Nga Hamit Kokolari
Përmbledhja e artikullit nga Gjon Kadeli/
Propaganda serbe, sidomos, betejën e Kosovës (1389), të cilën e ka paraqitur si një mit të pavdekshëm të idealit kombëtar Jugosllav, dhe një kohsisht si argument për të justifikuar rivendikimet serbe në Kosovë. Fakti është se beteja e Kosovës, nuk ka qenë vepër e serbëve, por e një kualicioni të krishterë të përbërë prej Serbëve,Shqiptarëve, Bullgarëve, Boshnjakëve e Ungarëve. Komanda e përgjithëshme iu besua mbretit Lazar të Serbisë.Lufta filloi dhe gjatë saj u vra mbreti Lazar i Serbisë dhe Sulltan Murati e shumë të tjerë nga të dy palët, por luftën e fituan Turqit.Vetëm fati dhe rasti i solli Serbët të zgjedhin Kosovën si fushë betejë; sepse, në të vërtetë, nuk ka qenë ndonjë herë tokë serbe e vërtetë.Sa për shprehjen “Stara Serbija” domethënë “Serbija e Vjetër,” që Serbët e përdorin zakonisht për të quajtur kështu Kosovën,duhet theksuar se ajo shprehje nuk ka asnjë bazë historike, dhe se Serbët e kanë shpikur vet nga mesi i shekullit XIX, për t’i shërbye ma mirë qëllimeve të tyre ekspansioniste në dëm të Shqipërisë.Pasi Turqit pushtuan Ballkanin dhe sundimi i tyre zgjati afër pesë shekuj, megjithë këtë, Shqiptarët, jo vetëm që nuk u asimiluan prej sunduesit të ri, por e forcuan pozitën dhe racën e tyre.Në fillim të pushtimit të Ballkanit, turqit, rezitencën ma të madhe e gjetën në popullin Shqiptar, i cili e vazhdoi luftën afro një shekull.Sidomos rezistenca e vazhdueshme dhe e pathyeshme e Skënderbeut.Shqiptarët e Kosovës, që ishin si paraorjë e racës, zhvilluan një luftë të dyfishtë dhe shekullore, kundër sundimit turk që përpiqesh t’i mposhtë sa më shumë dhe kundër infiltracionit dhe veprës së asimilimit që zhvilluan sllavët me anën e fesë dhe të propagandës.Kundër Tuqëve, që përpiqeshin t’i mposhtnin, edhe ma tepër, Shqiptarë ngrinin krye herë mbas here, gjë që provohet nga të 54 lëvizjet kryengritëse shqiptare që regjistron historia turke, nga të cilat ajo e vitit 1668 që plasi në Mitrovicë,dallohet, sidomos, sepse në atë morën pjesë të gjithë Kosovarët.Prape në Kosovë, ndodhën më vonë ndërmarrje për ringjalljen e Atdheut Shqiptar.Fakti historik që e filloi rilindjen shqipetare, ndodhi në gjirin e vilajetit të Kosovës në Prizren, ku u themelua lidhja e famëshme, e njohur me emni Lidhja e Prizrenit.(1878). Nga Kosova filluan të zhvilloheshin degët e kësaj organizate madhështore, që si një shkëndi u përhap nën shtyrjen e ndjenjës kombëtare, në të gjitha anët eShqipërisë. Kosovarët ishin elementi kryesor i Lidhjes që e vunë në zbatim programin e mbrojtjes së interesave shqipetare duke luftuar kundër Malazezëve,Serbëve dhe Grekëve.Rezistenca e organizueme e Lidhjes së Prizrenit, u solli për dy vjet me radhë, shumë pengime fuqive të mëdha dhe Turqisë vetë, dhepërgnjështroi mendimin e atyre që pretendonin se Lidhja e Prizrenit ishte një krijesë dhe një lodër e qeverisë së Stambollit.Përpjekjet e Shqiptrare dhe luftrat heroike të tyre, në kohën e Lidhjes së Prizrenit përbëjnë epopenë shqiptare,që poeti kombëtar At Gjergj Fishta, e bëri të pavdekshme në poemin e tij Lahuta e Malcisë.Veprimtaria e Lidhjes nuk mbaroi me kaq: episodi më i shquar i asaj periudhe ndodh në fund, me rastin që u morën masat e duhura, për t’i sigurar Shqipërisë autonominë e saj. Ngjarjet u zhvilluan, sidomos në Kosovë; dhe megjithse përpjekjet e Shqiptarëve dështuan dhe u shtypën prej fuqive turke, vlejnë të vehen në dukje ma shumë se ngjarjet tjera të asaj kohe, sepse formojnë një dokument historik të vlefshëm, që provon vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe për pavarsinë e Shqipërisë.Lidhja kishte përgaditur me kohë planin për të bërë një mbledhje të përgjithshme në të cilën do të merrnin pjesë përfaqsues nga të gjitha krahinat ë Shqipërisë, për të kërkuar zyrtarisht nga Sulltani autonominë e Shqipërisë.Në Tetor 1880 pesë mijë përfaqsues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë u mblodhën në Dibër dhe midis të tjerave vendosën t’i kërkonin zyrtarisht nga Sulltani autonominë e Shqipërisë etnike. Kërkesat e mbledhjes iu paraqiten Sulltanit, por mbasi nuk moren pergjegje, Lidhja mori inisiativen dhe filloi te vinte ne zbatim, programin e vet, duke debuar prefektet e emeruar nga Sulltani dhe duke I zevendesuar kete me nepunes te tjere, njerez te tyre. Keshtu u detyruan Prefekti i Shkupit dhe i Dibres dhe valiu i Prishtines i kercnua nga friga e Shqipetareve u arratis. Mbasi shperdane disa nga garnizonet turke dhe moren edhe disa municione, fuqite shqietare e shtrijten autoritetin e Lidhjes ne Shkup,Prishtine, Mitrovice, Prizren e Diber, ndersa Gjakova, Luma dhe krahina te tjera, i bashkuan fuqite e tyre me ato te Lidhjes. Ne Shkup dhe ne Prizren garnizoni turk u mbyll ne fortrese dhe populli shqiptar lidhi besen te bashkpunoje me Lidhjen. Perpara kesaj gjendjeje Sulltani u ndodh ngusht dhe nuk dinte cfar vendimi te merrte, te zbatonte premtimin per autonomi, te bere me pare Shqipetareve, apo t’a cdukte Lidhjen me force.. Me ne fund, me 25 Mars 1881, nje ushtri turke e komanduar nga Dervish Pasha arrtiten nga Selaniku ne Shkup ku u arrestuan shume antare te deges se Lidhjes ne ate qytet. Mbi kete Lidhja i dha kushtrimin Kosoves dhe fuqite shqiptare u mblodhen ne krahinen e Shtimles, Ne perpjekjen qe ndodhi forcat shqiptare u terhoqen duke lene treqind te vrare e te plagosur..Pas pake kohe ushria turke shkoi ne drejtim te Prizrenit, Gjakoves dhe Pejes ku mori masa kundra udheheqsve te fuqive shqipetare dhe kundra drejtuesve te Lidhjes, prej te cileve nje pjese u arrestuan e disa u interrnuan dhe disa te tjere u mbajten si peng, me qellim qe t’i prisnin hovin ndonjë sulmi nga malsite.Duhen permendur me ne fund lufterat e shqipetare kunder turqeve, gjateperiudhes 1908-1912 nga te cilat beteja e Kacanikut 1910 dhe fitorjaqe i shpuri kryengritjes shqipetare nen udheheqjen e krereve te tyreIsa Boletini, Hasan Prishtina dhe Azem Bejta ne qytetin e Shkupit dhegjer ne Veles 1912 deshmon vullnetin e pathyer te shqipetareve qe te realizojne pavaresine e Atdheut te tyre dhe integritetin toksor teShqiperise.
Vej ne dukje ketu se Hamit Kokolari vjen nga një familje e njohun Gjinokastrite dhe se ajo familje,sic kam ndigjue asht persekutue rande nga ish rregjimi komunit….
KOSOVA DUHET TE AFIRMOJE IDENTITETIN SI SHTET I LIRE DHE I PAVARUN

Shkruan: Sami Repishti, PhD/
Ridgefield, CT. Me 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës, në mbledhje plenare dhe solemne deklaroi “Pavarësinë” e Kosovës, dhe Republikën e Kosovës si shtet i lirë, i pavarun, dhe demokratik, me orientim pro-europian. Ky sukses ka qenë rezultati i luftës kundër diktaturës millosheviqiane, luftë që ka marrë formët e saj simbas konditave politike të vendit: paqësore nen udhëheqjen e LDK-së e të ndjerit Dr.Ibrahim Rugova, “presidenti historik” dhe të ndjerit Prof. Fehmi Agani –me të cilët kam bashkëpunue pa rezerva-, dhe aspektin ushtarak me krijimin e UÇK-së në vitet e para-çlirimit, e drejtueme nominalisht nga nji grup të rijsh aktivistë me tendenca marksiste, në mes të cilëve edhe Z.Hashim Thaçi, sot president i Republikës së Kosovës. Kosova nuk harron kurrë ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, sidomos përkrahjen e NATO-s, të udhëhequn nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës, dhe operacionet ushtarake që gjunjëzuen agresorin serb. U formue kështu nji lidhje strategjike e qendrueshme!
Ma shumë se tetë miljonë shqiptarë të shpërndamë nepër botë festuen këte eveniment që vuloste njiherë e përgjithëmonë fundin e tiranisë së militarizmit serb, dhe krijimin e nji situate ku, qytetarët e Kosovës, me ndërgjegje të plotë, morën përsipër ndërtimin e “atdheut” të tyne të lirë mbas nji pesëqind vjeçari okupimesh, otomane dhe serbe, që dështuen në përpjekjet e tyne me shkombëtarizue popullsinëe dendun shqiptare në trojet shekullore arbënore.
Bota e jashtëme aprovoj këte akt çlirimtar, dhe historikisht të pa evitueshëm, me njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. Shteti i ri kosovar bani hapat e parë, ma të vështirë të jetëssë tij tëlirë.”A country is born!” ishteparulla e ditës.!
Rreth vitit 2010, filloi nji fushatë e terbueme diplomatike serbe kundër “pavarësisë” së Kosovës, fushatë që vazhdon akoma edhe sot. Për fat të keq, pesë vende europiane me problematikë të pazgjidhun të “pakicave kombëtare” në përbamjen e tyne, dhe disa shtete të vogla, të vorfna dhe pa asnji interes në marrëdhanjet me Republikën e Kosovës, ranë viktimë e kësaj fushate diplomatike serbe. Åsnji nga vendet e mëdha europiane nuk tërhoq njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Krahas me këte “ofensivë” diplomatike serbe, nji përpjekje tjetër u çfaq nëWashington,D.C.: qarqe pro-serbe ngritën tezën e “shkembimit të territoreve me pakica kombëtare serbe dhe shqiptare”. Nji grup lobistësh (?) organizoi nji séancë “informative”. Ishin të pranishemeksperti për Ballkanin, Prof. Daniel Serwer, i Universitetit Johns Hopkins, ish Ambasadori William Walker, dy të panjohun emni i të cilëve nuk më kujtohet, dhe unë, si shqiptaro-amerikan. Audienca kishte mjaft shqiptaro-amerikanë.
Bisedimet u zhvilluen në nji atmosferë akademike serioze. Ma në fund nji ndigjues më drejtoi këte pyetje:”Pse nuk bahet nji shkembimi territoreve të banueme me pakica kombëtare në Serbi dhe në Kosovë, tue eliminue kështu nji element irritant në mes të dy vendeve?”
Përgjigja e ime ka qenë (simbas kujtesës): “Kosova ashtë sot nji shtet i lirë, i pavarun, funksjonues me demokraci parlamentare, injohun nga ma shumë se 100 vende nga të katër anët e botës, por jo anëtare e OKB-së, si rezultat i obstruksionizmit rus dhe kinez.Ajo ka nji Kushtetutë të aprovueme nga Parlamenti i Kosovës i zgjedhun lirisht, ku theksohet se liria, pavarësia, integriteti territorial i“shtetit” të Kosovës janë vlera të patjetërsueshme. Kosova ka sot nji Qeveri të ligjëshme. Kjo Kushtetutë siguron lirinë e plotë dhe trajtimin e barabartë të pakicave kombëtare me qytetarë të bashkësisë shqiptare që përban 92 përqind të popullsisë së vendit.
Ka gjithashtu edhe nji element parimor në këte qendrim: Republika e Kosovës ashtëe destinueme me qenë pjesë e kontinentit europian. Historia dhe gjeografia e bajnë Kosovën nji pjesë të pandashme nga Europa. Mbetet plotësimi i formaliteteve të duhuna (“kushteve”) për anëtarësim formal në Bashkimin Europian. Kosova duhet të veprojë si shtet europian!
Ky konceptim real dhe progresiv që synon “europianizimin” e Republikës së Kosovës në nji kontinent me kulturë të përbashkët mbetet ylli polar i orientimit të Kosovës. Trajtimi i “pakicave kombëtare” në Europë ashtë nji pasunim i shoqënive europiane dhe ka gjetë zgjidhjen e vet fatlume me legjislacionin demokratik, liberal, që garanton të drejtat e plota përtë gjithë. Duhet të heqim dorë nga politikat e së kaluemes së dhimbëshme kur pakicat kombëtare –sidomos ajo shqiptare në ish-Jugosllavinë- janë përdorue si “mollë sherri” nga politikanët e vendeve tona. Le të drejtojmë sytë drejt Europës, të ndjekim shembullin e Europës, dhe të përparojmë pa probleme artificiale”.
Kjo eksperiencë krijoi nji shqetësim për mue: Serbia në Kushtetutën e re kon- sideron Kosovën pjesë të Republikës serbe. Serbia do të përdorë këte propagandë për trazimin e gjendjes në mes të dy vendeve; dola nga “tubimi”i bindun se e ardhmja e Republikës së Kosovës ashtë antarësimi në Bashkimin Europian…..
Me nji konditë: ky antarësim duhet meritue, jo të arrihet si nji “dhuratë”, ose “lëmoshë” për nji vend që nuk e meriton, qendrime që damtojnë randë dinjitetin e Republikës së Kosovës para botës së jashtëme”.
************
Me 26 mars 2020, fletorja Panoramabotoi shkrimin tim “Për dinjitetin…e Kosovës” ku citohet botimi i analizës së diplomatit amerikan Shaën Byrnes,ish shef i MisionitDiplomatik në Kosovë (1998-99). Aty thuhet se Presidenti Thaçi dhe ai i Serbisë Vuçic besohet të kenë përgatitë nji projekt-marrëveshje gjithëpërfshimëse, dhe ligjërisht të detyrueshme, dhe se ishte gati për firmën nga të dy palët kontraktuese. Pengesa vinte për dy arsye:
e para, simbasKushtetutës së Kosovës marrëveshje të këtilla duhen firmue nga Kryeministri e jo nga Presidenti;
e dyta, dyshohej se projekti përmbante klauzola ku të dy palët janë të gatshëme me ba shkembime territoriale. Me nji fjalë, diplomaci personale për nji problem thelbësor siç ashtë shkembimi i territoreve, që shkel parimin e paprekëshmënisësë integritetit territorial. Le të mos harrojmë se çdo ndryshim kufijsh shtetnorë sjellë në mënyrë të paevitueshme shkembime popullsishë, nji akt barbar në vete e që shqiptarët njohin shumë mirë. Mbyllja në suazën e shteteve kombëtare monolite i përket së kaluemes, dhe ka dhanë rezultate shkatërruese; ajo duhet abandonue!
Për nji komplikim matë madh, Administrata e Presidentit Trump që favorizon nji “zgjidhje” tëkëtill kercënon Kosovën, në rast mospajtimi, me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, dheme ndërpremjen e ndihmave amerikane për Kosovën.“….Shohim se Administrata e jonë bllokon ndihmën për Kosovën,” deklaroi ish Ambasadori Frank Wiesner,Jr. në nji Intervistë për gazetën DIELLI te dates 3 korrik; “Sipas meje, ështëgabim thelbësor. Mendoj se kercënimi që mund të tërhiqen trupat nga Kosova është, po ashtu, shumë i gabuar.Ne nuk trajtojmë miqtë tonë në Kosovë më kercënime. Ne i trajtojmë me mirëkuptim. Tani, na duhet të rindërtojmë besimin dhe respektin që Kosova meriton….Tani, kryesorja është të stabilizohet ambienti politik…” përcaktoi Ambasadori Wiesner,Jr.
Çuditërisht, Presidenti Thaçi abuzoi këte presion amerikan për “luftën” e tij kundër ish KM Kurti., me kercënimin pa bazë se nji “mospajtim me SHBA-në rrezikon pa mëdyshje Kosovën dhe se nuk mund të lejohet.Tue komentue mbi këte vijë të gabueme, diplomati amerikan Byrnes sqaronte se “….udhëheqsit e Kosovës duhet të dijnë se miqësia me SHBA-në ashtë sot, dhe do të mbetet edhe nesër, e fortë. Ajo ashtë realiste dhe nuk devijon pa nji arsye të shkallës së parë, siç janëdamtimet einteresave të SHBA-së”. KM Kurti ka mbajtë nji qendrim parimor dheka pasë përkrahjen e Bashkimit Europian.
Nga këtu lindi dyshimi se ndërhymja e Presidentit Trump motivohet nga përpjekjet e denduna me arrijtë“nji fitore diplomatike” nga nji marrëveshje Kosovë-Serbi që do të paraqitej “nji fitore” para zgjedhjeve të 3 nandorit. Eksperti Daniel Serwer, në nji intervistë me gazetën “Bota Sot” u shpreh : ” …Ashtë shumë e qartë që populli iKosovës nuk dëshiron shkembim territoresh….Ambasadori Grenell nuk ashtë mik i Kosovës. Ashtë fakt i njohun që ka lobim proserb shumë aktiv në SHBA“ (tue përfshi Nen-Presidentin Mike Pence, ish përkrahës i S. Millosheviqit. SR)
Para nji gjendje të këtill unë përshëndeta Deklaraten e ASHAK të 10 qershorit 2020 (VoA) si “…pozitive, substantive dhe udhërrëfyese…” dhe çfaqa bindjen time se “…mundësitë e nji fitoreje të Partisë Demokratike të SHBA-së nëzgjedhjet e 3 nandorit 2020 janë të mëdha. Ardhja në fuqi e kandidatit demokrat, ish N/Presidentit të SHBA-se,Joseph R. Biden,Jr. do të ishte nji sukses për vendin tonë dhe botën mbar, dhe trajtimi i problemit kosovar do të kishte vemendjen e duhun….” Këte opinion e forcova nga takimet e mia personale me ish Senatorin Joseph R. Biden, Jr., ish kryetar iKomisionit Senatorial për Punët e Jashtëme dheme deklaratën etij në nji mbledhje shqiptaro-amerikanësh në Hilton Hotel, N.Y. :
“….Fati i shtatë miljonë shqiptarëve në Gadishullin Ballkanik ashtë gjithashtu kritik për interesat e vetë Amerikës. Në se legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk do të njihet dhe nuk do të mbrohet, të gjitha njisitë që përbajnë atë regjon do të bijnë, dhe në se nuk jemi gati me stabilizue Ballkanin, na, Amerikanët, do ta paguejmështrenjtë.”(Panorama 26 mars 2020).
Gjatë nji takimi në zyrëme kriminelin S.Millosheviq,Beogradprill 1993, Z. Biden rikujton, qortimin e ashpër: ” Unë mendoj se ju (Millosheviq) jeni nji kriminel lufte i damkosun dhe se ju duhet të dilni para Gjykatës si i tillë”. (Original: “I think you’re a damn war criminal and you should be tried as one!”) Z. Rubin, ish zadhanësi i Departmentit të Shtetit që ka asistue këte skenë shtoi:”Ka qenë nji përballim intensiv që unë nuk kam pa ndonjiherë; nji udhëheqës amerikan të ketëatakue kaq randë nji udhëheqës të huej. Ai (Biden) doli nga mbledhja me bindjen se Z. Milosheviq ashtënji“Satan” dhe Shtetet e Bashkueme duhet të bombardojnë forcat serbe…Z. Biden ka qenë nga të pakët zane që kanë këshillue Presidentin Bill Clinton me ndermarrë aksione ushtarake kundër Serbisë”(The New York Times, 6.VII.2020)
Përpjekjet për përmbylljen e suksesshme të procesit të normalizimit të marrëdhanjeve në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë fillue nga BE. qysh në vitin 2011. Për arsye të ndryshme nuk kanë arrijtë qellimin e tyne.. Afër 30 marrëveshje të arrijtuna në Bruxelles nuk janë zbatue. Në këte gjendje të padëshirueshme erdhi ndërhymja amerikane. Në tetor 2019, Presidenti Trump emnoi përfaqsuesin e tij tëposaçëm, Ambasadorin Grenell, për bisedimet Kosovë-Serbi, nji hap diplomatik i papritun me qenë se pak kohë ma parë, Departmenti i Shtetit kishte emnue diplomatin e karrierës, Matthew Palmer, si përfaqsues të veçantë për Ballkanin Perendimor. “Emërimi i tyre, deklaronte VoA, ndonse kishte nxitur pikëpyetje tek shumë veshgues, u mirëprit në Kosovë, ku roli i SHBA-sëvlerësohet i pazevendsueshëm në të gjitha proceset diplomatike”. Ambasadori Grenell rriti autoritetin e tij me suksesin në marrëveshje Kosovë-Serbi për linjet ajrore.
Nji veprimtari e këtill amerikane detyroi Bashkimin Europian me rifillue procesin e ndërpremë, dhe në prill, diplomati M.Lajçak u emnue si perfaqsues i posaçëm në procesin e bisedimeve. “Unë pres që të sjell këte proces në përfundim tësuksesshëm” deklaroi Lajçak. Dhe shtoi:”…ajo që dij ashtë se BE. ka punuegjithëmonë shumë afërme SHBA-në dhe gjithçka që ashtë arritun në bisedime ishte rezultati i nji bashkëpunimi shumë të ngushtë në mes të SHBA-së dhe BE-se Kjo ashtë ambicia e jonë…” raportoi VoA.
Mbas takimit Thaçi-Lajçak, Presidenti Thaçi bani tëqartë: ”Ne besojmë në angazhimet e sinqerta të Administratës Amerikane. Në fund të fundit, për ne ashtë me randësi jetike….që SHBA dhe BE të kenë nji koordinim të suksesshëm të partnerëve strategjikë për Kosovën, Serbinë dhe të gjithë rajonin e Ballkanit Perendimor” shkruente gazeta Illyria e 16 qershorit. Presidenti Thaçi ka deklarue se “…dialogu Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me njohjen reciproke të dy vendeve”.
Nji ferkim pakënaqsie në mes të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës mbi rolin e tyne në negociatat shkaktoi ramjen e Qeverisë Kurtime 3 qershor, me anë të nji vote mosbesimi në Parlament, që dyshohet të jetë manipulue nga Presidenca. LDK-ja fuqia ma e madhe në qeverinë Kurti tërhoqi mirëbesimin, flitet me plotësue nji dëshirë amerikane, Ngjarjet u zhvilluen në nji periudhë kritike të përhapjes sëvirusit Covid 19 qërrezikoi jetët e qytetarëve dhe Kosova kishte nevojë për nji qeveri aktive, pa shqetësime politike.
Me ramjen e qeverisë Kurti, u formue nji qeveri e re nen kryesinë e Z.Abdullah Hoti.Ai mori përsipër me gjetë nji rrugëdalje për kërkesat amerikane e europiane Nji zhvillim i këtill favorizoi pozitën e Presidentit Thaçi, dhe nxiti atë të kerkojërolin kryesor në bisedimet me Beogradin, megjithëse Parlamenti ashtu si Gjykata Kushetuese janë tëmendimit se bisedimet me Beogradin janë përgjegjsia e Qeverisë, e jo e Presidentit, komentoi eksperti Daniel Serwer, nëThe AdriaticReporttë datës 6 qershor. Parlamenti mbikëqyrë bisedimet!
Për sqarime të nevojshme, KM i ri Hoti deklaroi se “platforma e jonë për dialogun përjashton ndarjen apo shkëmbimin e territoreve”, dhe se “…për ne, si qeveri e si shtet, roli i BE-së dhe i SHBA-së ashtëkomplementar”.Nji pohim i këtill ashtë esencial në përcaktimin e rolit të Qeverisë së Kosovës në bisedimet dypalëshe. Ai shtoi se “…nuk ashtë i sigurtë nëse marrëveshja për normalizim të marrëdhanjeve me Serbinë mund të arrihet para nentorit, ku pritet të bahen zgjedhjet në SHBA”. Logjikë solide!
Me 15 qershor Ambasadori Grenell lëshoi këte komunikatë: “Lajm i mirë! Kam marrë premtimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarsim në organizata ndërkombëtare. Të dy palët do të takohen me 27 qershor nëWashington, në Shtëpine e Bardhë”. Ai paralajmëroi “…në se ndonjera palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do të kthehen në ‘status quo’pasi të largohen nga Washingtoni. Siç kemi thanëvazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në zhvillimin e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi ai të hanën (15 qershor) raportoi VoA. Nji ditë ma vonë, Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brian, tha se “është i kënaqur të presë udhëheqsit e Serbisë dhe Kosovës me RichardGrenell-in në Shtëpinë e Bardhë. Shtetet e Bashkuara janë duke pritur me padurim këto diskutime të rëndësishme”. Me këte rast, Presidenti H.Thaçi u përgjegjse kjoështë thënë qartë në letrat qëi ka derguar vetë Presidenti Trump, ai është për njohjen e ndërsjellë në mes tëKosovës dhe Serbisë”. Njikohësisht, Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçic tha se “njohja e Kosovës nuk do tëjetëtemë diskutimesh nëWashington”……
“Zëri i Amerikës’” theksoi se “Ftesa për takimin në Shtëpinë e Bardhë u bë diten kur Bashkimi Europian nisi për në rajon të derguarin e tij të posaçëm, Miroslav Lajçak që të provojë rifillimin e bisedimeve të pezulluara (në vjeshtën e vitit 2018) ndërmjet dy vendeve.“
Me 15 qershor, gazeta The New York Times botoi lajmin :”Udhëheqsi i Kosovës Përballohet me Akuzën për Krime Gjatë Luftës së Viteve 1990-ta” Udhëheqsi, Presidenti Hashim.Thaçi dhe kolegu i tij, (Kadri) Veseli, , akuzohen me dhjetëpadi shkelje dhe krime lufte para nji Gjykate Speciale në Hollandë. Prokurorët akuzojnë Presidentin Thaçi dhe luftarë të tjerë…si përgjegjës kriminalisht për afërsisht 100 vrasje….”
Këto akuza që priteshin me dalë në shesh kohëma parë duhej të aprovoheshin nga anëtarët e Gjykates Speciale; prandej, momenti ipublikimit të tyne ka ardhë si nji e papritun e madhe, në Ballkan e nëWashington. Z. Thaçi pritej të takojë Presidenti Vuçic të Serbisë(me 27 qershor SR)për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, dialog i ndërmjetësuem nga zyrtarët amerikanë. Para kësaj situate, Presidenti Thaçi dhe Kryministri Hoti me delegacionin Kosovar u kthyen në Kosovë. Kthimii KM Hoti, mendoj unë, ka qenë nji gabim taktik, sepse ai ishte krytar i delegacionit që gëzonte besimin e amerikanwve. Ai duhej tëkishte vazhdue me bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, dhe çeshtja Thaçi do të zgjidhej me mjete paqësore dhe legale. Kështu KM Hoti do të kishte afirmue identitetin e Republikës së Kosovës si shtet i lirë, kushtetues e funksionues, nji arritje meshumë randësi për Kosovën.
“Nji zhvillim i këtill prekë Kosovën në të gjithë aspektet e problemit dhe prekë procesin e dialogut, në të cilin Presidenti (Thaçi) ashtë interlokutor kryesor për BE.-në dhe SHBA-në; prandej do të ketë nji efekt shumë të madh në skenën politike në Kosovë” reagoi Agron Bajrami,kryetar i agjensisë prestigjoze Koha Media Group (Prishtinë)raporton The Times, dhe komenton: “ Prokurorët në Gjykatën Speciale janë detyrue me publikue akuzat të merkurren (24 qershor SR) për arsye se disa akte jo të specifikueme nga ana e Z.Thaçi e Z.(Kadri) Veseli kishin për qellim me asgjasue punën etyne…” Akuzat e Prokurorit marrin nji kuptim ma të gjanë nga nji Gjykatë Speciale të themelueme nga Parlamenti i Kosovës në vitin 2016, i paisun me juristë jo-kosovar, e qendrim nëThe Hague, me sigurue punën e tyne pa ndërhymje.
Nji ditë ma vonë, 26 qershor, Administrata Amerikane shtyni afatin e mbledhjes për nji ditë të pacaktueme nëWashington. “Zyrtarët amerikanë kanë ushqye shpresën se “takimi” nëWashington do të kishte zbritë tensionin në mes të dy vendeve ballkanike dhe do të përfundonte në nji marrëveshje,’ shkruente The Times.. Z. Thaçi nuk ka komentue. Z. Veseli ka mohue akuzën.
Nji aspekt i këtij denoncimi ka tërheq vemendjen e publikut të edukuem: shpallja e “akuzave” ashtë ba pa aprovimin e gjykatësit, nji praktikë e domosdoshme nproceduren penale. Në se Gjykata nuk e aprovon, akuza bien, dhe hetimet pushojnë.
Komenti i parë i Departmentit të Shtetit pranon se “…ngritja e akuzës nga Prokurori i Specializuar (ashtë) nji hap përpara për drejtësinë në Kosovë. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë, për viktimët në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këte periudhë të tmerrshme e të bashkohet me komunitetitn euro-atlantik,” tha për VoA zedhënsi i Departmentit.
Nji eksperti jashtëm, Z.Peter Beyer, raportues për Kosovën në Këshillin e Europës dhe koordinator i Qeverisë gjermane në marrëdhanjet transatlantike, shkruente në Panorama të datës 26 qershor :”….të gjithë duhet të shohin qartë se nuk ashtë UÇK-ja që ashtë në bankën e të akuzuarëve këtu, por disa individë me pozicione drejtuese në UÇK, në atë kohë. Meritat e UÇK-së janë të padiskutueshme. Ky zhvillim duhet të shihet si nji shenj pozitiv nga populli i Kosovës, pasi tregon se vendi është në rrugën e shtetit kushtetues funksionues.
Pajtimi është një element shumë i rëndsishëm në trajtimin e së kaluarës. Ai mund të funksonojë vetëm në se identifikohen krimet e së kaluarës. Ai mund të funksionojë vetëm nëse identifikohen krimet e luftës- posaçërisht kush ka krye krimin– dhe ndiqen e dënohen në përputhje me tëdrejtën. ”Gjykata Speciale” dhe prokurorët e saj luajtën këtu një rol vendimtar dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët europianë….”
Nji mendim të njajtë çfaqen edhe firmuesët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë: “…Pa dashtë me paragjykue drejtësinë ndërkombëtare, këto akuza nuk do të jenë në gjendje me errësue gjendjen e luftën e Kosovës për liri” (Tiranë,25 qershor)
“…..Njizetë vjet pas lufte”, shkruenanalisti mirënjohun Veton Surroi, “në opinion publik botënor fillohet të flitet për krimet e supozueme të guerrilëve shqiptarë karshi një gjendje në Serbi, ku tashmë janë rehabilituar të gjithë kriminelët e luftës dhe ashtë përfaqsuar në shumicë publike ideologjia serbo-madhe që solli këto krime. Në qarqet ndërkombëtare vrehet nji “sulm” i papritun kundër Kosovës në një moment kritik konsideroheht si “dënimi i ‘viktimës’dhe përkrahje e ‘fajtorit’”…” (Panorama, 2.korrik) Burime serioze si Humanitarian Law Center janë të mendimit që ma shumë se 10.000 kosovarë janë masakrue nga forcat serbe gjatë viteve tëluftës….por pakë serbë janë dënue!
Ashtë nji fakt i pamohueshëm i luftës për liri të popullit të Kosovës bashkëpunimi i plotëi forcave të rezistencës kosovare- tue përfshi edhe UÇK-në- me forcat e ndërhymjes ushtarake të aleancës së NATO-s, nën drejtimin e SHBA-së. Ashtë absurde me mendue se nji bashkëpunim i këtill do të kishte qenëi mundun në mes të dy palëve, sikur UÇK-ja dhe forcat e rezistencës kosovare të ishin konsiderue si“terroristë” ose “grupe kriminelësh” që veprojnë pa kontroll.
Në nji konferencë shtypi për mediat nëKosovë, KM Hoti spjegoi:”Eshtë me interes për shtetin e Kosovës që ky proces (dialogu me Serbine,SR) të mbyllet sa më shpejt, duke qenë se ka interesim të madh nga Bashkimi Europian, nga vendet kyçe të BE. dhe nga SHBA-.Pavarësisht ndryshimeve, mbesim të përkushtuar për dialogun sepse dialogu nuk ka alternativë. Këte e kemi tregue në Bruxelles..Tani jemi duke berë angazhimet për Samitin e Parisit…” deklaroi ai, tue theksue se bisedimet janë krye me Ambasadorin Grenell, dhe interesimin e Presidentit frances E. Macron e kancelaren e Gjermanisë A.Merkel. KM Hoti spjegoi se Kosova takimet në Bruxelles e Paris nuk mund të konsiderohen të ndarë dhe të dy takimet kanë të përbashkët arritjen e marrëveshjeve përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Në publik duken takime të ndara. Nuk janë të ndara. Ka koordinim të ngushtë dhe të plotë në mes tëWashingtonit dhe qendrave europiane….Nuk bisedojmë për integritetin territorial dhe sistemin unitar.” Tue folë për “akuzat” e Prokurorit, KM Hoti tha se:” institucionet shtetnore duhet të tregojnë maturi dhe të respektojnë obligimet kushtetuese dhe marrëveshjet ndërkombëtare…”
Në këte mes lajmesh shqetësuese, gazeta Express e datës 2 korrik njofton seKomisioni i Senatit Amerikan për Shërbimet e Forcave të Armatosuna në raportin e tij per buxhetin 2021, porositëqë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke., si elementi qendror i bisedimeve.”
Ç’duhet të bajmë Nji mik i mirëi shqiptarëve, jep këte këshillë:
”Kosovës i duhet uniteti kombëtar. Në se ka nji moment kur duhet të ngrihen mbi dallimet personale dhe partiake, dhe të bashkohen në nji qendrim të përbashkët kombëtar, që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet nji qeveri e përkushtuar që mund të përballojë edhe problemet ekonomike edhe shëndetsore si duhet në krizën aktuale, atëherë ky ashtë ai moment. Unë besoj se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë duhet të përkrahin nji përbashkim të këtillë”, porositë Ambasadori F. Wiesner,Jr ish përfaqsues i SHBA-së në procesin e negociatave për statusin e Kosovës.
Sot, Nana Kosovë ka nevojë për ne, të githë ne, pa përjashtim pa dallim!
7 korrik 2020
KOSOVA NË 24 ORË: 44 TË SHËRUAR DHE 195 RASTE ME COVID-19!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ndonjë minutë para mesnate publikoi raportin e 24 orëve:
Sot më 06 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 429 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 195 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive 3.703 raste nga 25.674 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 79 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese
Sot më 06 korrik 2020, janë shëruar 44 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.946 raste, kurse raste aktive 1.678.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 102 raste, komuna e Ferizajt 17 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Gjakovës 10 raste, komuna e Gjilanit 8 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Deçanit 6 raste, komuna e Mitrovicës 5 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Skenderajt 4 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Pejës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste, komuna e Shtimes 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Graçanicë, Kaçanik, Kamenicë, Podujevë dhe Suharekë.
Të nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi pëmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!
NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
WISNER: KOSOVËS I DUHET UNITET KOMBËTAR

Intervistë me Ambasadorin Frank Wisner Jr, ish perfaqësuesin e SHBA-ve në procesin e negociatave për statusin e Kosovës
WISNER: KOSOVËS I DUHET UNITET KOMBËTAR
Nëse ka një moment, kur duhet ngritur mbi dallimet personale dhe partiake dhe të bashkoheni në një qëndrim të përbashkët kombëtar, që të ruhet stabiliteti i vendit dhe të krijohet një qeveri e përbashkuar që mund të përballojë edhe problemet ekonomike edhe shëndetësore si dhe këtë krizën aktuale, atëherë ky është ai moment. Unë besoj se të gjithë miqtë e Kosovës nga jashtë, duhet të përkrahin një përbashkim të këtillë, porosit Ambasadori Wisner
Nga: Halil Mula dhe Leart Hoxha
E pazakonshmja po kthehet në të zakonshme këtyre ditëve. Jemi në një normalitet abnormal. Si po e menaxhoni situatën këtyre ditëve?
Posi, është kohë e jashtëzakonshme, madje gjithandej në botë. Në Shtetet e Bashkuara, në Kosovë po ashtu. 2020-a duket se do të del një vit i tmerrshëm. Ende nuk ka përfunduar gjysma e këtij viti dhe kush e di se çka mund të ndodhë deri në fund. Siç e dini, në këtë vend jemi duke i përjetuar tri kriza njëkohësisht. Jemi duke përjetuar krizën me COVID-19, krizën ekonomike, si pasojë e së cilës gati 35% e amerikanëve tashmë janë të papunë dhe shumë biznëse kanë pësuar rënie. Dhe, së treti jemi duke përjetuar një krizë të brendshme, strukturore në vendin tonë, meqë amerikanët e zij janë duke kërkuar vendin e tyre në shoqëri dhe në sistemin e drejtësisë pas vrasjes së Geroge Floydit. Pra, kemi një problem racor, një problem pandemik dhe një ekonomik. Për ti komplikuar gjërat edhe më shumë, kemi edhe zgjedhje që po afrohen dhe nëse shikohen gjërat në botë, e shohim që ka shumë zhvillime dramatike. Kuptohet, brenda këtyre zhvillimeve, e kemi edhe këtë lajmin dramatik nga Kosova.
Kur jemi tek zgjedhjet, cili është parashikimi juaj?
Jam mjaft gjatë në politikën amerikane, sa për të ditur që nuk duhet bërë parashikime. Çdo parashikim që kam bërë, ka dalë i gabueshëm, posaçërisht në kohë si kjo, kur i kemi edhe katër muaj deri në zgjedhje. Nuk ka fare dyshim se Presidenti aktual ka rrëshqitur. A ka ai gjasa që të kthejë votuesit e tij dhe të zhvillojë një narrativ që do ti bindë amerikanët. Që mund të vlejnë tregimet e tij për ekonomi dhe sundim të rendit e ligjit, atij i duhet të punojë edhe shumë. Kundërshtari i tij, është politikan shumë i shkathtë, i vendosur të mos bëjë gabime dhe njeri që ka treguar shumë fuqi të konsiderueshme në disa nga shtetet ku ka garë të fortë zgjedhore. Gati po aq të rëndësishme janë edhe zgjedhjet për Senat, ku Republikanët duhet të luftojnë shumë për të mbajtur shumicën.
Aty ka disa ulëse për të cilat ka garë të fortë dhe nuk ështe e sigurt që Republikanët mund të mbajnë shumicën në Senat. Sa i përket Kongresit, aty mendoj se Demokratët kanë epërsi të sigurt. Por, të presim nëntorin, ose së paku kohën më të mirë për të parashikuar zgjedhjet, që është rreth dy javë para zgjedhjeve. Aktualisht jemi shumë larg dhe mund të ketë shumë befasi në zhvillimet ndërkombëtare, por edhe vendore.
Do të flasim tani për situatën në Kosovë. Një takim i shumë pritur midis përfaqësuesve më të lartë të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Richard Grenell, është anuluar, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës njoftoi se kanë përgatitur një aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thacit për krime lufte. A mendoni se mund të vazhdojë dialogu, pas publikimit të kësaj informate?
Dialogu duhet të vazhdojë! Por, tash ka shumë gjëra që duhet të ndodhin, para se të rifillojë një dialog serioz politik. Unë e shoh këtë periudhë si një sfidë të madhe në historinë e shkurtër të shtetit të pavarur të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur krizë kaq të madhe. Kjo është një krizë e rëndë politike dhe kushtetuese njëkohësisht. Tani kemi edhe një akuzë që është bërë publike në media, në mënyrë të paparë më herët. Asnjëherë nuk kam parë se si një prokuror i bën publike akuzat, para se gjykatësi ti miratojë ato, ose jo. Kjo është e pazakontë, madje pa precedent. Sidoqoftë, kjo është një fakt. Unë e kam dëgjuar më shumë vëmendje fjalimin e Presidentit të Kosovës, z. Thaçit. Unë mendoj se ai ka marrë të vetmin pozicion që ka mundur, por prapë e respektoj për këtë veprim. Ai tha se nëse aktakuza konfirmohet nga Gjykatësi, ai do të japë dorëheqje nga Presidenca dhe do të ballafaqohet me pasojat juridike. Edhe më shumë e respektoj qëndrimin e tij që ai gjtihnjë e ka përkrahur drejtësinë, themelimin e kësaj gjykate dhe që ai kishte dhënë fjalën e tij, edhe para se të bëhej President, se Kosova do të respektojë vullnetin e komunitetit ndërkombëtar dhe punën e sistemit të drejtësisë.
Për të qenë shumë i sinqertë, ajo që tani më brengosë është kriza. Kjo nuk ka ndodhur më herët dhe institucionet e Kosovës janë ende të reja. Konsensusi politik në vend është akoma i dobët dhe kjo është një goditje e madhe. Nëse Presidenti jep dorëheqje dhe Qeveria ka një shumicë të brishtë në Kuvend, si mund të rithemelohet ose ristrukturohet një sistem funksional qeverisës. Pa përmendu fare këtu se si do të ballafaqoheni pastaj me akuzat nga Dhomat e Specializuara. Mendoj që është koha që të gjithë kosovarët duhet të jenë te brengosur për qëndrueshmërinë dhe për stabilitetin e institucioneve të vendit të tyre. Unë nuk bëj paragjykime se çka duhet të bëjnë liderët, pro ata e dinë çka është në interesin e tyre. Natyrisht , negociatat duhet të vazhdojnë. Evropianët e kanë bërë të qartë se duan të luajnë rol në këto negociata dhe jam i sigurt se SHBA do të vazhdojë të interesohet për këtë proces. Por, kjo është disa hapa larg nga ajo ku jemi tani. Fillimisht duhet të tejkalojmë krizën. Duhet ta menaxhojmë këtë krizë.
E thatë edhe ju, aktualisht gjykatësi i procedurës paraprake është duke vlerësuar aktakuzën për të vendosur a ta konfirmojë apo jo. A mendoni se kjo e ka dëmtuar pozitën negociuese të Presidentit të Kosovës, z, Thaçit?
Natyrisht se po. Kjo s’mund të kuptohet ndryshe. Aktakuza ndaj tij është bërë publike dhe ai ka thënë se kjo është ngjashëm me atë që ne në SHBA i themi “gjyq i kengurëve”, ku ndodh që gjykoheni dhe vareni edhe para se gjykatësi t’ua japë fjalën.
Çkado që ndodhë, ai tashmë akuzohet për disa krime shumë të rënda. Edhe nëse këto akuza nuk konfirmohen nga gjykatësi, ose edhe nëse shkohet në proces gjyqësor dhe aktakuza mundet me procedurë gjyqësore, Thaçi tërë jetën do ta bartë barrën e kësaj akuze për krime të luftës dhe krime të rënda e specifike.
Natyrisht se pozita e tij është dobësuar, nuk ka dyshime këtu. Por, ka një dallim ndërmjet detyrimeve të tij ligjore personale dhe përgjegjësive shtetërore si President i Kosovës. Aktualisht Kosova ka nevojë për lidership të fuqishëm dhe kjo nevojë është mbizotëruese. Si të ruhet pavarësia e Kosovës, sovraniteti dhe stabiliteti i saj. Këto çështje tash po diskutohen, shumë më shumë sesa personaliteti i Presidentit, edhe pse unë bashkëndjej me të gjithë ata që janë të akuzuar sepse kjo është kohë e vështirë për ta, edhe për Presidentin që e njoh personalisht dhe kam punuar me të.
Edhe pse bashkëndjej me ta, sot çështja kryesore është e ardhmja e Kosovës.
Në qarqe të ndryshme, kjo aktakuzë po cilësohet si politikisht e motivuar kundër UÇK-së. A shihni ju elemente politike aty?
E dini si? Unë nuk mund ta shpjegoj pse prokurori veproi kështu, vetëm ai mund ta shpjegojë këtë. Unë po ashtu besoj që shpejt do të mësojmë se cilat ishin këto arsye, pasi gjyqtari të marrë vendimin e tij.
Ky është veprim i pazakontë dhe sipas meje, jo i duhur, këtë do ta marrim vesh dhe nuk do të spekuloj pse veproi kështu. Këtë nuk e di. Atë që e di, është se na ka lënë të gjithëve neve që ia duam të mirën Kosovës, si mua ashtu edhe vendit tim, Evropës, meqë Evropa është pjesë e Evropës dhe të gjithëve na ka vendosur përpara në problem shumë të rëndë.
Të gjithë tani duhet të jemi shumë të pjekur dhe duhet të punojmë së bashku. Unë nuk jam pajtuar dhe këtë e kam shprehur me shkrim kur i kam shkruar bashkë me nënsekretarin Nicholas Burns, në Washington Post. Nuk jam pajtuar me negociatat që Grenell i ka organizuar në Shtëpinë e Bardhë. Nuk jam pajtuar sepse nuk besoj që mund të negociohet një epilog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nëse Evropa dhe SHBA nuk janë bashkë. Fakti që ne ecëm rrugës sonë, pa konsultime paraprake me Evropën dhe pa tentuar që të pajtohemi për hapat tonë, besoj se është gabim.
Por është një gabim që ndodh për arsye. Miqtë e mi evropianë janë treguar shumë të ngadalshëm që të merren me problemet në Ballkan. Nuk kanë liberalizuar vizat për kosovarët dhe nuk kanë dhënë mjete për përmirësim të infrastrukturës, nuk kanë qenë shumë të fokusuar në qëllimet e negociatave. Evropa tash duhet të përmblidhet dhe ne bashkë me Evropën duhet të gjykojmë drejt dhe të punojmë bashkë.
Kohëve të fundit ka pasur mospajtime të hapura ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian rreth dialogut në Kosovë dhe kjo ka sjellë edhe polarizim të skenës politike në Kosovë.
A mendoni që SHBA dhe BE janë duke zbatuar dy agjenda të ndryshme në këtë proces?
Për fat të keq mendoj kështu dhe mendoj se kjo do ta dëmtojë epilogun e kërkuar, që është stabiliteti në Ballkan.
Unë besoj se së bashku SHBA dhe BE mund të bëjmë gjëra të mëdha, siç kemi bërë në të kaluarën, por kur jemi të ndarë, jemi të dobësuar.
Nëse SHBA negociojnë pa i konsultuar evropianët, siç tashmë ka vendosur z. Grenell, kjo do të thotë se çkado që ai mbërrin në negociata nuk mund të mirë mbahet në terren, nëse nuk ka marrëveshje paraprake.
Kjo është arsyeja pse unë e bëra një shkrim kundër kësaj iniciative bashkë me z. Burns. Ne besojmë e interesi i mirë për SHBA dhe për rajonin, ka qenë për më shumë se një dekadë, që të punojmë bashkë për paqen në Ballkan.
Po ashtu kemi parë që kjo administratë ka bërë përpjekje më të mëdha në dialog, posaçërisht pasi Ambasadori Grenell u emërua si i dërguar i posaçëm i Presidentit për dialogun. Si mund të krahasohet qasja e administratës Trump me qasjen e administratave tjera amerikane sa i përket Kosovës?
Administratat e kaluara, dhe këtu mund të flas që nga koha e Presidentit Clinton, kur Kosova u bë krizë e madhe ndërkombëtare, edhe pse kjo ka filluar me administratën Bush. Por, ne në SHBA, atëherë kemi konkluduar se nëse Evropa do të jetë stabile, paqësore dhe e plotë, duhet të ketë paqe në Ballkan.
Ky proces duhet të bëhet dorë për dore në bashkëpunim SHBA – BE. Çdo krizë që e kemi pasur në rajon, ne dhe evropianët, kemi punuar bashkë. Natyrisht kemi pasur dallime dhe qasje të ndryshme, por ka ekzistuar një qëllim i përbashkët. Problemi im me administratën e tashme, është që kemi ndalje të bashkëpunimit me Evropën dhe po tentojmë të gjejmë terren midis Presidentëve Vucic dhe Thaçi dhe që të sjellim të gjithë në Washington. Druaj se kjo mund të jetë vetëm një ngjarje ceremoniale, për të shkrepur ca foto, por ka një strategji të menduar. Kjo strategji nuk është menduar bashkë me evropianët.
Unë kam shumë rezerva në këtë aspekt. Unë nuk kam problem nëse ne ndihmojmë procesin, por duhet të japim ndihmë në bashkëpunim.
Por, a nuk po sillet edhe BE në në të njëjtën mënyrë? Duke dashur të marrë përsipër dialogun dhe të anashkalojë SHBA?
Jo. Deri më tani, BE, duke pasur përkrahjen dhe mirëkuptimin tonë, e ka udhëhequr dialogun. Znj Mogherini dhe znj Ashton kanë marrë përgjegjësi që të bëjnë bashkë palët. Por, ne gjithmonë kemi qenë të konsultuar dhe ne kemi qenë pjesë e qëllimeve të tyre. Ne kemi dhënë edhe përkrahje politike për ato negociata dhe kemi dhënë përkrahje të vazhdueshme politike për Kosovën, kemi pasur edhe prani të trupave të NATO-s, me përkrahje të plotë amerikane.
Por, të shohim se si administrata jonë bllokon ndihma ekonomike për Kosovën, sipas meje është gabim thelbësor. Mendoj se kërcënimi se mund të tërheqim trupat nga Kosova është po ashtu shumë i gabuar.
Ne nuk i trajtojmë miqtë tanë në Kosovë me kërcënime. Ne ata i trajtojmë me mirëkuptim. Tani na duhet të rindërtojmë besimin dhe respektin që Kosova e meriton.
Si pararendës i Ambasadorit Grenell, si njeri që e keni përfaqësuar Shtëpinë e Bardhe në procesin e statusit të Kosovës, që rezultoi me pavarësinë e vendit, cili do të ishte mesazhi juaj për Ambasadorin Grenell dhe lidershipin e Kosovës?
Fillimisht, mesazhi im për këdo që më dëgjon, sepse ka kohë që jam pensionuar, është që është urgjente të kemi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të krijojmë rrethana normale ndërmjet këtyre dy vendeve, që ato të mos minojnë perspektivën e njëra – tjetrës, por të punojnë bashkë.
Kjo është urgjente sipas meje dhe duhet të arrihet. Por, pas zhvillimeve të fundit, kur po presim si do të veprojë gjykatësi në rastin e z. Thaçit, nëse Presidenti akuzohet dhe jep dorëheqje, atëherë jemi një krizë afat shkurte dhe lidershipi duhet të punojë që vendi të qëndron së bashku dhe bashkëpunon dhe mban qetësinë dhe rendin dhe ka bashkëpunim politik. Kjo është kërkesa e parë.
Këtë duhet bërë bashkë me Evropën, që duhet ti ofrojë Kosovës rrugë të qartë dhe nëse Kosova mund të rregullojë punët e shtëpisë dhe më pas të vazhdojë përpara me negociata, aty do të ketë përfitime të qarta dhe të matshme për Kosovën. Kosova do të ftohet në familjen evropiane dhe ato përfitime duhet të jenë të matshme dhe të qarta. Dhe unë besoj se ato duhet të jenë përfitime ekonomike. Besoj që infrastruktura duhet të rindërtohet. Besoj se Evropa, me ndihmën e SHBA duhet të marrë primatin në ndërtim të institucioneve, të sistemit të drejtësisë, ose të bëhen punë tjera që duhet të vazhdojnë. Por, tani, kryesorja është që të stabilizohet ambienti politik.
Ambasador, ju falënderoj për kohën dhe për gatishmërinë të jeni mik dhe këshilltar i Kosovës.
Dëshirat e mira më të mira i kam për miqtë e mi në Kosovë. E di se është kohë e vështirë, por Zoti qoftë me ju.
KOSOVA, MATURI DHE KULTURË SHTETËRORE

-Kryeministri Hoti ka folur për disa çështje me interes për kabinetin qeveritar dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, e që ndërlidhen me zhvillimet e fundit nga vendimet e Dhomave të Specializuara…
-Qeveria miraton masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19

–Kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimitqë të mos procedojë me privatizimin e aseteve…
PRISHTINË, 1 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ E drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 9-të të rregullt në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Në hapje të mbledhjes, Kryeministri Hoti ka folur për disa çështje me interes për kabinetin qeveritar dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, e që ndërlidhen me zhvillimet e fundit nga vendimet e Dhomave të Specializuara.
“Besoj që ashtu sikur edhe në të kaluarën, edhe tash institucionet e Kosovës kanë treguar dhe po tregojnë maturi dhe kulturë shtetërore në trajtimin e kësaj çështje. Ne mbesim në qëndrimin që lufta çlirimtare e popullit të Kosovës është e pa diskutueshme dhe nuk mund të gjykohet nga asnjë gjykatë. Ne vlerësojmë parimin elementar të drejtësisë të prezumimit të pafajësisë për secilin përderisa nuk kemi një vendim përfundimtar të gjykatës. Kosova siç ka vepruar edhe në të kaluarën edhe tash do të jetë e përgjegjshme karshi obligimeve kushtetuese, obligimeve ligjore që ka dhe obligimeve ndërkombëtare si shtet”, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti ka folur edhe për vizitën në Bruksel, duke thënë se mesazhi ynë për partnerët evropianë është vendosmëria e qeverisë për agjendën e integrimit evropian. Kryeministri Hoti tha se në takimet e zhvilluara janë ngritur çështjet që janë me interes për shtetin e Kosovës, duke filluar nga nevoja që të kemi sa më parë liberalizim të vizave. “Mbesim të përkushtuar që të mirëmbajmë të plotësuara kushtet që i kemi plotësuar deri më tash sa i përket liberalizimit të vizave” , tha kryeministri Hoti, duke theksuar se ka falënderuar institucionet e BE-së për mbështetjen që kanë dhënë në luftimin e pandemisë COVID-19.
Kryeministri Hoti theksoi se ka marrë premtimin për të punuar së bashku në përballje me këtë pandemi por edhe me rimëkëmbjen ekonomike dhe presin që në muajin e ardhshëm të ketë një takim të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor, për ndihmë nga BE për rimëkëmbjen ekonomike.
Si çështja e tretë, kryeministri Hoti ka përmendur dialogun, duke thënë se pavarësisht zhvillimeve që ndodhin, dialogu nuk ka alternativë. “Ne duhet të tregojmë përkushtim dhe gatishmëri si shtet që të hyjmë në këtë proces. Kosova është e përgatitur për këtë proces, është bërë një punë e madhe edhe në qeveritë e kaluara që tash është duke u sistemuar në secilën prej temave të mundshme të procesit të dialogut, i cili duhet të fillojë nga tema e dialogut që është njohja reciproke. Tani jemi duke punuar që të kompozojmë një delegacion, një ekip shtetëror që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces, sigurisht kryesuar nga kryeministri në bazë të kompetencave kushtetuese”, tha kryeministri Hoti.
Kryeministri Hoti para kabinetit qeveritar ka folur edhe për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin e Pagave. “Sigurisht qeveria obligohet që të respektojë të gjitha aktgjykimet që dalin nga Gjykata Kushtetuese pa përjashtim dhe pa i diskutuar ato aktgjykime. Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave, ashtu siç ka deklaruar dje zëvendëskryeministri, që menjëherë të hyjmë në proces të adresimit të vërejtjeve të Gjykatës Kushtetuese karshi këtij ligji dhe ta procedojmë së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Rishikimi dhe adresimi i vërejtjeve të Gjykatës do të bëhet në një proces të konsultimit të ngushtë me të gjitha sindikatat përkatëse në sektorin publik, sepse Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për trajtim dinjitoz dhe të merituar të të gjithë të punësuarve në sektorin publik por edhe sektorin privat të Kosovës”, pohoi kryeministri Hoti.
Po ashtu, një pikë tjetër e theksuar nga Kryeministri Hoti ka qenë situata e re lidhur me pandeminë COVID-19. “Ne kemi pasur konsultime të ngushta me Ministrinë e Shëndetësisë dhe komitetin brenda ministrisë për këtë çështje. Janë duke u krijuar kapacitete shtesë në Klinikën Infektive dhe klinikat tjera dhe nëpër spitale regjionale për këtë çështje, por të gjithë duhet të jemi të përkushtuar dhe të disiplinuar për të çuar mesazhin e nevojshëm te qytetarët e vendit sa i përket menaxhimit të kësaj pandemie. Trendi që kemi parë me rritjen e rasteve të të infektuarve është në përputhje me trendin që janë në regjion dhe më gjer, me kthimin e një vale të dytë të pandemisë, andaj ne jemi të shtrënguar që të marrim masat e nevojshme që të menaxhojmë situatën në mënyrë adekuate”, tha kryeministri Hoti.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për sistemim të përkohshëm të strukturave të ish MIE-së. Strukturat organizative të ish-Ministrisë së Integrimit Evropian përkohësisht zhvendosen në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, ish-Ministria e Integrimit Evropian, si organizatë aktuale buxhetore do të vazhdojë t’i përmbush obligimet financiare në përputhje me Ligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, në fuqi.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e “Këshillit të Ekspertëve për Dialog me Serbinë” në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Detyrat e këtij Këshilli janë që të bëjë analiza specifike si dhe të këshillojë Kryeministrin dhe Qeverinë për çështjet e dialogut me Serbinë sipas temave që do të diskutohen në procesin e dialogut. Këshilli do të përgatisë raporte, dokumente për pozicionin e Kosovës, dokumente analitike e fakto grafike dhe dokumente tjera sipas nevojës. Koordinatori Shtetëror për Dialog do të udhëheqë me punën e Këshillit, dhe i njëjti është edhe këshilltar i Kryeministrit. Koordinatori është koordinues me të gjitha palët në procesin e dialogut, në emër të Kryeministrit.
Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar vendimi për transferimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nga Zyra e Kryeministrit bartet në Ministrinë e Financave, Zyra e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, bartet nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Këshilli Ndërministror për Ujëra bartet nga Zyra e Kryeministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë, të datës 22 shtator 2017 për themelimin e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror si dhe Vendimin e Qeverisë datës 2 maj 2019 për plotësimin dhe ndryshimin e këtij vendimi.
Në vazhdim, Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit të Ministrave për Ndërmarrjet Publike në këtë përbërje:
1. Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Kryesues;
2. Ministri i Financave, Anëtar;
3. Ministri i Infrastrukturës, Anëtar;
4. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Anëtar,
5. Ministri i Zhvillimit Rajonal Anëtar.
Komisioni ka për detyrë që t’i rekomandojë Qeverisë së Republikës së Kosovës propozime dhe vërejtje që kanë të bëjnë me ndërmarrjet publike dhe ky vendim zëvendëson dhe shfuqizon vendimin e datës 6 tetor 2017.
Miratimin e Qeverisë e ka marr edhe vendimi për themelimin e Komitetit Drejtues të Projektit të Asistencës Teknike – Energjia nga Linjiti, përgjegjës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”. Komiteti do të ketë këtë përbërje:
1. Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Kryesues;
2. Ministri i Financave, Anëtar;
3. Ministri i Infrastrukturës, Anëtar;
4. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Anëtar;
5. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Anëtar;
6. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, Anëtar;
7. Kryesuesi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë; Anëtar;
8. Kryesuesi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Anëtar.
Ky komitet vendosë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me Termocentralin “Kosova e Re” dhe në këtë rast shfuqizohet vendimi i Qeverisë i datës 10 mars 2020.
Me vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës është anuluar Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës i datës 10 mars 2020 me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet që lidhen me pronat e paluajtshme nga Lista e Aseteve për Qiradhënie – me karakter specifik – e azhurnuar” e shpallur me 5 mars 2020 dhe vendimin e Qeverisë të datës 23 mars 2020 në të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet që lidhen me pronat e paluajtshme që i ka në administrim. Me këtë vendim Autorizohet Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit që të ndërmarr veprimet e nevojshme për themelimin e Grupit Punues Ndërinstitucional me AKP-në, për draftimin e Strategjisë për Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në harmoni me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të përmbylljes së suksesshme të procesit të privatizimit. Deri në miratimin e Strategjisë, kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, që të mos procedojë me privatizimin e këtyre aseteve.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për t’i rekomanduar Presidentit të Republikës së Kosovës që të autorizojë Ministren e Financave për nënshkrim të Marrëveshjes së kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore që përfaqësohet nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim. Marrëveshja e kredisë është për financimin e “Programi – Nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit.
Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt. Komisioni ka këtë përbërje:
1. Agron Gashi, Zyra e Kryeministrit – Kryesues
2. Esat Veliu, Ministria e Drejtësisë – zv. Kryesues;
3. Arben Kqira, Ministria e Punëve të Brendshme – Anëtar;
4. Bashkim Shala, Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Anëtare;
5. Jeton Maliqi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës – Anëtar;
6. Samire Bajraktari, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë – Anëtare;
7. Leutrim Zabelaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Anëtar.
Mandati i Komisionit është tre (3) vjet dhe është i pavarur në punën e tij. Ky Komision mund të vendosë edhe në panel prej 3 (tre) anëtarësh, dhe i njëjti merr vendime me shumicë votash ndërsa përfaqësuesi i UNCHR-it mund të merr pjesë në punën e Komisionit në cilësinë e vëzhguesit.
Me vendimin tjetër të miratuar nga Qeveria është themeluar Komisioni Kombëtar për Refugjat, në përbërjen si në vijim:
1. Mergim Himaj, Ministria e Punëve të Brendshme – Kryesues;
2. Leunora Ahmeti, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Zëvendëskryetare;
3. Nehat Pllana, Zyra e Kryeministrit – Anëtar;
4. Shkelqim Jakupi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – Anëtar;
5. Ruzhdi Osmani, Ministria e Drejtësisë – Anëtar;
6. Aferdita S. Hoxha, Ministria e Shëndetësisë – Anëtare;
7. Shkodran Manaj, Ministria e Punëve të Brendshme – Agjencia e Regjistrimit Civil – Anëtar;
Edhe mandati i këtij Komisioni është tre (3) vjet dhe veprimtarinë e tij e ushtron në baze të Ligjit për Azil si dhe legjislacionit relevant në fuqi. Edhe në punën e këtij komisioni vendimet merren në këshilla prej tre (3) anëtarësh, dhe i njëjti merr vendime me shumicë votash, ndërsa përfaqësuesi i UNHCR-it, merr pjesë në punën e Komisionit në cilësinë e vëzhguesit.
Më qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus COVID-19, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Ministrisë se Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:
1. Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia (online), përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.
2. Të mbyllen zyrat apo njësitë në të gjitha Institucionet publike, dhe biznese private ku ka raste pozitive.
3. Për personat me të cilën ka pasur kontakt personi tashme i konfirmuar me Covid -19 pozitiv, zbatohen protokollet në fuqi.
4. Kontaktet duhet të vet-izolohen për 14 ditë në shtëpi, dhe nuk duhet të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.
5. Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësore nëse shfaqin ndonjë simptomë (ethe, temperature, kollitje, vështirësi ne frymëmarrje ose diarre).
6. Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre, mbikëqyren nga shtabet Komunale, kontrollohen nga inspektorati, QKMF dhe organet e rendit.
7. Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të vendosura nga IKSHPK.
8. Në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
9. Inspektoratet sanitare të AUV dhe inspektoratet komunale të zbatojnë ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa ne raste te mos zbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.
10. Punëtoret shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacienteve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
11. Bartja e maskave të jetë obligative.
12. Institucionet që ofrojnë shërbime përmes sporteleve, janë të obliguara, si punonjës ashtu edhe palët të mbaje maske, të respektohet distanca prej 2 metra në pritje në radhe me mundësi të pritjes në hapësirat e jashtme sipas Manualit për luftimin e Covid-19.
13. Kontroll rigoroze e bartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.
14. Bartja e obliguar e maskës në transportin publik, taksive si të punonjësit ashtu edhe të udhëtarëve, të respektohet distanca prej 2 metra, ajrosja natyrale ( hapja e dritareve) dhe dezinfektimi i automjeteve se paku dy herë gjatë ditës.
15. Ndërpriten aktivitetet në sektorin e identifikuar të Institucioneve përkatëse te listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjik.
16. Bartja e obligueshme e maskave nga organet e rendit ( zyrtaret policorë)
17. Ndalim i vizitave te familjarëve te pacientëve në institucionet shëndetësore ( lejohet vetëm një përcjellës sipas nevojës).
18. Reduktimi i operacioneve efektive ne institucionet shëndetësore.
19. Bartja e obligueshme e pajisjeve personale mbrojtëse në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private brenda dhe jashtë institucioneve.
20. Kontroll rigoroz e inspektoratit shëndetësor në institucionet shëndetësore.
21. Ndalohet grumbullimet në hapësirat e mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.
22. Kontroll i rreptë nga organet e inspektoratit dhe policisë për respektimin e distancës prej 2m dhe bartja e maskës në çdo hapësirë të mbyllur (zyra, qendrat tregtare, sportele) dhe te hapura ( gastronomia në tërësi)
23. Në veçanti veprimtarit tregtare ( makete, furra e bukës , barnatoret etj.) dhe gastronomia janë të obliguara të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.
24. Ceremonitë mortore të zhvillohen vetëm me rrethin e ngushtë familjar.
25. Angazhohen organet përkatëse të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave.
26. Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së do përcjellin gjendjen dhe nëse rendohet situata, atëherë do të kërkohet kthimi i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.
27. Komunat të aktivizojnë plotësisht shtabet lokale.
28. Zbatimi i masave shtesë të mbrojtjes për shtëpitë e pleqve
—– Forwarded Message —–
From: Zyra per Komunikim Publik – ZKM <zkp.zkm@rks-gov.net>
Sent: Wednesday, July 1, 2020, 01:46:44 PM GMT+2
Subject: Qeveria miraton masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19
Qeveria miraton masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19
Mbledhja e 9-të e Qeverisë
Prishtinë, 1 korrik 2020
E drejtuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

- « Previous Page
- 1
- …
- 17
- 18
- 19
- 20
- 21
- …
- 106
- Next Page »