• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë, statusi i të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës

March 19, 2016 by dgreca

*Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës/

*President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war/

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës.

*****

President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war

 President of the Republic of Kosovo, Mrs .Atifete Jahjaga, received today first applications for the recognition of the status of the survivor of sexual violence during the war in Kosovo  which marks the official commencement of this process, 17 years after the end of the war.

Filed Under: Komente Tagged With: gjatë luftës...!, Jahjaga, Kosove, seksuale, statusi i të të mbijetuarit të dhunës

Kosova dhe Shqipëria të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit

March 10, 2016 by dgreca

-Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi/

PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Kosova dhe Shqipëria janë të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.Prokuroi i Përgjithshëm, Llalla gjatë këtij takimi ka prezantuar tё arriturat dhe reformat e ndërmarrura nё sistemin e drejtësisë duke theksuar nё veçanti luftën kundër terrorizmit dhe krimit tё organizuar. Si hap tejet tё rёndёsishёm, Prokurori i Përgjithshëm Llalla ka theksuar pavarësinë e  sistemit tё drejtësisë nga politika, pavarësi e cila do tё ketë ndikim pёr një punë mё efektive dhe profesionale tё aktorëve relevantë.Llalla tha se bashkëpunimi në mes të dy prokurorive do të jetë efektiv, me ç’rast do të rezultojë me një bashkëpunim më të madh institucional ku edhe do të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ministri Kuçi e ka falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm Llalla duke u shprehur fillimisht i kënaqur me vizitën dhe në veçanti me bashkëpunimin që kanë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, përfshirë gjykatat dhe prokuroritë.Ministri Kuçi gjatë këtij takimi ka njoftuar për arritjet e deritanishme në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, duke theksuar njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në ngritjen e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë.

Ministri Kuçi ka theksuar se puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore sipas standardeve evropiane, hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, si dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi. Z. Kuçi tha se Kosova sot ka ndërtuar atë qё quhet arkitekturë e drejtësisë, ka ligje tё mira dhe demokratike, gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë qё kanë kushte tё mira për punë tё pavarur, tё paanshme dhe profesionale. Kuçi tha se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë tani më janë të angazhuar në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në anën tjetër Kryeprokurori kosovar i Shtetit, Lumezi e ka vlerësuar këtë takim shumë të rëndësishëm, duke i vënë në pah arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në të dyja shtetet. Gjatë kësaj vizite të delegacionit shqiptar, prokurorët do të kenë mundësinë t’i shkëmbejnë pikëpamjet për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim arritjen e rezultateve konkrete./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosove, kundër korrupsionit, shqiperi

Filmi “Shok” afirmoi në mbarë botën vlerat kulturore dhe njerëzore të Kosovës

March 4, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa e ka uruar ekipin e filmit “Shok”, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në garën për çmimin Oscar, Kosovës i ka dhënë një kuptim krejtësisht tjetër në arenën ndërkombëtare/

 Prishtinë, 4 mars 2016/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ekipin e filmit kandidat për Oscar “Shok”.Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala.Kryeministri Mustafa e ka uruar ekipin e filmit “Shok”, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre në garën për çmimin Oscar, Kosovës i ka dhënë një kuptim krejtësisht tjetër në arenën ndërkombëtare.“Sot pata një kënaqësi të veçantë të takoj ekipin tonë, yjet tanë, yjet e Kosovës që i kanë dhënë një kuptim krejtësisht tjetër gjatë javëve të kaluara Kosovës jashtë. Kanë afirmuar vlerat kulturore, por edhe vlerat njerëzore, sepse është fjala për njerëz të rinj, tepër të talentuar të cilët e kanë përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë, e kanë përfaqësuar një të kaluar tragjike, të errët të Kosovës me fjalë dhe me pamje artistike, por edhe kanë hapur dyer shumë të rëndësishme të lidhjeve, të komunikimit dhe të prezantimit të Kosovës jashtë”, tha kryeministri Mustafa, në një prononcim para mediave.Duke iu uruar sukses dhe duke i falënderuar shumë për punën e mrekullueshme të ekipit të filmit “Shok”, kryeministri Isa Mustafa tha se artistët dhe kinematografia kosovare do të përkrahen edhe më tutje me buxhet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.“Sot ju premtuam se do t’i përkrahim më shumë me buxhet nga Ministria e Kulturës, dhe se do të marrim edhe masa tjera lehtësuese sa i përket politikave fiskale, në mënyrë që gjatë tërheqjes së fondeve të jashtme ta kenë më lehtë, sepse kanë bërë një punë të rëndësishme edhe në tërheqjen e fondeve, edhe në bashkëpunimin me organizatat kinematografike dhe fondacionet tjera jashtë vendit”, tha kryeministri Mustafa.Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, falënderoi kryeministrin Mustafa dhe ministrin Shala për pritjen, ndërsa theksoi faktin se me filmin “Shok”, Kosova ka fituar vëmendjen jo vetëm të mediave ndërkombëtare, por edhe të artistëve nga e mbarë bota.“Ne jemi shumë të gëzuar dhe krenar që kohën e fundit kemi mundur t’i sjellim lajme të mira Kosovës përmes filmit. Filmi “Shok” e ka vënë Kosovën në një pozitë krejt ndryshe, ka krijuar vëmendje shumë të madhe nga mediat ndërkombëtare, nga artistë ndërkombëtarë. Kënaqësia më e madhe ka qenë shkëlqimi i dy aktorëve të rinj, Andit dhe Lumit, të cilët na e kanë zbardhur fytyrën gjatë prezencës në Oscar. Ne jemi shumë falënderues për këta dy djem të rinj që janë tepër të talentuar dhe inteligjent”, tha drejtori Zharku.Dy aktorët e rinj, Lum Veseli dhe Andi Bajgora po ashtu falënderuan kryeministrin Isa Mustafa për pritjen që u bëri./b.j/

Filed Under: Kulture Tagged With: FILMI "SHOK", Isa Mustafa, Kosove, vlerat

Kosovë-Koha për zgjedhjen e Presidentit

February 23, 2016 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Selia e Partisë Demokratike të Kosovës/

-Partia Demokratike e Kosovës: Zgjedhja e Presidentit të Republikës, në bazë të Marrëveshjes me partnerët e koalicionit/

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shkurt 2016/ Partia Demokratike e Kosovës dekaroi sot se, mbështet zgjedhjen e Presidentit të Republikës në bazë të rezultatit zgjedhor, të arritjes së Marrëveshjes me partnerët e koalicionit, si dhe përfilljen e të gjitha procedurave ligjore dhe kushtetuese.“Partia Demokratike e Kosovës, mbështet zgjedhjen e Presidentit përmes një procesi transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës”, rithekson partia më e madhe kosovare e koalicionit qeverisës.Presidenti i ardhëshëm i Republikës pritet të kandidohet lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha kosovare, që në 8 e 9 dhjetor 2014 i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë gjashtë muaj me humbje kohe pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, e që si rezultat i saj lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u bë kryeministër.Nesër Kuvendi i Kosovës mblidhet për vazhdimin e seancës plenare, të nisur të premtën e kaluar, të parën të sesionit pranveror, por nuk është në axhendë zgjedhja e Presidentit të Republikës, por pritet të jetë së shpejti  pasi sipas Kushtetutës “zgjedhja duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit”,  derisa koha e fundit të mandatit është tash më pak se dy javë.Kryesia e Kuvendit të Kosovës me shefat e grupeve parlamentare fton seancat dhe përcakton axhendat, por ende nuk ka njoftim zyrtar se kur do mblidhen për caktimin e datës së seancës plenare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, që duhet të bëhet më së largu javën e ardhshme, pasi në 7 prill bëhen 5 vjet, aq sa është mandati Kushtetues, nga zgjedhja e Presidentes aktuale Atifete Jahjaga në Kuvendin e Kosovës.“Mandati im përfundon më 6 prill 2016”, ka paralajmëruar Presidentja Jahjaga, e cila është zgjedhur në krye të shtetit të Kosovës në  7 prill 2011, me 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh – dy të tretat, aq sa nevojiten së paku për të pasur kuorum e për zgjedhje që në raundin e parë apo të dytë, ndërsa në raundin e tretë zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë – së paku 61 vota.Kushtetuta përcakton edhe se, ‘Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh”.

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, koha e presidentit, Kosove

Kosovë-Regjistrohet diaspora

February 22, 2016 by dgreca

-UNDP dhe MeD zbatojnë së bashku fushatën për regjistrimin e diasporës/ -Ministria e Diasporës e qeverisë së Republikës së Kosovës në  vitin 2015 ka regjistruar rreth 200 mijë bashkatdhetarë në botë, procesi vazhdon edhe në vitin  2016/-Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë, por, numri  është më i madh, meqë nuk ka përfshirë edhe një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit/

PRISHTINË, 22 Shkurt 2016-B.Jashari/ Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)  dhe Ministria e Diasporës e qeverisë së Kosovës nënshkruan sot një marrëveshje për bashkëpunim në zbatimin e projektit Angazhimi i Diasporës në Zhvillimin Ekonomik.

 Marrëveshja, që kap vlerën prej 75,000 euro, u nënshkrua nga Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe Osman Shahini, sekretar permanent në MeD. Kjo shumë do të kontribuojë në realizimin e fushatës informuese dhe sensibilizuese për promovimin Regjistrimit të Diasporës që do të zbatohet gjatë vitit 2016 nga projekti DEED.

 Projekti DEED është duke u zbatuar së bashku nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Ky projekt synon ofrimin e mundësive për kosovarët që jetojnë jashtë vendit për të qenë aktivë në zhvillimet ekonomike të Kosovës duke përkrahur krijimin e vendeve të punës dhe ndërmarrësisë përmes investimeve dhe ndryshimit të shfrytëzimit të dërgesave për konsumim, thekson njoftimi dërguar nga UNDP.

Ministria e Diasporës e qeverisë së Republikës së Kosovës në  vitin 2015 ka regjistruar rreth 200 mijë bashkatdhetarë në botë. Procesi i regjistrimit do të vazhdojë edhe në vitin 2016, për të pasur kështu një publikim përfundimtar të shifrave të detajuara në fillim të vitit 2017, ka paralajmëruar ministria.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun ku u refuzua, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Kosova para më shumë se gjysëm shekulli arrinte numrin prej një milion banorëve. Në 6 korrikun e vitit 1962, gazeta tradicionale kosovare Rilindja shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

Sipas statistikave kosovare, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, ku u përfshinë të gjitha etnitë, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

Filed Under: Mergata Tagged With: -Regjistrohet diaspora, Behlul Jashari, Kosove

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT