vrau gruan e Ajet Krasniqit, Hedije Krasniqi /51/, e cila u vra para dyerve të Rexhepit deri sa ishte duke ikur nga rreziku, Rada ishte fqiu i parë i Ajetit. Pak më larg, të udhëkryqi afër shtëpisë së Murat Gashi, u vra edhe vajza 19 vjeçare Fatushe Dubova, të cilës siç dëshmohet, Rada për së vdekuri me thikë ja ka prerë xhemperin dhe ja ka hedh në fytyrë. Pastaj dëshmon Ismet Hetemi nga Sllovia, i cili asaj dite, kur ka arritur te dyert e Muratit Gashit thotë, se ka parë Miroslav Stanishiqin, Stanoje e Sinisha Milkiqin dhe dy të tjerë që nuk i ka njohur, të gjithë të armatosur dhe të uniformuar me rroba policie, që u futën në oborrin e shtëpisë së Murat Gashit, nga më vonë morëm vesh, se të njëjtit, pasi i kanë nxjerr nga shtëpitë gjithë meshkujt /pesë sa ishin aty/, kanë larguan fëmijët e gratë, me përjashtim të Xhyles, vajzës së martuar të Muratit, e cila është strukur pavrejtshëm afër dyerve të oborrit dhe ka vërejtur, se këta persona serbë Muratin me dy djemtë Enver Gashi/41/, Omer Gashi/37/, djalin e Enverit Arben Gashi/19/ dhe djalin e vajzës së martuar Xhylës, Bekimin/19/, i kanë nxejrrur para shtëpisë, i kanë renditur më parë i kanë plaçkitur dhe në fund i kanë ekzekutuar në oborr para shtëpisë. Xhyla ishte dëshmitarja më e afërt e cila përkundër tmerrit e dhembjes e ka vëzhguar ekzekutimin e babait, dy vëllezërve, djalit dhe djalit të vëllait. Ndërsa, Gafurr Hysenin, veprimtar i dalluar, pas luftës është shpallur dëshmor i kombit, serbi vendas Lubisha Arsenije Arsiq me dy të tjerë e zbresin nga kamioni, ku ishte duke vozitur familjen në ikje dhe e ekzekutuan menjëherë para shtëpisë së djemve të Metushit, të cilën shtëpi më vonë e kanë djegur bashkë me kufomën e Gafurrit. Të ndarë nga familjet e të ndalur e më vonë të ekzekutuar të “udha e bahçeve”, ishin edhe Bajram Gashi/34/ pas luftës i shpallur dëshmor, po kështu nga traktori e kanë zbritur edhe Faik Krasniqin /35/ dhe të njetit serb e kanë ekzekutuar në oborr të Habib Gashit. Bajram Gashi, Ramadan Kryeziu /31/, Mehdi Pacolli /56/, Jakup Kryeziu /44/ dhe Elmi Barisha, bashkërisht pas një kohë maltretimi e mbajtjes mbështetur për muri, i dërgojnë rrugës, të urdhëruar ti mbajnë duart mbi kokë dhe janë ekzekutuar të “rruga e bahqeve” në rrethana të panjohura. Një Dëshmitar okular nga Sllovia, thotë: ishin katër persona të panjohur të cilët pasi kryen ekzekutimin i mori me veturë një serb nga Sllovia dhe i ktheu në fshat Ky ishte “Ducki” i biri i Novica Arsiqit. Kalimtarët që ishin në ikje nga tmerri e terrori i kanë parë të gjallë këta gjashtë/6/ persona, duke i dërguar kah kisha serbe.
Lista e qytetarëve civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe, me datën 15.04.1999 në fshatin Sllovi, të komunës së Lipjanit.
Nr. Emri,emri i babës dhe mbiemri Viti i lindjes Data  e vrasjes  Vendi i vrasjes  Vendbanimi
1. Murat Nebih Gashi 1934 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
2. Enver Murat Gashi 1958 15.04.1999 Sllovi, Prishtinë
3. Omer Murat Gashi 1962 15.04.1999  Sllovi
4. Arben Enver Gashi 1982 15.04.1999 Sllovi, Prishtinë
5. Bekim Jakup Haziri 1980 15.04.1999 Sllovi Prishtinë
6. Hedije Krasniqi 1947 15.04.1999 Sllovijë
7. Fatushe Sherif Dubova 1980 15.04.1999  Sllovi
8. Jakup Elmaz Kryeziu 1955 15.04.1999 Sllovi
9. Ramadan Halil Kryeziu 1968 15.04.1999  Sllovi
10. Mehdi Xhemajl Pacolli 1937 15.04.1999  Sllovi
11. Elmi Xhevat Berisha 1964 15.04.1999 Sllovi
12. Mehmet Hazir Sopjani 1926 15.04.1999 Sllovi
13. Sherife Sopjani 1912 15.04.1999 Sllovi
14. Qamile Sopjani 1935 15.04.1999 Sllovi
15. Bajram Qazim Gashi 1965 15.04.1999 Sllovi
16 Agim Rrahim Berisha 1969 15.04.1999 Sllovi
17. Florim Rizah Ibrahimi 1974 15.04.1999 Sllovi
18. Faik Hysen Krasniqi 1964 15.04.1999 Sllovi
19. Ajvaz Qazim Gashi 1937 15.04.1999 Sllovi
20. Gafurr Qazim Hyseni 1948 15.04.1999  Sllovi
21 Rifat Zenel Gashi 1953 15.04.1999  Sllovi
22. Milaim Musli Gashi 1977 15.04.1999  Sllovi
23. Adem Rrahman Bytyqi 1940 15.04.1999  Sllovi
24 Latife Haqif Kryeziu 1952 19.04.1999 Smallushë, Sllovi
Vërejteje: Viktimat deri në numrin rendor 16, janë ekzekutuar e masakruar gjatë sulmit të fashtit më 15 prill 1999. kufomatë janë varrosur nga serbët në dy varreza masive në vendin e quajtur “Çukë”. Të cilat pastaj forcat policore-ushtarake serbe të ndihmuara nga disa romë të fshatit dhe të Lipjanit, me datën 29.04.1999, pas kthimit të pjesërishëm të popullatës së ikur të fshatit Sllovi, e më qëllim të fshehjes së krimit, i zhvarrosin kufomat nga varresat masive dhe i dërgojnë në shkollën e vjetër të fshatit, ku kanë qenë të stacionuar. Të nesërmen, me 30 prill, i urdhërojnë antarët e familjeve të viktimave, të vijnë në shkollë, ti identifikojnë të afërmit e tyre, e pastaj, nën përcjelljen e forcave serbe i urdhërojnë ti rivarrosin në varrezat e fshatit veç e veç në varre familjare. Të katërmbëdhjetë kufomat e para, janë varrosur në varrezat e “Gashëve” në hyrje të fshatit, kurse viktimat nën numrin rendor 15-16 janë varrosur në varrezat e “ Bytyçëve ose te Lisat”të cilat gjenden në krah të lindjes së fshatit. Trupat e viktimave të tjera janë varrosur gjithashtu në varrezat e fshatit, nga anëtarët e afërm të familjës, apo nga bashkëfshatarët, varësisht nga dita dhe vendi ku janë gjetur kufomat. Përveç viktimave nën numrin rendor 21 e 22 të cilat janë vrarë në oborrin e tyre e poashtu janë varrosur ditë më vonë në oborret e tyre. Këto dy viktima janë zhvarrosur nga oborret e tyre më datën 14.07.1999 dhe janë varrosur në varrezat e fshatit. Latife Haqif Kryeziu ka vdekur më vonë, nga pasojat e lëndimeve trupore të marra gjatë ikjes nga fshati dhe traumave të pësuara, për djalin e vrarë, nga forcat serbe, Latifja është varrosur në fshatin Smallushë, ku ka qenë e strehuar, sikurse edhe shumica e popullsisë të fshatit Sllovi.
     Faktet në Tribunal
 Ndërsa, pas ekzekutimit te “udha e bahçeve”, të vdekur i ka parë Mehmet Bytyqi/60/ nga Sllovia i cili ishte në ikje nga shtëpia për Smallushë. Rasti i posaçëm është ai i tre pleqve që u masakruan dhe u vranë në shtëpi të tyre, siç dëshmon Adem Sopa kushëri i tyre, janë masakruar pleqtë Mehmet Sopa/74/, nëna e tij Shehide Sopa /87/ dhe gruaja e vëllait Qamile Sopa/64/, të cilët, pasi nuk kanë dalur nga shtëpia në ditën e krimit, siç njofton Adem Sopa, kushëri i të ndjerëve dhe i afërt me shtëpi, Ademi asaj dite meqë kishte ngelur në shtëpi nga frika ishte fshehur në hambar të vet dhe ka dëgjuar britmat kur disa serb, të cilët Ademi nuk ka arritur ti njoh, kanë bërë masakër me thika në këta tre pleq. Pas ditës së krimit për këta pleq të masakruar janë gjetur gjurmët e krimit, shamitë e shlyera, protezat e dhëmbëve dhe shkopi i thyer i Mehmetit. Edhe ekspertët e Tribunalit, gjatë ekzaminimit kanë dëshmuar për kufomat e tyre të masakruar, me thika u është vizatuar kryqi me katër S-sa. Masakrime u janë bërë edhe dy plakave. Ndërsa Rifat Gashi /46/ dhe Milaim Gashi /22/, po më 15 prill 1999, u vranë para shtëpisë, derisa vështroni lëvizjet e dhunës serbe nga shtëpia, vrasjen e bënë personat nga një kombi me ngjyrë të bardhë që asaj dite ka qarkulluar pandalur. Nga vendi i quajtur “Vorrët e Bytyçëve”, siç dëshmojnë dëshmitarët okular Feriz e Idriz Gashi, në kombi kanë qenë Milivoji dhe Qaushi, ata u vranë para shtëpisë, derisa nga aty vëzhgonin lëvizjet e policisë menjëherë, kjo ndodhi gjatë sulmeve të fshatit. Pos të vrarëve Rifat e Milaim Gashi, në oborr janë plagosur nga ata policë edhe Safete Gashi, Florie Gashi dhe Salih Gashi. Dy të vrarit kanë qëndruar të pavarrosur 7 ditë, Rifatin e ka ruajtur babai i tij Zenel Gashi, hoxhë. Ndërkohë i kanë varrosur në oborr të shtëpive ku kanë qëndruar deri në përfundim të luftës. Këta dy të vrarë e të varrosur në oborr të shtëpisë pas përfundimit të luftës, më 14 korrik 1999, janë rivarrosur në varrezat familjare. Ndërsa Adem Bytyçin/59/ më 15 prill 1999 më parë e kanë plagosur rëndë derisa ishte në ikje arave prapa shtëpisë për të shpëtuar nga vrasja, siç dëshmon vet fqiu sërb Stevan, dhe më vonë, siç dëshmon i njëjti serb, mos e pastë vrarë vet. I thotë axhës së Ademit, Shabanit, se dikush ka shkuar te “arat e arxihanës” 200 m. nga shtëpia e Ademit, deri ku ka arritur Ademi të shkon zhag i plagosur, dhe atje e ka vrarë, Ademin gjatë ofanzivës familjarët e kanë varrosur në varre. Nga 16 të vrarit nga serbët më 15 prill 1999, vet serbët me ndihmën e romëve të NSH.”Vllaznimi” i kanë i varrosur në dy varreza masive jashtë fshatit në vend të quajtur “Quka”, nuk dihet kur është bërë ky varrim, por dihet se varrosjen e kanë bërë po forcat serbe me ndihmën e romëve të komunales. Kurse Gafurr Hysenin /51/ dhe Ajvaz Gashin /62/ nga Terbuvci, gjatë bombardimeve i kanë varrosur fshehurazi familjet e tyre në rrezikim të vet. Kufomat e varrosura nga forcat serbe. Murat Gashi, Enver Gashi, Omer Gashi, Arben Gashi, Bekim Haziri, Hedije Krasniqi, Fatushe Dubova, Jakup Kryeziu, Ramadan Kryeziu, Mehdi Pacolli, Elmi Berisha, Mehmet Sopa, Sherife Sopa, Qamile Sopa, Agim Berisha dhe Florim Ibrahimi nga varreza e Qukës serbët me qëllim të fshehjes së krimit, më 29 prill 1999, përseri i kanë çvarrosur, i kanë sjellur në shkollën e vjetër, aty janë thirrur anëtarët e disa nga familjarët dhe shqiptarë të tjerë për gjëja për identifikim dhe të nesërmen me 30 prill 1999, prapë detyrimisht i kanë tubuar disa shqiptarë, të cilën përkundër rrezikut, ishin kthyer në shtëpitë e tyre, dhe nën kërcimin e policisë i kanë rivarrosur në varrezat e fshatit. Aty ishin vendasi Milivoje polic dhe një oficer ushtarak, pjesëmarrësit e këtij rivarrimi thonë se janë kërcuar, që asnjë fjalë mos ta flasin gjatë varrimit, përndryshe, të gjithë do të vriten aty për aty. Një serb nga Piroti ka kërkuar nga varrmihësit shqiptar të tregojnë ku është furrtari i fshatit, kur një fashatar i thot çka të duhet, po tash as “kfasac”,majë nuk gjendet. Serbi nga Piroti iu përgjegj. Do të gjej unë kfasac për te dhe një plumb të zi, “nacicu ja za njega kfasac i jedan cerni metak”, do të gjej unë për te majë dhe një plumb të zi. Shefki F. Salihu/49/ është marr më o3.o5.1999, nga serbët vendas, mësuesi Toshiq siç dëshmon Halla Zepë e cila ngjarjen e ka vërejtur nga afër, e ka sjellur një dru në lokalet e shkollës së vjetër ku është rrahur Shefkiu me të vëllanë, ata që i kanë rrahur nuk ishin të njohur, nga pasojat e rrahjes Shefkiu ka vdekur po atë ditë ende pa arritur në shtëpi, kjo ishte mbytje me dru që është njëlloj terrori e masakre e njohur në traditën serbe.
 
     Varrimi i tretë
     Latife Kryeziu, gjatë ikjes traktori ia ka thyer këmbën, ajo kishte edhe mërzinë e djalit Ramadanit, të cilin gjatë ikjes më 14 prill 1999 e morën paramilitarët serb dhe u vra po atë ditë, si dhe nga mungesa e intervenimit mjekësor, ajo ka vdekur nga infektimi i plagës në Smallushë më 18.o4.1999. Ndërsa varrimi i tretë i këtyre martirëve është bërë pas ekzaminitimt nga ekspertët e Tribunalit të Hagës në varrezat e përbashkëta të dëshmorëve e martirëve të lirisë në shtator të 1999 në kodër të fshatit në Sllovi.
Dita e dytë e vrasjeve dhe ekzekutimeve për të ndjekurit sllovias, që natën e bartolomeut me shi e të ftohtë të madh e kaluan të shpërndarë në shumë drejtime, vazhdoi në “Lugun e Demës”, te “Livadhet e Gjana”, në Grykën e Manastirit. Ditën e 16 prillit 1999, pas djegies së fshatit Plitkoviq, kah ora 14-të, Vrellës kah ora 15-të, sulmit dhe ndjekjes së popullatës së Gadimës. Forcat serbe u kthyen kah Tërshovinat, ku ishin mbi 5000 të strehuar shqiptarë nga Sllovia e Smallusha. Ju kërcnuan atyre me vrasje dhe pa ndonjë veprim tjetër shkuan malit përpjetë. Duke ndjekur popullatën bjeshkëve të Lugu i Demës, ku ishin strehuar 1/3 e familje shqiptare slloviase. Siç dëshmon Zyfer Aliu nga Gadimja, dëshmitarë okular në rreshtin e pushkatimit, serbët filluan “lojën e vrasjeve”. Grupi tjetër vrastar serb që erdhi nga krahu i grykës së Zhegovcit, fshati Tërbuvc, pasi kishte masakruar dëshmoren e kombit nga ky lokalitet, Zylfije Gashin/18/, në “Livadhe të Gjana”, ekzekutoi profesor Sahit Baftiun/1952/, vëllain e tij Shahin Baftiu/1960/, dhëndrin dhe djalin Kastriot Bahtiu /1983/, për lirimin e të cilit më parë morën 8.000 DM nga e ëma e tij Hyrije Baftiu, por gënjeshtra, tipari kombëtar serb, ia vranë djalin. Ishin orët e pasdites së vonë, siç dëshmon Zyfer Aliu, Feriz Gërbeshi, Ismet Hetemi e mbi 100 të tjerë që ishin në rreshtin e ekzekutimit, në rradhët e pushkatimit në masakrën e Lugut të Demës. Serbët pasi tubuan të gjithë, na urdhëruan të dorëzojmë gjitha çka kemi në xhepa, të hollat, dokumentacionin, qelsat, portofolët, ndërsa femrat të gjitha stolitë. Me kërcim se po ju gjetëm diçka që keni fshehur, pas kontrollit që do ta bëjmë pastaj,të gjithëve do të ju vrasim. Kur u krye kjo “ceremoni”, urdhëruan ndarjen e fëmijëve dhe grave nga burrat, madje kjo ndarje duhej të kryhej për dy minuta.
     Ekzekutim
     Përkundër momenteve shumë të papërshkrueshme, thonë shumë dëshmitarë, që ngelën të gjallë nga ky ekzekutim, u krye ndarja për së gjalli. Aty ishin vetëm 5-6 vrasës të prirë nga një Marko Qirkoviq nga Surqina, apo siç thonin ata që nuk e njihnin Tulleci me mustaqe. Markon e ka vërejtur pas disa ditësh edhe Skënder Ismaili i cili pas një kohe ishte kthyer në Sllovi, dhe Markon e ka parë duke shëtitur me Rada Arsiqin, kryetarin e serbëve lokal nëpër fshatin Sllovi, të cilin serbët gjatë asaj katrahure e emëruan “Sërbska sella”. Më vonë jemi informuar edhe për një kriminel sërb, pjesëmarrës në krimet serbe në fashtin Sllovi, i quajtur Obrad Aleksiq, diku 40-45 vjeçar, djal i një Lluka Aleksiqit nga Ferizaji, malazias, axha i tij Danillo Aleksiq, Obradi ishte dhëndër me gjasa i fshatit Suhadoll të Lypjanit. Ndërsa pjesëtarë të tjerë të policisë serbe afro 40 sosh, që pak më poshtë, prisnin në Livadhe të Gjana si qejtë e tërbuar, derisa ekipi ekzekutiv i krimit të “kryejë punët”. Ndanë gjahun e mbledhur dogjën dokumentacionin e grumbulluar dhe pozicionuan armët, neve na rreshtuan mbi 100 meshkuj. Para se të fillojë ekzekutimi nxorën Isak Bytyçin/42/, ish polic, atëherë punëtor i shkollës në Sllovi. ”Ti musteqok del këndej“, i tha serbisht personi/Marko/ me mustaqe, apo “tulleci”, dhe posa doli Isaku nga rreshti, menjëherë e vrau me automatik me busulle, kjo ishte formë e veprimit dhe mënyra e futjes së tmerrit. Edhe Januz Pacollin/58/ e vranë, pasi e ftuan të zbret nga traktori, Jonuzi ishte i shurdhët, i ndjeri nuk dëgjoi çka po i thuhet, dhe u vra aty para turmës dhe të shoqes së paralizuar, e cila pak çaste më vonë vdiq edhe ajo. Po para rreshtit të përgatitur për ekzekutim dhe babait Shefki Bytyçi iu ekzekutua djali Hasan Bytyçi/18/. Pastaj, urdhëruan serbisht “Shpejt ikni në mal”!askush nuk guxon me shikua anash, kemi mësyer malit, thotë Feriz Gërbeshi. Në turmën tonë një polic serbe ka shkrepur vetëm një rafal nga automatiku dhe ka ndalur gjuajtjen. Ne kemi ikur në mal pa vërejtur, a jemi të goditur apo jo, kush është vrarë e kush ka shpëtuar. Pas një kohe të shkurtër dikush ka filluar të flas, Shkuan! Ikën! Vërtet ata “kryen punën” dhe ikën, u ngarkuan në Ladën. Që ia morën Zyfer Aliut dhe në dy traktorë mjete që paraprakisht i morën nga shqiptarët dhe shkuan. Jemi kthyer dhe kemi parë të vrarë Raif Shalën e 12 të tjerë të plagosur mes tyre tre shumë rëndë. Fundit para se të pushkatohen në masë është vrarë siç thamë më parë Hasan Bytyqi/18/, para babait Shefki Bytyqi. Shefkiu kur e pa se u godit për vdekje i biri, i ofroi ujë që ti dal shpirti më lehtë, thotë ai. Kur e pa polici këtë pozitë e qëndrim të fort të Shefkiut, duke përcjellur përpëlitjen e të birit me jetën, polici shtiu prapë me automatik në kokë të Hasanit. Balik Gërbeshi /74/ i paralizuar dhe Halime Gërgeshi/84/, poashtu e paralizuar, policët serbë i kallën në tendë ku ishin strehuar, kah fundi i Lugut të Demës. Këtu janë vrarë edhe dy djemtë e Balikut, Shaip Gërbeshi/37/, Faik Gërbeshi/34/ dhe Bejtush Gërbeshi/33/ profesor, kushëriri i parë i Balikut, pas luftës i shpallur dëshmor i kombit dhe Haki Ismaili/20/. Po kësaj dite, nga të shtënat ekzekutive janë plagosur nëntë të tjerë që ishin në rreshtin e pushkatimit këtë janë: Ramadan Dubova, Bajram Sadiku, Sami Gashi, Ragip Salihu, Sami Jahiri, Misin Berisha, Lulzim Avdyli, Banush Gërbeshi dhe Fahri Gashi.
Lista e civilëve të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe me datën 16.04.1999 në vendin e quajtur Lugu i Demës të fshatit Sllovi, të komunës së Lypjanit.
Nr. Emri, emri i babes dhe mbiemri Viti i lindjes Data e vrasjes Vendi i vrasjes Vendbanimi
1. Shaip Balik Gërbeshi 1961 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
2. Faik Balik Gërbeshi 1965 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
3. Balik Feriz Gërbeshi 1925 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
4. Bejtush Salih Gërbeshi 1965 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
5. Halime Hamdi Gërbeshi 1915 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
6. Jonuz Hamdi Pacolli 1941 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
7. Fatmir Shefki Bytyqi 1963 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
8. Hasan Shefki Bytyqi 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
9. Isak Zejnë Bytyqi 1957 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
10. Avni Misin Sopa 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
11. Ramadan Azem Sopa 1973 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
12. Zeqir Hamdi Hetemi 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
13. Naser Rexhep Ismajli 1981 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
14. Haki Hasan Ismajli 1979 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
15. Raif Maliq Shala 1948 16.04.1999 Lugu i Demës Sushicë
16 Heset Ilaz Lekiçi 1970 16.04.1999 Lugu i Demës Gadime e Ulët.
17. Havushe Pacolli 1945 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
     Këta qytetarë civilë shqiptarë të vrarë e të masakruar nga dhuna ushtarake e policore serbe, më 16 prill 1999, më 24 maj 1999 u sulmuan prap nga dhuna serbe, por tash u sulmuan jo me armë vrastare, por me eksavator, për ti çvarrosur dhe humbur gjurmët e krimit, siç dëshmon Ibrahim Vitia nga Sllovia me 24 maj 1999, më duket ishte ditë e enjte, thot Vitia, nuk jam i sigurtë. Sërbët vendas Tomisllav Stanishiq, Rada Arsiq, Stanoje Milkiq, i quajtur ”Çaushi” me vëlla e shumë të tjerë të gjithë të armatosur, me dy traktorë e rimorkio të mbuluar me najlon të zi, pas tri orë pas shkuarjes, nën përcjelljen e disa ushtarëve dhe një kamioni. Nga të cilët, dy-tre ushtarë kanë qëndruar në roje në kodër nën Vardesh deri sa i kanë sjellur kufomat. Diçka gjatë janë grindur aty të kodra ku edhe kanë qëndruar gjithë natën. Të nesërmen kah ora 7 apo 8 kanë kaluar kah shtëpia ime dhe dy-tre nga ata kanë shkuar shpejt te Milivoje Peica, ku ishte një lloj shtabi i forcave ushtarake e policore sërbe dhe menjëherë janë nisur kah fshati, kurse, kamioni ka shkuar kah shkolla e re, jo këndej kësaj mahalle. Ndërsa, për në fshat kemi deklaratën e plakës Zejnepe Gashi nga Sllovia, e cila ka parë edhe pjesëmarrësit që kanë sjellur dy traktorët te kisha e fshatit nga të cilët janë shkarkuar kufomat dhe janë vendosur në kamion me ceradë dhe janë dërguar në drejtim të Lipjanit. Nuk dihet kush ishte vozitësi i kamionit, e as nga ishte tagra e kamionit. Por halla Zepë përmend afro 12 emra sërbësh vendas dhe romët: Remzi Ramë Hysenin, Salih Tal Xheladinin/Salkin/ e Sabit Hysen Krasniqin. Të cilët bënë ngarkimin dhe transportimin nga traktorët në komion.
Lista e personave civilë të plagosur nga forcat ushtarake dhe policore, datë 16.04.1999 në vendin e quajtur Lugu i Demës në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
1 Ramadan Vehbi Dubova 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
2 Bajram Sadiku 16.04.1999 Lugu i Demës Prishtinë
3 Sami Ruzhdi Gashi 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
4 Ragip Ruzhdi Salihu 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
5 Sami Emrush Jahiri 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
6 Misin Aziz Berisha 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
7 Lulzim Jetish Avdyli 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
8 Banush Ferat Gerbashi 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
9 Fahri Demir Gashi 16.04.1999 Lugu i Demës Sllovi
Lista e personave civilë të plagosur nga forcat ushtarake dhe policore serbe, datë 15.04.1999 në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit.
1 Safete Musli Gashi 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
2 Florije Bajrush Gashi 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
3 Salih Rexhep Gashi 15.04.1999 Sllovijë Sllovi
     Nata e Bartolomeut
     Të vrarit të cilët familjarët nuk arritën ti varrosin natën e Bartolomeut, që ishte fatale për jetën e të rënëve dhe trishtuese për familjarët dhe të tjerët që asaj nate të fohtë e me shi qëndronin në mëshirën e këtij moti të vështirë e rrezikut nga lubia serbe. Të nesërmen 17 kufomat i varrosën familjarët që i shpëtuan vdekjes, varrimi u bë më 17 prill 1999, aty ku edhe u ekzekutuan. Familjet, gratë e fëmijët e tyre, nga dhembja e papërshkruar, moti i vështirë, pozita e rëndë dhe rrezikimi pas ekzekutimit përjetuan tmerr e trishtim. Popullata e mbetur pas dy-tre ditësh u larguan nga vendi i vrasjes, ndërsa Sllovia gjatë gjithë kohës së bombardimeve u bë qerdhe e forcave policore, ushtarake e paramilitare sërbe, nga të cilët pësuan shumë shqiptarë që gjatë kësaj kohe tentuan për çfardo nevoje të hyjnë në fshat. Serbët për ta zhdukur gjurmën e krimit, me arsyetim se nuk lejohen varrezat masive, siç dëshmohet slloviasit, Radomir Arsiq, Rada ose “Xhemsi” ka pyetur se a janë varrosur veç e veç apo në një varrezë të përbashkët në Lugun e Demës. Kur ka kuptuar se ata janë varrosur në varrezë të përbashkët, ai ka deklaruar, kjo nuk lejohet ashtu, duhet të nxirren e të varrosën në varre të veçanta veç e veç. Kështu më 24 maj 1999, ushtarët dhe policët serbë me një kamion, një grupues e dy traktorë, organizuan punëtorët e komunales dhe tre romët vendor të përcjellur nga ushtarët e policitë serb, nxorën kufomat dhe i sollën në fshat, siç thotë dëshmitari Ibrahim Vitia nga Sllovia, që kishte shtëpinë afër Dragisha Peicës “Gisha”, kriminel që pas luftës ishte i burgosur, por “iku” nga burgu i Mitrovicës e tash bashkë me të vëllain Milivoje jetojnë dhe punojnë në Çaçak. Ibrahimi gjatë luftës mbeti në shtëpi dhe kujdesej për gruan e plagosur ditë më pare në Verbicë të Zhegovcit. Kufomat e të ekzekutuarve nga Lugu i Demës i kanë bartur me dy traktorë Stanoje Milkiq/Qaushi/ me vëllain Sinisha Milkiq, të dy të armatosur me automatik, në rimorkiot e traktorëve ishin vendosur 17 kufomat të cilat ishin të mbuluar me najlon të zi, ato asaj nate i kanë mbajtur afër shtëpisë së “Gishes” në familjen e të cilit vazhdimisht qëndronin shumë policë e paramilitarë serbë, aty kanë qëndruar tërë natën dhe të nesërmen kah ora 8.00, thotë Ibrahimi, kanë kaluar këndej kah shtëpia ime, kurse kamioni ka shkuar andej kah shkolla fillore. Ndërsa siç thotë Halla Zepë, e cila thuaja gjithë kohën, përkundër 5 të vrarëve të saj, vazhdimisht ka qëndruar në shtëpi në fshat, i kanë sjellur te kisha e fshatit ku afro 12 serbë e tre romët vendor i kanë ngarkuar në një kamion, pastaj i kanë dërguar për rrugës në drejtim të Lypjani
     Lugu i Demës
     Shkuan vite pas luftës nuk dihej ku janë zhdukur 17 kufomat e të ekzekutuarve në Lugun e Demës 15 nga 17 kufomat e zhdukura janë gjetur në prill 2006, ndërsa më 7 nëntor 2007 u gjetën edhe mbetjet nga trupi i Avni Misin Sopës, në varrezat masive të Batajnicë të Beogradit dhe u rivarros në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Sllovi. Duhet përmendur edhe vrasjet e Shaban Berishës/61/, Mehaz Berishës/22/, djali i Shabanit dhe Ibrahim Beqirit/25/, djali i motrës së Shabanit, të cilët pasi gjetën një minë, më 13 qershor 1999, atë e sollën në Smallushë, ku ende ishte familja e Shabanit, nga mosnjohja e minës, ata e prekën me kaqavidë dhe nga eksplodimi i saj, vdiqën Shabani, djali i tij Mehazi dhe nipi Ibrahimi. Rivarrimi, apo varrimi i tretë, që është veçanti e kësaj lufte dhe e neve shqiptarëve, që njëherë vdesim si të gjithë, por varrosemi dy e tri here, kjo është veçanti dalluese e shqiptarëve dhe përpjekjes sonë për liri e pavarësi. Andaj, rivarrimi i tretë i të vrarëve shqiptar nga masakra e dhunës serbe, është kryer në tetor të 1999, pas ekzaminimit të 24 kufomave për të cilat nga ekspertët e Hagës, familjeve të të rënëve u janë lëshuar aktdëshmi vdekjeje, këto 24 kufoma të cilat janë varrosur në kodrën e fshatit në varrezat e përbashkëta të të rënëve, bashkë me 4 kufomat e të rënëve nga pasojat e luftës. Në këto varreza të fshatit Sllovi janë varrosur gjithsej 28 të rënit. Kurse 17 kufoma të tjera të cilat serbët i patën zhdukur nga Lugu i Demës, të cilat janë gjetur në Batajnicë më 2007, deri atëherë këta të zhdukur i kanë pritur varret e tyre të hapura në Varrezat e përbashkëta të dëshmorëve dhe familjet e tyre në Sllovi të Lypjanit, të cilave gjetja e gjurmëve të të dashurve ka lehtësuar dhembjen. Prova dhe dëshmi për këtë ngjarje të dhunës serbe janë gjithë popullata shqiptare vendore dhe disa mija të tjerë që asaj kohe ishin të strehuar në këtë vendbanim. Dëshmi autentike me shkrim janë edhe 105 deklarata të dëshmitarëve okular, të cilët kanë deklaruar, që në korrik e gusht të 1999, para policisë së UNMIK-ut dhe ato deklarata origjinale gjenden në polici të UNMIK-ut në Prishtinë, kopjet e tyre gjenden edhe në KMDLNJ në Prishtinë, aty janë përmbledhur tekstet analitike, deklaratat e qytetarëve, regjistrat e të vrarëve, të plagosurve dhe të personave e kufomave të zhdukura, fotografi e dokumente tjera faktografike nga kjo kohë dhe ngjarje, që ngelin në kujtesën tonë historike dhe dëshmojnë të kaluarën, pësimet dhe vuajtjet nga okupuesi barbar serbë, gjatë kohërave të lavdishme të historisë sonë kombëtare.

Filed Under: Histori Tagged With: 18 vjet, Ismail Gashi, Lypjan, Masakra ne sllovi

NATO PER KOSOVEN DHE SHQIPTARET

March 24, 2017 by dgreca

Nga Ismail GASHI/
Më 24 mars 1999 / e mërkurë /,- Datë kjo, që ndryshon kahen e ngjarjeve, ndoshta ndryshon edhe fatin historik të kësaj hapësire shqiptare e cila duhet të shpëtojë nga fanitja. Datë që ndryshon shekujt, ndryshon jetën, largon robërinë, dhunën dhe barbarinë serbe nga trojet dhe kurrizi i shqiptarëve të ndjekur në këtë tokë të djegur. Kjo do të jetë dita e fillimit të pavarësisë së Kosovës, shtet i pavarur e demokratik. Kjo ditë do të korigjojë lëshimet e padrejtrësitë e kaluara ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Do të korigjojë Shen Stefanin e Berlinin si dhe Londrën e 1912 dhe Parisin e Vërsajin. Kjo datë do te ndal fatkeqesinë shqipëtare të Lindjes ortodokse sllave dhe ate të Lindjes osmane islame. Sot, nese Miloshi nuk pranon kushtet e Holbrulut, Sollana, Sekretari i NATO-s, do të urdherojë sulmet kundër Sëbisë.Ky do të jetë intervenimi i veçantë i NATO-s për shpetimin e fatkeqësisë njerëzore,  Sot tërë dita ishte në ankth e frikë nga eksponomi i dhunës serbe mbi shqiptarët. Askush nuk qarkullonte pa ndonjë arsye të madhe. Rrugët ishin thuaja të palëvizshme. Popullata shqiptare largohej nga Lypjani dhe kërkonte strehim të ngutshëm diku në fshatrat e afërta si Banullë, Gllogoc apo edhe në lagjet periferike të qytetit që ishte me shumicë shqiptare. Sot, siç u informuam dhe njoftuam QIK-un, aty kah ora 15-të në rrugën Prishtinë-Lypjan u vra Ismet Asllani, komandant i Logjistikës në Zonën e Llapit, përkrahës i UÇK-së e bisnismen nga Hallaqi i Vogël. Ismeti, mu pse ishte veprimtarë i UÇK-së me inskenim u vra nga forcat serbe.
            Derisa gjatë ditës, kishte shqetësime të popullatës kudo në Kosovë, ishin të theksuara edhe sulmet e forcave serbe në shumë mjedise të Kosovës. Dalloheshin Zona e Shalës, Vushtrrisë, Zona e Dukagjinit dhe brezi kufitar. Ndërsa kufiri Kosovë-Maqedoni ende qëndron i mbyllur nga pushtuesi serbë. Gjatë ditës isha në Zyrë me z. Xhervat Ollurin, Fehmi Ibrahimin dhe Aziz Hysenin, pritej mbrëmja dhe fillimi i bombardimeve nga forcat e NATO-së. Shqetësime kishte si ndër shqiptarët e frikësuar nga dhuna serbe që i kërcënonte, ashtu frikësohej edhe popullata serbe nga sulmet e NATO-së dhe improvizonte rrezikim të popullatës civile, duke akuzuar kështu veprimin e NATO-së, për veprim mbi popullatën civile serbe. Shqiptarët realisht ishin të rrezikuar nga dhuna policore e ushtarake serbe e përqendruar para 3-4 ditësh nëpër shumë mjedise e pika të vendbanimeve shqiptare. Kurse veprimet e UÇK-së ishin shpresa e vetme e mbrojtjes së shqiptarëve në tokë, meqë sulmet e NATO-së parashihen vetëm nga ajri. Pika vendosjeje të forcave serbe ishin edhe në mjedise të Lypjanit. Në mbrëmje u ktheva në banesë i vetmuar në një qytet thuaja tërësisht i boshatisur nga shqiptarët. U muarrëm vesh me Abdyrrahman Konjufcën të jemi bash gjatë natës dhe ashtu vepruam, ishim në banesën e Manit. Miloshi kishte afatin e fundit deri në orën 20-të, të deklarojë për nënshkrimin ose jo nënshkrimin e marrëveshjes, ai para orës 20-të në ekran u deklarua kundër nënshkrimit të marrëveshjes, u kuptua se do të fillojnë sulmet e NATO-së. 10 minuta para orës 20-të u ndal rryma, filluan sulmet e NATO-së, shkrepi flaka, themeli i pavarësisë së Kosovës ne Aeroportin e Kosovës në Sllatinë të Lypjanit, qyteti u boshatisë për pak minuta, serbët ishin vendosur në disa kafene, policia ishte larguar nga stacioni policor dhe ishte vendosur në disa shtëpi private në lagje shqiptare, për ti ikur sulmit, e njëherit, nëse vazhdon bombardimin NATO, të rrezikon vet shqiptarët. Ishin strehuar madje edhe vet ushtarët dhe policët serb që gjatë mbrëmjes ushtria serbe pat vendosur artileri dhe antiajror edhe nëpër hyrje të pallateve të banimit. Që nga ora 20-të ndihej erë kërcënimi për shqiptarët nga dhuna serbe, dhunë e cila eksponohej me gjuajtje dhe kallje të lokaleve shqiptare me thirrje për vrasje dhe strukje nga frika e sulmeve të NATO-së. Ky fillim ishte, jo vetëm kërcnim për vdekje, por edhe shpresë për shpëtim. U dëgjuan detonime të shumta, shihej flake në Sllatinë, Ajvali e shumë mjedise tjera të Kosovës dhe Serbisë, kështu lajmëronin radiostacionet që mund të dëgjoheshin. U dhanë informatë se asaj nate janë sulmuar 40 objekte e sisteme të ushtrisë serbe. Dita gëdhiu me shqetësime e zbrazje të hapësirës e largime masive të popullatës shqiptare. Natën e kaluam të zgjuar, të ngazëllyer e ndjenjë lirie-çlirimi, dhe të frikësuar, paralelisht. Pata kontakte telefoni me disa veprimtarë nga terreni dhe familjen time. Tentova të dëgjohem edhe me QIK-në por nuk pata sukses. Gjatë natës te Mani erdhën edhe pjesa e mbetur e familjes së Nazmi Matoshit, Nëna, gruaja dhe një djalë i tij, si dhe Sanija, bashkëshortja e Ibishit të ndjer, me nusen e djalit me fëmijtë e saj. Kaluam disa orë bashkë të Mani, Pastaj ato familje shkuan në banesën e Matoshve, ne dy ngelëm në banesë të Manit tërë natën, deri në orën 7-të të mëngjesit, kur unë shkova në banesën time e Mani ngeli në të vetën, me qëllim që pastaj të shkon në Prishtinë.

Filed Under: Komente Tagged With: Ismail Gashi, NATO PER KOSOVEN DHE SHQIPTARET

KUR BOTA FILLOJE TE MENDOJE SHQIP

March 21, 2017 by dgreca

Parafjala e Ditarit/

“Gjithë atyre që dhanë mundin, gjakun dhe jetën e tyre për liri e pavarësi të Kosovës”. I.Gashi/

1 Ismail Gashi-Sllovi

Nga Ismail GASHI/Pas Demonstratave të 1981, shtypjes me dhunë të kërkesave shqiptare nga pushteti serbë. Pranvera e Madhe Shqiptare 1981, sikur pushoi së vepruari. Megjithatë, ringjallja, zgjerimi e këmbëngulësia shqiptare në kërkesa, masovizimi e përfshirja e gjithë hapësirës shqiptare moiri rrugën e pavarësimit, më 1988, kur politika serbe në hakmarrje të ngjrjeve te 1968, planifikonte pezullimin e autonomisë së Kosovës, përmes akteve ligjore e “shprehjes së lire” të popullit, filluan Kuvendimet Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutën e 1974. Këto kuvendime mundësuan e formësuan kontakte me masat popullore, hapen rrugë që edhe në këto rrethana të niset fjala dhe mendimi i lirë demokratik i masës së shtypur shqiptare. Në këto tubime nëpër gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë, për herë të parë u  ringjall si feniksi shpërthimi e forcës akumuluese e cila shqetësoi politikën serbe. Shqiptarët pas shumë përpjekjeve  për liri në tetor-nëntor 1988 me Grevat e Minatorëve si dhe demonstratat e janar-shkurt dhe të nëntorit 1989  dhe janar-shkurt 1990 u shprehen dhe dolën hapur kundër ndryshime që rrezikonin autonominë e Kosovës.

            Në shkurt të 1989 filluan grevat e minatorëve më këmbëngulëset në kërkesa e më rrezistentët në kohë, të cilat më vonë u përkrahën edhe nga studentët dhe masat e gjëra të shqiptare. Grevat morën jehonë të madhe ndërkombëtare dhe lëkundën këmbët e sëmura të shtetit serbë. Në vjeshtë të 1989 shqiptarët e Kosovës organizuan protesta gjithëpopullore. Turmat e mëdha të popullit kalonin këmbë edhe qindra kilometra, Protestuesit vazhduan me ditë e net të tëra të qëndrojnë nëpër sheshet e qendrave të qyteteve, me pikësynim të përqendruar në Prishtinë. Më 23 mars 1989 Kuvendi i Kosovës me skenar e veprim mashtrues e të  dhunshëm, dha pëlqim për ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës. Ndryshime të cilat më 28 mars 1989 Serbia i aprovoi në Kushtetutën serbe dhe definitivisht arriti të heq atë pjesë të autonomisë së Kosovës të cilën deri atëherë garantonte Kushtetuta e 1974. Në vazhdim shqiptarëve nuk ju mbeti opsion tjetër artikulimi, përveç organizimit politik dhe sakrificës së hapur e të zyrtarizuar me kërkesat e qarta politike, shtetërore e  kombëtare. Më 14 nëntor 1989 u themelua KMDLNJ, subjekti parë shqiptarë në Kosovë që mbrohen të drejtat njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të rrezikuar. Në dhjetor të 1989 Veton Surroi në bashkëveprim me Branko Horvatin formuan UJDI, parti politike e nivelit jugosllav. Kurse më 23 dhjetor 1989, intelektualët e atdhetarët shqiptarë, formua LDK-në, parti politike shqiptare, kur zu fill ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare në Kosovë. Në vazhdim u formuan disa parti politike, subjekte tjera humanitare e shoqëri civile. Vitin  1990/91 nga itelegjenca  dhe rinia atdhetare shqiptare veproi Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve, Lëvizje që kreu pajtimin e disa qindra e mija familjeve shqiptare, të cilat deri atëherë ishin në hasmëri për shkaqe të  ngarkesave e gjaqeve  që kishin pasur gjatë kohës dhe okupuesve nga e kaluara e tyre historike. Kjo Lëvizje e Pajtimit të Gjaqeve barti në vete fenomenin e unitetit kombëtar, sa brenda një viti, sa zgjati Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, siç e quanim këtë Lëvizje asaj kohe, u mbajtën qindra takime e tubime masive në përgëzim dhe manifestim të pajtimeve të gjaqeve. Praktikisht kryhej një proces integrues shpirtëror  kombëtar. Serbia përkundër masave të dhunshme, nuk arriti të ndal pajtimin kombëtar të kësaj Lëvizje masive kombëtare të shqiptarëve. Pas formimit të subjekteve partiake e shoqërive civile, organizimi politik i shqiptarëve në Kosovë mori formë dhe përmbajtje institucionale, veprim të cilin Serbia e shikonte me shqetësim. Andaj, kundër këtyre veprimeve politike shqiptare administrata e shtetit serb filloi të ndërmerr masa represive të cilat pushteti serb do ti zyrtarizon në shkallë shtetërore e kushtetuese.
Kështu, më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës, pas shumë përpjekjeve rezistuese ndaj dhunës serbe, aprovuan Deklaratën Kushtetues, dhe më 7 shtator 1990, pjesa shqiptare e këtij Kuvendi, në Kaçanik  aprovon Kushtetuta e Kosovës, Aktin themelor shtetëror, nga i cili në tetor 1991, mundësoi organizimin dhe mbajtjen e Referendumit për Pavarësi të Kosovës, në mbështetje të të cilit Kosova organizoi dy herë zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale, të parat më 26 maj 1992. Parlamenti dalur nga këto zgjedhje, sikur edhe nga zgjedhjet e dyta të 22 marsit 1998, asnjëherë nuk u mbajt. Zgjedhjet e dyta të mbajtura në rrethana jo normale, kur më shumë se gjysma e Kosovës ishte në flakën e luftës. 
            Pas një vazhdimësie disa vjeçare të rezistencës e veprimit politik pasiv të udhëhequr nga  partitë politike. Më 1 Tetor1997, Demonstratat e Studentëve lëkundën çështjen, prishën rehatinë e përgjumjes dhe kthjelluan amullinë nga ai pozicion inert. Paraqitja me veprime ushtarake të UÇK-së, bashkëveprimi i saj me Unionin e Studentëve, ngritën edhe më lartë ndërkombëtarizimin i çështja së Kosovës, me përcaktim bindës e të qëndrueshëm trokitën në qendrat ndërkombëtare politike e ushtarake të vendosjes. Këto ishin ditët kur bota fliste e vepronte shqip për Kosovën, kur ishin shqetësuar jo vetëm okupuesin barbar serbë, por shqetësoi edhe forcat e veprimit politik shqiptar, të cilat i frikësoheshin shkallëzimit të mundshëm nga radikalizmi i formës së veprimit të hapur me demonstrata e veprime ushtarake. Madje, një ditë para daljes në demonstratat e studentëve, doli zëri i politikës paqësore, se për të gjitha këto veprime të organizuara nga Unioni i Studentëve, përgjegjësinë e bartin vet organizatorët e demonstratave, duke u çfajësuar kështu para okupatorit se kjo politikë në vazhdimësi i qëndron besnike parimeve të veta të deri tashme.
            Fundi i vitit 1997 dhe fillimi i atij 1998, Kosovën e gjeti nën tensionin më të ashpër të dhunës ushtarake e policore serbe. Sulmet e forcave serbe dhe rezistenca e armatosur e UÇK-së në Kullën e Parë të Jasharajve në Prekaz, nga zënë fill e merr kahe  historia më e lavdishme kombëtare e cila do ti ndërron rrugë fatit të shqiptarëve në Kosovë. Praktikisht fillon lufta mes forcave të dhunës serbe dhe forcave të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Paraqitja publike e UÇK-së më 28 Nëntor1997, luftimet heroike dhe sakrifica historike në Prekaz e Komandantit të shndërruar në legjendë, Adem Jashari më 5, 6 e 7 mars 1998, luftimet në Likoshan, Qirez e Laushë, ngarkuan me urrejtje të tërbuar lubinë serbe, që ndaj shqiptarëve, popullatës civile, vendbanimeve, përgjithsisht qenies shqiptare t’ia mësyjnë me gjitha forcat. Kështu pasuan ndjekjet gjenocitale duke vrarë, kallur e ndjekur masovikisht popullin nga vendbanimet e trojet e tyre etnike. Nga zonat e luftës u larguan qindra mija gra, fëmijë e pleq, në hapësirat e luftës ngelën vetëm ata që ishin të aftë për luftë me armikun serb. Treva komunale e Lypjanit nëpër vendbanimet e veta pati mbi 20.000 të strehuar për të cilët u përkujdes për strehimin e tyre, ushqimin dhe përkujdesën shëndetësor. Kjo gjendje vazhdoi kështu edhe gjatë ofanzivës së parë korrik–tetor 1998 dhe shkallëzohet tejmase në Ofanzivat e filluara më 24 mars e të përfunduara më 12 qershor 1999, gjatë 87 ditëve të bombardimeve të NATO-së, sulmeve tokësore nga ushtria, policia dhe grupet terroriste serbe në popullatën civile shqiptare dhe në anën tjetër  luftimeve mbrojtëse të UÇK-së.
            Ofanziva e parë serbe në popullatën shqiptare, sikur mori një miratim të heshtur nga qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes, e ndihmuar edhe nga disa zëra të mekur të politikës paqësore të shqiptarëve në Kosovë, të cilët veprimin ushtarak të UÇK-së e shikonin për rrezikim të humbjes së prestigjit të tyre, edhe pse atë e thonin me versionin e zbutur paqësor, se nuk janë për luftë të armatosur, por për rezistencë paqësore dhe pa përdorimin e dhunës. Andaj, në programin e tyre e përjashtonin versionin e veprimit ushtarak. Këtë kundërshtim, këto forca politike shqiptare në Kosovë, e ngritën deri në atë shkallë, sa veprimet ushtarake shqiptare në Kosovë ti quajnë krijesa të huaja, të shtyra nga nëntoka serbe dhe të paguara nga spiunazhi ndërkombëtar. Mu për atë, çdo sulm që bënte UÇK-ja, këto forca politike e dënonin politikisht, ashtu siç e dënonte edhe vet pushteti okupues serbe. Madje, për disa raste “paqësorët shqiptar”, kërkuan edhe intervenim ndërkombëtar të Interpolit. Këto kundërveprime e përçarje ndërshqiptare në Kosovë, populli shqiptar i Kosovës i pagoi shtrenjtë, si në ofanzivën e parë, kur serbët për pësimet përjetuar nga UÇK-ja, edhe në ofanzivën e dytë, sulmuan popullatën civile e vendbanimet shqiptare të cilat nga këto pësuan shumë vrasje, plagosje kallje masive të vendbanimeve, vlerave materiale e shpirtërore të shqiptarëve dhe ndjekjen masive të popullatës civile nga ato zona të luftës. Të gjitha këto kryheshin në emër të një mbrojtjeje të shtetit serb dhe integritetit dhe tërësisë tokësore të Serbisë. Këto veprime ushtarake e policore të dhunës serbe kryheshin në heshtje jo të natyrshme të diplomacisë ndërkombëtare dhe politikës paqësore shqiptare në Kosovë. Ofanziva e parë zgjati deri më 15 tetor 1998, kur Serbia nga vetëkënaqësia e shpalli të likuiduar UÇK-në,  e cila realisht kontrollonte afro 40% të hapësirës së Kosovës, hapësirë që deri në korrik të 1998 mbikëqyrej nga forcat e UÇK-së, kontrollonte akset rrugore  Prishtinë-Pejë dhe Shtime-Prizren e shumë zona,  qytete e vendbanime të Drenicës Qendrore, Drenicës së Epërme, Trevës komunale të Malishevës, Rahovecit, Deçanit, Suharekës, Skenderajt, Gllogocit, hapësira të mëdha të Istogut, Klinës si edhe pjesë nga trevat komunale të Lypjanit dhe të Shtimes. Veprimi ushtarak i UCK-s, kushtëzoi faktorin ndërkombëtar për organizimin e Konferencës ndërkomëtare në Rambuje e Paris, nga e cila doli urrërrtia politike faktorin shqiptar dhe shkaktoi sulmet e NATO-s, nga 24 mars deri më 10 qershor 1999. Kur Kosova u liruar nga okupimi barbar shekollor serb.
 Në këtë ditar të thjeshtë, të mbajtur autentik me ngjarjet dhe kohën, shënojmë ngjarjet më esenciale të këtyre vlimeve, që nga fillimi i vitit 1998, të cilat janë mbajtur dhe me të cilat është informuar opinioni lokal i trevës së Lypjanit e më gjerë dhe me të cilat është sensibilizuar popullata shqiptare e kësaj hapësire. Këto janë ngjarje që kanë ndodhur, të cilat janë evidentuar ashtu siç kanë ndodhur, nga se në kohën kur mbaja detyrën e personit të autorizuar për informim, gjatë kohës së Ofanzivës së parë dhe ofanzivës të dytë, të cilat janë historia më e re e shqiptarëve të ndjekur dhe tokës së djegur të Kosovës martire të kësaj hapësire komunale.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ismail Gashi, KUR BOTA FILLOJE, TE MENDOJE SHQIP

JETA DHE VEPRIMTARIA ATDHETARE E ISA DEMAJT

August 21, 2016 by dgreca

*Në  70 vjetorin e lindje e 31 vjetorin e vdekjes/

*Porosia e Isës, dashuria e Isës, idealet e Isës do të bëhen realitet. /A. Demaçi/

Shkruan Ismail Gashi-Sllovia/

Isa Demaj u lind më 12 janar 1946 në Shkrel të Rugovës, nga e ëma Zoja dhe i ati Musë Tahir Demaj,  i Bajrimerajve të fisit Kelmend. Familja kishte  traditë të lavdishme atdhetarie, që nga Avdi e Isuf Smajli, Hajdar Feku, Adem Isufi e Rexhë Avdisë, të cilëve ju këndohej brez pas brezi nga lahutarët deri te Ramë Abazi. Isa, djali i dytë, nga dhjetë fëmijët e Tahirit e Zojës, u rrit në mjedis të shëndoshë të Kosovës, në Rugovën e lavdishme e të pasur me male e gryka, lugina e kroje të freskëta e me livadhe e kullota të begatshme. Isa rritet dhe fëmijërinë e djalërinë e shëndoshë e kaloi në këtë pjesë të bukur të Kosovës, në rrjedhën e melosit artistik të Eposit të Kreshnikëve, zonë  e dalluar për karakterin heroik-legjendar dhe fuqinë e formësimit shpirtëror. Epika historiko-legjendare shqipe, me gjitha veçoritë e saj dalluese, edhe sot këndohet e dëgjohet në trevën e Rugovës. Isa u lind e u rrit në vendin ku lindin trimat, e nga njihet urtësia shqiptare, ku lindi e jetoi, por ku edhe sot dëgjohetlahuta e lahutarët. Isa u lind aty ku, në vazhdimësi është dëshmuar trimëria e guximi i burrave me përcaktim të thellë kombëtar, me zhvillim fizik të fuqishëm e pamje të bukur fizike. Pamja fizike është simetrike me ndërtimin e personalitetit të Isa Demajt, ato përputheshin me tiparet e karakterit. Këto karakteristika dalluese, mundësonin leximin e kuptimit të përmbajtjes shpirtërore atdhetare. Kushtet materiale e shpirtërore të natyrës, nga dolën njerëz të mendjes së hollë e mendim të thellë të urtësisë shqiptare, në Shkrelin e Rugovës, ku Isa rritej me dashuri e krenari djaloshare. Në vendin e traditës, jo vetëm nga begatia natyrore, por e pasur edhe nga tradita e lavdishme e frymës kombëtare. Formësimi atdhetar i tij, nisi nga edukimi i rrethit familjar, nga prindërit e lavdia e paraardhësve të kësaj familjeje të madhe shqiptare, që bartnin ndër gjenerata një thesar të pasur të vlerave tradicionale kombëtare. Themelet e ndërtimit të moralit të shëndosh tradicional shqiptar, të cilin Isa në vazhdim do ta ndërtojë e begatojë personalitetin e tij atdhetar në rrugëtim gjatë shkollimit e veprimtarisë jetësor. Mësimet e para, shkollën e ulët fillore, e kreu në vendlindje. Kurse ciklin e lartë të fillores i vazhdoi në Haxhaj, duke udhëtuar bjeshkëve e rrugëve të vështira nga disa kilometra në ditë. Kjo ishte shkalla e parë e përgatitjes për vazhdimin e mësimeve në Gjimnazin e Pejës, në drejtimin pedagogjik. Aty, në shkollimin e mesëm, Isa Demaj zgjeroi njohuritë e rrethin e shokëve. Këtu ishte bashkënxënës me Zymer Nezirin dhe kishte kontakte frymëzimi me Nezir Gashin, e atdhetarë të tjerë nga Peja e rrethinat. Më e rëndësishmja për formimin dhe forcimin e tij intelektual, në këtë hapësirë njohëse, ishte kontakti me literature e traditës së lavdishme e historike shqiptare. Këto mote, për herë të parë, Isa Demaj kontaktoi me Fishtën, lexoi e mësoi “Lahutën e Malësisë”, vargjet e të cilës i kishte dëgjuar nga këngëtarët e lahutarët rugovasë. Isa gjatë shkollimit të mesëm krijoi nivele, hapësira e mundësi të shtrirjes dhe thellimit bashkëveprues me miqtë bashkëmendimtarë nga mjediset e ndryshme të Dukagjinit e më gjerë. Për veprimet  politike, për liri kombëtare, e në veçanti për ndërprerjen e padrejtësisë historike ndaj Kosovës e viseve tjera etnike shqiptare, të cilat në ato kohëra të serta e të padrejta, që nga 1913 e deri në ditët tona, padrejtësisht ishin aneksuar nga komunizmi sllav.

Djali e burri i dalluar nga Rugova, Isa Demaj. Që nga vitet e shkollimit të mesëm, u angazhua në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Ai kudo që ishte me guxim e pa asnjë hamendje, shprehte mendimet e qëndrimet e veta për çështjen kombëtare, duke folur e diskutuar, madje edhe kryer aksione konkrete, si shkrimi i parullave kundër okupuesit serb në kërkim të lirisë e bashkimit kombëtar. Kështu, më 1963, në një mbrëmje, bashkë me Isa Bicaj, në dy anët e hyrjes së gjimnazit në Pejë, shkruan parullat “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Enver Hoxha!”. Dhe si rrjedhojë e kësaj, të nesërmen gjithë personeli arsimor dhe nxënësit e gjimnazit të Pejës, u vunë në mbikëqyrje nga organet e shërbimit shtetëror, për të kapur shkruesit e këtyre parullave. Megjithatë, ata, asnjëherë nuk u zbualan, sepse nxënësit dhe autorët e parullave ruajtën sekretin. Ai, djalë trim, kuptoi që në rini se, Kosova e shqiptarët në ish-Jugosllavi, janë popull e troje dy herë të robëruara. Në të parë, nga sllavët gllabërues, për çka kërkohej angazhim e sakrificë e madhe për dalje nga ky robërim. Dhe robërimi i dytë, ishte ideologjia e sistemit komunist, të  cilin shqiptarët pas lirimit të parë nga okupuesi sllav, që ishte domosdo urgjente, lehtë mund ta ndërronin me një ideologji apo do të zgjidhnin një sistem më të përshtatshëm qeveritar për të cilin shqiptarët në mënyrë demokratike, do të deklaroheshin me votën e tyre të lirë e demokratike për sistemin e dëshiruar shoqëror, por dhe shprehjen e mendimit të lirë për shtetin me të cilin ata duan të jetojnë. Ideologjia komuniste sllave, me ashpërsi e dhunë mesjetare, shqiptarëve ju injoronte e nëpërkëmbte, jo vetëm atdheun, por edhe identitetin kombëtar me gjitha vlerat shpirtërore e materiale të së kaluarës së lavdishme pozitive. Ju mohonte besimet fetare, e mbi të gjitha ju mohonte qenien fizike në këto hapësira, dhe veçoritë dalluese të identitetit kombëtar, gjuhën, vlerat shpirtërore artistike dhe simbolet kombëtare. Sunduesi serb nga shqiptarët  mundohej të krijojë qenie “proletare” të  zhveshur nga kompleksi i kënaqësive  materiale, dhe begative pozitive të vlerave shpirtërore, nga tradita e lavdishme pozitive kombëtare e historike. Kështu, Isa në parimin e drejtë u përgatit  me njohjen e veprimeve të ilegales shqiptare, që nga para lufta, gjatë luftës dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Andaj, më 1964, kur ai kishte 18 vjet, pas një takimi të rastit në tren me Azem Beqiri, me të cilin pa një vështirësi, u njoh e u morën vesh shpejt. Që këtu e tehu, praktikisht Isa u bë veprimtari më i ri “Levizjës Revulucionare për Bashkimin Kombëtar” në themelimin e së cilës mori pjesë dhe ishte anëtari me i ri në ilegalen e Bacë Adem Demaçit. Burgosja e tij dhe grupit të 1964, Isën e brengosi shumë, jo vetëm për dhembje. Por, për gatishmëri e sakrificë, pse edhe ai nuk u gjet prapa grilave, ashtu siç i kishte premtuar Azem Beqirit. Megjithatë, ai kontakt i mrekullueshëm me Azemin dhe lidhja e shpejt me Adem Demaçin, Isën e fusin në binarët e rregullt të veprimtarisë kombëtare, të cilën Isa gjatë shkollimit e veprimit e zgjeroi në formë e përmbajtje, dhe për asnjë çast, përkundër kërcënimit e rrezikimit, këtë veprimtari nuk e ndali. Gjatë studimeve në Shkollën e Lartë në Prizren, kontakton shpesh me Hasan Remën, dhe me shumë shokë patriotë nga gjithë mjediset shqiptare, Meriman Brahen e Simon Kuzhninin nga Prizreni, Haxhi Malokun nga Mitrovica, Haxhi Bajraktarin nga Theranda, Isa Morinën nga Dardana, Fadil Sylejmanin nga Tetova, Rafet Ramën nga Rahoveci e shumë studentë e atdhetarë të tjerë. Më 27 nëntor 1967 Isa me shokë student në Prizren, feston Ditën e Flamurit kombëtar, Po asaj nate, diktohet e arrestohet nga organet sigurimit shtetëror dhe dënohet me burg kundërvajtës. Përkundër torturës e dhunës fizike e psikike, Isa del nga burgu edhe më i fortë e më i guximshëm për veprime të mëtejshme. Padrejtësinë historike, kombëtare e njerëzore, rirobërimin e shqiptarëve të Kosovës e trojeve tjera etnike nga Komunizmi Jugosllav. Isa Demaj si edhe shumë të tjerë nga rinia studentore e popullit shqiptar, e kishte kuptuar ndryshe nga shtresa politike të popullatës brenda shqiptare. Më 6 tetor 1968, në Prizrenin historik, Isa Demaj bashkë me Grupin e Studentëve të Prizrenit, që në vazhdim do të merrte koordinimin dhe organizimin e demonstratave për Rrafshin e Dukagjinit, Meriman Braha, Zymer Neziri, Simon Kuzhnini e të tjerë, të motivuar nga Hasan Rema e të ndihmuar edhe nga Lemane Braha-Dobruna, Rafet Rama, Haxhi Maloku, Shpresa Elshani, Haxhi Bajraktari e të tjerë, të cilëve iu bashkuan shumë  qytetarë prizrenas, me flamur kombëtar, dolën në demonstrata. Kështu filloi ndezja falakadanit me kërkesa afirmative e politike. Grupi i Studentëve të Prizrenit. Për herë të parë, thyen “rehatinë” shumëvjeçare të sundimit komunist, me parulla për të drejtat shqiptare, liri, siguri e të drejtë në jetë të popullit shqiptar, që edhe ai, të gëzojë të gjithë të drejtat si edhe popujt të tjerë. Të flasë lirshëm në gjuhën e vet shqipe, të përdorë lirshëm simbolet e veta kombëtare, të shkollohet shqip nga fillorja e deri në mësimet universitare, dhe në administratë e shërbime shtetërore, të flasë e të shkruajë shqip, të përdorë në festa shtetërore e kombëtare  flamurin kombëtar. Kosova të marrë status shtetësie në shkallë Kushtetute. Që edhe në Kosovë të formohet universiteti. Mbi të gjitha, u kërkua e drejta për Republikë të Kosovës, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje, Këto kërkesa në vazhdimësi, do të thuhet e dëgjohen në gjitha demonstratat, që do të organizohen atë vit në Kosovë e troje tjera etnike, të okupuara edhe pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-Jugosllavia. Nga këtu Haxhi Bajraktari, në marrëveshje me organizatorët e demonstratave të Prizrenit, dy ditë më vonë në Suharekë, organizoi demonstratë dhe nga Kryeqyteti i shqiptarizmës, Prizreni. Dy javë më vonë, më 19 tetor 1968. Studentët atdhetarë dukagjinas, në koordinim të Isa Demajt e në përgjegjësi të Zymer Neziri e Xhemail Gashi, me studentët Ramadan Blakaj, Sadri Kelmendi, Miftar Tishuku, dhe nxënësit e Normales, Demë Mulliqi, Sylë Kuqi dhe ndihmën e Tafë Shalës, Ramadan Shala, Afrim Logjës e Pashk Laiqi, me flamur kombëtar, u nisen nga shkolla Normale drejt qendrës së qytetit, të cilët arritën të marrin pas vete mijëra të rinj e qytetarë pejanë. Në shkallë të lartë të disiplinës e organizimit shembullor, që hutoi pushtetarët, ata në qendër të qytetit në Pejë, shpalosen flamurin shqiptar dhe lexuan kërkesat për të drejtat shqiptare. Kjo valë përfshiu  edhe Gjakovën dhe u kurorëzua, më 27 nëntor 1968, me demonstratat masive të rinisë studentore, klasës intelektuale e shtresës punëtore në Prishtinë e qendra tjera, Podujevë, Mitrovicë, Gjilan e Ferizaj, Me pjesëmarrjen masive të gjitha shtresave, niveleve e mjedise shqiptare të Kosovës. Më vonë vala e kërkesave shqiptare përfshiu edhe trevat tjera etnike shqiptare, Tetovën më 22 e 23 dhjetor 1968 dhe Ulqinin me 11 qershor 1969. Praktikisht, në demonstratë u përfshinë, gjitha trojet etnike shqiptare të okupuara nga jugosllavët komunistë. Isa, në demonstratat e Prishtinës, i përgatitur nga leksionet dhe i frymëzuar nga i madhi profesor Ismail Dumoshi, në bashkëveprim me organizatorët e demonastratave, Selatin Novosella, Osman Dumoshi, Agrim Loxha, Adil Pireva e të tjerë, mori pjesë aktive dhe printe në ballë të tyre dhe  të kërkesave të zëshme shqiptare, Kushtetutë ja me hatër, ja me luftë. Universitet, flamur kombëtar, vetëvendosje deri në shkëputje dhe Kosova Republikë. Ashpërsia e dhunës së tepruar nga pushteti komunist, ndaj kërkesave të arsyeshme të demonstruesve, u shndërrua në konflikt. Policia shtetërore përdori forcën, gazin lotsjellës, rrahjet, arrestimet dhe plumbat. Në këto demonstrata, në Prishtinë u vra nxënësi i shkollës teknike Murat Mehmeti dhe u plagosën shumë të tjerë. Mes tyre u plagos edhe Isa Demaj, i cili me ndihmën e Qeram Telqiut, u strehua dhe u shërua në fshehtësi në Obiliq.

Në demonstratat e 1968-ës Isa ishte, jo vetëm pjesëmarrës praktik, por edhe  organizator aktiv dhe i vendosur guximshëm përballë pushtuesit shekullor sllav. Ndërsa barbaria e dhunës serbe, gjatë gjithë kohërave, edhe në epokën e historisë së ditëve tona, trojet shqiptare i shikonte me lakmi gllabërimi, ndërsa shqiptaret me urrejtje në shkallë aparteidi e gjenocidi. Por, kjo pjesë e tërësisë etnike, kurrë nuk qëndroi në pozitat e nënshtrimit të mjeruar, që të priste ato thirrje ndjellakeqe për nënshtrim. Në atë kohë kur mendonim e vepronim, si nga legjendat e fantazmave, dilnin mrekullitë e ringjalljes shpirtërore me frymë kombëtare. Forcat shpirtërore të moralit kombëtar nisnin rrugëtimin e daljes para dhunës së shkelësit që t’i sfidonin vdekjes. Andaj, populli me shpirtin e vet moral e krijues nuk thërret rastësisht ketë fanitje, deri te Adem Jashari, që përkujton lavdinë e veprimtarëve atdhetarë për shkoqitje nga okupuesi barbar, lavdia që përmban krenarinë historike, kombëtare e njerëzore. Në këtë përpjekje, Isa Demaj është hallka e rrugëtimit drejt lirisë. Pas demonstrative Isa Demaj u bë motiv që organet shtetërore, mu për këtë, politika zyrtare Letrën e Titos, në Kosovë e zbatoi ndryshe nga mjediset e njësive tjera federale. Këtu u vërsul mbi kuadrot dikur student dhe organizatorë të ngjarjeve të mëdha të 1968, të cilat, sikur më 1968, i kishin shpëtuar ndëshkimit. Andaj, edhe Isa, si edhe shumë atdhetarë të tjerë, disa herë e larguan nga puna, deri sa në vitin 1979 e arrestuan dhe u dënua me 4 vjet burg të rënd. Isa Demaj me 1972/73 pasi erdhi ne zëvendësim të Zymer Nezirit në Qendrën e Mesme Shkollore Teknike në Prishtine, ku puna e bashkëpunimi i tij veçohej, si te nxënësit, ashtu edhe mes kolegëve mësimdhënës. Politika zyrtare pas mori udhëzime nga Letra e Titos, si edhe në shumë mjedise shkollore dhe në Universitet, mësyu edhe në Qendrën e Mesme Shkollore Teknike, që të bëjë “pastrime politike”. Me procedurë më të lehtë diktati, dhe për të dhënë shembull paralajmërimi, meqë ishte nëpunës administrate. Pa asnjë procedurë paraprake, largoi nga puna veprimtarin e madh të çështje kombëtare Metush Krasniqin. Hap që shërbeu për të sulmuar fuqishëm, që me votën e kolegeve, ta largojë nga procesi mësimore edhe Isa Demajn. Pas disa tentimeve, politikanët Komiteti Komunal nuk arriti ti dalin në krye, që Isa Demaj ta largojnë nga ky kolektive. Andaj, zgjodhën rrugën e paligjëshme, që me vendim e qëndrim partiak të Komitetit Komunal ta largojnë nga ky mjedis shkollor. Nxënësit e paralelës “Makarenko”, ku Isa ishte kujdestar klase, paralele e cila nga kolektivi mësimdhënës dhe nxënësit tjerë quhej “Klasa Makarenko”, kur morën vesh se profesor Isai paligjshëm është larguar nga procesi mësimor, madje edhe pa pëlqimin e pa votën e kolegëve mësimdhënës e drejtorisë së shkollës. Organizuan kundërshtim demonstrativ, për të shprehur pakënaqësinë e tyre, sa Komiteti Komunal dhe politika shtetërore e Prishtinës, mbeti në pozitë të pazgjidhshme për ta qetësuar, ma me pak pasoja gjendjen e krijuar. Vet organet politike u detyruan, që për disa ditë ta mbyllin Qendrën Shkollore Teknike.

Pas shërbimit ushtarak, personaliteti kompleks e atedhetari i pakontestueshëm, me 15 janar 1975, erdhi profesor në gjimnazin e Lipjanit, Isa Demaj erdhi në mjedis të panjohur, por erdhi aty ku e kërkonte arsyeja dhe ku ishte i kërkuar të vijë. Erdhi në mjedis që e njihte fort pak, por ku do të pranohet fort mirë si nga kolektivi arsimor, nxënësit, rinia studentore e këtij mjedisi dhe  qytetarët. Kjo hapësirë shkollore, ky mjedis me popullatë shqiptare kishte nevoje dhe priste një shkëndijë a strall atdhetarie. Kolektivi i shkollës, ashtu edhe gjithë mjedisi lipjanas, kishte parapërgatitje për ardhjen e Tij.  E mirëpriti këndshëm, Këtu Isa u bë shpejt i njohur dhe i pranueshëm. Lirshëm mund të thuhet se, Isa këtu erdhi me një përvojë e planprogram të përgatitur për veprim atdhetarie. Me plot gojë mund të thuhet, se ai këtë program të begatshëm atdhetaria, si një regjisor shembullor e vuri në skenë dhe e realizoi me precizitet shembullor. Isa erdhi në kohën kur aty kërkohej vetëm një strall që të ndez flake. Isa në këtë mjedis te ri, erdhi me përgatitje të një veprimtari atdhetar me përvojë të veprimit praktik të begatshëm, Erdhi si një meteor që orienton e drejton një masë të përgatitur për veprim, Erdhi si një flakadan për lëvizjen ideore e kombëtare. Përkundër ndjekjeve, largimit nga hijet përcjellëse të pushtetit, ai këtu përmbushi një hapësirë të re. Isa në Lipjan u prit nga një masë, bërthamë veprimtarësh athdetarë e përgatitur me orientim të shëndosh kombëtar. Praktikisht në Lipjan ishte një orkestër e përgatitur që nga 1974 dhe e shtrirë në çdo mjedis të kësaj hapësire shqiptare,  që kërkonte dirigjent. Isa në Lypjan e rrethinë, duke filluar nga nxënësit, kolegët mësimdhënës, rinia intelektuale e studentore, si dhe pjesa e prindërve, gjeti hapësirë, të vejë në skenë planin e veprimit në gjitha këto nivele e mjedise. Isa në Lipjan e rrethinë, zgjeroi veprimin arsimor të një arsimtari misionar e atdhetar, U bë udhërrëfyes, drejtues shpirtëror i të rinjve, cytës i një lëvizjeje të vrullshme të masës kombëtarisht korrekte dhe e gatshme për sakrificë, e cila këtë profesor me energji e kreativitet arsimor e pranoi dhe e peshoi drejt. Për qindra, po edhe mija nxënës, rini studentore e qytetarë, Isa u bë shpejt i njohur, i afërt dhe zgjoi kureshtjen e masës, e cila ishte vënë në lëvizje e përkrahje te këtij profesori patriot. Për profesor Isa Denaj gjitha nivelet e moshat shqiptare u bënë mburojë që e ruanin atë nga ndjekja e organeve të sigurimit shtetëror. Isën e mbanin nëpër shtëpitë e tyre, e nuk e tregonin kur e përcillte rreziku që ta zinin. Shkurt e shqip, ky mjedis kosovar, me Isën mori vulën e vazhdimësisë së aspiratave të ligjshme kombëtare të 1968, e në vazhdimësi të punës arsimore me nxënës e rini studentore lipjanase bën përgatitjen dhe paraprijnë demonstratat e pranverës së madhe të 1981-it. Thjeshtë për krahun e Lipjanit, Isa ishte fati ynë, ishte arma punëtore që na hapi rrugën e veprimit konkret të lëvizjes atdhetare. Kur profesor Isa fliste para nxënësve, kolegëve të punës, njerëzve në ndeja odash që ishin të shpeshta, sytë i flakëronin, fytyra i kthjellej nga dëshira entuziaste të thotë sa më shumë. Ai kishte artileri argumentesh, kur shtronte të kaluarën historike shqiptare. Vitalitetin, traditën e lavdishme pozitive, lashtësinë kombëtare, begatinë gjuhësore, letrare e shpirtërore të popullit shqiptar. Në anën tjetër gjente grumbull dëshmish, për anët negative të sistemit jugosllav e dogmës sllave, e cila punonte vazhdimisht të na zhvishte nga ndjenja kombëtare, fetare e njerëzor. Mu për këtë, thoshte Isa. Ne shqiptarëve na ndjek më shumë, na urren e nuk na ka besën hiç, sepse e di që nuk jemi qenie e tij. Në aspektin e veprimit politik, krijoi bërdhamë të fortë për veprim atdhetar. Nxënësit i bëri të afërt, shokë mendimi e veprimi. Ata i futi në binarë të punës e mësimit dhe i drejtoi në jetë. Nga mësimdhënësit krijoi skuadër punë për edukim kombëtar. Bashkë me disa kolegë mësimdhënës, krijoi ekip të vullnetshme e te guximshme pune, jashtë kornizave ideologjike të programeve të shabllonizuara mësimore. Bashkë me mësimdhënës tjerë, Isa fliste kudo për vlerat krijuese të personaliteteve të anatemuara. Shërbehej me vlerat e rilindësve dhe ato nga tradita. Potenconte mendimet e Fishtës, Konicës, Koliqit dhe begatinë kombëtare të vlerave tjera krijuese. Vazhdimisht e me kënaqësi fliste për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, shpjegonte spastrimet e shqiptarëve nga trojet etnike, Nishi, Toplica e Kosanica, Fliste për Kongresin e Berlinit, gjysmimin e trojeve shqiptare, Vendimet e Konferencës së Bujanit dhe kërkesat e shqiptare për bashkim kombtar. Për Masakrën e Tivarit, Trogirit e rezistencën shqiptare, deri në gjendjen ushtarake të 1945. Isa me bashkëmendimtarë në trevën e Lipjanit vepronte vazhdimisht të bindte popullin, se është i robëruar dhe se duhet gjejë forma e mënyra të filloi rrugën për liri. Isa nuk bënte asnjë veprim, pa e futur atë në analizë të thellë vetë dhe me shokë, duke vështruar me vigjilencë, por dhe vlerësonte për mundësinë e arritjes së efekteve. Tipar i veçantë i këtij atdhetari ishte respekti ndaj atdhetarëve të dëshmuar. Me respekt fliste për Bacë Adem Demaçin. Metush Krasniqin, kishte konsideratë për shokët Fadil Sylejmanin, Sadri Fetiun, Zymer Nezirin, Meriman Brahen. Kishte moral respektiv e konsideratë korrekte për djemtë lipjanas, Avdi Kelmendin, studentet Sherif e Abdurrahman Konjufcën, si dhe nxënësit Islam Miftarin e Muhamet Ademajn e shumë të tjerë. Ndaj miqve Isa kishte respekt e ndaj kundërshtarëve kishte grushtin e hurin. Trim e burrë u dëshmua kudo e kurdo , si më 1968  në Prizren, në Pejë e në Prishtinë, si në dhjetor 1979 e maj 1980, kur bashkë me atdhetarët Shefqet Jashari, Ramandan Pllana, Avdi Kelmendi e të tjerë padrejtësisht u dënuan për veprimtari patriotike dhe paralajmëruan ngjarjet mëdha të 1981.

Për ndërrim vendi të punës e veprimit në shtator të 1978 Isa u transferua në shkollën e mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. Në këtë kolegtiv shkollor Isa kishte edhe shokët e mëhershëm të veprimit, si Ramiz Shehun e të tjerë. Por, arsyeja e ndërrimit të vendit të punës ishte hutimi apo largimi nga objektivi i mbikëqyerjes së organeve përcjelljes të sigurimit të shtetit. Isa Demaj, veprimtar i patrembur për liri, që nuk mund ta thyenin as ndjekjet e përndjekjet, as burgjet e errata, as torturat mizore që iu bënë gjatë hetimeve e vuajtjeve të dënimit në burgjet serbe, gjithmonë ishte Ai dhe mbeti shembull atdhetarie si duhet të jetë veprimtari atdhetar i kësaj toke të përvuajtur shqiptare. Andaj, siç thot Baca Adem. Jeta nganjëherë luan me ne, e vdekjet vijnë si nuk e meritojmë. Kështu, Isa Demaj më 27 gusht 1985 nga pasojat e torturat e vrazhta fizike e piskike nga hetuesia e UDB-së, e vuajtjeve në kazamatet serbe, befasisht vdiç në një fatkeqësi komunikacioni. Kjo ishte një paderjtësi e natyrës, paderjtësi për këtë profesor shembullor, burrë të madh e atdhetar të përbetuar. Ai së paku kështu nuk e ka dëshiruar e as merituar vdekjen. Nëse duhej të vdiste, logjikshëm do të ishte një vdekje heroike, siç vdesin burrat e trimat e mëdhj. Por e drejta e natyrshme, do të ishte Isa të jetonte jetën e vet, sepse i duhej jo vetëm familjes e shokëve, por i duhej këtij popullit, kësaj kohe e kësaj toke. Ai meritonte te përjetojë kënaqësinë e motit të madh, Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momentin e madh historik te shqiptarëve, pavarësinë e Republikës së Kosovës. Për kontributin e dhënë për pavarësi të Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, më 27 gusht  2010, në 25 vjetorin e vdekjes, Isa Demaj e dekoroi me Mirënjohje. Ndërsa më 18 prill 2016, në 70 vjetorin e lindjes dhe 31 vjetorin e vdekjes. Presidenti i Shqipërise Bujar Nishani dekoroi Isa Demajn me titullin “Klorsi i Urdhërit të Skënderbeut”, në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar, si një nga organizatorët e prijësit e demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, në kërkim të lirisë, përdorimit të flamurit kombëtar dhe gjuhës shqipe në administratë,themelimit të universitetit për Kosovën Republikë dhe Vetëvendosje, për shqiptarët në territoret e tyre në ish-Jugoasllavi. Dhe për kontribut të veçantë në veprimtari atdhetare e sakrificë për çlirimin e Kosovës. Isa Demaj si edhe shume atdhetarë tjerë e ka merituar uratën e madhe të popullit e krenarinë kombëtare.

Isa Demaj edhe pse jetoi jo më shumë se një gjysmë jete të natyrshme, vetëm 39 vjet, mbi gjysmën e kësaj gjysmëjete e kaloi në veprimtari atdhetare e arsimore. Kontriboi në edukimin e rinisë shkollore në shumë mjedise të  Kosovës, për të  cilët atëherë e sot mbeti përfaqësues i denjë i brezit të arsimtarëve e patriotëve tanë, që ka marrë vend nderi në historinë e lirisë së Kosovës, e në veçanti në histori të arsimit dhe shkollës shqipe. Personaliteti i tij prej arsimtari atdhetar, kontributi dhe veprimtaria e tij patriotike, do të mbetet shembull frymëzimi i patriotit ideal, që nderohet nga brezat e tanishëm, dhe ato që vijnë pas nesh.

Filed Under: Histori Tagged With: DHE VEPRIMTARIA ATDHETARE, E ISA DEMAJT, Ismail Gashi, jeta

AI ISHTE STRALL, QË USHQENTE SHPIRTIN KOMBETAR

August 15, 2016 by dgreca

Në kujtim të përvjetorin e vdekjes /

Nga Ismail GASHI*/         

                      Abdyl Ramaj, ishte miku im i jetës, ashtu siç ishte mik i madh edhe i shumë e shumë të tjerëve.Ai ishte mik i afërt, bashkëveprues korrekt e serioz me të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh nivelet, gjinitë dhe moshat. I tillë ishte në të gjitha kohët e mjediset, kudo e kurdo që gjendej, Abdyli i tillë ishte, që nga lindja më 12 maj 1943 në Reçan të Therandës, e deri në vdekje. Miqësia e afërsia shpirtërore e Abdylit me bashkëkombësit kishte emërues të përbashkët çështjen kombëtare, afërsinë shpirtërore, nxitjen për punë dhe zgjerimin e rrethit të njerëzve, bashkëmendimtarë të veprimtarisë kombëtare.Që nga ditët e djalërisë e deri në këtë kohë të vlimeve të rënda, e të lavdishme të aspiratës sonë historike. Gjithnjë ishte shok i respektuar i të gjithë bashkënxënësve, që nga mësimet fillore që i mori në Therandë deri në mësimet universitare, Shkollën Normale e filloi në Prizren të cilën e përfundoi më 1965 në Ferizaj, kurse Fakultetin Filozofik-Degën e Pedagogjisë e vazhdoi dhe e kreu me sukses të shkëlqyer më 1969 në Prishtinë për të magjistruar më 1981 në Universitetin e Zagrebit. Abdyli sa ishte i afërt, korrekt dhe i dashur për miqtë, po aq ishte i ashpër e jotolerantë kundër atyre, të cilët çështjen kombëtare nuk e merrnin me seriozitet, apo ishin mospërfillës ndaj saj. Përkundër vlerave të larta njerëzore, ai kishte vlera të larta pozitive të moralit, ai kurrë nuk tregonte ftohje miqësie me miqtë, ishte vazhdimisht stabil e optimist i pakontestueshëm, por real, modest dhe i qëndrueshëm, gjithnjë ishte korrekt, i fortë dhe rrespektiv.Abdyli ishte shumë i pranueshëm për bashkëveprimtarët, ai sakrifikonte çdo gjë prej vetës.Ai ishte zjarr që ushqente shpirtin për çështje kombëtare, Ishte udhëheqës i sinqertë e korrekt.Gëzohej shumë për sukseset e shokëve bashkëpunëtorë, gëzim që e manifestonte me kënaqësi, dhe e ndjente sikur të ishin suksese të Tij.Por edhe prekej e shqetësohej thellë e rëndë, kur dikush nga shokët gjendej në rrethana e pozita të rrezikimit.Shkurt e shqip, Abdyli ishte me tipare të njeriut me shpirt revolucionar, të vuajtur e sentimental dhe në qenie mbante një vullkan ambiciesh për jetën praktike e punën arsimore, veprimin politik e punën shkencore.Për miq të sinqertë çmonte të gjithë shqiptarët e mirëfilltë, dhe për të tillët, nuk kursente sakrificën personale që me gjithë qenien ofronte ndihmë shpirtërore, profesionale e materiale.Gjithmonë e në çfarëdo rrethane, dëshmonte qenjën e Tij me qëndrime e veprime të moralit të lartë dhe ndërgjegje të arsyeshme. I tillë ishte në jetën praktike, në punën shkencore e në veprimtarinë  atdhetare e politike siç është rasti i Letrës së njohur të Abdylin dërguar Hans Van Den Bruk më 1991. Ishte fort i ashpër, këmbëngulës e i pakontestueshëm në argumente faktike, kur ndodhej në përballje me kundërshtarët, veçmas me ata që ishin të shtresuar në anën e kundërt të substancës kombëtare shqiptare.

Nuk është vetëm rastisje, që Abdyli Ramaj vdiq, vetëm pak kohë pas ekzekutimit, likuidimit barbar të autoritetit të pakontestueshëm për çështjen shqiptare Akademik Fehmi Aganit.Pranë të cilit Abdyli, qëndroi, që nga koha e studimeve në Prishtinë, e deri në ditët e fundit të jetës. Vazhdimisht qëndronte në krah të Profesorit të respektuar, që kur ishte student i profesorit nga i cili merreshin, jo vetëm leksionet shkencore të sociologjisë, por nga profesor Agani gjithë studentët, e Abdyli ndër më të afërmit me te, merrte edhe mësime, për veprimet politike e kombëtare, aktuale me kohën dhe ngjarjet. Abdyli vazhdimisht gjendej në pozita të rëndësishme, të rrezikshme e të rënda, siç ishte rasti i ngjarjeve e nëntorit të 1968 Demonstratave të Studentëve, më 1970 në veprimet lidhur me konstituivin e Universitetit, që ishte njëra nga kërkesat themelore të studentëve në demonstratat e 1968.Punoi e veproi me kulturë e disiplinë politike e kombëtare, gjithnjë sipas mësimeve e kritereve të rrepta të veprimit njerëzor, shkencor, kombëtare e politike të Fehmi Aganit.Promotorit të Lëvizjes Studentore të 1968 e çështjes shqiptare. Abdyli popullin e vet e dëshironte sa më të ditur e sa më të ngritur. Por, mbi të gjitha, Abdyli popullin shqiptar e dëshironte të lirë e të pavarur.

Arriti kohën të jetë bashkë me popullin në tokën e premtuar

Ai, jo vetëm që shpirtërisht vuante,por vazhdimisht e paralelishtalt punonte edhe për kompromisin  alternative të mundshëm, Kosovën e lirëe të pavarur dhe emocionalisht treste ndjenjat kreative e shpirtërore, pa u ndalur së punuari, për shkëputjen e Kosovës nga e zeza më e madhe, Sërbia e komunizmi ortodoks sllav, nga edhe u tret për të dhe dhe në përkushtim të kësaj vprimtarie. Shpirti dhe qenia e Tij shpirtërore e kombëtare, u tretën mu në agun e lirisë, kthimit monumental biblik e historik të popullit të ndjekur nga kjo tokë e djegur. Këtë kënaqësi shpirtërore, Abdyli vetëm sa e pa me sy dhe nuk arriti ta përjetojë këtë kënaqësi fizike e shpirtërore. Ai realisht, mbeti vetëm një marathonomak fizik, por jo edhe të përjetojëkëtë kënaqësie shpirtërore të pritur gjithë jetën, ai arriti të jetë vetëm fizikisht me kohën, kur nga forcat e NATO-së u ndërpren vrasjet, masakrimet serbe mbi shqiptarët, kur filloi rrugëtimi  jetës dhe punës në Kosovën e pasluftës.

Abdyl Ramaj, kudo ekurdo që  e barti jeta 56 vjeçare, lehtë gjeti shokë, bashkëmendimatarë e miq të afërt.Sa ishte nxënës, ishte shoku më I dëshiruar e më I këndshëm për të gjithë nxënësit, ishte I çmuar dhe I respektuar nga të gjithë mesimdhënësit, të cilët patën nderin ta kishin Abdylin nxënës, edhe pse ndaj shkokëve e mësimdhënësve, për ndonjë veprim a qëndrim te lig,, ai shpeshherë, dinte të ishte edhe I ashpër e qortues dhe i rreptë. Ishte student e shok shembullor I të gjithve, e për të gjithë studentët..Në strallin e lirisë, në Demonstratat e Nëntorit 1968, ishte ndër pjesëmarrisin prijetar dhe organizuesit më aktiv e fort I matur. Madje, mu për këtë veporimtari,, edhe pse sudimet I përfundoi në afatin optimal e me notë shembullore, profesorët antishqiptarë serbë, që asaj kohe ishin shumicë, që mbanin leksione në Fakultetët e Prishtinës, si Velko Branoviq, ish Ministër I Arsimit dhe Fesë në Mbretërinë e Karagjorgjeviqëve, antishqiptari më i mbushur me mllef urrejtës, udhëheqte Katedrën e pedagogjisë, bashkw me pseudoshklenctari tjetër  serbë  Sveta Canoviq. Abdylit I pamundësuan  të pranohet asistent në katedrën e Padagogjisë. Abdyli për sa vjet ishte redaktor i mase 350 botimeve të teksteve shkollore për shkollat fillore, ku u dallua për kritere mjaftë të larta skencore,ishte autor e koautor I 16 librave e teksteve mësimore e botimve tëtjerashkencore e profesionale.Abdyli ka botuar mbi 150 punime e artikuj  shkencore nëgazeta e revista  kohore vendor, si “Rilindja”,Zëri I R inisë”Pëpar imi”, “Shkëndija”  e  revistave të jashtme të kohës, ka botuar edhe vepra autoriale shkencore në lemin e pedagogjisë.Punimi I tij I doktorratës” Formësimi Diudaktik I Lëndës në Tekstet Mësimore”, të cilin e përfundojë 1995, u botua pas vdekjes nga Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, më 2001 në Prishtinë.Punim, të cilin Abdyli nuk arriti ta mbrojë para Komisiont shkencor në Universitetin e Zagrebit, ku edhe I pat mbaruar sudimet pasuniversitare. Është dëshmi,jo vetëm e pjekurisë së nivelit të lartë shkencor, ku ai vente gjitha energjitë e jetës e punës shkencore,didaktike e analitike-krahasimtare. Por, kjo vepër, është edhe një dëshmi bindëse e të arriturave shkencore të nivelit evropian në Kosovë.Në dy mandatet 1994 e 1997, ishte Drejtor në Shkollën e Lartë Pedagogjike, e udhëheqës me kompetencë autoritet, Ishte  veprimtar partiak e kuadër politik në kohën më të rëndë në okupimin e hekurt serbë 1990-1999, nga edhe doli shumë I vendosur e këmbëngulës kombëtarisht.Objektivisht, gjatë dekadës së okupimit kominist milosheviqian serbë, për një kohë ishte veprimtar I respektuar, anëtar i Kryesisë në KMDLNJ.Më 23 dhjetaor 1989, Ishte mes 119 pjesëmarrësve në themelimine LDK-së. Në Kuvendin e Dytë zgjedhor të saj, u zgjodh edhe anëtar I Kryesisë, dhe po nga ky subject, në dy zgjedhjet Parlamentare e Presidenciale 1992 dhe 1998, Abdyli u zgjodh Deputet nga Theranda-Suhareka, ku vazhdimisht  me përcaktim e përkushtim ishte I angazhuar që të konstituohet e të veprojë ky Parlament, në të cilin per dy mandatët kreu  detyrën e Kryetarit  në Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë e Kulturë. Abdyli kudo që punonte e verponte dëgjohej, jo vetëm nga bashëveprimtarët e tij, por nga ai kishin venerim e droje të veçantëedhe palët kundërshtare, siç ishte rasti me dialogun  me okupatorin  serbë 3+3           për lirimin e lokaleve shkollore, nga për rejtingun politik “polli” e quajtura  “Marrëveshja për Lirimin e Lokaleve Shkollore”. Në të cilën Abpdyli, nga sinqeriteti personal, bindja e pastër për veprimn politik e përkushtimi kombëtar, ashtu siç e parashikuan projektuesit, Abdylin, për ta njollosur, e fusin ne batakun e lakadredhave të artkitekturës për “ngritjen e vlerave” të tyre personale. Sipas skenarit,ai duhej te ndeshkohej si Kirenari karshi shkelësve të Kushtetutës aktuale, vullnetit të votës së lirë dhe besimit të popullit, që pranuan të ishin pale në këte marrëveshje.

Ramaj prnonte të sprovohej vetëm para popullit

Abdyli ishte kooperativ e transparent që nuk mbyllte e as nuk errësonte hapësira që të dyshohet për keqkuptim. Shkurt e shqip, përkundër ndërskamsave, nga “kopilministrave” të arsimit që vepronin në Kosovë paralel me  Ministrin e Arsimit të Qeverisë së Kosovës në egzi. Kontrbuti i Tij është shumë domethënës në qeverisjen e arsimit, në kohë më të rënda në historikun e shkollës shqipe.Bashkë me Profesor Fehmi Aganin dhe Xhavit Ahmetin për këtë dekadë ishin alfa e omega e vazhdimësisë së shkollës shqipe në Kosovë. Abdyli veçohej për  virtytet edukativ të mirësjelljes e respetit, për  pedantëri e kulturë veprimi. Ai nuk njihte prapaskenat e veprimeve tinëzare, Këtë nuk ia lejonte korrektësia e sinqeriteti I natyrshëm I jetës së tij praktike. Abdyli I tillë ishte edhe në punën e tij arsimore,pedagogjike, shkencore dhe në veprim politik. Edhe pse ishte I vetëdishëm, se sinqeriteti e korrektësia, në veprimet politike, shpeshherë kane kushtuar e kushtojnë shtrenjtë.Por, Abdyli këtë e kishtë edukim familjar e formim tradicional e kishte përcaktimpërkushtueshëm përsonal e jetësor ndaj çështjes kombëtare e respect ndaj popullit dhe vendit. Ai njihte vetëm popullin arbitër të vetëm dhe vetëm para Tij dhe ndërgjegjës sëpastër  ishte I gatshëm të sprovohej. Abdyl Ramaj gjithnjë popullin e kishte dhe e njihte për mësuesin e Tij me te madh e më të mirë. Ai para kombëtarës e dha provimin dhe me punën dhe verprën e tij u shpërblye me uratën e madhe të popullit, të cilin aq shumë e deshti. Abdyl Ramaj, për asnjë çmim e për asnjë shpërblim, kurrë nuk deshti t’ia kthejë shpinën Kosovës. Madje, as në ditët më të rrezikshme e më të rënda që përjetonte populli shqiptar dhe ai në Kosovw. Për Abdylin, me të drejtë thot miku i tij, i ndjeri Abdullah Vokrri: ”Më shumë vlerë kishin varret e të parëve në trollin Kosovar, se sa të gjallët jashtë Kosovës”.Ai në 78 ditët e katrahurës e golgotës shqiptare, e të rezistencës krenare kombëtare të UCK-së të pritur 20 shekuj, përjetoi çaste shumë të rënda nga fallanga serbe e cila mbi te  dhe popullin e Tij, ushtroi lloj-lloj presioni fizik,kombëtare psikik. Pasi ishte I vendosur të mos nënështrohej  kërkesave të barbarisë sllave, refuzoi propozimin e ofruar, në Pallatin e Velanisë, për të marr postin e Ministrit të Arsimit në Qeverinë Kuisllige të Kosovës. Abdyl Ramaj,si edhe Profesor Agani, rrënuan arkitekturën e  Qeverisë “Korzo”, e cila ishte produkt i rrethanave të jashtzakonshme Marrëveshja Rugova-Milosheviq. Me kot kryepopi ortodok Nikollaj nga Rusia, bashkë me Milosheviqin, pritën  ardhjen e Abdylit në cilësinë e Ministrit të Arsimit për një takim në Beograd. Ndërsa, jo natyrshëm, kreatori i Qeverisë kuislige pushonte  në  folen “Doimo” të Italisë dhe bronzohej në rivierën e Adriatikut të kaltërt Italian. Ushtria Clirimtare e Kosovës dhe intelektualët shqiptarë,si Abdyl Ramaj, dëshmun se, ata nuk kishin ngelur në Kosovë, për të formuar Qeveri marionete, por ata ngelën në Kosove, për t’I dhënë formë e përmbajtje kombëtre shtetësisë ushtarake e politike Kosovës. Ata ngelën aty, për ta mbrojtur dinitetin dhe nderin historik,kombëtar e njerëzor. Sepse, Kosova në ato momente historike pa shiptarë dhe pa UCK, do të ishte e pakuptimët, apo kjo hapesirë shqiptare do të përjetonte fanitjen kombëtare. Dhuna e barbarisë sllave,sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë, Abdylin, për padëgjueshmëri e dërmoi shpirtërish e fizikisht, nga e cila  pasoi vdekja e parakohshme më 12 Gusht 1999,kur Abdylit I ndalen të rrahurat e zemrës në tavolinën e operacionit, siç thuhej, nga tumori në kokë, në një qendër mjekesore  në Romë të Italisë, Thuhej,si pasojë e një sumndjeje 10 vjeçare të tumorit në tru, për çka, sa Abdyli ishte i gjallë nuk ështe ankuar asnjëherë dhe askush nuk dinte se ai vuante nga kjo sëmundje fatale. Ai përkundër aktivitetit, detyrave,obligimeve e posteve politike,shkencore e shoqërore që kryente sa ishte i gjallë, U varros në Prishtinë më 15 gusht 1999, vetëm si një qytetar i zakonshëm, nën përkujdesin e familjes së ngushtë,farefisit dhe disa prej miqve të ngushtë, pa ndonjë këshill varrimi, pa asnjë lloj ceremonie, apo fjalimi përmbajtësor meritor të nivelit për jetën dhe veprimtarinë e Tij. I tillë ishte Abdyl Ramaj, Ai do të pushojë iqetë në tokën e dashur të Republikës së Kosovës Nënë, Të cilën ai e deshti shumë, e për të cilën punoi me gjithë forcën e Tij fizike, mendore e kombëtare gjithë jetën. Toka e Kosovës, bijtë ë saja si Abdylin, me krenari e ngrohtësi i mban dhe I ruan në gjirin e saj.Sepse ata, vetëm aty, duke kërkuar ndërgjegje korrekte, e sinqeritet nga të gjallët,mund të pushojnë të qetë.

E Dergoi per Diellin gazetari Shaqir Salihu

 

Filed Under: Histori Tagged With: Abdyl Ramaj, Ismail Gashi, shpirti Kombetar, stralli

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT