• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rrexhep Llaja, patrioti çam që nuk u preh dot në vendlindje, Çamëri

October 23, 2013 by dgreca

Dega e Vatrës në  Jacksonville përkujton bashkëthemeluesin e degës/
Nga Lek  Gjoka/Jacksonville Florida/
Jeta dhe vdekja shpesh herë qëndrojnë shumë afer njëri-tjetrit.Para pak javesh dega e Vatres në Jacksonville Florida mori një lajm jo të mirë nga Tirana.Gjyshi siç e therrisnin të gjithë xha Regjepin kishtë ndërruar jete pa arritur të kthehej me në Florida.Pa arritur të ishtë prezent në një vjetorin e themelimit të deges se Vatres ku sebashku me bashkshorten e tij zonjën Aferdita Plaku e cila u zgjodh edhe në bordin drejtues ishin nismetaret e pare të themelimin të Vatres në Jacksonville Florida.
Kush ishtë patrioti Rexhep Llaja ?
Një çam i nderuar që lindi në Filat të Çamërise dhe që u persekutua dy here edhe nga greket qe e përzuan dhunshem nga trojet e tij të lindjes,nga Çameria martire, por u përndoq edhe nga regjimi diktorial komunist i Hoxhës.
Kaloi nëpër një kalvar të hidhur të vështirë jetësor.Sapo kishtë mbushur të trembedhjetat shovinistat greke qe u lëshuan me egersinë e tyre mbi trojet etnike shqiptare të Çamerise nuk e kursyen as Rexhepin, familjen dhe fisin e tij dhe tere Çamërinë për arsyen e vetme që ishin shqiptarë.I arrestuan dhe si i burgosën disa kohe i larguan forcerisht nga vendlidja, Filati, qyteti çam, ku u lind dhe u rrit xha Rexhepi. Por as në Shqipërinë amë nuk i priten ashtu sikur pret nëna bijtë e tij.Lufta e klasave dhe egërsia komuniste nuk kishin kufi.Si i arrestuan babain, Shuaip Llaja dhe vjeherrin Rexho Plaku nuk vonoi shumë dhe i erdhi rradha e egersise komuniste te hidhte kthetrat edhe mbi Rexhepin.E arrestuan  dhe e burgosen për shtate vite më  radhe  me akuzen e fabrikuar”për agjitacion dhe propogante” kunder komunizmit. Me dhimbje në shpirt , plot lodhje kaloi ato vite vuajtje në burgun famekeq të Spaçit dhe në burgun e punës në Fishte të Lezhes.Si doli nga burgu u mundua të ndërtonte një jetë me te mire sebashku me bashkshorten por hija e trishte e komunizmit e ndiqte nga pas pa ndalesë.Ulkonja komuniste vdiq ne fillimet e vitit 91  dhe xha Rexhepit, sikur i mori një frymarrje tjeter jeta.Te pakten ishte i barabarte me te gjithe shqiptaret e tjere, por dhimbja i vazhdonte.Çameria martire ishte aneksuar përfundimisht në shtetin Grek dhe asnjë politikan shqiptar nuk e ngrinte  zërin sikur duhej ndaj atij genocodi të tmerrshem pas luftes se dyte boterore.Rexhep Llaja ishte nder nismetaret e pare në Tiranë në themelimin e shoqates patriotike Çamëri ,shoqate qe mbron interesat e çameve të përsekutuar,që kerkon në rruge shtetërorë pasurinë e çamevë që pa të drejte i sekustruan nga shovinizmi grek.

Vitet askush s’i ndalon dot.Ashtu edhe largimin në amshin plot dhimbje të xha Rexhepit por perkujtimi ështe ai që ringjall historine, kujtesen për brezin e baballareve tanë që kaluan në një jete të tere plot tallaze dhe vuajtje shpirterore në diktaturen komuniste dhe u larguan nga kjo botë më plot dhimbje.Kështu edhe bashkshortja Aferdita Plaku dhe dega e Vatres në Jacksonville Florida përkujtuan 40 ditëshin e mungeses se xha Rexhepit në restorantin e biznesmenit shqiptar Leandro Canaj, antear i Vatres. Zonja Afërdita duke falenderuar pjesmarresit dhe në vecanti miqte e bashkëshortit, antaret e deges se Vatres, foli shkurtimisht për kalvarin e dhimbjeve të saja dhe bashkshortit të saj në diktaturen komunistë.Edhe ajo ndihej shpirterisht e brengosur sepse bashkshorti nuk arriti të prehej dot në vendlindje në Filatin e Çamerise, ku prehen të paret e tij. Me pas,e mori fjalen zoti Adem Demneri, i cil u kërkoi pjesmarresve të mbajnë një minut heshtje.E mori fjalen edhe kryetari i deges se Vatres në Jacksonville Florida, zoti Adriatik Spahiu. Pasi i shprehu familjes Llaja ngushellimet ne emer te vatarneve te deges se Jacksonville, z. Saphiu, foli shkurtimisht për “Gjyshin” siç e quanin gjithmone vatranet e Jacksonvilles xha Rexhepin, foli për cilësite e tij patriotike teper të spikatura ndaj Shqipërise dhe Amerikes- ky shtet që ishte i bekuar nga vete Zoti -sikur thoshte gjithmone i ndjeri.I papërtuar, bujar dhe i sinqerte, fjale paket dhe dashamires e kujtojme dhe do ta kujtojme gjithmonë.Që në fillim sebashku me bashkshorten, zonjen e nderuar Aferdita Llaja(Plaku) iu bashkua Vatres se madhe shqiptare të Nolit e Konices duke drejtuar edhe mbledhjen e pare të themelimit të deges para një viti.Sigurisht ndiej dhimbje që nuk arriti dot  ta shijonte nje vjetorin e themelimit të Vatres por me bindje të plote ëndrren e tij të bashkimit të shqiptareve te Jacksonvilles do mundohemi ta bejme realitet, u shpreh Spahiu.

Minutat iken me vrap duke marre me vetë në kujtese shqiptarin patriot çam që do të kujtohet jo vetem nga familja, Çameria por edhe nga shqiptaret e Jacksonvilles.U prehtë në paqen e perjetshme shpirti i patriotit Rexhep Llaja dhe një ditë ëndrra për tu prehur eshtrat perjetesisht tëk të paret e tu në Filat të Çamërise, u befte realitet pa mendur më gjate se Çamëria tani është pjese e shtetit Grek, por në ëndrrën Evropiane, i gjithë trualli i coptuar padrejtesisht nga fuqitë e mëdha i kombit shqiptar,do të jete një në Evropen e Bashkuar.

Filed Under: Featured Tagged With: aferdita, Jacksonville, Lek Gjoka, Rexhep Llaja

NAIM FRASHËRI, Mendje e artë e pendë e ndritur

May 27, 2013 by dgreca

Nga Dr. Ali LUSHNJA/*

Të nderuar Zonja e Zotërinj !

Të nderuar Miq dhe Bashkë Kombas!

Së pari, dua të shpreh falënderimet e mia për pjesëmarrjen Tuaj dhe për Kryesinë e Degës së Vatrës Jacksonville për mundësimin dhe  organizimin e kësaj mbrëmje argëtuese. Sot së bashku,  ne kujtojmë  168-vjetorin e lindjes së një prej figurave qëndrore  të letërsisë shqiptare të Rilindjes, poetit të madh të Kombit shqiptar, NAIM FRASHËRI .

Naim Frashëri lindi më 25 Maj 1846 në Frashër të Përmetit .

Mësimet e para i morri nën kujdesin e hoxhës së fshatit në arabisht e turqisht. Naimi filloi të shkruante vjershat e para  që në moshë të vogël. Studimet e shkollës së mesme i morri në Janinë, në gjimnazin ‘’Zosimea‘’ në kohën kur ky qytet ishte pjesë e Mbretërisë Otomane. Në këtë gjimnaz, Ai u njoh me letërsinë, kulturën, filozofinë greke e romake, si dhe ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Frances dhe me iluminizmin Frances .Duke përvehtësuar shumë gjuhë, si: Greqishten e vjetër dhe të re, Latinishten , Frëngjishten, Italishten, Turqishten e Persishten , jo vetëm mori bazat e formimit të Vet, por u bë një njohës i mirë i poezisë Evropiane dhe I asaj të Lindjes .

Pas mbarimit të shkollës së mesme, më 1870, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga sëmundja e tuberkulozit dhe për një klimë më të mirë e të shëndetëshme , u kthye në Shqipëri . Ka punuar në Berat e Sarandë si nënpunës, gjatë viteve 1872 – 1877 . Gjatë kësaj periudhe , ai  njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtutet dhe aspiratat e tij . Naimi njohu gjuhën e bukur , krijimtarinë popullore, shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë dhe bukuritë e natyrës shqiptare . Ishte periudha e ngjarjeve të mëdha të kombit tonë, ngjarjet e lëvizjes çlirimtare, e përgatitjes për formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku udhëheqës ishte Abdyl Frashëri, vëllai më i madh i Naimit . Naimi ka dhënë kontributin e vet për krijimin e degëve të Lidhjes në Jugë të Shqipërisë, me programet që përgatiteshin për këtë ngjarje të madhe historike për Kombin tonë .

Kur lexon Naimin, mendon Shqipërinë, mendon Atdheun tënd të dashur, mendon popullin e vuajtur nën zgjedhën e pushtuesit Otoman, pushtues i cili kurrë nuk ka dashur zhvillimin e përparimin e vendit tonë, me hapjen e shkollave e mësonjëtoreve të asaj kohe . Hapja e shkollave Shqipe u realizua në saj të përpjekjeve kolosale të Rilindasve tanë: Jeronim Derada, Andon Z. Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda,  Azdreni , Gjergj Fishta, Faik Konica etj …, dhe ndër më të mëdhenjtë e Rilindasve Kombëtarë, ka qënë Naim Frashëri . Vepra e Tij është e gjerë dhe plot dritë, ku në themel të saj, ka Atdhe dashurinë dhe lirinë  . Vepra e tij ka qënë frymëzim dhe udhërëfyes edhe për shkrimtarët, letrarët e poetët e kohës së vet dhe në vazhdim  edhe pas 100 vjetësh, ajo tingëllon aktuale dhe sot . Ajo të frymëzon që me mënçuri e pjekuri të shikosh të kaluarën, të tashmen dhe të mendosh për të ardhmen .

Naimi Frashëri jetoi dhe punoi në shekullin e 19-të . Ky shekull ka qënë vendimtar për historinë e vendit tonë  . Me poemën “ Historia e Skënderbeut “, Naimi  i tregonte popullit se duhet të ndërgjegjësohej dhe të mendonte për një luftë të drejtë duke patur idealin e lirisë . E vërteta e çmuar e Naimit dhe Rilindasve ishte se duke kujtuar Skënderbeun e madh, u jepte të kuptonin bashkëkombasve të largoheshin nga kujtimi i hidhur i pashallarëve rebelë që punonin për interes të tyre dhe të pushtuesit Osman .

Naimi duke vënë në themel të artit të tij Atdheun dhe lirinë, krijoi dimensione të reja të poezisë  sonë . Kjo poezi ka qënë frymëzim i madh për popullin shqiptar . E si të mos enthuziasmohesh e krenohesh kur lexon poemën:

“ BAGËTI E BUJQËSI “

Ti,Shqipëri, më jep nder , më jep emrin shqipëtar,

Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Shqipëri, o mema ime, ndonse jam i mërguar.

Dashurinë tënde kurrë zemra s’e ka harruar .

 

Janë këto vargje që më kanë emocionuar, që kur kam qënë i vogël, rreth moshës 5-6 vjeç dhe kur akoma nuk kisha mbushur moshën për të filluar shkollën fillore, por që prindët e mij të dashur më mbanin në prehërin e tyre, më përkëdhelnin e më recitonin vjershat e Naimit .

Të shkruash për Naimin  e të flasësh për Atë, duhen ditë e netë të tëra, por dua të theksoj se Atij i përkasin shumë ndere, por nderi më i madh është se Naimi është themeluesi i gjuhës letrare shqipe, mësues i madh për miliona e miliona shqiptarë .

Librat e tij kryesorë , si:

“ Historia e Skënderbeut,

“  Bagëti e Bujqësia “,

“ Lulet e Verës “, etj. u bënë një pasuri e madhe e kombit dhe frymëzim në vitet e luftrave të mëdha, që nga Lidhja e Prizrenit e deri në shpalljen e pavarësisë , e në vazhdim .

Një popullaritet të madh morri poeti edhe pse nuk kishte as gazeta e as botime dhe as institucione kulturore . Kjo tregonte forcën e madhe të artit kur ky vihet në shërbim të popullit e të Kombit  .

Ja si shprehej shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare në librin Naim Frashëri  ( Poezi, botuar me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878 – 1978 ) .  “ Prania e tij ndihej kudo . Të shpërndarë nëpër pllaja e lugina faqeve  të maleve e nëpër fusha, midis territ të robërisë dhe mjerimit ekonomik, shqipëtarët, bujq, zanatçinj, barinj e nënpunës e dinin se atje larg në Stamboll, në qëndër të Perandorisë Otomane , midis institucioneve e monumenteve të saj të zymta , jetonte Naim Frashëri, tempulli i fjalës shqipe, fener që dërgonte sinjalet e tij në atë fund shekulli robërie  e në atë fillim shekulli lirie .”

Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë .  Ai ka bërë një punë të pa lodhur për çështjen kombëtare duke punuar me gjithë forcat dhe talentin e Tij , për ngritjen e shkollës shqipe, hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu dhe botoi vazhdimisht duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë tonë .

Disa nga botimet e tij janë:

-Më 1886 botoi veprat:

‘’Bagëti e Bujqësi “,

“ Vjersha për mësonjëtoret e para “,

“ Histori e përgjithshme “,

poemën greqisht “ Dëshira e vërtetë e shqiptarëve “, “ Ekëndimit të çunave këndonjëtorja “ .

-Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht

“ Tehajylat “ ( ëndërrimet },

-Më 1888 botoi “ Dituritë “ ,

-Më 1890 “ Lulet e verës “,

-Më 1894 “ Parajsa dhe fjala fluturake”,

-Më 1898 “ Historia e Skënderbeut “ dhe “ Qerbelanë “ dhe

-Më 1889 “ Historia e Shqipërisë “ .

Sëmundja dhe lodhja e madhe ja keqësuan shëndetin , zemra e Tij pushoi së rrahuri më 20 Tetor 1900, në moshën 54 – vjeçare, i zhuritur nga malli për Atdheun dhe me brengën që s’e pa dot të lirë .

Naimi vdiq , por vepra e tij ka ngritur peshë zemrat e shqiptarëve  kudo që janë, duke patur një ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona .

Respekt, dashuri e mirënjohje  poetit të madh të Rilindjes  Kombëtare Shqiptare , Naim Frashërit  .

Së fundi, dua të falënderoj këtë vend të bekuar, Amerikën, që ndër shekuj ka qënë dhe është mbështetje e fuqishme e Shqiptarëve. Kujtojmë gjithashtu shoqërinë gjithë-shqiptare Vatra e cila ka qënë është dhe do të jetë mbrojtëse e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve.

Qofshin shqiptarët gjithmonë të bashkuar, kudo që ndodhen !

*Fjalimi i mbajtur nga Doktori i Shkencave Mjekësore Ali Lushnja,Doktori i Shkencave Mjekësore me 25 Maj 2013 ne Jacksonville, organizuar nga dega e Federates Panshqiptare te Amerikes Jacksonville.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 25 Maj 2013, Ali Lushnja, fjalim per Naim Frasherin, Jacksonville, ne veprimtarine e Deges se Vatres

Në Florida Federata Vatra, kujtojë ditëlindjen e Naim Frashërit

May 27, 2013 by dgreca

Naim Frashëri rilindasi ynë i shquar, vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres./

Nga Jacksonville- Florida – Beqir SINA/

JACKSONVILLE – FLORIDA – 167 vjetori i lindjes së poetit tonë kombëtar Naim Frashëri, rilindasit tonë të madh u kujtua të shtunën në mbrëmje në qytetin Jacksonville të Floridës, me një veprimtari artistiko – kulturore, organizuar nga Dega e Fedeatës Vatra në Florida.

Në veprimtarinë e Degës së Federatës VATRA në Jacksonville- Florida, morën pjesë dhjetëra vetë, familjet vatrane dhe simpatizantë të shoqatës Vatra. Në veprimtarinë “Shqipëri o nëna ime”- Show artistiko-muzikor më rastin e Ditës Kombëtare te shkrimtarit të shquar të Rilindjes Shqiptare Naim Frashërit, mori pjesë edhe Dervish Pashaj nga Teqeja e Detroitit, kryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, Dr. Gjon Buçaj dhe  zoti Sejdi Husenaj.

Dy hymnet kombëtare ; Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë çelën këtë veprimtari të bukur, dhe të veçantë të komunitetit shqiptarë në SHBA

“Qëllimi i kësaj veprimtarie të veçantë është kujtimi i ditëlindjes të poetit tonë të madh kombëtar, të rilindjes, sonë kombëtare Naim Frashërit,” u shpreh kryetari i degës së Vatrës në Florida, zoti Adriatik Spahiu .”Vepra e Naimit, tha ai është e pavdekshme, ajo është krenaria e jonë kombëtare, andaj dhe për Naimin do të ketë gjithmonë vetëm ditëlindje,” theksoi më tej Spahiu, duke drejtuar edhe një falemnderim të veçantë për mysafirët nga Nju Jorku, Baban e Teqes së Detrotit, dhe të gjithë pjesëmarrësit.

Fjalën kryesore të kësaj veprimtarie e mbajti zoti Ali Lushnjari një anëtarë i degës së shoqatës Vatra në Florida. “Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, Naimi ishte një ndër figurat kryesore që ndikoi në zgjimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve. Vepra e tij poetike u bë frymëzuesja dhe shpirti i lëvizjes kombëtare.” tha ai.

Më tej ai tha se Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër, që ishte edhe një qendër bejtexhinjsh. Mësimet e para i mori tek hoxha i fshatit në arabisht e turqisht. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur “Zosimea”. Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjetër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.

Duke folur për veprimtarinë e Nami Frashërit, Lushnjari, tha se gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare.

Së fundi u shpreh zoti Lushnjari, mosha dhe një sëmundje ia ligështuan shëndetetin derisa zemëra e tij pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54 vjeçare. Ai vdiq i zhobitur nga malli për Atdheun dhe dashurinë për Shqipërinë e lirë. Naimi vdiq theksoi ai por vepra e tij mbeti gjallë duke ngritur peshë zemërat e shqiptarëve dhe duke patur një ndikim të fuqishëm edhe në ditët tona, kudo që janë edhe sot mbas afro dy shekujsh; me një respekt dhe dashuri e mirënjohje për këtë relindas të madh shqiptarë.

Folësi kryesorë i kësaj veprimtarie, përfundoi duke permendur edhe SHBA miqësinë tonë dhe rolin e kontributin duke shprehur edhe një falemdnerim:” Me këtë rast dëshirojë të faleminderojë nga zemëra Amerikën, tha zoti Ali Lushnjari, që ndër shekuj ka qenë dhe është mbështetësia e fuqishme e shqiptarëve . Kujtojë gjithashtu, tha ai të gjitha ata kolosë të kombit tonë që kontribuan nga ky vend me në krye Shoqërinë Vatra, e cila ka qënë frymëzuese dhe zjarri që mbajti gjallë fryëmën tonë komëbtare për liri e pavarësi.”

Më pasë foli Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, i cili në mes emocioneve të shumta e përshëndeti këtë ngjarje dhe aktivitet të degës së Vatrës në Jacksonville të Floridës. Qysh në fillim të fjalës së tij – ai iu drejtua të pranishëmve duke thënë se është me të vërtet kënaqësi që në emër të VATRËS, të ju përshëndes për këtë aktivitet kaq të bukur, që ju keni organizuar në nderim të kësaj figure kaq të madhe të kombit tonë, rilindasit dhe iluministit Naim Frashëri.

“Naim Frashëri, është njjë figurë e madhe kombëtare, tha Dr. Buçaj, e cila ashtu si dhe rilindasit e tjerë, që luftuan dhe u sakrifikuan me pushkë dhe me pendë për Mëmedheun, tonë të dashur për Shqipërinë, na bëjnë që ne shqiptarët të ndihemi krenarë, kudo që jemi për të gjitha ato sfida që historia e vjetër dhe e re na detyroi të përballojmë në formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptarë, duke garantuar identitetin tonë kombëtar në familjen evropiane. Padrejtësitë historike ndaj shtetit dhe kombit shqiptar, tha ai u përballuan me sukses sepse gjithnjë u bazuam në parimet e shenjta të lirisë, paqes dhe bashkëjetesës, ose si shprehej në vargjet e tija poeti ynë i madh se : “Dielli lind andej nga perëndon”. Pra, prej edhe nga e shikonte dritën e lirisë Naim Frashëri për ne shqiptarët, andej nga i ka sot sy e gjithë bota nga Perendimi nga ai vend ku jemi të gjithë ne sot” tha Dr. Buçaj.

Naim Frashërin, kryetari i Vatrës, e cilësoi si një njeri “mistik”, i ri gjithmonë dhe i mbushur përplot nga ndenja dhe frymëzimi i tij, me një dashuri të pakufishme dhe të zjarrtë për lirinë, kombin dhe mirësinë e Perendisë. Naimi, i njësojë i këndojë edhe dashuirisë njerëzore, bukurisë natyrore të Shqipërisë dhe shqiptarëve, tha kreu i Vatranëve gjatë fjalës sëtij përshëndestëse.

Dr Gjon Buçaj, më tej vlerësoi lart largëpamësin e këtij rilindasi të madh, i cili qysh atëhere sipas tij e shihte kombin tonë kah Perendimi dhe civilizimi botëror, pa harruar asnjëherë dashurinë për vendin dhe origjinën tonë. Prandaj shqiptarët, tha Buçaj, edhe sot kudo ku jetojnë, janë të angazhuar për të përmbushur pikërisht këtë aspirate europianizuese dhe historike për përshpejtim të progresit demokratik dhe integrimit në familjen tonë të natyrshme evropiane.Një rrugë e vështirë kjo dhe me plot sfida e cila na motivon për një angazhim të ri në realizimin e aspiratave historike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar në rrugën e progresit dhe integrimit evropian, që na e lanë amanet rilindasit tanë.”

Veprimtaria përkujtimore në nderim të poetit tonë kombëtar vazhdoi me recitime të poezive të tij, nga të pranishmit ndërkohë që Sandër Ruçi, artisti i njohur shkodran interpretoi me një nostalgji të pa përshkruar, dhe me një humor fantastik, karakteristik shkodran këtë veprimtari kushtuar ditëlindjes së Naim Frashërit.

Kurse, këngëtari i mirënjohur në të gjithë hapsirën shqiptare – Bylbyli i Tropojës Gëzim Nika krijojë një atmosfer impozante me këngët e tij të famëshme me vargjet e poetit tonë të madh Naim Frashërit. Gëzim Nika me këngët e njohura dhe mjaft popullore “Shqipëri o Nëna ime” dhe kënga “O sa mirë që jamë Shqiptarë”, e “ndezi” atmosferën duke e kthyer këtë veprimtari në një festë të madhe që frymëzon dhe lidh brezatedhe këtu në mërgim.

Ndërsa në stendat e sallës ishin vendosur portretet e veprimtarisë kushtuar gjeniut të letërsisë së rilindjes kombëtare.

Naim Frashëri ka lindur në 25 Maj 1846 dhe vdiq në 20 tetor 1900. Veprat e tij më të njohura janë “Bagëti e Bujqësi”, “Historia e Skënderbeut”, “Qerbelaja”, “Lulet e verës” etj. Naimi ka shkruar edhe në revistat e kohës “Drita”e “Dituria” si dhe ka përkthyer vepra të mëdha të letërsisë botrore, si “Iliada” e Homerit.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Adriatik Spahiu, Fedederata Vatra, Gezim Nika, Gjon Bucaj, Jacksonville, Naim Frasheri

Delegatet e VATRES ne Jacksonville, gati për Kuvend…

April 25, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/Jacksonville-Florida/
Vatra shekullorë po përgaditet jo vetem për Kuvendin e rradhes por me teper,për Kuvendin e Shekullit te Ri të saj.Sigurisht dikur Noli pat thenë:Shqipëri mos ki frikë se ke bijtë në Amerikë..Vetem po te lexosh me pak ndienja këto dy vargje kanë nje mesazh të madh për vleren madhore që kishtë në ate kohë Shqiperia për to.Po sot? Sigurisht që gjithë e duam Shqipërine,kombin shqiptar sepse kemi gjak shqiptari por vallë sa detyrime ndiejme ndaj Memedheut?Sa kontribojme ndaj tij kur mundesite i kemi?Sigurisht përgjigjen e kësaj pyetjeje ja leme më mire kohes sepse ajo është sita e historise,e atdhedashurise,e kontributit te çdo mërgimtari shqiptar këtu ne SHBA dhe me tej…
Në një ambjet shqiptar më 7 Prill antaret e deges së Vatres në Jacksonville Florida u mblodhën në reastaurantin e shqiptarit me zemer te madhe zotit Edi Ruka.Sigurisht qe nuk ishtë një dite si të tjeret sepse ishte një pervjetor i hidhur për kombin shqiptar,përvjetori i pushtimit të Shqipërise nga Italia fashiste por historinë s’e harrojme dhe datave të tilla duam ti ndryshojme për gjera më te mira në sherbim te Shqipërise siç është takimi i sotëm për zgjedhjen e kandidateve për në Kuvend.Kështu nisi në një ambient familjar vatran bashkëbisedimi i rradhes.
Të gjithë menjëhere pas hapjes nga kryetari i deges zoti Adriatik Spahiu nisën të diskutojnë për probleme të ndryshme se si ti bashkojnë më tepër shqiptaret e Jacksonvillës.
Gjithashtu u diskutua qe në një te ardhmë të afert të japin sugjerimët e tyrë per Kanunoren (Rregullorën) e re të Vatres.Gjithashtu u diskutua për gjëra madhore siç janë detyrimet e degeve të Vatres më Qendren dhë të drejtat e autonomise financiare te degeve.Sigurisht pa para nuk mund ti sherbesh as kominitetit shqiptar dhe as kombit.Sugjerimët do të bëhen publike me imtësisht në Kuvend.Më pas u kalua në votim të hapur për zgjedhjen e kandidatëve.Më shumice votash në Kuvend u zgjodhën vatranet zoti Adriatik Spahiu kryetar i deges,zonja Lavdie Mato antare,zoti Ardian Gjoka antar bordi,zoti Besim Hasani antar.Sigurisht qe sikur tha në fillim Tiku dëshira është të jemi të gjithë pjesmarres por statusi është ai qe cakton numrin ndaj të gjithë janë dakort më zgjedhjen demokratike pa hadermetje të çastit.
Dukë ditur që dega e Vatres ne Jacksonville si foshnjë që është nuk afron asnjë mundësi finaciare për shpenzimet e delegateve për në Kuvend disa antare që janë zotërinjte Nevzat Loci, Sokol Curi, Vebi Musta ,Fatmir Niko Bengu , Petrit Kaba, Hasan Hakrama, Mariglen Kocibelli , Fuat Haxho, Arber Tabaku ,Bukurosh Currre, Miklovan Aleksi etj…sipas mundësive dhuruan një sasi të hollash që tregon fare qartë shpirtin bujar të shqiptarit.Më pas u prezantuan antaret e rinje zoterinjte Petrit dhe aei figu që iu uruan mireseardhjen ne sofren e madhe të Vatres të cilët pasi morën fjaken u zotuan që do të punojnë më sa mundësi që kane në shërbin te komunitetit shqiptar ketu në Jacksonville dhe në sherbim të Atdheut. Gjithashtu kryetari i deges se Jacksonvilles zoti Adriatik Spahiu falenderoje përzemersisht të gjitha antaret qe kontribuan finaciarisht në kete mbledhje dhe ato që e mbeshteten por për problemë të ndryshme personale ishin vetëm shpirtërisht prezent në mbledhje.Jo më kot -vazhdoi Adriatiku- fjalet e Nolit që i drejtohet Shqipërise që te mos kete kurrë frike se ka djemte në Amerike janë mese reale në ketë shekull të ri. Dukë bisededuar si në një sofër të madhe kohe kishte ecur shumë shpejt më hapin e ores.Sigurisht që sontë ishte hera e parë që dega e Vatres zgjedh delegatet e saj për në Kuvend dhe që do ti përfaqesoje 
denjesisht jo vetem antaret e tjere por gjithë shqiptaret qe jetojne e punojnë prej shumë vitesh në Jacksonville Florida më një shprese të madhe që Vatra të arrijë të konsilidohet dhe si dikur por në rrëthana të reja ti sherbeje me se miri diaspores shqiptare të Amerikes,interesave kombetare të Shqipërise e kombit shqiptar si dhë të jape nje kontribut të çmuar edhe per Shtetet e Bashkuera të Amerikes si një Atdhe i dyte për të gjithe shqiparet qe jo vetem na pranoji pranë vatres se saj por na afron më afer zjarrit shpirteror që të na afroje sa me shume ngrohtësi qe të mos ndiejme ne pafundesi mungesen e vendlindjes dhe ëndrra Amerikanë të mos jete thjeshte një ëndërr Amerikanë por nje realitet qe çdo shqipar e shijon dhe do ta shijoje gjithmone.

Lek Gjoka
Prill 2013
Jacksonville Florida

Filed Under: Kronike Tagged With: delegatet e Vatres, gati, Jacksonville

KRONIKË NGA DEGA E VATRES NE JACKSONVILLE

December 22, 2012 by dgreca

Nga Gjergj Lacuku/

Me 28 Nëntor dega e Shoqatës “Vatra” në Jacksonville, Florida , organizoj kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë, jubileu që edhe sheshin “Times Square” e veshi kuq e zi. E veçanta e kësaj mbrëmje ishte ngritja simbolike e flamurit , ku nën tingujt e Himnit Kombëtar , 92 vjeçari Asllan Hysaj nga Shkodra , si Shqiptari më i moshuar në Jacksonville, ngriti nalt Flamurin Kuq e Zi. Fjalën përshëndetse mandej e mori kryetari i degës “Vatra” , Z. Adriatik Spahiu, i cili ndër të tjera vuri theksin në mirëkuptimin dhe tolerancën qytetare ndërmjet shqiptarve për të mirën e Kombit. Festimi i 100 vjetorit u shoqnua edhe nga folës të tjerë si avokati Ardian Gjoka, Besim Hasani dhe artisti Shkodran, Aleksandër Ruçi, që me humorin e tij e bani këtë mbramje edhe ma t’kandshme. Përveç muzikës , kangës e valleve , mbramja festive u shoqnue edhe me poezi të poetve ma të mëdhaj të  kombit Shqiptar . Ato u sollën këtu nga recitimet e vet të pranishmëve. Kështu Naim Frashërin  na e solli përmetari Dr . Ali Lushnja ,mandej At Gjergj Fishtën na e solli shkodrani Enrik Baba, Gjirokastrën e përfaqsoj Juli Pollo nën interpretimim e poezisë së Çajupit “Mëmëdheut”.Një moment mallëngjyes ishte recitimi i poezisë së Bilal Xhaferit “Baladë Çame” nga 86 vjeçari , z. Rexhep Cano , tuj pasë parasysh çështjen Çame si nji plag e hapun në trupin e Atdheut. Poezinë kushtue Kosovës nga poeti e filozofi Arshi Pipa, e recitoj Teuta Agovi me origjinë Kosovare. Poetin Asdreni nëpërmjet “Himni i Flamurit” e solli patrioti nga Korça, z. Xhezmi Çuko. Me poezinë e Pashko Vasës ” O moj Shqypni”, recitusja Matilda Moja na kujtoj edhe nji herë se feja e Shqiptarit asht Shqiptarija. Z. Vebi Musta përcolli një fragment të euriditit Faik bej Konica në lidhje me Flamurin tonë si nji ndër ma të vjetrit në Botë. Recitimi i poezive u mbyll nga Gjergj Lacuku me poezinë e Fishtës ” Atdheut” ku nuk harrohen vargjet e pavdekshme ;

Dersá t’mundem me ligjrue

E sá gjáll me frymë un jam,

Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,

Edhe n’vorr me t’përmendë kam.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gjergj Lacuku, Jacksonville, kronike, nga Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT