NGA ASLLAN BUSHATI/ Një mbrëmje, në klubin e gjuetisë së qytetit, ishin mbledhur disa gjahtarë dhe pasi kishin rrukullisur disa gota raki, filluan të tregonin me zë të lartë “bëmat” e tyre në gjahun e sezonit. Nja dy tavolina më tutje u kishin dhënë “zjarr” ligjëratave disa peshkatarë për “trimëritë” e tyre në det e në breg. Nga fundi i sallës, disa djem të rinj, duke bërë potere nuk lanë bjonde e brune të qytetit pa përmendur. Në një kënd pa shumë drita, ishin ca hajdutë profesionistë që po flisnin me zë të ulët për punët e tyre. Kurse në një cep, nga shiheshin të gjithë “pijetarët” po pinin e mbanin shënime disa disa politikanë.
Rastësisht këtë pamje të kubit gjuetisë e pikasën: një gazetar, një arkiolog dhe një studiues. Duke biseduar me njeri tjetrin thanë: more a do të ishte mirë të bënim një konkurs se kush tregon gënjeshtrën më të mirë? Të tre ranë dakort se ishte një ide e bukur dhe zbavitëse. Ashtu bënë, nxorrën afishet, caktuan kohën e vendin dhe konkursi filloi, por për çudi hajdutët dhe politikanët nuk erdhën. Pa marrë parasyshë këtë fakt, dhe duke parë se pjesmarrja e profesioneve të tjera ishte e bollshme, juria filloi nga dëgjesat e konkurentve.
I pari foli për anijet kozmike, alienët, yjet, galaktikat etj. Një tjetër tregoi për nëndetset, faunën nënujore, mbrekullitë e padukëshme nën uji etj. Dikush për zoqt, dikush për peshqit, dikush për pyjet, egërsirat … dikush ..dikush…Në fund mbeti njeri pa folur dhe tha: unë s’kam çfarë të them se u thanë të gjitha. Por juria nguli këmbë se duhet të thoshte diçka dhe ai për të mos patur qefmbetje më në fund tha: “unë kam 26 vjet martuar dhe nuk kam bërë asnjë herë dhe për asgjë sherr me gruan”.
Juria u mblodh dhe pas shumë diskutimesh mërriti në përfundimin se gënjeshtra më e mirë ishte ajo që tregoi konkuruesi i fundit.
Këtë ndodhi e kishin marrë vesh disa ndërkombëtar në Tiranë (zyrtarë, biznesmenë, bankierë,turistë, avanturierë etj) dhe thanë: more sikur edhe ne ta organizonim një konkurs të tillë me politikanët shqiptarë? Njeri tha ide e mirë, tjetri tha kjo nuk shkon, tjetri tha ta bëjmë për shqiptarët në rajon, kurse i fundit tha mirë se po e bëjmë, po ku ti gjejmë konkuruesit se as këto në Tiranë, as ato në Prishtinë pa le më ato në Tetovë-Shkup nuk vijnë. Ai më sarhoshi tha: unë mendoj të pyesim diasporën shqiptare për politikanët e vendlindjes së tyre. Ashtu u bë dhe filoi mbledhja e të dhënave të konkursit.
Njeri emigrant nga Greqia tha: Sali Berisha është njësh. Ai i projektoi vetë piramidat financiare në 1996 për përfitime personale. Ai shpërndau armët në 1997, ai vrau bashkpuntorët e tij, ai bëri grusht shtetit, ai i fali detin Greqisë. Një tjetër ja priti: ik ore tutje se Aleksandër Meksi e ka pohuar me gojën e tij gënjeshtrën se asnjë qeveri në botë nuk mund ti realizojë gjithë premtimet elektorale. Kështu kur realizohen shumica quhet punë e mbaruar.Gënjeshtër meksiane 24 karadëshe.
Tjetri tha Fatos Nano ishte gënjeshtar më i mirë, se ai i bëte bashkë socializmin e kapitalizmin, Enver Hoxhën e Maon Ce Dunin, raki rrushi e kumbulle, ato që i thoshte sot ,nuk i mbante mend të nesërmen. Shkurt rrumpalla gjëja më e mirë shtetrore shqiptare.
Një zëçierrë nga Italia tha: ju parafolës qenkeni kot. Ilir Meta është kapedan në këtë fushë. Ai i ka provuar të tëra si: deputet, ministër, Zv.Kreyeministër, Kryeministër, Kryeparlamentar, President… nuk e di për më tutje. Në gjithë këtë rrugë ka provuar, shijuar, hëngër e kafshuar pak më mirë se të tjerët.
Një shqiptaro- amerikan nga Peja tha: ore ju të Shqipërisë qenkeni prapa botës. A keni dëgjuar ju për Hashim Thaçin me shokë? Ata janë flamurtarë dhe më të mirët për këtë konkurs. Një miku im nga Gjakova duke qësëndisur ate nga Peja tha: ore mos bëj hajgare se ju pejanët e dini mirë se Isa Mustafa me djelmëni është kalemxhiu më specialist në Dardani. Ai është ujk që edhe në se kopenë të gjithë e han, nuk len as namë e as nishan.
Një antar i Shoqatës Dibra nga Stetenajllendi i NY tha: hajde ore mik hadje, se s’keni parë ju Ali Bej Ahmeti e Mendu Bej Thaçi, që të marrin gjak në vetull pa dalë fitimtarë të konkursit.
Një shqiptaro- amerikan nga Michigani tha: Vazhdoni e merruni ju me xhaketa të vjetra politike që s’kanë asnjë shans me fitu konkursin e shpallur. A keni dëgjuar ju për Edi Ramën, (Skënderbeun e ditëve tona), që e njeh gjithë bota pale më shqiptaria e erdogania.
Shëndetsi falas, arsim për kë do e si ma do, hashash të shkatërruar në përmasat 99.98 përqind, korrupsion zero e shërbim shtetror shembullor. Asnjë të inkriminuar në qeveri, parlament e në institucionet vendore. Asnjë dështim në ekonomi, asnjë rritje taksash, asnjë dështim në diplomaci.
Një emigrant shqiptarë nga Zvicra tha; ai i Michiganit mirë e ka, por ka harruar të shtojë se Edi Rama ka shokë të shkëlqyer në rrugtimin e tij si: Tahiri, Xhafa, Ahmetaj, Balla, Gjiknuri,etj që janë shembulli i ndershmërisë e të pa përfolur për asgjë negative.
Organizatorët si për shumë të tjerë, kërkuan edhe mendimin tim. Unë pa asnjë hezitim, madje pa u menduar fare, votën time ia dhashë Kryeministrit tonë shumë të nderuar Zotit Edi Rama.