• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Janusz: Selia e Shenjtë njeh realitetin e ri të Kosovës

September 28, 2015 by dgreca

 -Veseli: Shqiptarët, populli i vetëm në Ballkan që mbajtën gjallë krishterimin katolik/

– Takimi i sotëm i kryetarit Veseli me delegatin papal është i pari i këtij niveli që ka pasur Kuvendi i Kosovës me Selinë e Shenjtë/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 28 Shtator 2015/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Juliusz Janusz, delegat apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës. Në takimi u bisedua për një mori çështjesh që kanë të bëjnë me relacionet në mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë, të cilat gjithmonë kanë pasur kontinuitet.

Duke evokuar historinë e këtyre relacioneve, kryetari Veseli theksoi se shqiptarët janë populli i vetëm në Ballkan që kanë mbajtur gjallë krishterimin katolik, edhe përkundër vështirësive të mëdha dhe se në momente të vështira për popullin tonë, Selia e Shenjtë ka mbështetur Kosovën, sidomos në vitet ’90, nën drejtimin e Papa Gjon Palit të Dytë.

Nga ana e tij, delegati apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Janusz, theksoi se Selia e Shenjtë e njeh realitetin e ri në Kosovë dhe mbështetë zhvillimet pozitive në vendin tonë.

Në këtë kontekst, ai shtoi se ne i përcjellim zhvillimet në Kosovë, e cila ka një potencial të madh zhvillimi me faktin se ka një popullatë të re, thekson njoftimi i dërguar nga Kuvendi kosovar.

Në takim u bisedua edhe për çështjen e pranimit të Kosovës në UNESCO dhe me këtë rast kryetari Veseli kërkoi mbështetjen e Vatikanit për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm shumë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Delegati papal, nga ana e tij, u shpreh se Selia e Shenjtë ka mirëpritur letrën e përbashkët të bashkësive fetare të Kosovës, ku i kërkohet kësaj Selie mbështetja për këtë anëtarësim.

Më tutje ai shtoi se populli shqiptar ka një traditë të fuqishme të tolerancës, bashkëjetesës e bashkëpunimit mes religjioneve, e se mesazhi i kësaj tradite është i njëjtë me mesazhin qendror që synon të përçojë sot në botë edhe vetë Kisha Katolike nën drejtimin e Papa Françeskut.

Takimi i sotëm i kryetarit Veseli me delegatin papal është i pari i këtij niveli që ka pasur Kuvendi i Kosovës me Selinë e Shenjtë.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Juliusz Janusz, kosova, Kryetari Veseli, Vatikani

Kosova para 24 vitesh në referendum u deklarua 99,87% për shtet sovran dhe të pavarur

September 26, 2015 by dgreca

-Presidenti historik Ibrahim Rugova vlerësonte: Referendumi i 26 deri 30 shtatorit1991 është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen-

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës në atë kohë, Ilaz Ramajli: Mbajtja e referendumit dhe rezultatet mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 26 Shtator 2015/ Kosova që para 24 vitesh ka votuar 99,87 për qind për pavarësinë në referendumin e shpallur nga Kuvendi i saj dhe të zhvilluar nga 26 deri në 30 Shtator 1991, e që pasonte  Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të 2 Korrikut e Kushtetutën  e shpalljes së Republikës të 7 Shtatorit 1990, e pasohej edhe me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992.

“Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime”, konsatonte Komisioni Qendror i Kuvendit të Republikës së Kosovës për Zbatimin e Referendumit.
Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga Komisioni, në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote.  Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese.

Referendumi për Pavarësinë, seancat e Kuvendit kosovar për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut dhe për Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, si edhe zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 majit 1992,  janë mbajtur në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.
Referendumi i 26 deri 30 shtatorit1991 “është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen”,  theksonte  Presidenti historik i Republikës së Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën e parë ekskluzive të një presidenti kosovar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), pikërisht para 21 viteve, atëherë në 3 vjetorin e ngjarjes historike të deklarimit të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit të Kosovës.

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte Presidenti Rugova, fliste edhe për “rezistencë të organizuar për të mbijetuar dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë”, edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës si një opsion, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në atë kohë të vendimeve e ngjarjeve historike ishte Ilaz Ramajli. Ishin këto ngjarje e zhvillime drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

 “Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli në këtë shtator, në 25 vjetorin e këtyre ngjarjeve historike.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Akti i nxjerrjes së Kushtetutës u bë pikërisht në kohën kur më nuk kishte asnjë dyshim se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e pa kthim të shpërbërjes së sajë. Nxjerrja e Kushtetutës dhe shpallja e Republikës së Kosovës nga Kuvendi me 7 Shtator 1990 ishte dhënie e formës kushtetuese juridike të vullnetit të shprehur unanimisht nga shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës, dhe nga subjektet e atëhershme politike në Kosovë”, shprehet Ramajli.

Kuvendi i Republikës së Kosovës nga data 7 Shtator 1990 ka vepruar jashtë Kosovës, në rrethant e atëhershme të okupimit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në atë kohë, Ilaz Ramajli, në intervistën që kam zhvilluar, ka theksuar se gjatë veprimit jashtë vendit Kuvendi plotësisht ka koordinuar aktivitetet e tija me subjektet politike të cilat në atë kohë ishin të organizuara dhe vepronin në Kosovë.

“Nisur nga rrethanat e kohës dhe ngjarjeve në hapësirat e ish-Jugosllavisë si dhe në rrafshin ndërkombëtar, por edhe me qëllim të rrumbullakimit të kornizës kushtetuese dhe ligjore për Kosovën si shtet sovran e të pavarur e në marrëveshje me subjektet politike në Kosovë, Kuvendi në mbledhjen e 22 shtatorit 1991, mbajtur në Slloveni, nxori Vendimin për mbajtjen e Referendumit për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur i cili do të organizohej prej 26-30 shtator 1991”, ka deklaruar kryeparlamentari kosovar i asaj kohe.

Ai vlerëson se, Referendumi u organizuar shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë.

 “Mbajtja e referendumit dhe rezultatet e tij jo vetëm që mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur dhe u rrumbulaksua korniza kushtetuese e ligjore lidhur me këtë, por ishte edhe një mesazh i fortë dhe shumë i qartë për Serbinë dhe gjithë botën se populli i Kosovës më asnjëherë nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e të tjerëve, por është përcaktuar fuqishëm që shteti i tyre, Kosova, të jetë shtet sovran dhe i pavarur”, thekson Ramajli.

Filed Under: Histori Tagged With: 24 vite me pare, Behlul Jashari, kosova, Referndumi

Kosova, me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës

September 25, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 25 Shtator 2015/ Federata Aeronautike e Kosovës është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Aeronautikës. Me këtë rast ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka uruar sot drejtuesit e Federates dhe aeronautikët e Kosovës.

“Lajmi për pranimin e FAK-ut me të drejta të plota në FAI, në konferencën e mbajtur në Roterdam të Holandës, është një arritje për aeronautikën e Kosovës dhe një ngjarje për sportin në përgjithësi”, u shpreh ministri Shala.Me këtë rast, ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe gjithë ata që kanë kontribuuar për këtë sukses të rëndësishëm të aeronautikës së Kosovës.Ministri Shala, po ashtu u shpreh se, “në vazhdën e avancimit dhe pranimit të sportit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ky lajm, është tejet i rëndësishëm për sportin e Kosovës dhe një dëshmi se ai po ndërkombëtarizohet me hapa të shpejtë”.Ai ka siguruar se Ministria do vazhdojë të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës, sidomos në ngritjen cilësore dhe në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, me të drejta të plota, në Federatën Ndërkombëtare, të Aeronautikës

Thaçi: Kosova, përgjithmonë mirënjohëse SHBA-ve

September 19, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Shtator 2015/ Përgjithmonë mirënjohës  për SHBA-të shprehet zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke mirëpritur dhe vlerësuar lart letrën që Presidenti Barack Obama i dorëzoi ambasadores kosovare me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.

“Kosova dhe SHBA-të ndajnë një partneritet të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Ne jemi të lumtur që kemi qenë ndër të parët që kemi njohur Kosovën, si shtet të pavarur dhe sovran, në vitin 2008 dhe mbesim të përkushtuar që të punojmë përkrah jush, përderisa ju vazhdoni të punoni në fuqizimin e institucioneve demokratike dhe multi-etnike”, theksohet në letrën e Presidentit Obama, mes tjerash.

“E mirëpres dhe e çmoj lartë përkrahjen e shprehur për Kosovën nga Presidenti Obama me rastin e pranimit të kredencialeve të ambasadores tonë të re në SHBA, znj. Vlora Çitaku. Lidershipi politik i Kosovës dhe vetë populli i Kosovës, vazhdon të tregojë pjekuri politike. Vlerësimi që e marrim nga miqtë dhe përkrahësit për angazhimin tonë për paqe dhe bashkëpunim, edhe kur kjo nënkupton marrjen e vendimeve të vështira, është inkurajim për të vazhduar rrugën tonë, por edhe konfirmim i marrëdhënies speciale që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Thaçi në ‘Facebook’.

MPJ kosovare njoftonte dje se, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në SHBA.

Me këtë rast, ambasadorja Çitaku në emër të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i përcolli urimet më të sinqerta për Presidentin Obama dhe popullin amerikan dhe njëkohësisht shprehi përkushtimin dhe vendosmërinë e Institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy vendeve dhe dy popujve.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të Letrave Kredenciale u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë.

SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum,  shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.

Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e  parë amerikane për Republikën e Kosovës.

Filed Under: Rajon Tagged With: kosova, mirënjohëse SHBA-ve, Përgjithmonë, Thaci

Shqipëria, Kosova dhe vendet tjera themelojnë Qendrën e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione

September 18, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 18 Shtator 2015/ Shqipëria, Kosova, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi kanë nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Qendrës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion.Nënshkrimi u bë gjatë Konferencës Ministrore të Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacion, e cila është mbajtur sot në Split, Kroaci. Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, në Konferencë theksoi se bashkëpunimi në sferën e hulumtimit dhe inovacionit është një domosdoshmëri e kohës për vendet e rajonit dhe një mundësi shumë e mirë që të bashkuara të ecin rrugës së integrimeve evropiane.Sipas njoftimit dërguar nga Ministria kosovare, Qendra e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione do të jetë një organizatë ndërkombëtare, e pavarur, jo-fitimprurëse dhe në pronësi të palëve nënshkruese të marrëveshjes rajonale.

Kjo qendër do të mbështesë fuqizimin e bashkëpunimit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, duke përmirësuar klimën e Ballkanit Perëndimor për hulumtim dhe inovacion. Për më tepër, kjo Qendër do të promovojë mobilitetin e hulumtueseve të rinj dhe kandidatëve për doktoratë në kuadër të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe mes rajonit dhe vendeve tjera.Themelimi i kësaj Qendre dhe asistenca teknike rajonale për të është e paraparë edhe në kuadër të Strategjisë Rajonale të Ballkanit Perëndimor për Shkencë dhe Hulumtim në të cilën është e përfshirë edhe Kosova.Është paraparë që Bashkimi Evropian të mbeshtesë këtë qendër me 200 milionë euro, fond në të cilin do të mund të përfitojnë përmes projekteve edhe hulumtuesit kosovarë./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: e Ballkanit Perëndimor, kosova, Qendra, shqiperia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 86
  • 87
  • 88
  • 89
  • 90
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT