Presidenti Barack Obama ka vendosur të mos mbështesë asnjë kandidat demokrat përpara se Partia Demokratike të zgjedhë se cili prej tyre do të jetë ai që do të garojë në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë. Denis McDonough, shef i kabinetit, tha se Obama ka vendosur të qëndrojë larg, pavarësisht se sondazhet flasin në të mirë të Hillary Clinton, ish-kandidatja e Obamas në zgjedhjet për mandatin e pare dhe më vonë Sekretarja e Shtetit. “Presidenti Obama nuk po bën asgjë se çfarë është bërë më përpara”, ka thënë McDonough. Kandidati që do të garojë për Partinë Demorkatike do të zgjidhet më 25 korrik në kongresin e Filadelfias, ndërsa republikanët në Klevelend katër ditë më përpara.
YJET PERKRAHIN SHQIPERINE PERBALLE HULIGANIZMIT SERB
Yjet botërorë të Futbollit i kanë dalë në krahë futbollistëve të Kombëtares Shqiptare, që si luanë e mbrojtën simbolin Kombëtar, në një arenë huliganësh. Ronaldo, Beckham, Ibrahimoviç, Balotelli, Zanneti, Gattuso, Drogbah:Perkrahim shqiptaret… Shih deklaratat dhe komento se me ke ishte e vërteta. Shprtesojmë që të reflektojë edhe ylli i dikurshëm, PLATINI, idhull si futbollist edhe nga shumë shqiptarë…por jo si kryezartar i futbollit….qe ka frike nga bombat imagjinare…!
Por cfare kane thene ata?
Pas ngjarjeve të rënda që ndodhën në stadiumin e Beogradit në ndeshjen eleminatore mes Serbisë dhe Shqipërisë, e gjithë bota e futbollit dhe jo vetëm po flet për skenat e dhunës që tronditën jo vetëm shqiptarët por të gjithë ata që e duan lojën e futbollit.
Shumë personazhe të rëndësishëm të futbollit reaguan pas ngjarjeve duke i dënuar ashpër ato, por 5 prej tyre kanë qenë më të bujshmet:
Cristiano Ronaldo: Pas ndeshjes jam njoftuar se në Serbi shpërtheu dhuna mes tifozëve serbë që sulmuan futbollistët e Shqipërisë. Mbeta i tronditur kur pashë filmimet.
Didier Drogba: Nuk është vetëm trimëri të mbrosh flamurin tënd është detyra e çdo njeriu, edhe unë do ta mbroja flamurin njëjtë si ndodhi në Beograd, shpresoj të funksionojë drejtësia.
David Beckham: Jeni shembulli më i mirë për të treguar se si mbrohet flamuri i kombit tuaj me nder, jeni heronj të kombit tuaj.
Zlatan Ibrahimoviç: Kosova është Serbi, nëse nëna ime është e virgjër.
Jurgen Klopp: Fuck Serbia, ky nuk është futboll dhe Fair Play.
Mario Balotelli: 32 mijë serbë u mposhtën nga 23 shqiptarë. Shqiptarët janë një komb i fuqishëm, është e mahnitshme.
Javier Zanetti: Kam respekt për serbët por ajo që bënë është turp për futbollin. Shqiptarët?Luanë.
Gattuso : “Shqiptarët heronj dhe patriotë të vërtetë. Më emocionuan shumë me mënyrën si e mbrojtën flamurin. Dhe më besoni nuk ishte aspak e lehtë për ta te reagonin në atë ambient të pështirë. Edhe unë do veproja si Cana me shokë, madje edhe më keq”.(BS)
.
.
Mos po perëndon dielli i shqiptarëve ? Jo!
Nga Fahri XHARRA/
Kur dielli ikë, çdo gjë ikë !
Jemi apo nuk jemi ata që me dekada kemi trokitur ne dyert e shtetëve te cilivizuara për të pasur pak mirësi për ne, për popullin tonë të shkapërderdhur? Neve aspak nuk na takon që të nderhyjmë në punët e të tjerëve.Jemi ende në gëzhojen tonë dhe gjithësesi duhet ta ruajmë vetëvehten e të mos biejmë pre e ndikimeve mashtruese rajonale.
Iku drita dhe erdhi terri , i ulur jam. Nuk po mund të shoh rrugën time.
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan ?
Dhe të lan’, o Shkab’ e ngratë
Pa fole, pa zog, pa shpatë? ….. Iku ngrhtësia , i ulur jam në të ftoftë të cilin vetëm eshtrat e mi po e ndiejnë.
Pa fole, pa zog, pa shpatë? .. Iku ushqimi i shpirtit , dhe unë vuaj për atë që dikur e kishe ( gjer më sot) Më humbi bukuria e nënës ,është terr nuk po e shoh.
Populli im , o i dashur popull, po t” bi ngjuj e t”lus me za, ta shpetojme , cka mund t” shpetohet, sepse kohe ma shume nuk ka…… klithë poeti në këtë muzg kombëtar..
Dhe disa minuta para se dielli të humbet në pafundësinë e tij , i mahnitur nga bukuria e tij dhe me dro se a do ta shoh përsëri . Bukauria e qiellit ndërron me të madhe e unë ulur mendoj :
Ç’thot’ ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmër përvëluar;
Gjysm’ e vdekur: “O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”……. Ka disa ditë që mediet shqipfolëse na vërshuan më një krim të tmerrshëm, ku shihet L. M. duke e ther në fyt adoleshentin diku në Siri. Ish punëtori fizik i Kampit të Bonstillit. Ai u bë heroi i ditës nga mediet shqiptare pa e vra asnjë armik të shqiptarëve, përkundrazi kërcënonte çlirimtarin tonë SHBA-të. (G. M.)…..
…..Nëpër xhamitë e Kosovës, Maqedonisë e Shqipërisë, ku predikojnë hoxhallarë me mjekra e pa mjekra, i përgatitën të rinjtë trushpërlarë të bëjnë krime, vazhdojnë t’i mbështesnin lukuninë e vrasësve edhe tash. Lufta fetare e grupeve shqiptare në Siri e Irak mbështetej edhe nga ndonjë mjeran i tipit të Lutfi Hazirit, i cili për të neutralizuar kritikët e kësaj lufte mesjetare bëlbezonte: ata që luftojnë në Siri, bëjnë të njëjtën gjë që bënin dikur shqiptarët në luftën e Spanjës!(G.M.) .. Shiko çfarë djallezie nga Dukagjini (Dugi) dëshiron që ta relativizoj gjestin e L.. Ky llum i (Dukagjini) shoqerisë civile i cili neve të tjerëve na zen njerëz primitv është i interesuar që populli i tij të jetoj në mjerim e skëterrë sepse vetem në të tilla gjendje ai dhe lloji i tij mund të jetojnë duke themeluar e udhëhequr mijëra e mijëra OJQ në emër të luftës kundër dukurive negative.. Por.dihet botërisht se rekrutimi i mercenarëve islamikë në Kosovë është bërë nëpër xhami që qeveriseshin nga Bashkësia Islame e Kosovës, ndërsa qeveria jonë e mbështeste pa rezerva këtë grup zyrtarësh të BIK-ut, duke shpërfill me arrogancë grupin e hoxhallarëve shqiptarë që e predikonin tolerancën në mes të feve dhe vëllazërinë e gjakut, pavarësisht fesë së ndryshme.
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,
Bijt’ e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s’i vanë?……. “Perendimi e ka pranuar pavaresine e Kosoves , por jo vendet arabe. Sikur Izraeli te kishte patur aq ndikim atehere pse nuk e cfrytezoji ndikimin e vet ne pengimin e saj? Nese dikush beson ne ndikimin e Izraelit , gabim e ka. Kosova nuk eshte pranuar si etille fale shteteve arabe dhe muslimane ,dhe jo Izraelit Arabet e kane mbajtur qendrimine Serbise e jo Izraeli “ ( Mohamed Nabhan i Palestinës)).
Ka pesëmbdhjetë vite që ne kemi lejuar që nepër xhamitë tona dhe ambiente të tjera sociale të predikohet në mënyrë të papenguar dhe sistematike fanatizmi fetar islamik, që do të thotë predikimi sipas të cilit ka vetëm një mënyrë të drejtë dhe të lejuar të të jetuarit, e ajo është mënyra salafiste ( radikalizmi islamik) dhe të gjitha të tjerat janë të gabueshme dhe të pamoralshme, se shiitët janë devijant të poshtër të islamit, se hebrenjtë janë popull i mallkuar, se amerikanët janë djaj, se gratë duhen nënshtruar e përbuzur, se xhihadi është forma më e lartë e përkushtimit fetar, se të gjitha të këqijat e shoqërisë vijnë nga mungesa e fesë, e plot gjëra të ngjajshme, krejtësisht të paqëndrueshme. Ky lloj predikimi tanimë i ka arritur efektet e veta: prodhimin e militantëve, si puna e Muhaxherit dhe shokëve të tij.(Blerim Latifi)
Cilët bij të trathëtuan
Dhe të doqnë dhe të shuan..
Qan e lutet Nën’ e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç’e pat me Skënderbenë,….” Viktima më të mëdha të këtij manipulimi janë padyshim të rinjtë kosovarë, të cilët të kapluar nga frika e paperspektives bijnë lehtë pre e propagandës fetare.
Pyetja: Si funksion mekanizmi i kësaj propaganda tek të rinjtë?
Latifi: procesi i prodhimit të një fanatiku, qoftë ky fetar, ose fanatik i një ideologjie tjetër, kalon nëpër tri faza.
1) Faza e parë, faza e shpërlarjes së trurit
Në këtë fazë personit të kapur nga mekanizmi i propagandës i shpërlahet truri, që do të thotë i hiqet e gjithë dija dhe edukata e fituar më parë nga familja, shkolla e rrethi social.
Kjo bëhet përmes etiketimit të kësaj edukate si “e gabuar”, “e rrejshme”, “e pamoralshme”, “në kundërshtim me parimet e Zotit”, e të tjera.
2) Pas shpëlarjes së trurit fillon faza e dytë, faza gjatë të cilës në trurin e zbrazur injektohet dogma e re dhe modeli i ri i sjelljes
Papritur një djalosh që deri dje e keni parë me xhinse rrugëve të Prishtinës a Prizrenit, tash e shihni duke u mburrur me tunikën e tij arabe. (M.L)
… “ Flakët ishin përhapur nga të gjitha anët, duke shtënë tmerr në të zotërit dhe ata që shihnin, kur një grua fort e re dhe e tmerruar, me duart kryqëzuar, erdhi tek unë dhe duke qarë, më tha: “Aman Kapiten djalin tim se po digjet!” M’u drodhën mishrat në këtë dëgjim po ç’mund të bëja? “Nuk u porositëm të nxirrnit gjënë e gjallë?! – i thashë.
E mjera grua! Fatzeza nënë. Këpuste leshrat dhe bërtiste si e prishur menç: djalën dhe djalën!…Atëherë shpirtmiri dhe trimi Abdyl Mersini, i cili kishte edhe ai një djalë të vogël lënë në shtëpi të tij, lëshohet me rrezikun e jetës në mes të flakëve dhe hyn në dhomë, rrëmben djalin dhe ia sjell të dëshpëruarës nënë. Burrëria e Abdylit më mbushi plot gaz dhe e putha në ballë! E gjora nënë rrëmbeu djalin dhe as kujtonte që po i digjej shtëpia”.(Antikat kombëtare”, Mihal Grameno,)
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s’ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S’kursen jetën as paratë; …. Por Kim Mehmeti mendon ndryshe “Më në fund, vetëdija për përkatësinë kombëtare është çështje individuale dhe shikuar nga ky këndvështrim, kthimin e tyre në gjirin kombëtar e shoh vetëm si të drejtë individuale. Andaj, nuk jam i prirë që këtë proces të mundshëm ta ngre në shkallën e ndonjë heroizmi me përmasa mbarëkombëtare. Njësoj siç nuk e kam trajtuar si tradhti edhe atë që ka ndodhur dikur dhe që është duke ndodhur edhe sot: që shqiptari ta mohojë përkatësinë e tij etnike! Dhe, nuk dua që këtë rikthim të disa shqiptarëve ortodoksë në gjirin kombëtar ta vulgarizojmë, duke i pritur ata me daulle e dekorata. Pra, dua që këtë dukuri ta lëmë aty ku e ka vendin: në rrafshin e vetëdijes individuale.”
:”O Shqiptarë,
Nënës mos ia bëni varrë!”
Mbahu, Nëno, mos kij frikë ,edhe pse…..Duke folur për Shkupin, gjatë promovimit të librit të tij ‘Shkupi’, shkrimtari Kim Mehmeti u shpreh, midis tjerash, se islami e ka shpëtuar shqiptarinë. Ndërkaq, duke folur për atë se si kanë arritur shqiptarët ta ruajnë identitetin, Mehmeti tha se kjo është arritur përmes islamit.
“Absolutisht, matematikisht, mund të dëshmohet, edhe nëpërmjet asaj që e thash ma parë, se islamizmi e ka shpëtuar shqiptarinë në disa vise shqiptare, absolutisht! Unë ua dëshmoj me këtë: ortodoksët shqiptarë nuk i keni, katolikët shqiptarë nuk i keni në Shkup. I keni vetëm shqiptarët myslimanë”, tha Mehmeti.Kim Mehmetit “Vetëm në oborret e xhamive, e ndjejnë veten te sigurt, vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore “…..
Përkundër të gjithave , edhe nata pa diell do të jetë e shkurtër….. Në mes tuaj kam qëndruar,E jam duke përvëluar,Që t’ju jap pakëz dritë,Natën t’jua bëj ditë.(thoshte Naimi)
Do të perëndoj për të humburit, sepse janë të destinuar për prishje, ndërsa për shqiptarët që kanë dashuri për komb, Atdhe dhe që kultivojnë paqen, dashurinë dhe mirëkuptimin midis njerëzëve është kohë e ringjalljejes dhe e dekontaminimit nga kalldrëmet mesjetare! Shqiptarët stuhit i patën vazhdimësi, por i tejkaluan pikërisht atëherë kur askush nuk e priste! Ne jemi popull i zgjedhur, këtë e dëshmon më së miri ëndërra e Shën Palit, që ishim të paracaktuar, përgëzuar dhe shenjtëruar nga Perëndia i gjallë! na inkurajon Erton Gashi.
. O Zot ! une isha zgjedhur te behesha viktima e nje kohe te rebeluar.e nje kohe kryeneqe dhe e disa njerezve te cmendur ,te cilet nuk kishte askush guxim as fuqi ti ndalte. .S,guxoja te arratisesha nga vendi ku isha strehuar .Fusha nga do ecja ishte e mbjellur me vdekje.I thash vetes me zerin qe me dridhej,, ,,qendro e patrembur, mos u dorezo para fatkeqesise!!.Nuk e dua me trishtimin ,e kurre nuk e kam dashur dhunen e as urrejtjen .Dua te jetoj si dua une e jo si thua ti Dua ti dua te gjithe qe me duan .sepse .,,Te jetosh e vdekur me mesin e te gjalleve qenka shume e rende ,,.DUA te jetoj ne mesin e te gjalleve sepse jam e gjalle .( nga Mimi Qiraxhiu )
Dhe dita e diellit shqiptar rifillon.
JO,MENTOR QUKU! .. BURRA SI TI, NUK VDESIN KURRË !
Foto: MENTOR QUKU (1939 – 2014)/
Nga Fritz RADOVANI/
Shkodra ka humbë një qytetar dhe intelektual të mirfilltë, ndersa, Shqipnia, ka humbë modelin e një Atdhetari të Persosun! Shokët e Tij numroheshin me gishta…
Familja e vjeter shkodrane asht e vertetë se ka pasë dhe uroj të kenë Pinjollë me të cilët ka mese krenohet, po, Mentor Quku, ishte i rrallë në mjedisin e gjithë Shkodres.
I rij në Shpirtë, i pashëm, i qeshun gjithmonë, qyshë se e njoha në vitin 1953 në oborrin e shkollës Pedagogjike të Shkodres, po, mbi të gjitha i dashtun, joshës, dhe nder të veçantit Shqiptar që trashigoi Fisnikinë, Bujarin, Burrninë pa asnjë thermi fanatizmi, e këta janë një visar i çmueshem që Nana e Tij, i mkoi me qumshtin e vet si biluri…
Kam njohë në jetë Burra të vertetë në Shkoder, por nder moshatarët e mij, jo, per zakon se sot duhen thanë këto fjalë, po Shokët e Mentor Qukut, i vijnë rrallë Shkodres dhe gjithë Shqipnisë! E me plot gojë mund të them se Ajo Familje, 60 vjetë perpara kishte tri lule: Lalin, Mentorin e Lilin… Një nder’ i vertetë i Trojeve tona.
Provoi persekutimin e “heshtun”, tue iu privue e drejta me shkue në shkollen e mesme të gjimnazit bashkë me motrat, po gjithmonë kryenaltë se i perkiste asaj “klasë” që nuk pranonte privilegje me turp e faqe të zezë, gja të cilën, Qukët e kanë pague mjaft shtrenjtë nga persekucioni i pashpirtë komunist 47 vjeçar. Provuen burgjet, transferimet nder skajet ma të vështira të vendit, trajtimin antinjerzor komunist, po gjithmonë, dhe pa ma të voglen frikë krenarë dhe dashamirës ndaj shoqnisë së cilës, ua shperblyen me Besë dhe dashamirsi vuejtjen deri në vetflijim, po kurrë, me i sjellë një të keqe sado të vogël shokut dhe mikut nder të gjitha rrethanat e vështira të jetës. Ky ishte edhe Mentori!
Në vitin 1996 e takova rasësisht në rrugë tek Muzeu Popullor… Si gjithnjë, më foli dhe më tregoi se ishte angazhue per me krijue “Të Djathtën e Bashkueme Shkodrane”… Atyperaty…nuk isha optimist! Po, mbas një takimi me një grup qytetarësh tek shkolla Pyjore, ndryshova mendim dhe mora pjesë me qejfë në atë fushatë zgjedhjesh edhe pse asnjëherë nuk jam angazhue me parti politike, madje, ishte pikrisht Mentori dhe Nik Pavaci, që më propozuen si deputet perfaqsues i të Persekutuemëve Politik të Shkodres. Nuk u realizue kjo dëshirë e tyne, se ministria e mbrendshme më dha tri ditë ma vonë, dokumentin e pastertisë së figurës, atëherë, kur Prefekti i Shkodres z. Iljaz Vrioni, më tha: “Je i vonuar, se dje avioni u nis…”, dhe, unë iu pergjegja po me fjalët e tij, në një artikull në gazeten “Shkodra”… Megjithate, në saje të Mentor Qukut, Nikolin Pavacit, Nikolin Destanishtës, Ndrekë Bazhdarit etj., fitoria e së Djathtës së Bashkueme u arrijtë.
Ajo Fitore e Popullit të Shkodres ishte meritë kryesisht e Mentor Qukut, prandej edhe pothuej “askush” nuk e bani zemren gurë me ba një analizë objektive të saj, sepse Aty, ishte Ideali i Popullit të Shkodres, i Bashkuem si asnjëherë rreth një dashunisë Vllaznore, me të cilen, Ai do ti tregonte mbarë Shqipnisë, se vetem kështu ndertohet Demokracia! Asnjë prej Atyne Burrave që e organizuen dhe e arrijtën Fitoren e së Djathtës së Bashkueme Shkodrane, nuk u angazhuen nder poste shtetnore, dhe kjo ishte dëshmija e ndershmënisë së Tyne, gja që vertetonte një nga cilësitë e Tyne të Mëdha Shpirtnore: “Shkodra Antikomuniste asht e Bashkueme!”
Po, a u mjaftue me kaq “drejtori” i Muzeut Shkodres Prof. Mentor Quku?
Nuk besoj se ka njeri që mund të mohojë vleren e madhe të punës së palodhun të Mentorit, që në fillimet e para të luftës per Demokraci të Vertetë, e Ajo fillon atëherë kur qendra e Muzeut u kthye në Vater Pritje të Burrave të Nderuem Shqiptarë si: Profesorët e Pavdekshem Arshi Pipa, Gjon Sinishta, Zonja Camaj, Abaz Ermenji e madje, edhe nga personalitete të mëdha të Besimeve Fetare apo të kulturës Europjane…Pa zanë me gojë botimet dhe kumtesat e organizueme per Krenarinë e Shkodres Martire.
At Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja dhe Luigj Gurakuqi…
Këta Burra ishin frymzimi i Mentor Qukut…
Kjo veprimtari e Mentor Qukut e kishte domethanjen e vet!
Brumosja Shpirtnore dhe qytetare e Tij, në gjurmët e Kolosëve të Mëdhej si At Gjergj Fishta, Don Ndre Mjedja apo Luigj Gurakuqi, e thërrisnin dhe, pikrisht ishte Mentor Quku, që U asht pergjegjë me jeten dhe Veprat e veta, që me plot gojë Sot, mund të mbishkruhen mbi aktivitetin e Tij Atdhetar: “Idealist deri në vdekje per një Shkoder Antikomuniste të Bashkueme!”
Nuk e dojshe sot një lajm si ky per moshatarin tim Mentor Quku, edhe pse jam i sigurt se Ai asht pranë me Ata Burra! Jeta e njerzëve të Nderuem si Mentor Quku nuk mbyllet asnjëherë, se Veprat e Tij janë të Pavdekshme, janë udhë e sigurtë Vllaznimi dhe Bashkimi ashtusi, gjithmonë, Shkodra i ka lindë dy herë Ata: Si Kreatyra Njerzore dhe si Atdhetarë të Perkushtuem në rrugen Heroike të “Rozafës”…
***
Para pak kohe, pa dijtë se ishte tue u mjekue në Itali, i drejtova një pyetje per një nga personazhet e historisë sonë, fushë në të cilen kemi komunikue gjithnjë, dhe ashtu U përgjegjë, tue e mbyllë: “…Vllaznisht, Mentori.”
Një ditë do ta publikoj mendimin Tuej, i dashtun shok i vjeter, mik dhe Vlla, siç më ke konsiderue gjithmonë deri pak ditë perpara!…
Jam shumë larg i dashtun Mentor Quku, me dashtë me kenë këta çaste atje…
I therun thellë në zemer nga dhimbja per Ty, çova mendjen tek At Fishta, dhe mu kujtuen vargjet e Tija:
… “Dal në dritsore me kundrue shatorren,
Qi i Lumi t’ kthielltë ia vuni rruzullimit,
E kqyri hyjt, qi thue, se njaq sy Zotit
Flakojn mbi dhé –…
– e atë botë mendoj per ty.
E, ku t’ a shoh ma t’ flakshem tue xhixhillue
Nji hyll, aty selin un tham me vedi,
Ti do t’ a késh, e syt m’ atë hyll pa da
I nguli, e m’ bahet si me t’ pa. Me emen
Un t’ thrras atë botë n’ per terr. Nji vaj bylbylit,
Qi permallshem nder gemba rrin tue kja
Fatin e vet, a ndoshta, zojt e dashtun,
Jehonë m’i bahet t’ grishunit; e m’ duket
Se bisedoj me ty!… Nuk dekka i miri,
Jo kurr…”
“Nji lule vjeshtet” At Gjergj Fishta, Lirika.
Melbourne, 2 Qershor 2014.
ATDHEU NE ANKAND
A duhet te heshtim? Jo!/
Shkruan: Fahri Xharra/
“Me politikat ditore, kur vullneti i popullit e në veçanti vullneti i individit të suksesshëm dhe intelekti krijues plagoset thellë në shpirtin e tij, atëherë pason jeta e amullt dhe mosinteresimi i njeriut për të ardhmen e tij dhe të shoqërisë – si pasojë e depresionit social e kulturor. Pra, shoqëria, e cila nuk merakoset për çështjen e individit krijues dhe nuk shpreh asnjë interesim për të arriturat e tij në shumë fusha shoqërore me interes kombëtar, atëherë pason “ndërtimi” i një shoqërie me vlera të ulëta, ekonomi të rrënuar dhe pa ndonjë identitet kulturor.”
Atdheu në ankand
Si duket, atdheu ynë është hedhur në ankand! E ju i dini mirë rregullat e ankandit. Mallin e ekspozuar nuk e merr, as mund ta ketë ai që e do, ai që lutet për të, por ai që ka paratë. E paratë, në këtë atdheun tonë të dashur, të respektuar e të adhuruar prej një pjese, nuk i ka kjo pjesë, por pjesa tjetër: Ata që e duan, e adhurojnë, e dashurojnë po kaq sa këta të parët, por kjo dashuri është e ndryshme. Të parët e duan, e adhurojnë, e dashurojnë si adhurohet dhe respektohet nëna, ndërsa të dytët si mund të duhet, të dashurohet dhe të adhurohet lavirja. Ky ndryshim ‘i vogël’ i dallon këto dy grupime atdhetarësh dhe ”atdhetarësh”. Heshtja e grumbullit është normale, nuk pritet shumë nga grumbulli: “Eposi i Kreshnikëve” (ose Cikli i kreshnikëve) përbëhet nga këngë të ndryshme epike, ku këngët kryesisht shoqërohen me lahutë. Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme dhe në Kosovë, si: Malësi e Madhe, Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera dhe Kosova rrezikon të humbë afatin për të futur në UNESCO “Eposin e Kreshnikëve”(shkruan shtypi). Prandaj, një shoqëri e ngritur mbi burimet e mirëfillta njerëzore, të humanizmit dhe të sukseseve individuale, në kuptimin e shëndoshë të fjalës, ose të të kuptuarit e kreativitetit individual, patjetër se do të vishet me vlerat dhe epitetin e një shoqërie bashkëkohore, të avancuar dhe të pranueshme në skenën e vlerave njerëzore gjithandej botës së qytetëruar, ngase shoqëria duhet të jetë e veshur me gëzofin e vërtetë të historisë së tij! Serbët ende, por e gjithë jetën e paraqesin Kosovën si konflikt i traditës historike: “Jerusalemi serb vs tokës së vjetër Shqiptare”( botim i Akademisë së Shkencave të Serbisë).
Shpëtimi nga “sllavizmi”
Nocioni “Kosovo” i tregon kuptimet e ndryshme, të cilat janë në kundërshtim të vazhdueshëm për komunitetet që jetojnë në Kosovë. Për serbët është një territor i vjetër serb, një tokë e shenjtë serbe, një kulturë mbresëlënëse në rritje, e cila u shkëput brutalisht me okupimin otoman dhe që ishte edhe një shkëputje e serbëve nga lidhja e tyre me Krishterimin dhe Evropën (?). Grumbulli i ynë mu këtë okupim e sheh si një shkëputje tjetër, si një shkëputje dhe shpëtim nga “sllavizimi”. Me teorinë e grumbullit tonë i japim një kuptim edhe më të plotë teorisë perverse dhe agresive serbe në shtrembërimin e mëtutjeshëm dhe të pandershëm të tyre për Kosovën. Derisa ne të vërtetat tona i paraqesim si mite dhe na dukën si mite dhe pandërprerë mundohemi të “çmitizojmë” historinë tonë serbët e shkruajnë këtë:“Legjenda për Kosovën gradualisht u përzie me traditat popullore duke marrë përpjesëtime mitike e të cilat janë shkrirë në një gurthemel të identitetit të Serbisë moderne. Por, për serbin, sot e gjithë ditën, Kosova qëndron si një si tokë e shenjtë serbe, ku serbët sistematikisht janë “persekutuar dhe përjashtuar nga ajo që të jenë sllavë dhe pravosllavë (ortodoks sllavë) për gjatë tre shekujve të kaluar.” A mos na thotë kjo diçka? A mos është kjo një plagjiaturë historike, e cila në vend të emrit shqiptar e shkruan serb? Grumbulli nuk mundet të reagojë, duhen individët e përkrahur nga institucionet shtetërore, duhen institucionet e larta dhe të kualifikuara kombëtare të përkrahen nga shteti.
Kosova simbolizon tokën shqiptare
Serbët për turqit otomanë flasin jo vetëm si pushtues, por edhe persekutorë të tyre, të cilët me ‘aleatët e tyre, shqiptarët myslimanë’ si dhe emigrantët ilegalë, të cilët zbritën nga malet e larta të Shqipërisë veriore dhe asaj të mesme dhe i vendosën në fushat e rrafshëta kë Kosovës dhe Metohisë. Por, serbët ankohen se edhe regjimi komunist i Titos i ka “përkrahur” pushtuesit shqiptarë si dhe që në kohën e tij, duke i mbështetur komunistët e Kosovës me qëllim decentralizimi të Federatës Jugosllave e kanë hequr termin Metohi, duke e thjeshtësuar Kosmetin vetëm në Kosovo. Turqit e sotëm nuk guxojnë të ndërhyjnë në “historinë” serbe. Akademia serbe është e vetëdijshme se sot Kosova e simbolizon tokën e vjetër shqiptare, e cila drejtpërdrejt lidhet me ilirët e Dardanisë e edhe më larg me pellazgët. Ata e dinë mirë se shqiptarët ishin viktimat më të mëdha në Ballkan, duke iu mohuar e drejta për një shtet të përbashkët si trashëgimtar krenar të ilirëve-pellazgëve. Për këtë e për ne thonë se çdo gjë është me një “gjetje tradicionale, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me fakte të vërtetuara historike dhe se miti i origjinës ilire të shqiptarit modern është i bazuar në mite dhe grupe të caktuara të interesit. (?) (E njëjtë me ata pjesëtarët e grumbullit). ”Kosova e Metohia ka qenë kryesisht e banuar me serbë dhe nga ajo që herët rrjedh se është qendra prestigjioze serbe e politikës dhe e kulturës së saj (Barisha Krekiq, “Medieval Serbia: he Nemanyids and Byzantium”). Ja se si vazhdohet me historinë e tyre “jo të miteve”: “Gjatë sundimit otoman një numër i caktuar i feudalëve serbë (?) duke hyrë në sistemin Spahi dhe eventualisht edhe duke u islamizuar i shndërruan serbët ortodoksë dhe grupet e tjera etnike jomyslimane në rajë, një klasë e dytë e qytetarëve për fundi rregullës së lartë të Perandorisë Otomane”. Kur ne nuk flasim dhe e mohojmë të kaluarën tonë, të tjerët e grabisin (në këtë rast serbët) atë dhe bëhen zotë të një të kaluare, e cila nuk iu përket aspak.
Histori e bazuar në epe
Epika dhe mitet serbe janë ato që e kanë ngritur lart të “vërtetën” e tyre historike të së “drejtës” mbi Kosovën dhe jo vetëm mbi Kosovën…“Epika e shpërndarë në shekuj dhe e kënduar nga mjeshtrit e talentuar të gusllës (lahutës) historikisht ka dërguar kumte (mesazhe) të ndjenjave dhe kumte politike në baladat e tyre epike duke e pasur gjithmonë Kosovën në qendër, duke i bërë heronjtë të pavdekshëm për përgatitjen për një vetëdije të lartë kombëtare serbe pas çlirimit nga otomanët (Ivan Bozhiq, “Neverstvo Vuka Brankoviqa” in Ivan Bozhiq & Vojislav J. Gjuriq, eds). Pra, e tërë historia serbe, sipas tyre, bazohet në epe, balada, këngë gusllash, të cilat e marrin formën e “vërtetësisë” në historiografinë serbe. Shpërngulja e madhe serbe thuhet pastaj në librin e Batkoviqit ishte një shans i madh për ndërrimin demografik në favor të shqiptarëve . “Janë serbët ortodoksë (?) ata që iu bashkuan forcave Habsburge në luftë kundër otomanëve. Janë edhe serbët ata që u shpërngulën nga këto anë nga “dhuna turke”. Ishte ajo një luftë e të krishterëve, e cila u bë shkaktare e ikjes së paku 39 000 familjeve (me nga tre deri në nëntë anëtarë) “serbe“. “Asnjë fjalë për shqiptarët. Asnjë fjalë për shqiptarët ortodoksë e katolikë që ikën dhe u shpërngulën në tokat e Austro-Hungarisë; as nga serbët e as nga shqiptarët; as nga historia e shkruar serbe e as nga ajo e shkruar shqiptare. E dokumentet në arkivat e Austro-Hungarisë flasin ndryshe. Ato vetëm duhen të shfletohen, të filmohen, të përkthehen dhe të botohen. Serbët ishin dhe janë aq të pafytyrë kur është në pyetje grabitja e historisë sonë për të sajuar historinë e tyre: “Procesi më i dhimbshëm në konvertimin religjioz të serbëve e mbërriti kulmin me albanizimin e tyre, atëherë kur serbët e islamizuar e filluan harresën e përkatësisë së tyre etnike, identitetit të tyre etnik dhe u krijuan arnautashët. Arnautashëve me kalimin e kohës iu zhduk mbamendja e origjinës së tyre serbe (Jovan Cvijić, La péninsule balkanique. Géographie humaine ,Paris): “Për një kohë të gjatë serbët myslimanë të albanizuar (Arnautashët) nuk e ndienin veten as turq e as shqiptarë dhe prania e serbe në unin e tyre ishte e pashlyer. Në Drenicë dhe në regjionin e Prokuples arnautashët e kanë ruajtur deri vonë dygjuhësinë e tyre”. Një pështjellim i pamatur i serbëve. Një hajni një kombi të tërë. Një vjedhje e paskrupullt e një historie. Përderisa ne nuk i kthjellojmë faktet tona, historinë tonë, përderisa ne me fakte, e të cilat janë, nuk i kthejmë në gjirin tonë (së paku në libra) të gjithë shqiptarët ortodoksë të anëve tona, të cilët janë humbur në krijesën artificiale serbe, ne kemi të bëjmë gjithmonë me humbjen e së kaluarës sonë, të vërtetës sonë dhe të tokave tona.
Gjakovë, ,09,07.13