• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

POETI HAVZI NELA SI ZGJIM I NDËRGJEGJËS MORALE KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË SHQIPËRI

August 14, 2020 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI-

http://tribunashqiptare.com/wp-content/uploads/2017/02/frank_shkreli2.jpg 32 vite më parë, kur në Shqipëri ishte ende regjimi komunist u var në litar një poet se mbronte për fjalën e lirë dhe për pikëpamjet e tija perëndimore, pro-amerikane dhe pro-evropiane.  Havzi Nela, poeti disident dhe autori i mijëra vargjeve u vra për shkak të krijimtarisë së tij.  Me rastin e 32-vjetorit të varjes, bashkëshortja e tij, Lavdie Nela vendos lule, me lot në sy, në bustin e martirit të demokracisë, ngritur në qytetin e Kukësit pranë gjimnazit të qytetit që mban emrin e tij.  Ajo kërkon nga enti i ri i drejtësisë, hapjen e dosjes së bashkshortit dhe zbardhjen e plotë të saj, raportoi gazeta Telegraf e Tiranës.

Vrasja e tij në litar me urdhër të drejëtsisë komuniste enveriste, u shpreh ajo me këtë rast, ”Më vrau shpirtin, më plagosi zemrën, më nxiu jetën, më prishi lumturinë, më preu ëndrrën, më prishi shpresën, më tmerroi rininë sepse populli i Kukësit meriton të jetojë në liri, se sot diktatura është në të gjitha qytetet e Shqipërisë, si në vitin ’67, kur u arratisëm”, citohet të jetë shprehur Lavdie Nela, bashkshortja e Havzi Nelës, me rastin e 32 vjetorit të vrasjes së bashkshortit të saj në litar. 

Sa për informacion për lexuesit që ndoshta nuk kanë shumë njohuri për vrasjen makabër të këtij poeti të pafajajshëm në muajt e fundit të regjimit komunist shqiptar.  Shkurtimisht, ishte data 10 gusht 1988, ora 02:00 të mëngjesit kur poeti Havzi Nela mbylli sytë përgjithmonë pasi u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit, pas miratimit përfundimtar të dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të drejtuar nga Ramiz Alia.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, sipas të dhënave botuar në gazetën Telegraf, dy ditë më parë, u mbyll në burgjet e Burrelit dhe Spaçit e me pas më 10 gusht 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhtisë së lartë ndaj atdheut.  Poeti Nela ka qenë gjithmonë kundër diktaturës dhe nuk u pajtua kurrë me komunizmin.  Pikërisht, komunizmi me të cilin nuk pajtohej Havzi Nela, ishte regjimi që ia mori jetën atij dhe mijëra të tjerëve – një regjim që sipas Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama – ishte “në anën e duhur të historisë”.

Dua tu kujtoj atyre, që edhe sot e konsiderojnë Ramiz Alinë si të moderuar, se ishte regjimi komunist hoxhist i Ramiz Alisë ai që vari në litar një poet se mendonte ndryshe, jo në vitin 1945 ose 1955, ose 1965 – por vetëm 14 muaj para se të shembej Muri i Berlinit, atëherë kur komunizmi po jepte shpirt në pjesën tjetër të Evropës.  Mënyrë më barbare nuk besoj të ketë për t’i marrë jetën një njeriu se varja në konop, të një njeriu të pafajshëm, e sidomos një poeti, në kontinentin e Evropës në fund të shekullit XX. Por, për fat të keq, siç ka shkruar edhe Ismail Kadare për Shqipërinë e asaj kohe, “Shqipëria nuk bënte pjesë as në Europë as në kontinentin e qytetëruar të popujve.  Shqipëria, në vitin 1988, në prag të rënies së komunizmit, ishte ende një njollë e zezë në hartën e kontinentit, një njollë e turpit dhe e krimit në shkallë planetare.”  Megjthkëtë, shumë veta, edhe sot 30-vjetë pas rënjes zyrtare të komunizmit, për këto krime monstruoze ia lenë fajin, “kohës”, ashtu ishte “koha”, thonë.  Justifikojnë edhe varjen e një poeti me “kohën”, sikur të ishim duke folur për mesjetën e jo për fundin e shekullit 20, në kontinentin e qytetëruar të njerëzimit – “kohën”, kur dënimet me vdekje në Shqipëri vendoseshin nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor, të drejtuar nga Ramiz Alia. 

Jo se vrasja në litar e Havzi Nelës ishte i vetmi akt barbar gjatë pothuaj 50-vjet komunizëm.  Mijëra kundërshtarë politikë të regjimit komunist u vranë në Shqipëri, me plumb e me litar,vdiqën në kampe të përqëndrimit dhe u vranë në kufi duke u arratisur nga “parajsa” e Enver Hoxhës — individë dhe personalitete ndër më të njohura politike, kulturore dhe fetare të kombit shqiptar.  Por vrasja e Havzi Nelës ishte — siç është shprehur Ismail Kadare, në një artikull vitin e kaluar — një akt dëshpërimi nga ana e një regjimi kriminal e të pa penduar: “Rendi komunist i egërsuar nga shënjat e para të lirisë, ashtu si bisha që egërsohet prej sinjaleve të dritës, donte të jepte një mesazh të kundërt me shpresën.  Një mesazh frikësimi dhe tmerri.  Dhe, për të qenë i besueshëm se ende nuk do të bënte asnjë lëshim, për të bindur të tjerët dhe veten e vet se ende ishte i aftë të vriste, zgjodhi formën më barbare të marrjes së jetës: varjen me litar”, ka shkruar Kadare në shkurtë të vitit të kaluar, me rastin e ditëlindje së poetit Nela, (20-Shkurt, 1934).

Ismail Kadare është shprehur se Poeti Havzi Nela “është një kambanë që ende bije për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë.  Krahas hezitimit për të dënuar krimet e komunizmit, një dukuri tepër e shqetësuar për të mos thënë monstruoze, vazhdon në Shqipëri. Pasioni i habitshëm për t’u dhënë tituj e nderime njerëzve që jo vetëm nuk bënë asgjë për lirinë, por që bënë gjithçka për ta shtypur atë.  Shoqëria shqiptare ka nevojë të shkundet e të mbrojë liritë demokratike kundër çdo lloj kërcënimi që i vjen nga çdo lloj drejtimi e i fshehur pas çdo lloj maske.  Vetëm kështu ajo do të jetë në gjendje të fitojë drejtpeshimin e munguar.  Martirët e kanë qetësinë e tyre atje ku pushojnë. Është shoqëria shqiptare, që nuk e ka. Dhe për këtë duhet të luftojnë të gjithë”, ka shkruar Kadare vitin që kaloi.

Duhet të luftojnë të gjithë ashtuqë ushtima morale e kambanës së Havzi Nelës të dëgjohet nga të gjithë — nga autoritetet shqiptare, po se po, por edhe nga ndërkombëtarët në Tiranë, të cilët thonë se po punojnë për të vendosur drejtësi në vend.  Shqipëria ka nevojë për një zgjim moral, nga të gjithë që po përpiqen të kontribojnë në këtë drejtim. 

Me rastin e 32-vjetorit të varjes së Havzi Nelës, bashkshortja e Havzi Nelës, Lavdije Nela kërkoi nga SPAK hapjen e dosjeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke shtuar se gjatë 32 viteve të kaluara, asnjë ent drejtësie as qeveri nuk ka bërë asgjë për të zbardhur vrasjen e të dashurit të saj dhe për të çuar para drejtësisë, përgjegjësit që dhanë urdhër për varjen e poetit të pafajshëm. 

 “Mjerimi s’don mëshirë” ka thënë Migjeni.  As Lavdije Nela nuk kërkon mëshirë as lotë krokodili për humbjen e saj të madhe, por këmbëngulë për drejtësi nga entet shqiptare të drejtësisë por edhe nga komuniteti ndërkombëtar në Tiranë!  Drejtësi për bashkshortin e saj Havzi Nelën, për familjen e saj dhe për të gjitha viktimat e komunizmit në Shqipëri. 

Fatkeqësisht, e kam thenë shpesh dhe do vazhdoj ta them se Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të gëzojnë drejtësi të vërtetë për derisa ai vend nuk përballet me të kaluarën e saj dhe me krimet e regjimit komunist, si dhe per derisa nuk pastron nga politika dhe nga organet e drejtësisë — përfshir entin e ri SPAK– zyrtarët që kanë marrë pjesë — drejt për drejt, ose tërthorazi — në ato krime dhe në mbajtjën në pushtet të atij regjimi të pashpirt.  Havzi Nela dhe mijëra viktima të komunizmit –të cilët edhe 30-vjet post-komunizëm kërkojnë drejtësi –nuk ishin të tepërt për Kombin shqiptar as për njerëzimin.

Të nderuar përfaqësues të diplomacive perëndimore në Tiranë: Unë nuk jam në favor që fëmija ta pësoj për mëkatet e prindërve (pasi ashtu vepronte regjimi i Enver Hoxhës), por dukjet dhe shfaqjet e jashtme (appearances) kanë shumë rëndësi për kredibilitetin e një organi sidomos të drejtësisë, në emërime dhe në vendime me rëndësi, siç janë emërimet e fundit në entin e ri të drejtësisë, SPAK.  Jam i sigurt se kini dëgjuar tanimë ankesat dhe shqetësimet në popull dhe në media për disa prej emërimeve në atë ent të rëndësishëm si dhe për të kaluarën e disa prej personave të emëruar — shqetësime që me të drejtë venë në pyetje kredibilitetin e këtij enti të ri dhe punës që do të kryej në të ardhmen  — ent ky i cili nga disa krahasohet me FBI-në amerikane.  Ju lutem pushoni nga ky krahasim se i jepni një emër shumë të keq FBI-së amerikane, duke e krahasuar me Spakun. 

Më vjen keq të them, por jam i bindur se – bazuar në përvojën e historisë 30-vjeçare “post-komuniste”, as autoritetet politike shqiptare as SPAK-u nuk janë të disponuar të dëgjojnë thirrjen e Lavdie Nelës për hetime në lidhje me varjen barbare të bashkshortit të saj të jetës dhe as që e kanë ndër mend të përballen me ose të hetojnë krimet e regjimit komunist në Shqipëri, ashtu siç ka bërë Evropa ish-komuniste.  Andaj, nuk është aspak e rastit që brenda dhe jashtë Shqipërisë se sistemi i ri nuk është asgjë tjetër veçse një relikt i sistemit të vjetër. 

Për fat të keq, edhe unë jam i detyruar të shpreh (me Migjenin) dëshpërimin tim prej 30-vjetësh tashti, se “Përditë shoh qartë e ma qartë dhe vuej thellë e më thellë”, se — me SPAK-un ose pa SPAK-un — pa një përballje serioze të atdheut tonë Shqipërisë me të kaluarën komuniste, ai vend do të mbetet një “njollë e zezë në hartën e kontinentit” evropian – pjesë e një bote autoritare jo perëndimore — ashtu siç ishte edhe në vitin 1988, kur u varë në litar Poeti Havzi Nela.  Në këtë përvjetor, 32 -vjet pas dënimit me vdekje në litar, Havzi dhe mijëra viktima të tjera të komunizmit — nga amshimi — presin për një zgjim moral kombëtar dhe ndërkombëtar në Shqipërinë post-komuniste dhe kërkojnë sot që të dëgjohet zëri dhe zemra e plagosur e Lavdie Nelës dhe mijëra bashkshorteve, nënave dhe bijave, anë e mbanë Shqipërisë!  Deri kur durim e shpresë!?

“Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja, duhen meritue.” (O, Liri, O Vdekje, Havzi Nela)

Frank Shkreli 

O LIRI, O VDEKJE –Nga HAVZI NELA 

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh
kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due te vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Filed Under: Featured Tagged With: Frank shkreli, Havzi nela, Kombetare

NUSRET PLLANA NJE ZE QE NDEZ PISHTARIN E KUJTESES KOMBETARE

May 3, 2016 by dgreca

   NGA ZEF PERGEGA-Detroit*/

            A po ju kujtohet ai ze?!/

      …Kane kaluar vite po ai nuk harrohet. Ka qene data 4 janar 1988 kur foli per here te pare. Ishte ngice. Pemet ishin veshur me nje shtrese te trashe acari. Po po me kujtohet ai ze qe cau akullin si bashi i Titanikut. Na ngruhu te gjitheve. Si nje zjarr na ndezi zemrat e hov i dha guximit qytetar per te mbrojtur pragun tone…Ishe zeri i te vertetes qe vinte nga vija e pare e e zjarrit. Studio e ketij zani ishte llogorja ndersa lajmin e percillnin plumbat…

Po pra apo u kujtohet tash ai ze?! “Ju flet Kosova e Lire!” Ishte zeri i luftes. Keshtu e thirrnin luftetaret e lirise dhe njerezia zerin e Nusret Pllanes, i cili raportonte detajet deri ne imtesi nepermjet flurudhave  nga fronti i betejave te pergjakshme. Te luftosh me bishat dhe zerin ta kesh me te forte kete e kane pare e degjuar vetem tek Nusret Pllana. Zani i tij e shoqeronte plumbin ne zemer te armikut pushtues e c’njerezor. Faktin per lajmin qe transmetonte e kapte si shqipja ushqimin per zogjte e saj ne qiellin me tym baruti. Shqipet kurre nuk jane trembur nga korbat, por korbat kesaj radhe ishin te armatosur deri ne dhembe e makina e tyre me zingjire ngrinte jete, femije, pleq e nena, madje edhe te semure me te meta fizike e mendore. Ishte nje kose qe nuk bente seleksionime.

Ushtar i Dukagjinit per dy vjet dhe ne Zonen e Drenices si foles i radios “Kosova e Lire”, familjen e pa vetem dy here per pak minuta sa disi te shuante mallin. Po ne te tilla raste malli vjen e ndizet sa ne zemer njeriu e ndjen djegien e mungeses…Ora 16: 05 minuta vjen zani i Nusretit ne radio. Gjindja mbajne vesh, familja ngushellohet duke degjuar zerin e tij. Jane gjalle tyrimat dhe nuk i leshojne pozicionet e ky eshte frymezimi dhe morali i shpreses per fitore.

Nusreti ishte ne lufte por ai jetonte shekullin e lirise, ndaj ai nuk e priti kohen, por e avancoi ate. Me zanin e tij shqip kane folur 57000 heronje dhe martire te tokes tone. Gjeologu i thesareve te kombit, Pllana qemton e zbulon cdo fakt qe mendon se perben fakt historik, per te lartesuar permendoren e deshmise. Zeri i tij eshte zeri i revoltes, i shprehur ne te gjitha menyrat me zerin e qytes e me zerin e fjales me dashuri e paqe pa hakmarrje, por si nje gur i kujteses qe duhet te shendrise medjet e shendosha edhe ato te semura.

“Ushtar Prishtina” ishte larguar nga qyteti nga pjacat e kryeqytetit me nje ze te shenjte qe i erdhi nga shpirti per shenjterimin e lirise dhe te ceshtjes kombetare.

Arbreshasi i Kosoves Nusret Pllana, diten me syrin ne shenjester e naten nen driten e zbehte te qirinjeve shkruante ditarin e tij, ngjarje te vertata si kthjelltesia e lotit. Zeri i tij ishte zeri kushtrim. Ky ze ndezi pishtaret e lirise dhe vazhdon ti mbaje ndezur, per te patur rruga drite. Mund te quhet me plot goje se zeri i Pllanes eshte zeri I konventes se lirise…

Sadik Fejza nuk e harron ate dite. I semure me pak drite ne sy priste torturat dhe me pas vdekjen. Nusret Pllana e merr ne krah permes plumbave dhe per tre ore e bashkon me familjen. Lot gezimi. Po si e ka zerin loti?! Lexoni vepren e Nusret Pllanes per te marre pergjigje!

Prifti nuk e festoj 70 vjetorin, por bekoi lindjen e nje libri!

Gjithmone perpara se te bie per te fjetur ne darke vone u hedh nje sy mediave, gazetave dhe revistave ne online. Diku ne nje cep kapa lajmin e ardhur nga Stubulla e Kosoves se Dom Ndue Gjergji kishte 70 vjeorin e lindjes. E kujtonte vendlindja me nje urim te sinqerte, gje te cilen e konfirmonte edhe kryetari i keshillit te kishes “Zonja Pajtore” Rrok Dedivani me nje urim familjar. Ora kishte kaluar 10 e darkes dhe sic eshte nje zakon i pa shkruar ne Amerike se mbas kesaj ore nuk eshte mire te marresh ne telefon. Po ne shqiptaret i kemi me perzemer rregullat tona dhe formulova numerit te telefonit. Dom Nduja mu pergjigj menjehere. E urova per ditelindjen dhe ne perfytyrimin tim ne ato thinja te argjenda vitet hidhnin vallen e shpirtit te tij te bukur, te paqte dhe i mbushur ne dashuri njrezore. Nje shpirt vazlues per te gjithe edhe per ata ecin mbi thepa lavdi e krenari per te qene mbi te gjithe, por Dom Ndoj me sjelljet e tij te ben te ulesh ne gjunje e te lutesh nese don force e vitalitet njerezor me merite.

Ishte ne nje lokal me Dom Fredin dhe atdhetarin Ben Marku. Dom Ndou me ftoj per nje gote vere. Kur shkova po ate nate te 29 prillit ia urova ditelindjen meshtarit dhe ai e pashe se syte ngazelluan ne drite miresie. E uroi edhe Dom Fredi dhe Beni. Aty e kuptova se nuk ishin mbledhur per te festuar, por thjeshte si mundesi per tu takuar e biseduar se bashku si meshtare. Aty Dom Ndou me njofton se me 1 maj do te behet promovimi I librit te Nusret Pllanes ne kishen “Zonja Patore” ndaj duhej te pergatisja nje pershendetje te shkurter. Do te vinte edhe Dom Lush Gjergji si recensent i librit…Dom Nduja nuk e festoi 70 vjetorin per te festuar daljen e ketij libri. Libri eshte si njeriu edhe ai ka ditelindje. Me thjeshtesi meshtari e bekoi kete ditelindje te kujteses kombetare shqiptare.

 

                    Dy fjale nga impresionet e mia

 

Perurimi  i librit te Nusret Pllanes, peshen e ka te cmuar, sepse eshte pesha e dhimbjes te nje kombi qe ka bere sakrifica sublime per liri. Ky liber e ka bere me merite vendin ne skedarin e ndergjegjes kombetare, te akademive shkencore dhe bibliotekave te fjales shqipe dhe atyre nderkombetare.

Ky liber voluminoz me foto dhe shenime perkatese, eshte nje institucion shkencore i deshmise figurative dokumentare dhe historike. Cmimi i madh i lirise se nje kombi

Eshte nje pune kurajoze, disa vjecare, sfilitese, e cila per shume vite ka fjetur nen dhe me heronjte dhe martiret dhe e nencmuar nga pluhuri politik i harreses, te cilen nuk e ka bere nje instucion akademik shteteror apo unversitar, qe del ne drite vetem nga drita e shpirtit atdhetar te autorit.

Libri eshte nje mozaik i gebocidit te nje populli te shtypur nga makina me e rende shtarake ne bote nga ajo serbe nder vite.

Eshte nje permendore plot vezullim drite i kujteses se nje kombi per te mos u harruar. Zjarr i ndezur i kujtimit te gjakut te deshmore ve. Heronjt nuk bien per medalje, por gjaku i tyre ushqen faren e lirise.

Libri eshte nje pasqyre e gjalle e fytyres me te gjitha shqisat ne gjerdanin e patriotizmit dhe te flamurit tone kombetar, nje vlere e shtuar e te vertetes historike qe prek thelle ndergjegjen e njerezve te cdo rrangu.

Ky liber eshte nje leksion dhe nje mesim i madh, per tu patur ne vemendje e sidomos per krijuesit dhe gjenenatat e reja.

Sepse hapi i pare i shuarjes se nje kombi nuk eshte lufta e pushtimi se e jemi pushtuar 56 here ne dymije vjet, por eshte fshirja nga memoria e historise dhe cultures se tij. E kjo fillon e djegien e librave, sic i dogjen 40 mije vetem te jezuiteve te Shkodres,  tu shkaterrosh kulturen, historine dhe gjuhen me te cilet kane folur dhe kane rene per te. Historia jone e pa shkruar saktesisht ehte bere lamsh qe veshtire ti gjendet filli. Eleminimi vjen kur librat u a shkruajne te tjeret, sic ne u referehemi te huajve qofshin ata edhe kalimtar te rastit, sic i referohet bujku henes per te mbjelle. Dhe keshtu pas pak dekadash brezat nuk dine nga erdhen, kush jane dhe nga shkojne.

Ne kemi qene te pushtuar nder shekuj, por kemi mbijetuar. Pushtimi me i madh ka qene pustimi ndaj vetvetes. Kemi qene te vrare se vrame besimin. 160 prifterinj qe kishin mbaruar 800 vjet shkolle ne perendim, 7 ortodoks dhe 28 lider musliman nuk jane pak per nje komb te vogel ne teritor. Nuk ishin thjeshte vrasje fizike, por vrasje shteterore e tempullit te shenjte per te zhdukur mesazhin letrar dhe historic te veprave te tyre, per te krijuar realizmin socialist, te shartuar jo ne tregun kombetar te vlerave te trashegimise, por ne parimet e krijimit te njeriut te ri ideologjik.

Dhe me e tmerrshmja ishte vrasja e “Gjuhes Krisht” sic e kane konsideruar shkrimtaret e famshem Arshi Pipa e Martin Camaj madje dhe italiani Zef Valentini.

Libri i Nusret Pllanes na ben sot me dije se duhet shkruar ne kohe historira e kombin tone per te mos lene te bjerret. Per ne ne diaspore edhte nje thirrje per ti ruajtur vlerat tona e sidomos gjuhen. 35 mije femije e te rinje ne komunitetin tome, nga te cilet 25 mije nuk dine ta shkruajne shqipen e bukur te Naimit dhe te Fishtes

Ky promovim behet sot ne kishen Zonja Pajtore. Le ti themei autorit te lumte dhe ne vepra me te bukura dhe ti urojme Dom Ndues 70 vjetorin, ketij sherbestari te devotshem te shembellimit ne Krishtin dhe ne syte e mergates, ketij punetori te palodhur qe ka ngitur nje dige per te na mbrojtur nga vershimet e asimilimit.

 

     Si u shpernda vala e zerit te luftes edhe ne paqe

Ky ze u shperda ne 50 vepra historiko dokumentare te autorit Pllana ne 30 filamat e tij dokumentar dhe ne 7 ekspozita te celura ne disa vende te botes. Zani promovues mberriti ne 50 qendra europiane e deri ne Amerike e Australi.

Nusret Plalna eshte guximtari i vetem i dhimbjes, se ciflat e predhave dhe te granatave nuk ia mbuluan fjalen me dhe, nuk ia vrane driten e syve se ai Rrnon me Diftue…

Dy mirenjohje mori nga Biblioteka e Kongesit Amerikan, nga Biblioteka kombetare e Anglise, “Victoria” e Australise. Akademia Ushtarake e Gjermanise etj.

Nuk eshte zeri i autorit, por e nje gjysem milioni i shqitareve te vrare padrejtesisht ne menyra te ndryshme. Ne nje periudhe 140 vjecare genocidi serb thuri 24 elaborate per zhdukjen e shqiptareve ne menyre kolektive.  Per 150 vjet jane ushtruar kater genocide mbi popullin shqiptar te Kosoves. E keshtu zani i Nusretit flet edhe me gojen e 2700 heronjeve te rene. Politikanet kane hedhur shtat ne kolluqet e perandorit, por gjaku i te reneve qe nuk eshte thare nje dite do tua zere syte. Njerez si Nusreti nuk pranojne qe udbashi te jete veteran i pare i luftes se Kosoves. Se shpirti i Nusretit dhe i Nusreteve te tjere nuk pranojne qe heronjte e luftes te trajtohen si lypsit e rrugeve se plaga e tyre dhemb tani me shume ne paqe se ne lufte. Se ua kane grabitur lirine dhe ne qiellin e Prishtines kane ngritur cerdhe perseri korbat.

Takimi promovues ne kishen “Zonja Pajtore” nisi me meshen e shenjte te celebruar nga Dom Lushi, Dom Nduja dhe Dom Antoni, ku ishin te pranishem edhe autori Pllana, shoqatat e Detroitit dhe shoqata e shqiptareve te Kanadase.

Dom Lushi vleroi edhe njehere momentin me te rendesishem historik te kombit tone shenjterimin e Nana Terezes ne Rome me 4 shtator 2016 dhe  te 38 martireve neshtare katolik te ekzekutuar nga diktatura komuniste.

Dom Lushi e cilesoi Nana Terezen ikona e dashurise njerezore. “Ne e shikojme Zotin ne rrudhat e fytyres se saj, fytyre e meshires dhe e humanizmit njerezor. Semundja me e rende  e njerezimit sot edhte mungesa e dashurise. Ajo me vepren e saj e fitoj jeten dhe per ne i dha kuptim saj!”

Ne sallen e kultures u shfaqen dy filma dokumetar te pergatitur nga Nusret Pllana “Shoqata Nana Treze” Aktiviteti i kesaj shoqate humanitare, ne drejtim te se ciles ishin shqiptar te besimit musliman qe paragjykimet ia kishin lene kohes se shkuar. Te perfshire ne dhune e terror secili dha dicka nga vetja. Shoqata u krijue ne vitin 1999 kur populli nuk kishte nje kafshate buke dhe nje sapun per te lare syte. Shoqata pervec se ndihmoi me ndihma ushqimore e veshmbatje vaksinoi 100 mije femije. Te gjithe femijet qe linden ne ate periudhe jane gjalle e shendosh edhe sot. Ajo dha medikamente  e veshmbathje per luften. Krytetari i shoqates me te birin u vrane nga forcat serbe, po ashtu edhe kater antare te kryesise humben jeten nga plumbat mizorit. Forcat serbe dogjen 100 depo dhe 96 ambulanca te shoqtes humanitare “Nana Tereze”

Dokumnetari i dyte i kushtohej 241 vrasjeve ne fshatin Kruzhe e Madhe te Kosoves. Gjykata e Hages zbuloi ne Kosove dy kremotoriume si ato te Aushvicit dhe 8 varreza masive. Ne Kosove numerohen 660 varre masive qe nuk kane pergjigje nga drejtesia. Qengji qe u sakrifikua barbarisht ishte shqiptari i Kosoves. Asnje nga deshmitaret nuk eshte thirrur te deshmoje para Tribunalit te Hages. Rubin Kuk, ministri i jashtem anglez qe e vizitoi kete fshat tha: “Pergjegjes per keto vrasje masive jane vrasesit por edhe urdheruesit nga Beogradi!”

Prezantimin e librit ”Terrori I Serbise mbi Shqiptaret” 1884-1999, i perkthyer ne tete gjihe te botes e beri Dok Gjeke Gjellaj. Ai thha se treni i te drejtes se shqiptareve eshte ndaluar nga serbet dhe nga ruset, por shqitari me te drejten e vet do te beje qe lokomotiva e ketij treni te eci deri ne zgjidhjen e problemit.

Dom Ludh Gjergji tha: “Tri cestje u bene shtyse per kete liber. Kujtimin te mos e mbuloje harresa. Jo per hakmarrje. Mos u harrofte ajo cka ngjau dhe mos u perserite askund. Kush hesht e pranon. A eshte e mundshme te heshtim, sikur s’ka ndodhur asgje?! Krimi dhe krimineli nuk duhet te barazohen me viktimen. A mund te heshtesh per hir te pajtimit?! Dhe e treta, njerezit e zhdukur. Si eshte e mundur te zhduket njeriu. Zoti na e ka dhane jeten per ta shijuar dhe vetem ai na e merr. Ne kerkojme dashuri e drejtesi jo hakmarrje!

Dom Fred Kajaj: “Nuk ka paqe pa drejtesi pa te verteten. Me serbet na ndane nje qiell e nje dhe edhe pse afer kemi le! Si nuk ka museum per luften ne Kosove?! Po thuajse te njejten pytje shtroi edhe Dom Antoni se si ka mundesi qe politikane e Kosoves nuk e vlersojne kete liber qe eshte deshmitari me i vertete i drames Kosovare per ma shume se 100 vjet apo mbushin xhapat! Takimin e pershendeten edhe Luigj Gjokaj, Marash Nuculaj, Anton Lajcaj, Mikel Dema, Kujtim Qafa, Ruki Kondi e Ramazan Kllezi nga Kanadaj. Takimin e moderoi Rita Gjelaj dhe u filmua nga dy televizionet e komunitetit. Ne fund pershendeti autori Nusret Pllana:

“Mbas heronjeve dhe martireve vjen diaspora, te cilen e nderoj me gjithe zemer per kontributin e saj per ceshtjen kombetare dhe ngritjen e funksionimin e institucioneve te Kosves. Une kam projekte te tjera per ta cuar ne 10 vepra kete trajtese. Synojme qe dokumetari per Nana Terezen te paraqitet si konkurrent per cmimin “Oskar” ne Amerike….”

Autori nuk e feshu brengen se si ka mundesi qe asnje lider kosovar nuk pati guximin qe kete liber te ia dhuronte Ivica Daciqit, Mogelinit apo Baniki Mun gjate takimeve…! Zeri i Nusret Pllanes do te flase!

*Foto-Dielli arkiv-

Filed Under: Opinion Tagged With: E KUJTESES, Kombetare, NJE ZE QE NDEZ, Nusret pllana, PISHTARIN, Zef Pergega

100 Vjet nga botimi ne SHBA i Gazetes Kombetare”VULLNETARI”

April 4, 2016 by dgreca

Keto dite ne arkivin e Vatres mberriti koleksioni i Gazetes Kombetare”Vullnetari”, qe nisi publikimin me 18 Shkurt 1916 dhe vijoi botimi per nje periudhe 2 vjecare. GAZETA kishte botues dhe editor vatranin Kol P Rodhe, nje vatran besnik, nje atdhetar qe dha shume ceshtjen Kombetare. Ai ishte kryetar i Shoqates Besa-Besen, shoqates kryesore, nje nga shtyllat e krijimit te Vatres, nje organizator i palodhur i Shoqates “Arsimi”, nje nder kontributoret e rendesisishem ne Fushaten per shpetimin e Shqiperise, organizuar nga Vatra. Kole Rodhe si shume vatrane te tjere lane Ameriken dhe shkuan qe t’i sherbejne Shqiperise. Si shume vatrane te tjere u ndeshkua me burg. Me propozimin e Vatres, Kole Rodhe u dekorua nga Presidenti i Shqiperise z. Bujar Nishani.

Koleksionin e Gazetes “Vullnetari” ne Vater e dhuroi i nipi i Kol Rodhes, z. Emil Nace, qe jeton ne Chikago, te cilin e falenderojme publikisht. Ne numrin e ardhshem te Gazetes Dielli do te botojme nje speciale rreth kesaj gazete.

Filed Under: Vatra Tagged With: "VULLNETARI", 100 vjet, Kombetare, nga botimi ne SHBA i Gazetes

RUSIA: SHBA dhe NATO, “kërcënim” për sigurinë kombëtare

January 3, 2016 by dgreca

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO janë dy emrat e rinj, që Rusia i ka cilësuar si kërcënime për sigurinë kombëtare të saj. Mesa duket, nisja e vitit të ri nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhëniet Moskë-Perëndim, por përkundrazi i ka përkeqësuar ato. Dokumenti me titullin “Rreth strategjisë së sigurisë kombëtare të Federatës Ruse”, që u nënshkua nga Presidenti Vladimir Putin në prag të mbylljes së 2015-s, zëvendëson një version të 2009-s, i cili ka qenë i miratuar nga ish-Presidenti Dmitry Medvedev, kryeministri aktual i vendit. Ndër të tjera, aty përmendet fakti se roli i Rusisë në arenën ndërkombëtare, si dhe në zgjidhjen e problemeve globale, është rritur. Por, sipas dokumentit, ky angazhim i madh i Kremlinit ka shkaktuar reagim nga Perëndimi. “Forcimi i Rusisë vjen në sfondin e kërcënimeve të reja ndaj sigurisë kombëtare, të cilat kanë një natyrë komplekse. Kryerja e një politike të pavarur, ndërkombëtare dhe vendase, ka shkaktuar kundërveprim nga SHBA dhe aleatët e saj, të cilat po përpiqen të ruajnë të njëjtën dominancë të tyre në çështjet globale”, citohet nga dokumenti strategjik. Për Presidentin Vladimir Putin, kjo strategji e ndjekur nga Perëndimi ka gjasë të shkaktojë “presion politik, ekonomik dhe ushtarak” në Rusi. Dokumenti liston një sërë ankesash kundër NATO-s, duke përfshirë edhe “intensifikimin e veprimtarive ushtarake të vendeve anëtare”, “zgjerimin e mëtejshëm të aleancës”, si edhe “lëvizjen e  infrastruktures ushtarake shumë pranë kufijve të Rusisë”, gjë që e konsideron si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndër të tjera, Moska thotë se ISIS ka theksuar “politikën e standardeve të dyfishta, që disa vende po u përmbahen në luftën kundër terrorizmit”, çka është e qartë se i referohet politikës së jashtme të Perëndimit në Siri.
Akuzat e Kremlinit kundër NATO-s dhe SHBA-ve, tashmë të dokumentuara në politikën zyrtare të sigurisë kombëtare të Rusisë, me shumë gjasë do të përshkallëzojnë më tej marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit gjatë këtij viti.

Filed Under: Opinion Tagged With: “kërcënim”, Kombetare, për sigurinë, RUSIA: SHBA dhe NATO

LIRIA E ÇAMËRISË – ZGJIDHJE E ÇËSHTJES SË MADHE KOMBËTARE

October 1, 2015 by dgreca

Nga MSc. Albert HABAZAJ/ poet, studiues,/

Sekretar i Shoqatës Atdhetare – Kulturore “Labëria”, Vlorë Vëllezër të Shqiptarisë, miq europianë dhe ju, o njerëz të mirë nga çdo vend i Botës sonë! Pikërisht sot, më datën 29. 09. 2015, ora 11. 30’ këtu, në MALIVELD (HAGË) zhvillohet ky tubim paqësor për të përkujtuar viktimat e gjenocidit grek ndaj popullsisë të masakruar çame, si dhe për ta bërë më të njohur botërisht padrejtësinë që i është bërë dhe vazhdon t’i bëhet kësaj popullate të shpërngulur nga trojet e veta nga ana e shtetit të sotëm grek, vijim i të djeshëm grek.

Edhe sot jemi bashkë, si substancë e bërthamës diellore mbarëshqiptare. Edhe shumë të tjerë janë bashkuar me ne, në mbështetje të kësaj çështjeje të madhe, të vërtetë, të drejtë. Kënaqësia është e përbashkët dhe reciproke për këtë pjesëmarrje me dobi historike! Organizatori i këtij tubimi paqësor për çështjen çame, fisniku Festim LATO ndezi pishtarin për zjarrin e vatrës. Ne duhet ta mbajmë ndezur zjarrin kombëtar, sepse është zjarri ynë, imi, yti, joni, shqiptarisht, drejtësisht, fisnikërisht!

Me një mirësi të bukur, jemi mbledhur këtu në Holandën magjike të Rembrandit e të Van Gogut, në Holandën e tulipanëve aq simbolikë për universin njerëzor, në Holandën e ëndërruar qytetarisht. E për çfarë jemi mbedhur?! Për të kërkuar liri. Për veten tonë, për Çamërinë tonë, si pjesë e së tërës. Ç’kërkoi Abdyl Frashëri me rilindasit e tjerë kur u fut tek Bismarku, në një trajtë tjetër, atë kërkon Festim Lato e Tahir Gjinovci, profesorët e kombit Rasim Bebo, Lisien Bashkurti, Eshref Ymeri, Rami Memushaj, Fatmir Terziu e shumë të tjerë; atdhetarë të kulluar si Dalip Greca, Ajet Nuro e sa e sa zogj të Shqiponjës Shqiptare që fluturojnë shqiptarisht në të katër anët e horizontit. Atë kërkon At Nikoll Marku, shembëlltyra rilindase e besimit fetar e kombëtar shqiptar. Atë kërkoj edhe unë, Albert Habazaj, si djalë Vlore e Labërie, si vëlla Çamërie, si një nga bijtë e denjë të SHQIPTARISË: Lirinë e Çamërisë Tuaj, të Çamërisë Time, të Çamërisë Sonë. Sa e thjeshtë e sa elementare kjo kërkesë e drejtë jona, që, si starti i kërkesave të qytetarisë demokratike, na del dhembshëm nga shpirti, me një krenari të paulur dot nga pizevengët e Lirisë, kjo kërkesë lirie dhe kjo përkujtesë për legalizimin e trojeve shqiptare të Çamërisë në gjendjen Civile të Europës, në hartën e Qytetërimit Universal. Sa dinjitoze tingëllon sot kjo kërkesë, sepse, siç këndon dhe poeti i njohur Agim Shehu: “Sup më sup kur rrin’ shqiptarët/ formohet vargmal kështjelle,/ flet një komb mijravjeçarësh:/ Moj Evropë, që na preve dhe ndaj zemra këngën vet’ e zuri për trimat që rrojnë akoma:/ Ismail Qemal Flamuri,/ Isa Boletin Shqiponja…”/ HasanTahsin dijetari/ dhe Rasih bej Dino Çami/ Gurakuqi firmëtari/ Vallen e Shqipes ma mbani! Loti i brengosur i Çamërisë do të shndërrohet në një rruzull drite, në një sumbull diellore për shënjtërinë e të rënëve për Atdhe dhe varreve të tyre që janë simbole kombëtare për bijtë e saj nesër. Në nderim të shekullit të ri të shqiptarëve, duke u përulur para gjakut të derdhur për vatrën, me shpresë e besim se ky shekull është Ora e Atdheut Tonë, shoh krahun e majtë të Shqiponjës gjakosur e sakatosur, shoh Çamërinë martire për tekat e Europës plakë, që ngrihet, sikurse krahu i dhjathtë i Shqiponjës, Kosova, që po i shëron plagët e luftës, po integrohet në familjen europiane me larmi identitetesh qytetare e kulturore të kombeve që jetojnë në gjirin e saj por që ende kullon gjak lirie. Nga vendi i Shqipeve, zogjtë e saj ngrihen, marrin lartësi të fluturojnë të lirë drejt qiellit të pastër, drejt botës së qytetëruar, drejt Perëndimit që na përket, drejt jetës dinjitoze që meritojmë të jetojmë. Ky është mesazhi që unë interpretoj, sa me koherencë aq edhe me emocion, sepse në objektivitetin e punës e misionit tim, më thërret gjaku që më gëlon në deje, sepse  “çamër, labër, kosovarë/ jemi një fis e një farë,/ jemi një e të pandarë/ sepse jemi shqipëtarë”, sepse kam besim që komuniteti ynë po i flet mendjes dhe po kujton porosinë e Skënderbeut të Madhërishëm, kur mblodhi kapedanët e tij princër dhe me fabulën e thuprave, që të ndara e një nga një i thyen kushdo, ndërsa të tëra tok, të bashkuara e të lidhura si një trup i vetëm, s’u bën dot “derman” askush, as bajlozi i detit me skalione hordhish, as katallani i zi me taborre egrane e me dyndjet barbare të pasosura…Vonesa u bën dëm vonestarëve, se “nga hiçja – malli Birçja”, por më mirë vonë, se është gjithmonë më mirë vonë se kurrë, thotë një fjalë e vjetër. Këto që kumtoj këtu, në mes të Hollandës së zhvillimit, ku pulson zemra europiane dhe gjykimi ligjor e drejtësor, janë vagëllime, që bëhen vezullime e marrin dritë të bardhë mirësie nga shpirti i bukur i vëllezërve dhe motrave tona çame, herë në dukje të heshtur, herë e shpesh me një mal me oshëtima e me një det me gjëmime brenda globit të madh të shpirtit epiriot të Çamërisë sonë, kësaj kreshnikje martire, që qëndron në këmbë si malet e rëndë. Nderim Çamërisë sonë, të papërkulurës Zonjë,  të urtës Nënë, të dhembshurës Gjyshe, asaj që qëndroi si kapedane mbi dallgët e tërbuara të jetës, që u dyndën me egërsi e barbarizëm, sa nga hasmi i huaj grek, po aq dhe nga “vëllai” armik komunist. Kaloi një shekull dhe ende Çamëria është në robëri. Dëshiroj të ndaj me ju, o miq e shokë e vëllëzër disa emocione të mëdha që më ka ndezur në rrëmba poezia e Pelivan Barjamit për Çamërinë : “-Ti më flet me gjuh’ të zëmrës/ Çamëri, o nëna ime:/ Moj e bukur drit’ e hënës,/ kur do hysh në shtëpinë time?/ Moj e mira, pse je fyer/ dhe mbi troje sytë të mbenë?/ O zogu me krah të thyer/ kush të ka prishur folenë?!…/ – Folenë e ngrita mbi shkëmb./ Mërgova si dallëndyshe,/ dhe e verbër, e mbaj mend/ gurin tim, sinor të gjyshve. Pa më vranë e më përzunë,/ këmba – këmbës muhaxhirë,/ Foli Evropës, moj Nënë/ ç’ka që rri e bën sehir/!…”. Kjo poezi është thurur jo me penë, por me frymë Atdheu. Është e situr në dritë hëne, me hojet e mjaltit të krijimit artistik dhe të dashurisë kombëtare. Kjo këngë është ndjenjë, mendim, dhimbje, krenari dhe mesazhet e saj janë detyrë pastërtisht e lartë gjaku.

Para dy vjetësh a më parë kam botuar në gazetën “Dielli”/ on line artikullin “Pavarësia flamurëron dhe nëpër këngët e popullit”, ku, që në fillim shkruaja: “Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën Isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih Dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë e me gra fisnike si Laskarina Bubulinën, Elena Gjikën (Dora d’Istria), Marigo Posio e trimëreshat e tjera shqiptare, i zbardhën faqen Atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë”.

Pa u futur në thellësitë e kohës, kujtojmë nga Historia e fillimshekullit XX, se Muharrem Rushit Koska, me histori dhe me këngë ndër betejat e tjera për Atdhe, erdhi së bashku me Alush Take Konispolin në ballë të 300 çamëve, në krahë të vëllezërve labë, mallakastriotë, kolonjarë e skraparllinj, elbasanas e beratas, korçarë e myzeqarë, kavajas e gjirokastritë, me “dyfekët lidhur me gjalmë” për të hedhur në det Italinë, që pushtoi Vlorën e krahinat e tjera më 1920 – ën, për të shpëtuar kombin, për të rishpallur Pavarësinë Kombëtare Konkrete diell, qëlluar me furtunë”.

Në këtë tubim nuk vij thjesht të shpreh solidariten tim personal apo dhe të shoqatës Atdhetare kulturore “LABËRIA”, Vlorë, në emër të së cilës kam ardhur këtu, as vetëm të shpeh dhembjen, as vetëm të recitoj vargje romantike apo elegji të mbushura jo me vargje e me figura, por të mbushura me gjak të pastër e të pafajëshëm, çarë e mbushur mëri për Çamërinë tonë që dhemb e rrjedh e rrjedh plagë nga ashti kombëtar i patretur dot, por vij të denoncoj publikisht e botërisht këtë turp të padëgjuar dhe, fatkeqësisht, ende të pakorrigjuar të shovinistëve grekë ndaj Çamërisë; vij të ngre me forcë shpirti, me forcë emre, me forcë mendimi dhe me forcën e gjakut: Duam se s’bën ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES ÇAME ME TË DREJTËN E ZOTIT! Boll kemi qarë, boll! Për nder, boll! Qaramanët veç me ligështime e mallëngjime na rrëmbushin, na emocionojnë e krijojnë situate keqardheje. Kjo dihet, por nuk mjafon kaq. Të 10 milionë shqiptarët, a më shumë sa jemi e kudo që jetojmë e veprojmë nëpër botë të bëhemi një zë i fuqishëm, një zë i pakthyeshëm e me dritë të fortë si flakë vetëtime, si ato shkrepëtimat e rrufeve gjëmimtare mbi malin e Çikës në Vargmalin e Vetëtimave (Arkokeraunet) të gëjmojmë e të mos na dridhet syri: duam Çamërinë tonë! Duam Çamërinë e lirë! Duam Çamërinë me trojet e saj, atje ku i kanë qenë brez pas brezi, çam pas çami, e shqiptar pas shqiptari! Ka ardhur moment të jemi një bllok i pathyeshëm në të drejtën tonë. Unë jam nga Labëria. Kam miq, shokë, kushërinj e krushq nga Çamëria. Edhe personalisht, (pa e personalizuar kurrë gjendjen, por si pjesë e së tërës) kam dhënë nga gjaku im për të shtuar rracën çame; kam marrë nga gjaku Çam për të shtuar rracën time labe. Ndaj them që vërtet jemi një gjak e një farë. Një nga djemtë e mi, Besniku, e ka nusen Çame. Ai është i lumtur, ne si prindër jemi krenarë. Di, që jo vetëm metaforikisht, historikisht, me të drejtën zakonore e dokesore, me gjakun kombëtar Labëria e Çamëria janë kushërira të para. Me lirinë e Çamërisë ne zgjidhim Çështjen e Madhe Shqiptare, e cila na siguron identitetin e pasaportës kombëtare ndër kombet e tjera të rajonit, të Europës e të botës qytetare. Në nderim  të gjakut të derdhur për vatrën, kam një këngë që më dhemb e dua ta ndaj me ju:

KËNGË E PAMBARUAR PËR ÇAMËRINË…

Hap syrin, s’mundem pa klithur,

Për Burrneshën fytyrëgrisur,

Këngë e ngrysur dot pa prerë

Ka qenë Zonjë kur s’kish’ të tjerë.

Loti i kripur si kokërr ulliri,

Rri varur nga dhimbja në cepin e syrit,

Veç vallja furtunë e Osman Takës

Vjen së largu, t’i qetësojë plagët…

Më dhembin degët e shqyera,

U bëj mëllagë me piklën e lotit;

Si stina e vajzave të feks Çamëria,

Ka qenë imja që pa lerë Zoti!

O kopësht i bukur i lirisë

Do të çelin lule bajamet…

Për Çështjen Çame një zë i fuqishëm intelektual dhe atdhetar është edhe Prof. Dr. Eshref Ymeri. Kam kënaqësinë dhe nderin të sjell mesazhet e tij për këtë tubim madhështor: Të nderuar bashkëkombas, pjesëmarrës në këtë tubim me një rëndësi të jashtëzakonshme kombëtare!

Ne shqiptarët jemi i vetmi komb në Evropë që nuk e kemi zgjidhur Çështjen Kombëtare: trojet tona etnike vazhdojnë të jetë të hallakatura nëpër disa shtete të Evrops Juglindore, për qejfin e shovinizmit evropian që na i copëtoi padrejtësisht në Kongresin famëkeq të Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913. Partia Komuniste e Shqipërisë, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, e braktisi në mëshirë e fatit popullsinë shqiptare të Çamërisë, duke e lënë pa mbrojtje përballë shovinizmit grekokriminel që kreu masakra të pashembullta kundër saj.

Në këto kushte, kur Çështjes Çame i është vënë përsipër guri i rëndë i heshtjes së madhe, qoftë dje, në periudhën e diktaturës komuniste, qoftë sot në pluralizëm, kur klanet që hipin e zbresin nga pushteti nuk e kanë absolutisht në rendin e ditës zgjidhjen e Çështjes Çame, vetë popullsia çame duhet të vetorganizohet, duhet të nxjerrë nga radhët e veta burra me dinjitet kombëtar, të pakomprometueshëm as nga mercenarët në krye të politikës shqiptare, as nga shovinizmi grekokaragjoz. Popullsisë çame në Shqipëri, e cila ka dhe duhet të ketë si Yll Karvani rikthimin në trojet e veta stërgjyshore, nuk i duhen disa parti politike, të cilat kanë për mison përçarjen e saj. Asaj i duhet vetëm një parti politike me vetëdije të lartë kombëtare që të marrë në dorë zgjidhjen e çështjes së saj, duke e detyruar klasën politike të shkundet nga mercenarizmi dhe nga servilizmi i pështirë para shtetit grekokaragjoz që sot është katandisur në atë derexhe, saqë është bërë gazi i botës.

Burrat e vërtetë që popullsia çame duhet të nxjerrë në krye nga radhët e veta, duhet të marrin në dorë Rezolutën Çame, me të cilën u tall parlamenti i kohës së Fatos Nanos dhe të kohës së Sali Berishës. Këtë Rezolutë, burrat e vërtetë të Çamërisë duhet ta nxjerrin nga sirtarët e mykur të parlamentit shqiptar dhe të demaskojnë haptas Shpëtim Idrizin, i cili u betua dhe u stërbetua se atë Rezolutë do ta çonte në Gjykatën e Strasburgut, në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin Amerikan, por pastaj e hëngri fjalën dhe tani as që e zë më në gojë fare. Pra, praktika e deritanishme ka vërtetuar se Shpëtim Idrizi pati rrahur gjoksin për Çështjen Çame sa të zinte kolltukun e deputetit, duke u bërë fresk me servilizëm të dy partive të mëdha, të cilat nuk e dinë se ku bie me adresë Çështja Çame.

Popullsia Çame sot nuk është e lirë. Nuk është e lirë për faktin se çdo qytetar çam nuk lejohet të shkojë të vizitojë trojet e veta në Çamëri.

Filozofi dhe sociologu britanik Spenser (Herbert Spencer – 1820-1903) thotë:“Askush nuk mund të jetë krejtësisht i lirë, derisa liria nuk është arritur për të gjithë”. Popullsia çame nuk e gëzon lirinë e lëvizjes drejt trojeve të veta amtare, sepse çdo qytetari çam, shovinizmi grekokaragjoz i gris pasaportën në kufi. Shkrimtari i madh gjerman Gëte (1749-1832) thotë:“Kushdo mund ta fitojë lirinë, në qoftë se ai është i aftë të gjejë vetveten”.

Burrat e Çamërisë, duke ndjekur shembullin e paraardhësve të tyre të shquar që sakrifikuan aq shumë për trojet amtare, duhet ta ngrenë më këmbë popullsinë çame që ajo të fitojë lirinë e lëvizjes për në trojet e stërgjyshore, në mënyrë që të vihet në vend padrejtësia e rëndë historike që na shkaktoi shovinizmi evropan dhe të ndëshkohet nazifashizmi grek për masakrat që kreu në vitin 1944. Sepse krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen asnjëherë”. Në emër të gjakut të derdhur për Vatrën, për zjarrin e pashuar shqiptar, të kërkojmë njëzëri, si zgjidhje të Çëshjes së madhe Shqiptare:

LIRINË E ÇAMËRISË DHE NJOHJEN E SAJ NDËRKOMBËTARE.

RROFTË ÇAMËRIA!

RROFTË SHQIPËRIA!

TË FALEM ÇAMËRI!

TË PUTH NË GJUNJË FLAMURIN KOMBËTAR!

Filed Under: ESSE Tagged With: - ZGJIDHJE E, Albert Habazaj, ÇËSHTJES SË MADHE, Kombetare, LIRIA E ÇAMËRISË

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT