• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

JAHJAGA TAKON VESELIN PAS DHUNES NE KUVEND

October 9, 2015 by dgreca

*Presidentja e kryeparlamentari, takim për zhvillimet në Kuvend/

-Peticioni i opozitës, 171 mijë nënshkrime.Shtypi i Kosovës: Opozita përshkallëzon bllokimin me gaz, dënohet nga shumë anë/

PRISHTINË, 9 Tetor 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi sot Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

 Presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.

 Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë.

Në kundërshtim të 4 marrëveshjeve me Serbinë të 25 gushtit dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka bojkotuar tre mbledhjet e kaluara të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, bojkoton edhe komisionet parlamentare, ndërsa dje ka hedhur edhe gaz lotësjellës  në “aksionet simbolike” protestuese të bllokimit të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi i sesionit vjeshtor.“Opozitës i është dashur të përdorë gazin lotësjellës për ta vazhduar bllokimin e Kuvendit të Kosovës, të enjten, por ky përshkallëzim i situatës është dënuar nga shumë anë, duke i siguruar edhe një përkrahje ndërkombëtare shtesë koalicionit qeverisës”, shkruan sot shtypi kosovar.

“Skenat kaotike të së enjtes në Kuvend janë dënuar nga presidentja, qeveria dhe nga përfaqësitë diplomatike në Kosovë”, theksohet me kryetitullin “Opozita përshkallëzon bllokimin me gaz, dënohet nga shumë anë”.

 Opozita në Kosovë bën të ditur se ka mbledhur 171 mijë nënshkrime në peticionin, ku kërkohet që “qeveria të tërheqë menjëherë nënshkrimin nga katër marrëveshjet me Serbinë të datës 25 gusht 2015 si dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi”.“Qytetarët po flasin qartë: Serbia nuk mund të futet në Kosovë. ‘Zajednica’ nuk mund të kalojë!”, shprehet LVV në një njoftim.

Opozita shprehet me fjalën serbe “Zajednica” që në shqip do thotë “Bashkësi” dhe nënkupton Bashkësinë-Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë./b.

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, Kuvend, pas dhunes, takon Veselin

Jahjaga me Presidentin Bill Klinton

September 28, 2015 by dgreca

Presidentja Atifete Jahjaga mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton/

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori pjesë në natën e ndarjes së çmimeve të Nismës Globale Clinton, ku morën pjesë një numër i madh liderësh botërorë të sektorit publik dhe privat.Presidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative në vitin 2014. Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë liderë shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bërë ndryshime pozitive sociale.

Filed Under: Featured Tagged With: Jahjaga, Klinton, ne nismen Globale

Presidentja Jahjaga mori pjesë në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative në Nju Jork

September 27, 2015 by dgreca

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e parë të vizitës së saj në Nju Jork, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë sot në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative në Nju Jork.Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në pritjen e veçantë të Presidentit Bill Clinton për liderët e shteteve dhe të qeverivë nga shumica e shteteve të botës.

Në fjalimin e tij që shpalli të hapur punimet e Iniciativës, Presidenti Clinton spikati edhe përparimin e Republikës së Kosovës, duke thënë se “fakti që Kosova ka një Presidente grua të re, tregon shumë për progresin që Kosova ka arritur”.
Prasidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative, i cili i është ndarë vitin e kaluar.Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë lidere shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bëre ndryshime pozitive sociale. Kjo iniciativë këtë vit i kushtohet “Ndikimit të së ardhmes”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Clinton Global, Jahjaga, takimi vjetor

Mbështetje për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës

September 25, 2015 by dgreca

-Presidentja Jahjaga priti një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian-/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 25 Shtator 2015/ Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek dhe anëtarët e tjerë të  delegacionit nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, sot nw Prishtinw shprehën mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni për perspektiven e qartë evropiane të Kosovës. Ata çmuan lart rolin e Presidentes Jahjaga në krijimin e imazhit shumë pozitiv të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kontributin e  saj në zhvillimet brenda vendit.Presidentja e Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.

 Presidentja Jahjaga e njoftoi këtë delegacion me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, me theks në proceset dhe reformat që janë duke u zhvilluar e që ndërlidhen me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Presidentja Jahjaga tha para deputeteve evropianë se sfidat e Republikës së Kosovës janë të ngjashme me ato të të gjitha vendeve të rajonit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian dhe theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për tejkalimin e tyre dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë për të gjithë qytetarët.

 Presidentja Jahjaga theksoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit, vendosjen e  rendit dhe ligjit, duke konstatuar se Kosova është shembull për gjithë rajonin për qasjen që ka treguar ndaj sfidave globale siç është ekstremizmi dhe radikalizmi.

 Presidentja Jahjaga me deputetët evropianë bisedoi edhe për procesin e dialogut me Serbinë, ku edhe një herë ritheksoi rëndësinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura në këtë proces, pasi që vlerësoi se ka ngecje në zbatimin e tyre në praktikë. Ajo rikonfirmoi qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje, përfshirë këtu edhe Serbinë.

 Duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës, Presidentja Jahjaga theksoi se vendimi për krijimin e kësaj force është bërë pas rishikimit të sektorit të sigurisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

 Sot, delegacioni i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian  pritet në takim edhe nga kryeministri  i Kosovës, Isa Mustafa, ku do jenë edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Takimi i tretë zhvillohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe shefat e komisioneve përkatëse dhe grupeve parlamentare.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Jahjaga, Komisioni Parlamentit Europian

Baronesha Joyce Anelay viziton Kosovën

July 20, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 20 Korrik 2015/-Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Joyce Anelay viziton Kosovën prej 20 deri 22 korrik.
“Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Baronesha do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë në njoftimin e dërguar.
Në 8 korrik 2015 Presidenca kosovare njoftonte se, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi në Londër Ministren e shtetit për politikë të jashtme dhe përfaqësuesen speciale të Kryeministrit britanik për parandalimin e dhunës seksuale në konflikt, Baroneshën Joyce Anelay me të cilën diskutuan për iniciativat institucionale dhe shoqërore në Kosovë për t’i rehabilituar dhe reintegruar të mbijetuarit e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë dhe zhvillime të tjera në vend dhe rajon.
Në takim gjithashtu u diskutua për zhvillimet rreth themelimit të Gjykatës Speciale. Presidentja Jahjaga shprehi zhgënjimin e saj me mosvotimin e amandamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale dhe theksoi se pret nga institucionet e vendit të gjejnë mënyrën dhe kurajon që të përmbushin këtë obligim ndërkombëtar në përputhje me vendimin e Kuvendit dhe të marrëveshjes ndërkombëtare.
Presidentja Jahjaga e siguroi Ministren britanike se Kosova është shtet që beson në drejtësi dhe që do të veprojë mbi këtë parim.
Ministrja Anelay falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen viktimave të dhunës seksuale dhe për përkushtimin e saj ndaj drejtësisë. /B.Jashari/

Filed Under: Kronike Tagged With: Baronesha Joyce Anelay, Jahjaga, viziton Kosoven

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT