• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KIM MEHMETI: Elitat e pakta shqiptare të Maqedonisë janë robër të mendësisë

June 7, 2016 by dgreca

“Një ndër arsyet pse shqiptarët e Maqedonisë nuk mund të dalin nga balta e mjerimit politik është se, elitat e pakta që ka ky popull, ende janë robër të mendësisë se je i vlefshëm vetëm kur të çmon dhe të pëlqen pala maqedonase dhe se, nuk ia vlen gjë kur të respekton dhe të çmon i yti!

Duke qenë rob të kësaj mendësie, edhe politikanët e këtushëm shqiptar, bëjnë çmos që t’i pëlqejë pala maqedonase, me çka më të lehtë e kanë komunikimin me rivalët e tyre maqedonas edhe kur ata janë antishqiptarë të deklaruar, se sa me cilëndo kundërshtar të tyre politik shqiptar! Dhe andaj, thuajse çdo parti e këtushme shqiptare, bënë çmos që të ‘sigurojë partnerin’ e saj maqedonas, e në ndërkohë, s’bënë thuajse asgjë që ta luftojë këtë mendësi të inferiorit në vetvete dhe të kuptojë se, edhe bashkëpunimi me të ‘tjerët’, është i kushtëzuar nga ajo sa i vlefshëm je për tëndin!

Andaj pra, shqiptarët e këtushëm thuajse nuk e besojnë se mund të ketë shqiptar që u nënshtrohet parimeve të veta dhe se nuk është shërbëtor i ndonjë qendre policore apo politike maqedonas!

Dhe mbase edhe nuk gabojnë shumë, kur e shohin se edhe VMRO-ja, edhe ‘laramanët’ e LSDM-së, i kanë shqiptarët e vetë të pëlqyer, por nuk ka parti shqiptare, që mund të lëvdohet se i ka maqedonasit e saj! Shkurt e shqip, duhet pranuar: ne shtyhemi dhe bëjmë çmos që të jemi sa më të pëlqyer nga qarqet maqedonase, e ato sillen thuajse nuk e dinë se në Maqedoni ekziston edhe shoqëria shqiptare!”

Filed Under: Opinion Tagged With: Elitat e pakta, Kim Mehmeti, Maqedonise, shqiptare

Çka thot Kimi?…A është Kim Mehmeti,bateri e djegur?

April 8, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shpesh kombit tonë iu janë djegur bateritë dhe për atë shkak kemi mbetur në terr ; një terr shekullor. Kur syri mesohet me terrinë atëherë e ka të veshtirë të adaptohet në driten e vërtetë; por nëse befas haset me dritë atëherë vjen edhe deri te verbimi.A jemi të verbër apo po shtihemi si të tillë? Nëse e merr vullnetin e njeriut të thjeshtë e shef se ai është i flakët që të shporret nga verbimi shekullor ; kurse nëse i analizon disa ”profesora” e ke të vështirë të kupton se ku biejnë. Çka është duke u përgatitur ,kur shef që ”jazegjitë” po shtohen përditë e më shumë. Qielli i tyre po mbushet për ditë e më tepër me yje të reja të cilat rrezatojnë errësirë ,prapambeturi , largim nga vetvetja dhe kulmojnë me vetmohim të përgjithëshëm.
Një ditë një mik më këshilloj që nëse në rrugë mirresh me çdo qen endacak atëherë e rrezikon humbjen e kohës tënde më të mirë qe i ke ofruar vetës për shetitje.Por edhe nëse i lejon që ata ”endacakët” të të miklojnë nëpër këmbë dhe me lehjet e tyre të ta prishin qetësinë prap është një kohë e humbur.
Tani me ligjet e reja më humanitare propozohet që këta të rrugëve të cilët nik e kanë gjetur asnjë përkrahës që të iu ofron strehim ,duhet të grumbullohen dhe në qendra të psaqme të bëhet kastrimi (tredhja ) e tyre që mos së paku të shumëzohen. Ata si të tillë janë shumë të rrezikshëm për fëmijtë e pa mbrojtur ; për nënat e tyre ,për prindërit e rinj dhe pgjithisht per gjeneratat në rritje.
Paramendoni ,një kafshim i një endacaku të tillë e sidomos kur nuk është i vakcinuar sjellë pasoja shumë të mëdha te i kafshuari.
Kesaj rradhe e kam me Kimin, Kim Mehmetin.
Çka thot Kimi? “Ndërsa, në Kosovë, ekzistojnë disa qarqe që mendojnë se kryqi është shenjë e civilizimit, si gjysmë hëna është shenj e primitivizmit. Ekzistojnë disa rryma që kur u përmendet Stambolli, shohin fesa nëpër koka, shohin sesi jeniçeret osmanë janë nisur drejt pushtimit. Nuk e shohin se si ajo Turqi, për të cilën ne shpesh themi se na la prapa, arriti atje, sa që në mjekësi është bërë lider botëror. E them edhe nga përvoja ime, por edhe të tjerëve. Ne ende e masim veten me kalendarin e Perandorisë Osmane, dhe nuk dalim jashtë të shohim”, ka theksuar publicisti Kim Mehmeti, në emisionin “Studio e Hapur” të Tv Era, (VIDEO07.04.2015)
Pse ore burrë iu jep lak fjalëve , pse or i uruar dezinformon ? Që Europa është shenjë e civilizimit këte e dijnë edhe zogjët në pemë. Që gjysmë hëna ka qëllime ndaj nesh edhe këte e dijmë . Ndonëse fillimisht kam përshtypjen se mendoni se bëhet fjalë për një propagandë kundër “një vendi mik” të shqiptarëve, të vendit ku jetojnë miliona shqiptar të asimiluar, Turqisë! Jo, nuk është propagandë. Por biseda me ty është vetëm një hapje veshëve më shumë dhe çelje e syve për ata që ti po i mashtron.
Kim Mehmeti , ke dëgjuar për këtë : Zbatimi serioz i strategjisë turke për shtrirjen e ndikimit të saj në territoret shqiptare, kryesisht në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni, fillon në Kongresin tre ditor, 29-31 Maj 2014, të mbajtur në Hotelin “Holiday inn-A irport” në Stamboll. Kongresi i organizuar nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike (QKSE), nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të zv.kryeministrit turk, Hayrulah Isler. Në Kongres kanë marrë pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Qëllimi kryesor për organizimin e këtij Kongresi në Stamboll, ishte krijimi i kushteve për themelimin e partive politike simotra të Partisë se Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe studimi i një veprimi politi specifik në Shqipëri. Një mënyrë e tillë e organizimit do të ketë mbështetje të drejtëpërdrejtë në të gjitha drejtimet. Para së gjithash do të ketë mbështetje konkrete finansiare nga QKSE e përkrahur drejtëpërdrejtë nga qeveria turke.( http://standardi.eu/sq/Arte/Zbardhet-strategjia-p%C3%ABr-shtrirjen-e-ndikimit-turk)”
Aspak nuk brengosesh për “ “Krahas “VIZION AKADEMI”, në fushën e arsimit, vepron edhe Qendra e Trajnimeve dhe kurseve “FLUENT”, që vepron në Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë, ndërsa drejtohet nga Muhamed Jonuzi, mik i afërt gjatë studimeve me Fevzi Musliut, kreut të FRI-së, ku gjatë aktiviteteve të ndryshme marrin pjesë bashkë.
Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.( po aty)

A e ke dijtur që “Në vitin 2006, në Shkup, u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge. Pikërisht ky fondacion dhe Burge, janë pronar zyrtar të Universitetit Ballkanik në Shkup, që finacohet nga biznese të lidhura me
qeverinë turke. “ ( po aty)

Po , kjo? : “Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën humanitare Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), me zyrë në Tiranë. Gjithashtu Shoqata humanitare “MERHAMET” ka një bashkëpunim të ngushte me shoqatën turke të përkrahur nga qeveria turke, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.
Kemi nevojë ne për shoqata : “Shoqata kulturore humanitare “MERHAMET” (Mëshira), me seli në Shkup, shtrihet edhe Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe Prishtinë, udhëhiqet nga Adnan Ismaili, drejtor i Shtëpisë botuese “Logos A”.
I përcjellë kush këto investime , këto grupe? Ka levërdi populli shqiptar i Maqedonisë, ng gjithë ky angazhim turk? Interesant sllavo/maqedonasit me sa “zemërgjerësi “ e shofin punën e tyre dhe të juajen .
””Ai rastin e feve ndër shqiptarë e ka krahasuar më atë të një familjeje, ku “njëri vëlla ka marrë një fe, për arsyet e veta, tjetri ka fe tjetër, por që gjaku mbetet gjak”. “Ju mund t’i thoni atij që nuk është vëllau i fesë tënde, mirëpo ai nga gjaku është i familjes tënde, dhe të mbetet vëlla për jetë”, ka deklaruar Mehmeti””E vërtetë kjo ?
Po shqiptarët ortodoks , ke folë ndonjë herë për ta? Ah ,po më kujtohet ke thënë që është çështje individuale e tyre / Çfarë hipkrizie?
Fahri Xharra,07.04.15
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: bateri e djegur?, Çka thot Kimi?...A është, Fahri Xharra, Kim Mehmeti

Po “vrasin” rininë kosovare

January 31, 2015 by dgreca

Nga Kim Mehmeti/
Ia lidhën duart kryetarit të Komunës së Prishtinës, por harruan se regjimi që mbështetës të vetëm ka policinë, se pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit, kurrë nuk do mund t’i shpëtojnë mallkimit të popullit. Si diktatorë të vegjël e të mjerë, dalin e paturpshëm thonë se mediat janë duke ua rrënuar shtetin, e nuk shohin se për çdo natë, Kosovën e braktisin me qindra të rinj.
Dhe me të drejtë e dënojnë dhunën dhe thonë se vota, e jo protesta në rrugë, të sjellin në pushtet, por harrojnë se deri dje këtë e thoshin edhe robëruesit e Kosovës, harrojnë se drejtuesit e shtetit nuk përfaqësojnë vetëm votuesit e tyre, por e kanë në duar fatin e tërë popullit. Dhe si të tillë – njësoj si çdo zaptues, i cili fatin e shtetit e të popullin e barazon me fatin e vet politik – ata e konsiderojnë armik çdonjërin që i kundërshton, si të tillë ata shohin vetëm gurët e protestuesve, por jo edhe pamjet trishtuese kur të riut të shtrirë, i vërsulen policët! Dhe drejtues të tillë janë të rrezikshëm për popullin dhe shtetin, drejtuesit e tillë janë trishtues për tërë shqiptarinë, ngaqë ata janë të gatshëm t’ia thyejnë popullit edhe boshtin e patriotizmit!
Andaj duhet thënë: Regjimi i sotëm që drejton Kosovën, me shumëçka është fytyra e së djeshmes, që vret dhe varros të sotmen dhe të ardhmen e rinisë kosovare! Nëse do ishte ndryshe, nëse drejtuesit e sotëm të Kosovës me të vërtet do kishin për qëllim të mirën e vendit dhe të popullit, atyre do u mjaftonte edhe një pik gjaku polici apo protestuesi, që të dilnin e të thoshin: Ne jemi pushtetarë, por jo pushtues të popullit e të vendit tonë, andaj ejani që gjithë së bashku ta ndajmë të mirën e të keqen e këtij vendi! Pra ata do propozonin të mundshmen që sot mund ta qetësojë Kosovën: një Qeveri teknike, që do e nxirrte vendin nga ky tunel ku është futur! Por, këtë nuk mund ta presësh nga ata me mendësi nga djeshmja e pushtuesit, nga ata që marrjen e votës, e barazojnë me marrjen e ‘tapisë’ që të shpallë pronarë të Kosovës!

Filed Under: Analiza Tagged With: Kim Mehmeti, Po “vrasin”, rininë kosovare

Pse një qeveri teknike për Kosovën

January 30, 2015 by dgreca

Nga Kim MEHMETI/
Ia lidhën duart kryetarit të Komunës së Prishtinës, por harruan se regjimi që mbështetës të vetëm ka policinë, se pushtetarët që prangosin të zgjedhurin e popullit, kurrë nuk do mund t’i shpëtojnë mallkimit të popullit. Si diktatorë të vegjël e të mjerë, dalin e paturpshëm thonë se mediat janë duke ua rrënuar shtetin, e nuk shohin se për çdo natë, Kosovën e braktisin me qindra të rinj. Dhe me të drejtë e dënojnë dhunën dhe thonë se vota, e jo protesta në rrugë, të sjellin në pushtet, por harrojnë se deri dje këtë e thoshin edhe robëruesit e Kosovës, harrojnë se drejtuesit e shtetit nuk përfaqësojnë vetëm votuesit e tyre, por e kanë në duar fatin e tërë popullit. Dhe si të tillë-njësoj si çdo zaptues, i cili fatin e shtetit e të popullin e barazon me fatin e vet politik-ata e konsiderojnë armik çdonjërin që i kundërshton, si të tillë ata shohin vetëm gurët e protestuesve, por jo edhe pamjet trishtuese kur të riut të shtrirë, i vërsulen policët!
Dhe drejtues të tillë janë të rrezikshëm për popullin dhe shtetin, drejtuesit e tillë janë trishtues për tërë shqiptarinë, ngaqë ata janë të gatshëm t’ia thyejnë popullit edhe boshtin e patriotizmit! Andaj duhet thënë: Regjimi i sotëm që drejton Kosovën, me shumëçka është fytyra e së djeshmes, që vret dhe varros të sotmen dhe të ardhmen e rinisë kosovare! Nëse do ishte ndryshe, nëse drejtuesit e sotëm të Kosovës me të vërtet do kishin për qëllim të mirën e vendit dhe të popullit, atyre do u mjaftonte edhe një pik gjaku polici apo protestuesi, që të dilnin e të thoshin: Ne jemi pushtetarë, por jo pushtues të popullit e të vendit tonë, andaj ejani që gjithë së bashku ta ndajmë të mirën e të keqen e këtij vendi! Pra ata do propozonin të mundshmen që sot mund ta qetësojë Kosovën: një Qeveri teknike, që do e nxirrte vendin nga ky tunel ku është futur! Por, këtë nuk mund ta presësh nga ata me mendësi nga djeshmja e pushtuesit, nga ata që marrjen e votës, e barazojnë me marrjen e ‘tapisë’ që të shpallë pronarë të Kosovës!”

Filed Under: Analiza Tagged With: Kim Mehmeti, Një qeveri teknike, per Kosoven

RINISE SHQIPTARE NE MAQEDONI I JANE NGUSHTUAR HAPESIRAT

July 5, 2014 by dgreca

Kim Mehmeti: Ja pse rinia shqiptare proteston para xhamive/
Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup, që e kontrollon BDI-ja, apo te sheshi i Skënderbeut që është bërë pronë e kësaj partie shqiptare, si dhe nëpër sheshet tjera me përmendoret e Car Dushanave në to, e që janë vendgrumbullim vetëm për protestuesit maqedonas!?
Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore! Shkruani pra se kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë partitë shqiptare, parti që janë bërë pjesë e këtij regjimi, regjim i cili bënë çmos ta egërsojë këtë rini, ta bëjë atë të ndjehet e pambrojtur nga askush, e pambrojtur edhe nga mëmëdhe Shqipëria e atdhe Kosova, ku njësoj si këtu, kontributi për shqiptarinë matet nëpërmjet butësisë së kolltukut ku je ulur dhe nëpërmjet peshës së monedhave që ta kanë mbushur xhepin!
Pra shkruani se nga shpërthimi i bombave lotsjellëse të hedhura mbi rininë shkupjane, tani lotojnë protestuesit, por herdo- kurdo, do vijë dita kur do u lotojë mamaja gjithë atyre që rrinë anësh e shikojnë si policia maqedonase e mbron shtetin nga rinia të cilën ata shtiren se e mbrojnë dhe e përfaqësojnë!

Filed Under: Opinion Tagged With: hapsirat, i jane ngushtuar, Kim Mehmeti, Rinise shqiptare

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT