• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Nga ferri i kampit të Nizhavecit në Shqipëri në parajsën e tokës gjermane

March 15, 2017 by dgreca

 

unnamed (1)unnamedunnamed (2)

Bisedë me ish të denuarin politik z.Musledin Glina/*

–Gjermania për mua u bë si thotë gjermani “Himelreisch auf die Erde ” që përkthehet Xheneti (parajsa) në tokë/

-Z.Glina le ta fillojmë me fëmijërine tuaj, cila ka qenë familja juaj dhe çfarë mbani mend nga jeta, traditat e asaj kohe?

Përgjigje: Jam lindur, më 27 korrik 1933 në Leskovik në një familje mesatare, normale. Babai im Ibrahimi, ishte nënpunës shteti, Inspektor Pyjesh.Nëneja Qamile ishte rrobaqepëse.Kisha vëllanë Karafilin, lindur më 1930 dhe motrën Nerminin e lindur më 1932.  Kam patur si fëmijë një jetë të këndshme të mirë, normale si në atë kohë në Shqipëri, deri kur erdhi dita e mallkuar kur në Korëë në shtator të vitit 1944 u larguan ballistat, nacionalistat dhe Korçën e okupuan parizanët, komunistat.  Në mbrëmje na sollën 3 ose 4 partizanë, oficera që të kalonin natën në shtepinë tonë.  Nëneja e shkretë iu bëri darkën me lakror byrek me mish të pjekur, të tiganisur dhe në mesnatë u zgjova nga tmerri se po arrestonin babain.

Babai ishte duke nxjerë unazën dhe sahatin e xhepit flori dhe ja dha nënës.  Une isha 11 vjeçar.  I pyeta pse ma merrni babain?  -Për një pyetje më thanë….“Pyetja” zgjati 5 vjet me radhë.  E dënuan me 10 vjet dhe e liruan në fillim të vitit 1949… Kur u larguan me babanë unë i thashë nënes, po pse si zgjove ata që hëngrën dhe pinë ta ndalonin arrestimin dhe ta mbronin babain?

Po përpiqem të prezantohem, që kur kam qenë më 1946, 13 vjecar dhe pushimet verore për dy muaj i bëra në Bullgari…Bullgaria ftoi nga Shqipëria 100  pionierë dhe nga Korça, vetëm dy shkuam ngase isha nxënësi i shkëlqyer në të gjithë Korçën, por babai ishte i dënuar me 10 vjet në burg dy dajllaret oficera të zogut të pushkatuar.  Nxënësi tjetër quhej Asim Koprencka që tani quhet Dr.Asim Ylli të motrën të vrarë si partizane dhe jeton në Tiranë. Drejtori i shkollës Selman Kasapi, komshi me mua ishte partizan. Kur unë e pyeta si nuk u ndodh dhe për mua një kamp veror… si psh filani në Dures, tjetri ne Pogradec, drejtori, pa djathtas e majtas dhe më tha: “Mos i thuaj askujt se do ta prishin”, nga Korca vetem ti dhe Asimi do t’i bëni pushimet në Bullgari.  Nuk më zuri gjumi terë natën….  Kur ishim në Bullgari i shikoja dhe i krahasoja të 100 pionerët dhe mejtoja ne që jemi ” AJKA “e gjithë Shqipërisë nesër patjetër njeri nga ne do trashëgojë Enver Hoxhën…Dhe pak mendjemadh, kujtoja duke u krahasuar me të tjerët se unë do trashëgoja Enverin…  Deri këtu është çdo fjalë, çdo gërmë e vërtetë dhe tani për ta zbukuruar e shtoj….Pashë një endërr se me të vërtetë e trashëgova Enver Hoxhën dhe Shqipëinë si gërmadhë…  U zgjova i llahtarisur dhe gjthnje me frikë se mund të ndodhte në të vëtetë që të trashëgoja gërmadhën e tij, dhe i vetmi shpëtim për mua ishte të bëhesha “Armik i Popullit”, dhe desha s`desha u bëra…

-Ju jeni burgosur në vitet e sistemit diktatorial, cila ishte akuza? 

Përgjigje:Unë jam arrestuar, më 29.12.1949… Akuza zyrtarisht:  Marr pjesë në një grup armiqsor, në shërbim të UDB-s jugosllave.  E kam vërtetimin nga dega e rendit publik Korcë.  E vërtetë është se një nga shokët që u burgos me mua Tanush Frashëri, rastësisht ishte takuar në Maliq me një të ardhur nga Jugosllavia si diversant.  Kur më morën mua në pyetje shpalosën një shkresë me dy faqe dhe më pyetën?  E njeh këtë firmë kush i ka nënshkruar këto dy faqe?  Ne i dimë të gjitha nga Tanush Frashëri po duam ti dimë dhe prej teje që ishe pjesëtar i këtij grupi armiqesor që vepruan dhe deshnin të rrëzonin pushtetin popullor…  Pyetjet që i kishin kurdisur vetë nga frika i aprovoje dhe kështu dhe unë mbusha tri faqe dhe i nënshkrova…  Unë kur mejtoj tani rreth sigurimit të cilët të tregonin se sa të zotët ishin, që kapen një grup armiqsor kaq te rrezikshëm dhe ne ishim 16 / 17 vjecare, vetë Namik Hysenbegasi që e benë si udhëheqësin, komandantin tone ishte 18 vjecar dhe qe me zotësinë e tyre e “shpëtuan Shqipërinë”….Gjyqi, pyetjet dhe përgjigjet në gjyqin ushtarak u bënë me dyertë e mbyllura.  Avokatët nuk ishin ndaluar akoma.  Gjyqin na e bënë tri dite me radhë në kinemanë ”Morava” dhe ftuan gjithë popullin të ishte prezent.Ishim të lidhur me zinxhira nga katër pallacinat ku ishte sigurimi.  Kur u futëm në bulevard, majtas dhe djathtas deri tek sheshi para kinemasë ishte plot, sikur po prisnin të pëshendesnin Enver Hoxhën…E pabesushme, por e vërtetë…  Ditë më parë e kishin lajmëruar popullin, shkollat qe t’ju tregonin mos kini frikë se policia dhe sigurimi është vigjilent.  Ata i zbuluan dhe po i dënojnë armiqtë e popullit….Neve këtë pritje madhështore e shijonim dhe majtas, djathtas salutonim shokët.Kinemaja brenda minutës u mbush plot dhe gjyqi filloi… Ndonjëherë mendoj se mos i kam parë në ëndërr?   Koci Xoxen Petrit Dumen i gjykuan në qilar në bodrum natën dhe fshehtazi i pushkatuan…Neve si 16 vjecarë na nderuan….Diten e parë lehu, lehu tri orë me radhë prokurori dhe nuk u lodh të na deklaronte ne si armiqtë më të rrezikshëm…  Ditën e dytë e kishte fjalen mbrojtja, avokatët.dhe avokate nga frika vazhduan të lehnin më tepër se prokurori.  Kur i erdhi radha avokatit tim ai tha:

-Dije shoku prokuror ne kemi të bëjmë me fëmijë dhe vetë e vërtetojnë se janë fëmijë…

Në këtë moment aveniri, e ardhshmja e tyre pa shpresa është bere dhe se janë fëmijë nuk e kuptojnë, po qeshin dhe salutojnë shokët e tyre ne sallë….

Une u cudita më vonë, e prisja të më bashkohej si i burgosur, por për cudi nuk e arrestuan…  Eshtë për mua e pamundur të tregoj të përshkruaj cfarë kam përjetuar edhe të dua në moshën time nuk kam kohë per ti trrguar….  Më vonë si i dënuar në burg të Korces ngase isha më i vogli më thërisnin „ “piciruk” por këtë titull e humba kur një ditë u hap porta e madhe dhe futën një 12 vjecar të denuar dhe atë për veprimtari amiqësore kundë pushtetit….

Në të vërtetë ai ruante lopët me një katundar tjetër 27 vjecar të dy nga një fshat afër Bilishtit…

12 vjecari u ankua se të nesërmen në ditën e hënë nuk kishte qejf të vinte në shkollë…

27 vjecari i tha: “Sot natën vëri zjarrin , digje shkollën”.

Ai e dogji dhe u dënua me 5 vjet burg të rëndë.  Akuza: sabotoi edukimin e rinisë…

Cila është historia me familjen tuaj për hebrenjtë?

Përgjigje:Une jam per hebrejtë si” shahit kohe” se në Leskovik, dajiu im Muharremi më 1943 që bënte shërbim në kufi me Greqinë në mbrëmje në familje tregonte kur Hebrenjtë hynin në Shqipëri për tu shpëtuar nazistëve…

Po si 10 vjecar nuk harrova kurrë, që njëhere tregoi se edhe sot erdhi një Hebre bashkë me pesë gra dhe e lashë të hynte ….pastaj u kthye dhe më ofroi a do ndonjë nga këto?

I inatosur dhe i ofenduar dhe për pak desha ta kthenja…por i lashë të hynin me 5 gra.

Edhe pse ishja 10 vjecar nuk e harrova.   Vetëm këtë mbaj mend per hebrenjte dhe nderin e shqiptarëve dhe këtë e prezantoj nëpër vendet ku flitet gjuha gjermane (Gjermani, Austri, Zvicer, Lichtstein)…

Që babai dhe xhaxhallarët ( nuk kam xhaxha ne familje ) kanë strehuar hebrenj, nuk është e vërtetë…

Një gazetar në Zvicër, në Zyrich e ka shkruajtur gabimisht…..

Si u arratisët nga burgu kush ju ndihmoi?

Përgjigje:Unë me Ilmi Prodanin dhe Ferit Kapon që u arratisëm nga këneta na ndihmoi guximi dhe më tepër vuajtja dhe vuajtjet që përjetonim dhe shikonim ditë për ditë.  Morëm vendimin dhe bëmë planin “100% të shpëtimit“…  Vetëm të shoshitur nga mitralozi ishte për ne shpëtimi.Une bashkë me Ilmi Prodanin që në Korcë bashkë u arrestuam dhe u gjykuam si dhe me Ferit Kapon nga Cerava qe jetonte afër kufirit dhe e dinte rrugën, vendosëm të shpëtonim nga skëtera e Nizhavecit…Unë studiova telin me gjëmba qe ishe si lëmsh, 3 m i gjerë mbi tokë dhe 4 metro i naltë në formë të një piramide i korkolepsur dhe i lidhur me njeri tjetrein, aq i dendur sa dhe nje zockë e vogël për ta kaluar i duheshin ca minuta dhe duke e studjuar ja gjeta pikën e “dobët”….teli ishte hedhur mbi tokë pa u mbërthyer.  Të siguruar me token njeri pas tjtrit, pa u rezikuar të “grumbulluar” në kurriz, si gjarpëri me shpatullat lëvizëm drejt telit dhe duke u ngritur, centimetër pas centimetri, liruar te paktën 15 / 20 minutash e lamë telin mbrapa….ky aksion duheshe të bëheshe prej orës 8 deri 9 në mbrëmje.  Pas orës 9 na futnin ne barakë për të fjetur dhe deri në mëngjes kishe të drejtë të dilje vetëm për të kryer nevojat personale. Hodhëm “shortin.  I pari qe Ilmi Prodani, i dyti Ferit Kapua që njeri pas tjetrit të pa grumbulluar kaluan dhe para se të më vinte radha mua ra kambana dhe policët pa armë vetëm me shkopinj na futën nëpër baraka…për mua u bë më e rrezikshme se përjashta nuk kishte asnjë të burgosur dhe unë i vetmi pëjashta shkove drejt vendit te caktuuar gjoja pas 2o-30 minutash për të kryer nevojat personale.Të them të drejtën nga frika e dajakut që do me rrinin me Ilmine shok ne shkolle u arestuam bashke ne barake, flinim sup me sup ngjitur bashkë… Ai iku dhe une nuk kisha haber…as njeri nuk do ma besonte dhe na frika e drurit që do me jepnin, e mblodha b… dhe thashë “HYXHIM”.kur dola për jashta, në vendin ku duheshim të prisnim njeri tjetrin ne një arë që ishte mbjellë me patate.  Vetëm gjethet e vogla të patateve priten, priten dhe iken…Une nga frika nga sekleti thërisnja me zë të ulët, Ilmi…Ferit sikur ata ishin kërmilla dhe të fshehur ndërmjet gjetheve të patateve…  Si jo besimtar, atheist ngrita sytë përpjetë drejt qiellit dhe u luta: O Krisht, O Muhamed, kush je i vërteti ndihmomë!  Dhe njeri më ndihmoi dhe po ta dija kush me ndihmoi do të hyja në partinë e tij.  Në këtë moment u bë alarmi,ora ishte 10.  Cdo dy 2 orë ndërroheshin dhe të ndëruar kalonin afër telit dhe e panë…Une ishja ne krah të djathte te Malit te thatë dhe si e përshkrova pas 17 oresh takova Ilmine dhe Feritin, ( ata kishin kaluar më ora 4 të mëngjesit, unë më ora 7 të mbrëmjes, i gjeta ne shendaum, prisnin për transport.

Rruga ishte katastrofë e vërtetë.

Që prej asaj dite të “mallkuar” e deri tek këneta e Nizhavecit ( akoma jo 18 vjecar ), u largova, u arratisa dh të nesërmen, më 11 korik duke u hequr zvarrë arrita në Jugosllavi.  Prej kampit të Nizhavecit deri në kufi po të ishe i lirë dhe ta dije rugën mund ta kaloje për 4 orë kufirin….  Shyqyr dhe faleminderit atij që e krijoi botën / tokën dhe krijoi malin e Thatë.  Gjithashtu faleminderit dhe atyre politikanëve të Europës që kur vendosën kufijtë e Shqiprisë e ndanë malin e Thatë gjysmën Shqipërisë dhe gjysmën Jugosllavisë.   E kaluam Malin e Thatë që ishte në krahun e djathtë si shenjë drejtuese dhe ecëm në këmbë, ndonjëherë zvarrë si kufomë që akoma ne nuk e dinim do jetonim apo jo dhe pas 21 orë kalova kufirin.  Dielli përvëlonte dhe pa ujë i lodhur i rraskapitur fillova të ëndërroja me sy të hapur, përjetova dhe fata morganën…  Musledin, Musledin prit se dhe ne po vime….me qindra…hajdeni, hajdeni… Iu përgjigjesha…aq sa kur u futa në Jugosllavi tregova se po vine dhe të tjerë, me qindra…  Kur mbusha barkun dhe fjeta pak e mora vesh se me sy të hapur ëdërrova, pashë “fata morgana“.  Edhe në Jugosllavi bëra një vit burg (gusht 1953 deri gusht1954) për arratisje, më kapën në kufi të Austrisë në Maribor, pastaj në kampin e Gerovës deri sa erdhi një organizatë e Kombeve të bashkuara dhe na nxori në  Itali me banim në Kampin “capua” afër Napolit…  Prisnim për emigrim po unë s`kisha durim dhe u arratisa në gusht 1956 në Francë.

Cilat janë disa nga vështirësitë deri në destinacionin e duhur?

Përgjigje: Para se të merrja Azil politik u sëmura m tuberkuloz me TBC dhe ndenja gati një vit në Senatoriumin e Studentave në Bufemont, afër Parisit.  Në Francë më refuzuan azilin, sigurisht që nuk më besuan se në Shqiperi isha denuar si 16 vjecar nga gjyqi i Nalte Ushtarak me 10 vjet burg. Kishin të drejte,një vend demokratik si Franca, një dënim i tillë ishte i  “pabesueshëm”.  Mund të ishte dhe gjendja ime shëndetësore, kishin frike se do tju bëhesha barë, gjithë jetën të më ushqenin…  Si arsyetim zyrtarisht më thanë se “na ke gënjyer na ke dhënë dokumente fallco sepse ju në të vërtetë quheni Musledin dhe jo Mysledin, për të “qeshur“… Kur u regjistrova ne Jugosllavi me emrin tim të vërtetë Mysledin, sllavët nuk kanë „Y“ dhe emri mu bë Musledin…në Itali  edhe Italianët nuk kanë Y, por Franca qe ka „Y“ kujtova se problemet mbaruan. ” Interpoli ku Franca kërkoi informata për mua, s`kishte lidhje me Shqipërinë dhe kështu nga Jugosllavia dhe Italia e mora emrin tim te vërtetë“ Musledin.  Kur u regjistrova në Gjermani, mejtova Europa të do me emër MU..dhe jo MY…si Musledin dhe që atëhere, nga gusht 1958 jam i kënaqur, jane të kënaqur me MU dhe jo me MY, por me emrin MU më ka shkuar puna mirë, kam pasur shumë FAT.

E keni vizituar Shqipërinë pas përmbysjes së diktaturës dhe në se po cilat janë përshtypjet tuaja?

Përgjigje:Më 1992 kur vizitova Shqipërinë të them të drejtën u llahtarisa, e pabesushme …. Më mirë do ishte Shqipëri më 1945 ta konservonim dhe 1990 ta c´konservonim do të ishte të paktën ajo Shqipëri e bukur që kishim në kohën e Zogut…

Gruaja donte të blinte për njerën ose tjetrën nje buqetë me lule që të dhuronte, por në Korce, Tiranë nuk gjeje as një lule….Milionerët e parë në Shqipri u bënë ata që importuan lule nga Greqia, Italia….

Në Shqipëri ndihmova, ndihmova dhe e teprova, u përvëlova…Në kohën kur shqiptarët blinin bukën e zezë ndërmjet kangjellave iu lidha rrogën mujore 10 familjeve që i kisha më afër… E bëra problem gjer në Amerike sa Ekrem Bardha nga Detroiti më telefonoi dhe më kritikoii: -Musledin ti iu paske lidhur rrogen atyre ne Shqipëri?  Po i mëson dembelë!

Mor Ekrem, i thashë, cfarë të punojnë në Shqiperi, në këtë anarki, nuk ka asnjë vend pune…

Bëj c`të duash me paren tënde, po ti na sjellë dhe neve probleme në Amerikë…

O Ekrem vazhdova unë, në qoftë se unë e fut një herë dorën në xhep, ti ke mundësi ta futësh 1000 herë dhe ia mbylla telefonin…  Menjëherë më telefonoi prapë dhe kerkoi të falur.

Ju keni krijuar familjen tuaj, mund të na flisni për familjen dhe si reagojnë fëmijët tuaj për vuajtjet e burgut?

Përgjigje:Gjermania u bë për mua “XHENET”që nuk e teproj kur them prej XHENEMIT“  Nizhavec,  Shqipëri në XHENET Gjermani…. I sëmurë kam qenë gjithnjë përvec kancerit dhe sheqerit i kam patur të gjitha sëmundjet, i kam përjetuar dhe tani kam vetëm një sëmundje, pleqërinë…Me tregëti, njehere nalt, njëherë poshtë…. Kur më duhej leku për familjen, femijet dhe per të ndihmuar në Shqipëri kam patur gjithnjë.Tre fëmijë, 4 Diplloma.  Natalia vajza ime ka studjuar dy herë dhe përvec Shqiponjës Shqiptare në Shtepi kam edhe Shqiponjën Gjermane.  Pieroja mori cmimin e parë në Gjermani në arkitektuë, si inxhinier arkitekt dhe mbaroi studimet shkëlqyeshëm.Unë jetoj  këtu në Karlsruhe, Gjermani prej vitit 1960 deri më 1990 nuk kam pasur asnjë shqiptar.Eshtë interesant, sigurisht e keni dëgjuar Profesor Sami Repishtin, 90 vjecar jeton në Amerike.  Kam lexuar biografine e tij dhe mësova që dhe ai si unë ka qenë në keneten e Nizhavecit, në Jugosllavi ne kampin e Gerovës edhe në Itali në kampin “Capua”….

Interesant dua te di mos kemi qenë bashkë?…

Faleminderit për interesimin.  Edhe unë jam gati dhe bëj cmos që të ndodhurat e pabesushme për brezin e ri të tregohen dhe të shkruhen që të mos harrohen, të mos humbasin dhe të jenë të dokumentuara në Shqipëri për të ardhmen. Historinë dhe jetën time, prej ferrit, skëterrës më 10 koriik 1951 ne kënetën e Nizhavecit, ku ka qene dhe Prof.Sami Repishta jo akoma 18 vjecar, i ktheva kurrizin dhe në të nesërmen dolla në Jugosllavi.

Pas 7 vjet rrugë emigrimi në Itali, Francë në Gusht 1958 dola në Gjermani që për mua u be ” Himelreisch auf die Erde ” si thotë Gjermani ” ( Xheneti në Tokë )

Mua s’më intereson a ka jetë tjetër pas kësaj jete… Te dyja i kisha në këtë jetë të shkurtër….

  • Bisedoi Keze Kozeta Zylo, New York

14 mars, 2017

Staten Island, New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede, Keze Kozeta Zylo, me ish të denuarin politik z.Musledin Glina

Mësuesi shqiptar veteran që jeton me zemrën amerikane

March 5, 2017 by dgreca

  • Mesuesi Qatip Mara ka botuar disa libra si: “Në labirintet e jetes sime”, “Vlora-djepi i Pavarësisë”, “Frashëlliu akademik, z.Pollo” si dhe disa qindra artikuj, shkrime dhe esse të ndryshme./

2 Mesuesi

Nga Keze Kozeta Zylo/Në këtë të premte muzgu të blujtë me thëllim erdhi midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në Queens, shkollë që është hapur para një muaji, mësusesi shqiptar veteran z.Qatip Mara i  shoqëruar nga e bija e tij fisnike Anita.  Me një emocion të dukshëm në të folur dhe një ngazëllim të papërshkruar ai u ndodh përballë klasave të mësuese Blertës dhe Arditës, I thjeshtë dhe plot mirësi midis nxënësve shqiptaro amerikanë që mësojnë shqip në shkollën publike amerikane PS: 68 në Queens, New York.

Mësuesin veteran shqiptar e prezantoi para klasave midis pushimeve të shkurtëra z.Qemal Zylo, themeluesi dhe drejtori i Shkollës Shqipe “Alba Life” shkollë që operon në disa lagje të Nju Jorkut.  Z.Mara e përmblodhi shkurt përshëndetjen e tij, për mos t’ju ngrënë kohën e shenjtë të mësimit i cili tha:  “Kam ardhur këtu në prag të 7 Marsit , Ditës së shenjtë të mësuesit dhe t’ju përshëndes dhe t’ju përgëzoj si një veteran i arsimit për 45 vjet në Shqipërinë tonë të dashur.  Këtu midis jush u takova me Atdheun, sespe ju keni krijuar një Shqipëri të vogël në zemer të Nju Jorkut.  Këtu edhe muret e shkollës publike amerikane duken sikur po flasin shqip…, si nëper legjenda.  Mos e harroni kurrë Gjuhën Shqipe, sepse ajo është shtylla e identetit tonë.  Është njëlloj sikur trupi i njeriut të jetë pa shyllë kurrizore, gjë që është e pamundur dhe nuk mund të jetojë… Unë erdha këtu për të marrë rrahjet e zemrës së Atdheut tim nga ju.  Unë e kam jetë të dytë nga Amerika gjeneroze dhe e madhe.  Amerika më dhuroi zemrën nga një shtetas në Florida, sepse zemra ime e falur nga nëna pushoi së rrahuri.

Mësoni të beheni bij të denjë të Amerikes dhe të Shqipërisë.  Gëzuar 7 Marsin”!

Fjala e tij me plot emocion dhe dashuri u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit e dashur shqiptarë të shkolles shqipe “Alba Life” në New York.  Z.Mara në fund i dhuroi drejtuesve të shkollës shqipe “Alba Life” librat e tij me mbishkrimet përkatëse.

Puna dhe përkushtimi I tij si një mësonjes i devotshëm të kujton thënien e Beniamin Franklinit i cili ka thënë: “Tell me and I forget.  Teach me and I remember.  Involve me and I learn”, që do të thotë: “Më trego mua dhe do të harroj.  Më mëso dhe unë do të kujtoj.  Më perfshi dhe do të mesoj”.

Në intervistën për TV “Alba Life” ai shprehu mirënjohjen e pakufishme për punën e përkushtuar të mësuesve, prindërve dhe nxënësve dhe tha se hapja e shkollave shqipe është një frymëzim për të gjithë bashkatdhetarët kudo ku janë.  Njerëzit duhet të harxhojnë kohën me shumë libra, punë atdhetare se sa te rrinë kafeneve me orë të tëra dhe të humbasin kohën e çmuar të jetës.  Une kam dhënë mësim në disa vende të Vlorës dhe në vitet e fundit të mësimdhënies derisa dola në pension kam qenë në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë.

Është vërtetë emocionuese të vijë këtu midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe të takohem me Ju.  Në fakt në se nuk do të ishte Amerika une nuk do të jetoja.  Amerika më rilindi. Une po jetoj me një zemër amerikane, por AND-n e kam shqiptare.

Themeluesi i TV “Alba Life” Qemal Zylo ndërsa e filmonte duke e dëjuar me humor i tha: “Mirë se erdhe në shoqatën tonë të zemrës, pasi dhe unë kam pasur probleme me zemrën.”

-Ruaje zemren tënde të nënës e këshilloi mësuesi veteran, se si ajo nuk ka në botë…

Amerika është Dielli i Lirisë, vazhdoi z.Mara ku mundësitë janë të pafundme për t’u ngrohur nën rrezet e saj shndritëse.

Z.Qatip Mara pasi po e përcillnim në të dalë të shkollës u takua dhe me z.Eduard Dilo i cili i është bashkuar stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe e falënderoi ate përzemësisht që po ecën në gjurmët e ndritura të gjyshit të tij Ilia Dilo Sheperi.

Z.Qatip Mara ka një përvojë të jashtëzakonshme në fushën pedagogjike, ai është nje model i mësimdhënies në lëndën e historisë, portreti i bukur i një mësuesi fisnik.  Z.Mara ka botuar disa libra si: “Në labirintet e jetes sime”, “Vlora-djepi i Pavarësisë”, “Frashëlliu akademik, z.Pollo” si dhe disa qindra artikuj, shkrime dhe esse të ndryshme.

Ka në botim librin “Bruna, jeta ime e dytë”, në përkushtim të vajzes së tij që punon në fushën e mjekësisë si anesteziste ku së bashku me bashkëshortin e saj kirurg i shërbyen me përkushtim profesional për ta rikthyer në jetë atin e tyre të shtrenjtë.

Ishte një mbasdite e bukur Shqip, një takim i paharrueshëm midis mësuesit veteran z.Mara dhe nxënëve të shkollës shqipe “Alba Life”, një takim që do të ngelet gjatë në kujtesë me mësuesin e rilindur shqiptar në Amerikë që jeton me zemrën amerikane…

3 mars, 2017

Ridgewood, Queens, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Kozeta Zylo, me zemrën amerikane, Mësuesi shqiptar, veteran që jeton

NJU JORK- NE SHKOLLEN “ALBA LIFE” NE PRAGFESTA

December 18, 2016 by dgreca

Senatori amerikan Golden, shoqatat Dibra, Rrënjët Shqiptare, dhe ish nxënës pranë shkollës Shqipe “Alba Life” për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2017/

3-marlo-alba-lifeNga Keze Kozeta Zylo/2-shkolla-alba-lifeNjë borë e lehtë që vinte gjithe naze si fluturza të bardha dhe binte butë butë nga qielli u hodhi krahëve të pishave të gjelbra dhe pemëve nudo një tyl të bardhë nusërie, në ishullin e bukur në Staten Island, New York, për këtë fundjavë SHQIP. Shkolla publike amerikane Ps:9 gumëzhinte shqip nga nxënësit e shkollës “Alba Life” në New York.  Mësues, nxënës dhe prindër erdhën së bashku për t’u gëzuar në festat e fundvitit, festa që përkojnë me mbylljen e semestrit të parë të vitit akademik 2016-2017-të.4-alba-life-babagjyshi

Mesimi i gjuhës shqipe ishte konceptuar si një mësim i hapur ku morën pjesë së bashku me nxënësit dhe prindërit e tyre.  Mësuese Entela, Valbona, Adelina dhe Vlera filluan organizimin e lojërave në shqip ku aktivizimi i nxënësve ishte shumë i madh.  Lojërat me enigma për fëmijët e moshës më të vogël që janë dhe nxënësit e mësuese Entelës janë gjithmonë tërheqëse, e venë më shumë në levizje trurin për të vepruar dhe për t’i zgjidhur korrekt dhe shpejt.  Të gjithë me seriozitetin e duhur merrnin pjesë aktivisht në përdorimin e gjuhës sonë të bukur Shqip.

1-shkolla-alba-life

Ata shpesh janë befasues se sa shpejt veprojnë dhe mendojnë dhe ndërkohë ngrejnë duartë për të dale përpara klasës për të thënë atë që ata kanë menduar.Natyrisht ata janë nxënës të lindur dhe rritur në Amerikë, dhe gjuhen shqipe e kanë më veshtirë për ta shprehur dhe shkruajtur, por është e sigurtë se mësimi i gjuhës shqipe në shkollë i ndihmon shumë dhe i bënë më konfident në përdorimin dygjuhësh.  Në shkollën shqipe ata mësojnë mirë datat e rëndësishme historike, kulturën dhe traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar, çka i bën ta ndjejnë dhe ta njohin më nga afër atdheun e prindërve të tyre nga dhe kanë orgjinën.  Ajo që të bën më shumë përshtypje është serioziteti me të cilin vinë nxënësit, dashuria dhe respekti që krijojnë midis tyre.  Me dashuri dhe përzemërsi u mirëpritën tri nxënëse të reja si Miranda Budzaku, Leona Budzaku dhe Leona Dema, të cilat u regjistruan për semestrin tjetër.  

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në vëmendjen e senatorit veteran amerikan Martin Golden

Nxënësit ishin lajmëruar për surpriza që do të kishin në këtë ditë të shtunë dhe imaginata e tyre shkonte më së shumti për Santën, babagjyshin e Vitit të Ri.  Fëmijët e vegjël 3-4 katër vjeç kishin më shumë kuriozitet dhe kush e kush të zgjaste kokën nga klasa dhe të shikonte në korridor për Babagjyshin e Vitit të Ri.  Disa prej tyre kërkonin leje për të pirë ujë që të dilnin në korridor me pretekstin që të shikonin Santën.  Dhe ja papritur u shfaq madhështor përpara derës së klasës Babagjyshi I Vitit të Ri veshur me kostumin tradicional të kuq dhe vijëzim të bardhë rreth fundit të xhaketës dhe kapeles, mustaqet dhe mjekrra e bardhë e bënin dhe më babagjysh.  Babagjyshi qe ishte një prind nxënësi u mirëprit me duartrokitje dhe brohorrima nga nxënësit, të cilëve u ndrinin sytë nga gëzimi.  Ç’botë magjike dhe të mrekullueshme kanë fëmijët, ç’fat i bukur është të punosh dhe të jesh midis tyre!

Së bashku me babagjyshin u shfaq dhe Marko Kepi president i organizatës “Rrënjët”, një djalë i ri plot kulturë që premton shumë në të ardhmen.  Marko Kepi me duartë plot tha midis të tjerash se:  “Unë kam ardhur këtu nga zyra e senatorit veteran Martin Golden për t’ju përshëndetur ju në emër të tij dhe për t’ju dhënë këto dhurata të bukura për festat e fundvitit, pasi ju të dashur nxënës e keni merituar plotësisht vëmendjen e senatorit amerikan.  Nxënësit shpërthyen në duartrokitje, pasi disa prej tyre e kanë takuar direkt Senatorin veteran Golden si në një orë mësimi në Brooklyn, në mbrëmjen e fundit të vitit shkollor si dhe në inagurimin e shtatores së shenjtores Nënë Tereza që u bëkëtë vit në mëyrë madhështore, dhe nxënësit tanë kishin realizuar një projekt me portretin hyjnor të NënëTerezës.  Themeluesi i shkollës shqipe së bashku me mësuese Entelën thirrën nxënësit një e nga një për të marrë dhuratën nga Senatori Golden.  Ata të qeshur dhe të gëzuar pozonin me babagjyshin e Vitit te Ri, një kujtim i bukur që do ju ngelet gjatë në kujtesë.  Të gjithë falënderuan si në kor Senatorin Golden duke i uruar “Gëzuar festat e fundvitit Senatori Golden”

Ish nxënësja e talentuar e shkollës Shqipe Silvi Shameti përshëndetI Shkollen “Alba Life”

Një surprize tjetër e bukur dhe shumë frymëzuese ishte nga ish nxënësja Silvi Shameti sot mësuese e licensuar nga shteti I Nju Jorkut dhe që e ushtron këtë profesion në Brooklyn.

Dr.Valbona Watkins e prezantoi Silvin si ish nxënëse të shkollës shqipe të cilën e kemi njohur familjarisht qysh fëmijë tre vjeçe, ndërkohë ajo merrte pjesë aktivisht me interpretime të poezive të ndryshme patriotike në të gjitha aktivitet që janë organizaur veçanërisht në Ditën e Flamurit midis studentëve nga gjithë bota në BramsonORT college në Brooklyn ku ndërkohë ishim të punësuar.Silvi nga një ish nxenese tashmë një mësuese i përshëndeti dhe i uroi të gjithë nxënësit për festat e fundvitit ku midis të tjeras tha se: “është kënaqësi dhe emocion që unë sot ndodhem këtu midis jush.  Nuk ka më bukur dhe më patriotike qe ju te vini çdo të shtunë dhe të mësoni gjuhën shqipe.  Gjuha Shqipe do t’ju ndihmojë shumë për ta njohur nga afër Atdheun tonë Shqiperinë, Kosovën, Dibrën, Ulqinin, Çamerinë.  Gjuha shqipe ju ndihmon shumë për të komunikuar me gjyshërit tuaj që nuk dinë anglisht, apo me bashkatdhetarët tuaj kur shkoni pranë tyre në pushimet verore.  Mësuese Shameti e organizoi bisedën në formën e dialogut të shkurtër me nxënësit duke i pyetur rreth gjuhës shqipe, interesimin e tyre si dhe ëndrrat që ata kanë për të ardhmen.  Interesant ishte fakti se kur mësuese Silvi i pyeti se çfarë do të bëhesin kur të rriteshin,  nxënësja Alisa Huseinovic shprehu dëshirën se do të bëhej mësuese e Gjuhës Shqipe në Amerikë.  Klasa shpërtheu si në kor në duartrokitje të nxehta…

Duke i dëgjuar me plot dashuri dhe vemendje të posaçme Silivin dhe gjithë nxënësit në mendje më sillej thënia e Henry Adamas i cili ka thënë: “A teacher affects eternity; no one can tell where the influence stops.”, që do të thotë se një mësuese influecnon mjedisin, dhe asnjeri nuk e di se kur ndalon influenca…

Silvi e mbylli bisedën mjaft tërheqëse me nxënësit se kujtimet për shkollën shqipe dhe aktivitetet i kishte pjesën më të bukur të memorjes se saj në jetë.

Shoqata  “Dibra” nderon themeluesit e Shkollës Shqipe

Shoqata “Dibra” një ndër shoqatat veterane në Diasorën e Amerikës është e mirënjohur në shumë aktivitetete patriotike dhe në kontributin e saj në çështjen kombëtare.

Nuk ka se si te ndodh ndryshe me këtë shoqatë, pasi ata ecin në gjurmët e ndritura të të parëve të tyre. Shoqata “Dibra” nën udhëheqjen e kryesisë para dy javësh festuan në mënyrë madhështore Festën e Flamurit Kombëtar, njëherazi dhe 20 vjetorin e krijimit të saj.

Z.Miftari kryetar i shoqatës “Dibra” ishte i shoqëruar nga anëtari i bordit z.Besar Dika.

Z.Miftari pasi ka përshëndetur të gjithë nxënësit dhe mësuesit kujtoi programin e përbashkët që realizoi shoqata “Dibra së bashku me nxënësit e shkollës shqipe “Alba Life”.  Ai tha se programi juaj artistik në gjuhën shqipe përpara qindra pjesëmarrësve ishte i një niveli të lartë dhe bashkatdhetaret tuaj nuk do t’I harrojnë kurrë, recitimet, këngët e bukura tradicionale dhe shqiptare.  Ardhja juaj pranë shkollës shqipe ju bën që të mësoni shqip dhe të mos harroni kurrë rrënjët e të parëve tuaj.  

Unë sot kam ardhur pranë jush në emër të kryesisë dhe të shoqatës për të nderuar themeluesin e shkollës shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo që po punon me një përkushtim të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës shqipe fëmijëve në Diasporë.  Ne jemi të gjithë krenarë për punën e çifit Zylo si dhe të gjithë mësuesëve që i janë bashkuar këtij programi kaq serioz.  Ne ju inkurajojmë ju që ta vazhdoni me tej këtë punë dinjitoze dhe kur mos u ndaloni të mësoni gjuhën shqipe këtë gjuhë perëndie.  Mësimet në gjuhën shqipe që ju po merrni tani medoemos do të kenë një ndikim të madh për Kombin tonë dhe do t’ju bëjnë ju që të lidheni pazgjidhmërisht me Atdheun.  Duke e njohur Gjuhën shqipe ju do të njihni më shumë dhe më thellë historinë mijëravjeçare të popullit tonë arsimdashës dhe paqedashës.

Kryetari i Dibrës z.Miftari I dorëzoi pllakën e mirënjohjes z.Qemal Zylo, vlerësim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga nxënësit, mësuesit, prindërit dhe miq e dashamirës të tjerë.  Z.Zylo falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen z.Miftari dhe të gjithë shoqatës Dibra” për vlerësimin që po i bënin Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe premtoi se do të bashkëpunonin në mënyrë dhe më të frytshme në të ardhmen.  Duke punuar së bashku arrihet suksesi, së bashku sensibilizojmë dhe sjellim dhe më shumë fëmijë për të mësuar Gjuhën Shqipe vazhdoi drejtori i shkollës shqipe “Alba Life”.

Nxënësit e shkëlqyer Arsi Muda dhe Dea Kerliu dhe Lisa Pilku kanë përshëdetur me poezitë: “Jam dibran e jam shqiptar” ,“Skënderbeu” dhe Flamuri.

Të gjithë nxënësit kënduan së bashku këngën tradicionale në fundviti “Ja na erdhi Viti I Ri/ sa jam i gëzuar/ por si unë cdo fëmi/ pret për ta festuar dhe kanë vazhduar me himnin e shkollës: “Gjuha Shqipe, Gjuha jonë”.  

Në fund nxënësit të qeshur dhe të gëzuar kanë drekuar së bashku, drekë e dhuruar nga “Pizza Pronto”.

Aktiviteti u filmua nga Kreshniku, bashkëpunëtori I TV “Alba Life” New York.

Të gjithë u larguan me urimin për festat e fundvitit dhe me dëshirën e mirë se: “Mirë u takofshim së shpejti me plot energji dhe vullnet për të mësuar SHQIP”.

Dhjetor, 2016

Staten Island, New Yok

Filed Under: Emigracion Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Marko Kepi, NE PRAGFESTA, NE SHKOLLEN "ALBA LIF"

Kryeministri ka harruar shqipen

December 12, 2016 by dgreca

Kryeministri Rama, mos e përbuz këtë Gjuhë Hyjnore!/

1-shkollaNga Keze Kozeta Zylo/Mësimin e  Gjuhës Shqipe më duhet t’ja mesojë së pari kryeministrit shqiptar “kryeqeveriut” Edi Rama, se peshku qelbet nga koka thotë populli.Mësimi i Gjuhës Shqipe nuk duhet vetem ne Diasporë, që shumë prej nesh u larguan nga politikanë të mjerë që sjellin vetëm mjerim dhe ikje, ikje, ikje…  Për rrjedhojë fëmijët që lindin dhe rriten jashtë trojeve shqiptare po e humbasin Gjuhën tonë Hyjnore…

Me patriotizëm dhe punë të përkushtuar bëhen përpjekje për mësimin e Gjuhës Shqipe dhe në Diasporë dhe kjo s’mund të mohohet.

Ndërkohë që ne mësonjësit bëjmë përpjekje për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe këtu në New York, apo kudo ku frymojne shqiptare, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në statuset e tij përdor fjalë të huaja kur s’është nevoja.  Cdo foto që Rama e ka për zemër sidomos të militantëve të tij të bindur shkruan:  PHOTO OF THE DAY, PHOTO OF THE MONTH, apo kur do të sjellë në kujtesën tonë figura që i ka përsëri për zemër Rama thotë në italisht:  “AMARCORD”, kam bindjen se së shpejti do të sjellë dhe falënderimet që ka për miqtë serbë në serbisht si: “хвала”

Duke i lexuar këto statuse me fjalë të huaja të kryeministrit shqiptar ndjen dhimbje gjer në eshtër, pasi çdo gërmë shqipe është e shenjtë, sepse është gjaku i mijëra patriotëve shqiptarë që u martirizuan, u masakruan dhe helmuan nga patrikanat greke, serbe, turke etj…

Edhe pse i thuhet në komente mos fol me fjalë të huaja, kryeministri shqiptar me kokëfortësi dhe kapadaillek iu përgjigjet mos u mërzitni do të flasë përsëri me fjalë të huaja…

Po ju sjellë në vemendjen tuaj përgjigjen që i ka dhënë k/m Rama një komentuesi në lidhje me përdorimin e fjalëve të huaja:

Sadik Sejdinaj: “ kryeminister hiqe fjalen AMARCORD se u bere bajat me kete fjal me mir perdor fjalen mua me kujtohet sesa AMARCORD”

Edi Rama: Mos u merzit Sadik, nuk e heq   “Marrë nga statusi i k/m Rama”

Duke e lexuar një përgjigje të tillë me plot fodullëk dhe përbuzje të kryeministrit shqiptar karshi komentuesve të statuseve të tij rreth përdorimit të fjalëve të huaja, medoemos në mendje të vinë si mallkim vargjet në poezinë e famshme “Gjuha Shqype” të Gjergj Fishtës i cili thotë:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis’,

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s’ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,

flet e t’veten e lèn mbas dore.

Staten Island, New York

Dhjetor, 2016

Filed Under: Komente Tagged With: ka harruar shqipen, Keze Kozeta Zylo, kryeministri

URIM në 70 vjetorin e Lindjes

November 17, 2016 by dgreca

*KUJTIM GJONAJN,  Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…/

gjonaj-21492587_977866562225742_9106368773345122687_o719Një urim nga Nju Jorku në 70-të vjetorin e regjisorit Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”/

1551551_10202953420898973_803697481_n Nga Keze Kozeta Zylo/12553090_1748227942073669_6952050826834347007_n

Arti nuk njeh kohë, nuk njeh kufij, nuk njeh mure e për më tepër moshë.  Arti dhe krijuesi i artit është si vera e vjetër, qësa më shumë qëndron aq më e dashur bëhet. Ja kështu po ndodh dhe me regjisorin e shquar z.Kujtim Gjonaj në 70-të vjetorin e lindjes së Tij, rritur në kryeqendrën shqiptare në Tiranë me origjinë nga Mezhgorani i Tepelenës.  Nuk kishte sitë ndodhte ndryshe me Kujtimin, përveçse të dashurohej me artin, sepse të kesh parë nga afër muzgun e mëndafshtë blu mezhgoranas, borën e bardhë majave si vello transparente e nuseve në ditën e dasmës, lulet e bardha të kumbullave me një vijëzim rozë anash si qëndismë paje, gurgullimën e përroit që derdhet si argjend nëlumin Vjosa dhe ndërkohë tëdëgjosh për luftrat, bëmat heroike, për shkollën shqipe dhe mësuesit e saj që shpërndanin dritën e diturisë, për avokatin e Pavarësisë Feim Bej Mezhgoranin patjetër që diçka do të futet në rremba të gjakut dhe do të ngacmojë gjer në lulëzim marramendës një ditë…Mjaft dokumentarë me figura nga më të ndritura historike dhe të artit kanë vlera të padiskutueshme, kanë shpirtin e një artisti me veshje të argjendtë poetike.Nuk e di sepse kam një ndjesi të ndaloje së pari tek filmi dokumentar me titullin “MARGARITA”, ku vetë emri i saj plot shkëlqim nuk e ka munduar fare për titullin, sepse çdo shkronjë ndriçon, bën dritë.  Margarita është ikona e bukurisë femërore dhe e artit njëkohësisht.  Binomi bukuri dhe art i kanë dhënë perëndeshën e frymezimit regjisorit për tësjellë për publikun këtë film të realizuar mjeshtërisht.  Figura brilante e Margaritës, aktrimi i saj mahnitës me siguri në se do të jetonte në botën e lirë medoemos do të kishte tërhequr vëmendjen e Hollivudit…13403822_10208175636100848_4486082663849462926_o-1

Margarita edhe pse i ka kaluar të 80-at ajo qëndron si një hyjneshë e bukur dhe virtuoze në aktrim.  Loja e saj aktoreske është siç thotë Bokaçio për poezinëse: “Sa më shumë ikin vitet, aq dhe mëbrilante bëhen tercinat e Dantes”.12485963_1750736121822851_562148055194698113_oVetë Margarita është POEZI!…

Dokumentari për Çamërinë të titulluar “Endrra e Çamërise” duket sikur vjen nga lashtësia homerike, ku së bashku me skenaristin Enver Kushin trokasin fort në zemrat shqiptare, në ndërgjegjen kombëtare për zgjimin e saj, për Sulin, Prevezën, Paramithin e gjithëÇamërinë.  Çamëria në këtë dokumentar me gjithë materialin e sjellë nga arkivat e ndryshme jepet e plotëështë një frymëzim për brezat, ështëprush që qëndron i ndezur, është dëshmi në ninëzat e syrit çam…

1185326_1379113568985110_1252442891_n

Endrra e Çamërisë duket sikur mbledh rreth oxhakut ne Ninat në fshatin e lindjes së Hasan Tahsinit, Burrat e saj duke filluar me Hoxha Tahsin, poetin Bilal Xhaferri etj…  Me të drejtë filmi dokumentar është quajtur “Deti i diturisë”, ku Hoxha Tahsin nga rektori i Universistetit në Stamboll shkon dhe me studime nëUniversitetin e Sorbonës në Francë etj.  Filmi dokumentar është një libër i dijes që të ngërthen pas ekranit dhe përsëri kërkon që tëmos mbarojë aq shpejt…  Eshtë populli çam i martirizuar, i dëbuar nga trojet qëtë sjellë pranë poetin Xhaferri me baladën çame i cili shkruan:  “Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri/ Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote/ mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore/… Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri/ Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…Lamtumirë, Çamëri”!Regjisori Gjonaj ka punuar në nje nga institucionet më të mëdha të artit kombëtar në Kinostudio dhe padyshim vazhdon të sjellëme atë pasion, profesionalizëm artin e bukur shqiptar.  Të realizosh një sërë dokumentarësh filmik me figurat më të shquara historike do të thotë të bësh një punë voluminoze, cilësore të bredhësh gati fusha e male, shtete, dete e oqeane sepse e tillëështë gjeografia e lëvizjes së shqiptarëve nëpë botë, nga historia, fati dhe vetja…Dokumentari filmik “Ditët e fundit të një luani” për Ali Pashë Tepelenën me skenar nga poetët e mirënjohur Petrit Ruka dhe Sadik Bejko është një kontribut tejet i vyer i regjisorit Gjonaj dhe shtëpisë botuese “Bota Shqiptare”, është nje kontribut për të gjithë shikuesit e shumtë, sepse Ali Pashë Tepelena është burri që drodhi dhenë, është burri qëi vuri kufirin tek thana hordhive turke që pas vdekjes së Gjergjit të Madh, është burri që ka tërhequr vëmendjen e më shumë historianëve dhe diplomatëve të huaj në histori për Shqipërinë…

Ndonëse është e pamundur qët’i përmledhësh në një shkrim të gjithë filmat dokumentarë që ka realizuar Gjonaj përsëri do të ishte e udhës sëshenjtëtëpërmendnim Shenjtoren e Kombit shqiptar dhe të gjithë botës Nënën Terezë të sjellë nëpërmjet një dokumentari tejet special nga Gjonaj.  Sa here që e transmetojmë në TV “Alba Life” në New York filmin dokumentar për Nënë Terezën shikues tëshumtë na marrin dhe na kërkojnë që ta ritransmetojmë dhe ne shpesh here jua kemi realizuar dëshirën, sepse ështënjë etje e tyre, është dashuri emigrantësh për kulturën, për figurat e shquara historike, ku mids tyre Nëna Terezëështë pasaporta e identitetit, eshte mirësia e popullit të shumëvuajtur shqiptar.

Duke i parë të gjithë filmat dokumentarë nga regjisori Gjonaj dhe realizimet marramendëse të cilat janë histori sepse kanë brenda zjarrin, hirin dhe vullkanin e kohërave, sjellin zëra dhe jehona të maleve kryelartë, pohoj se kjo krijimtari përbën një pasuri që do tëruhet përjetësisht në shpirtin e popullit.

Eshtë një pasuri që të kujton regjisorin e famshëm hollivudian Steven Spielberg i cili thotë:  “I’ve always wanted to tell a story about Lincoln. I saw a paternal father figure; I saw someone who was completely, stubbornly committed to his ideals, to his vision”, që përkthehet: “Unë kam dashur gjithmonë për të treguar një histori rreth Abraham Lincolnit. Unë pashë një figurë tebabait.  Unë pashë dikë që ishte i kompletuar dhe me kokëfortësi mbronte idealet, sipas vizionit të tij.

Në dokumentarët me figurat më brilante të Kombit ai eksploron me një perceptim të qartë intelektual,  vizual, me një levizje të ndjeshme estetike dhe me nje shije të lartë elitare.Në moshën më të pjekur dhe më të re të 70-ve pasi ka shijuar vitet e arta të rinisë, tashmë ka arritur pjekurinë maksimale për punë dhe më të bukura që e presin përpara.  Projektet befasuese që ka përpara e sfidojnë moshën, harrojne vështirësitë, lodhjet dhe të kujtojnë aktoren e famshme Sofia Loren e cila thotë se: “There is a fountain of youth: it is your mind, your talents, the creativity you bring to your life and the lives of the people you love. When you learn to tap this source, you will have truly defeated age”, qe perkthehet se:

“Atje është një burim i të rinjve: ai është mendja juaj, talenti juaj, kreativiteti që sjellë në jetën tuaj si dhe jetën e njerëzve që ju duan. Kur ju mësoni  të trokisni lehtë në këtë burim, ju do të keni moshën e vërtetë të mposhtur.

Të gjitha këto i bëjnësfidë kohës nëper tëcilën kaloi dhe po kalon.  Filmat dokumentarë dhe skenarët që ka realizuar e vendosin në piedestal të artit.Në këtë 70-të vjetor të ditëlindjes suaj ju urojmë nga Nju Jorku: “Jetë të gjatë sepse sa më shumë vite të kesh aq më shumë vepra me vlerëdo tësjellësh”!…

Krijimtaria e Kujtim Gjonaj “Mjeshtër i Madh”

Skenare

Këshilltarët, (1979)

Ata ishin katër, (1977)

Thirrja, (1976)

Regjisor

Shëmbja e idhujve, (1995)

Djemtë e Valiasit, (1984)

Dokumentarë

Ali Pasha Tepelena, Faik Konica, Jeronim de Rada, Naim, Mother Teresa and Sulejman Pitarka, Margarita, Hasan Tahsini, Gjithcka per Kosoven, etj

Vlerësimet

Mjeshtër i Madh nga Presidenti i Republikës së ShqipërisëBujar Nishani

Nderi i Tepelenës nga Bashkia me k/bashkiak Tërmet Peci

Në vitin 1982 do të nderohet me Çmimin e II-të në Konkursin Kombëtar Letraro – Artistik për skenarin e filmit “Kryengritjet e Mëdha”, filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, 1986, filmi “Kështjella e këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), 1995, me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo), 1998.

 

16 Nëntor, 2016

Staten Island, New York

 

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 70 Vjetori i Lindjes, Keze Kozeta Zylo, Kujtim Gjonaj, Mjeshter i Madh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 23
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT