• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbi zhgënjimin e Kosovës nga Rama

July 30, 2021 by s p

Mbrëmë e sot, reagimet ishin të shumta në lidhje më vëndimin e Ramës për mini-schengenin – diçka që në të vertetë edhe pritej ta bënte. Ajo që më bëri përshtypje ishte habia e opinionit në Kosovë. Duket se kishin pritshmëri të larta; shumë ndihëshin disi të tradhëtuar. Prandaj, sinqerisht, më erdhi shumë keq që bashkëkombësit nga Kosova janë zhgënjyer me Ramën.
Mbase ai fjalimi i famshëm që pati bërë në Beograd, që kërkoi njohjën e Kosovës së pavarur, krijoi iluzione. Nuk e di se çfarë pritet nga dikush që vjen nga ish-PPSH-ja, partia që me të drejtë mund të quhët çnjerëzore e antikombëtare? Partia që institucionalizoi përçarjet veri-jug, që shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë e Malësisë i quante e çmonte si të huaj d.m.th.
“jugosllavë”. Madje-madje, përgjatë asaj periudhe edhe i burgoste ose pushkatonte ata që arratiseshin për në Shqipëri. Për ata që, naivisht, mund t’i kenë harruar ose shpërfillur rrënjët e partisë së tij e kuptoj që është zhgënjyese, sepse bëhet fjalë për Kryeministrin e shtetit amë. Por për fatin tonë të keq pasardhësit politik të kësaj shtrese e kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë idetë dhe interesat kombëtare. Patriotizmi nuk ka qenë asnjëherë vlerë për ta. E gjithë filozofia e tyre është e bazuar në fuqi, oportunizëm edhe materializëm. Thjeshtë nuk mund të prisni asgjë nga një klasë politike, që nderon e dekoron kriminelët e diktaturës, dhunuesit e popullit dhe xhelatët e figurave më të ndritura kombëtare, të nderojë
vuajtën dhe viktimat në Kosovë. Siç mund të shihët, çështja në fjalë nuk është vetëm politike apo kombëtare, por mbi të gjitha parimore, etike, morale. Pikërisht këtu qëndron problemi, qoftë në raport me politikën e mbrendëshme, qoftë me atë të jashtmën. Mjafton të shihni mënyrën si shoku Rama çqeverisë Shqipërinë. Betonizojnë lumenjtë më të
bukur të rajonit, shkatërrojnë teatret, monumentet historike e mbi to ndërtojnë pallate private, shkollat private ia ‘dorëzojë’ herë gylenistëve e herë erdoanistëve, etj. Që nga ardhja e tyre në pushtet mbi 600.000 veta kanë braktisur atdhenë, shumica e rinisë ëndërron poashtu të emigrojë. Jo më kot për nga numri i azilkërkuesve Shqipëria rradhitet me vëndet si Siria, Afganistani, etj. Të gjitha këto fakte të hidhura flasin shumë. Kjo lloj qeverie nuk mbron dot as interesat e qytetarëve të vet, ndonëse nga kushtetuta e ka për detyrë që të mbrojë edhe ato të shqiptarëve jashtë kufirit. Shpresoj që nostalgjikët e frymës enveriste, që mund të jenë tek-tuk, në rrallët e partive të majta në Kosovë të zënë mënd një herë e mirë, e të kuptojnë se ku qëndron problemi. Po deshën mund ta lavdërojnë apo mbrojnë ish-regjimin, por të mos harrojnë se për ta, njësoj si për pasardhësit e tyre, kosovarët janë vetëm “miq e fqinj,” se „vëllazëri“ kanë me kinezë e dreq të mallkuar.

-Albert Bikaj, politolog nga Malësia, Mal i Zi.

Filed Under: Komente Tagged With: Albert Bikaj, kosova

Kosova, mbështetje mësimit shqip në diasporë

July 29, 2021 by s p

-Ministret Gërvalla dhe Nagavci takojnë mësuesit e diasporës, u sigurojnë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për mësimin plotësues shqip. Të punohet në drejtim të shtimit të numrit të fëmijëve shqiptarë që ndjekin mësimin shqip në diasporë/ 

PRISHTINË, 28 Korrik 2021-Gazeta DIELLI- Behlul Jashari/  Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, së bashku me ministren e Arsimit znj. Arbërie Nagavci dhe zëvendësministren e MPJD-së znj.Liza Gashi, ishin nikoqire të një grupi të mësuesve nga diaspora, me të cilët zhvilluan takim për të diskutuar për procesin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë vendit. Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka theksuar se qëllimi i këtij takimi është që të diskutohen nevojat dhe kërkesat që kanë mësimdhënësit e mërgatës. “Sot do të dëgjojmë kërkesat e juaja, do të ndërtojmë ura të komunikimit, të shqyrtojmë kërkesat dhe më pas të bëjmë hapa konkretë”, u ka thënë ajo mësimdhënësve. Kurse ministrja Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit dhe ajo e Diasporës janë në bashkëpunim të vazhdueshëm për të koordinuar punët për arsimin dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Gjithashtu ka theksuar nevojën që të punohet në drejtim të shtimit të numrit të fëmijëve shqiptarë që ndjekin mësimin shqip në diasporë.  Zëvendësministrja Gashi, ka theksuar se mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë ka nevojë për përmirësim dhe institucionalizim. Në këtë drejtim ka thënë se do të ngritet nevoja për certifikim të gjuhës shqipe jashtë vendit.

Filed Under: Mergata Tagged With: Arsimi shqip, kosova

‘VERA ANDRRON DETIN’ NGA KALTRINA KRASNIQI PREMIERË BOTËRORE NË FESTIVALIN E FILMIT TË VENEDIKUT

July 27, 2021 by s p

Filmi i metrazhit të gjatë debutues “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do t’a ketë premierën në një ndër festivalet më të vjetra dhe më të mira në botë ‘Venice Film Festival’.

Filmi është në konkurencë zyrtare në programin Orizzonti ku president e jurisë është regjisorja Boshnjake Jasmila Zbaniç ku filmi konkuron për: Filmin më të mire, Regjinë më të mire, Çmimin special të jurisë, aktorin dhe aktoren më të mirë, dhe për skenarin më të mirë.

Sinopsisi: ‘Përditshmëria e qetë e Verës (64) çrregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj që hapë rrugë për njëparadë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre nëfshat. Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se dota fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj. E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe univerzal i një gruaje e cilalufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.

Regjisorja Krasniqi u shpreh: ‘Në këtë rrugëtim shtatë vjeçar plot sfida, kam qenë e determinuar t’u jap zë grave në mezomoshë – gjeneratë kjo që rrallë shqyrtohet në film, por edhe letërsi. Në anën tjetër, shumë stereotipe i mvishen këtij brezi. Lufta e Verës për pronën familjare shpalosë një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, për të cilat kemi nevojë të mendojmë kolektivisht – jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht – këtë herë duke mos negociu me traditën. Ndihem shumë e nderuar që “Vera Andrron Detin” do ta ketë premieren këtë shtator, në njërin prej festivaleve të ëndërrave të mija – Venice Film Festival. 

Ky është një vit i madh për kinematografinë tonë dhe gëzohem që filmi im bën pjesë në të’.

Në film luajnë: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj. Producent: Shkumbin Istrefi. Filmi është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Projekti është prezantuar dhe zhvilluar në Midpoint, Sarajevo FF work in progress, Prifest, Seatle IFF work in progress, First cut lab dhe gjithashtu është mbështetë nga Komuna e Prishtinës, MKRS, dhe Kuvendi i Kosovës.

Derguar nga: Behlul Jashari.

Filed Under: Kulture Tagged With: film, Kaltrina Krasniqi, kosova

AKSIDENTI NË KROACI, VATRA SHPREH NGUSHËLLIMET MË TË THELLA

July 25, 2021 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA New York shpreh ngushëllimet më të thella për 10 jetët shqiptare të humbura tragjikisht në aksidentin automobilistik në Slavonski Brod të Kroacisë. VATRA shpreh keqardhje dhe dhimbje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve nga ky aksident. VATRA lutet me shpirt për 10 bashkatdhetarët që u ndanë nga jeta papritmas teksa ktheheshin në atdhe. VATRA gjendet pranë familjeve të prekura, pranë të lënduarve dhe pranë të gjithëve që u tronditën nga ky aksident fatal.

Një lajm tragjik që na ka shkatërruar të gjithëve. Me zemër, me shpirt dhe me lutjet tona  jemi me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi të rëndë. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe për të gjithë ne. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Zoti qoftë ndihma dhe shpëtimi prej kësaj tragjedie.

I prekur dhe me dhimbje të thellë

Kryetari i VATRËS

Elmi BERISHA

Filed Under: Featured Tagged With: Aksidenti, kosova, Vatra

AKSIDENTI NË KROACI, KOSOVA TË HËNËN DITË ZIE

July 25, 2021 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident në Republikën e Kroacisë. Për shkak të kësaj ngjarje tragjike, Presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë. Më herët Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njoftoi opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda. MPJD-ja, do të njoftojë opinionin publik ne kohë reale me të dhënat e tjera të konfirmuara gjatë orëve në vazhdim lidhur me këtë ngjarje tragjike. Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkëatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme. MPJD-ja shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkëatdhetarëve tanë, iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të lënduarve. Gjatë ditës së sotme Ministrja e Punëve të Jashtme znj.Donika Gërvalla, ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e saj kroat Gordan Grlić Radman. Ky i fundit ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe ka siguruar Gërvallën se do të angazhohen të gjitha instancat relevante për t’iu dalë në ndihmë të lënduarve. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit. Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela. Institucionet e Republikës së Kosovës që nga mëngjesi janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, të cilat kanë konfirmuar se kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik. Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar Shtabin Emergjent për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në deklaratën ngushëlluese u shpreh: “Lajm tragjik e i rëndë sot për vendin tonë. Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Shteti i Kosovës do të jetë në krah të familjeve të atyre që humbën jetën, sikurse edhe të të lënduarve, të cilëve ju dëshiroj shërim të shpejtë. Veprimet tona shtetërore do të jenë në funksion të lehtësimit të dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, ndaj zyrtarë të institucioneve të Kosovës tashmë janë nisur për në Kroaci për t`u dalë në ndihmë qytetarëve tanë të përfshirë në këtë aksident tragjik” përfundoi deklaratën ngushëlluese Vjosa Osmani.

Behlul Jashari

Filed Under: Kronike Tagged With: kosova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 106
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT