• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA MORI PJESË NË PËRKUJTIMIN E 110 VJETORIT TË KRYENGRITJES SË MALËSISË SË MADHE

April 13, 2021 by dgreca

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra mori pjesë në përkujtimin dhe festimet në nder të 110 vjetorit të kryengritjes së Malësisë së Madhe. Me 6 Prill 1911 malësorët e Malësisë së Mbishkodrës me në krye plakun trim dhe atdhetar Dedë Gjon Lulin, vendosën Flamurin Shqiptar kuq e zi në Bratilë në afërsi të majës së Deçiqit. Kjo ngjarje frymëzoi jo vetëm malësorët por të gjithë shqiptarët, pasi ngritja e flamurit inspiroi popullin shqiptar në realizimin e ëndrrës shekullore të kërkuar me ngulm, atë të lirisë. Prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset e tjera jashtë Malësisë së Madhe me ngritjen e flamurit treguan se kishin qëllime të qarta për një Shqipëri të lirë dhe autonome. Kryengritja e Malësisë së Madhe më 1911 u mbështet gjërësisht nga Malësorët e Malësisë së Mbishkodrës por nuk munguan përforcimet edhe nga shqiptarë nga Vilajete të tjera. Kryengritja e Malësisë së Madhe kulmin e saj e arriti më 23 qershor me Memorandumin e Greçës, shpalli kërkesën e autonomisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Në organizimin e shkëlqyer nga shoqata Malësia e Madhe në New York me kryetar Nikoll Junçaj, morën pjesë patriotë shqiptarë nga Malësia e vise të tjera shqiptare dhe nga diaspora e Amerikës e më gjërë si dhe Këshilltari i Bashkisë së New Yorkut Mark Gjonaj, Famullitari i Zojës së Shkodrës Dom Pjetër Popaj, Ambasadori i Kosovës në Uashington Valdet Sadiku e shumë personalitete të tjera shqiptare që e bënë këtë mbrëmje të paharruar. Dr. Pashko Camaj si i deleguari i Vatrës përshëndeti të pranishmit dhe organizatorët duke sjellur edhe një herë në kujtesë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka në historinë e Shqipërisë kryengritja e Malësisë së Madhe. Kryengritja e vitit 1911 shënoi një hap shumë të rëndësishëm në organizimin e lëvizjes kombëtare. Dr. Pashko Camaj si nënkryetar i Vatrës apeloi për më shumë bashkëpunim ndërmjet shoqatave shqiptare në Amerikë dhe bashkim forcash e energjisë për të punuar e qenë bashkë kurdoherë në dobi të çështjes kombëtare. Mesazhi i trimave të kryegritjes së Malësisë është i fortë dhe aktual edhe sot. Bashkimi bën fuqinë, atdheu dhe liria mbi gjithçka janë edhe sot frymëzuese për të gjithë ne tha Nënkryetari i Vatrës Dr. Pashko Camaj. Kryengritja antiosmane e Malësisë së Madhe e vitit 1911, është pararendëse e Pavarësisë së Shqipërisë të cilën plaku i urtë i Vlorës Ismail Qemali e shpalli me 28 nëntor 1912. 

Filed Under: Politike Tagged With: 110 Vjetori, Dr.Pashko Camaj, Kryengritja e 1911

Vatra dhe Dielli, Autoriteti më i Lartë moral i Botës Shqiptare

February 13, 2021 by dgreca

-Në prag 112 vjetorit të numrit të pare të Gazetës më të vjetër të botës shqiptare- DIELLI 15 Shkurt 1909- 2021-

Ne, jemi sot më të vendosur se kurrë ndonjëherë më parë që të lexojmë me përgjegjësi të lartë qytetare mesazhin e etërve tanë Nolit e Konicës, për të mbajtur me çdo kusht peshën e rëndë që na ka vënë historia mbi shpinë për të dërguar çështjen shqiptare drejt destinacionit të zgjidhjes së plotë. Dhe në këtë drejtim Vatra dhe Dielli janë autoriteti më i lartë moral i botës shqiptare….

NGA DRITAN MISHTO*

Të nderuara Zonja dhe Zotërinj,

I Nderuar z. Editor i Diellit, Dalip Greca dhe Editore e Seksionit Anglisht znj. Rafaela Prifti,

Të nderuar z. Harris, Drejtor në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, Dr. Elez Biberaj, Drejtor në Zërin e Amerikës, Prof. Nicholas Pano si edhe ju studiues shkencorë, profesorë dhe lektorë,

Të nderuar Anëtarë të Kryesisë së Vatrës, Anëtarë të Këshillit të Vatrës dhe Kryetarë të Degëve,

Të nderuar përfaqësues të Organizatave të Komunitetit,

Të dashur vatranë dhe bashkëatdhetarë kudo që ndodheni.

Më lejoni që në emër të Federatës Panshqiptare të Amërikës VATRA të deklaroj të hapur Sesion Shkencor kushtuar 110 vjetorit të Gazetës Dielli.

Ne jemi të lumtur që sot Gazeta Dielli feston këtë përvjetor me madhështi dhe me një respekt të padiskutueshëm ndër lexuesit bashkëkohorë, madhështi e respekt të cilin jo vetëm simotrat e saj të shuara gjatë rrugës së vështirë të jetës, por edhe gazeta të kombeve të tjera do ta kishin zili.

Dua që në emër të Federatës VATRA të kujtoj me respektin dhe mirënjohjen më të madhe editorët ndër vite të Gazetës sonë: Fan Noli, Faik Konica, Efthim Natsi, Paskal Aleksi, Kristo Floqi, Kristo Dako, Dennis Kamburi, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Loni Kristo, Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurrazezi, Andrea Elia, Nelo Drizari, Peter Çiko, Qerim Panariti, Peter Prifti, Bilal Xhaferri, Athanas Gegaj, Xhevat Kallajxhi, Eduard Liço, Arshi Pipa dhe Anton Çefa. 

Përpara një viti u nda nga jeta Presidenti i Nderit i Federatës VATRA z. Agim Karagjozi, të cilit i takon merita e madhe e ribotimit të Diellit në cikël të pandërprerë periodik dhe përzgjedhja e Editorit tonë z. Dalip Greca, të cilit në emër të Kryesisë së Federatës VATRA dua t’i shpreh publikisht respektin dhe mirenjohjen më të madhe që me një punë tej çdo parashikimi arriti ta mbajë Gazetën Dielli në nivelin e një tempull të vërtetë të mendimit bashkëkohor shqiptar.

Unë jam shumë krenar dhe i lumtur që pas Kuvendit Historik të vitit 2017 dhe ngritjes së Federatës sonë në një stad të lartë tashmë, ne kemi edhe Editoren e Seksionit Anglisht znj. Rafaela Prifti të cilën e falenderoj publikisht për punën e saj të shkëlqyer.

Të dashur bashkëkombas,

Ne, jemi sot më të vendosur se kurrë ndonjëherë më parë që të lexojmë me përgjegjësi të lartë qytetare mesazhin e etërve tanë Nolit e Konicës, për të mbajtur me çdo kusht peshën e rëndë që na ka vënë historia mbi shpinë për të dërguar çështjen shqiptare drejt destinacionit të zgjidhjes së plotë. Dhe në këtë drejtim Vatra dhe Dielli janë autoriteti më i lartë moral i botës shqiptare.

Ne të ecim përpara me ritëm të shpejtë sepse gara jonë nuk është me të shkuarën apo edhe me atë çfarë ne vetë po bëjmë, por gara jonë është me atë që koha na kërkon të bëjmë. Dhe nuk jemi këtu sot për vehten tonë, por jemi këtu që fëmijët tanë të mos maten me punët tona, por me kërkesat e kohës që ata do të jetojnë. Unë, si kryetar i Federatës VATRA, Editori, Kryesia, Këshilli dhe anëtarësia jemi të vendosur dhe të palëndur në objektivat tona.

Së fundi, edhe njëherë, i shpreh këtij auditori falenderimet më të sinqerta për pjesëmarrjen tuaj këtu dhe jam i bindur në suksesin e këtij sesioni shkencor dhe se produkti i tij është një bazë e fortë për Diellin e nesërm.

Rroftë Gazeta Dielli

Rroftë Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA

Zoti Bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen

Zoti bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës

* Përshëndetja e Kryetarit të Vatrës, z. Dritan Mishto në Seminarin kushtuar 110 vjetorit të themelimit të Gazetës”DIELLI”, 6 prill 2019.-Botoi Dielli ne Prind-Prill 2019-Ribotohet ne prag te 112 vjetorit.

Filed Under: Featured Tagged With: 110 Vjetori, dielli, Dritan Mishto-Fjalimi-6 Prill 2019, Kur festohej

“DIELLI”, KONKURS ME RASTIN E 110 VJETORIT

December 29, 2018 by dgreca

1 Flamuri shenje

Nju Jork, 29 Dhjetor 2018 – Viti 2019 përkon me 110 vjetorin e daljes të numrit të parë të Gazetës Dielli. Si gazetë e shoqërisë Besa-Besën numri i parë  i gazetës doli në Boston me 15 Shkurt 1909 me editor Fan S. Noli dhe menaxher George Konda(Gjonleka). Nga tetori i vitit 1909, Editor u bë Faik Konica. Pronare dhe themelonjëse e gazetës  ishte Shoqata Besa-Besën, e cila qe krijuar që me 6 Janar 1907, duke patur si zyrtarë: Fan S. Noli-Kryetar; Goni Katundi-nën/Kryetar; Nini Fani Katundi-Sekretar; dhe anëtarë-(Pleq): John Gjoka, Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Konomi, dhe Lambi Josif.  Dielli, që zëvendësoi “Kombin” e Sotir Pecit,që u mbyll me 10 Janar 1909, ishte gazetë javore dhe e para e përditshme shqiptare më 1914 me Kostë Cekrezin Editor. Në mbledhjen themeluese të  Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”  me 28 Prill 1912, gazeta Dielli u bë pronë e saj me editor Kristo Floqin dhe menaxher Kristo Kirkën.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do ta festojë 110 vjetorin e Gazetës me një sërë veprimtarish, që do të bëhen të njohura në ditët në vijim. Gazeta në përkujtim të këtij përvjetori , dhe në nderim të Editorëve të saj për 110 vite, shpall Konkursin për gazetarë e studiues. Preferohen libra të rinj, që janë botuar gjatë vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019; esse(shqip dhe anglisht), artikuj studimorë, analiza, portrete, Dossier, Fejtone,  kushtuar  Vatrës, gazetës Dielli dhe editorëve të saj ndër vite. Cmimet do të mbajën emrat e editorëve më të shquar të Diellit.

Konkursi mbyllet me 31 Mars 2019. Fituesit do të shpallen me 6 Prill.

Adresa ku dërgohen materialet: Email: gazetadielli@gmail.com

Adresa e Postimit:

VATRA

2437 Southern BLVD

Bronx, NY 10458

USA

 

Filed Under: Featured Tagged With: 110 Vjetori, dalip greca, dielli, Konkurs

Artikujt e fundit

  • “UNË JAM ANEMONE” NJË LIBËR NË KËRKIM TË DREJTËSISË DHE DËNIMIT TË KRIMEVE SERBE NË KOSOVË
  • DRITAN ABAZOVIQ, DRITE NE ERRESIREN POLITIKE TE BALLKANIT
  • Përvoja 15 vjeçare e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit New York
  • Lunxhëria visi me heshtje dhe kambana me gjuhë
  • Piktorja gjen optimizmin e jetës përmes ngjyrave, stili abstrakt shkon përtej mendimit
  • Po Dibres, Jo “SKAVICES”!
  • Si i grabiste regjimi komunist emigrantët
  • Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi priti sot në takim shefen e Zyrës së Greqisë
  • “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit: vështrim i shkurtër historiko-kulturor”
  • JOSHJA E PYLLIT TË KUQ
  • Nertila Sinameta mes Shqipërisë, Italisë dhe Kinës
  • SHENJTORËT SI PROMOVUES TË FQINJESISË SË MIRË
  • PRESIDENTI JOHN F. KENNEDY, BERLIN, 26 Qershor1963: “ICH BIN EIN BERLINER”, “Unë jam qytetar i Berlinit”
  • 7 KORRIK 2022, KUR “PRANVERA E PROTESTAVE” VJEN NË VERË
  • BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT